Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në forumin e Investimeve ËB6- Bashkimi Europian, në aktivitetin Hackathon-i Rajonal i Inteligjencës Artificiale 2025 që ka bërë bashkë 161 pjesëmarrës nga i gjithë Ballkani Perëndimor dhe diaspora, me synimin për të zhvilluar zgjidhje konkrete të bazuara në inteligjencën artificiale (AI) për sfida reale shoqërore.
Në fjalën e tij kreu i qeverisë ka deklaruar se qeveria është e hapur për të bashkëpunuar me inovatorët, ndërsa ka zbuluar planin për krijimin e një akseleratori të fuqishëm në mbështetje të ministres AI të kabinetit Rama, Diella.
“Kemi rënë dakord të çojmë përpara procesin duke hapur dyert e qeverisë për të gjithë inovatorët dhe duke krijuar një hapësirë të përbashkët me bërthamë agjencinë e ekselencës që e kemi krijuar para pak kohe. Kjo do të thotë që start up-et dhe inovatorët të kenë mundësi të aksesojnë institucionet e të shohin nga afër problematikat e të shfrytëzojnë statistikat dhe atë brum që më pas është baza e zgjidhje përmes AI.
Besoj që duke bërë këtë do të ndodhë ajo që ndodh gjithmonë në këtë fushë, do të mësomë shumë gjëra të reja nga njëri -tjetri dhe do të prodhojmë produkte të reja. Kemi sfidën të krijojmë një akselerator shumë të fuqishëm në mbështetje të Diellës, ministres AI, akselerator që do të bazohet tek ju, kapitali njerëzor që kemi brenda AKSHI dhe do të mundohemi që çdo institucioni t’i zgjerojmë trurin nëpërmjet AI, ky është plani.Më than që keni paraqitur 161 ide, gara do të vijojë”, tha ai.
Tag: ballkani
-

Forumi i Investimeve BE-Ballkani Perëndimor/ Rama: Të krijojmë mbështetje për Ministren Artificiale
-

“Ballkani, laborator i Europës”, Rama: Rajoni ynë është një horizont i ri që Europa mund ta zbulojë
Liderë të Ballkanit Perëndimorë, zyrtare të Bashkimit Europian dhe investitorë të huaj u mblodhën në Tiranë në Samitin e Forumit të Investimeve BE-Ballkani Perëndimor.
Fjala hapëse e këtij takimi të nivelit të lartë, u mbajt nga Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen dhe Kryeministri Edi Rama, i cili kishte dhe një mesazh për vendet e unionit, që sipas tij duhet të ndryshojnë qasjen për rajonin.
“Po përvijohet një hartë e re, jo në letër, por në hapin tonë të të ardhurit bashkë dhe më afër BE. Fluksi i turistëve dhe investimet europaine janë zgjim i një ideje të thjeshtë, por të fuqishme, që Ballkani Perëndimor nuk është oborr i pasmë i Evropës dhe as lagjja e tij e dorës së dytë, por një horizont i ri. Një horizont që Evropa mund të ri zbuloje shkathtësinë, oreksin e saj dhe dashurinë për jetën dhe paqen”, tha Rama.Sa i përket investimeve të unionit, kreu i qeverisë shqiptare theksoi se Ballkani Perëndimor është vendi ideal për të ndërtuar të ardhmen.
“Nuk duhet shumë shkencë, për të kuptuar që Ballkani Perëndimor, mund të bëhet laboratori i Europës, për të testuar dhe për të provuar të ardhmen. Le të themi troç Europa nuk e ka luksin, që të varet nga ajo që nuk e kontrollon. Duhet ta kthejmë potencialin në qëllim dhe ta kthejmë këtë rajon në zonën e transformimit të Evropës”, u shpreh Rama.
Në panelet e këtij takimi të nivelit të lartë morën pjesë investitorë nga vende të ndryshme e mes tyre ishte edhe CEO i “Concord Investment”, Artan Dulaku. Ai vuri në dukje resurset e mëdha që ofron Shqipëria dhe rajoni.
“Nëse ne duhet të ecim përpara duhet të ristrukturojmë ekonominë tonë dhe të përfshihemi në ato që janë mënyra të zgjuara për të bërë biznes dhe që është, koordinim midis sektorëve kyç si energjia, energjia e rinovueshme, dhe pse të mos lëvizim drejt disa mjeteve financiare, strukturës së re që i nevojitet vendit”, tha Artan Dulaku, CEO i “Concord Investment”.
Ndërsa interesi i të huajve sa vjen e rritet, ka nevojë për disa zgjidhje që mund të ofrohen.
“Do t’ju sjell një shembull. Duke folur për mikpritjen, kemi vënë re se kërkesa për të qenë të pranishëm në Shqipëri, që nga 20 rrjete hotelesh në Evropë, është shumë e lartë dhe përgjigja është e ngadaltë dhe duhet të përshpejtohet disi. Do t’ju jap një shembull se çfarë mund të bëjë qeveria lokale. Qeveria lokale në thelb mund ta zgjidhë çështjen e pronësisë së tokës, e cila është një çështje e madhe dhe asnjë e huaj nuk mund ta zgjidhë atë me mjetet e veta. Qeveria lokale mund t’ua përkthejë nevojat lokale partnerëve ndërkombëtarë”, deklaroi z.Dulaku, CEO i “Concord Investment”.
Projektet që pritet të mbështeten në rajon arrijnë vlerën e mbi 4 miliardë eurove.
/vizionplus.tv -

“Ballkani, laborator i Europës”, Rama: Rajoni ynë është një horizon i ri që Europa mund ta zbulojë
Liderë të Ballkanit Perëndimorë, zyrtare të Bashkimit Europian dhe investitorë të huaj u mblodhën në Tiranë në Samitin e Forumit të Investimeve BE-Ballkani Perëndimor.
Fjala hapëse e këtij takimi të nivelit të lartë, u mbajt nga Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen dhe Kryeministri Edi Rama, i cili kishte dhe një mesazh për vendet e unionit, që sipas tij duhet të ndryshojnë qasjen për rajonin.
“Po përvijohet një hartë e re, jo në letër, por në hapin tonë të të ardhurit bashkë dhe më afër BE. Fluksi i turistëve dhe investimet europaine janë zgjim i një ideje të thjeshtë, por të fuqishme, që Ballkani Perëndimor nuk është oborr i pasmë i Evropës dhe as lagjja e tij e dorës së dytë, por një horizont i ri. Një horizont që Evropa mund të ri zbuloje shkathtësinë, oreksin e saj dhe dashurinë për jetën dhe paqen”, tha Rama.Sa i përket investimeve të unionit, kreu i qeverisë shqiptare theksoi se Ballkani Perëndimor është vendi ideal për të ndërtuar të ardhmen.
“Nuk duhet shumë shkencë, për të kuptuar që Ballkani Perëndimor, mund të bëhet laboratori i Europës, për të testuar dhe për të provuar të ardhmen. Le të themi troç Europa nuk e ka luksin, që të varet nga ajo që nuk e kontrollon. Duhet ta kthejmë potencialin në qëllim dhe ta kthejmë këtë rajon në zonën e transformimit të Evropës”, u shpreh Rama.
Në panelet e këtij takimi të nivelit të lartë morën pjesë investitorë nga vende të ndryshme e mes tyre ishte edhe CEO i “Concord Investment”, Artan Dulaku. Ai vuri në dukje resurset e mëdha që ofron Shqipëria dhe rajoni.
“Nëse ne duhet të ecim përpara duhet të ristrukturojmë ekonominë tonë dhe të përfshihemi në ato që janë mënyra të zgjuara për të bërë biznes dhe që është, koordinim midis sektorëve kyç si energjia, energjia e rinovueshme, dhe pse të mos lëvizim drejt disa mjeteve financiare, strukturës së re që i nevojitet vendit”, tha Artan Dulaku, CEO i “Concord Investment”.
Ndërsa interesi i të huajve sa vjen e rritet, ka nevojë për disa zgjidhje që mund të ofrohen.
“Do t’ju sjell një shembull. Duke folur për mikpritjen, kemi vënë re se kërkesa për të qenë të pranishëm në Shqipëri, që nga 20 rrjete hotelesh në Evropë, është shumë e lartë dhe përgjigja është e ngadaltë dhe duhet të përshpejtohet disi. Do t’ju jap një shembull se çfarë mund të bëjë qeveria lokale. Qeveria lokale në thelb mund ta zgjidhë çështjen e pronësisë së tokës, e cila është një çështje e madhe dhe asnjë e huaj nuk mund ta zgjidhë atë me mjetet e veta. Qeveria lokale mund t’ua përkthejë nevojat lokale partnerëve ndërkombëtarë”, deklaroi z.Dulaku, CEO i “Concord Investment”.
Projektet që pritet të mbështeten në rajon arrijnë vlerën e mbi 4 miliardë eurove.
/vizionplus.tv -

Rama: Ballkani, laborator i Europës. Ursula von der Leyen, sipërmarrësve: Koha për të investuar në rajon është tani
Liderë të Ballkanit Perëndimor, zyrtarë të Bashkimit Europian dhe investitorë të huaj u mblodhën në Tiranë në Samitin e Forumit të Investimeve BE-Ballkani Perëndimor.
Fjala hapëse e këtij takimi të nivelit të lartë u mbajt nga Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, dhe Kryeministri Edi Rama, i cili kishte dhe një mesazh për vendet e Unionit, që sipas tij duhet të ndryshojnë qasjen për rajonin.
“Po përvijohet një hartë e re, jo në letër, por në hapin tonë të të ardhurit bashkë dhe më afër BE. Fluksi i turistëve dhe investimet europiane janë zgjim i një ideje të thjeshtë, por të fuqishme, që Ballkani Perëndimor nuk është oborr i pasmë i Evropës dhe as lagjja e tij e dorës së dytë, por një horizont i ri. Një horizont që Evropa mund të rizbulojë shkathtësinë, oreksin e saj dhe dashurinë për jetën dhe paqen”, tha Rama.Sa i përket investimeve të Unionit, kreu i qeverisë shqiptare theksoi se Ballkani Perëndimor është vendi ideal për të ndërtuar të ardhmen.
“Nuk duhet shumë shkencë për të kuptuar që Ballkani Perëndimor mund të bëhet laboratori i Europës, për të testuar dhe për të provuar të ardhmen. Le të themi troç: Europa nuk e ka luksin që të varet nga ajo që nuk e kontrollon. Duhet ta kthejmë potencialin në qëllim dhe ta kthejmë këtë rajon në zonën e transformimit të Evropës.”
Për Presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, investimet në rajon duhet të shihen me përparësi.
“Mos e lini t’ju humbasë kjo mundësi, koha për të investuar në Ballkanin Perëndimor është tani. Dhe më vjen mirë të shoh kaq shumë prej jush të gatshëm të përfitoni mundësinë e biznesit që krijohet nga integrimi i afërt”, Ursula von der Leyen.
Presidentja e Komisionit Europian lajmëroi se BE do të ndërtojë në dy vende të Ballkanit fabrika të inteligjencës artificiale.
“Nëse zgjidhni Ballkanin Perëndimor, zgjidhni Evropën. Ne do të hapim fabrikat tona në AI në Ballkanin Perëndimor. Do të nisim me ngritjen e dy fabrikave në Maqedoninë e Veriut dhe në Serbi e do ta zgjerojmë në të gjithë rajonin.”
Në këtë takim të nivelit të lartë marrin pjesë investitorë nga vende të ndryshme, si dhe CEO i Concord Investment, Artan Dulaku.
/vizionplus.tv -

“S’jemi oborri i pasmë i Evropës”/ Forumi i parë i investimeve BE–BP, Rama: Nuk po kërkojmë as bamirësi
Kryeministri Edi Rama, mbajti sot fjalën e mirëseardhjes në Forumin e Parë të Investimeve Bashkimi Europian-Ballkani Perëndimor që po mbahet në Tiranë.
Rama tha se vendi ynë nuk po kërkon as bamirësi, e as dhurata nga partnerët europianë për anëtarësimin në BE.
Rama tha në fjalën e tij në hapjen e Forumit të Investimeve BE-Ballkani Perëndimor dha edhe një mesazh për Europën. Ballkani Perëndimor nuk është oborri i pasmë i Europës, por një horizont i ri, tha kryeministri Rama.
“Nga kërkesa jonë për anëtarësim te oreksi ynë për rritje, po përvijohet një hartë e re, jo në letër, por në hapin tonë të të ardhurit bashkë dhe më afër BE me fluksin e turistëve dhe investimeve europaine dhe në zgjimin e një ideje të thjeshtë, por të fuqishme që BP nuk është oborr i pasmë i Evropës dhe as lagjja e tij e dorës së dytë, por një horizont i ri. Një horizont që Evropa mund të ri zbuloje shkathtësinë, oreksin e saj dhe dashurinë për jetën dhe paqen”, tha Rama.
Rama tha se vendi ynë po kërkon vizionin e BE-së dhe vendin në tryezën e BE-së në bazë të punës dhe meritave që ka bërë vendi ynë.
Edi Rama: Ne e dimë vendin tonë, ne nuk po kërkojmë të na jepet falas një vend në tryezë, po kërkojmë të ndihmojmë BE për ta rindërtuar këtë tryezë nga e para. Ballkani Perëndimor është zgjedhje që pret të integrohet dhe jo një problem për tu zgjidhur.
Partnerëve evropianë u themi se ne nuk u kërkojmë bamirësi, a dhurata, kërkojmë vetëm vizion. Le të përvijomë së bashku një udhërrëfyes ku reformat tona i përgjigjen nevojave tuaja. -

Nga projektet me AI te dixhitalizimi, BE – Ballkani Perëndimor shkëmbejnë letrat e qëllimit
Zhvillimi i Forumit BE – Ballkani Perëndimor përbën një moment strategjik në avancimin e integrimit ekonomik të rajonit me Bashkimin Evropian.Ky forum krijon mundësi për të tërhequr investime të huaja direkte, për të nxitur inovacionin dhe përshpejtuar integrimin ekonomik të Ballkanit Perëndimor, duke kontribuar në zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik të rajonit.Në kuadër të këtij forumi u shkëmbyen një seri letrash qëllimi (LOI), që shërbejnë si hap paraprak drejt nënshkrimit të marrëveshjeve të bashkëpunimit mes palëve me interesa të përbashkëta.Projektet kryesore të përfshira përfshijnë:4iG – Projekti “Regional Digital Backbone” i lidhur me BE-në (EAGLE Project)3CIS – Zhvillimi i Qendrës së të Dhënave me AI në KosovëSwiss Rockets Serbia – Investime në kërkim dhe zhvillim për inovacion në shëndetësi dhe bioteknologji në SerbiCWP Europe – Projekte të fermave me erë në Shqipëri dhe fermave diellore me sistem magazinimi baterish në Mal të ZiElevenEs – Fabrika e madhe për bateri LFP në SerbiTitan Cement Group – Projekte për kthimin e mbetjeve në energji (Waste-to-Fuel) dhe rikuperim të ngrohjes nga mbetjet në ShqipëriEFSD+ – Nisma për nënshkrime të garancive financiare, përfshirë KfW “Scaling Alternative Finance for Entrepreneurs (SAFE)” dhe EBRD “Risk Sharing for ESG Projects”Ky bashkëpunim i thelluar synon të fuqizojë lidhjet ekonomike dhe të përshpejtojë zhvillimin e qëndrueshëm në rajon, duke forcuar lidhjet me Bashkimin Evropian dhe duke nxitur investimet strategjike në sektorë kyç. Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.
-

Kryeministri Rama: Rajoni ynë jo më oborri i pasmë i Evropës, por horizont i ri energjie
Kryeministri Edi Ram ka folur në Forumin e Investimeve BE – Ballkani Perëndimor që po mbahet për herë të parë në Tiranë, me një axhendë dyditore.
Kreu i qeverisë mesazhin për Bashkimin Europian e kishte të qartë, kur tha se Ballkani Perëndimor nuk është një problem, por një zgjidhje që po pret të integrohet.“Ballkani Perëndimor nuk është problem por zgjidhje që pret të integrohet. Ky është mesazhi i horizontit të ri që kapitulli i Evropës nuk do të shkruhet vetëm në Bruksel apo në kryeqytete të vjetra të Evropës, por edhe në Podgoricë, Beograd, Sofie, Tiranë, Shkup etj. Nga qymyri e çeliku në novacion, evropianëve nuk iu kërkojmë bamirësi e dhurata por vizion”, tha Rama.
“Nga kërkesa jonë për anëtarësim tek oreksi ynë për rritje, po përvijohet një hartë e re, jo në letër, por në hapin tonë të të ardhurit bashkë dhe më afër BE me fluksin e turistëve dhe investimeve europaine dhe në zgjimin e një ideje të thjeshtë, por të fuqishme që BP nuk është oborr i pasmë i Evropës dhe as lagjja e tij e dorës së dytë, por një horizont i ri. Një horizont i ri që Evropa mund të zbuloje shkathtësinë, oreksin e saj dhe dashurinë për jetën dhe paqen”, tha më tej Rama.
-

Forumi i Investimeve BE-Ballkani Perëndimor, Rama: Ballkani jo problem për t’u zgjidhur, por zgjidhje që pret të integrohet
Ka nisur në Pallatin e Kongreseve Forumi i Investimeve BE-Ballkani Perëndimor. Ky Forum mbahet për herë të parë në Tiranë dhe do të zgjasë dy ditë, 13-14 tetor. E pranishmë është edhe Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen.
Në fjalën e tij në Forum, Rama falënderoi Komisionin Evropian për bashkëpunimin dhe mbështetjen në rrugëtimin evropian të vendit, duke theksuar se Shqipëria ka qenë e përgatitur për të nisur procesin më intensiv të negociatave me BE-në.
Rama: Dua të falenderoj skuadrën tuaj për bashkëpunimin e jashtëzakonshëm për të bërë realitet këtë gjë. Të dashur pjesëmarrës, për një kohë të gjatë historia e Evropës dhe Ballkanit Perëndimor është shkruar me gramatikën e pritjes. Në një pikë të caktuar, u bë dëshpëruese.. Megjithatë kurrë nuk ndalëm së shpresuari kur historia do të ndryshonte dhe kur ky moment të vinte të na gjente të përgatitur. Shkoi pikërisht kështu kur momenti erdhi. Ishim gati të nisnim së bashku me KE-në procesin e negociatave që nuk mund të ishte më intensiv dhe as më çlirues nga fantazmat e së shkuarës.Në vijim të fjalës së tij gjatë Forumit të Investimeve BE-Ballkani Perëndimor, Kryeministri Edi Rama theksoi se rajoni po përjeton një rritje ekonomike dy herë më të shpejtë se mesatarja evropiane, duke e cilësuar këtë si një “horizont të ri zhvillimi”.
Rama u bëri thirrje institucioneve evropiane që të shohin Ballkanin si një hapësirë mundësish dhe partneritetesh të reja, e jo si një problem për t’u zgjidhur.
Rama: Sa më shumë hedhim sytë nga bota rreth nesh, aq më shumë ndiejmë si kurrë më parë nevojën për më shumë Evropë. Në zemër të këtij Gadishulli gjendet një rajon me rritje dy herë më të shpejtë se sa mesatarja evropiane. Kjo nuk është rastësi, është një horizont i ri. Horizont i ri për mua do të thotë një vend ku investimet evropiane gjejnë një ritëm shpejtësie. Një vend ku projekte mudn të shkojnë nga ideja në realizim më shpejt, një vend ku BE-ja dhe rajoni takohen jo vetëm për të folur për të ardhmen por për ta bërë të ardhmen realitet. Duhet kurajë për të kuptuar se Ballkani Perëndimor mund të bëhet laboratori i Evropës, një hapësirë për të ndërtuar dhe për të provuar të ardhmen.
Evropa nuk e ka luksin të varet nga ajo që nuk e kontrollon dot, dhe ne në Ballkan nuk e kemi luksin të mbetemi ajo që jemi quajtur gjithmonë. Le të imagjinojnë një zonë të përbashkët horizonti të ri, një ekosistem të lidhur, ku ligjet e tregut pikëtakohen me vlerat e BE. Le ta bëjmë një hapësirë të gjallë jetese për bizneset e sjella afër jo vetëm në prodhim por dhe në besim, një vend ku kompanitë evorpiane vijnë jo për krahun e punës por për partneritete inteligjente. Ne po kërkojmë të ndihmojmë BE-në. Ballkani nuk është një problem për t’u zgjidhur, por një zgjidhje që pret të integrohet./vizionplus.tv -

Rama-presidentes së KE-së: Shijoni diellin dhe ushqimin e Tiranës, ka më pak mërzi se në Bruksel
edi rama dhe ursula von der leyen
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalën hapëse në forumin e investimeve BE-Ballkani Perëndimor, ku falenderoi edhe Presidenten e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen, që u rikthye në rajon.
“Të dashur miq, fqinj, një mirëseardhje shumë të ngrohtë të gjithëve në Tiranë, në mbledhjen sëbashku, miqësinë në rritje dhe fatit europian që na lidh”, tha ai duke shtuar: “Për të shijuar më shumë diell, ushqim dhe më pak mërzi se në flluskën tënde në Bruksel”.
Rama tha se për shumë kohë, pritja për procesin e Integrimit u bë dëshpëruese, megjithatë shqiptarët kurrë nuk u dorëzuan.
“Megjithatë kurrë nuk ndalëm së ëndërruari dhe kurrë nuk reshtëm së punuari. Që ky moment të na gjente gati, të përgatitur!”, tha ai.
“Nga kërkesa jonë për anëtarësim, te oreksi në rritje, po krijohet një hartë e re”, shtoi Rama.
“Njerëzit e shohin nevojën vetëm kur ka krizë. Nevoja është këtu, le ta transformojmë nevojën në vizion dhe krizën në krijim”, kështu e mbylli fjalën e tij numri një i kabinetit.
Më herët, kreu i qeverisë zhvilloi takim dhe konferencë të përbashkët me Von der Leyen, ku u veçua përparimni rekord i Shqipërisë, 3 vitet e fundit, drejt familjes europiane.
Sipas Ramës, në 2027-ën do të mbyllen të gjithë grup-kapitujt e negociatave.
Kryeministri theksoi se Ballkani Perëndimor duhet të shihet si një mundësi për ndërtimin e së ardhmes evropiane, jo si një problem, duke kërkuar vizion dhe bashkëpunim të guximshëm nga partnerët e BE-së. Ai shtoi se Ballkani Perëndimor mund të bëhet streha amortizuese rregullatore e Europës.
“Le të imagjinojmë një vend ku BE-ja dhe rajoni i saj takohen jo vetëm për të folur për të ardhmen, por për ta bërë të ardhmen realitet. Nuk duhet shumë shkencë, por ca kurajë për të kuptuar. Ballkani Perëndimor mund të bëhet streha amortizuese rregullatore e Europës, laboratori i rezistencës, një hapësirë për të testuar, ndërtuar të ardhmen.
Prodhimi i teknologjisë së lartë, këto zinxhirë mund të zgjerohen, diversifikohen dhe të bëhen më të fortë. Europa nuk e ka luksin të varet nga ajo që nuk e kontrollon dot. Ta zëvendësojmë potencialin. Le të imagjinojmë një ekosistem të ndërlidhur, ku investimet miratohen jo për vite të tëra, por për muaj, ku përputhshmëria është e thjeshtë dhe transparente, e ndihmuar nga inovacioni dhe zhvillimi”, u shpreh kryeministri. -

Diella protagoniste në Samitin BE–Ballkani Perëndimor, zbardhet axhenda
Të hënën dhe të martën që vjen, më 13–14 tetor, Tirana do të jetë kryeqendra e rajonit, pasi mirëpret Forumin e Investimeve EU–WB6, me pjesëmarrjen e liderëve nga Ballkani Perëndimor dhe Presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen.
Në agjendën e zbardhur të këtij forumi, rezulton se në ceremoninë hapëse pas fjalës së mirëseardhjes të kryeministrit Edi Rama dhe fjalës kryesore von der Leyen, ta pranishmëve do t’u drejtohet me një fjalim edhe Diella, ministrja për Inteligjencën Artificiale.
“Do të ketë një ndërhyrje nga Diella, ministrja e Inteligjencës Artificiale, e cila do të bëjë pyetje që do të përgjigjen në një pyetje të tipit slido”, thuhet në njoftim.
Sakaq shefi i qeverisë e cilëson këtë forum si “një ngjarje historike që bashkon vendet e Ballkanit Perëndimor, vendimmarrësit e Bashkimit Europian dhe investitorë nga e gjithë bota”.
Në një postim të bërë këtë mëngjes të 10 tetorit, Rama e konsideron këtë forum, si “një tjetër hap të rëndësishëm për forcimin e bashkëpunimit dhe zhvillimit ekonomik në rajon”.