Gazetarja e kronikës Klodiana Lala, e ftuar në një studio televizive, ka folur për zhvillimet e fundit në hetimin ndaj ish-zv.kryeministres Belinda Balluku, duke nënvizuar se Prokuroria e Posaçme vazhdon çdo ditë verifikimet intensive dhe se vendimet e radhës do të varen nga provat që mund të zbulohen.
Lala tha se shpreson që Gjykata Kushtetuese, e cila pritet të shprehet në lidhje me pezullimin nga detyra të Ballukut, “të mbajë një qëndrim të drejtë”.
Ajo rikujtoi se çështja është ende në hetim aktiv dhe theksoi se SPAK ka të drejtë të ashpërsojë masat nëse dalin prova të reja.Sipas Lalës, hetimet janë intensifikuar posaçërisht në periudhën kur Balluku u njoh me masën e sigurimit.
Gazetarja zbuloi se gjatë javës janë marrë në pyetje disa zyrtarë të lartë të energjisë dhe infrastrukturës, të cilët cilësohen si bashkëpunëtorë të afërt të Ballukut.
Lala shtoi se ende nuk dihet për çfarë konkretisht janë pyetur, pasi detajet mbahen të klasifikuara nga hetuesit.
Nëse gjatë këtij procesi dalin elementë të tjerë që rëndojnë pozitën ligjore të Ballukut, atëherë SPAK, sipas Lalës, ka të drejtë të kërkojë masa më të rënda sigurie.
Klodiana Lala: Shpresoj që Kushtetuesja të mbajë një qëndrim të drejtë.
Mund të ketë Prokuoruria e Posaçme nëse gjen prova të reja, unë e kam thënë dhe në një emision më herët nëse mbani mend.
Pikërisht ku Balluku u njoh me masën e sigurisë nga SPAK, gjatë kësaj kohe që po vijon hetimet intensive. Vijojnë çdo ditë, u pyetën pak ditë më parë.
Pra gjatë javës u pyet Erald Elezi, administratori i KESH që është në arrest shpie. Bashkëpunëtori i ngushtë i z.Balluku dhe po ashtu dhe Gentia Gjyli që është kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar, u morën në pyetje për orë të gjata.
Ne do duhet të shohim në të ardhmen pra në ditët në se për çfarë janë pyetur sepse janë detaje të cilat janë mbajtur top sekret nëse janë gjendur prova apo fakte të reja.
Nëse gjenden prova të reja për znj.Balluku që e rëndojnë pozitën e saj në raport me ligjin. Patjetër që SPAK-u ka të drejtë të kërkojë ashpërsi mase, por këtu ndryshon gjëja.
Nëse do të kërkojë masë më të ashpër, sa i përket masës në shtëpi apo në burg. Maskimi i rasteve të grave kanë qenë ato masa të arrestit në shtëpi dhe do të duhej të kërkojë marrjen e imunitetit të Ballukut.
Tag: ballukut
-

“Hetimet intensive vijojnë”/ Pezullimi, Lala: SPAK mund të kërkojë masa më të ashpra për Ballukun nëse dalin prova…
-

Lëvizja e Salianjit / Ilirjana Kuçana: S’i kam vajtur në takime! PD s’duhet të ndahet
Anëtarja e Këshillit Kombëtar të PD Ilirjana Kuçana, ka deklaruar se ka marrë ftesë nga Ervin Salianji për t’u bërë pjesë e takimeve që ai ka zhvilluar me demokratët, por nuk është bërë pjesë e tyre.
E ftuar në emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv, ajo tha se në Partinë Demokratike nuk janë penguar asnjëherë mendimet ndryshe.
‘Unë kam marrë ftesë për të qenë në takim nuk kam kompleks që të komunikojë dhe të ulem me demokratët, por nuk kam marrë pjesë. Unë i qëndroj besnik demokratëve që më kanë votuar. PD s’mund të ketë më ndarje, është parti mendimit dhe fjalës së lirë çdo lëvizje brenda PD në shërbim të forcimit të PD që bëhet për demokratët është në të mirë të PD’, tha ajo.
Kuçana ka zbuluar edhe pjesë nga biseda që ka pasur me Ervin Salianji, të cilën e ka cilësuar si një bisedë të hapur.
‘Biseda ime me Salianjin ka qenë shumë e hapur. Përgjigjja e tij ka qenë se kjo është lëvizje për të rizgjuar strukturat e PD dhe jo kundër liderit të PD. Sa kohë është në shërbim të strukturave të PD nuk mendoj se duhet komentuar më shumë’, tha ajo.
Teksa u ndal tek marrja e Belinda Ballukut si e pandehur, anëtarja e Këshillit Kombëtar të PD, tha se ajo duhet që të kishte dhënë dorëheqjen nga posti. Sipas saj, Balluku ka fuqinë që të prishë provat.
‘Ballukut duhet që të kishte dhënë vet dorëheqjen, sepse ajo ka mundësi që të prishë provat. U detyrua drejtësia që ta pezullojnë nga detyra se mund të prishë provat pasi nuk e dha vet dorëheqjen. Po Rama duke qenë se ajo e kërcënonte se do të marr pas vetes ai ndihet i kërcënuar dhe ai sa herë ka halle i bënë presione institucioneve të drejtësisë. Zv.kryeministrja shpërndante tendera me telefon, paratë e shqiptarëve shpërndahen nga telefoni i Ballukut’, tha ai. -

Pezullimi i Ballukut ka bllokuar qeverinë”, Berisha – Ramës: Paralizë e stisur për ta përdorur si mburojë
Pezullimi i Ballukut ka bllokuar qeverinë”, Berisha – Ramës: Paralizë e stisur për ta përdorur si mburojë
Kryedemokrati Sali Berisha i është kundërpërgjigjur kryeministri Edi Rama, i cili një ditë më parë tha se pezullimi i Belinda Ballukut me vendim të GJKKO, ka paralizuar punën e qeverisë.
Në një reagim në Facebook, Berisha thotë se ky është një mashtrim, pasi nuk ka asnjë pengesë ligjore, as kushtetuese që pezullimi i një ministri të pengojë funksionimin e qeverisë.
Sipas kryedemokratit, paraliza që tha Rama është e stisur për ta përdorur si mburojë dhe mbrojtje në Gjykatën Kushtetuese.
Berisha sjell edhe rastin e tij, kur Kolegji i Gjykatës Kushtetuese, nën presionin, sipas tij të Ramës hodhi poshtë kërkesën e 30 deputetëve të PD për shqyrtimin e vendimit antikushtetues të SPAK-ut për kufizimin e lëvizjes personale.
Kolegji i Gjykatës Kushtetuese, nën presionin e gjithanshëm të Ramaduros, i cili në mënyrë antikushtetuese hodhi poshtë kërkesën e 30 deputetëve të PD për shqyrtimin e vendimit antikushtetues të SPAK-ut për kufizimin e lëvizjes time personale në hetim me pretendimin absurd se 30 deputetë nuk legjitimoheshin për kërkesën e tyre, me një standard antikushtetues do të vendosë më datën 12 dhjetor, në konflikt flagrant me ligjin, për shqyrtimin e kërkesës së Edi Ramës për anulimin e pezullimit të Belinda Ballukut, duke i dhënë kështu një colpo di grazia organit garant të Kushtetutës”, mbyll postimin e tij Berisha.
Reagimi i plotë:
Rama: Pezullimi i Lubisë, ka bllokuar qeverinë.
Mashtrim banal, por edhe vetëposhtrim publik!
Rama dhe Lubija e tij nuk guxojnë të shkojnë në parlament.
Të dashur miq, dje deputetët e opozitës i bënë në parlament gjatë gjithë ditës, gjyqin publik dyshes Rama–Balluku për vjedhjen e faktuar të 50 milionë eurove në tunelin e Llogarasë dhe mbrojtjen deri në bllokimin e drejtësisë që Rama i bën Lubisë, de facto vetes së tij, mbasi në këtë vjedhje është ai hajduti i parë dhe Balluku nuk e lëshon.
I paburrë, frikacak, atij nuk ia mbajti të ballafaqohet në parlament me deputetët e opozitës për vjedhjen e tij në bashkëpunim me Ballukun dhe presionin e tmerrshëm që po ushtron me çdo mjet mbi Gjykatën Kushtetuese. Ai zgjodhi të përgjigjet nga zyra me mashtrime ordinere dhe pamjen e një mjerani. Për të mbrojtur Ballukun, në fakt veten e tij, Rama lëshoi mashtrimin e madh dhe banal se pa firmën e Ballukut shteti është gjysmë i paralizuar, madje se linja ajrore me Kanadanë nuk po vendoset për këtë shkak. Kjo është një gënjeshtër banale, vetëposhtëruese.
Në të vërtetë kjo është një paralizë e stisur e qëllimshme nga vetë bashkëhajdutët Rama–Balluku për ta përdorur atë si mburojë dhe mbrojtje në Gjykatën Kushtetuese, pa çka se ky është rasti i parë në botë që një kryeministër shndërrohet në avokat të ministrit të tij hajdut dhe vetëm se ai është hajduti kryesor.
Kushtetuta dhe ligji nr. 9000 për funksionimin e Këshillit të Ministrave i njohin kryeministrit të drejtën të firmosë ai vetë çdo vendim dhe akt të qeverisë, kurse zëvendëskryeministri as edhe një akt të vetëm në emër të qeverisë, përveç atyre që e autorizon me shkrim kryeministri.
Po kështu, kushtetuta dhe ligji i njohin të drejtën ministrit t’ia delegojë, kur vetë është i pamundur, firmën zëvendësministrit për aktet e ministrisë. (Midis të tjerash, sipas qytetarit dixhital, aktualisht pesë ministra kanë deleguar firmat zëvendësave të tyre).
Së fundmi, ligji 9000 për organizimin e Këshillit të Ministrave në nenin 6 pika 1 përcakton se: “Ministri… ushtron edhe detyra të tjera që i ngarkohen nga Këshilli i Ministrave ose nga Kryeministri.”
Pra, nuk ekziston absolutisht asnjë pengesë ligjore as kushtetuese për funksionimin e qeverisë nga pezullimi i Ballukut.
Kolegji i Gjykatës Kushtetuese, nën presionin e gjithanshëm të Ramaduros, i cili në mënyrë antikushtetuese hodhi poshtë kërkesën e 30 deputetëve të PD për shqyrtimin e vendimit antikushtetues të SPAK-ut për kufizimin e lëvizjes time personale në hetim me pretendimin absurd se 30 deputetë nuk legjitimoheshin për kërkesën e tyre, me një standard antikushtetues do të vendosë më datën 12 dhjetor, në konflikt flagrant me ligjin, për shqyrtimin e kërkesës së Edi Ramës për anulimin e pezullimit të Belinda Ballukut, duke i dhënë kështu një colpo di grazia organit garant të Kushtetutës. -

Balluku e pezulluar, Berisha i kundërpërgjigjet Ramës: Paralizë e stisur për ta përdorur si mburojë
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha i është kundërpërgjigjur kryeministri Edi Rama, i cili një ditë më parë tha se pezullimi i Belinda Ballukut me vendim të GJKKO, ka paralizuar punën e qeverisë.
Me anë të një postimi në Facebook, Berisha thotë se ky është një mashtrim, pasi nuk ka asnjë pengesë ligjore, as kushtetuese që pezullimi i një ministri të pengojë funksionimin e qeverisë. Sipas kryedemokratit, paraliza që tha Rama është e stisur për ta përdorur si mburojë dhe mbrojtje në Gjykatën Kushtetuese.
Reagimi i Sali Berishës
Rama: Pezullimi i Lubisë, ka bllokuar qeverinë.
Mashtrim banal, por edhe vetëposhtrim publik!
Rama dhe Lubija e tij nuk guxojnë të shkojnë në parlament.
Të dashur miq, dje deputetët e opozitës i bënë në parlament gjatë gjithë ditës, gjyqin publik dyshes Rama–Balluku për vjedhjen e faktuar të 50 milionë eurove në tunelin e Llogarasë dhe mbrojtjen deri në bllokimin e drejtësisë që Rama i bën Lubisë, de facto vetes së tij, mbasi në këtë vjedhje është ai hajduti i parë dhe Balluku nuk e lëshon.
I paburrë, frikacak, atij nuk ia mbajti të ballafaqohet në parlament me deputetët e opozitës për vjedhjen e tij në bashkëpunim me Ballukun dhe presionin e tmerrshëm që po ushtron me çdo mjet mbi Gjykatën Kushtetuese. Ai zgjodhi të përgjigjet nga zyra me mashtrime ordinere dhe pamjen e një mjerani. Për të mbrojtur Ballukun, në fakt veten e tij, Rama lëshoi mashtrimin e madh dhe banal se pa firmën e Ballukut shteti është gjysmë i paralizuar, madje se linja ajrore me Kanadanë nuk po vendoset për këtë shkak. Kjo është një gënjeshtër banale, vetëposhtëruese.
Në të vërtetë kjo është një paralizë e stisur e qëllimshme nga vetë bashkëhajdutët Rama–Balluku për ta përdorur atë si mburojë dhe mbrojtje në Gjykatën Kushtetuese, pa çka se ky është rasti i parë në botë që një kryeministër shndërrohet në avokat të ministrit të tij hajdut dhe vetëm se ai është hajduti kryesor.
Kushtetuta dhe ligji nr. 9000 për funksionimin e Këshillit të Ministrave i njohin kryeministrit të drejtën të firmosë ai vetë çdo vendim dhe akt të qeverisë, kurse zëvendëskryeministri as edhe një akt të vetëm në emër të qeverisë, përveç atyre që e autorizon me shkrim kryeministri.
Po kështu, kushtetuta dhe ligji i njohin të drejtën ministrit t’ia delegojë, kur vetë është i pamundur, firmën zëvendësministrit për aktet e ministrisë. (Midis të tjerash, sipas qytetarit dixhital, aktualisht pesë ministra kanë deleguar firmat zëvendësave të tyre).
Së fundmi, ligji 9000 për organizimin e Këshillit të Ministrave në nenin 6 pika 1 përcakton se: “Ministri… ushtron edhe detyra të tjera që i ngarkohen nga Këshilli i Ministrave ose nga Kryeministri.”
Pra, nuk ekziston absolutisht asnjë pengesë ligjore as kushtetuese për funksionimin e qeverisë nga pezullimi i Ballukut.
Kolegji i Gjykatës Kushtetuese, nën presionin e gjithanshëm të Ramaduros, i cili në mënyrë antikushtetuese hodhi poshtë kërkesën e 30 deputetëve të PD për shqyrtimin e vendimit antikushtetues të SPAK-ut për kufizimin e lëvizjes time personale në hetim me pretendimin absurd se 30 deputetë nuk legjitimoheshin për kërkesën e tyre, me një standard antikushtetues do të vendosë më datën 12 dhjetor, në konflikt flagrant me ligjin, për shqyrtimin e kërkesës së Edi Ramës për anulimin e pezullimit të Belinda Ballukut, duke i dhënë kështu një colpo di grazia organit garant të Kushtetutës. -

“Pezullimi i Ballukut ka bllokuar qeverinë”, Berisha–Ramës: Mashtrim banal i kryehajdutit
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha i është kundërpërgjigjur kryeministri Edi Rama, i cili një ditë më parë tha se pezullimi i Belinda Ballukut me vendim të GJKKO, ka paralizuar punën e qeverisë.
Me anë të një postimi në Facebook, Berisha thotë se ky është një mashtrim, pasi nuk ka asnjë pengesë ligjore, as kushtetuese që pezullimi i një ministri të pengojë funksionimin e qeverisë.
Reagimi i plotë:
Rama: Pezullimi i Lubisë, ka bllokuar qeverinë.
Mashtrim banal, por edhe vetëposhtrim publik!
Rama dhe Lubija e tij nuk guxojnë të shkojnë në parlament.
Të dashur miq, dje deputetët e opozitës i bënë në parlament gjatë gjithë ditës, gjyqin publik dyshes Rama–Balluku për vjedhjen e faktuar të 50 milionë eurove në tunelin e Llogarasë dhe mbrojtjen deri në bllokimin e drejtësisë që Rama i bën Lubisë, de facto vetes së tij, mbasi në këtë vjedhje është ai hajduti i parë dhe Balluku nuk e lëshon.
I paburrë, frikacak, atij nuk ia mbajti të ballafaqohet në parlament me deputetët e opozitës për vjedhjen e tij në bashkëpunim me Ballukun dhe presionin e tmerrshëm që po ushtron me çdo mjet mbi Gjykatën Kushtetuese. Ai zgjodhi të përgjigjet nga zyra me mashtrime ordinere dhe pamjen e një mjerani. Për të mbrojtur Ballukun, në fakt veten e tij, Rama lëshoi mashtrimin e madh dhe banal se pa firmën e Ballukut shteti është gjysmë i paralizuar, madje se linja ajrore me Kanadanë nuk po vendoset për këtë shkak. Kjo është një gënjeshtër banale, vetëposhtëruese.
Në të vërtetë kjo është një paralizë e stisur e qëllimshme nga vetë bashkëhajdutët Rama–Balluku për ta përdorur atë si mburojë dhe mbrojtje në Gjykatën Kushtetuese, pa çka se ky është rasti i parë në botë që një kryeministër shndërrohet në avokat të ministrit të tij hajdut dhe vetëm se ai është hajduti kryesor.
Kushtetuta dhe ligji nr. 9000 për funksionimin e Këshillit të Ministrave i njohin kryeministrit të drejtën të firmosë ai vetë çdo vendim dhe akt të qeverisë, kurse zëvendëskryeministri as edhe një akt të vetëm në emër të qeverisë, përveç atyre që e autorizon me shkrim kryeministri.
Po kështu, kushtetuta dhe ligji i njohin të drejtën ministrit t’ia delegojë, kur vetë është i pamundur, firmën zëvendësministrit për aktet e ministrisë. (Midis të tjerash, sipas qytetarit dixhital, aktualisht pesë ministra kanë deleguar firmat zëvendësave të tyre).
Së fundmi, ligji 9000 për organizimin e Këshillit të Ministrave në nenin 6 pika 1 përcakton se: “Ministri… ushtron edhe detyra të tjera që i ngarkohen nga Këshilli i Ministrave ose nga Kryeministri.”
Pra, nuk ekziston absolutisht asnjë pengesë ligjore as kushtetuese për funksionimin e qeverisë nga pezullimi i Ballukut.
Kolegji i Gjykatës Kushtetuese, nën presionin e gjithanshëm të Ramaduros, i cili në mënyrë antikushtetuese hodhi poshtë kërkesën e 30 deputetëve të PD për shqyrtimin e vendimit antikushtetues të SPAK-ut për kufizimin e lëvizjes time personale në hetim me pretendimin absurd se 30 deputetë nuk legjitimoheshin për kërkesën e tyre, me një standard antikushtetues do të vendosë më datën 12 dhjetor, në konflikt flagrant me ligjin, për shqyrtimin e kërkesës së Edi Ramës për anulimin e pezullimit të Belinda Ballukut, duke i dhënë kështu një colpo di grazia organit garant të Kushtetutës. -

Nga një kafe te protesta e harruar, Salianji denoncon apatinë brenda PD dhe mungesën e reagimit ndaj Ballukut
Nga një kafe u nis një foltore. Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji ishte i ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan këtë të enjte, 4 dhjetor, ku sqaroi më shumë lëvizjen e tij brenda Partisë Demokratike. Për gazetarin Blendi Fevziu, Salianji tha se Partia Demokratike nuk është në gjendjen e saj më të mirë.
Sipas tij, ka disa ngjarje që kanë ndodhur në këtë vend, duke vënë theksin te çështja ndaj Belinda Ballukut dhe tha se reagimi i partisë ka qenë apatik. “Shqetësimi është që nuk ka një reagim siç duhet. Duhej të shkulej vendi zotëri. Për këtë rast duhej të shkulej i madh dhe i vogël. E keni parë për raste më të vogla korrupsioni çfarë ka ndodhur tani në Bullgari, çfarë ka ndodhur në Rumani. Jemi në kushtet ku PD-ja nuk ka fuqi reaguese apo jo”, tha Salianji. Ai theksoi se të nesërmen e ditës që Balluku është marrë e pandehur, Partia Demokratike ka vendosur të bëjë analizën e zgjedhjeve, teksa nënvizoi se ai ka qenë ndër të paktët që ka kërkuar protestë. “Unë po them nuk ka fuqi të reagojë. Unë po them që unë kam kërkuar në mbledhje të Kryesisë ditën që u mor e pandehur [Belinda Balluku], të nesërmen PD-ja ka vendosur të bëjë analizën e vjedhjes së zgjedhjeve apo të humbjes së zgjedhjeve. Atë ditë unë kam qenë ndër të paktët që kam kërkuar që ne duhet të protestojmë fort. U fol kur e kërkova unë protestën. Pasi kam kërkuar unë është diskutuar protesta.
E kam kërkuar unë”, tha Salianji. “Ka qenë zv/kryeministër Ilir Meta. Ka dhënë dorëheqjen për një akuzë, por nuk e ndaloi opozitën e asaj kohe këtij vendi që të bënte atë që bënte. E mbani mend 21 janarin? Tani ne nuk jemi më të dobët. Unë mendoj që PD është më e fortë dhe reagimi që duhet të kemi në këto kushte është kjo”, shtoi ai. I pyetur nga Blendi Fevziu nëse reagimi ndaj Ballukut është lojë e shitur, Salianji u përgjigj kështu: Nuk i hyj asnjë teorie konspirative. Ne nuk reaguam në mënyrën e duhur. Salianji foli edhe për zgjedhjet e pjesshme, teksa tha se kandidatët që mbështeti PD-ja në të gjitha bashkitë nuk morën vota as sa për një mandat deputeti. Sa i përket protestave të përjavshme para Kryeministrisë për rrëzimin e qeverisë, Salianji ironizoi aksionin e selisë blu. “Si? Duke folur dhe duke vënë muzikë para Ramës”, pyeti ai. -

“PD-së i mungon një “bulevard”/ Salianji, akuza të forta: Kunata e Ballukut më dënoi me burg
Gjatë një interviste televizive, ish-deputeti demokrat, Ervin Salianji, ka kritikuar PD për mënyrën se si reagoi pas super skandalit me marrjen e pandehur të ish-zv/kryeministres Belinda Balluku.
Teksa përmendi se kunata e saj e dënoi me 10 muaj burg, Salianji u ndal tek mungesa e alternativës, ndërsa brenda radhëve të demokratëve ka mllef, por nuk u jepet zë.
“Duhet të ndërtohet alternativa. Na duhet një “bulevard”. PD sot nëse lë copëza rrugës se ky është me atë dhe ky me këtë… a është gabim apo jo? Njerëzit kanë mllef nga qeveria. Po hapja a do figura të reja? Nuk është mbledhur Këshilli Kombëtar i PD. A duhet t’u japim zë njerëzve?, tha Salianji.
Ervin Salianji:
Kunata e kësaj zonjës më ka dënuar me burg, bëra 10 muaj burg. Një nga gjyqtaret ishte kunata e Belinda Ballukut. A reagoi PD në mënyrën e duhur për skandalet e Ballukut? Ça fitojmë ne se shkojmë dhe flasim me pekule te Edi Rama?
Duhet të ndërtohet alternativa. Na duhet një “bulevard”. PD sot nëse lë copëza rrugës se ky është me atë dhe ky me këtë… a është gabim apo jo?
Njerëzit kanë mllef nga qeveria. Po hapja a do figura të reja? Nuk është mbledhur Këshilli Kombëtar i PD. A duhet t’u japim zë njerëzve? -

Diplomacia e heshtur/ Pse reagimi i SHBA për çështjen e Ballukut duhet të jetë tronditës për Ramën
Kur e dërguara me punë e SHBA në Tiranë, Nancy VanHorn mbërriti në kryeministri në gusht të këtij viti, qeveria ishte bërë gati për vizitën që thuhej se do realizonte Edi Rama në shtator në SHBA, në kuadër të takimit vjetor të asamblesë së OKB-së.
Vizita e saj në kryeministri zgjati pak minuta, diçka që mundt të duket e pazakontë, por që është normale kur Departamenti i Shtetit kërkon të përcjellë një mesazh të fortë dhe të prerë.
Ndërsa nuk dihet se çfarë mesazhi ka dërguar VanHorn, ajo që dihet është se Edi Rama nuk e vizitoi Amerikën, duke habitur edhe rrethin e tij të ngushtë.
Të enjten, Ambasada Amerikane, përmes mesazheve koncize për zhvillimet e rëndësishme në Shqipëri, bëri një reagim për çështjen e Belinda Ballukut.
“Pavarësia e institucioneve të drejtësisë në Shqipëri mbetet thelbësore për bashkëpunimin e vazhdueshëm SHBA-Shqipëri në luftën kundër krimit transkufitar. Ne nuk kemi komente mbi çështjet ligjore në vazhdim”, thuhej në mesazh.
Teksa shprehjet si ‘pavarësia e institucioneve është thelbësore’ dhe se ‘nuk komentojnë çështjet ligjore’ janë diçka standarde, ajo që bie në sy se është në pak fjalë, përmendet krimi transkufitar.
Vetëm pak ditë më parë, Sekretari i Shtetit, Marko Rubio e kishte përmendur luftën ndaj karteleve të drogës dhe krimit transnacional në mesazhin për Pavarësinë e Shqipërisë.
Kurrë ndonjëherë nuk kishte ndodhur që këto mesazhe të jepen në këtë formë, duke vërtetuar hapur se mes Edi Ramës dhe Uashingtonit jo vetëm ka një thyerje, por gjërat janë shumë më keq.
‘Naming and signaling’ (emërtimi dhe sinjalizimi) është një strategji ku përdoren fjalë kyçe për të vënë në dukje atë që është problemi dhe fajtori më i madh njëkohësisht.
Ky formulim i diplomacisë së heshtur sinjalizon qartë për lidhje mes niveleve të larta të qeverisë dhe veprimtarive kriminale me karakter ndërkombëtar.
Kur SHBA përdor termin “transnational crime”, shpesh i referohet trafikimit të drogës, pastrimit të parave, korrupsionit me lidhje ndërkombëtare, etj.
Nëse SHBA përdor fjalë me peshë në deklarata kaq të shkurtra, ato nuk janë kurrë të rastësishme. Në diplomaci, veçanërisht nga Uashingtoni, çdo fjalë peshohet dhe është pjesë e një strategjie komunikimi të koduar.
Përsëritja e këtyre termave në një kohë të shkurtër është një paralajmërim.
Dhe pas paralajmërimeve, zakonisht vijnë veprimet.
Shihni rastin e Venezuelës.
-

“Drejtësia të bëjë punën e vet”/ Analisti Andoni: Rama duhet ta shkarkojë Ballukun
Analisti Ben Andoni, përmes një komunikimi në një studio televizive ka folur për rastin e Belinda Ballukut dhe qëndrimin e kryeministrit Edi Rama pas masave të sigurisë që iu vendosën asaj.
Andoni u shpreh se që në momentin kur Rama rizgjodhi Ballukun si zv/kryeministre ka pasur një reagim publik kundër kësaj zgjedhjeje.
Sipas tij Rama duhet të braktisë retorikën e përdorur deri tani në mbrojtje të Ballukut, dhe ta shkarkojë atë nga detyra.
Andoni shtoi se pas kësaj mund t’u hapet rruga zv/ministrave të Ballukut që të nisin punën duke marrë kompetencat e ministrit të linjës.
“Kur u rizgjodh Balluku si zv/kryeministre ka pasur një reagim publik se përse duhet të ishte ajo. Rama e di më mirë nga të gjithë të tjerët cilët ministra kanë probleme me drejtësinë.
Kemi një element të thjeshtë demokratik. Mogherini e bëri shumë mirë që dha dorëheqjen dhe vendoset e lirë përpara ligjit duke hequr imunitetin në sensin që kur jep dorëheqjen i jep mundësi shtetit tënd të vijojë punën e vet.
Rama duhet ta lërë këtë retorikë por ka gjënë më të lehtë në botë të shkarkojë Ballukun dhe me mekanizmat e tjera, zëvendësit e Ballukut të fillojnë punën”, tha ai. -

“Pas Ballukut radhën e ka ai”/ Ivi Kaso: Rama, shefi i aferave që mbron të pandehurit
Deputeti i PD, Ivi Kaso, theksoi se pas zv.kryeministres Belinda Ballukut radhën e ka vetë kryeministri Edi Rama, pasi sipas tij, ky i fundit është shefi i të gjitha aferave që janë bërë publike.
Duke folur në Kuvend ai u shpreh se modeli i qeverisjes së Ramës është: tenderat si pronë private dhe ministrat si vasalë të shtetit.
“Është dëshmia më e mirë e modelit të qeverisjes së Edi Ramës. Modeli është i thjeshtë: tenderat si pronë private, ministrat si vasal të shteti. Institucionet si mburojë për të pandehurit, siç na dëshmoi duke bërë edhe avokatinë e min9stres në GJK. Ministrja Balluku është vetëm një produkt i kësaj kulture. Kur Drejtësia nuk guxon të prekë këtë nyje,
Rama menjëherë i del në mbrojtje. Jo për ligjin, as për shtetin por për të pandehurin e tij. Kryeministri mashtron publikisht që Drejtësia të pezullojë ministre.
E kundërta është e vërtetë: në Rumani, Bosnjë dhe Itali, janë përjashtuar dhe pezulluar. Vetëm në Shqipëri Rama e kthen korrupsionin në normë, dhe e mbron atë me arrogancë.
Ky precedent që kërkohet të instalohet nga kryeministri, për të mbrojtur veten, sot mbron Ballukun dhe nesër çdo hajdut të pushtetit. Sepse e ka fare të qartë që pas Ballukut i vjen vërtet atij i vjen radha. E ka ai radhën sepse Rama është shefi i aferave që tashmë janë bërë të njohur nga Drejtësia.”, tha Kaso.