Vendimi I Donald Trump për të shembur krahun lindor të Shtëpisë së Bardhë, shkaktoi debate të mëdha.
Struktura dykatëshe e dhomave të vizatimit dhe zyrave është shkatërruar, për të ndërtuar sallën e madhe të ballove të presidentit amerikan.
Fotoreporterja e Associated Press, Zhaklin Martin, ishte ndër të parat që ndau pamjet nga muret e shkatërruara.
Martin, e cila prej 20 vitesh ka mbuluar ngjarjet në Shtëpinë e Bardhë, tregon se nuk ka mbetur më asgjë nga ajo që ishte më parë.
“E fotografova dy ditët e fundit dhe ishte në zhvillim e sipër. Por kur arrita në majë, Krahu Lindor ishte zhdukur plotësisht. Kam qenë fotoreportere në Uashington për gati 20 vjet dhe gjatë asaj kohe kam qenë në Shtëpinë e Bardhë shumë here, edhe në Krahun Lindor, ku zhvillohen ngjarje zyrtare”
Vizitorët në Shtëpinë e Bardhë e kanë pritur pozitivisht ndryshimin. Sipas tyre, salla e ballove e presidentit Trump është e mirë për vendin.
Ata nuk janë të shqetësuar nga shembja e një pjese të Shtëpisë së Bardhë, pasi vendi ka nevojë për një sallë vazllëzimi për të pritur të gjithë personalitetet.
Presidenti amerikan Donald Trump ka shprehur synimin për të ndërtuar një sallë madhështore ballosh, që kap vlerën e 300 milionë dollarëve.
Demokratët dhe qytetarë amerikane kanë kritikuar ndërhyrjet në ndërtesë, ndërsa zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavit, ka kërkuar publikut, t’i besojë procesit
