Tag: ballukut

  • Vendimi për Ballukun i diskutueshëm? Gazetari tregon kur Gjykata duhet t’i kërkojë leje Kuvendit

    Vendimi për Ballukun i diskutueshëm? Gazetari tregon kur Gjykata duhet t’i kërkojë leje Kuvendit

    Vendimi i GJKKO-së për pezullimin e Belinda Ballukut nga detyra ka sjellë reagime. Gazetari Poli Hoxha thotë se paçka zhurmës politike, vendimi gjyqësor është plotësisht i bazuar në ligj. Sipas tij opozita prej kohësh ka kërkuar dorëheqjen e Ballukut, por kurrë nuk ka kërkuar që gjykata të pezullonte një ministër. Sipas tij, situata është shfrytëzuar politikisht, ndërsa mazhoranca kërkon ta paraqesë vendimin si “puç kushtetues”, për të krijuar idenë se SPAK dhe GJKKO po synojnë qeverinë.
    Gazetari theksoi se ministrat dhe zëvendëskryeministrat nuk kanë imunitet, ndaj GJKKO ka të drejtë t’i vendosë masa sigurie pa kërkuar leje nga Kuvendi. Leje parlamentare kërkohet vetëm për masa si arresti me burg, arresti në shtëpi dhe kontrolli i banesës për deputetët, jo për ndalimin e daljes jashtë shtetit dhe pezullimin nga detyra.
    Sipas Hoxhës, gjykata ka vepruar brenda kufijve kushtetues dhe madje ka lënë hapësirë që hetimi të vijojë pa ndikim nga pozicioni i Ballukut, në një kohë kur ndaj saj po shtohen procedurat nën hetim. ”Vendimet nuk i merr SPAK-u, por gjykata. SPAK vetëm propozon. Kundërshtimet brenda 48 orëve dhe ankimi në Apel janë rruga ligjore. Nuk ka asnjë shkelje”.

  • Rrëzimi i Ballukut në këtë mënyrë ishte rruga që i shkaktonte më pak siklete Edi Ramës

    Rrëzimi i Ballukut në këtë mënyrë ishte rruga që i shkaktonte më pak siklete Edi Ramës

    Gazetari Klodian Tomorri komentoi pezullimin nga detyra të Zëvendëskryeministres dhe Ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku, pas vendimit të SPAK-ut. Sipas Tomorrit, mënyra se si u zgjodh procedura për pezullimin shmangu një situatë të sikletshme politike për kryeministrin Edi Rama.Tomorri u shpreh se nëse SPAK do të kishte ndjekur “rrugën klasike”, duke e çuar çështjen në parlament për heqjen e imunitetit, Rama do të përballej me dy zgjedhje të vështira: “Ose të hiqte mandatin e zëvendëses së tij, ose ta mbronte, duke hedhur në kosh të gjithë propagandën e reformës në drejtësi,” tha ai. Sipas gazetarit, varianti i ndjekur ,pezullimi i menjëhershëm nga detyra nga SPAK, ishte skenari që i krijonte më pak dëme politike kryeministrit.“Nuk e di nëse ka qenë e qëllimshme apo rastësi, por dyshoj, prandaj ekzistoj, tha Tomorri, duke shtuar se do të kishte qenë “shumë kurioz” të shihte se çfarë do të ndodhte nëse çështja do t’i shkonte parlamentit. Ai theksoi se një kërkesë zyrtare për heqjen e imunitetit do ta vendoste mazhorancën para një prove të vështirë politike, pikërisht për shkak të natyrës së çështjes dhe lidhjes së ngushtë të Ballukut me kryeministrin.Tomorri: Nëse ata do të zgjidhnin rrugën klasike dhe do të shkonin në parlament për të kërkuar heqjen e imunitetit. Pse? Sepse aty do të shikoni që Edi Rama do të vendosej para dy, zjarreve, para dy zgjidhjeve me, me shumë siklet. Ose të lëshonte dhe të hiqte mandatin e zëvëndësese së tij, ose ta mbante dhe të hidhte në kosh të gjithë, propagandën e reformës në drejtësi. E pra dashur pa dashur, unë nuk e di tani, kjo ka qenë e qëllimtë apo e rastësishme. Por, dyshoj prandaj ekzistoj, thotë ajo shprehja e famshme. Ky ishte varianti që i shkaktonte më pak deme kryeministrit. Pra, rrëzimi i Belinda Ballukut në këtë mënyrë ishte varianti dhe rruga që Edi Ramës i krijonte më pak siklete. Sepse unë thashë dyshoj prandaj ekzistoj. Sepse do të isha shumë kurioz… si do të sillej për ndryshe… do të isha shumë kurioz që të shikoja se çfarë do të ndodhte nëse kërkesa shkonte në parlament për heqjen e imunitetit. Pikërisht për shkak të asaj zgjidhje…

  • 7 orë takim me Ballukun, Rama largohet nga Kryeministria

    7 orë takim me Ballukun, Rama largohet nga Kryeministria

    PAMJE NGA VENDNGJARJA

    TIRANË- Kryeministri Edi Rama është larguar nga Kryeministria pas një takimi 7 orësh me zv.kryeministren Belinda Balluku. Numri dy i qeverisë dhe ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, ndodhej prej orës 12:15 në godinën e Kryeministrisë në një takim me Ramën, pasi GJKKO caktoi ndaj saj masat e sigurisë “pezullim nga detyra” dhe “ndalim dalje nga vendi”. 
    Teksa Rama është larguar, raportohet se makina e zv.kryeministres Belinda Ballukut ndodhet ende pranë ambienteve të kryeministrisë. 7 orë takim por ende nuk ka një reagim nga kreu i qeverisë, nëse ka shkarkuar Ballukun, apo nëse kjo e fundit ka dhënë dorëheqjen për postet në qeveri. Takimit Rama-Balluku iu bashkua edhe ish-ministri i drejtësisë Ulsi Manja.

    Prokuroria e Posaçme me anë të një njoftimi zyrtar ka zbardhur akuzat dhe rolin e Belinda Ballukut për shkeljet në dy tenderët me vlerë 210 mln euro për Tunelin e Llogarasë dhe Unazës së Madhe. SPAK zbardh edhe rolin e vartësve të saj, kreu të ARRSH, Gentian Gjyli dhe drejtorit aktual të KESH, Erald Elezi. Të dyve u është komunikuar masa e arrestit në shtëpi, ndërsa Ballukut i është komunikuar masa e pezullimit të detyrës dhe ndalimi i daljes jashtë shtetit. Balluku dhe vartësit akuzohen se kanë paracaktuar fituesit në dy tenderët./ZËRI

  • Pezullimi i Ballukut nga detyra, jehonë në mediat ndërkombëtare: Gjykata shqiptare shkarkon zv.kryeministren pas..

    Pezullimi i Ballukut nga detyra, jehonë në mediat ndërkombëtare: Gjykata shqiptare shkarkon zv.kryeministren pas..

    Pezullimi i zv.kryeministres Belinda Balluku nga detyra dhe bllokimi i pasaportës së saj me vendim të GJKKO ka bërë jehonë në mediat ndërkombëtare.
    GJKKO vendosi sot dy masa ndaj Ballukut; pezullimin e saj nga detyra dhe sekuestrimin e pasaportës, duke i ndaluar daljen nga territori i Shqipërisë, pasi ajo akuzohet për shkelje të barazisë në tendera.
    Lidhur me këtë Reuters ka publikuar një artikull me titullin “Gjykata shqiptare shkarkon zv.kryeministren pas akuzave për korrupsion”.
    reuters per ballukun
    Artikulli i plotë
    Një gjykatë në Shqipëri shkarkoi nga detyra zëvendëskryeministren Belinda Balluku të enjten, pasi ajo u padit nga prokurorët për rolin e saj të dyshuar në përzgjedhjen e një kompanie për të ndërtuar një tunel të financuar nga qeveria, tha gjykata në një deklaratë.
    Nuk pati asnjë reagim të menjëhershëm nga Balluku. Megjithatë, gjatë një seance parlamentare të mërkurën, ajo iu referua akuzave si “shpifje, insinuata, gjysmë të vërteta dhe gënjeshtra” dhe tha se do të bashkëpunonte plotësisht me gjyqësorin.Balluku, e cila shërbeu gjithashtu si Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, është një aleat i ngushtë i Kryeministrit të vendit, Edi Rama, i cili në fillim të këtij viti siguroi mandatin e tij të katërt radhazi.
    Gjykata Speciale e ngarkuar me luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar nuk dha më shumë informacion në vendimin e saj, “duke pasur parasysh se masa të tilla janë të natyrës konfidenciale”.
    Më 31 tetor, Prokuroria e Posaçme, SPAK, tha se kishte ngritur padi ndaj Ballukut për veprën penale të shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në një tender ose ankand publik.Akuzat lidhen me ndërtimin e një tuneli prej 5.9 kilometrash (3.7 milje) në pjesën jugore të Shqipërisë me një kosto prej afërsisht 190 milionë eurosh.
    Aktakuza, e parë nga Reuters, deklaroi se Balluku, në cilësinë e saj si ministre e infrastrukturës, ndikoi në mënyrë të papërshtatshme në vendimin në favor të kompanisë fituese. Aktakuza pretendonte më tej se ajo e bëri këtë në bashkëpunim me pesë anëtarë të tjerë të komisionit vendimmarrës.
    Shqipëria synon të anëtarësohet në Bashkimin Evropian deri në vitin 2030, por blloku i pasur po kërkon që vendi të bëjë më shumë për të luftuar krimin dhe korrupsionin.

  • LUBIA IKU/ Berisha për pezullimin e Ballukut: Ma thanë, por nuk e besova! Edi Rama donte të shpëtonte prej saj

    LUBIA IKU/ Berisha për pezullimin e Ballukut: Ma thanë, por nuk e besova! Edi Rama donte të shpëtonte prej saj

    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar për pezullimin nga detyrat publike të Belinda Ballukut me urdhër të GJKKO-së. Sipas Berishës, është Rama ai i cili dërgoi Belindën në përballje me drejtësinë.
    “Lubia iku siç ishte!
    Kronikë e një ngjarjeje të paralajmëruar!
    Miq, disa ditë më parë dëgjova se nga prokuroria do kërkohej dhe do vendosej pezullimi nga detyra i Lubi Ballukut. Ky lajm më duk thashethem dhe nuk e besova. Madje nuk e besova edhe pasi Rama në fjalën e tij i thoshte Belindës “duaje fatin tënd”, mbasi territorët e drejtësisë janë të ndara me territorët e PS. Pas kësaj deklarate që Rama e bëri vetëm për Lubinë, nuk kisha më asnjë dyshim se ai tashmë donte të shpëtonte sa më shpejt prej saj, mbasi ai dhe Lubia ngjisnin si: “keni parë s’keni parë, shkon një i vdekur me të gjallë.”
    Por ndonëse e di se Edi Rama në të gjithë qenien e tij çnjerëzore, nuk besoj se do zgjidhte formën më poshtëruese për të larë hesapet me njeriun që prej 25 viteve kishte ndarë çdo gëzim dhe hidhërim dhe që e kishte bashkëpunëtore luajale në çdo vjedhje. E vërteta është se dokumenta të pakundërshtueshme tregojnë se nuk ishte ai që hante fiq dhe kumbulla pas shpinës së Lubisë.
    Me të drejtë pyetja: pse Rama nuk i kërkoi Lubisë dorëheqjen, që do t’i jepte edhe ndonjë pikë? Pse ai nuk e shkarkoi siç i takonte, në rast se refuzonte dorëheqjen, por zgjodhi trajtimin e saj sikur të ishte magazinierja e Këshillit të Ministrave?
    Përgjigjja është vetëm një: atij nuk ia mbante! Nuk ia mbante sepse në dy aferat e mëdha, tunelin e Llogarasë dhe aeroportin e Vlorës, iniciator e vendimmarrës i vërtetë është Rama dhe jo Lubia.
    Por a shpëtoi Rama me këtë akt makbethian ndaj bashkëpunëtores së tij më të afërt? Jo dhe jo!”, shkruan Berisha.

  • GJKKO pezulloi zv.kryeministren nga detyra/ Berisha zbulon porosinë që Rama i dha Ballukut

    GJKKO pezulloi zv.kryeministren nga detyra/ Berisha zbulon porosinë që Rama i dha Ballukut

    Postimi i Berishës:
    Lubia iku siç ishte! Kronikë e një ngjarjeje të paralajmëruar! Miq, disa ditë më parë dëgjova se nga prokuroria do kërkohej dhe do vendosej pezullimi nga detyra i Lubi Ballukut. Ky lajm më duk thashethem dhe nuk e besova. Madje nuk e besova edhe pasi Rama në fjalën e tij i thoshte Belindës “duaje fatin tënd”, mbasi territorët e drejtësisë janë të ndara me territorët e PS. Pas kësaj deklarate që Rama e bëri vetëm për Lubinë, nuk kisha më asnjë dyshim se ai tashmë donte të shpëtonte sa më shpejt prej saj, mbasi ai dhe Lubia ngjisnin si: “keni parë s’keni parë, shkon një i vdekur me të gjallë.”
    Por ndonëse e di se Edi Rama në të gjithë qenien e tij çnjerëzore, nuk besoj se do zgjidhte formën më poshtëruese për të larë hesapet me njeriun që prej 25 viteve kishte ndarë çdo gëzim dhe hidhërim dhe që e kishte bashkëpunëtore luajale në çdo vjedhje. E vërteta është se dokumenta të pakundërshtueshme tregojnë se nuk ishte ai që hante fiq dhe kumbulla pas shpinës së Lubisë. Me të drejtë pyetja: pse Rama nuk i kërkoi Lubisë dorëheqjen, që do t’i jepte edhe ndonjë pikë? Pse ai nuk e shkarkoi siç i takonte, në rast se refuzonte dorëheqjen, por zgjodhi trajtimin e saj sikur të ishte magazinierja e Këshillit të Ministrave?
    Përgjigjja është vetëm një: atij nuk ia mbante! Nuk ia mbante sepse në dy aferat e mëdha, tunelin e Llogarasë dhe aeroportin e Vlorës, iniciator e vendimmarrës i vërtetë është Rama dhe jo Lubia. Por a shpëtoi Rama me këtë akt makbethian ndaj bashkëpunëtores së tij më të afërt? Jo dhe jo!

  • Çfarë po ndodh pas dyerve të kryeministrisë? Balluku 5 orë në takim me Ramën

    Çfarë po ndodh pas dyerve të kryeministrisë? Balluku 5 orë në takim me Ramën

    Belinda Balluku

    TIRANË-Numri dy i qeverisë dhe ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, ndodhet prej pesë orësh në godinën e Kryeministrisë, pasi GJKKO caktoi ndaj saj masat e sigurisë “pezullim nga detyra” dhe “ndalim dalje nga vendi”. Zv.kryeministrja Balluku po vijon takimin me kryeministrin Rama në godinën e qeverisë prej orës 12:30, ndërsa kryeministri deri më tani nuk ka ende asnjë reagim. Takimit Balluku-Rama, i është bashkuar prej më shumë se një ore edhe ish-ministri i drejtësisë Ulsi Manja.
    Përveç akuzës për ‘shkelje të barazisë në tendera’ për tunelin e Llogarasë njoftuar më 31 tetor, dosja hetimore e Ballukut është ngarkuar dhe me një çështje tjetër, atë të ndërtimit të Unazës së Madhe, Loti 4. Me vendim të gjyqtarit Erion Çela, Ballukut i është ndaluar ushtrimi i funksioneve publike si dhe dalja jashtë vendi. Politikania socialiste është funksionarja më e lartë publike në detyrë, që është marrë e pandehur nga Prokuroria e Posaçme. 
    Përveç saj, Gjykata e Posaçme miratoi dhe masën e arrestit të shtëpisë për drejtorin e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Gentian Gjyli dhe kreun e Korportatës Energjitike Shqiptare, Erald Elezi.
    Nuk dihet sesa mund të zgjasë takimi në kryeministri, ndërsa Partia Mundësia është vendosur para godinës, ku me pankarta në duar kërkojnë dorëheqjen e Belinda Ballukut./ZËRI

  • Pezullimi nga GJKKO, reagon Bardhi: Shkarkimi i Ballukut dhe dorëheqja e Ramës, rruga për drejtësi

    Pezullimi nga GJKKO, reagon Bardhi: Shkarkimi i Ballukut dhe dorëheqja e Ramës, rruga për drejtësi

    Kryetari i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka reaguar pasi GJKKO vendosi 2 masa sigurimi ndaj Belinda Ballukut.
    Bardhi shprehet se kjo është fitore për qytetarët të cilëve u janë vjedhur taksat.
    ”Tē humburit e medhenj janë Edi Rama e Belinda Balluku, dhe duartrokitësit e tyre në Kuvend, të cilët humbën rastin për të treguar se janë në nivelin e qytetarëve të vendit. Ata në asnjë moment nuk manifestuan përgjegjësi dhe moral. Madje tentuan me forcë të mbrojnë aferat e të mbanin me thonj postin për të penguar drejtësinë. Dhe sot u turpëruan”, shprehet Bardhi.
    REAGIMIRënia e Belinda Ballukut është çelje kapitulli, jo përrallat e Ramës!
     
     
    Sot është një ditë e mirë për luftën ndaj korrupsionit, për llogaridhënien dhe transparencën. Të fituar janë qytetarët e dëmtuar në taksat e tyre të vjedhura, të fituar janë ata që luftuan e denoncuan.
    Tē humburit e medhenj janë Edi Rama e Belinda Balluku, dhe duartrokitësit e tyre në Kuvend, të cilët humbën rastin për të treguar se janë në nivelin e qytetarëve të vendit. Ata në asnjë moment nuk manifestuan përgjegjësi dhe moral. Madje tentuan me forcë të mbrojnë aferat e të mbanin me thonj postin për të penguar drejtësinë. Dhe sot u turpëruan.
    Ky i sotmi është një hap i mire. Por drejtesia për abuzimet qindra milioneshe në vendin më të varfër të Europës, për krimet elektorale, për mbajtjen e pushtetit me dhunë, për lidhjet me krimin, ka ende rrugë përpara për të bërë.
    Ne do të qëndrojmë deri në fund, derisa shqiptarët të çlirohen nga këta uzurpatorë të korruptuar. Shkarkimi i menjëhershëm i Belinda Ballukut dhe dorëheqja e Edi Ramës, janë e vetmja rrugë për të çliruar Shqipërinë nga sistemi i korruptuar qeverisës që është ndërtuar në këto 12 vite.

  • Pezullimi i Ballukut/ Partia “Mundesia” protestë para kryeministrisë (VIDEO)

    Pezullimi i Ballukut/ Partia “Mundesia” protestë para kryeministrisë (VIDEO)

    Pas vendimit të GJKKO për pezullimin e Belinda Ballukut, dhe takimit të saj prej më shumë se tre orësh me Kryeministrin Edi Rama dhe ish-ministrin e Drejtësisë, Ulsi Manja, Partia “Mundësia” dhe mbështetësit e saj dolën në një protestë para Kryeministrisë.
    Demonstruesit kërkojnë transparencë dhe llogaridhënie mbi vendimet e fundit të qeverisë, ndërsa situata në zonën e qeverisë mbetet e tensionuar.
    Ky zhvillim vjen pas një periudhe të ngjeshur politike ku masat e GJKKO-së ndaj Ballukut kanë shkaktuar reagime të shumta nga partitë opozitare dhe komuniteti qytetar.