Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot në ceremoninë e promovimit të librit të ambasadorit amerikan Christopher Hill, ku mbajti një fjalë duke e quajtur diplomatin një figurë të veçantë në historinë e marrëdhënieve amerikane me Ballkanin.
Rama tha se nëse do t’i duhej të shkruante vetë një libër për ambasadorët amerikanë që kanë shërbyer në rajon, titulli do të ishte “Fantazma dhe Prima Donna”, duke e përshkruar Hill-in si “fantazmën”, ndërsa të tjerët si “prima donna”.
Rama vlerësoi Hill si ndoshta të vetmin diplomat amerikan në rajon që e ka “kuptuar Ballkanin nga brenda”, pasi e ka jetuar dhe përjetuar në çdo dimension të tij.
Ai e cilësoi ambasadorin si “mjeshtër pëshpëritës”, i cili ka ditur të jetë prezent pa u bërë protagonist.
“Ka diçka që mund ta them me siguri dhe mendoj që jam i sigurt kur e them, se Christopher Hill është ndoshta i vetmi diplomat amerikan që ka shërbyer si ambasador në këtë rajon që nuk e kupton Ballkanin nga distanca, por e kupton atë nga brenda, sepse ai e ka jetuar Ballkanin në të gjitha këndet e tij. Praktikisht e ka përshkuar të gjitha hartën e tij dhe çuditshëm kurrë nuk ka shfaqur ndonjë tundim për tu bërë ndonjë ndikues”, tha Rama.
Rama: Dua të them që po të isha porositura të shkruaja një libër për ambasadorët amerikanë në këtë rajon titulli do të ishte “Fantazma dhe Prima Donna”, fantazma është Hilli dhe të tjerët ishin Prima Donna.
Ndërsa koha kalon Prima Donnat zbehen ngadalë, ndërsa fantazam jo. Emri i tij riciklohet gjithmonë e po kështu shoqërohet me disa teori shumë tërheqëse konspirative. Më duhet ta them që kur dëgjova për herë të parë për Christopher Hill ishte kur më thanë se kishte çuar Fatos Nanon në burg.
Ishte një mënyrë mbresëlënëse për të lënë pas emrin, pasi sapo kishe hyrë në Shqipëri dhe thjesht nuk ishe i angazhuar në asnjë reformë, por thjesht kishe cuar në burg dikë dhe ishe larguar.
Ka diçka që mund ta them me siguri dhe mendoj që jam i sigurt kur e them, se Christopher Hill është ndoshta i vetmi diplomat amerikan që ka shërbyer si ambasador në këtë rajon që nuk e kupton Ballkanin nga distanca, por e kupton atë nga brenda, sepse ai e ka jetuar Ballkanin në të gjitha këndet e tij. Praktikisht e ka përshkuar të gjitha hartën e tij dhe çuditshëm kurrë nuk ka shfaqur ndonjë tundim për tu bërë ndonjë ndikues.
Ka qenë i pranishëm si një mjeshtër pëshpëritës. Nuk e di ca i ka pëshpëritur kryeministrave dhe presidentëve të vendeve ku ka shërbyer, por ajo që di është që kur e kam takuar për herë të parë Christopher Hill më la shumë mbresë. Nuk më dukej si burgosës i njerëzve të opozitës. Së dyti më la mbresë për mënyrën si dëgjonte.
Tag: ballkanin
-

“Më thanë se kishte çuar Fatos Nanon në burg… ”/ Rama: Po të isha porositur për të shkruar një libër për ambasadorët amerikanë do ta quaja..
-

“Tirana u bë sërish qendra e Europës”, Spiropali: Plani i Rritjes afron më shpejt Ballkanin Perëndimor me BE
Tirana u shndërrua sot në qendrën e zhvillimeve europiane, teksa mirëpriti Samitin për Planin e Rritjes të Bashkimit Europian për Ballkanin Perëndimor.
Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, në një postim në rrjetet sociale, vlerësoi rolin e këtij mekanizmi financiar si një instrument kyç që shpejton procesin e afrimit të rajonit me standardet dhe tregun europian.
Spiropali theksoi se, Plani i Rritjes është mekanizmi financiar që e afron më shpejt Ballkanin Perëndimor me BE.
“Tirana u bë sërish qendra e Europës, si mikpritëse e Samitit të sotëm për Planin e Rritjes, mekanizmit financiar që e afron më shpejt Ballkanin Perëndimor me BE, ndërkohë që qytetarët do të vijojnë të përfitojnë nga kostot më të ulura të komunikimeve me roaming, udhëtimet më të shpejta përmes ndërlidhjes më të mirë infrastrukturore, kufijtë më të shpejtë për shkëmbimet ekonomiko-tregtare apo shërbimet e digjitalizuara”, theksoi Spiropali. -

“Shtëpia juaj po ju pret”/ Kos: Europa s’mund të jetë e sigurt pa Ballkanin Perëndimor, kemi gabuar në të shkuarën
Komisionerja e BE-së për Zgjerimin, Marta Kos, mbajti sot fjalimin e saj në samitin “Growth Plan – Our pathway to EU”, duke theksuar rëndësinë strategjike të Ballkanit Perëndimor për sigurinë dhe të ardhmen e Bashkimit Evropian.
Kos u shpreh se publikimi i paketës së re të zgjerimit të BE-së ka sjellë një dinamikë të re në procesin e anëtarësimit, duke hapur një fazë të re bashkëpunimi dhe angazhimi të ndërsjellë.
“Është kënaqësi të jem këtu pak pas publikimit të paketës së zgjerimit, e cila ka sjellë një ritëm të ri në proces. Kjo është një çështje me të cilën po punojmë fort dhe rezultatet e saj po duken,” tha ajo.
Ajo nënvizoi se stabiliteti i Evropës është i lidhur ngushtë me integrimin e Ballkanit Perëndimor: “Europa nuk mund të jetë e sigurt pa Ballkanin Perëndimor. Ky ka qenë një gabim i së kaluarës dhe tani duhet ta rregullojmë,” deklaroi Kos.
Komisionerja theksoi gjithashtu se vendet e rajonit janë pjesë e natyrshme e kontinentit evropian, jo vetëm gjeografikisht dhe historikisht, por edhe në aspektin politik:“Shtëpia juaj po ju pret. Ju jeni pjesë e Evropës dhe tani duhet ta bëjmë këtë edhe në formën institucionale,” u shpreh ajo. -

“Nuk po kërkojmë lëmoshë, po tregojmë që jemi gati”/ Rama: Europa të zgjedhë Ballkanin, do jemi truproja juaj
Tirana ka pritur samitin e Growth Plan “Our Pathway to the EU”, tryeza mes liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe Komisioneres për Zgjerimin e Bashkimit Europian, Marta Kos.
Në fjalën e tij, Kryeministri Edi Rama u shpreh se Shqipëria dhe Ballkani Perëndimor janë gati që të bëhen pjesë e Bashkimit Europian, duke e konsideruar si një “truprojë” të Europës.
“Reforma të mërzitshme në letër, të lodhshme në realitet, por të rëndësishme në realitet.
Ndërtime të arterieve të Europës në Ballkanin Perëndimor, që lidh Shqipërinë me Maqedoninë e Veriut, që është kthyer dhe një korridor të NATO-së. Nuk është thjesht një vijë në hartë, është një kabllo që lidhet me Europën. Kur Europa vendos zinxhirët, Ballkani Perëndimor nuk duhet të jetë një spektator.
Rajoni është trajtuar si një luftë për t’u marrë, ndërsa investuesit shohin një gjë ndryshe. Një treg që lidhet me BE-në. Investimet e fundit tregojnë çdo gjë. Çdo shifër ka pasur një vend pune, një pagë, një familje, një shpresë. Kur ekonomitë rriten, kufijtë do të kenë rëndësi më pak. Kur kufijtë të zhdukjen, Europa do të kthehet në një vend partneriteti.
Po vërtetojmë që investimet në Ballkanin Perëndimor janë pika e fortë e Europës. Ne po lëvizim nga skajet e hartës në qendër të historisë sonë europiane edhe në përmjet ekonomisë. Europa nuk është diçka që po e presim, është diçka që po e ndërtojmë. Ballkani Perëndimor nuk po kërkon ndere dhe kjo po dëgjohet. Askush nuk po kërkon nder. Askush nuk po thërret për t’u shpërblyer me ëmbëlsira. Çdo kush vjen për të ofruar vlera dhe mund e djersë, falë zotit nuk duhet gjak.
Nuk po lutemi të bashkohemi me BE-në, nuk po kërkojmë lëmoshë. Nuk po flasim, por po japim rezultate. Sa i përket pjesës së konvergjencës. Në konvergjencën e Ballkanit Perëndimor, BE-ja bëhet më e fortë.
Nuk po ecim drejt Europës me duar bosh e aspak si ata që lypin lëmoshë, po ecim me rezultate të arritura, me detyrat tona të shtëpisë të plotësuara në çdo hap.
Të gjithë e dinë, Marta e di më mirë që për sigurinë tuaj zgjidhni i një ballkanas dhe kjo funksionon gjithmonë. Edhe për sigurinë e Europës, zgjidhni ballkanasit, ne do të jemi truproja e Europës”, tha ndër të tjera Rama.Top Channel
-

SHBA ‘fik’ shpresat e Ramës, Vuçiçit dhe Sorosit: Nuk do mbështetet asnjë ndryshim kufijsh në Ballkanin Perëndimor
Që prej shpërbërjes së ish-Jugosllavisë, ideja e ndryshimit të kufijve në Ballkan ka qenë një nga çështjet më të debatueshme dhe më të rrezikshme për stabilitetin e rajonit. Nga luftërat e viteve ’90, deri tek diskutimet për “korrigjime territoriale” mes Kosovës dhe Serbisë, çdo tentativë për rivizatim kufijsh ka ngritur shqetësime për rikthim të tensioneve etnike dhe konflikteve. Tani, Uashingtoni duket se e mbyll përfundimisht këtë kapitull.
Kujtojmë se ideja e ndryshimit të kufijve në Ballkan u rikthye fuqishëm në qendër të debatit pas vitit 2018, kur në tavolinat diplomatike u hodh projekti për ndarjen e Kosovës dhe shkëmbimin e territoreve me Serbinë. Kjo nismë, e mbështetur në prapaskenë nga Aleksandër Vuçiç dhe disa aktorë ndërkombëtarë u mbështet fuqishëm publikisht edhe nga Edi Rama. E gjithë skema e ndarjes ishte bërë nën ndikimin e fondacionit të George Sorosit. Propozimi synonte ndarjen e veriut të Kosovës, por hasi në kundërshtim të ashpër nga Uashingtoni dhe Berlini, që e panë si kërcënim për stabilitetin e rajonit. Tani, me projektligjin e ri amerikan, kjo çështje duket se mbyllet përfundimisht dhe kështu fiken edhe shpresat e Ramës, Vuçiçit dhe Sorosit për këtë projekt antishqiptar.
“Akti i Demokracisë dhe Progresit në Ballkanin Perëndimor” është projektligji që po pret miratimin nga Kongresi dhe Senati në Amerikë.
Në mesin e shumë pikave, ky dokument thekson angazhimin e Shteteve të Bashkuara që politika e tyre e jashtme të mos mbështesë ndarjen e territoreve, shkëputjen apo ndonjë ndryshim tjetër kufitar bazuar mbi etni në Ballkanin Perëndimor, përfshirë marrëveshjet midis Kosovës dhe Serbisë, si dhe ndarjen e mundshme të Republika Sërpskas.Ky parashikim është pjesë e Seksionit 11 të projektligjit, që merret me raportet midis Kosovës dhe Serbisë.
Aty theksohet se marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve midis Beogradit dhe Prishtinës, e arritur më 27 shkurt 2023 me mbështetjen e Bashkimit Evropian, duhet të zbatohet shpejt. Ligji promovon gjithashtu biseda bilaterale, iniciativa konkrete për rritjen e tregtisë dhe investimeve, si dhe mbështetje nga SHBA-ja për një marrëveshje përfundimtare.“SHBA-ja nuk do të ndjekë asnjë politikë që mbështet shkëmbimet e territoreve, shkëputjen ose forma të tjera të rivizatimit të kufijve përgjatë vijave etnike në Ballkanin Perëndimor si një mjet për të arbitruar mosmarrëveshjet midis shteteve kombëtare në rajon”, thuhet në projektligj.
-

BE dhuron 100 mln euro për Shqipërinë në kuadër të Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor
Bashkimi Evropian ka disbursuar (dhuruar) 100 milionë euro për Shqipërinë si shpërblim për përparimin që ka bërë në zbatimin e Reformave të Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor.
Kjo shumë është dhënë pasi Shqipëria ka përmbushur 21 nga 41 reformat e planifikuara nga dhjetori 2024 deri në qershor 2025, pra rreth 51% e tyre dhe është vendi më i suksesshëm në rajon për këtë periudhë.
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, njoftoi për këtë mbështetje, gjatë vizitës së saj në Tiranë javën e kaluar.
Ajo theksoi se fondet tregojnë se Shqipëria ka ndërmarrë reforma të qëndrueshme në fusha si energjia, dixhitalizimi, konkurrueshmëria, zhvillimi i qëndrueshëm dhe integrimi ekonomik.
Si do të shpërndahen fondet?
46.2 milionë euro janë kredi të dhëna direkt në Thesarin e Shtetit për zbatimin e reformave.
54.1 milionë euro (prej të cilave 28.5 milionë janë grante dhe 24.6 milionë kredi) do të përdoren për projekte infrastrukturore përmes kuadrit të investimeve të BE-së për Ballkanin Perëndimor (WBIF).
Ambasadori i BE-së në Shqipëri, Silvio Gonzato, tha se Plani i Rritjes po jep rezultate konkrete dhe përmendi disa nga arritjet: sistemi bankar shqiptar ka pranuar standardet SEPA (që ulin kostot e transaksioneve) dhe vitin që vjen do të përfundojë instalimi i Wi-Fi falas në të gjitha bashkitë dhe do të hiqen tarifat e roaming-ut me BE-në.
Koordinatorja Kombëtare për Planin e Reformave, Eridana Cano, theksoi se ky financim tregon se po përmirësohen planifikimi, transparenca dhe bashkëpunimi me Komisionin Evropian, hapa të rëndësishëm në rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE.
Çfarë është Plani i Rritjes i BE-së për Ballkanin Perëndimor?
Është një iniciativë e nisur në vitin 2023 nga Komisioni Evropian për të ndihmuar vendet e Ballkanit të afrohen më shpejt me BE-në, duke ofruar deri në 6 miliardë euro për rajonin (dhe deri në 1 miliard euro për Shqipërinë) për periudhën 2024–2027.
Plani mbështet reforma në fusha si tranzicioni energjetik, dixhitalizimi, sundimi i ligjit, konkurrueshmëria dhe zhvillimi i kapitalit njerëzor.
Raportimi për reformat bëhet çdo 6 muaj. Shqipëria do të dorëzojë raportin e radhës në fillim të vitit 2026 dhe më pas Komisioni Evropian do të vlerësojë nëse ka arritur objektivat për të marrë financim të mëtejshëm në pranverën e ardhshme.
-

Raporti britanik: Kina po zgjerohet me shpejtësi në Ballkanin Perëndimor, Serbia epiqendra e ndikimit
Raporti “Rikthimi i udhëheqjes britanike në Ballkanin Perëndimor”, i përgatitur në kuadër të Procesit të Berlinit dhe njëri prej autorëve të të cilit është edhe ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Lord George Robertson, Mbretëria e Bashkuar paralajmëron se ndikimi i Kinës në Ballkanin Perëndimor po rritet me ritme të shpejta përmes asaj që autorët e quajnë një “Perde mëndafshi” të re – një version modern i “Rrugës së Mëndafshit” që shtrihet nga rajoni drejt Evropës përmes vendeve si Hungaria dhe Greqia.
Sipas raportit, Serbia është shndërruar në partnerin kryesor të Pekinit në rajon, duke zhvilluar marrëdhënie të avancuara politike, ekonomike dhe ushtarake me Kinën. Presidenti kinez Xi Jinping ka vizituar Beogradin, ndërsa presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka marrë pjesë në paradë ushtarake në Kinë, duke konfirmuar, sipas dokumentit, një aleancë në rritje.
Raporti thekson se bashkëpunimi ushtarak mes dy vendeve ka hyrë në fazë të re, me stërvitjen e parë të përbashkët të forcave speciale dhe me furnizime të konsiderueshme nga industria kineze e mbrojtjes.
Edhe skandali që çoi në protesta masive në Serbi, shembja e çatisë së një stacioni treni në Novi Sad ku humbën jetën 14 persona, ka, sipas raportit, “dimension kinez”, pasi projekti ishte pjesë e një investimi të madh të Pekinit në infrastrukturën hekurudhore të Serbisë.
Mbështetja e Kinës po zgjeron ndikimin e saj ekonomik në gjithë rajonin, me rreth 90% të kredive kineze në Ballkanin Perëndimor të përqendruara vetëm në Serbi. Projekte të ngjashme infrastrukturore janë kushtëzuar edhe në vende të tjera, si autostrada Bar–Boljare në Mal të Zi, ku një kredi afro 1 miliard dollarë nga Exim Bank e Kinës e futi vendin në krizë borxhi, duke hapur rrezikun e “diplomacisë së kurthit të borxhit”.
Pekini po fuqizon gjithashtu “Rrugën Dixhitale të Mëndafshit” përmes kompanisë Huawei dhe po zgjeron ndikimin mediatik në rajon, duke mbushur boshllëkun e krijuar nga rënia e mbështetjes amerikane në fushën e medias dhe informacionit.
Raporti paralajmëron së fundi se rritja e varësisë ekonomike, ngadalësimi i programeve perëndimore të zhvillimit dhe lodhja nga procesi i anëtarësimit në BE po krijojnë terren të përshtatshëm që Kina, në të ardhmen e afërt, ta shndërrojë ndikimin e saj ekonomik në fuqi politike dhe gjeostrategjike në Ballkanin Perëndimor. -

Plani i rritjes për Ballkanin Perëndimor, Komisioni Evropian jep 99.3 milionë euro për Shqipërinë
Komisioni Evropian ka miratuar disbursimin e parë të fondeve për Shqipërinë, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut, si pjesë e zbatimit të Planit të Rritjes së BE-së për Ballkanin Perëndimor. Ky vendim vjen në njohje të reformave të rëndësishme që vendet kanë ndërmarrë për t’u përshtatur me standardet e Bashkimit Evropian.
Përfitimi i drejtpërdrejtë për Shqipërinë
Shqipëria do të marrë një disbursim fillestar prej 99.3 milionë eurosh. Këto fonde do të ndahen si më poshtë:
46.2 milionë euro do të paguhen direkt në buxhetin e shtetit.
Fondet e mbetura do të mbështesin projekte infrastrukturore përmes Kornizës së Investimeve në Ballkanin Perëndimor (WBIF).
Këto projekte infrastrukturore, pas miratimit nga Bordi i WBIF, pritet të mbështesin fusha të tilla si transporti i qëndrueshëm, energjia e pastër, dhe zhvillimi i kapitalit dixhital dhe njerëzor.
Vlerësim për reformat dhe rajonin
Plani i Rritjes synon të stimulojë përgatitjet e partnerëve të zgjerimit për anëtarësimin në BE, duke ofruar përfitime ekonomike dhe përshpejtim të rritjes përpara integrimit të plotë.
Në total, Shqipëria ka marrë tashmë 99.3 milionë euro nga ky plan, ndërsa Mali i Zi ka përfituar 18.3 milionë euro dhe Maqedonia e Veriut 25 milionë euro.
Ky disbursim konsiderohet një njohje e qartë e Komisionit Evropian për progresin e Shqipërisë në zbatimin e reformave thelbësore të kërkuara nga BE. -

BE hap “thesin” për Ballkanin Perëndimor/ 4 miliardë euro për projekte zhvillimi, ja çfarë përfiton Shqipëria
Në Forumin e parë të Investimeve BE-Ballkani Perëndimor janë shpalosur disa projekte, të cilat me garancinë e Bashkimit Europian mund të implementohen nga disa biznese, në Ballkanin Perëndimor, duke i sjellë këtij rajoni 4 miliardë euro.
Dy janë investimet e drejtëpërdrejta që pritet të ndodhin në Shqipëri. Ato fokusohen në fushën e Energjisë së Rinovueshme dhe Industrisë së qëndrueshme.
1. CWP Europe – Ferma diellore dhe sistem magazinimi baterish në Mal të Zi dhe ferma ere në Shqipëri
Ndërtim i një ferme ere prej 600 MË në Shqipëri dhe një ferme diellore + sistem magazinimi baterish prej 400 MË në Mal të Zi.
Do të kontribuojë në sigurinë energjetike, përdorimin e kabllit HVDC nënujë që lidh me Italinë, reduktimin e emetimeve të CO₂ me rreth 800 mijë tonë në vit, dhe krijimin e mijëra vendeve pune jeshile.
2. Titan Cement Group – Zgjidhje Waste to Heat” në Shqipëri
Investim prej 53 milionë eurosh për projekte që shndërrojnë mbeturinat industriale dhe komunale në biokarburant/refuse-derived fuel dhe nxehtësi.
Synon shkurtime të mëdha të emetimeve të CO₂, zvogëlimin e përdorimit të lëndëve djegëse fosile, dhe promovimin e ekonomisë cirkulare. -

“Mos e lini t’ju humbasë kjo mundësi”, Ursula von der Leyen thirrje investuesve: Koha për të investuar në Ballkanin Perëndimor është tani
Ka nisur në Pallatin e Kongreseve Forumi i Investimeve BE-Ballkani Perëndimor. Ky Forum mbahet për herë të parë në Tiranë dhe do të zgjasë dy ditë, 13-14 tetor. E pranishmë është edhe Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen.
Në fjalën e saj, von der Leyen theksoi se tani është koha e duhur për të investuar në Ballkanin Perëndimor.
“Te sektori i biznesit duhet të jemi të qartë, nëse zgjidhni Ballkani Perëndimor, zgjidhni Evropën. Kjo duhet të jetë motoja jonë”, theksoi Presidentja e KE.Usula von der Leyen: Ekonomitë tuaja (të Ballkanit Perëndimor) janë të prirura të rriten me shpejtësi, ne e miratuam planin e rritjes së BE për Ballkanin për këtë arsye. Së bashku punojmë për reforma dhe krah reformave vijnë investimet. Plani i rritjes synon dyfishimin e PBB rajonale për dekadën e ardhshme. Mesazhi im për investuesit është i drejtpërdrejtë, mos e lini t’ju humbasë kjo mundësi, koha për të investuar në Ballkanin Perëndimor është tani./vizionplus.tv