Gazeta Standard është portali zyrtar i gazetës se përditshme “Standard”. Parimi ynë është informimi i thelluar i mbeshtetur ne objektivitet dhe investigim. “Behu pjese e lajmit”- eshte motoja jone kryesore qe fton lexuesit te jene pjese e jona
Tag: ballukun
-

‘Lubi Balluku gëlltiti 24 mln euro për 1 km rrugë’, Këlliçi: Qeveria Rama po shkatërron Shqipërinë
Belind Këlliçi, anëtar i Kryesisë së Partisë Demokratike, ka marrë pjesë në prezantimin e programit elektoral të PD-së në Pallatin e Kongreseve, gjatë Kuvendit Kombëtar të Partisë. Në fjalimin e tij, Këlliçi theksoi mospëlqimin e qytetarëve ndaj qeverisë aktuale dhe fokusoi kritikat ndaj disa emrave të rëndësishëm të kabinetit të Edi Ramës.
Këlliçi ka ironizuar dhe përbuzur premtimet e Partisë Socialiste, duke theksuar se qytetarët e Tiranës e kanë përbuzur “tallavanë e PS-së”, duke i kundërshtuar premtimet e paplotësuara të qeverisë. Ai e kritikoi qeverinë për paaftësinë e saj në realizimin e angazhimeve dhe për krijimin e problemeve të reja për qytetarët.
Një pjesë e rëndësishme e fjalës së Këlliçit ishte edhe kritika për Belinda Ballukun, ministren e Infrastrukturës. Këlliçi e akuzoi atë për shpenzime të dyshimta dhe korrupsion. Ai e etiketoi Ballukun si “Lubi”, duke theksuar shpenzimet abuzive, siç ishte “gëlltitja e 24 milionë euro për çdo kilometër rrugë”.
Këlliçi theksoi gjithashtu akuzat për abuzime me tokat e fermerëve dhe përpjekjet për të pasuruar pasardhësit e pushtetarëve. Ai akuzoi Ballukun për përfshirje në projekte të dyshimta, si investimet në parqe fotovoltaike, si dhe blerja e termocentraleve Tigri 1 dhe 3, me vlerë 100 milionë euro.
Këlliçi mbylli fjalimin e tij duke theksuar se PD është alternativa e vërtetë qeverisëse, që do të sjellë një ndryshim në drejtim të një qeverisjeje më transparente dhe të përgjegjshme.
Këlliçi: Përse u përbuz tallavaja e sotme? Sepse Edi Rama u premtoi shqiptarëve Lubi Ballukun, e cila pasi gëlltiti 24 milionë euro për km, i turret takave të fermerëve për të gostitur të pangopurit e 5B me paqe fotovoltaike.
Ndërsa për dëfrim mban tigrin 1 dhe tigrin 3 në kafazin lundrues që vlen 100 milionë euro.
Duke prezantuar programin, Këlliçi u shpreh se PD nuk është vetëm një forcë politike opozitare denoncuese e qendrestare, por sipas tij “alternative qeverisëse e besueshme”.
“Për cilindo që shfaq skepticizëm për programin tonë, ne ju themi se paratë janë këtu në këtë, burime, njerëzit punëtorë janë këtu. Ajo që mungon është vullneti për të ngritur në piedestal këtë vend. Dëshira për të qeverisur në mënyrë demokratike. Ndërhyrja e parë e PD-së është paketa e emergjencës”, tha ai -

“12 milionë me hajdutin”, Berisha godet Ballukun për kontratat e Unazës së Re: 14 kontrata,miliona dhe një tender për..
Kreu i PD-së Sali Berisha akuzoi zv.kryeministren dhe ministren e Energjisë dhe Infrastrukturës Belinda Balluku se ka vjedhur me paratë e shqiptarëve.
Gjatë një bashkëbisedimi me banorë të Depos së Ujit në kryeqytet, ai u ndal tek investimet në Unazën e Tiranës, që sipas tij për 13 km rrugë e ndanë në 14 kontrata për të vjedhur 12 milionë euro së bashku me Edi Ramën.“Është një vjedhje e tillë sa tejkalon cdo imagjinatë. Sot ky është kryeqyteti në të cilën për objektin publik për ndërtimin e djegësit të kryeqytetet nga taksat e shqiptarëve janë dhënë 130 mln euro dhe nuk ka gjurmë. Edhe paratë nuk kanë gjurmë se kanë shkuar në kontot e Ramës dhe suitës së tij. Sot me një dorë vetëm në unazën e Tiranës për ndërtimin e 13 km e ka ndarë në 14 kontrata. Ju garantoj që në botë një tenderim i tillë nuk gjendet. Është ndarë në 14 kontrata sepse cdo km i saj është ndërtuar me 17 mln euro. Në cdo km ju garantoj se Rama me Ballukun kanë ndarë më hajdutin minimumi 12 mln. Segmentet e ndërtuara nga ne që janë plot vepra arti kanë kushtuar 3.8 mln km. I bie që tani të kushtojnë jo 3.8, por 4.1 mln euro km. Këta e ndërtuan me 17 milionë. Ja pse e copëtoi rrugën në mënyrën më të paimagjinueshme”, tha Sali Berisha.
Po ashtu ish kryeministri u ndal edhe tek tenderi më i fundit i Belinda Ballukut për të larë makinën e saj. Berisha u shpreh se nuk eshte degjuar ndonjëherë që të bësht tender 10 mijë euro në muaj për të karë makinen.
“Dje mediat publikuan sesi ky person. Imagjonin pak, paguan për pastrimin e makinës së vet tenderin 10 mijë euro në muaj. Nuk kisha dëgjuar kurrë. Sot për makinën e vet ka prokuror lavazhin me të cilën ndan paratë për pastrimin e makinës së saj 10 mijë euro në muaj. Nuk ka përçmim më të madh sesa tu bësh qytetarëve të tu nëse ti i lejon vetes akte të tilla. Nuk kisha dëgjuar kurrë. Madje edhe me minuta sa duhet të presë makina e saj. Por kjo, cdo gjë e ndan me Edi Ramën, përndryshe ajo nuk qëndronte aty 4 minuta”, tha ai.
Berisha e akuzon Ballukun edhe për fshehjen e zhdukjes se 130 milione eurove të inceneratorit te Tiranes.
“Ajo kishte detyrë të supervizonte detyrë punimet e djegësit. Kishte në ministrinë e saj një njësi që kishte detyrë të ndiqte punimet. 6 vite resht nuk bëri asnjë raport, sepse paratë zhdukeshin dhe e dinte që shkonin te Edi Rama”,u shpreh kryedemokrati Berisha.
-

“Veliaj i zhgënjyer me PS”, Bushati: Ai i quan Ballukun dhe Manjën armiq personalë
I ftuar në intervistën e ditës, analisti Andi Bushati tha se një nga përgjimet lidhur me Erion Veliajn ka të bëjë me një deklaratë që ai ka bërë në komunikim e sipër me bashkëshorten dhe vëllain e tij, ku shprehu se duhet bërë presion këto katër ditë përpara se Gjykata e Apelit të merrte vendimin, ndryshe do të përfundojë para Gjykatës së Lartë pas zgjedhjeve.
Bushati theksoi se, ky zhvillim tregon një shqetësim të thellë nga Veliaj për situatën e tij dhe një ndjesi tradhtie nga miqtë dhe shokët e tij politikë të PS.
Bushati analizon më tej tensionet politike që kanë lindur pas arrestimeve të Veliajt, duke akuzuar disa ministra të kabinetit Rama, si Belinda Ballukun dhe Ulsi Manjën, për lidhje të mundshme me arrestimin e Erion Veliajt.‘Këta janë bërë armiq personalë të Veliajt, sepse nuk duan Veliajn, apo kryebashkiakun, dhe, siç ka thënë dhe vetë Manja, “urdhri është dhënë diçka më lart”.’- u shpreh ai
Andi Bushati:
Kam parë që Erion Veliaj i ka thënë bashkëshortes së tij dhe vëllait të tij se duhet bërë presion këto katër ditë përpara se Gjykata e Apelit të merrte vendimin. Ai thekson se këto janë katër ditë të rëndësishme për të mundur të lirohet, pasi më pas mund të shkojë në Gjykatën e Lartë dhe çështja mund të zgjasë pas zgjedhjeve.
Çfarë po shohim këtu? Ndryshe nga pritshmëritë, Veliaj kishte shpresuar se do të lirohej në Apel. Pra, kemi të bëjmë me një individ të burgosur, të zhgënjyer dhe, deri diku, të tradhtuar. Ai priste lirohet dhe dëshironte të bënte presionin e fundit me KLGJ-në, deputetët dhe mediat pranë tij.
Pyetja që shtrohet është: kush i ka mbajtur gjallë këto pritshmëri dhe kush e ka tradhtuar? Veliaj vetë tregon se kishte pasur pritshmëri më të mëdha nga PS. Nëse pranojmë logjikën se Veliaj kishte këtë shpresë dhe priste që shokët e tij jashtë do të bënin diçka, por kjo nuk ka ndodhur, atëherë mund të përfundojmë se jemi në fazën e një tradhtie nga miqtë e tij politikë. Dikush e ka “shitur” ose dorëzuar Veliajn.
Kur ai u arrestua për herë të parë, ai dhe mediat pranë tij akuzuan Belinda Ballukun për komplot. Herën e dytë, përgjimet tregojnë se ai po akuzon Ministrin e Drejtësisë, Ulsi Manjën, për të cilin përdor epitete të ashpra. Pra, kemi dy ministra të kabinetit Rama, ndaj të cilëve Veliaj ndihet i tradhtuar. Këta janë bërë armiq personalë të Veliajt, sepse nuk duan Veliajn, apo kryebashkiakun, dhe, siç ka thënë dhe vetë Manja, “urdhri është dhënë diçka më lart”. -

“Darkon me biftek 1 mijë euro”, Berisha sulmon Ballukun: 1 km rrugë kushton 10 herë më shumë, paratë e shqiptarëve po..
Kryedemokrati Sali Berisha teksa akuzoi Belinda Balluku se ka abuzuar me investimet në infrastrukturë tha se kur PD të vijë në pushtet do të ndërtojnë me çmime reale dhe se paratë e shqiptarëve nuk do të shpërdorohen.
Kreu i PD akuzoi Ballukun se porosit biftek 1 mijë euro, ndërsa deklaroi se 12 miliardë eurot të investuara në infrastrukturë nuk dihet ku kanë shkuar.
Ai tha se kjo qeveri ndërton 1 km rrugë me një kosto 10 herë më të lartë sesa duhet të ishte.
“Ulet ministrja në darkë, porosit Lubia biftekun 1 mijë euro. Ju nuk e dini por gjyshit të saj, Enver Hoxha ja nxori për hundësh kecin. Ajo sheh shefin e vet që hap shishe vere 33 mijë euro, sa 200 pensione. Shkon në ndeshje sporti me 28 mijë euro bileta.
Rama me Ballukun kanë shpenzuar 12 miliardë euro për infrastrukturë. Ku janë? Ju tregoj unë ju. Rrugë kombëtare nga Hani i Hotit deri në Gjirokastër, nga Tirana në Elbasan, nga Korca në Qafë Pllocë kanë kushtuar 1 miliardë e 900 milionë. Kaq kanë kushtuar. Tani po të ndërtoheshin këto rrugë kombëtare do të kushtonin 30% më shumë. Kaq është rritur çmimi i ndërtimit. Por këtyre 1 km rrugë u kushton 10 herë më shumë. Ne do ndërtojmë me çmime reale dhe nuk do shpërdorohen paratë tuaja”, tha Sali Berisha.

