Tag: ballukut

  • Abuzimet me tenderat, SPAK i bën thirrje Ballukut të paraqitet sot për t’u njohur me akuzat

    Abuzimet me tenderat, SPAK i bën thirrje Ballukut të paraqitet sot për t’u njohur me akuzat

    Zv/kryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikës, Belinda Balluku është thirrur për t’u paraqitur në Prokurorinë e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (SPAK) ditën e sotme.
    Në bazë të informacioneve, sipas fletëthirrjes së dorëzuar në adresë të numrit dy të qeverisë, Balluku duhet të paraqitet në SPAK në orën 15:00, ndërsa pritet që t’i komunikohen zyrtarisht akuzat e ngritura ndaj saj.
    SPAK po heton zv/kryeministren për shkelje të barazisë në tenderat që lidhen pikërisht me tenderat e Llogarasë, ku më herët janë arrestuar vartës të saj, si ish-kreu i ARRSH-së Evis Berberi i cili po hetohet dhe gjykohet për disa akuza dhe ish-zyrtarë të tjerë.
    Kjo është fletëthirrja e dytë drejtuar Ballukut, pasi herën e parë ajo nuk u paraqit në SPAK, sepse ndodhej jashtë vendit në një vizitë zyrtare.
    Sipas ligjit, nëse refuzohet edhe fletëthirrja e dytë për t’u paraqitur në Prokurorinë e Posaçme, kjo e fundit mund të kërkojë shoqërimin përmes policisë të subjektit nën hetim.
     

  • Gazetari: Rama prej 7 muajsh në dijeni për hetimin e Ballukut

    Gazetari: Rama prej 7 muajsh në dijeni për hetimin e Ballukut

    Gazetari: Rama prej 7 muajsh në dijeni për hetimin e Ballukut
    Gazetari Klodian Tomorri, i ftuar në Syri tv, ka folur në lidhje me hetimin që SPAK po zhvillon ndaj zv/kryeministres Belinda Balluku. Sipas tij, Balluku përfaqëson aktualisht “hallin më të madh” të Edi Ramës.
    “Edi Rama ka një problem shumë të madh, me atë se çfarë do të ndodhë me zëvendësen e tij. Nëse shikoni historinë e të gjithë figurave të larta të PS që kanë rënë në rrjetën e SPAK, janë hetuar apo dënuar, përgjithësisht ishin njerëz që Rama u kishte bërë një largim paraprakisht. Erion Veliajn kishte nisur ta distanconte prej 1 viti. Me Arben Ahmetajn kishte konflikt të hapur dhe i ndërseu vetë prokurorët. Në raport me Ballukun ka një siklet që nuk e ka pasur me këta të tjerë,” tha Tomorri.
    Sipas gazetarit, ndryshe nga të tjerët, Balluku ka një pozitë shumë të fortë politike dhe institucionale.
    “E para, sepse Balluku është zv/kryeministre në detyrë. E dyta është zyrtarja më e fuqishme e shtetit shqiptar, pas Edi Ramës, me një pushtet të deleguar nga Edi Rama. Dhe duke qenë një peshë kaq e rëndë dhe një natyrë ndryshe nga Veliaj apo zyrtarë të tjerë të PS-së, të cilët kanë pranuar të ulin kokën, të bëjnë burgun për hir të partisë, për një arsye apo një tjetër, qoftë nga frika apo se u është bërë presion tek familjarët, Balluku nuk e ka këtë problem.” – tha gazetari.
    Tomorri shtoi se dilema më e madhe e Ramës është mënyra se si do të menaxhojë politikisht një zhvillim të mundshëm të hetimit ndaj Ballukut.
    Ajo që unë mendoj është se i gjithë problemi i Ramës tani është se, nëse SPAK do të kryejë veprime ndaj Belinda Ballukut, si të bëjë atë që cilësohet si një ‘dalje e butë’ e Ballukut sepse, atij nuk i intereson një konflikt apo një situatë ku Belinda Balluku të mendojë se u lëshua apo nuk u mbrojt nga Edi Rama. Ky është problemi më i madh që unë shoh për Edi Ramën në ambientin e brendshëm.”
    Gazetari zbuloi gjithashtu se, sipas informacioneve të tij, Rama ka qenë në dijeni për hetimet që prej disa muajsh:
    “Informacionet që kam, më thonë se Rama ka qenë i informuar prej 6-7 muaj për përgjimet që po hetohen. Telefoni i ish-drejtorit të rrugëve, Ervis Berberi, ka qenë një thesar shumë i madh për të kuptuar se si kanë qeverisur këta. Regjisorët e Hollivudit nuk mund ta përshkruanin më bukur me dokumentar, se sa ishte aty.
    Informacionet janë se, i kanë dërguar dhe fjalë që të mos e rikonfirmonte Ballukun në qeverinë e pas 11 majit, por Edi Rama bëri krejt të kundërtën, duke i dhënë më shumë pushtet, Tiranën, po e po, por edhe Ministrinë e Drejtësisë që është një institucion kyç në raport me institucionet e drejtësisë, duke i thënë se, unë po të jap të gjitha, ti dili zot vetes tani.” – tha Klod Tomorri

  • “Kush është Nesti Angoni i Ballukut?”, gazetari zbulon prapaskenat: Zv.kryeministrja nesër pritet të..

    “Kush është Nesti Angoni i Ballukut?”, gazetari zbulon prapaskenat: Zv.kryeministrja nesër pritet të..

    Gazetari Fatjon Gjinaj foli mbrëmjen e sotme në emisionin Log. lidhur me fletëthirrjen në SPAK për zv.kryeministren Belinda Balluku.
    Gazetari thotë se kësaj here Balluku pritet të vijë në SPAK rreth orës 15:00.
    Më tej lidhur me hetimet Gjinaj ngre pyetjen se kush mund të jetë “Nesti Angoni” i Ballukut, ashtu si me rastin e Veliajt.
    Fatjon Gjinaj: Belinda Balluku pritet që nesër të shkojë në SPAK. Një nga elementët, është hera e dytë, për herë të tretë urdhërohet shoqërimi i detyrueshëm. Policia i shkon në zyrë apo banesë bën shoqërimin dhe e vendos para prokurorëve. Për motivet e thirrjes, veprat penale duket vulnerabël, duke marra kontekstin e kallëzimeve penale ndaj Ballukut, janë 12 të tilla. Është parë e udhës të regjistrojë procedim për shkelje barazish në tenderë. Ngrej disa pikëpyetje lodhur me zonjën Balluku dhe thirrjen në ambientet e Prokurorisë, nuk përjashtohet t’i komunikohet akuza meqë është me avokatin e saj.
    Pyetja që ngrej kush është Nesti Angoni i Belinda Ballukut? Pse u regjistrua emri i saj në regjistrin e veprave penale? Për Evis Berberi që në 2024 aparati celular kanë qenë subjekt që i janë bërë ekspertizës nga të cilat ka dalë dhe emri i Ballukut. Pyetja e tretë, pse u bë kjo lëvizje sot, a është çështje statistikash, interesash apo çështje hetimore? Mendoj se SPAK me aq të dhëna sa ka deri tani për Ballukun nuk e ka narrativën për të bindur publikun.
    Kam bërë përpjekje të krijoj kontakte me prokurorin, në kuptim interes publik dhe nuk ka patur këtë qëndrim. Në dijeninë time ka të njëjtën mbrojtje që ka patur përpara artikulimit publik se është kërcënuar.

  • Berisha: Rama ka kërcënuar prokurorin që ka dosjen e Lubi Ballukut, është i regjistruar

    Berisha: Rama ka kërcënuar prokurorin që ka dosjen e Lubi Ballukut, është i regjistruar

    Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, akuzon Edi Ramën për ndërhyrje dhe kërcënim ndaj prokurorit që po heton çështjen e ministres Belinda Balluku.
    Sipas Berishës, prokurori është kërcënuar drejtpërdrejt nga Rama për shkak të hetimeve që po zhvillohen nga SPAK ndaj Ballukut.
    “Dënoj ndërhyrjen brutale të Edi Ramës pranë prokurorit që ka dosjen e Lubi Ballukut, telefonatën kërcënuese që i ka bërë atij dhe çdo kërcënim tjetër që i është bërë një prokurori që, i gjetur para dëshmitarëve dhe fakteve të pakundërshtueshme, ka marrë vendimin e duhur,” deklaroi Berisha jashtë Kuvendit.
    I pyetur nëse ka prova për kërcënimin e pretenduar, Berisha u shpreh me bindje se ngjarja është e dokumentuar. “Ju them me garanci që është kërcënuar. Rama nuk e pranon dot, por është i regjistruar,” tha ai.
    Berisha përmendi edhe emrin e kreut të SPAK, Altin Dumani, duke thënë se ai ka qenë ndër ata që i ka bërë presion prokurorit. “Altin Dumani është pak a shumë ai që i ka thënë ‘mendo për kokën tëndë’, por kërcënimi i Ramës është më i rëndë,” shtoi ai.
    Këto deklarata vijnë në një kohë kur SPAK po heton disa dosje penale që lidhen me ministren Belinda Balluku, ndërsa tensionet mes mazhorancës dhe opozitës për çështjet e drejtësisë vijojnë të thellohen.

  • “Belinda Balluku më ka joshur me shifra të majme për të më mbyllur gojën”/Gazetari plas deklaratën bombë : 1-2…

    “Belinda Balluku më ka joshur me shifra të majme për të më mbyllur gojën”/Gazetari plas deklaratën bombë : 1-2…

    Gazetari dhe drejtuesi i Timoni.al, Almer Toska ka bërë sot një deklaratë të fortë, ndërsa akuzoi zëvendëskryeministren Belinda Balluku, ndaj të cilës SPAK ka nisur një hetim, i ka ofruar shuma të majme për të ‘mbyllur’ gojën përballë denoncimeve të tij publike.
    I ftuar në një studio televizive, Toska tha se ka qenë vetë Balluku dhe njerëz të saj që i kanë ofruar shuma të mëdha, por që ai s’i ka pranuar, ndërsa shtoi se mund të kapnin vlerat e 1 apo 2 apartamenteve.
    “E kam nisur këtë betejë mediatike ndaj Ballukut, për asnjë arsye personale. Gjyshi i Belinda Ballukut ka qenë i internuara në zona e Roskovecit. O Beqir Balluku dil andej nga pambuku. Ia përmendin atë si bejte. Ajo u hakmor për zonën tonë. Vuri një termocentral që i solli dëm zonës, duke i çuar energjinë Greqisë. Me një aferë, shkatërroi zonën bujqësore.
    Ajo shkeli banorë të tërë për arsye përfitimi, në kurriz të tyre dhe në të mirë të Greqisë. Belinda Balluku, pasi mori vendimin për të shkatërruar zonën më bujqësore të Rroskovecit. Nisa të nxjerr akuza. Shumë media dhe një pjesë e opozitës është bërë zëri i Ballukut. Për mua Balluku, s’kam asnjë interes personal, më është afruar dhe më ka joshuar, njerëz të saj, pazare të paimagjinueshme. Shuma të majme, që mund të sigurohej familja. Shifra të majme, 1 apo 2 apartamente. Të tjerët janë në Pazar me Ballukun. Jam Almer Toska dhe bëj betejë me vija të kuqe përballë Ballukut. S’po merrem me jetën private të Ballukut, por me jetën publike të saj. Do të merrem deri në fund.”, tha ai.

  • Zv.kryeministrja s’është as Veliaj, as Ahmetaj’/ Lala: Nëse fundoset Belinda Balluku, fundoset edhe Rama!

    Zv.kryeministrja s’është as Veliaj, as Ahmetaj’/ Lala: Nëse fundoset Belinda Balluku, fundoset edhe Rama!

    Zv.kryeministrja s’është as Veliaj, as Ahmetaj’/ Lala: Nëse fundoset Belinda Balluku, fundoset edhe Rama!
    Gazetarja Klodiana Lala ka bërë një paralajmërim të fortë, lidhur me fatin e kryeministrit të vendit Edi Rama, teksa iu referua hetimeve që kanë nisur për zëvendësen e tij, Belinda Balluku nga ana e SPAK.
    E ftuar në emisionin A Shoë në Syri Tv, Lala tha se hetimi ndaj Belinda Ballukut, është me mjaft interes për kryeministrin Edi Rama, pasi ekziston frika te ky i fundit, për hetimin e aferave të tjera, ndërsa solli në vëmendje aeroportin e Vlorës, për të cilin tha se është një ‘vullnet qeveritar’ dhe jo vullnet ministrash.
    Sipas Lalës, tashmë trajektorja e SPAK është drejtuar kah kryeministri Edi Rama, ndërsa shtoi se në rast të ‘fundosjes’ së Belinda Ballukut, atëherë kjo e fundit do të bëjë të njëjtën gjë edhe për liderin socialist.
    Hetimi ndaj Belinda Ballukut i intereson Edi Ramës. Balluku s’është as Erion Veliaj, as Arben Ahmetaj. Nëse fundoset, fundoset së bashku me Edi Ramën. S’erdhi nga hiçi. Kur SPAK preku Ahmetajn, kam thënë që s’është niveli më i lartë që do preket. Më pas erdhi Veliaj, i cili për mua ishte më lart se Ahmetaj. Vënia nën hetim e Ballukut, më jep një shikim tjetër. Rama mund të ketë ndikim në pjesë të caktuar të SPAK, që mund të kenë një lloj marrëdhënie dhe bindjeje që mund të komunikojnë, disa nga prokurorët e SPAK s’i kontrollon dot, e kam edhe bindje dhe informacion. Edhe nga mënyra se si lëvizin ujërat nën rrogoz. Trajektorja e SPAK shkon në drejtim të atij që drejton qeverinë. Në momentin që prek aeroportin e Vlorës e hap petët e lakrorit, ai është vullnet qeveritar dhe jo vullnet ministrash. Trajektoren SPAK e ka drejtuar në drejtim të kryeministrit’, u shpreh gazetarja Lala.
    Gazetarja theksoi ndër të tjera, se strategjia e shmangies dhe mos-përballjes me SPAK nga ana e Ballukut, nuk është e duhura, ndërsa të premten tha Lala, është thirrur për t’u paraqitur në institucionin e organit procedues.
    ‘SPAK ka pasur një sërë dosjesh hetimore, që lidhen me njerëz të besuar të saj. Evis Berberi, kontrolle të vazhdueshme për bashkëpunëtorët e saj. Vënie nën akuzë të kreut të ARRSH, vartës të Ballukut, nën hetim, nën akuzë dhe nën gjykim. Ka pasur informacion për dosje që janë kërkuar nga SPAK. Për detajet e hetimit, Balluku do të njihet nga ana e prokurorëve të SPAK. Do të paraqitet sërish të premten. Strategjia e shmangies dhe mos-përballjes, s’do të ishte e duhura. Thjesht e ngarkojnë veten me barrë të panevojshme kur bëjnë piruetet me drejtësinë’, u shpreh Lala.

  • ‘Kriminelët të hanë kokën’/ Thirrja e Ballukut në SPAK, reagon ish-deputeti: Po i ndodh partisë së tij, shprehja e…

    ‘Kriminelët të hanë kokën’/ Thirrja e Ballukut në SPAK, reagon ish-deputeti: Po i ndodh partisë së tij, shprehja e…

    Ish-deputeti Lefter Maliqi ka komentuar hetimin nga SPAK ndaj zv/kryeministres Belinda Balluku, duke e cilësuar këtë zhvillim si pjesë të një “lufte të brendshme” brenda Partisë Socialiste.
    Sipas Maliqit, zhurma që u krijua pas publikimit të raportit të OSBE-së ka nxitur zhvillime të reja politike dhe hetimore. “Sa i përket rastit të Ballukut, mendoj se u bë një zhurmë pas raportit të OSBE-së. Ka një indicie dhe kam dëgjuar Arben Ahmetajn me akuza të shumta ndaj Ramës dhe Ballukut që po dalin. Është një luftë brenda llojit në PS”, tha ai.
    Duke komentuar më tej situatën në mazhorancë, Maliqi shtoi: “Mendoj se shprehja e Ramës, që nuk vendos dot rend e siguri në Shqipëri, ku thoshte se ‘kriminelët të hanë kokën’, tani po ndodh brenda vetë Partisë Socialiste, po hanë kokat mes tyre.”
    Ai theksoi gjithashtu se hetimet ndaj Ballukut mund të mos lidhen drejtpërdrejt me veprimet për të cilat ajo duhet të mbahet përgjegjëse. “Besoj se nuk po akuzohet për veprat penale që kanë bërë. Balluku është për gjëra të tjera nga ato që ka bërë, nuk është thënë siç duhet për veprat që ka kryer. Ta shikojmë si do dalë në fund,” u shpreh Maliqi.

  • “Balluku e mbyll siparin përfundimisht”/ Zv.kryeministrja në SPAK, reagon ashpër avokati: Belinda ‘mollë e ndaluar’…

    “Balluku e mbyll siparin përfundimisht”/ Zv.kryeministrja në SPAK, reagon ashpër avokati: Belinda ‘mollë e ndaluar’…

    Avokati Genc Gjokutaj, i ftuar në një studio televizive komentoi ngjarjen e fundit politike, thirrjen e Belinda Ballukut nga SPAK, dhe nisja e hetimeve për të.
    “Shikoni si është problemi, domethënë imagjinoni sa galopant është korrupsioni, rasti i Ballukut e mbyll siparin përfundimisht, sepse nuk ka mundësi që të gjithë zëvendësit të jenë fajtorë, eh, përballë prokurorisë dhe zëvendësi dhe personi që këta zëvendësojnë, nuk di asgjë. E kupton? Pra, kjo është,në teknika e hetimit, kryeministri duhet të jetë i pari që duhet të thirret para Belinda Ballukut. Keni dijeni ju, çfarë ka firmosur kjo? Po, një, dy, tre, katër, pesë. Dini, ju këto afera? Për shembull, Llogaranë se si është kryer, çfarë rrugëtimi ka pasur ai tender, kush e ka marrë në fillim,
    Eh, pastaj ku vajti, sa lekë kushtuan, pastaj pse iu dha prapë atij që e kishte, po jo më fitues i tenderit, po nënkontraktor e të tjerë e tjerë. Sepse kjo ka firmosur në emër të Këshillit të Ministrave dhe në emër të kryeministrit. Me porosi të kryeministrit. Pra nuk ka zëvendëskryeministër pa kryeministër. Nuk ka. Pra, dhe zëvendëskryeministri vepron në kushtet e mungesës së kryeministrit”, përfundoi avokati Gjokutaj.

  • Vangjeli: Rama e mbron hapur Ballukun, SPAK i kapur politikisht, çdo hetim ndalet te kryeministri

    Vangjeli: Rama e mbron hapur Ballukun, SPAK i kapur politikisht, çdo hetim ndalet te kryeministri

    Lorenc Vangjeli u shpreh se rasti i Belinda Ballukut tregon më qartë se kurrë mënyrën sesi funksionon pushteti i Edi Ramës dhe raporti i tij me drejtësinë e kapur politike. Sipas Vangjelit, ndryshe nga rasti i Erion Veliajt, ndaj të cilit Rama u përpoq të krijonte distancë përpara hetimeve, në rastin e Ballukut kemi të bëjmë me një mbrojtje të hapur dhe konfirmim politik nga vetë kryeministri, që e ka rikonfirmuar në detyrë.
    Analisti theksoi se Balluku ka qenë realisht personi që ka administruar përditshmërinë e qeverisjes, duke ushtruar një pushtet të deleguar dhe thuajse absolut nga Rama. Në përfundim, Vangjeli theksoi se rasti Balluku tregon se në qeverinë “Rama”, pushteti është i përqendruar në duart e pak njerëzve, por përgjegjësia për mënyrën sesi funksionon drejtësia dhe SPAK mbetet tërësisht politike dhe se çdo hetim real që shkon në këtë drejtim përfundon sërish te një emër i vetëm: Edi Rama.
    Pjesë nga deklarata:
    Rasti i Belinda Ballukut na jep disa shpjegime të cilat ne i kemi ngritur si parafabrikate dhe, duke i ndjekur ato më pas me cilësinë e aksiomës, ndoshta gabojmë ne të tërë. Me shumë gjasë, i fundit person që Rama do të donte të kishte një takim me drejtësinë është Balluku, ose dikush tjetër në mazhorancë.
    Në rastin e Veliajt përmendëm një sërë rastesh, një distancim të Ramës ndaj tij. Rama, për një vit rresht, dukej se ishte distancuar nga ai, e kishte lënë mënjanë dhe sikur e kishte bërë gati për të shkuar “në zbor”. Nuk shkon e njëjta logjikë me zonjën Balluku; ai e konfirmoi dhe rikonfirmoi në detyrë me pak se një muaj më parë, pra i tha: “Ti je në krahun tim.”
    Madje ka edhe më shumë se kaq. Sepse, në një mënyrë ose tjetër, shqiptarët pranojnë ose kontestojnë zgjedhjet, por shqiptarët zgjodhën Ramën. Megjithatë, është një “sekret i madh publik” që e dinë të gjithë: qeverisjen e bënte Belinda Balluku, ajo merrej me përditshmërinë. Siç mund të thuhet me korrektësi që ky është mandati i katërt i Ramës, po aq mirë mund të thuhet se është mandati i dytë i Ballukut në rolin e administratores së qeverisë dhe ky është fakt.
    Pushteti i Belindës ka qenë pushtet politik dhe shumë i madh, gati absolut, i deleguar nga Rama dhe pushtet i fituar në mënyrat e saj. Të gjithë ishin të nënshtruar ndaj saj. Nëse ne besojmë verbërisht në aksiomën që Rama kontrollon SPAK-un, atëherë ai do t’ia kursente vetes këtë kokëçarje, sepse nuk i intereson që zëvendësja e tij e dytë të përballet me drejtësinë. As në rastin e Veliajt nuk i interesonte. Rama ka ndikim thelbësor në SPAK.

  • BIRN: Hetimi ndaj Ballukut, Dumani inkurajon prokurorin e çështjes

    BIRN: Hetimi ndaj Ballukut, Dumani inkurajon prokurorin e çështjes

    Kreu i Prokurorisë së Posaçme, SPAK, Altin Dumani, komentoi për herë të parë të hënën hetimet e nisura ndaj zëvendëskryeministres Belinda Balluku gjatë raportimit në një seancë plenare maratonë.
    “Lidhur me çështjen, është çështje në hetim dhe nuk kam komente për të dhënë,” u tha Dumani deputetëve.
    I pyetur nga opozita nëse prokurori Dritan Prençi që ka firmosur fletë-thirrjen në SPAK për Ballukun kishte marrë presione nga politika për këtë çështje, Dumani tha:  “nuk më ka paraqitur shqetësim për kërcënime për shkak të funksionit”.
    Dumani shtoi se Prençi dhe të gjithë prokurorët e tjerë kanë pasur mbështetjen e tij si kryetar i SPAK për hetimin e çdo çështjeje.
    Numri i dy i qeverisë, Belinda Balluku, po hetohet nga SPAK për veprën penale të shkeljes së barazisë në tendera. Ajo ishte thirrur në SPAK të hënën, por nuk u paraqit pranë kësaj prokurorie. Në Facebook, Balluku postoi foto nga një vizitë pune në Bukuresht të Rumanisë.
    Kryeministri Edi Rama komentoi nga Berlini gjatë një interviste për Deutche Welle në vija të përgjithshme në lidhje me hetimin e Ballukut, duke folur për prezumim të pafajsisë.
    “Nuk kam asnjë koment për asnjë rast, sepse siç e kam thënë, ne kemi punën tonë, drejtësia ka punën e vet,” tha Rama duke shtuar se “dhe deri kur çështje të caktuara të marrin formën e tyre të prerë, të gjithë njerëzit janë të pafajshëm dhe të padënueshëm nga gjykata popullore e politikës dhe mediave që i shërbejnë politikës,” përsëriti ai.
    Belinda Balluku iu bashkua kabinetit të Ramës si ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë në vitin 2019 dhe kontrollon prej më shumë se pesë vitesh portofolin më të madh qeveritar. Ajo është zv.kryeministrja e dytë e Ramës që po përballet me SPAK pas Arben Ahmetajt.

    Balluku është gjithashtu një nga ministret më të akuzuara nga opozita, e cila ka depozituar në SPAK një sërë kallëzimesh mbi kontrata të mëdha publike të dyshuara për korrupsion. Është ende e paqartë se për cilën nga çështjet e denoncuara është regjistruar procedimi penal.
    Të premten, kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi denoncoi përmes një statusi në Facebook një situatë të gjithanshme presioni ndaj prokurorit që po heton çështjen e saj./birn