Ish-ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, nuk pret që SHBA-ja të ndërhyjë në zgjidhjen e problemeve në Ballkan, përfshirë kontestin mes Kosovës dhe Serbisë, siç ka bërë në të kaluarën.
Sipas tij, ky rajon nuk është prioritet ditor për SHBA-në dhe zgjidhjet duhet të vijnë nga brenda.
“Ballkani është, padyshim, një punë e papërfunduar në Evropë, por njerëzit në Ballkan duhet të kuptojnë se në pjesë të tjera të botës, po ndodhin gjëra të tjera. Ndaj, nuk duhet të presin që njerëzit t’i lënë mënjanë problemet me të cilat po merren, qoftë në Ukrainë apo në Lindjen e Mesme, dhe të thonë: Në rregull, Kosovë, do të mundohemi të të ndihmojmë me këtë”, thotë Hill në një intervistë dhënë Radios Evropa e Lirë.
Ai thekson se Kosova duhet ta çojë përpara themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, thotë se edhe Serbia ka punë për të bërë, por nënvizon se ajo është duke ndihmuar Ukrainën – prioritetin kryesor në Evropë, sipas tij.
“Fakti që po mundohemi t’i menaxhojmë disa nga interesat tona me Serbinë, nuk do të thotë që jemi kundër Kosovës. Ne kemi shumë interesa edhe në Kosovë”, thotë Hill.
BE-ja të angazhohet më shumëRadio Evropa e Lirë: Ambasador Hill, jemi këtu në GLOBSEC 2025 në Pragë, ku tema kryesore janë siguria globale dhe përgjegjësia transatlantike. Si e shihni pozicionin e Ballkanit Perëndimor në strategjinë më të gjerë evropiane dhe çfarë roli mund të luajë Kosova në këtë kontekst?
Christopher Hill: Para së gjithash, mendoj se është shumë e qartë se Bashkimi Evropian e di se ka disa punë të papërfunduara, dhe se këto punë të papërfunduara janë në Ballkan. Mendoj se tani, ata [BE-ja] janë duke vlerësuar se si t’i përcaktojnë anëtarët e rinj. A t’i pranojnë një nga një, apo njëherazi? Ka shumë sfida dhe, sigurisht, janë duke marrë në konsideratë edhe çështjet e përafrimit.
Mendoj se Bashkimi Evropian duhet vërtet të angazhohet më shumë dhe të përfundojë disa punë të papërfunduara. Besoj se këtë po e shohim tani.
Radio Evropa e Lirë: Dje [12 qershor], këtu në GLOBSEC, thatë se është e vështirë të parashikohet politika e [presidentit amerikan, Donald] Trump, por unë prapë do të pyes: Çfarë lloj qasjeje duhet të presë Kosova nga administrata e tij e dytë?
Christopher Hill: Mendoj se do të ketë një përpjekje nga SHBA-ja për t’i nxitur vendet e Ballkanit që të fillojnë t’i zgjidhin vetë problemet e tyre. Mendoj se koha kur vendet vinin te ne ose te ndonjë shtet perëndimor evropian për t’u ankuar për fqinjët e tyre, [ka mbaruar] dhe njerëzit janë lodhur nga kjo.
Dhe çështja kryesore, sigurisht, është se në botë po ndodhin edhe gjëra të tjera. Nuk jetojmë më në vitet 1990. Jemi në një epokë shumë ndryshe.
Sigurisht, e kuptojmë çështjen e Izraelit, problemin e madh me Iranin, që është enorm, çështjen e Gazës… dhe natyrisht për Evropën është çështja e Ukrainës dhe ajo që të gjithë po bëjmë për Ukrainën…
Ndaj, mendoj se koha kur një vend i Ballkanit vinte te ne për t’u ankuar për një vend tjetër të Ballkanit, [ka mbaruar], sepse njerëzit nuk kanë më kohë për këto gjëra. Ata duan të shohin modele bashkëpunimi brenda rajonit, dhe jo një vend që shkon te ndonjë anëtar i preferuar i komunitetit ndërkombëtar dhe i thotë: Na ndihmo!Kosova dhe të gjitha vendet e Ballkanit t’i zgjidhin vetë problemetRadio Evropa e Lirë: Shtetet e Bashkuara, historikisht, kanë qenë një nga aleatët kryesorë dhe më të fortë të Kosovës. A prisni që kjo të vazhdojë kështu, apo parashikoni ndonjë ndryshim në ton a prioritet?
Christopher Hill: Mendoj se, deri diku, kjo varet nga ajo që njerëzit në Kosovë duan të bëjnë. Mund të them se këto çështje në Ballkan janë shumë komplekse, por kompleksiteti i tyre e tejkalon interesin e njerëzve për t’i kuptuar.
Të shkosh në SHBA dhe të thuash: “I kemi të gjitha këto probleme me fqinjët tanë”, njerëzit do të përgjigjen: “Shikoni, të gjithë kanë probleme, zgjidhini vetë”.
Mendoj se pritjet janë që – pa pasur domosdoshmërisht ndërmjetës çdo ditë, pa u mbështetur gjithmonë në organizata joqeveritare apo miq – njerëzit të përpiqen vetë t’i zgjidhin problemet me fqinjët e tyre të afërt, sepse komuniteti ndërkombëtar, thjesht, është përqendruar në çështje të tjera.
Nuk po them që Ballkani nuk është i rëndësishëm. Siç e thashë, Ballkani është, padyshim, një punë e papërfunduar në Evropë, por njerëzit në Ballkan duhet të kuptojnë se në pjesë të tjera të botës, po ndodhin gjëra të tjera. Ndaj, nuk duhet të presin që njerëzit t’i lënë mënjanë problemet me të cilat po merren, qoftë në Ukrainë apo në Lindjen e Mesme, dhe të thonë: “Në rregull, Kosovë, do të mundohemi të të ndihmojmë me këtë”.
Kosova, ashtu si të gjitha vendet e Ballkanit, duhet vërtet të marrë përgjegjësi dhe t’i zgjidhë vetë problemet e saj.
Nuk mjaftojnë vetëm gjestet simbolikeRadio Evropa e Lirë: Së voni, Qeveria në detyrë e Kosovës ra dakord të strehojë përkohësisht deri në 50 migrantë të dëbuar nga Shtetet e Bashkuara, si pjesë e një marrëveshjeje për zhvendosje në një vend të tretë. Çfarë tregon ky veprim për afërsinë e Kosovës me interesat amerikane?
Christopher Hill: Mendoj se kjo tregon se Kosova ka interes të përafrohet me SHBA-në dhe të tregojë gatishmëri për ta ndihmuar atë në sfidat e saj.
Por, dua të theksoj se gjestet e tilla simbolike janë shumë të rëndësishme dhe të dobishme. Megjithatë, duhet të shoqërohen me një qasje më të gjerë, e cila siguron se Kosova nuk është në listën e problemeve.
Radio Evropa e Lirë: A mendoni në diçka konkrete?
Christopher Hill: Nuk kam diçka konkrete në mendje, përveç faktit që tashmë kanë kaluar mbi 25 vjet nga viti 1999 dhe duhet të them se e shoh si shumë zhgënjyese që është arritur kaq pak gjatë këtyre 25 vjetëve.
SHBA-ja më pak e angazhuar në BallkanRadio Evropa e Lirë: A prisni që Shtetet e Bashkuara të kenë një rol aktiv në lehtësimin e dialogut Kosovë-Serbi, apo do të ishte më efektive të lihej BE-ja të udhëheqë?
Christopher Hill: Mendoj se SHBA-ja, prej vitesh, ka thënë se kjo është një çështje që, realisht, duhet ta zgjidhin evropianët. SHBA-ja ka pasur një të dërguar të posaçëm për disa vite, por, në rrethanat aktuale, do të prisja një angazhim më të kufizuar të drejtpërdrejtë, krahasuar me të kaluarën.
Prandaj, mendoj se ideja që SHBA-ja të jetë e përfshirë plotësisht çdo ditë në Ballkan, do të ndryshojë shumë. Do të shihni interesa biznesore të SHBA-së në Ballkan, do të ketë edhe aktivitete diplomatike, pa dyshim. Por, nuk do të prisja që SHBA-ja të ndërhynte dhe të ndihmonte në zgjidhjen e problemeve të njerëzve. Njerëzit do t’i zgjidhin vetë problemet e tyre.
Radio Evropa e Lirë: Keni thënë më herët se Qeveria e Kosovës mban një pjesë të madhe të përgjegjësisë për mungesën e përparimit në dialog. Për cilat veprime ose vendime specifike e kishit fjalën?
Christopher Hill: Kur mendoj për përgjegjësitë për adresimin e gjërave, mendoj në Marrëveshjen drejt normalizimit – të ashtuquajturën Marrëveshje e Ohrit – e cila mendoj se është një marrëveshje shumë e drejtë, e punuar me shumë kujdes me ndihmën e zotit [Mirosllav] Lajçak [ish-i dërguar i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi].
Dhe, është mjaft zhgënjyese që nuk arrijmë të kuptojmë apo nuk arrijmë në pikën ku biem dakord për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, por ai bllokohet me çështje që janë më shumë propagandistike sesa reale, si për shembull: kush ka nënshkruar çka, dhe ngjashëm…
Ne duhet ta shohim atë marrëveshje të realizuar plotësisht dhe pjesë e saj është edhe ideja që serbëve në veri të Mitrovicës t’u garantohet një autonomi e kufizuar. Bëhet fjalë për një asociacion që merret me çështje si arsimi dhe spitalet, pra tema të kësaj natyre.
Modele të tilla ka në gjithë botën, sidomos në Evropë. Dhe, që kur kryeministri i atëhershëm [i Kosovës, Hashim] Thaçi e ka nënshkruar atë, ajo është dashur të zbatohet.
Pra, kjo është një çështje, por nuk po them se vetëm Kosova ka probleme. Edhe vendet e tjera, përfshirë Serbinë, duhet ta bëjnë pjesën e tyre.
Por, konkretisht, për t’iu përgjigjur pyetjes suaj, Kosova duhet të përqendrohet tek Asociacioni i komunave me shumicë serbe dhe të vazhdojë përpara prej aty. Serbia nuk po e sfidon territorin e Kosovës. Në fakt, të gjithë njerëzit në Ballkan flasin për territor, flasin për tokë. Por, problemi i vërtetë në Ballkan, që njerëzit duhet ta kuptojnë, nuk është toka – janë njerëzit.
Është çështje e thjeshtë: A duan njerëzit në Ballkan të qëndrojnë aty, apo duan të largohen diku tjetër? Deri më tani, vazhdon të ketë një valë emigrimi. Nuk është çështje toke – tokë ka mjaft. Problemi është nëse njerëzit duan të jetojnë, të punojnë dhe të ndërtojnë jetën e tyre në Ballkan.
Flasim për normalizim, jo për njohje të ndërsjellëRadio Evropa e Lirë: A mendoni se Serbia po bën mjaftueshëm [për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën]?
Christopher Hill: Mendoj se të gjithë kanë përgjegjësi. Por, koha kur të huajt thoshin ‘po bëni mjaft’ apo ‘nuk po bëni sa duhet’ [ka kaluar] – nuk do të hyj në atë debat. Besoj se secili e di mirë se çfarë duhet të bëjë.
Radio Evropa e Lirë: Në vitin 2021 keni thënë se njohja e ndërsjellë midis Kosovës dhe Serbisë do ta zhbllokonte potencialin evropian të Serbisë…
Christopher Hill: Nuk mendoj se e kam thënë unë këtë. Mendoj se e ka thënë dikush tjetër. Ne nuk kemi folur për njohje të ndërsjellë, kemi folur për normalizim. Kjo është ajo që është në tryezë.
Radio Evropa e Lirë: Më herët ka qenë njohja e ndërsjellë…
Christopher Hill: Po flasim për normalizimin. Ky ka qenë pozicioni i BE-së dhe ne e kemi mbështetur BE-në në këtë.
Radio Evropa e Lirë: Gjatë kohës sa keni qenë ambasador në Serbi…
Christopher Hill: Sërish, dua të jem shumë i qartë për këtë. Kjo nuk ka të bëjë me slogane… Nuk është çështja se kush më pëlqen dhe kush jo. Kjo ka të bëjë me përpjekjen për t’i zgjidhur problemet. Mendoj se Bashkimi Evropian ka paraqitur një propozim shumë serioz në Ohër, dhe kjo është çështja në tryezë që duhet të trajtohet.
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump.
Christopher Hill: Qasja ime është të veproj sipas mënyrës se si Qeveria e SHBA-së dëshiron që çështjet të trajtohen. Ne kemi shumë interesa në Serbi që nuk kanë të bëjnë fare me Kosovën.
Serbia ka ndihmuar në çështjen e Ukrainës dhe ne duam që ky bashkëpunim të vazhdojë. Por, fakti që po mundohemi t’i menaxhojmë disa nga interesat tona me Serbinë, nuk do të thotë që jemi kundër Kosovës. Ne kemi shumë interesa edhe në Kosovë.
Prandaj, do të isha i kujdesshëm me idenë që fuqitë e mëdha po zgjedhin mes vendeve. Ne nuk jemi të interesuar për këtë. Duam që situata të qetësohet. Mendojmë se qasja e Bashkimit Evropian ishte e drejtë dhe do të dëshironim që kjo qasje të ndiqej.
Serbia po ndihmon UkrainënRadio Evropa e Lirë: Nëse nuk gaboj, në vitin 2021, ju gjithashtu keni thënë se SHBA-ja duhet t’i tregojë Serbisë se ajo ofron një alternativë më të mirë se Rusia dhe Kina. Por, a ka depërtuar ky mesazh? Sepse, ne vazhdojmë të shohim marrëdhënie të forta midis Serbisë dhe këtyre dy vendeve. Gjithashtu, së voni, Vuçiq ishte në Moskë…
Christopher Hill: Edhe më vonë, Vuçiq ishte në Ukrainë…
Radio Evropa e Lirë: A do të thotë kjo se politika e tij e balancimit është, në fakt, e suksesshme?
Christopher Hill: Do të duhet ta pyesni vetë atë. Unë nuk jam këtu për të kritikuar politikat e tij. As nuk jam këtu për të kritikuar politikat e Kosovës.
Nga këndvështrimi i SHBA-së, ne duam që vendet të jenë ndihmuese në çështjet kryesore të kohës sonë.
Çështja kryesore në skenën evropiane në këtë moment është Ukraina. Vendet që janë të gatshme ta ndihmojnë Ukrainën dhe të bashkëpunojnë me të, janë vendet me të cilat ne dëshirojmë të punojmë.
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, duke u përshëndetur me presidentin ukrianas, Volodymyr Zelensky. Odesa, 11 qershor 2025.
Tag: ballkan
-

Hill: SHBA-ja nuk do të ndërhyjë më si dikur – Kosova dhe Serbia t’i zgjidhin vetë problemet
-

Berisha i bashkohet Ramës kundër rritjes së pagave të gjyqtarëve: I kanë më të lartat në Ballkan, u është rritur oreksi
Pas kryeministrit Edi Rama, edhe kryetari i PD-së, Sali Berisha ka dalë kundër kërkesës së Unionit të Gjyqtarëve për rritjen e pagave të tyre.
Duke folur në një konferencë për shtyp, Berisha tha se pagat e gjyqtarëve sot janë më të lartat në Ballkan.
“Prokurorët dhe gjykatësit në Shqipëri paguhen më shumë se kolegët e tyre në Ballkan dhe njësoj me ata në disa vende të Europës. Nuk ka gjë më absurde dhe kjo vetëm sa u ka rritur oreksin. Në qoftë se gjeni një qytetar që u thotë se po më ecën procesi gjyqësor pa ryshfet, urdhëroni. Sot ryshfeti ka marrë përmasat më gjigante në historinë e shtetit”, tha Berisha.
Ndonëse nuk përmendi emra, kryetari i PD-së, iu referua akuzave të bëra gjatë kohës që President ishte Bamir Topi dhe nënkryetar i KLD-së, Kreshnik Spahiu, për të cilët tha se merrnin 150 mijë deri në 300 mijë euro.
“Ka qenë një periudhë kur ky çakalli që del çdo nate që flet nga Shallvaret apo nga Berlini, bashkë me bosin e tij, Komisioni Europian në një raport investigativ i akuzon se këta merrnin 150 mijë euro për një transferim, 200-300 mijë euro për një emërim në Tiranë. Në qoftë se ka gjë në themel të shkatërrimit të atij sistemi qëndrojnë këta të dy”, deklaroi më tej Berisha.
Sipas tij “Këtë praktikë nuk e ndoqi Rexhep Meidani. Kjo praktikë u instalua me këta dy persona. Erdhën më pyetën a ta publikojmë këtë raport dhe thashë “po”. Ata nuk e publikuan sepse çakalli i KLD-së kërkoi që raporti të mos bëhet publik. Sot shifrat krahasuar me atë kohë janë dy apo trefishuar”.Top Channel
-

Përplasje spiunazhi Lindje-Perëndim në Ballkan, Serbia në qendër të tensioneve
Një përplasje e fortë spiunazhi midis Lindjes dhe Perëndimit paralajmërohet në Ballkan, sipas gazetarit dhe ekspertit ushtarak rus Igor Korotçenko, kryeredaktor i revistës “Mbrojtja Kombëtare”. Ai thotë se Britania e Madhe do të përgjigjet ndaj Rusisë në mënyrë asimetrike, jo vetëm përmes Ukrainës, por edhe në rajonin e Ballkanit, përfshirë Serbinë, Malin e Zi, Bosnjën dhe Hercegovinën dhe Kosovën.Korotçenko thekson se shërbimi sekret britanik MI6 ka një prani të fortë operacionale në Ballkan, me agjentë të kualifikuar dhe rezidentë me përvojë, disa prej të cilëve kanë vepruar më parë në Moskë. Ai paralajmëron se sfida kryesore mbetet në duart e Agjencisë Serbe të Sigurisë dhe Informacionit (BIA), e cila duhet të mbajë situatën nën kontroll dhe të neutralizojë veprimtaritë e agjencive perëndimore të inteligjencës.Gazetari rus vë në dukje gjithashtu se pas shkarkimit të kreut të BIA-së, Aleksandar Vulin, është bërë e mundur eksporti i produkteve ushtarake serbe në Ukrainë, duke përdorur certifikata të rreme, një situatë që ka detyruar Shërbimin e Inteligjencës së Jashtme ruse të reagojë me një deklaratë të veçantë.Korotçenko paralajmëron se shefi i operacioneve të BIA-së, Marko Parezanoviç, një nga figurat më me përvojë të inteligjencës serbe, është në shënjestër të MI6 dhe agjencive të tjera perëndimore, duke e bërë largimin e tij një objektiv kryesor.Në këtë klimë tensioni, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, ka kërcënuar Serbinë me pasoja të rrezikshme në lidhje me dërgimin e armëve drejt Ukrainës, duke rritur më tej tensionet në rajon.Ekspertët vlerësojnë se situata kërkon vëmendje të madhe për të shmangur përshkallëzimin e konflikteve të fshehta që mund të kenë pasoja serioze për stabilitetin në Ballkan.Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.Një përplasje e fortë spiunazhi midis Lindjes dhe Perëndimit paralajmërohet në Ballkan, sipas gazetarit dhe ekspertit ushtarak rus Igor Korotçenko, kryeredaktor i revistës “Mbrojtja Kombëtare”. Ai thotë se Britania e Madhe do të përgjigjet ndaj Rusisë në mënyrë asimetrike, jo vetëm përmes Ukrainës, por edhe në rajonin e Ballkanit, përfshirë Serbinë, Malin e Zi, Bosnjën dhe Hercegovinën dhe Kosovën.Korotçenko thekson se shërbimi sekret britanik MI6 ka një prani të fortë operacionale në Ballkan, me agjentë të kualifikuar dhe rezidentë me përvojë, disa prej të cilëve kanë vepruar më parë në Moskë. Ai paralajmëron se sfida kryesore mbetet në duart e Agjencisë Serbe të Sigurisë dhe Informacionit (BIA), e cila duhet të mbajë situatën nën kontroll dhe të neutralizojë veprimtaritë e agjencive perëndimore të inteligjencës.Gazetari rus vë në dukje gjithashtu se pas shkarkimit të kreut të BIA-së, Aleksandar Vulin, është bërë e mundur eksporti i produkteve ushtarake serbe në Ukrainë, duke përdorur certifikata të rreme, një situatë që ka detyruar Shërbimin e Inteligjencës së Jashtme ruse të reagojë me një deklaratë të veçantë.Korotçenko paralajmëron se shefi i operacioneve të BIA-së, Marko Parezanoviç, një nga figurat më me përvojë të inteligjencës serbe, është në shënjestër të MI6 dhe agjencive të tjera perëndimore, duke e bërë largimin e tij një objektiv kryesor.Në këtë klimë tensioni, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, ka kërcënuar Serbinë me pasoja të rrezikshme në lidhje me dërgimin e armëve drejt Ukrainës, duke rritur më tej tensionet në rajon.Ekspertët vlerësojnë se situata kërkon vëmendje të madhe për të shmangur përshkallëzimin e konflikteve të fshehta që mund të kenë pasoja serioze për stabilitetin në Ballkan.
-

Përplasje spiunësh në Ballkan, zbulohet skenari: MI6 luftë ndaj Rusisë në Serbi, Kosovë dhe Bosnje
Një përplasje e fortë spiunazhi lindje-perëndim paralajmërohet në Ballkan. Gazetari rus, Igor Korotçenko, njëkohësisht ekspert ushtarak dhe kryeredaktor i revistës “Mbrojtja Kombëtare”, duke cituar burime të tij, pretendon se “Britanikët do t’i përgjigjen Rusisë në mënyrë asimetrike – dhe jo vetëm përmes Ukrainës, por edhe në Ballkan (Serbi, Mali i Zi, Bosnje dhe Hercegovinë, Kosovë)”.
Ai ndjek linjën e Beogradit me akuzën ndaj perëndimit se ka për qëllim një grusht shteti në formatin e “revolucionit me ngjyra”, për të sjellë opozitën serbe në pushtet.
“MI6 ka pozicione të mira operacionale në Ballkan, agjentë të kualifikuar, rezidentë me përvojë (disa madje kanë përvojë operacionale në pozicione drejtuese nga Ambasada Britanike në Moskë). Çështja kryesore është aftësia, para së gjithash, e Agjencisë Serbe të Sigurisë dhe Informacionit (BIA) për të mbajtur situatën nën kontroll dhe për të neutralizuar aspiratat e agjencive të inteligjencës perëndimore, përfshirë MI6”, shprehet Igor Korotçenko nga Mbrojtja Kombëtare në Rusi.
Ai justifikon në njëfarë mënyrë dhe autoritetet serbe, duke pretenduar se “pas shkarkimit të kreut të BIA-s, Aleksandar Vulin nga posti i tij, u bë i mundur eksporti i produkteve ushtarake serbe (përfshirë municionet) në Ukrainë, duke përdorur certifikata të rreme të përdoruesve të fundit dhe vendet ndërmjetëse, gjë që detyroi Shërbimin e Inteligjencës së Jashtme ruse të bënte një deklaratë të veçantë për këtë çështje”.
“Retë po mblidhen mbi kreun e shefit të operacioneve të BIA-s, një nga krerët më me përvojë të inteligjencës serbe, Marko Parezanoviç, largimi i të cilit nga sistemi i sigurimit shtetëror serb është sot një objektiv kyç si i MI6, ashtu edhe i një numri agjencish të tjera të inteligjencës perëndimore”, tha ai.
Ndërkohë, më herët, zëdhënësja e ministrisë së jashtme ruse, Maria Zakharova, kërcënoi Serbinë me pasoja të rrezikshme lidhur me dërgimin e armëve në Ukrainë. -

Presidenti Begaj fjalim në Dayton: Paqja në Ballkan është një detyrë që na përket të gjithëve
Në 30-vjetorin e Marrëveshjes së Paqes së Dejtonit, Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, mori pjesë në takimin me temë “Rifokusimi te Paqja dhe Prosperiteti në Ballkan”, ku theksoi rëndësinë historike të kësaj marrëveshjeje dhe rolin vendimtar të SHBA në sjelljen e paqes në rajon.
Presidenti kujtoi se tri dekada më parë, në këtë qytet, diplomacia triumfoi mbi shkatërrimin dhe Marrëveshja e Dejtonit i dha fund një lufte të egër në Ballkan, duke mbetur gur themeli i paqes, stabilitetit dhe shpresës.“Ne shqiptarët e kuptojmë vlerën e paqes sepse e kemi përjetuar vetë pasojën e konfliktit. Kosova sot qëndron si një shtet i ri, i pavarur, demokratik dhe funksional, një dëshmi e fuqishme e potencialit për transformim përmes sakrificës dhe dialogut,” tha Presidenti.
Ai shprehu mbështetjen e Shqipërisë për Marrëveshjen e Dejtonit dhe theksoi nevojën për integrimin euroatlantik të Bosnje-Hercegovinës, duke e lidhur këtë me përkushtimin më të gjerë të Shqipërisë për paqe, siguri, zhvillim të qëndrueshëm dhe fqinjësi të mirë.
Presidenti Begaj nënvizoi rëndësinë e partneritetit strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. “Pa udhëheqjen amerikane, Marrëveshja e Dejtonit dhe pavarësia e Kosovës nuk do të ishin të mundura. Rajoni nuk do të kishte arritur stabilitetin që ka sot,” u shpreh ai, duke vlerësuar angazhimin e vazhdueshëm të SHBA, NATO-s dhe BE-së në Ballkan.Në fjalën e tij, ai konfirmoi rritjen e buxhetit të mbrojtjes nga Shqipëria dhe përkushtimin ndaj forcimit të solidaritetit dhe kohezionit në NATO, si dhe rolin e rëndësishëm që ka Bashkimi Evropian për demokracinë dhe zhvillimin ekonomik në rajon.
Presidenti u ndal edhe te agresioni rus ndaj Ukrainës, duke theksuar se paqja dhe liria nuk janë të dhëna njëherë e përgjithmonë, por duhen mbrojtur në çdo kohë dhe në çdo cep të globit.
“Le të rikonfirmojmë përkushtimin tonë për Ballkanin Perëndimor, një rajon që nuk mbetet në hijen e së kaluarës, por qëndron në dritën e së ardhmes së vet,” përfundoi Presidenti Begaj./vizionplus.tv -

Do ketë pistën më të madhe në Ballkan, Aeroporti i Vlorës hapet në maj! Detaje: Avioni i “Air Albania” do të bëjë inagurimin i pari
Aeroporti ndërkombëtar i Vlorës do të hapet në ditët e para të majit. Kështu ka deklaruar ministrja Belinda Balluku, duke theksuar se gjithçka po bëhet gati për fluturimin inagurues të kësaj vepre madhore për jugun. Avioni i kompanisë shqiptare “Air Albania” do të bëjë fluturimin e parë.
Ajo është shprehur se Aeroporti i Vlorës do të ketë pistën më të madhe në Ballkan, me një gjatësi prej 3.2 kilometrash dhe me një terminal gjigand prej 22 mijë metrash katrorë.
“Sot, jemi vetëm pak ditë larg nga ulja e avionit të parë në aeroportin e Vlorës. Në ditët e para të majit, Airalbania do bëjë fluturimin inaugurues duke prekur pistën më të madhe në Ballkan, 3.2 kilometra dhe 22 mijë metra katrorë terminal.
Ai terminal kur nisi fillimisht projekti nisi vetëm për 5 mijë metra katrorë dhe sot konsorciumi në VIA është duke ndërtuar 22 mijë metra, pasi volumet dhe parashikimet që ne kemi për dekadat në vazhdim flasin për një numër të konsiderueshëm turistësh, pasi dhe vetë viti 2025, krahasimisht me vitin 2024 në katër muajt e parë ka 30% rritje në numrin e vizitorëve.
Dhe siç e patë edhe në hartën e prezantimit, sepse ne e themi gjatë gjithë kohës që është më afër Fierit sesa Vlorës ai aeroport, por ju e patë me sytë tuaj sesa larg është nga Pishporo aty ku përfundon ajo promenada, shëtitorja e bukur prej 21 kilometrash që do të jetë gjëja e parë, besoj unë, që do të ndërtojmë”, është shprehur ministrja Belinda Balluku. -

Lavrov i shkruan Dodikut, Rusia po merr masa për të ulur tensionet në Ballkan
Rusia po merr masa për të ulur tensionet në Ballkanin Perendimor. Kështu thotë shefi i diplomacisë së Moskës në një letër dërguar presidentit të Republikës Srpska, Milorad Dodik, përmes së cilës shpreh mbështetjen për atë që e quan proces i mbrojtjes së kompetencave kushtetuese të entitetit në Bosnje dhe Hercegovinë.“Unë ndaj vlerësimin tuaj të lartë për bashkëpunimin mes Federatës Ruse dhe Republika Srpska. Besoj në vazhdimin e dialogut të bazuar në besim, si dhe në forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve miqësore dhe partneriteti mes popujve tanë vëllazërorë”, tha Lavrov në letrën e publikuar nga mediat në gjuhën serbe.
Ministri i Jashtëm rus pohon më tej se Moska po monitoron nga afër situatën në Bosnje dhe Hercegovinë.“Nga ana jonë, ne po marrim masa gjithëpërfshirëse për të ulur tensionet, për të garantuar paqen, sigurinë dhe stabilitetin në Ballkan”, shkoi ndër të tjera Lavrov. -

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s: Jemi të fokusuar për një Ballkan të qetë e të qëndrueshëm
Një Ballkan Perëndimor i qetë dhe i qëndrueshëm mbetet në fokus të NATO. Kështu u shpreh sekretari i Përgjithshëm i aleancës, Mark Rutte në fjalën e tij para Samitit dyditor që po mbahet në Bruksel.
‘Është një nga çështje që jemi fokusuar të gjithë. Siç edhe e dini, unë kam qenë në Sarajevë dhe në Prishtinë, së fundmi kisha edhe diskutime edhe me presidentin e Serbisë këtu në Bruksel.
Kështu ne si NATO, jemi goxha të involvuar dhe duam të sigurohemi që Ballkani Perëndimor të jetë stabël dhe i sigurt bashkë edhe me pesë aleatët tanë: Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut, Slloveninë, Kroacinë dhe Shqipërinë’.
-

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s: Duam një Ballkan të qetë dhe të qëndrueshëm
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte në fjalën e tij para Samitit dyditor që po mbahet në Bruksel, tha se duan një Ballkan Perëndimor i qetë dhe i qëndrueshëm mbetet në fokus. ”Është një nga çështje që jemi fokusuar të gjithë. Siç edhe e dini, unë kam qenë në Sarajevë dhe në Prishtinë, së fundmi kisha edhe diskutime edhe me presidentin e Serbisë këtu në Bruksel. Kështu ne si NATO, jemi goxha të involvuar dhe duam të sigurohemi që Ballkani Perëndimor të jetë stabël dhe i sigurt bashkë edhe me pesë aleatët tanë: Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut, Slloveninë, Kroacinë dhe Shqipërinë”.
