Tag: ballukut

  • Afera 190 mln euro, edhe 4 të tjerë do merren të pandehur, mes tyre dhe një tjetër bashkëpunëtor i Ballukut

    Afera 190 mln euro, edhe 4 të tjerë do merren të pandehur, mes tyre dhe një tjetër bashkëpunëtor i Ballukut

    SPAK merr të pandehur edhe 2 bashkëpunëtorë të tjerë të Ballukut: kreun e KESh, Erald Elezi dhe ish kreun e ARRSh-së Evis Berberi

    Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) pritet të marrë të pandehur edhe dy bashkëpunëtorë të tjerë të zv/kryeministes  Belinda Balluku lidhur me aferën 190 milionë euroshe të ‘Tunelit të Llogarasë’

    Bëhert fjalë për drejtorin aktual të KESh, Erald Elezi dhe ish kreun e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Evis Berberi.

    Gazetari I Syri Tv, Fatjon Gjinaj informon se Berberi dhe Elezi dhe dy shtetas të tjerë do tu komunikohet akuza lidhur me dosjen e tunelit të Llogarasë.

    Po sot SPAK i komunikoi akuzën e shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike edhe kreut actual të ARRSH-së, Gentian Gjyli.

    Lexo dhe: Afera 190 mln euro e tunelit të Llogarasë, i pandehur dhe drejtori i ARRSh-së Gentian Gjyli. Njeriu i Ballukut njihet me akuzat

  • SHBA të shqetësuara për dëmet e Belinda Ballukut, prapaskenat e vizitës së zyrtarit të DASH në SPAK ditën e fundosjes..

    SHBA të shqetësuara për dëmet e Belinda Ballukut, prapaskenat e vizitës së zyrtarit të DASH në SPAK ditën e fundosjes..

    Më 31 tetor 2025, politika shqiptare u trondit nga një zhvillim i bujshëm që vuri në qendër të vëmendjes një nga figurat më të fuqishme të qeverisë Rama: zv/kryeministren Belinda Ballukun. Në të njëjtën ditë kur SPAK e shpalli “të pandehur” për veprën penale të “shkeljes së barazisë në tendera e ankande publike”, u shfaq në SPAK zyrtari i lartë amerikan, Mark Fleming, zëvendës ndihmës Sekretar i Shtetit për çështjet e Evropës dhe Euroazisë. Vizita e tij në selinë e Prokurorisë së Posaçme, në një ditë simbolikisht dramatike për qeverinë shqiptare, nuk ishte aspak rastësi. Burime bëjnë të ditur se SHBA janë të shqetësuara prej kohësh për dëmet që i janë shkaktuar ekonomisë dhe sigurisë kombëtare nga abuzimet e Ballukut. Nga koncesionet strategjike me kompani të huaja me origjinë të dyshimtë, deri te procedurat e manipuluara të tenderave publikë, figura e saj ka qenë në qendër të shumë aferave që tashmë po marrin trajtë penale.
    E pandehura më e fuqishme e qeverisë
    Vendimi i SPAK për ta marrë të pandehur Belinda Ballukun shënon një moment të paprecedent në historinë e qeverisjes Rama. Për herë të parë, zëvendëskryeministrja dhe njëkohësisht ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, përballet zyrtarisht me drejtësinë për një akuzë penale, e cila, edhe pse formalisht e klasifikuar si e lehtë, përbën goditjen më të madhe politike për kabinetin aktual. SPAK e akuzon Ballukun për shkelje të rregullave të konkurrencës në tenderin për ndërtimin e Tunelit të Llogarasë, një projekt me fond limit 180 milionë euro.
    Hetimet kanë zbuluar se procedurat janë manipuluar për të favorizuar një grup të caktuar kompanish të lidhura me qarqe klienteliste pranë qeverisë, përfshirë njerëz të ngushtë të presidentit turk Erdogan. Sipas dosjes, ndryshimet në kriteret teknike, përjashtimi i ofertuesve realë dhe ndërhyrjet e drejtpërdrejta politike e kanë kthyer tenderin në një shembull tipik të shpërdorimit të parave publike. Balluku e ka kryer veprën “në bashkëpunim”, çka përbën rrethanë rënduese, edhe pse ligji e parashikon me një dënim nga 1 deri në 5 vjet burg. Por përtej aspektit penal, rënia e saj ka efekte të drejtpërdrejta në arkitekturën e pushtetit të Edi Ramës, ku ajo ishte konsideruar “krahu i djathtë” dhe njeriu më i besuar i kryeministrit në menaxhimin e tenderave publikë.
    Vizita misterioze e zyrtarit të DASH në SPAK
    Në të njëjtën ditë që SPAK shpalli Ballukun të pandehur, në selinë e këtij institucioni zbriti Mark Fleming, një nga zyrtarët më me ndikim të Departamentit Amerikan të Shtetit për rajonin. Takimi me kreun e SPAK-ut, Altin Dumani, u zhvillua në mënyrë të mbyllur për mediat, por sipas burimeve, në axhendë ishin hetimet për korrupsionin e lartë dhe ndërhyrjet në sektorët strategjikë të ekonomisë shqiptare. SHBA janë të shqetësuara për projektet që cënojnë sigurinë kombëtare dhe hapësirën infrastrukturore të vendit, për shkak të lidhjeve që disa kontrata shtetërore kanë me kompani të huaja me kapital të dyshimtë, përfshirë rrjete të afërta me interesa ruse. Për diplomacinë amerikane, këto marrëveshje përbëjnë rrezik strategjik, pasi cenojnë pavarësinë dhe ndikimin perëndimor në Shqipëri.
    Aeroportet dhe portet, aferat e Ballukut
    Në sfondin e këtij alarmi, dosja tjetër e nxehtë që është në vëmendjen e partnerëve ndërkombëtarë, ka të bëjë me aferën e Aeroportit të Vlorës, ku Prokuroria e Tiranës dhe SPAK ka hapur hetime. Dyshohet se kjo aferë po shihet me kujdes nga shërbimet inteligjente partnere dhe ekspertë të FBI-së. Hetimet e deritanishme kanë zbuluar se pas përplasjes me aksionerët, fshihet një zinxhir kompleks interesash që lidhen drejtpërdrejt me zyrtarë të lartë të qeverisë shqiptare, përfshirë Belinda Ballukun, si nyja që ka lejuar depërtimin e interesave të huaja në projekte të ndjeshme infrastrukturore. Ajo që ka ngritur alarmin në qendrat perëndimore është fakti se Aeroporti i Vlorës përbën një kapacitet logjistik me rëndësi gjeostrategjike në Mesdhe.
    Nëse kompanitë nën kontrollin e Pacollit apo bashkëpunëtorëve të tij përfundojnë në duar që lidhen me kapital rus apo euro-aziatik, rreziku nuk është më vetëm financiar apo korruptiv, por sigurisht kombëtar. Gjithashtu përfaqësues të opozitës kanë akuzuar Belinda Ballukun se nën drejtimin e saj Porti i Durrësit është kthyer në “strehë të sigurt për kartelet shqiptare të drogës”.  Përveç kësaj, ka akuza nga mediat gjermane ndaj Ballukut si e përfshirë në aferën e Portit të Durrësit, duke favorizuar një kompani kroate fiktive dhe me lidhje të mundshme kriminale në Ekuador dhe Kolumbi.
    Kujtojmë se SHBA, përmes të ngarkuarës me Punë në Tiranë, Nancy VanHorn, e kanë konsideruar së fundmi luftën ndaj organizatave kriminale dhe trafikimit të drogës si një nga prioritetet kryesore për SHBA dhe Shqipërinë. “Siç kanë treguar hetimet, kriminelët shqiptarë bashkëpunojnë me kartelet e Amerikës së Jugut, kartele që Presidenti Trump i ka përcaktuar si organizata terroriste; janë grupe që përmbytin Shtetet e Bashkuara dhe Europën me droga të paligjshme. Krimi dhe drogat e paligjshme kërcënojnë sigurinë tonë kombëtare dhe Presidenti Trump ka kërkuar që çdo politikë dhe dollar ndihme të çojnë përpara interesat e sigurisë kombëtare të Shteteve të Bashkuara”, është thënë qartë në mesazhet e SHBA për qeverinë dhe drejtësinë shqiptare.

  • Ndaj Ballukut do kërkohet masë shtrënguese’/ Çollaku: Është mbledhur bordi i m@fies, ndaj vonohet kërkesa!

    Ndaj Ballukut do kërkohet masë shtrënguese’/ Çollaku: Është mbledhur bordi i m@fies, ndaj vonohet kërkesa!

    Ndaj Ballukut do kërkohet masë shtrënguese’/ Çollaku: Është mbledhur bordi i m@fies, ndaj vonohet kërkesa!
    Gazetari Basir Çollaku shpreh sigurinë e tij, se ndaj numrit dy të qeverisë shqiptare, Belinda Balluku do të kërkohet një masë sigurie shtrënguese në Kuvend.
    I ftuar në edicionin e mesditës në Syri Tv, Çollaku thotë se një kërkesë e tillë duhet të kishte mbërritur tanimë në Parlament, në atë që e cilëson si emergjencë mos-vajtjen në zyrën e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë të Belinda Ballukut, e cila është marrë zyrtarisht e pandehur nga SPAK për Tunelin e Llogarasë.
    Sipas Çollakut, vonesa për masën shtrënguese të sigurisë ndaj zonjës Balluku, ka si prapaskenë përplasjen mes bandave, apo dhe ‘luftën’ që kryeministri Rama u ka shpallur prokurorëve të SPAK për të mos e hetuar.
    Lidhur me telefonatën që aludohet se kryeministri Edi Rama ka bërë përmes ish ministrit Ulsi Manja, për të kërcënuar prokurorin Dritan Prençi për hetimet ndaj zëvendëses së saj, Çollaku e konsideron një vepër penale për të cilën thotë se duhet të ngrihet akuzë për ndikim të paligjshëm, si ndaj Ramës ashtu dhe ndaj Manjës.
    SPAK duhet të vepronte me emergjencë, siç ishte rasti i Veliajt. Besoj se do shkojmë te masa e sigurisë për masë shtrënguese te Balluku, mendoj se do t’i drejtohet Kuvendit. Duhet të kishte mbërritur në Parlament, dhe emergjenca duhet të ishte mos-vajtja e saj në zyrë. S’po them për një deputet nën hetim e s’drejton institucione, drejton ministrinë që po hetohet dhe mld euro që dyshohet të jenë abuzuar. Oficerët e BKH duhet të shkojnë në ministrinë që drejton për të marrë leje. Është një përplasje bandash. Është mbledhur bordi i trafikut e mafies që mbështesin mazhorancën për të vonuar masën shtrënguese, që ka sjellë edhe presionin te prokurori. Telefonatën Rama e bëri për të mos e hetuar atë, kryeministrin.
    Verifikohet lehtësisht dhe shpejt, BKH, duhet të ketë një njësi, e ka që përgjon prokurorët e gjyqtarët, edhe për sigurinë e tyre apo dhe rastet kur bien pre e joshjes në konflikt me detyrën, kjo shkon si lëndë te drejtuesi. Zyrtarisht ne duhet ta kemi këtë telefonatë të përgjuar. Ata që s’e kanë kryer përgjimin e telefonatës kanë konsumuar vepër penale, nëse s’e kanë përgjuar. Me pasjen e këtij materiali, akuza është ndaj Ramës ‘për ushtrimin e ndikimit të paligjshëm’. E kanë atë material procedural dhe mund të ngrenë ndjekje penale për Ramën dhe Manjën, është kryer shqeto ndikimi i paligjshëm.
    SPAK e ka pasur akuzën të qartë për Belinda Ballukun që shkon nën akuzë për tunelin Llogarasë. Procedimet që u bashkuan, tregon që procedimet e nisura s’i përkasin vetëm tunelit. Tunel që ka errësirë në fund për të pandehurën e jo dritë. Tenderi është shpallur i fituar në Turqi e jo në Tiranë. Ata janë takuar bashkarisht në Turqi, tenderi i parë u anulua, u bë tjetri me 190 mln euro. Tenderin e ka shpallur fitues Rama,

  • Vokshi: Thirrja e Ballukut e vonuar, Rama do t’i lëshojë të gjithë, boll që ai të mos preket

    Vokshi: Thirrja e Ballukut e vonuar, Rama do t’i lëshojë të gjithë, boll që ai të mos preket

    Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, e quan të vonuar thirrjen e Ballukut në SPAK. 

    “Thirrja në SPAK e Ballukut ishte e vonuar, duhet të kishte ndodhur shumë kohë më parë. E thonë gjithë raportet ndërkombëtare që në Shqipëri ka korrupsion,” – u shpreh Vokshi, e ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News24.

    Deputetja demokrate theksoi se, kryeministri Edi Rama po synon të shpëtojë vetveten, duke i “sakrifikuar” bashkëpunëtorët e afërt.

    “Rama do t’i lëshojë të gjithë, boll që ai të mos preket. Balluku sërish po trajtohet me preferencë nga ana e SPAK,” shtoi ajo.
     

    Sipas Vokshit, kryeministri i ka kërkuar dorëheqjen.

    “Thuhet se pas daljes nga SPAK, Balluku shkoi te Rama. Ai i ka kërkuar dorëheqjen, por ajo nuk e ka pranuar. Si mund të hetohet një person që ka një akuzë për 190 milionë euro, vetëm një nga të shumtat? Balluku ka një mal me akuza nga PD dhe SPAK ka informacion voluminoz,” deklaroi Vokshi.

    Deputetja ngriti pyetjen pse ndaj Ballukut nuk po zbatohen të njëjtat masa që janë marrë ndaj zyrtarëve të tjerë për akuza më të vogla.

    “A mundet që persona të tjerë të jenë në arrest me burg apo shtëpie për akuza shumë më të vogla, ndërsa Balluku të lejohet të qëndrojë e lirë? Rama po e mban edhe pak, derisa të gjejë një zgjidhje për ta lëshuar,” tha ajo.Në përfundim, Vokshi kërkoi që Balluku të shkarkohet menjëherë nga detyra dhe të përballet me drejtësinë pa asnjë mbrojtje politike apo imunitet:

    “Balluku duhet të ishte shkarkuar nga detyra nga Edi Rama. Ta lironte nga detyra, meqë thotë ‘drejtësia ka punën e vet’. Le të përballet me akuzat pa mbrojtje dhe pa imunitet.”

     

  • “Pas Ahmetajt dhe Veliajt, radha e Ballukut”, Lala zbulon detajet: Provat janë të forta, pritet që të..

    “Pas Ahmetajt dhe Veliajt, radha e Ballukut”, Lala zbulon detajet: Provat janë të forta, pritet që të..

    Një ditë e ngarkuar ka qenë kjo e sotmja sa i përket përballjes së politikës me drejtësinë.
    Ndërkohë që në Gjykatën Kushtetuese shqyrtohet kërkesa e ish-kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj për mos shkarkimin e tij nga detyra, në Prokurorinë e Posaçme u paraqit zëvendës kryeministrja Belinda Balluku e cila u mos zyrtarisht e pandehur për veprën penale të “Shkeljes së barazisë në tendera”, lidhur kjo me Tunelin e Llogarasë.
    E ftuar në një studio televizive, gazetarja Klodiana Lala ka dhënë detaje në lidhje me atë që ka ndodhur sot.
    “Deri në momentin që do të paraqitej në SPAK konsiderohej person nën hetim, por kur merr dijeni për akuzën, konsiderohet zyrtarisht e pandehur. Kjo u vërtetua zyrtarisht edhe nga SPAK që bëri me dije se gjithçka lidhen në lidhje me tunelin e Llogarasë, kur fillimisht doli fitues firma Gjoka konstruksion, tender që u anulua vetëm pak më vonë. 5 muaj më vonë tenderi u fitua nga kompani turke, me një vlerë 50 mijë euro më shumë nga oferta që kishte dhënë fillimisht “Gjoka”. Ajo që ishte interesanti ishte fakti që në fund ndërtimet u bënë në realitet nga “Gjoka” pavarësisht se tenderin e mori kompania turke.
    Burime bëjnë me dije se janë të kryqëzuara me udhëtimet, bisedat telefonike, praktikën e tenderave dhe kanë krijuar panoramën që hetuesit besojnë se kanë arritur një provueshmëri të lartë lidhur me veprën penale”, tha ajo.
    Sipas Lalës mbetet në dorën e SPAK të vlerësojë nëse ekziston mundësia për të manipuluar apo ndikuar në prova.
    “Gra të cilat janë hetuar zakonisht kanë shkuar në masa të lehta sigurie. Rama u duk sikur kishte një distancim mbi komunikimin e akuzës ndaj Ballukut. Balluku është një grua shumë e fuqishme brenda PS, është numri 2 brenda PS, do të jetë edhe një luftë forcash brenda llojit, brenda PS”, tha ajo.

  • “Konflikt interesi i hapur”, Berisha denoncon: Avokatja dhe motra e Ballukut në SPAK, pa regjistrim ligjor mund të…

    “Konflikt interesi i hapur”, Berisha denoncon: Avokatja dhe motra e Ballukut në SPAK, pa regjistrim ligjor mund të…

    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka denoncuar një tjetër skandal që lidhet me ministren e Infrastrukturës, Belinda Balluku. Pamela Qirko, ish-anëtare e Vettingut, sot ishte në cilësinë e avokates së Belinda Ballukut në SPAK, ndërsa rezulton të jetë regjistruar vetëm dje në QKB si person fizik, pa asnjë lloj aktiviteti.
    Denoncimi i Berishës ka ardhur pas një mesazhi të dërguar në faqen e tij në Facebook.
    Pamela Qirko është motra e Belinda Ballukut dhe Altin Dumani e thërret ‘shefe’ pasi është ajo që i ka bërë vetingun.
    Reagimi i kryetarit të PD-së, Sali Berisha:
    Një pyetje shkatërruese nga qytetari dixhital.
    Pershendetje dr.
    Kush mund te me sqaroje se cfare veprimtarie ushtron subjekti Pamela Qirko, pasi Qendra Kombetare e Biznesit e evidention si subjekt tregtar pa objekt veprimtarie. Nese do te ushtron sherbime juridike perfshire edhe avokatine, pse nuk pasqyrohet nga Qendra Kombetare e Biznesit? Avokat i paregjistruar ne Qendren Kimbetare te Biznesit a mund te ushtroje aktivitet dhe te deklarohet si i tille para organeve te drejtesise?
    Ps. Pamela është regjistruar vetëm sot kur nuk u arrit anullimi i akuzës ndaj Lubisë.
    Pamela nga Altin Troplini thirret me nderim ‘Shefe’! Kjo sepse Pamela shefja ka bërë vetingun e tij me 4 shtëpi banimi, 3 të regjistruar në emër të tij, kurse në të katërtën banon me qira tek vjehrri. Ndaj dhe Altin Troplini e mbajti 3 muaj dosjen e Lubisë, motrës së ‘Shefes’?!

  • Berisha denoncon skandalin, motra e Ballukut u regjistrua vetëm dje pa objekt veprimtarie, Dumani e thërret ‘shefe’

    Berisha denoncon skandalin, motra e Ballukut u regjistrua vetëm dje pa objekt veprimtarie, Dumani e thërret ‘shefe’

    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka denoncuar një tjetër skandal që lidhet me Belinda Ballukun.

    Pamela Qirko, e cila sot ishte në cilësinë e avokates së Belinda Ballukut është regjistruar vetëm dje në QKB si person fizik, pa asnjë lloj aktiviteti.

    Denoncimi i Berishës ka ardhur pas një mesazhi të dërguar në faqen e tij në Facebook.

    Pamela Qirko është motra e Belinda Ballukut dhe Altin Dumani e thërret ‘shefe’ pasi është ajo që i ka bërë vetingun.

    Reagimi i kryetarit të PD-së, Sali Berisha:

    Një pyetje shkatërruese nga qytetari dixhital.

    Pershendetje dr.

    Kush mund te me sqaroje se cfare veprimtarie ushtron subjekti Pamela Qirko, pasi Qendra Kombetare e Biznesit e evidention si subjekt tregtar pa objekt veprimtarie. Nese do te ushtron sherbime juridike perfshire edhe avokatine, pse nuk pasqyrohet nga Qendra Kombetare e Biznesit? Avokat i paregjistruar ne Qendren Kimbetare te Biznesit a mund te ushtroje aktivitet dhe te deklarohet si i tille para organeve te drejtesise?

    —-

    Ps. Pamela është regjistruar vetëm sot kur nuk u arrit anullimi i akuzës ndaj Lubisë.

    Pamela nga Altin Troplini thirret me nderim ‘Shefe’! Kjo sepse Pamela shefja ka bërë vetingun e tij me 4 shtëpi banimi, 3 të regjistruar në emër të tij, kurse në të katërtën banon me qira tek vjehrri. Ndaj dhe Altin Troplini e mbajti 3 muaj dosjen e Lubisë, motrës së ‘Shefes’?!

  • Motra e Belinda Ballukut paraqitet në SPAK

    Motra e Belinda Ballukut paraqitet në SPAK

    PAMJE NGA NGJARJA

    TIRANË- Motra avokate e Belinda Ballukut, Pamela Qirko Balluku është paraqitu në Prokurorinë e Posaçme. Ndërkohë pritet që edhe zëvendëskryeministrja Belinda Balluku të paraqitet në SPAK, pasi Prokuroria i ka dërguar një fletëthirrje për t’u paraqitur pasditen e kësaj të premteje, rreth orës 15:00.

    Ballukut i është kërkuar nga SPAK që të paraqitet në ambientet e Prokurorisë në shoqërinë e një avokati, ndërsa deri tani nuk ka një komunikim zyrtar nga ana e ministres së Infrastrukturës dhe Energjitikës, nëse do ti përgjigjet pozitivisht thirrjes.

  • “Prokuroria mund të kërkojë shoqërim me forcë…”/ Thirrja për herë të dytë e Ballukut në SPAK, gazetarja sjell detaje

    “Prokuroria mund të kërkojë shoqërim me forcë…”/ Thirrja për herë të dytë e Ballukut në SPAK, gazetarja sjell detaje

    Teksa zv/kryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikës Belinda Balluku është ftuar sërish nga SPAK për t’u paraqitur pas mungesës të hënën në prokurorinë e posaçme, gazetarja, Klodiana Lala ka përcjellë informacione të reja në lidhje me këtë zhvillim.
    Mësohet se ajo është ftuar të paraqitet sot në orën 15:00, ku hetuesit dhe prokurori i posaçëm Dritan Prençi i kanë bërë me dije Ballukut përmes fletë thirrjes të jetë e shoqëruar me një avokat, që do të thotë se pritet që asaj t’i komunikohet akuza zyrtare.
    Nëse ajo refuzon në mënyrë të përsëritur të paraqitet në SPAK, kjo e fundit mund të kërkojë autorizim në Kuvend për shoqërimin e saj me forcë për t’u njohur me akuzën penale.
    Balluku është justifikuar se nuk mund të paraqitej më herët për shkak të axhendës zyrtare. Deri më tani ajo nuk ka paraqitur një argumentim të tillë për të mos u paraqitur në ambientet e prokurorisë.

  • Fletëthirrja e dytë/ SPAK i kërkon Belinda Ballukut të paraqitet sot për t’u njohur me akuzat

    Fletëthirrja e dytë/ SPAK i kërkon Belinda Ballukut të paraqitet sot për t’u njohur me akuzat

    Zv/kryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikës, Belinda Balluku është thirrur për t’u paraqitur në Prokurorinë e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (SPAK) ditën e sotme.
    Sipas fletëthirrjes së dorëzuar në adresë të numrit dy të qeverisë, Balluku duhet të paraqitet në SPAK në orën 15:00, ndërsa pritet që t’i komunikohen zyrtarisht akuzat e ngritura ndaj saj.
    SPAK po heton zv/kryeministren për shkelje të barazisë në tenderat që lidhen pikërisht me tenderat e Llogarasë, ku më herët janë arrestuar vartës të saj, si ish-kreu i ARRSH-së Evis Berberi i cili po hetohet dhe gjykohet për disa akuza dhe ish-zyrtarë të tjerë.
    Kjo është fletëthirrja e dytë drejtuar Ballukut, pasi herën e parë ajo nuk u paraqit në SPAK, sepse ndodhej jashtë vendit në një vizitë zyrtare. Sipas ligjit, nëse refuzohet edhe fletëthirrja e dytë për t’u paraqitur në Prokurorinë e Posaçme, kjo e fundit mund të kërkojë shoqërimin përmes policisë të subjektit nën hetim.