Tag: ballkani

  • Ballkani me temperatura mbi 40 gradë

    Ballkani me temperatura mbi 40 gradë

    Ballkani përballet me një valë të pazakontë të të nxehtit, që ka vënë në gatishmëri vendet e rajonit. Autoritetet shëndetësore kanë dhënë alarmin, duke u bërë thirrje qytetarëve të qëndrojnë në vende të freskëta dhe të konsumojnë sa më shumë lëngje për të shmangur problemet shëndetësore që lidhen me temperaturat e larta.
    Në Serbi, meteorologët njoftuan se vendi ka përjetuar ditën më të nxehtë në histori që nga fillimi i matjeve në shekullin e 19-të, dhe pritet që temperaturat të rriten edhe më shumë në ditët në vijim. Qytetarëve u është rekomanduar të shmangin daljet në diell gjatë orëve më të nxehta të ditës, nga ora 11:00 deri në 17:00, ndërsa janë paralajmëruar edhe për rrezikun që një periudhë e gjatë thatësire mund të ketë për bujqësinë.

    Temperaturat në të gjithë rajonin pritet të kapin shifrën mbi 40°C në javën e ardhshme.
    Në Mal të Zi, turistët po largohen nga bregdeti i Adriatikut për shkak të të nxehtit të madh dhe po drejtohen drejt zonave malore të veriut, si Durmitori, ku klima është më e butë dhe më e përshtatshme për pushime në këtë periudhë.
    Në Kroaci, zjarret në bregdetin Adriatik kanë shtuar frikën, ndërsa shumë qytetarë kërkojnë freski pranë liqenit Bundek në Zagreb. Edhe në Maqedoninë e Veriut, liqeni i Ohrit është bërë strehë për qytetarët që përpiqen t’i shpëtojnë vapës përvëluese.
    Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes të veçantë, sidomos për të moshuarit, fëmijët dhe të sëmurët kronikë.

  • Kapetanović: Ballkani ka sot një shans t’u bërë pjesë e tregut BE

    Kapetanović: Ballkani ka sot një shans t’u bërë pjesë e tregut BE

    Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit për Bashkëpunim Rajonal (RCC), Amer Kapetanović, theksoi rëndësinë e momentit aktual për Ballkanin Perëndimor gjatë takimit vjetor të RCC-së të mbajtur sot në Tiranë. Në fjalën e tij para përfaqësuesve të vendeve të rajonit dhe partnerëve ndërkombëtarë, Kapetanović u shpreh se “Rajoni sot ka një dritare të ngushtë, por kuptimplotë, për të siguruar që Ballkani Perëndimor të bëhet pjesë funksionale e Tregut Unik të BE-së”.
    Ai theksoi se kjo mundësi kërkon përkushtim, shpejtësi dhe mbi të gjitha rezultate konkrete, duke vënë në dukje se më shumë se 80% e qytetarëve të rajonit mbështesin bashkëpunimin rajonal. “Kjo nuk është vetëm një statistikë, është një thirrje për veprim”, u shpreh Kapetanović, duke theksuar se puna e RCC-së duhet të mbetet e orientuar drejt qytetarëve dhe përfitimeve praktike në fusha si tregtia, lëvizshmëria, transformimi digjital, tranzicioni i gjelbër dhe zhvillimi i kapitalit njerëzor.
    Në takimin vjetor, pjesëmarrësit miratuan Strategjinë dhe Programin e ri të Punës të RCC-së për periudhën 2026-2028, si dhe Raportin Vjetor për vitin 2024-2025, ku u evidentuan arritjet në thellimin e integrimit financiar, përparimin në Agjendën e Gjelbër, lëvizshmërinë e kapitalit njerëzor, inovacionin digjital, si edhe uljen deri në 99% të kostove të roaming-ut të të dhënave mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor.
    Strategjia e re e RCC-së do të fokusohet në qëndrueshmëri, ndërlidhje dhe përputhje të mëtejshme me prioritetet e BE-së, duke ndihmuar rajonin të ecë drejt një zhvillimi më gjithëpërfshirës dhe rezilient.

  • Ballkani shumëngjyrësh ‘zbret’ në rrugët e Korçës! Dhjetëra artistë të folkut performojnë me kostume popullore

    Ballkani shumëngjyrësh ‘zbret’ në rrugët e Korçës! Dhjetëra artistë të folkut performojnë me kostume popullore

    Korça u shndërrua në qendren e kulturës ballkanike mbrëmjen e së premtes, ku u mbajt edicioni i 7-të i festivalit “Shpirti i Ballkanit”.
    Nata e parë u zhvillua të premten, ndërsa e dyta mbahet sonte (e shtune) ku performojne grupe artistike nga Shqipëria, Kosova, Bullgaria, Mali i Zi, Greqia, Maqedonia e Veriut. Merr pjesë dhe një grup nga Franca.
    Risi këtë vit është pjesëmarrja e shumë bandave muzikore, krahas ansambleve.
    “Është hera e parë që vijmë në Shqipëri dhe jemi të lumtur që përfaqësojmë zonën tonë me kërcime tradicionale.”
    “Korça është një qytet mikpritës, me njerëz të mrekullueshëm dhe një atmosferë e paharrueshme”, thane pjesmarrësit.
    Parada u kthye në një mozaik të gjallë kostumesh, gjuhësh dhe identitetesh, duke tërhequr vëmendjen e qindra qytetarëve dhe vizitorëve.
    Në mbrëmje, Pazari i Vjetër u kthyen në skenën e tingujve folk dhe jazz, ku publiku këndoi, kërceu dhe festoi në atmosferën magjike.

  • Nga Ukraina te Ballkani: Praga pret liderët për të diskutuar sfidat globale

    Nga Ukraina te Ballkani: Praga pret liderët për të diskutuar sfidat globale

    Në Pragë u hap më 12 qershor Forumi GLOBSEC 2025 – një ndër platformat kryesore ku diskutohen sfidat globale të sigurisë dhe politikës.
    Ballkani Perëndimor është pjesë e agjendës, por Kosova nuk është e përfaqësuar në këtë ngjarje.
    Përfaqësues të pothuajse shtatëdhjetë vendeve u mblodhën të enjten në kryeqytetin e Republikës Çeke për të marrë pjesë në edicionin e 20-të të Forumit GLOBSEC.
    Për tri ditë me radhë, udhëheqësit do të diskutojnë sfidat më urgjente gjeopolitike, të sigurisë dhe gjeoekonomike.
    “Ne filluam në vitin 2005 me shpresë, vazhdojmë në vitin 2025 me përgjegjësi. Le të jenë këto tri ditë më shumë sesa një dialog, le të jenë një pikë kthese. Le të marrim përgjegjësi, le të udhëheqim dhe le të ndërtojmë një të ardhme që të tjerët duan ta ndjekin”, tha presidenti i GLOBSEC-ut, Robert Vass, në hapje të Forumit.
    Forumin, që mban emrin zyrtar “Komandimi në kaos: Është koha që Evropa të marrë përgjegjësi”, e hapi presidenti çek, Petr Pavel, nën patronazhin e të cilit po zhvillohet edhe vetë ngjarja.
    Në fjalimin e tij, ai u përqendrua tek e ardhmja e Ukrainës, mjedisi i ri transatlantik dhe siguria evropiane.
    Pavel theksoi se roli i Shteteve të Bashkuara në sigurinë e Evropës po ndryshon, prandaj Evropa duhet të marrë më shumë përgjegjësi.
    “Ne duhet t’i përshpejtojmë përpjekjet tona për ndërtimin e kapaciteteve të besueshme mbrojtëse evropiane dhe për forcimin e industrive tona të mbrojtjes. Kjo nuk do të thotë se duam të shkëputemi nga aleati ynë amerikan. Përkundrazi, përfshirja dhe ruajtja e dialogut me partnerët tanë përtej Atlantikut është më e rëndësishme se kurrë”, tha presidenti i Çekisë.
    Në hapje të Forumit, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, foli gjithashtu virtualisht, duke kërkuar mbështetje në shtimin e sanksioneve kundër Rusisë.
    “Rusia nuk brengoset për një milion viktima, por për sanksionet, përfshirë masat për zvogëlimin e të ardhurave nga nafta”, tha Zelensky.
    Përveç Ukrainës, temat që do të shtjellohen në GLOBSEC 2025, do të përfshijnë edhe armëpushimin e pasigurt në Lindjen e Mesme, tensionet në Indo-Paqësor dhe klimën e re pas zgjedhjeve presidenciale në SHBA.
    Kthimi i Donald Trumpit në Shtëpinë e Bardhë i ka riforcuar debatet mbi qëndrueshmërinë e lidhjeve transatlantike dhe angazhimin e Amerikës në sigurinë e Evropës.
    Ndërkohë, Bashkimi Evropian është duke u përballur, gjithashtu, me sfida të brendshme dhe tranzicione politike, që mund të ndikojnë agjendën e tij për mbrojtje dhe zgjerim.
    Duke folur në një sesion në kuadër të GLOBSEC-ut, kryeministri i Kroacisë, Andrej Pllenkoviq – shteti i të cilit është i fundit që i është bashkuar BE-së në vitin 2013 – tha se vendet e Ballkanit Perëndimor kanë ende shumë punë për të bërë, për t’u anëtarësuar në familjen evropiane.
    Ai veçoi Malin e Zi si më të avancuarin në këtë rrugëtim dhe tha se Shqipëria është duke bërë, gjithashtu, punë të mirë.
    “Për ne, parim kryesor duhet të jenë meritat individuale. Ne duhet t’i shpërblejmë ata që i përmbushin kushtet, bëjnë reforma dhe negociata të suksesshme. Nuk duhet t’i lëmë të presin për të tjerët që nuk bëjnë hapa të tillë”, tha Pllenkoviq.
    Nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor – Kosova, Shqipëria, Serbia, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Bosnje e Hercegovina – vetëm Kosova nuk është vend kandidat për anëtarësim në BE.
    Në këtë kontekst, një nga diskutimet e veçanta në forumin e GLOBSEC-ut do të fokusohet në rajonin e Ballkanit Perëndimor, përmes panelit “Ballkani Perëndimor në një udhëkryq gjeopolitik: Integrim në BE apo rritje e tensioneve rajonale?”.
    Për Kosovën, pjesëmarrja në forume të tilla ka qenë një mundësi për të artikuluar qëndrimet shtetërore dhe për të theksuar rëndësinë e integrimit euroatlantik. Por, këtë vit, udhëheqësit e saj nuk marrin pjesë.
    Presidentja Vjosa Osmani, e cila ishte e pranishme në forumin e vitit të kaluar, ndodhet për vizitë zyrtare në Japoni.
    Përveç sesioneve politike, GLOBSEC-u do të organizojë sivjet edhe edicionin e dytë të Samitit të Pragës për Teknologjinë dhe Gjeopolitikën (Prague GeoTech Summit), ku do të eksplorohen ndërveprimet mes teknologjisë së avancuar, sigurisë kombëtare dhe marrëdhënieve ndërkombëtare.
    Në fokus pritet të jenë tema si inteligjenca artificiale, siguria kibernetike, teknologjitë e gjeneratës së ardhshme dhe gara globale për dominim teknologjik.
    GLOBSEC-u, për 20 vjet me radhë, ka pritur figura të njohura ndërkombëtare, si presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, Papa i ndjerë Françesku dhe liderë të tjerë që kanë kontribuar në formësimin e debatit ndërkombëtar./REL

  • SHBA heq nga lista e sanksioneve dy persona nga Ballkani, zbardhen emrat

    SHBA heq nga lista e sanksioneve dy persona nga Ballkani, zbardhen emrat

    Departamenti i Thesarit heq nga lista e sanksioneve dy persona nga Ballkani.
    Sipas vendimit zyrtar, nga lista e sanksioneve në SHBA hiqen ish-presidenti i Republikës Srpska Milan Milutinović, dhe Bogdan Subotic nga Bosnje-Hercegovina.
    “Më 28 maj 2025, Zyra e Kontrollit të Aseteve të Huaja (OFAC) e Departamentit të Thesarit të SHBA-së publikoi një përditësim të listës së personave dhe subjekteve të sanksionuara, duke hequr individë dhe kompani të caktuara nga Lista e Shtetasve të Sanksionuar (SDN).

    Heqjet nga lista e sanksioneve: Milan Milutinovi: Ish-President i Republika Srpska dhe i paditur nga Tribunali Ndërkombëtar për Krime në ish-Jugosllavi (ICTY).Bogdan Suboti: Lindur në Bosanska Gradiška, Bosnje dhe Hercegovinë“, thuhet në njoftim.

  • Merz “timonieri” i Gjermanisë: “Më pak punëtorë nga Ballkani e rregulla më të ashpra për emigracionin”

    Merz “timonieri” i Gjermanisë: “Më pak punëtorë nga Ballkani e rregulla më të ashpra për emigracionin”

    Rregulla më të ashpra për emigracionin dhe më pak punëtorë nga Ballkani Perëndimor, sipas marrëveshjes së re të koalicionit në Gjermani. Në një moment me sfida të mëdha për Europën dhe ekonominë botërore, drejtuesit e tri partive të koalicionit të ardhshëm qeveritar në Gjermani, Unioni Kristian-Demokrat (CDU), Partia Socialdemokrate e Gjermanisë (SPD) si edhe Unioni Kristian-Social (CSU) prezantuan të mërkurën, më 9 prill 2025, në Berlin marrëveshjen e tyre për bashkëqeverisje.
    Kryetari i CDU-së dhe kancelari i ardhshëm i mundshëm, Friedrich Merz, e cilësoi dokumentin si një sinjal të qartë për Europën dhe një garanci se “Europa mund të mbështetet te Gjermania”.
    Reformë e thellë ekonomike dhe sociale
    Për të ndezur motorin e ekonomisë gjermane që tashmë ka hyrë në vitin e tretë të recesionit, parlamenti gjerman kishte miratur më parë një paketë masash qindra milionëshe. Por tarifat e presidentit amerikan e detyrojnë koalicionin e mundshëm të ardhshëm që të marrë masa shtesë për lehtësimin e industrisë: Për shembull duke ulur taksat për sipërmarrjet, reduktimin e tatimeve mbi energjinë dhe përjashtimin nga tatimi të orëve shtesë të punës. Po ashtu, qeveria e ardhshme synon të lehtësojë të ashtuquajturin “pension aktiv”, që i lejon edhe pensionistët për të punuar pa tatime.
    Një tjetër objektiv madhor është reduktimi drastik i burokracisë, me qëllim që Gjermania të bëhet më atraktive si për investitorët, ashtu edhe për profesionistët që kërkojnë një vend për të jetuar. Për këtë arsye, koalicioni synon të krijojë një Ministri të Digjitalizimit, e cila do të përqendrohet pikërisht në këtë çështje.
    “Pajisjet e vjetra, si faksi, duhet të dalin jashtë përdorimit,” tha në mënyrë simbolike bashkëkryetari i SPD-së, Lars Klingbeil, dhe shtoi: “Tregjet ndërkombëtare duhet të marrin sinjal të qartë se këtu mund të investohet”.
    Ashpërsohet politika e migracionit
    Në marrëveshjen e koalicionit vihet re edhe një kthesë e dukshme në politikën e migracionit. Kryetari konservator Merz njoftoi masa të reja si kontrollet dhe kthimet në kufi, përfundimin e programeve të pranimit vullnetar, si për shembull për refugjatë nga Afganistani, dhe pezullimin e bashkimit familjar për refugjatët e luftës. Ukrainasit që do të vijnë tani e tutje në Gjermani nuk do të përfitojnë automatikisht ndihma sociale. Qeveria e re dëshiron gjithashtu të ndryshojë ligjin e shtetësisë: “Nuk do të ketë më shtetësi të përshpejtuar pas vetëm tre vitesh qëndrimi në Gjermani,” theksoi Merz.
    Përgjysmohet numri i migrantëve të punës nga Ballkani Perëndimor. Koalicioni synon gjithashtu të kufizojë rregulloren e Ballkanit Perëndimor, e cila deri më tani lejonte ardhjen e rreth 50 mijë punëtorëve të pakualifikuar në vit. Numri do të përgjysmohet në 25 mijë. Politika e migracionit ishte ndër temat kryesore të fushatës, për shkak të barrës financiare mbi komunat. Si tregues i ashpërsimit, Ministria e Brendshme do t’i kalojë partisë bavareze Unionit Kristian-Social (CSU).
    Procesi i Berlinit mbetet i rëndësishëm
    Sipas marrëveshjes, integrimi i gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, si edhe i Ukrainës dhe Moldavisë, në Bashkimin Evropian (BE) konsiderohet interes strategjik i ndërsjellë. Prandaj, Procesi i Berlinit – një nismë e ish-kancelares Angela Merkel – do të mbetet aktive si platformë për t’u ofruar vendeve të rajonit perspektiva të qarta dhe të qëndrueshme për anëtarësim në BE.
    CDU merr Ministrinë e Jashtme
    Për herë të parë pas dekadash, Ministria e Jashtme do t’i kalojë Unionit Kristian-Demokrat. Nuk është bërë ende e ditur se kush do ta drejtojë atë, por në media përfliten disa emra. Ndër më të përfolurit është Johann David Wadephul, nënkryetar i grupit parlamentar CDU/CSU dhe një njohës i vjetër i rajonit të Ballkanit Perëndimor.
    62-vjeçari është themelues i grupit parlamentar për Ballkanin Perëndimor brenda CDU/CSU-së në Bundestag, një grupim ky që ka luajtur një rol të fuqishëm në formulimin e politikave evropiane ndaj Ballkanit Perëndimor gjatë periudhës së qeverisjes së ish-kancelares Angela Merkel. Qeveria e re gjermane pritet të formohet në fillim të muajit maj, pasi marrëveshja të miratohet edhe nga baza e tri partive./DW

  • Fushata elektorale/ Berisha takim me fermerët e Dimalit: Ballkani i Hapur do të hidhet në koshin e plehrave në javën e parë

    Fushata elektorale/ Berisha takim me fermerët e Dimalit: Ballkani i Hapur do të hidhet në koshin e plehrave në javën e parë

    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha zhvilloi sot një bashkëbisedim me fermerët e Dimalit, Berat, si dhe prezantoi programin e “PD-ASHM”.

    Në hyrje të fjalës së tij, kryedemokrati falënderoi deputeten italiane, Erica Massetti, e cila ndodhej prezente në takim.
    “Unë dua të përshëndes gjithashtu para jush mikeshën e shquar të PD, timen dhe të Shqipërisë, deputeten në parlamentin italian, zonjën Erika Maseti, e cila ndodhet këtu sot për të mbështetur opozitën shqiptare në këtë fushatë elektorale si dëshmi e lidhjeve të ngushta miqësore që bashkojnë PD-në me partinë Forza Italia qenë kohën e presidentit të pavdekshëm, mikut të madh të shqiptarëve, italianit të madh, Silvio Berluskoni,” tha Berisha.
    Më tej Berisha u premtoi fermerëve që do të kenë mbështetje nga opozita pas zgjedhjeve, teksa theksoi se “Ballkani i Hapur do të hidhet në koshin e plehrave që javën e parë”.
    “U garantoj se do bëjmë gjithçka që ky mund, kjo djersë dhe këto sakrifica të japin më shumë për ju, për familjet tuaja dhe për vendin. Ky është qëllimi i programit tonë. Ne konsiderojmë diskriminimin që u bë juve këto 12 vite, një diskriminim të pafalshëm.
    Fermerë, mjafton t’u them një shifër unë këtu, në qoftë se fermeri në Maqedoni, Kosovë, Mal të Zi dhe Serbi, merr sot 5 herë më shumë se ju subvencione, ky është një diskriminim dhe ndëshkim për ju.Hapja e tregut iu bën ju të pamundur ju të konkurroni me ata që subvencionohen pesë herë më shumë se ju.Shpesh ndoshta më keni dëgjuar të them se në këtë program, akti i parë që do bëjmë do jetë rikthimi i parave tek qytetarët. Ky nuk është slogan, por një realitet.
    Nga 380 mijë fermerë shteti merr taksën e vlerës së shtuar në çdo blerje që ata bëjnë. Paguajnë 20 përqind. Në 380 mijë fermerë që japin 19 përqind të Prodhimit të Brendshëm të vendit, që punësojnë rreth 500 mijë shqiptarë, buxheti i shtetit, miq të dashur, ka lënë këtë vit për fermerin, pa llogaritur ato të administratës që marrin rroga, 32 milionë euro. Shumë më qesharake, më e turpshme. Në një kohë kur Maqedonia e ka 220 milionë euro, Kosova e ka 4-5 herë më të madh se ne. Serbia 7-8 herë më të lartë. Çfarë do bëjmë ne? Ne do u kthejmë paratë, se paratë i marrim nga ju. Ne nga 32 do kalojmë në 230 milionë me të cilat do subvencionojmë çdo fidan që do mbillni, çdo kokë bagëti që do mbani, çdo njësi prodhimi. Ky do jetë zotimi solemn i yni për ju.
    Ballkani i hapur do hidhet në koshin e plehrave që javën e parë.”, tha ai.

    Top Channel

  • Berisha: Falimenti i fermave do të marrë fund! “Ballkani i Hapur” përfundon në kosh!

    Berisha: Falimenti i fermave do të marrë fund! “Ballkani i Hapur” përfundon në kosh!

    Berisha: Falimenti i fermave do të marrë fund! “Ballkani i Hapur” përfundon në kosh!

    Lideri i opozitës, Sali Berisha gjatë prezantimit të programit për bujqësinë në Vorë, është shprehur se, do të ndalohet falimentimi i fermave. Sipas tij, ‘Ballkani i Hapur’ përfundon në kosh, ndërsa subvencionet për fermerët do të rriten.

    Berisha tha se, falimenti njëri pas tjetrit të fermave në Vorë, Kashar, Domje, Bërxullë, Prezë dhe kudo. Kjo situatë merr fund!

    “Të dashur miq, fermerët e Vorës dhe të mbarë Shqipërisë përjetojnë një pushtim nga mallrat dhe prodhimet e vendeve tjera. Jo se këta nuk janë punëtorë, jo se nuk kanë tokë të mirë, kanë çdo gjë. Por, Edi Rama hapi kufijtë për prodhimet e Shumadisë dhe të Banatës, jashtë çdolloj kriteri bëri që fermeri shqiptar të matet me atë që merr 5 gjer në 8 herë më shumë subvencione.

    Pra, vuri garë të pabarabartë dhe krijoi pabarazi ekstreme. Falimenti njëri pas tjetrit të fermave në Vorë, Kashar, Domje, Bërxullë, Prezë dhe kudo. Kjo situatë merr fund. Ballkani i hapur përfundon në kosh. Çdo fermeri i jap fjalën këtu se, do të 5-fishohet subvencioni për çdo fidan, për çdo njesi prodhimi, për çdo kokë bagëti, dhe aspak me kriteret e deritanishme.

    Jo, jo. Për çdo njesi!

    Sikundër, në fshat nuk do ketë kurrë pension të pjesshëm, të plotë, apo të çfarë do lloji ndën 200 euro.

    Ju jeni një bashki, ku kryetari juaj ka zgjedhur që taksat tuaj që paguani, taksat që paguajnë bizneset e vogla, të cilat nuk kanë taksë qeveritare qendrore, por kanë 10-fishuar taksat lokale, ju garantoj se, ato do të pjesëtohen me 8 ose 10. Nuk do mundet kurrë kryetari i bashkisë të vendosë më shumë se 1% të xhiros taksa për bizneset e vogla.

    Për bizneset tjera, tatim fitimi zbret në 10%. TVSH-ja në të tërësi zbret në 15%. Energjia do zbresë në 6 lekë nga 18 lekë që është për kËh. Për banorët, energjia nga 95 lekë zbret në 7 lekë.

    Nafta do ketë ulje, të paktën 40%. Nuk do mund të shitet në Shqipëri më ndën plus minus çmimin e Kosovës dhe Maqedonisë.

    Kosova, e merr nga Durrësi naftën dhe e shet 40% më lirë se sa Tirana. Ja ku është Durrësi, ja ku është Prishtina. Kjo sepse, Edi Rama, të dashur miq, 1.1 euro merr për çdo litër naftë. Nuk e bën kush në botë ëktë. Kjo merr fund!

    Ngarkesa fiskale mbi litrin e naftës, të cilin e paguani të gjithën ju, do të zbreesi në nivelin fiskal që ka Maqedonia dhe Kosova. Pra, do të mbipërgjysmohet”, tha Berisha.

  • Kur Shqipëria në BE? Ja ç’thotë gruaja e heqjes së vizave në 2010-ën

    Kur Shqipëria në BE? Ja ç’thotë gruaja e heqjes së vizave në 2010-ën

    Anëtarësimet e reja në BE nga Ballkani Perëndimor nuk mund të ndodhin para vitit 2030. U tha kjo së fundi nga ministrja e Jashtme sllovene Tanja Fajon, ajo e cila u ngarkua me procesin e heqjes së vizave për Shqipërinë në 2010-ën.
    Kështu, premtimi elektoral i Ramës për shqiptarët me pasaportë të BE-së tejkalon katër vitet e tjera të qeverisjes, pra nuk mund, edhe nëse realizohet, të ndodhë në mandatin e katërt të tij.
    Fajon tha të hënën se në një takim jozyrtar me ministrat e jashtëm nga Ballkani Perëndimor u ra dakord se është gjeostrategjikisht e nevojshme të ndihmohen kandidatët nga rajoni në rrugën e tyre drejt BE-së deri në vitin 2030.
    “Ne të gjithë ramë dakord rreth tryezës se është një domosdoshmëri gjeostrategjike të ndihmojmë vendet në rrugën e tyre drejt Bashkimit Evropian deri në vitin 2030,” tha Fajon pas një darke me ministrat e jashtëm nga Ballkani Perëndimor të dielën në mbrëmje në Luksemburg, të organizuar nga shefja e politikës së jashtme evropiane Kaja Kallas.
    Ajo shtoi se Shqipëria po hap një kapitull të ri në negociatat e anëtarësimit dhe vlerësoi se Mali i Zi po “përparon mirë” në rrugën e tij drejt BE-së, duke shprehur shpresën se një vend tjetër do të përshpejtojë reformat gjatë rrugës.
    “Kandidatët nuk duhet të shkojnë në Moskë më 9 maj”
    Ministrja e Jashtme letoneze Baiba Braže u tha gazetarëve pas mbërritjes në një takim të Këshillit të Punëve të Jashtme të BE-së se gjatë darkës me partnerët nga Ballkani Perëndimor, ata diskutuan përafrimin me politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë të BE-së, duke përfshirë sanksionet e bllokut.
    Ajo shtoi se ato bisedime përfshinin “udhëzime shumë të qarta nga vendet anëtare të BE” se kandidatët nuk duhet të marrin pjesë në paradën e Ditës së Fitores mbi fashizmin më 9 maj në Moskë.
    BE-ja dëshiron stabilitet në rajon
    Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock, iu referua edhe Ballkanit Perëndimor, duke vlerësuar se “ky bashkim paqeje do të jetë edhe më i fortë nëse Ballkani Perëndimor mund të anëtarësohet së bashku në Bashkimin Evropian”, ndërsa ministri francez për Evropën dhe Punët e Jashtme, Jean-Noel Barrot, theksoi se BE-ja dëshiron të eksportojë stabilitet në rajon dhe jo të importojë jostabilitet.
    Këshilli i Punëve të Jashtme të BE-së po mblidhet në Luksemburg, ku do të diskutojë për Ballkanin Perëndimor, luftën e Rusisë në Ukrainë, situatën në Lindjen e Mesme, duke përfshirë zhvillimet e fundit në Siri, marrëdhëniet e BE-së me Afrikën dhe çështje të tjera aktuale, me fokus marrëdhëniet midis Armenisë dhe Azerbajxhanit. /tesheshi.com/