Tag: balliu

  • “Kjo është republika e Palloshit”/ Dosja e SPAK, Balliu tregon prangat: Babëzia e Ballukut nuk njeh limit, për të…

    “Kjo është republika e Palloshit”/ Dosja e SPAK, Balliu tregon prangat: Babëzia e Ballukut nuk njeh limit, për të…

    Deputeti i Partisë Demokratike, Kelvis Balliu akuzoi Belinda Ballukun për vjedhje marramendëse me Tunelin e Llogarasë. Balliu kishte kërkuar interpelancë me ministren e Infrastukturës dhe Energjisë, por ajo u rrëzua. Ndërkohë në fjanë e tij nga foltorja e Kuvendit, Balliu u shpreh se për të vjedhur është rrezikuar edhe jeta e qytetarëve, pasi nuk është bërë kolaudimi i rrugës.
    Edhe pse nuk ishte e pranishme, Balliu iu drejtua Ballukut duke i thënë se “ka mundësinë të thotë të vërtetën se kush i ka dhënë urdhrat”.
    Balliu deklaroi se “Balluku duhet të bëhet një pentito dhe mos ndjekë rrugën e gjyshit të saj, Beqir Balluku”.
    Për tunelin e Llogarasë, deputeti demokrat tha se “punët i ka bërë kompania ‘Gjoka Konstruksion’, ndërsa paratë i ka marrë kompania turke.
    “Balluku ka sot mundësinë të thotë të vërtetën se nga kush i erdhi urdhri dhe të mos fshihet, por babëzia nuk njeh asnjë limit moral. Ju për të vjedhur para keni rrezikuar edhe jetën e qytetarëve shqiptarë, duke mos bërë as kolaudimin e rrugës. Ju doni të justifikoheni dhe të thoni nuk e kemi marrë në dorëzim, e ka fajin operatorit. Në të gjithë këtë tender, nuk merrni as mundimin të fshiheni.
    Punët i bën Gjoka, që nuk ndodhet në asnjë letër, as si kontraktor dhe as si nën kontraktor, por punët i kryen gjoka dhe paratë i merr kompania turke. Ky është gjeokorrupsion. SI ka mundësi që në këtë vend bëhet me telefona, por kjo është republika e Palloshit, ky është realiteti. Kjo është republika e banalitetit, me fjalë të ndyra që përdoren nga ministra që i mbani me vite. Kjo zonjë ka mundësinë sot të bëhet pentito dhe të thotë të vërtetën, mos bëhet si gjyshi i saj”, tha nder të tjera Balliu.

  • PS rrëzoi interpelancën me Ballukun/ Balliu u tund prangat: Do përfundoni në qeli si Veliaj dhe Beqaj

    PS rrëzoi interpelancën me Ballukun/ Balliu u tund prangat: Do përfundoni në qeli si Veliaj dhe Beqaj

    Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu duke folur nga foltorja e Kuvendit u tha socialistëve se po luftojnë për t´i mbushur xhepat Edi Ramës. Balliu kishte marrë vete edhe prangat, duke thënë se nëse vijohet me aferat siç ka ndodhur deri tani, ministrat do të përfundojnë të arrestuar si kreu i Bashkisë Tiranë Erjon Veliaj dhe ish- ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj.
    Balliu u shpreh se për të vjedhur është rrezikuar edhe jeta e qytetarëve, pasi nuk është bërë kolaudimi i rrugës.
    Edhe pse nuk ishte e pranishme, Balliu iu drejtua Ballukut duke i thënë se “ka mundësinë të thotë të vërtetën se kush i ka dhënë urdhrat”.
    Balliu deklaroi se “Balluku duhet të bëhet një pentito dhe mos ndjekë rrugën e gjyshit të saj, Beqir Balluku”.
    Për tunelin e Llogarasë, deputeti demokrat tha se “punët i ka bërë kompania ‘Gjoka Konstruksion’, ndërsa paratë i ka marrë kompania turke.
    “Balluku ka sot mundësinë të thotë të vërtetën se nga kush i erdhi urdhri dhe të mos fshihet, por babëzia nuk njeh asnjë limit moral. Ju për të vjedhur para keni rrezikuar edhe jetën e qytetarëve shqiptarë, duke mos bërë as kolaudimin e rrugës. Ju doni të justifikoheni dhe të thoni nuk e kemi marrë në dorëzim, e ka fajin operatorit.
    Në të gjithë këtë tender, nuk merrni as mundimin të fshiheni. Punët i bën Gjoka, që nuk ndodhet në asnjë letër, as si kontraktor dhe as si nën kontraktor, por punët i kryen gjoka dhe paratë i merr kompania turke.
    Ky është gjeokorrupsion. SI ka mundësi që në këtë vend bëhet me telefona, por kjo është republika e Palloshit, ky është realiteti. Kjo është republika e banalitetit, me fjalë të ndyra që përdoren nga ministra që i mbani me vite. Kjo zonjë ka mundësinë sot të bëhet pentito dhe të thotë të vërtetën, mos bëhet si gjyshi i saj. Zgjohuni sa nuk është vonë. Do ikni si Veliaj e Beqaj. Po luftoni të mbushni xhepat e tij”, tha nder të tjera Balliu duke tundur prangat.

  • “Zgjohuni sa s’është vonë”/ Balliu “tund” prangat në foltoren e Kuvendit: Po luftoni të mbushni xhepat e…

    “Zgjohuni sa s’është vonë”/ Balliu “tund” prangat në foltoren e Kuvendit: Po luftoni të mbushni xhepat e…

    Deputeti i PD Klevis Balliu u ka “kujtuar” socialistëve se i presin prangat nëse vijojnë të luftojnë për të pasuruar kryeministrin Edi Rama. 
    Në fjalën e tij nga foltorja e Kuvendit, Balliu kishte sjellë me vete një palë pranga, duk u shprehur se nëse vijohet me aferat siç ka ndodhur deri tani, ministrat do të përfundojnë të arrestuar.  
    “E kuptoj që e keni problem të vërtetën, por është e pashmangshme, ju të gjithë keni problem madhor me moralin. Me qytetarët, popullit më të varfër të Europës, 50 mln euro për afërta korruptive të Ramës nuk mund të ndodhë kurrë. Të gjithë do të bashkoheni janë këto pranga si shumë kolegë tuaj. Zgjohuni sa nuk është vonë”, tha ai. 
     

  • ‘Përgjimet e Lubi Ballukut tregojnë fytyrën e shëmtuar të pushtetit’, Balliu: Bandë hajdutësh

    ‘Përgjimet e Lubi Ballukut tregojnë fytyrën e shëmtuar të pushtetit’, Balliu: Bandë hajdutësh

    Deputeti i PD-së Klevis Balliu me anë të një videoje të ndarë në rrjetet sociale ka reaguar ndaj përgjimeve të dosjes Balluku. Balliu thekson se kemi të bëjmë me një bandë hajdutësh që vjedhin dhe shajnë.
    Më tej ai shton se korrupsioni i Ballukut tregon fytyrën e shëmtuar të pushtetit.
    Ndërkohë që bën thirrje se protesta është një detyrim kombëtar.
     
    Postimi i Balliut:
    Një bandë hajdutësh e zhytur në banalitet e vulgaritet, që shan, kërcënon dhe vjedh një popull të tërë.
    Përgjimet e Lubi Ballukut tregojnë fytyrën e shëmtuar të pushtetit: njerëz që flasin me gjuhë rrugësh dhe bëjnë pazare me paratë e qytetarëve.
    Kjo është banda që sundon Shqipërinë — një përzierje e korrupsionit, arrogancës dhe degjenerimit moral.
    Nuk mund të lejojmë më që vendi ynë të qeveriset nga kjo babëzi dhe poshtërim i çdo vlere.
    Protesta është sot një detyrim kombëtar

  • “50 milionë euro grabitje nga Tuneli i Llogarasë”, Balliu thërret urgjentisht Ballukun në Kuvend: Populli më i varfër..

    “50 milionë euro grabitje nga Tuneli i Llogarasë”, Balliu thërret urgjentisht Ballukun në Kuvend: Populli më i varfër..

    Deputeti demokrat Klevis Balliu me anë të një postimi në rrjetet sociale bën me dije se ka thirrur në Kuvend në interpelancë për seancën e së enjtes, zv.kryeministren Belinda Balluku, e marrë e pandehur nga SPAK për tenderin e tunelit të Llogarasë.
    Balliu thotë se Tuneli i Llogarasë është një mega aferë, ku 50 milionë euro i janë grabitur popullit më të varfër të Europës.
    Postimi i Balliut:
    Të enjten, kam thirrur në interpelancë urgjente Belinda Ballukun.
    Do të kërkoj llogari për mega-aferën korruptive të Tunelit të Llogarasë, ku Belinda Balluku dhe Edi Rama i kanë vjedhur 50 milionë euro popullit më të varfër të Europës për aventura ndërkombëtare dhe interesa personale politike.
    Kjo aferë është simboli i një qeverisjeje që grabit, jo që zhvillon.
    Të enjten, e vërteta do të flasë në Kuvend

  • “Dokumentet fundosin Ramën”,Balliu publikon aktin normativ të 50 milionë eurove për tunelin e Llogarasë: Lekët shkuan..

    “Dokumentet fundosin Ramën”,Balliu publikon aktin normativ të 50 milionë eurove për tunelin e Llogarasë: Lekët shkuan..

    Deputeti i PD-së, Klevis Balliu, i ftuar në një emision televviziv, ka publikuar disa dokumente që kanë të bëjnë me skandalin korruptiv të tunelit të Llogarasë.
    Balliu u shpreh përballë moderatorit Bled Marku se këto dokumente fundosin Edi Ramën, ndërsa ka bërë publik edhe aktin normativ të shtimit të 50 milionë eurove për tunelin e Llogarasë.
    Lexo edhe:Tuneli i Llogarasë, Pollo publikon skemën si u rritën kostot 32 milionë euro, Rama mbron Ballukun‘Kompaninë turke për tunelin e Llogarasë i ka sjellë Edi Rama, që i ka miq. Këto i njeh Edi Rama, nuk i ka sjellë Balluku, por këta janë njerëz të kryeministrit.
    Njoftohet këtu, shpallja e kompanisë turke si fituese, jo e Gjokës, se duhet ta sqarojmë këtë. Jo vetëm që njoftohet kompania turke, por nuk kishin as nënkontraktor.
    ‘Gjoka Kostruksion’ nuk është as nënkontraktor në këtë rast dhe vetë neni 126 i nënkontraktorëve thotë; përqindja e caktuar për nënkontraktim duhet të jetë në përpjestim me vlerën e kontratës dhe nuk duhet të tejkalojë 50% të vlerës së përgjithshme të kontratës.’
    Sipas Balliut, ky ligj është bërë që në momentin e lidhjes së kontratës të përcaktohet qartë roli dhe pagesa e nënkontraktorit, gjë që nuk ka ndodhur në këtë rast.
    ‘Kjo gjë nuk ka ndodhur, sepse kontraktori me nënkontraktorin duhet të kishin bërë një kontratë paraprake të cilën këta nuk e kanë, nuk ekziston.
    Këtu janë paguar vetëm turqit. Gjokës i ka thënë Belinda me Ramën se do t’i japin turqit, dhe këta nuk kanë marrë asnjë lek. Lekët këtu i ka marrë vetëm kompania turke.
    Këtu është akti normativ i shtimit të 50 mln euroshit dhe përveç kësaj kemi faturat. Dhe vetëm Kontrolli i Lartë i Shtetit i kërkon ministrisë se çfarë janë këto 50 mln euro shtesë.’
    Sipas deputetit demokrat, këto dokumente janë provë e qartë e një skeme abuzive që, siç tha ai, ‘ka përfituar në mënyrë të drejtpërdrejtë kompania turke me bekimin e qeverisë’.

  • FOTO/ Balliu në rolin e kameramanit, filmon Berishën teksa flet në Parlament

    FOTO/ Balliu në rolin e kameramanit, filmon Berishën teksa flet në Parlament

    Deputeti Klevis Balliu duket se në Parlament bën edhe rolin e kameramanit personal të Sali Berishës.
    Deputeti Klevis Balliu duket se në Parlament bën edhe rolin e kameramanit personal të Sali Berishës.
    Më parë këtë rol e ka mbuluar Albana Vokshi, por tani, me sa duket, vendin e ka zënë Balliu, i cili është filmuar në mbledhjen e sotme të Kuvendit duke filmuar kreun e PD-së, Sali Berisha, ndërsa ky i fundit ishte duke folur në Parlament.

  • Vetëm 10 vota pro shkarkimit të Peleshit, Balliu: Nuk na njoftuat për arsyen…; Balla: Humbët 26 nga firmëtarët

    Vetëm 10 vota pro shkarkimit të Peleshit, Balliu: Nuk na njoftuat për arsyen…; Balla: Humbët 26 nga firmëtarët

    Kërkesa e opozitës e cila u rrëzua në seancën e sotme plenare, për shkarkimin e kryeparlamentarit Niko Peleshi, ka qenë në fokus të fjalës së mbajtur në foltore nga kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla.
    Ky i fundit ka reaguar pas deklaratës së deputetit Klevis Balliu se deputetët e opozitës nuk votuan pro shkarkimit të Peleshit për shkak të moskuptimit të procesit të votimit.
    “Bëmë një votim, pa shpjeguar asgjë. Pa i dhënë mundësinë për replikë dhe nuk njoftohet për çfarë po votohet”, tha Balliu.
    Por për Ballën, mungesa e të paktën 26 votave nga 36 firmëtarët e kërkesës, nuk përbënte gjë tjetër veçse dezertim të deputetëve brenda opozitës.
    “Sa i përket kërkesës së më shumë se 36 deputetëve të opozitës për shkarkimin e kryetarit të Kuvendit.
    Neni 114 pika 4 e rregullores e ka sqaruar, votohet kërkesa. Raportet janë relacione shoqëruese mbi bazën e arsyetimeve të elaboruara përgjatë diskutimeve të frytshme në këshillin e legjislacionit, Votimi bëhet i fshehtë. Nuk ka pasur kërkesë për mënyrën e votimit.
    Dezertimin tuaj që polli vetëm 10 vota në favor të kërkesës për shkarkim, mblidhni grupin parlamentar të gjeni ku kanë shkuar votat Nuk kanë ardhur këtej nga ne. Keni humbur 26 nga firmëtarët. Erdhët me 36 veta, dolët me 10”, tha Balla.

  • Balliu në Astir: Qytetarët rrezikohen nga kabinat elektrike, mungon infrastruktura

    Balliu në Astir: Qytetarët rrezikohen nga kabinat elektrike, mungon infrastruktura

    Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, është takuar sot me banorët e Njësisë Administrative nr. 14, në zonën e Astirit, ku qytetarët kanë denoncuar mungesën e theksuar të infrastrukturës dhe një problem serioz që rrezikon jetën e tyre.
    Sipas banorëve, një kabinë elektrike është vendosur në hyrje të pallatit, duke bllokuar hyrjen dhe njëkohësisht rrezikuar jetën e fëmijëve dhe të gjithë banorëve të godinës.
    Deputeti Balliu u shpreh se situata është ‘e turpshme dhe e papranueshme’, duke theksuar se është absurde që ‘në mes të Tiranës, qytetarët të jetojnë me një infrastrukturë të tillë skandaloze, që i ngjan Mesjetës’.
    ‘Është një çmenduri që vetë qeveria dhe pushteti vendor vendosin Kabina elektrike në hyrje të pallateve, duke rrezikuar jetën e qytetarëve. Kjo tregon papërgjegjshmëri dhe arrogancë ndaj qytetarëve të kësaj zone që paguajnë taksa por trajtohen si qytetarë të dorës së dytë,’ deklaroi Balliu.
    Deputeti demokrat theksoi se do të ndjekë këtë çështje deri në zgjidhjen përfundimtare dhe do të kërkojë mbajtjen përgjegjëse të institucioneve që kanë lejuar këtë shkelje të rëndë të sigurisë publike.

  • “Pse nuk është hetuar Balluku më herët”/ Reagon ashpër deputeti: Paguhen 80 mijë euro, inceneratori nuk punon

    “Pse nuk është hetuar Balluku më herët”/ Reagon ashpër deputeti: Paguhen 80 mijë euro, inceneratori nuk punon

    Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, ishte i ftuar në një emision televiziv ku komentoi raportimin e drejtuesit të SPAK, Altin Dumani, në Parlament.
    Balliu u shpreh se, ‘ajo çfarë kuptova unë, ai ishte një njeri i kapur në flagrancë. Dumani deklaroi se, nuk kemi kohë për hetime, ai tha se ka çështje nën hetim, çështje që kanë vite nën hetim, tani kur do të merren masat.’
    Gjatë bisedës me moderatorin Adi Krasta, deputeti i PD-së shtoi: ‘Unë e pyeta për Belinda Ballukun, ajo ka ‘Tigrin 1 dhe 3’, ka tunelin e Llogarasë, ka Thumanë-Kashar, fotovoltaikët, ka pafundësisht afera korruptive dhe për asnjë nga këto afera korruptive, ajo zonjë gjithë këto vite nuk është hetuar? I thashë dhe Dumanit, që edhe ju vetë keni kryer procese me fotovoltaik në SPAK me gjysmën e çmimit që i kryer Balluku. Kaq e vështirë është të kuptosh aferën korruptive.’
    Balliu shtoi edhe detaje mbi aferat e inceneratorëve dhe Tigrin 1-3: ‘Çfarë ka për të vështirë, afera e ‘Tigri 1-3’, paguhen 80 mijë euro në ditë dhe nuk ndizen, paguhen njësoj si inceneratorët. Kësaj radhe nuk tha se, janë krime intelektuale, por që nuk kanë pasur kohë dhe mundësi, se nuk kemi resurse. Një njeri i kapur në flagrancë, është si ai nxënësi që shkon në shkollë i papërgatitur dhe mundohet që të gjejë justifikime nga më të ndryshmet.’
    Deputeti i PD-së, Klevis Balliu përfundoi duke theksuar se, ‘fakti është se detyra që duhej të kryente, nuk e ka bërë. Ai është një institucion në mbështetje të pushtetit jo të një personi. Belinda Balluku është një person dhe rëndësia për Dumanin dhe sistemin e drejtësisë është pushteti, dhe pushteti është Edi Rama.’