Tag: ballkan

  • Kryeministri Rama: Shqipëria lider në Ballkan për teknologjinë dhe shkencën

    Kryeministri Rama: Shqipëria lider në Ballkan për teknologjinë dhe shkencën

    Kryeministri Edi Rama ka qenë i pranishëm në Kongresin për Nanoteknologjinë dhe në fjalën e tij e ka cilësuar Shqipërisë si lider në Ballkan në fushën e shkencës dhe të teknologjisë.
    Rama tha se Shqipëria guxon dhe udhëheq, ndërsa solli në vëmendje ministren e Inteligjencës Artificiale si pikë kyçe për rritjen dhe fuqizimin e Inteligjencës Artificiale në strukturën e shtetit.

    “Shqipëria është një komb që guxon të udhëheqë dhe jo të ndjekë. Është në ballë të shkencës dhe teknologjisë në këtë rajon. Me lejoni të them që duke krijuar një ministre të AI, ministrja e parë në botë, Shqipëria nuk po përqafon thjesht të ardhmen, por po përpiqet të bëjë pjesën e saj për ta projektuar.

    Diella nuk është një lodër, përmes saj ne kemi shndërruar atë që ka qenë domain në një algoritëm transparent për të shndërruar pushtetin e shtetit në atë të shërbyesit.

    Jemi të bindur se herët më shumë sesa vonë do të jemi në gjendje të ofrojmë një instrument të jashtëzakonshëm për të bërë tenderët publikë e transparent, me integritet siç nuk është parë më parë. Shqipëria është një vend që guxon dhe fuqizimi i AI është një shtyllë themelore e qeverisjes, është përparësi e jona dhe vizioni jonë për Shqipërinë 2030 është i qartë dhe i rrënjosur në integritet, inovacion dhe udhëheqje shkencore.
    Kjo ngjarje ilustron më shumë sesa fjalët. Ne do të kanalizojmë më shumë burime, reforma për të ndihmuar në ndërtimin e një ekosistemi të nanoteknologjisë që e ka spirancën në Tiranë por është zgjeruar dhe më gjerë”, tha Rama.

  • “Balkan Jazz Showcase”/ Festivali që mblodhi bashkë në Tiranë grupe nga Greqia, Italia, Maqedonia e Veriut e Turqia

    “Balkan Jazz Showcase”/ Festivali që mblodhi bashkë në Tiranë grupe nga Greqia, Italia, Maqedonia e Veriut e Turqia

    Në kryeqytet po mbahet edicioni i pestë i “Ballkan Jazz Showcase”, një festival ku Ballkani takon Mesdheun, me grupe nga Shqipëria, Greqia, Italia, Maqedonia e Veriut dhe Turqia.

    “Ne jemi munduar të sjellim atë që është më tipike e Ballkanit. Natyrisht, në fokusin e këtij edicioni janë grupet shqiptare të rinj. Do të jetë grupi ‘Just Trio’ dhe ‘Andi Kongo & UART Combo’, që është një orkestër e të rinjve të Universitetit të Arteve”, u shpreh Besim Petrela-organizator i “Ballkan Jazz Showcase”.
    Mbrëmjen e kaluar, u ngjitën në skenë Argalios, një trio që përzien rrënjët tradicionale greke me elementë modernë…
    Dhe ansambli italo-shqiptar i jazz-it, me Gent Rushin në piano, një grup që bashkon traditën mesdhetare me shijen bashkëkohore të jazz-it. Më shumë se një festival, “Ballkan Jazz Showcase” është një panair, që ka për qëllim bashkimin e kulturave dhe shkëmbimin e grupeve artistike.
    “Ka drejtorë të festivaleve të ndryshme, përfshirë drejtorin e festivalit të Stambollit, Shkupit, Prevezës, të cilët shkëmbejnë grupet”, tha Besim Petrela-organizator i “Ballkan Jazz Showcase”.
    Sipas organizatorëve, edicion pas edicioni, është vënë re një interes gjithnjë e më i shtuar për jazz-in, zhanrin që lindi në fillim të shekullit XX në SHBA dhe vazhdon të evoluojë edhe sot.
    “Jemi në ekonomi tregu. Katedra e Jazz-it është rritur sepse e kërkon tregu. Ka shumë prurje, shumë të rinj që vijnë nga shkollat e mesme, nga Liceu Artistik për muzikën jazz”, deklaroi Besim Petrela, organizator i “Ballkan Jazz Showcase”.
    Muzikë, art dhe Ethno Jazz, ky festival do të vazhdojë deri të dielën në mbrëmje në ambientet e Universitetit të Arteve.

    Top Channel

  • Kosova zbret në fushë, Italia ndaj Izraelit, ka një derbi në Ballkan

    Kosova zbret në fushë, Italia ndaj Izraelit, ka një derbi në Ballkan

    Raundi i 6-të sipas asaj që raporton UEFA për ndeshje në grupet kualifikuese për Botërorin 2026. Kosova pas atij prezantimi zhgënjyes me Zvicrën në start të kësaj fushate në Grupin B sot pret Suedinë në një ndeshje mjaft delikate.

    Ndërkaq ka një derbi në Ballkan teksa Kroacia pret Malin e Zi.

    Programi i mbrëmjes ora 20:45

    20:45

    Kosovë- Suedi

    Izrael-Itali (në Hungari)

    Greqi- Danimarkë

    Zvicër- Slloveni

    Bjellorusi-Skoci

    Kroaci- Mali i Zi

    Gjibraltar- Ishujt Faroe

    Vazhdo leximin

  • “Perëndimi duhet të reagojë shpejt”/ Serbia “larg” Brukselit, reagon Arifi: Kina po fuqizohet në Ballkan përmes Vuçiç

    “Perëndimi duhet të reagojë shpejt”/ Serbia “larg” Brukselit, reagon Arifi: Kina po fuqizohet në Ballkan përmes Vuçiç

    Profesori i shkencave politike, Dritëro Arifi, në një intervistë televizive, ka vënë theksin te rritja e ndikimit të Aleancës Lindore dhe roli i Kinës në Ballkan.
    Sipas tij, parada ushtarake e mbajtur së fundmi në Pekin ka qenë një sinjal i qartë i fuqisë që po ndërton kjo aleancë, ndërsa Perëndimi po shfaq mungesë uniteti përballë kësaj qasjeje. Arifi paralajmëron se Serbia po bëhet një pikë nevralgjike në rajon, e cila mund të shfrytëzohet nga Kina, ndërkohë që Bashkimi Evropian duhet të veprojë me vendosmëri dhe pa vonesë për të shmangur pasoja më të thella në Ballkan.
    “Parada ushtarake në Pekin dëshmoi forcën e Aleancës Lindore. Nga ana tjetër bota Perëndimore është ndarë në dy pjesë, dhe Perëndimi nuk është i unifikuar, qoftë me vendet demokratike, qoftë me ato të tjerat. E gjitha lufta është ekonomia. Ndikimi kinez është shumë i madh ën Ballkan, për shkak të zhvillimit teknologjik, por Perëndimi e ka lejuar gjithmonë Serbinë që të lundrojë në këto ujëra.
    Serbia po kthehet në një problem shumë të mëdha, sepse Kina do e shfrytëzojë Serbinë. BE nëse do të bëjë diçka duhet ta bëjë shumë shpejt. Perëndimi për shkak të interesave të veta në Lindjen e Mesme dhe Ukrainë, e ka toleruar Serbinë, por nganjëherë këto lëshime të vogla mund të sjellin probleme të mëdha në Ballkan”, tha Dritëro Arifi.

  • Mediat gjermane: Vuçiq është kërcënim për stabilitetin në Ballkan

    Mediat gjermane: Vuçiq është kërcënim për stabilitetin në Ballkan

    Mediat gjermane i kanë kushtuar hapësirë të gjerë situatës politike dhe ekonomike në Serbi, duke e analizuar paketën e re të masave ekonomike të presidentit Aleksander Vuçiç, qëndrimin e Brukselit ndaj protestave studentore dhe ndikimin e nacionalizmit në shoqëri, raporton Deutsche Welle.

    Gazeta “Die Presse” e cilëson paketën e Vuçiçit si “masa të mrekullueshme” populiste që kanë efekt afatshkurtër, ku për gjashtë muaj do të ulen çmimet e rreth 3.000 produkteve, duke hyrë në fuqi nga 1 shtatori.

    Sipas “Rheinpfalz”, Komisioni Evropian prej muajsh reagon “ritualisht dhe joefikas” ndaj zhvillimeve në Serbi, duke mos ushtruar presion real ndaj Beogradit, pasi vendi shihet si faktor kyç për stabilitetin në Ballkan.

    Ndërkohë, Bashkimi Evropian dhe Gjermania vazhdojnë të japin fonde milionëshe, por besimi i qytetarëve serbë te perspektiva evropiane po bie.

    Raporti thekson gjithashtu se Serbia po bëhet gjithnjë e më e varur nga Rusia dhe Kina, ndërsa Vuçiç e sheh Perëndimin më shumë si partner ekonomik, e jo si model të demokracisë institucionale.

    Dy skenarë për të ardhmen

    Në një intervistë për “Der Spiegel”, politologu Vedran Xhihiq deklaron se Serbia ndodhet në një moment kyç: ose do të shkohet drejt zgjedhjeve të reja, ose ekziston rreziku i përshkallëzimit të dhunës.

    Ai thekson se vala e protestave është e larmishme nga e majta deri tek nacionalistët ndërsa nacionalizmi prej dekadash e ka formësuar shoqërinë serbe.

    Për të ardhmen e lëvizjes, sipas tij, duhet të hapen edhe temat e vështira si Kosova, gjenocidi në Srebrenicë dhe përballja me të kaluarën.

    Si shenjë pozitive, ai përmend solidaritetin e shfaqur në Novi Pazar midis serbëve ortodoksë dhe boshnjakëve myslimanë një mundësi për një “pamje tjetër të Serbisë”.

  • Kush e ka internetin më të shpejtë në Ballkan?

    Kush e ka internetin më të shpejtë në Ballkan?

    Internetin mobil më të shpejtë ndër shtetet e Ballkanit Perëndimor e gëzojnë qytetarët e Maqedonisë së Veriut, ndërsa Serbia prin për internetin fiks me shpejtësinë më të madhe në rajon. Qytetarët në Bosnje e Hercegovinë kanë internetin më të ngadaltë nëpër celularë dhe nëpër shtëpi e zyra, shkruan radio Europa e Lirë.

  • Ilirët , i vetmi popull autokton në Ballkan

    Ilirët , i vetmi popull autokton në Ballkan

    Kthim tek të parët tanë (shkrimi #1)

    Pseudohistorianët serb , bëjnë përpjekje të vazhdueshme për të ngritur edhe më shumë barriera të mëdha të gënjeshtrës , dhe të bëjnë të ditur duke i gënjyer popujt e tjerë , që serbët dhe Serbia është populli më i lashtë në Ballkan . Por cilat mund të jenë faktet , që t’a vërtetojnë këtë gënjeshtër ?

    Nga ana tjetër , shqiptarët nuk bëjnë asgjë , respektivisht nuk ndërmarrin veprime për të parandaluar propagandën serbo-madhe që po përhapet në trojet ilire . Askush nga populli ynë , vetëm një pjesë dërrmuese ngrisin zërin e tyre për t’i thënë “NDAL” rrenave të ndyta të serbëve .

    Bota duhet t’i thotë sllavëve edhe njëherë : Kush është populli më i lashtë në Gadishullin Ballkanik ? Në atë mënyrë , bota do t’a kuptoj se si edhe serbët i gënjejnë të tjerët në sy , pasi që e dijnë të vërtetën , që nuk mund të fshihet . Edhe ne , duhet t’i themi rrenave sllavo-greke mjaft më . Kjo është tokë autoktone shqiptare dhe gjithmonë do të jetë e tillë : Pellazgo-Iliro-Shqiptarët kanë qenë popull autokton të Gadishullit Ballkanik .

    Nuk duhet të mësojmë historinë e popujve të tjerë pa e mësuar më së pari historinë e vërtet tonën : Historinë e ilirëve të lashtë , historinë e baballarëve tanë , atë histori që e gjithë bota ka respekt të madh për të . Gjëja më primare është që shqiptarët të mos mohojnë historinë e baballarëve tanë , por edhe të ngrenë zërin që të kuptojnë se ilirët janë paraardhës të shqiptarëve .

    Këtë pjesë të shkrimeve i’a kushtoj ilirëve tanë sepse kam bërë shumë shkrime dhe ato i’a kushtova në përgjithësi historisë së lashtë shqiptare . Të them të vërtetën nuk jam lodhur sepse e di dashurinë e vërtet të atdheut . Erdhi koha që një pjesë të veprimtarisë sime të i’a kushtoj edhe paraardhësve tanë – Ata janë autoktonët ilirë .

    Çfarë është Gadishulli Ballkanik për ne ? Kur nuk isha i vetëdijesuar , i’a bëja vetes këtë pyetje . Askush nuk më tregonte asgjë , derisa e mora vendimin të vetëdijesohem dhe të mësoj historinë time të vërtet . Më pas edhe e kuptova që shqiptarët janë ai popull që nuk dorëzohet lehtë , por edhe nuk frikësohen lehtë sepse e kemi në gjakun tonë Kuq e Zi të mos frikësohemi .

    Të gjithë e duan të vërtetën , njëri ndër ta që e duan të vërtetën janë edhe populli shqiptar . Sipas shkencës së historisë , mendohet se ilirët kanë jetuar në Ballkan , që nga mijëvjeçari i III para krishtit . Unë e thashë mendimin tim në lidhje me origjinën ilire , por në lidhje me të , egzistojnë mendime të ndara .

    Disa nga “historianët” mendojnë se ilirët janë të ardhur nga Evropa Qendrore , kurse një pjesë e konsiderueshme e historianëve botëror dhe shqiptar kanë mendim të përbashkët – Ilirët janë autokton në Ballkan .

    Fakti që ilirët kanë jetuar në Gadishullin Ilirik të bënë t’a vërtetosh faktin se ilirët janë vendas në trojet ballkanike . E vërteta nuk mund të fshihet sepse njerëzit kanë nevojë për të .

    Evropa ka sabotuar historinë , që kur Ilirinë e lashtë , filloi t’a quante Ballkan . Po ! Për inat të Evropës , le të fillojmë që t’a quajmë me të drejtë Iliri . Le t’a quajmë Kosovën Dardani , Greqinë Epir , Maqedoninë Panoni , Kroacinë Dalmaci . Le të fillojmë të bëhemi një popull i lashtë , të bëhemi bashkë me njëri-tjetrin dhe t’a largojmë armikun tonë nga trojet ilire .

    Me të drejtë mund t’a themi – Ne jemi pellazgo-iliro-shqiptar dhe gjithmonë do të mbetemi të tillë . Do t’i shërbej me gjithë qenien time popullit iliro-shqiptar , do t’i shërbej asaj toke që duhet t’ia japim jetën dhe me shpirtin tonë luftarak të hargjojmë plumba për popullin ilir .

    “Të drejtat mijëvjeçare të shqiptarëve , etnografike dhe gjeografike , shtrihen prej kohërave të vjetra në Iliri , Maqedoni dhe Thesali .” – fjalët më të mira të Agostino Ribeco .

  • Harta e linjave atërore paleo-Ballkanike

    Harta e linjave atërore paleo-Ballkanike

    Rreth 75% e linjave atërore shqiptare janë në Ballkan që në Antikitet ose edhe më herët. Këtu përfshihet edhe ndonje linjë e mbërritur gjatë epokës perandorake romake, por pjesa dërrmuese janë nga fiset e lashta që u përhapën në Ballkan që në Epokën e Bronzit ose të Hekurit. Përqindja është pak më e ulët në zona fushore dhe pak më e lartë në trevat malore, dhe pak më e lartë në veri se në juglindje, por dallimet krahinore/rajonale janë më të vogla se në popujt fqinjë.

  • Proçka “ballkanike” e z. Zeune

    Proçka “ballkanike” e z. Zeune

    Nga: Aurel Plasari

    Johann August Zeune (1778-1853) ishte një gjeograf i njohur gjerman i periudhës së pozitivizmit, por i shkaktoi – ndoshta pa dashje – një dëm kulturor dhe madje sot politik rajonit të Evropës juglindore në të cilin ne jetojmë.

    ‘Gadishull Ilirik’: ky ishte emërtimin i lashtë që kishte trashëguar rajoni ynë prej Antikitetit dhe Mesjetës së hershme. I ngulitur prej autorëve që shkruanin nga Roma, ky emërtim dëftonte se Gadishulli nuk përbënte gjë tjetër pos se Ilirikun sipas idesë administrative romake.

    Ai dijetar i madh që qe frëngu Élisée Reclus (1830-1905), në veprën e tij enciklopedike ‘Njeriu dhe Toka’ në 6 vëllime e përshkruante qartë në rrafshin historik ndërkohën kur romakët u shfaqën “dans la Péninsule illyrique” [në Gadishullin Ilirik] (v. II, f. 100). Me pushtimin e tij prej romakëve, ai u quajt ndonjëherë edhe ‘Gadishull romak’, sikurse me zhvendosjen e kryeqytetit të Perandorisë nga Roma në qytetin e Bizantit (Bizant gjatë Antikitetit ishte emri i qytetit që do të bëhej Kostandinopojë) ndeshet edhe ndonjë rast që të emërtohej nga të huajt ‘Gadishulli Bizantin’. Ka qenë fjala, pra, në ato kohë për emërtime politike më shumë se historike.

    Reklama

    Ndikimi i ideve gjeografike të Humboldtit dhe të Ritterit, prej fillimit të shek. XIX, i dha shkas prirjes për t’i zëvendësuar ndarjet politike ose historike në studimin e viseve të ndryshme të botës me ndarje të bazuara në ‘fakte natyrore’. Ndër të parapëlqyerit për emërtimet e reja rezultuan, atëherë, vargmalet. Të përfytyrohet tani se ç’ndodhte me Gadishullin tonë, të cilit së paku deri në mesin e shek. XIX tiparet fizike gjeografët nuk ia njihnin mirë.

    Prej kohëve të Strabonit dhe të Ptolemeut në hartat gjeografike të bazuara mbi ta, si dhe në botimet e gjeografisë, shenjohej ose përshkruhej një vargmal që kinse e përshkonte Gadishullin tonë pa ndërprerje nga perëndimi në lindje, nga Alpet në Detin e Zi. I përfytyruar kësisoj, ai mund të vërehet ende sot, impozues e i frikshëm, në ndonjërën nga hartat e hartuara simbas Gjeografisë së Ptolemeut ose edhe në itinerarin roman të rrugëve ‘Tabela Peutingeriane’.

    Reklama

    Ky ‘Vargmal Qendror’, i trashëguar nga përfytyrimi i gjeografëve helenë, ndante jugun e Gadishullit (Greqi, Maqedoni, Trakë dhe një pjesë Ilirie) nga veriu i tij, i cili qenkësh ‘ana e borës’, d.m.th. vis ku bora zë borën dhe bën gjithnjë acar. Për kërshëri, në ‘Nona Evropae Tabvla’ të Ptolemeut mund të dallohet se si, në këndin verior të përftuar nga kthesa drejt Alpeve e ‘Vargmalit Qendror’ të ardhur nga Lindja, shenjohet Dardania. Gjithnjë sipas përfytyrimit të lashtë helen, te viset në veri të ‘Vargmalit Qendror’, ku ndodhej edhe Dardania, ishte me rrezik të kuturiseshe: atje banuakëshin ‘barbarët’, d.m.th. ata që nuk flisnin helenishten. Vargmali përbënte kështu një ledh natyror mes ‘veriut të egër’ dhe ‘jugut të qytetëruar’.

    Gjatë Rilindjes evropiane vargmalin në fjalë e mbiquajtën edhe ‘Catena Mundi’, d.m.th.: Zinxhirët e Botës. “Ka aty male të mëdha, të quajtura ‘Catena Mundi’, të cilat i qarkojnë këto vende dhe kanë kalime të pakta që të mund të kapërcehen, të gjitha të mbrojtshme, sa me pak njerëz mund të pengohej e gjithë fuqia e botës që të mos hynte dot në Arbëri”, përshkruante Anonimi arbër (me gjasë kalorësi Tomë Plezha) në projektin e tij çlirimtar paraqitur ‘Madhërisë së Tij Katolike’ mbretit të Spanjës më 1595.

    Reklama

    Në Kohën e re tiparet kryesore të gjeografisë fizike të Evropës erdhën duke u njohur gjithnjë më mirë, mirëpo hartografët vijonin ta shenjonin nëpër hartat e tyre të Gadishullit këtë farë Vargmali të stërmadh e të pandërprerë, të cilin në vërtetë pak ose aspak e kishin parë në vend. Tanimë niste e bëhej dallimi mes pjesëve të tij: me emërtimin vendor Scardus njihej pjesa qendrore, me Haemus ose Orbelus pjesa që shkon deri në Detin e Zi, ndërsa pjesa që nga Scardus-i vjen e bashkohet me Alpet u quajt Albanus Mons ose Peones Alpes. Qenë, gjithsesi, emërtesa të lëvizshme e të ndryshueshme nga njëri hartograf te një tjetër. Vetëm kur udhëtarë si një Ami Boué apo Viquesnel, në gjysmën e parë të shek. XIX, u vunë ta shkelnin vetë ‘visin kërshëror’ zbuluan papritmas se Vargmali impozues nuk ekzistonte dhe se ‘Catena Mundi’ paskësh qenë një fantazi hartografësh e gjeografësh që kishin gabuar shoqi-shoqin për shekuj me radhë.

    Reklama

    Që ky zbulim i rëndësishëm të pranohej dhe të shtihej në përdorim do të duhej ende kohë. Zakoni i mbrapshtë i hartografëve tradicionalistë për të prodhuar harta sipas hartave, dhe jo sipas hulumtimeve të drejtpërdrejta në terren të tipareve fizike të një treve, bënte punën e vet. Po të shfletosh sot koleksionet hartografike të Gadishullit tonë, ‘Zinxhirët e Botës’ mund t’i ndeshësh të vizatohen ende si të tillë deri më 1870-n. Ky përfytyrim i gabuar i një ‘Vargamali Qendror’ u bë shkas edhe për emërtimin e sotëm të Gadishullit si ‘Ballkan’.

    Pjesa lindore e ‘Vargmalit Qendror’, siç e kujtova, në Kohën e re mbante emrin e Hemit: Haemus. Ajo ishte njëkohësisht edhe pjesa më pranë Kostandinopojës, ndaj dhe më e përmendura prej shkrimtarëve bizantinë. Në fillim të shek. XIX, kur rajoni ishte ende pjesë e Perandorisë osmane, udhëtarët dhe eksploratorët, sikurse qenë edhe Ami Boué-ja ose Viquesneli, pyesnin për emrin e atij segmenti të vargmalit dhe mësonin se në gjuhën ‘e vendit’ ai quhej ‘Ballkan’. Duke u nisur gjithnjë nga konceptimi i rrejshëm i ‘Vargmalit Qendror’ dhe duke e pandehur emrin e segmentit malor për tërë vargmalin, gjeografi i përmendur Zeune në veprën e tij ‘Orvatje për një përshkrim shkencor të Tokës’ (Berlin 1811) e quajti gjithë Gadishullin ‘Ballkan’: Balkanhalbinsel nga Haemushalbinsel: “der Balkan oder der Haemus” (f. 55 dhe vij.). Ky quhet pagëzimi i rajonit tonë si ‘ballkanik’.

    Reklama

    Në historinë konceptuale të Evropës ky rast ia vlen të kujtohet, madje duke qëndruar mbi të. Nga njëra anë, emërtimi i Gadishullit sipas njëfarë ‘Vargmali Qendror’ ishte pa ndonjë bazë, përderisa vetë ekzistimi i këtij vargmali rezulton fantazi hartografësh ose gjeografësh: ishte një lajthitje e trashëguar nga njohuritë e kufizuara të Antikitetit. Nga ana tjetër, as vetë emri ‘Ballkan’ në vend të atij ‘Haemus’ nuk është i saktë, pasi ‘Ballkan’ në turqishte do të thotë thjesht “mal”. I pari Konica u tall: “Malet Ballkan do të thotë pra malet Mal”.

    Një pjesë banorësh vendës edhe në kohën tonë vijojnë të quajnë ‘Ballkan’ pjesën lindore të Hemit të lashtë, d.m.th pjesën më të ulët dhe më të parëndësishme të tij, ndërsa sllavët e quajnë atë ‘Mali Plak’: Stara Planina. Një prej gjeografëve kritikë të Zeunes me shokë ka qenë i mendimit që Ami Boué-ja dhe eksploratorët e tjerë ta kenë dëgjuar këtë emër, ‘Ballkan’, prej shoqëruesve të tyre turq jo vetëm për Haemus-in, por edhe për pjesën qendrore dhe perëndimore të vargmalit, ngase turqit e quajnë çdo mal ‘ballkan’ kur nuk ia dinë emrin. Kështu emri që do të duhej të shenjonte pjesën e një vargmali iu mëvesh gabimisht të tërës: ky ishte gabim i periudhës turko-osmane.

    Reklama

    Afërmendsh që ishte gabim trashanik. Por, z. Zeune e kishte lëshuar proçkën dhe i qe kthyer fushës së tij të dashur, oftalmologjisë, duke drejtuar institucionin për të verbrit, që kishte krijuar, si dhe duke dhënë mësim gjuhën dhe letërsinë gjermane. Mirëpo – vini re! – etiketa e Ballkanit, fryt i trillit rastësor të një dijetari të keqinformuar, i ka mbetur edhe sot e gjithë ditën rajonit të Evropës juglindore në të cilin jetojmë. Konica, që e konstatoi situatën anormale, u detyrua të saktësonte: “Ballkani u popullarizua në brezin tonë prej gazetarësh të cilëve u pëlqeu ky emër, ndoshta prej tingëllimit të tij të pazakontë” (f. 6). Dhe veprën e vet postume, ku bënte edhe këtë kritikë, ai jo më kot e titulloi pikërisht “Shqipëria: kopshti shkëmbor i Evropës juglindore’.

    Reklama

    Kishte autorë që vijuan të ngulnin këmbë në emërtimin e vjetër. ‘Gadishulli ilirik’ e quante anglezi Edward Stanford në punimin e tij ‘Hartë etnografike e Turqisë së Evropës dhe e Greqisë, si dhe Kujtesë për ndarjen e sotme të racave në Gadishullin ilirik’ (1877). Po ashtu edhe Iskender de Malkhazouny në ‘Pansllavizmi dhe Çështja e Lindjes: ese mbi vendosjen e sllavëve jugorë në Gadishullin ilirik etj.’ (1898). Kështu edhe të tjerë deri në fillim të shek. XIX.

    Por, shkolla gjermane, athua e magjepsur prej emërtimit fantastik të z. Zeune, ngulmoi në emërtimin e tij derisa edhe në repertorin emërmadh ‘Meyers Großes Konversations-Lexikon’ të shënohet “Gadishull Ilirik (Illyrische Halbinsel) përcaktim i pamjaftueshëm për Gadishullin Ballkanik (Balkanhalbinsel)” (762).

    Qortimit të këtij gabimi konceptual, dhe mundësisht ndreqjes së tij, i shërbeu orvatja e një grupi gjeografësh po gjermanë në fillim të shek. XX për emërtimin e Gadishullit si Südost-evropäische Halbinsel, d.m.th. Gadishull i Evropës juglindore. Edhe pse emërtimi i saktë mund të quhet i ngulitur shkencërisht prej veprës autoritare të Nikolla Jorgës ‘Ç’është juglindja evropiane?’ (1940), qëndresa e ‘Ballkanit’ amator vijon ende e fortë përkundrejt shkencores ‘Evropë juglindore’.

    Reklama

    Kështu pati ndodhur që, për shkak të proçkës së z. Zeune, t’i mbesë rajonit tonë një etiketë fatalisht e pasaktë. Në morinë e emrave të gabuar gjeografikë të botës ky, padyshim, nuk është rasti i vetëm. Por çështja është që një emërtim i këtillë krijoi një dihotomi kryekëput të padrejtë Evropë vs. Ballkan, duke e marrë të mirëqenë pjesën e emërtuar ‘Ballkan’ si një entitet kulturor jashtë Evropës, në mos po edhe në kundërvënie ndaj saj. Kureshtarët e sotëm mund të ndeshin rëndom edhe në debatet e sotme politike pikërisht këtë dohotomi absurde: ‘Evropa dhe Ballkani’ ose ‘Ballkani dhe Evropa’.

    Edhe më absurde e bën këtë dihotomi fakti që vetë emri ‘Evropë’ u pat shtënë për së pari në përdorim në kuptimin gjeografik për të shenjuar trevën perëndimore të Gadishullit tonë, përfshi visin ku banojmë ne, në kundërvënie ndaj Peloponezit dhe ishujve të Detit Egje. Kush nuk beson, le të lexojë Hesiodin e shek. VIII para erës së re. E ka pas thënë Konica kohë më parë: “Emri ‘Evropë’ në kohët klasike i vihej vetëm ‘Ballkanit’, dhe vetëm në Kohën e mesme ai u shtri në pjesën tjetër të kontinentit të bardhë”. Por, kush ia vuri veshin Konicës?

  • Çubriloviq: pjellshmëria e grave shqiptare ka ngadhënjyer mbi politikën tonë

    Çubriloviq: pjellshmëria e grave shqiptare ka ngadhënjyer mbi politikën tonë

    Ndërsa për Sanxhakun thoshte : “Ata bëhen pakicë fetare, e vetmja pakicë myslimane në Ballkan, i cili fakt do të shpejtoj nacionalizimin e tyre”

    Ismet Azizi

    Që nga “Naçertanija” e Ilija Garashaninit që u hartua në vitin 1844, veçanërisht nga Kongresi i Berlinit (1878), nuk prajtën angazhimet e qarqeve dhe të regjimeve serbe për shkatërrimin e homogjenitetit etnik të tokave shqiptare, spastrimin etnik të tyre dhe për kolonizimin me elementin sllav. Këto veprime kanë pasur për qëllim ndërrimin e kompozicionit etnodemografik në tokat shqiptare që do të binin nën sundimin serb. Së këndejmë nuk është asgjë e rastit që në vargun e veprimeve gjenocide serbe mbi kombin shqiptar vendin e parë e zënë veprimet në rrafshin demografik. Në të gjitha synimet dhe projektet serbe të gjysmës sy dytë të shekullit XIX dhe gjatë gjithë shekullit XX ndaj Kosovës dhe shqiptarëve, si pjesë të programit nacional serb, shtimi natyral i shqiptarëve konsiderohej si një nga pengesat më të mëdha në mposhtjen e faktorit demografik shqiptar dhe në realizimin e aspiratave pushtuese serbe.

    Nga ligjërata e Çubriloviqit “Shpërngulja e Shqiptarëve” që është mbajtur në Klubin Kulturor Serb më 7 mars 1937, po veçojmë një pjesë nga elaborati i tij ku theksohet: ‘Në rastin tonë duhet pasur parasysh sa më parë se këtu kemi të bëjmë me një racë të gjallë, të fuqishme dhe të pëlleshme, për të cilën i ndjeri Cvijiq ka thënë se është raca më ekspansive në Ballkan. Gjermania prej viti 1870 deri në vitin 1914 ka shpenzuar shumë miliarda marka që gradualisht, duke e blerë tokën nga polakët, t’i kolonizojë trevat e veta lindore. Por pjellshmëria e nënave polake ka ngadhënjyer mbi organizimin gjerman dhe paratë gjermane. Në vitin 1928 e mori prapë Poznanjin e vet. Statistikat tona të viti 1921 dhe të viti 1931, që i përmendëm më parë, tregojnë se edhe pjellshmëria e grave shqiptare ka ngadhënjyer mbi politikën tonë të kolonizimit’.

    Çubriloviq nuk pushoi as në përfundim të Luftës së Dytë Botërore. Në vitin 1944 doli me projektin me titull “Problemi i Pakicave në Jugosllavinë e Re”. Këtu ai parasheh që për pakicat të formohen kampe të përqendrimit kurse pasuritë e tyre të konfiskohen. Më tutje, ai propozon që familjet e tyre të dërgohen në kampe dhe, në rastin e parë, të dëbohen në shtetet kombëtare të tyre. Këtu, në radhë të parë, ai parashihte dëbimin e shqiptarëve, hungarezëve dhe gjermanëve. Medoemos, sipas tij, Pollogu dhe Dukagjini duhet spastruar  nga shqiptarët.

    Ndërsa për Sanxhakun e Novi Pazarit thoshte se “zgjidhet vetvetiu dhe ai, në jetën tonë shtetërore, nuk e luan atë rol që luante në vitin 1912. Vetëm do të përmendim se me shpërnguljen e shqiptarëve këputet lidhja e fundit e myslimanëve tanë në Bosnjë e në Novi Pazar me pjesën tjetër të botës myslimane. Ata bëhen pakicë fetare, e vetmja pakicë myslimane në Ballkan, i cili fakt do të shpejtoj nacionalizimin e tyre” – shkruante në elaboratin e tij, në lidhje me propozimin  e kolonizimit të viseve jugore.

    Është momenti ta pyesim vetën, a jemi më “një racë të gjallë”, racë “e fuqishme”, a jemi racë në ekspansion në Ballkan, siç konsideroheshim dikur, a po jo ?

    A ka kush që mund të merret me këtë çështje, apo kanë “ikur” e duhet të presim të vijnë? A duhet me doemos ta bëjmë me kohë punën që patjetër duhet bërë në mënyrë që tjerët (serbët) të mos e bëjnë për ne, nëpërmjet nesh. Me këtë shkallë të emigrimit, të përtëritjes së popullsisë dyshoj se pas 15 -20 viteve nuk do të mund të merren kurrfarë masash për që thotë Çubriloviq që të jemi ata që ishim: “racë e gjallë”, “racë e fuqishme” apo racë në ekspansion. Apo siç thoshte më herët Cvijiqi, mësuesi i Çubrilloviqit: “Në aspektin gjeografik, fiset më të forta etnografike të Gadishullit Ballkanik janë: banorët e Kodrave të Malit të Zi, Peshterit dhe viset e Shqipërisë veriore. Banorët e këtyre trevave e kanë ruajtur formën e vjetër të vëllazërisë fisnore, gjinive-fiseve, organizimin, karakteristikat tjera dhe pamjen e tyre fizike.”