Tag: ballukun

  • Skandalozja, që kemi Ballukun në ofiq: As jep dorëheqje dhe as shkarkohet nga KM Rama

    Skandalozja, që kemi Ballukun në ofiq: As jep dorëheqje dhe as shkarkohet nga KM Rama

    Nga Genc Pollo

    Çfarëdo vendimi të marrë Gjykata Kushtetuese në ditët e ardhme gjëja më e rëndësishme, dhe njëkohësisht më skandaloze, është që kemi Ballukun në ofiq: as jep dorëheqje e as shkarkohet nga KM Rama.Nuk ka ndodhur ndonjëherë më parë: kemi raste plot të ministrave të dorëqur për shkaqe pa lidhje me detyrën (Sokol Nako, Ilir Rusmali, etj.) ose shkaqe të lidhur me detyrën (p. sh. dora vetë S. Tahiri). Në të tëra këto raste dorëheqjesh, me sa më kujtohet, ministri nuk ishte marrë i pandehur për një vepër penale (aq më pak për vepër penale gjatë të kryer në ushtrim të detyrës).Një vëzhgues i thukët shkruante para pak ditësh se mos kemi të bëjmë me një brez politikanësh të rinj që kanë formim karakterial e politik më problematik se brezi që hyri në politikë në fillim të v90. Ai sillte si shembull Veliajn e Ballukun. Mund të shtohet Xhaçka e të tjerë. Ky nuk është problem i vogël.Por me radhë: reagimi verbal i Veliajt mbasi i plasën skandalet ishte se “në këtë vend nuk t’a falin suksesin”. Reagimi i qytetarëve me dinjitet ishte protesta javore deri sa veproi gjyqësori. PS, nga i pari tek i fundit, nuk tha një fjalë se me këto horrllëqe që provon akuza nuk mund të mbahet posti i kryebashkiakut (fajësia/pafajësia sqarohen nga gjykata në fund të proçesit penal; nuk kanë lidhje, nuk ka sesi të kenë lidhje, me mbajtjen e postit).Balluku nuk është e verbalisht e dhunshme ndaj magjistratëve si Veliaj por me shfaqjet publike të saj këto pesë javë është po aq e paturpshme. Edhe në rastin e saj askush në PS nuk flet se ajo mund të mbajë postin me këto që ndodhën e që dolën sheshit. Madje jo aty pak vetë me ligësi të heshtur vështrojnë Edi Ramën e pafuqishëm duke fëlliqur veten teksa firmos si avokat i ministres nën akuzë.Për qytetarët me dinjitet opsionet janë dy: ose të protestojnë në bulevardin e ftohtë e me shi, ose të rehatohen si derr i kënaqur në shtëpi.

  • Gjykata Kushtetuese vendos sot për Ballukun

    Gjykata Kushtetuese vendos sot për Ballukun

    Gjykata Kushtetuese do të vendosë sot nëse do ta kalojë për shqyrtim ankimimin e qeverisë për pezullimin nga detyra të Belinda Ballukut si ministre dhe zëvendës kryeministre nga GJKKO. Vendimi duhej të ishte marrë disa ditë më parë, por shqyrtimi i kërkesës u shty për më 2 dhjetor.
    Pengesë u bë largimi nga gjykata e Holta Zaçajt, e cila u zëvendësua nga Asim Vokshi. Zacaj ishte pjesë e Kolegjit që do të trajtonte në dhomë këshillimi dosjen “Balluku” dhe gjyqtarja, që e zëvendësoi, Marsida Xhaferllari, kërkoi kohë që të njihej me aktet.

    Pritet që më së pari, Gjykata Kushtetuese t’i japë një përgjigje kërkesës së kryeministrit Rama i cili, fillimisht do që Belinda Balluku të rikthehet në detyrë dhe pezullimi i saj të rrëzohet.

    Pasi GJKKO e pezulloi Ballukun nga detyra, kryeministri Edi Rama vendosi të mos e shkarkojë atë nga posti i zv.kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës, por i hoqi të drejtën e firmës ndërsa iu drejtua Kushtetueses. Qeveria kërkon të zgjidhet mosmarrëveshja e kompetencave e krijuar mes saj dhe GJKKO-së dhe shfuqizimin e vendimit për pezullimin nga detyra.

  • Bushati: Rama s’do ta lëshojë Ballukun se janë bashkëpunëtorë!

    Bushati: Rama s’do ta lëshojë Ballukun se janë bashkëpunëtorë!

    Bushati: Rama s’do ta lëshojë Ballukun se janë bashkëpunëtorë!
    Analisti Andi Bushati ka deklaruar mbrëmjen e sotme se çështja e pezullimit të Ballukut është sipas tij një problem moralo-politik që lidhet drejtpërdrejt me integritetin e qeverisjes.
    Sipas Bushatit, një ministër i akuzuar për korrupsion duhet të largohet menjëherë nga detyra, ndërsa shton se Rama po e mbron Ballukun për interesa të vetat.
    Sipas tij Rama s’do ta lëshojë Ballukun se janë bashkëpunëtorë.
    “Debati po na imponohet si një debat juridik, ndërkohë që është një debat moralo-politik. Një ministër që akuzohet për hajdut duhet të iki dhe këtu s’ka më as konflikt kompetencash, as çështje imuniteti, asnjë gjë. Pra, është guri i parë që s’do Rama ta lëvizi, që një njeri që dyshohet, është kapur me fakte dhe dyshohet se ka vjedhur, ka zhdukur 50 milionë euro, duhet të iki. Ose duhet ta heqësh dhe këtu s’kemi më debat juridik. Ngaqë do duhet zhytur, heshtur, mbyllur ky debat moralo-etik, neve zihemi nëpër studio për debatin juridik, për kushtetueshmërinë e të tjera.
    E dyta, çfarë më bëri përshtypje duke dëgjuar Ramën. Çfarë thotë Rama? Rama thotë, dëgjo thotë, s’ndodh në asnjë vend të ë Evropës, të botës po të doni ju, që gjykatësit dhe prokurorët t’i rrëmbejnë qeverisë një ministër duke hyrë në kompetencat e një pushteti tjetër.Po t’i shtojmë kësaj të parës, që këtu pezullimi duket si, duket si ndonjë sakrilegj i madh që ju bë Ballukut. Edhe fjalët që thotë, në fakt ato i thotë pa zemër, por që gjithsesi i ka shqiptuar po ai, për Veliajn. Ah, s’merret thotë një kryetar në detyrë pa qenë i dënuar me vendim të formës së prerë. Pra, Veliaj që s’ka imunitet, nuk merret dhe çojeni në zyrë i thotë Rama. Ballukun mos ma hiqni nga zyra dhe këtu ka shumë teori që thonë që ore po e kërcënon Balluku, jo Rama s’do ta lëshojë Ballukun se janë bashkëpunëtorë. Mua më duket më e thellë. Rama thjesht thotë, Veliaj në zyrë të kthehet. Balluku mos pezullohet dhe të vazhdojë të punojë. Shkurt, deviza është, ore na lini të vjedhim. Pra, këtu nuk është çështje Balluku. Këtu është, mos më shqetësoni kur jam duke vjedhur. Ke parasysh kur je duke bërë ndonjë punë edhe dikush të bërtet ose të grricet te veshi? Hiqmu qafe se jam duke punuar’,- është shprehur Bushati në Syri TV.

  • Ballukun nuk e lëshoj, Rama i frikësuar: Nuk po i bëj presion Kushtetueses, po mbroj veten…

    Ballukun nuk e lëshoj, Rama i frikësuar: Nuk po i bëj presion Kushtetueses, po mbroj veten…

    Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj deklaratave të liderit të opozitës, se ai po i bën presion Gjykatës Kushtetuese, lidhur me padinë për të rrëzuar pezullimin e zv.kryeministres, njëherësh ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.

    Pas shpjegimeve të detajuara nga Berisha të të vërtetave dhe mashtrimeve të Ramës dhe denoncimit të përpjekjeve të tij për të bërë presion dh ndikuar në vendimmarrjen e GJK, Rama në një mesazh të gjatë në rrjetet sociale është munduar që të mohojë presionin ndërkohë që këmbëngul se Gjykata Kushtetuese nuk duhet të pranojë vendimin për pezullimin e Ballukut. Pra vijon ti bëjë presion GJK.

    Rama tha se ai nuk po i bën presion Kushtetuese, por se është për parimin e mos cenimit të balancës mes pushteteve.

    “E kam ankimuar unë, natyrisht si kryeministër jo si Edi Rama. Për parimin e mos cënimit të balancës mes pushteteve. Kjo është betejë institucionale gjyqësore, atë që nga Komisioni i Venecias quhet shkelje e kufijve ndarëse të pushteteve”. “Unë jam palë, nuk i bëj presion askujt”, u shpreh Rama duke barazuar veten me Belindën e cila në dukje është më e qetë se Rama. Edhe pse akuzat për të janë shumë të rënda. Ajo siç duket, duhet të ketë ndonjë argument bindës për drejtësinë që e frikëson shumë Edi Ramën.

    Sipas kreut të qeverisë, “pezullimi do krijonte precedent të rrezikshëm, real dhe kërcënues”. “Të pezullosh një ministër, do thotë ta asgjësosh pa afat”. “Nëse ministri pezullohet, zv.ministri nuk e ushtron dot autoritetin ekzekutiv që kushtetuta ia jep vetëm ministrit”. Ky është halli i madh i Ramës. Që ngjan si qesharak, por që fsheh pas kuintave një hall të madh të tijin personal. Ai nuk po mbron Ballukun, po mbron veten. Dhe mesazhi i gjatë sërish kërcënues për GJK është vijim i një strategjie të tillë.

    Por nuk harron që me mesazhet e tij, me deklaratat e tij dhe me propagandën të cilën e ka profesion të mundohet të largojë vëmendjen nga të vërtetat për të cilat foli edhe lideri i opozitës kur premtoi edhe një denoncim për Edi Ramën.

    “As nuk dua t’i hyj fare dokrrave dhe teorive konspirative për betejën ligjore. Këtu nuk është fjala për Belinda Ballukun, por mbrojtjen e kufijve kushtetues të pushteteve”, tha Rama.

    Në mesazhin e tij të gjatë përveç frikës u vu re edhe shtimi i dozës së presionit ndaj drejtësisë për hetimin ndaj Ballukut. Sjellje që për një kryeministër në një vend normal do të kishte marrë përgjigjen e menjëhershme nga drejtësia. Por që në demokracinë e bandave më të cilat ai qeveris nuk është shumë e lehtë të sanksionohet.

  • “Të përballej me drejtësinë e dorëhequr”, Gjekmarkaj reagon ashpër: Rama mbron Ballukun, shkel standardet morale

    “Të përballej me drejtësinë e dorëhequr”, Gjekmarkaj reagon ashpër: Rama mbron Ballukun, shkel standardet morale

    Nënkryetari dhe deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj, i ftuar në një  emision televiziv, komentoi zhvillimet e fundit lidhur me Belinda Ballukun, e cila është zyrtarisht e pandehur nga SPAK dhe e pezulluar nga detyra si zv/kryeministre dhe ministre me vendim të GJKKO-së. Gjekmarkaj tha se ky rast duhet parë në tre dimensione kryesore: drejtësor, politik dhe moral.

    Sipas tij, komponenti i parë lidhet me drejtësinë, e cila duhet të veprojë pa asnjë lloj presioni. “Rasti i Ballukut ka një komponent penal dhe administrativ që është çështje procedurash. Ka rëndësi që mbi drejtësinë të mos ketë asnjë lloj influence,” u shpreh Gjekmarkaj, duke theksuar rëndësinë e pavarësisë së institucioneve të reja të drejtësisë.

    Ai më pas ndaloi tek komponenti politik, ku kritikoi mënyrën se si qeveria ka reaguar ndaj zhvillimeve. “Balluku, për faktin se është e pandehur për çështje të ndryshme, duhej të dorëhiqej dhe të përballej me drejtësinë. Kjo nuk ndodhi. Nëse nuk do ta bënte ajo, duhet ta bënte kryeministri Rama. Por ai bëri të kundërtën, duke rrëzuar aksiomën që vetë ka shprehur për drejtësinë e re gjatë këtyre viteve,” deklaroi deputeti demokrat.

    Për Gjekmarkajn, komponenti i tretë, ai moral, është edhe më shqetësues. Ai akuzoi qeverinë për mungesë përgjegjshmërie përballë rasteve të korrupsionit. “Moraliteti nuk ka funksionuar mbi këtë qeveri. Marrja e përgjegjësisë për korrupsionin është një standard që Rama duket se nuk mund ta mbajë. Mesa duket, atij i është e pamundur edhe t’i kërkojë dorëheqjen Ballukut,” tha ai.

    Në këtë kuadër, Gjekmarkaj njoftoi se PD ka nisur platformën e re të komunikimit me qytetarët, me synimin për të diskutuar së bashku zhvillimet më të fundit dhe për të forcuar transparencën.

     

  • Bushati: Rama po mbron Ballukun. Po kërkon ‘gjilpërën në kashtë’ për të fshehur skandalin e tenderëve

    Bushati: Rama po mbron Ballukun. Po kërkon ‘gjilpërën në kashtë’ për të fshehur skandalin e tenderëve

    Analisti Andi Bushati, duke folur për pezullimin e Belinda Ballukut dhe çështjen që pritet të shqyrtojë Gjykata Kushtetuese, deklaroi se kryeministri Rama po kërkon “gjilpërën në kashtë” me pretendimet se po i rrëmbehen kompetencat.

    I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, ai u shpreh se gjithë debati i ngritur nga qeveria nuk ka të bëjë me drejtësinë, por me përpjekjen për të mbrojtur një ministre të dyshuar për manipulim tenderësh, ndërsa publikut i shitet ideja e një “grushti shteti”.

    Bushati theksoi se, në vend që të diskutohet fakti nëse ka prova apo jo për manipulimin e tenderëve ku mesazhet e publikuara tregojnë një skemë të plotë nga fillimi në fund qeveria kërkon të zhvendosë vëmendjen te Kushtetuta dhe imunitetet. Sipas tij, SPAK është detyruar të gjejë një artificë ligjore, pikërisht sepse Rama ka dhënë sinjalin se Ballukun “nuk e dorëzon” për heqjen e imunitetit.

    Analisti nënvizoi se qeveria po manipulon opinionin publik me narrativën se po i cënohen kompetencat kryeministrit, ndërkohë që thelbi është një tjetër: a duhet të vazhdojë të qëndrojë në detyrë një ministre e dyshuar për vjedhje dhe manipulim tenderësh? Bushati u shpreh se mbrojtësit e Ballukut e shmangin qëllimisht debatin mbi provat, sepse e dinë se aty “është e mbaruar”, dhe përpiqen ta zhvendosin te çështja e Kushtetutës.

    Andi Bushati:

    Kryeministri thotë po më vjedhin kompetencat, po cënohet imuniteti i deputetit, njëri pushtet po ndërhyn te tjetri. Në fakt, për mua kjo është të kërkosh gjilpëren në kashtë. Ky mund të jetë debat midis konstitucionalishtësh. Kur një ministër vjedh, çfarë duhet të bëjë? Duhet të qëndrojë në detyrë? Këtu po quhet grusht shteti kur pezullohet një njeri që dyshohet se ka vjedhur, të cili i kemi parë dhe lexuar mesazhet që bën nga fillimi në fund një tender. Ne këtu hyjmë, mos po i prishin Ramës qeverinë? Ta lënë qeverinë të vjedhin?

    Balluku mundet që, vëllai, komshiu, i dashuri tja ketë shkruar ai dhe mund të mos jenë prova. Por nuk po diskutohet kjo. Asnjë nuk thotë Belinda Balluku nuk ka manipuluar tenderin, por po thonë duke pezulluar një njeri që prezumohet si hajdut, po bëjmë grusht shteti. Duke pezulluar një njeri që ka vjedhur duke shfrytëzuar zyrën, por vjedhim kompetencat e kryeministrit. Me sa duket, edhe mbrojtësit e Ballukut, ngaqë e dinë se është deri këtu, nuk bëjnë debat a ka apo jo prova, por a po na cënohet kushtetuta.
    Për mua, SPAK-u që të ishte laboratorisht korrekt dhe të bënte process të pasharë, duhet ta çonte për imunitet Ballukun.

    Çështja që ka zgjedhur për ta kapur veshin kështu… vjen se ka marrë mesazhin nga Rama, që unë Belindën nuk e dorëzoj, nuk ia heq imunitetin, është detyruar të gjejë artificën. Debati nuk është si po vepron SPAK. Puna është ta lëmë gënjimin e publikut se po shkelet Kushtetuta, se po rrëmbehen kompetencat e Edi Ramës, sepse ai ka kompetenca edhe mbi Federatën e Futbollit…
    Kur secili mbrohet, ne marrim rast pas rasti, ka të drejtë filani mbi kauzën me të cilën po mbrohet. Nëse Veliaj, që për mua është hajdut recidivist si Balluku, mbrohet në GJK dhe thotë mua kryeministri nuk më shkarkon dot, kjo gjë ha diskutim dhe duhet gjykuar. Varet për cfarë shkon. 

  • “Kupa është mbushur”, Lala: Rënia e Ballukut paralajmëron hetime drejt kryeministrit

    “Kupa është mbushur”, Lala: Rënia e Ballukut paralajmëron hetime drejt kryeministrit

    Gazetarja investigative Klodiana Lala, e ftuar në një emision televiziv, ka bërë komente të forta lidhur me hetimin që SPAK po zhvillon ndaj Belinda Ballukut, duke theksuar se procesi hetimor deri tani nuk është i plotë dhe se sipas saj çështja pritet të ketë pasoja politike deri në nivelet më të larta.
    Lala deklaroi se thelbi i çdo hetimi që ka të bëjë me zyrtarë të lartë duhet të jetë gjurmimi i pasurive të përfituara padrejtësisht, por në rastin e Ballukut kjo pjesë nuk është trajtuar mjaftueshëm.
    “Hetimi i SPAK nuk është i plotë në këndvështrimin tim për Ballukun. Thelbi i hetimit që ka të bëjë me goditjen e zyrtarëve të lartë është të gjurmosh pasuritë që ata i kanë marrë në mënyrë të padrejtë,” u shpreh ajo.
    Sipas gazetares, një pjesë e tenderave të vitit 2021 janë zbërthyer vetëm falë të dhënave të nxjerra nga një celular, çka tregon, sipas saj, se momenti kur abuzimet janë bërë të pakontrollueshme ka përshpejtuar “shkërmoqjen” e mazhorancës.
    “Në momentin që është mbushur kupa, zullumi ka filluar të shkërmoqë mazhorancën socialiste duke ardhur në nivelin më të lartë qeverisës. Rënia e Ballukut paralajmëron hedhjen e vështrimit drejt kryeministrit të vendit nga drejtësia”, tha ajo.
    Lala shtoi se një pjesë e madhe e tenderave në infrastrukturë janë “të pararcaktuar”, duke nënkuptuar se proceset shpesh janë të orientuara nga interesa dhe përfitime personale.
    “Pjesa më e madhe e tenderave në infrastrukturë janë përcaktuar. Pse ndodh kjo? Sepse ka interesa dhe përfitime. Mendoj se SPAK ka lëndë të parë të mirë. Balluku tashmë është drejt rënies përfundimtare politike.”
    Gazetarja komentoi edhe shkresën e Këshillit të Ministrave drejtuar Gjykatës Kushtetuese, ku argumentohej se pezullimi i Ballukut mund të krijonte pasoja të pariparueshme në funksionimin e shtetit dhe se ajo gëzonte disa të drejta të ngjashme me mandatin e një deputeti.
    Lala e konsideroi këtë një lëvizje politike, duke theksuar se GJKKO e ka pezulluar Ballukun nga një detyrë e emëruar, jo e votuar.
    “Mendoj se është një lëvizje politike, por GJKKO e ka pezulluar nga një detyrë ku ajo është emëruar. Asnjë qytetar nuk e ka votuar Ballukun apo secilin ministër për të qenë në ato pozicione. Funksioni i deputetes për Ballukun nuk është prekur,” deklaroi ajo.

  • Detaje të reja nga hetimi i SPAK për Belinda Ballukun, gazetari: 50 mln eurot u transferuan drejt Austrisë

    Detaje të reja nga hetimi i SPAK për Belinda Ballukun, gazetari: 50 mln eurot u transferuan drejt Austrisë

    Gazetari Almer Toska, ka bërë publike informacione të reja në lidhje me hetimin që SPAK po zhvillon mbi ish-zv.kryeministren Belinda Balluku, duke u ndalur veçanërisht te pista e verifikimeve pasurore.
    Sipas Toskës, një nga dosjet e hetimit përmban të dhëna mbi një transferim prej rreth 50 milionë eurosh nga një bankë e nivelit të dytë në Tiranë drejt Austrisë.
    Transaksioni figuron në emër të një shtetasi nga Kosova, Lirim Fejzullahu. Gazetari tha se autoritetet po analizojnë nëse ky transaksion mund të ketë ndonjë lidhje të tërthortë me Ballukun, megjithëse aktualisht nuk ka asnjë konfirmim zyrtar.
    “Nëse dyshimet do të provoheshin, do të ishin ndër akuzat më të rënda ndaj Ballukut,” u shpreh Toska, duke theksuar se kjo është një nga pistat më të ndjeshme të hetimit në vijim.
    SPAK po vazhdon verifikimin e të gjitha transaksioneve të evidentuara, si dhe të çdo lidhjeje të mundshme financiare, me qëllim sqarimin e plotë të situatës dhe heqjen ose konfirmimin e dyshimeve të ngritura.
    Autoritetet nuk kanë dhënë ende një qëndrim zyrtar për elementet e përmendura në media, ndërsa hetimi mbetet aktiv.

  • “Unaza” nuk është e vetmja, hetimeve për Ballukun u bashkohen edhe 6 lote të tjera

    “Unaza” nuk është e vetmja, hetimeve për Ballukun u bashkohen edhe 6 lote të tjera

    belinda balluku

    TIRANË- Hetime të reja bëhen me dije për Belinda Ballukun, tashmë e pezulluar nga detyra. Loti 4 i Unazës së Madhe iu shtua listës së çështjeve për hetim, por nuk është i vetmi. Bëhet fjalë edhe për 6 lote të tjera, duke krijuar atë që brenda institucioneve quhet “dosja e madhe” e tenderëve të infrastrukturës. Lidhur me këtë, janë një sërë dokumentesh, komunikimesh që i përkasin viteve 2021–2023, të cilët mund të shtojnë numrin e të pandehurve. Nga ky verifikim priten që të merren të pandehur edhe persona të tjerë.
    Nga dosja hetimore e SPAK për Belinda Ballukun janë bërë publike bisedat e saj me vartësit, kryesisht Kreun e ARRSH në atë kohë, Evis Berberi, i cili tani ndodhet në burg. Mesazhet e përfshira në dosjen hetimore tregojnë se më 12 gusht 2021, punonjësit e ARRSH-së punonin deri pas mesnate për publikimin e tenderëve. Ndërsa Belinda Balluku jepte urdhrat për fituesin e tenderit.
    Mesazhet e vazhdueshme lidhur me “Unazën e Madhe” të Tiranës, mes Ballukut dhe vartësit të saj, Ervis Berberi, janë në fokus të hetimeve. Sipas një bisede të 1 tetorit 2021, mesazhet nxjerrin komunikimin mes tyre mbi publikimin dhe koordinimin e veprimeve për njoftimin për Unazën. Balluku i kërkon Berberit “të jetë gati për njoftimin”, ndërsa biseda vijon mes tyre vijon për afatet e veprimeve dhe shtyrjen e njoftimeve deri të mërkurën.
    Në një tjetër komunikim mes tyre, më 5 tetor 2021, Berberi e njofton Ballukun se një emisioni investigativ ka kërkuar informacion zyrtar për procedurën e prokurimit të Lotit 1 “Shqiponja”. Sipas Berberit, emisioni investigativ ka pyetur për shpalljen e fituesit dhe ankesa të mundshme, ndërsa Balluku i përgjigjet: “Të plasi trapi, bëj punën dhe zbato ligjin… Nesër publikoji të gjitha në darkë”. Ndërkohë, një ditë më pas, rezulton se në sistemin elektronik të prokurimit është përfunduar vlerësimi i ofertave të operatorëve ekonomikë nga Komisioni i Vlerësimit të Ofertave, për procedurën e prokurimit me objekt “Ndërtim i Unazës së Jashtme Tiranë. Loti 4”.
    Pjesë nga dosja 
    Në datën 01.10.2021, në orën 10:47, shtetasja Belinda Balluku i dërgon shtetasit Evis Berberi mesazhin “Behu gati per unazat te henen ne mengjes”.
    Në orën 10:48, Evis Berberi: “Njoftimin? Apo inspektim”.
    Në orën 10:48, Belinda Balluku: “Njoftimin more”.
    Në orën 10:48-10:49, Evis Berberi: “Jo sot ne darke? Ska ndryshim?”.
    Në orën 10:49, Belinda Balluku: “A do ti nxjerresh ne darke sot? Shume mire Por do te te them”.
    Në orën 10:50, Evis Berberi: “Ok po pres po më duhen 3 ore kohe nese ka ndryshime”.
    Në orën 10:52, Belinda Balluku: “Asnje ndryshim”.
    Në orën 10:52, Evis Berberi: “Ok”.
    Në orën 10:52, Belinda Balluku: “Thjeshte te bej kengen Por jam ne kukes”.
    Në orën 16:12. Evis Berberi: “Unazat nga ora 10 e darkes”.
    Në orën 21:18, Evis Berberi: “Te vazhdojme apo te presim per neser”.
    Në orën 21:31-21:32, Belinda Balluku: “Jo, te mërkurën Ikni shijoni fundjavën Merruni me pune serioze Ke nje plehre aty qe flet”.
    Në orën 21:33. Evis Berberi: “Cfare ka dale Ok te merkuren”.
    Në datën 05.10.2021, në orën 12:50, shtetasi Evis Berberi i dërgon shtetases Belinda Balluku mesazhin “Ka ardhur Stop dhe kerkon informacion per proceduren e prokurimit Loti 1 (Shqiponja). I thame bej kerkese me shkrim te marresh pergjigje e beri, kerkojne te dine nese eshte shpallur fituesi, ka pasur ankesa, nese nuk eshte shpallur pse jo? Ben dhe nje kronike jashte dhe iken”.
    Në orën 12:50-12:51, Belinda Balluku: “Te plasi trapi Bej punen dhe zbato ligjin Kur te te vi ty afati i pergjigjes, do kesh mbaruar me procedurat Neser publikoji te gjitha ne darke”. Në orën 12:51. Evis Berberi: “Ok”.
    Në lidhje me komunikimin e mësipërm, nga hetimi rezulton se, të nesërmen, në datën 06.10.2021, në orën 20:03, në sistemin elektronik të prokurimit është përfunduar vlerësimi i ofertave të operatorëve ekonomikë nga Komisioni i Vlerësimit të Ofertave, për procedurën e prokurimit me objekt “Ndërtim i Unazës së Jashtme Tiranë. Loti 4”.

    Ndërkohë, sot u bë me dije se Prokuroria e Posaçme ka nisur një hetim të ri në drejtim të Belinda Ballukut, e cila u pezullua nga detyra e saj si zv.kryeministre, si dhe ish-kreut të Tatimeve, aktualisht deputet i PS, Ceno Klosi. Procedimi penal është regjistruar mbi bazën e kallëzimit penal të depozituar nga Adriana Kalaja e cila kërkoi fillimin e hetimit pasuror për Belinda Ballukun dhe Ceno Klosin. Kalaja i akuzon Klosin dhe Ballukun për “shpërdorim detyre” dhe “korrupsion pasiv”, ndërkohë që zv.kryeministren e akuzon edhe për “shkelje të barazisë në tendera”.
    Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi të shtunën më 22 nëntor të vazhdojë zbatimin e masave të sigurimit personal të caktuara ndaj zëvendëskryeministres Belinda Balluku, për pezullim nga detyra dhe ndalim të daljes jashtë shtetit të saj, pas marrjes së pandehur nga ana e SPAK për shkelje të barazisë në tenderin e Tunelit të Llogarasë dhe të lotit 4 të Unazës së Jashtme të Tiranës, vepra penale të kryera në bashkëpunim me vartësit e saj.
    Po ashtu, u vendos vijimi i masave të sigurimit personal “Arrest në shtëpi” ndaj të pandehurit Erald Elezi me funksion aktual administrator i Koorporatës Elektroenergjitike Shqiptare, KESH dhe për drejtorin e Autoritetit Rrugor Shqiptar, ARRSH, Gentian Gjyli. Gjykata urdhëron SPAK dhe shërbimet e policisë gjyqësore për zbatimin e këtij vendimi. /ZËRI