Tag: balliu

  • “Demokratët u lanë në baltë”, Balliu shpërthen: Humbja e zgjedhjeve është shuplakë për Berishën, po e çon PD-në drejt..

    “Demokratët u lanë në baltë”, Balliu shpërthen: Humbja e zgjedhjeve është shuplakë për Berishën, po e çon PD-në drejt..

    Ish-kryetarja e Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Alesia Balliu, e ftuar në një emision televiziv, deklaroi se ish-kryeministri Sali Berisha po përdor strategji për të shmangur përgjegjësinë për humbjen e zgjedhjeve dhe po e çon Partinë Demokratike drejt shkatërrimit.
    Sipas saj, nuk ka patriotizëm më qesharak se sa të përdorësh ngjyrën e flamurit të partisë për të mbrojtur veten nga halli personal. Balliu theksoi se Berisha nuk po arrin të bindë as mbështetësit e tij. Ajo shtoi se Berisha e ka kthyer pushtetin “në një muze familjar” dhe se “nuk ka kartë morale ndaj Ramës, pasi edhe vetë është akuzuar për korrupsion”. Sipas saj, çdo protestë e drejtuar nga Berisha i shërben më shumë forcimit të pushtetit të kryeministrit Rama.
    Ajo e quajti mungesën e votuesve në zgjedhje një shuplakë për Sali Berishën dhe shtoi se demokratët e vërtetë u lanë në rrugë. Balliu nënvizoi se Partia Demokratike duhet t’i shërbejë popullit dhe jo interesave personale e familjare.
    “Kjo është strategji e Berishës për të shmangur përgjegjësinë për humbjen e zgjedhjeve. Unë e kam thënë dhe rithënë, Sali Berisha po mjaftohet duke e shkatërruar Partinë Demokratike dhe duke e çuar atë drejt fundit. Kjo ndodhi që kur u shpall ‘non grata’, ku premtoi se do të ringrinte Partinë Demokratike. Por nuk ka patriotizëm më qesharak se sa të përdorësh ngjyrën e flamurit të partisë tënde për të mbrojtur veten nga halli jot personal. Të jesh i fortë sot në politikë, nuk do të thotë që të mbrosh veten, por të bërtasësh, të bindësh.
    Sot, Sali Berisha nuk po bind dot të vetët, është si ai prindi nuk lejon që fëmijë i tij të rritet. Sali Berisha është shembulli i një tranzicioni që nuk ka fund. Është shembulli i një personi, që demokracia nuk e pranon që një lidership të mos pranojë rotacionin brenda partisë së tij. Ai e ka kthyer sot të gjithë këtë pushtet në një muze familjar. Berisha nuk ka kartë morale ndaj Ramës, pasi ai është akuzuar për korrupsion. Atij nuk i shërben më asnjë protestë nga Sali Berisha, sepse çdo protestë është një arsye pse ai bëhet më stabël në pushtetin e tij.
    PD ka nevojë për ndryshim, për një klasë të re politike, t’i japë fund tranzicionit në të cilin e ka futur Berisha, duke i dhënë shpresë rinisë, por duke hequr stalinizimi, i cili është instaluar thellë te lidershipi dhe 40 rrogëtarëve të Berishës, 40 deputetë që nuk janë të emëruar nga populli. PD sot nuk u shërben më demokratëve, por klanit personal të PD. Mungesa e votuesve në zgjedhje sinjal dhe shuplakë për Sali Berishën. PD sot ka humbur besimin te demokratët e vërtetë. Demokratët e vërtetë u lanë në rrugë. PD duhet t’i shërbej popullit dhe jo interesave personale dhe familjare”, tha Balliu.

  • Përplasje në Komisionin për Infrastrukturën, Balliu – Ceno Klosit: Je hajdut, ke kaluar tonelata me drogë ne dogana

    Përplasje në Komisionin për Infrastrukturën, Balliu – Ceno Klosit: Je hajdut, ke kaluar tonelata me drogë ne dogana

    Një debat i ashpër ka shpërthyer sot gjatë mbledhjes së Komisionit për Burimet Natyrore dhe Infrastrukturën, ku deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, akuzoi rëndë deputetin socialist Ceno Klosi për përfshirje në veprimtari kriminale.
    Gjatë diskutimeve në komision, Balliu e akuzoi Klosin për “lidhje me krimin dhe trafik droge”, duke e quajtur “hajdut dhe kriminel”.
    “Je hajdut dhe kriminel. Ke kaluar tonelata me drogë në dogana. S’duhet të jesh këtu, por në burg,” deklaroi Balliu.

  • ‘Balluku që vjedh më shumë ka tre poste’, Balliu – mazhorancës: Ju më shumë sesa ne doni ta shihni ministren në burg

    ‘Balluku që vjedh më shumë ka tre poste’, Balliu – mazhorancës: Ju më shumë sesa ne doni ta shihni ministren në burg

    Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu është përplasur me mazhorancën në Komision, ku kërkuan prezencën e ministres Belinda Balluku.
    Me ironi, Balliu ka thënë se “ky është komision  Lubia”, pasi ata që kanë vjedhur më shumë lejohen të flasin.
    Deputeti demokrat iu drejtua socialistëve, duke thënë se “ju më shumë sesa ne doni ta shihni aty brenda”.
    “Kush ka vjedhur të vijë të marrë fjalën, komision Lubia. Kush nuk ka vjedhur të dalë jashtë komisionit.
    Nga i pari tek i fundit jeni në garë kush vjedh më shumë. Lubia që vjedh më shumë nga të gjithë ka tre poste, ministre, zv kryeministri, drejtuese politike.
    Nuk na jepet fjala ne, i jepet këtyre që vjedhin me lopata. Belindën doni të shihni aty brenda më shumë sesa ne. Ajo ju ka shitur juve”, tha Klevis Balliu.

  • Balliu për atentatin mafioz në Rinas: Koçiu tha se Shqipëria është vend i sigurtë

    Balliu për atentatin mafioz në Rinas: Koçiu tha se Shqipëria është vend i sigurtë

    Kronikë E Martë, 11 Nëntor 2025 16:31
    Deputeti i PD-së, Klevis Balliu ka reaguar për atentatin mafioz ku u vra Gilmando Dani. Ai shprehet se kjo ndodhi vetëm 10 minuta pas mbylljes së komisionit për sigurinë ku ministrja e Brendshme Albana Koçiu, deklaroi se Shqipëria është vend i sigurt. Ai ngre pikëpyetje mbi sigurinë në vend dhe thekson se atentati mafioz ndodhi në zonën më të sigurt në Shqipëri.
    ”Vetëm 10 minuta pas mbylljes së Komisionit të Punëve të Brendshme dhe të Mbrojtjes, ku opozita i kërkonte llogari ministres së Brendshme dhe kupolës së Policisë së Shtetit për mungesën e sigurisë në vend, ministrja, me përbuzje, deklaroi se Shqipëria është vendi më i sigurt dhe me një rritje të vazhdueshme të sigurisë.

    Por menjëherë më pas ndodh një atentat mafioz në aeroportin e Rinasit, zonën që supozohet të jetë më e sigurta në Shqipëri. Ky fakt tregon qartë se qeveria ka në plan të fshehë të vërtetën, sepse është bashkëpunëtore e drejtpërdrejtë me ata që kryejnë këto atentate, duke rrezikuar jetën e të gjithë shqiptarëve.

    Kur aeroportet nuk janë të sigurta, kur shkollat nuk janë të sigurta, kur gjykatat nuk janë të sigurta, çfarë mbetet më?”, shprehet Balliu.

  • Balliu: Qëndrimi i Ramës ndaj Ballukut tregon përfshirjen e tij në aferën e Tunelit të Llogarasë, drejtësia hesht

    Balliu: Qëndrimi i Ramës ndaj Ballukut tregon përfshirjen e tij në aferën e Tunelit të Llogarasë, drejtësia hesht

    Gazeta Standard është portali zyrtar i gazetës se përditshme “Standard”. Parimi ynë është informimi i thelluar i mbeshtetur ne objektivitet dhe investigim. “Behu pjese e lajmit”- eshte motoja jone kryesore qe fton lexuesit te jene pjese e jona

  • Balliu përplaset me trajnerin e Rajos, De La Fuente i Spanjës thumbon shqiptarin

    Balliu përplaset me trajnerin e Rajos, De La Fuente i Spanjës thumbon shqiptarin

    Ivan Balliu pati një përplasje me trajnerin e Rajo Vajekanos, Inigo Perez. Kyi fundit vendosi ta zëvendësonte pas 55 minutave lojës, ndërsa Rajo po humbiste me rezultatin 2-0 ndaj Lek Poznan. Pas katër ndërrimeve erdhi edhe fitorja. Por si ishte situata deri në momentin e sherrit dhe si vijoi më pas? Mbrojtësi i Kombëtares u zëvendësua në kuadër të katër ndërrimeve, që u kryen nga trajneri Inigo Perez. Pastaj pasoi edhe përmbysja e madhe, nga rezultati 0-2 që regjistrohej në favor të miqve. Pas ndeshje u fol për përplasjen në pankinë të Ivan Balliut me Inigo Perez. Ky i fundit u shfaq mjaft i tensionuar gjatë kësaj kohe dhe u nevojit ndërhyrja e lojtarëve të tjerë për të qetësuar situatën.
    Gjithçka duket se nisi në Spanjë pas disa fjalëve të shkëmbyera gjatë zëvendësimit. Më pas trajneri 37-vjeçar nuk doli as në konferencë, pavarësisht fitores. Kështu u pa të largohej nga stadiumi drejt makinës së tij, ndërsa klubi e justifikoi duke thënë se nuk ndihej mirë. Balliu ndërkohë do të jetë pas kësaj jave në dispozicion të Kombëtares. Silvinjo e ka bërë pjesë të listës që kërkon të shkruajë historinë. Ndërkohë, trajneru i përfaqësueses së Spanjës, Luis De La Fuente, publikoi dje listën e Spanjës për ndeshjet e nëntorit. Një pyetje iu drejtua për rastin e Balliut me trajnerin e Rajo Valekanos dhe trajneri i Spanjës u tregua i prerë. Përplasja mes Balliut dhe Inigos, si të duket kur futbollisti rebelohet ndaj trajnerit? “Jam 100% në favor të trajnerit, gjithmonë. Dhe gjithmonë 100% për mungesën e respektit. Për mua është e patolerueshme”, u shpreh De La Fuente. Kjo tregon qartë se teknikët mbajnë anën e trajnerit pavarësisht situtave të krijuar dhe cili prej lojtarëve e ka fajin.

  • Nadir Çausholli, akuza për mashtrim 700 mijë euro. Gjyqtari Hazbi Balliu: Paguaj 40 mijë euro dhe je në rregull

    Nadir Çausholli, akuza për mashtrim 700 mijë euro. Gjyqtari Hazbi Balliu: Paguaj 40 mijë euro dhe je në rregull

    Kompania farmaceutike “CFO Pharma” e Nadir Çaushollit duhet të paguajë 4 milionë lekë garanci në favor të Fondit të Kujdesit Shëndetësor, për të rihyrë në tregun e rimbursimit, një shumë qesharake, e cila është rreth 20 herë më pak se sa subjekti dyshohet që ka përfituar vetëm nëpërmjet një skeme të dyshuar mashtruese, të zbuluar së fundmi nga Prokuroria e Tiranës.
    Në 16 Tetor 2025, Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor (FSKDSH), vendosi pezullimin e të drejtës së kompanisë “CFO Pharma” për të përfituar rimbursimin financiar nga shitja e medikamenteve.
    Kjo masë u mor në vijim të një hetimi administrativ, nga ku rezultoi se shoqëria në pronësi të Çaushollit kishte përfituar rimbursim për shitjen e ilaçeve “Foster” dhe “Trimboë”, për të cilët ka ekskluzivitetin e shitjeve një kompani tjetër shqiptare.
    Penalizimi i kompanisë së Çaushollit u la në fuqi në 27 Tetor nga Komiteti i Shqyrtimit Administrativ të Fondit, i drejtuar nga Ministrja e Shëndetësisë, Evis Sala.
    Në foto (montazh): Nadir Çausholli dhe logo e shoqërisë “CFO Pharma”
    Por, vetëm dy javë pas pezullimit dhe në të njëjtën ditë që Prokuroria e Tiranës njoftoi masat e arrestit për disa vartës të Çaushollit dhe ish-zyrtarë të Fondit të Kujdesit Shëndetësor për këtë aferë, gjyqtari administrativ i Tiranës, Hazbi Balliu, urdhëroi pezullimin e vendimit për përjashtimin e “CFO Pharma” nga e drejta e rimbursimit.
    Në një përmbledhje shumë të shkurtër të ngjarjeve- “CFO Pharma” penalizohet me përjashtim nga skema e rimbursimit të ilaçeve dhe administratori i saj shpallet në kërkim, nën dyshimet se është krijuar një skemë mashtrimi. Por, gjyqtari administrativ, Hazbi Balliu, ia rikthen Nadir Çaushollit të drejtën e rimbursimit, duke pezulluar vendimin e Fondit të Kujdesit Shëndetësor.
    Vendimi absurd
    Referuar dispozitivit të vendimit të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë të Tiranës, të marrë pas ankimit të kompanisë “CFO Pharma” të Nadir Çaushollit, kërkohej rikthimi i të drejtës për të fituar rimbursimin e shumave financiare nga Fondi i Kujdesit Shëndetësor.
    Gjyqtari Hazbi Balliu ka vendosur në 5 Nëntor 2025 që të pranojë pjesërisht padinë e “CFO Pharma”, duke pezulluar efektet e zbatimit të vendimit të Fondit për pezullimin e të drejtës së rimbursimit.
    Në foto: Gjyqtari administrativ, Hazbi Balliu
    Gjyqtari Balliu thotë në vendim: “Pezullimin e zbatimit të vendimit nr. 142 datë 16.10.2025 të Fondit të Sigurimit  të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor për pikën 2/b deri sa të zgjidhet çështja me vendim të formës së prerë”.
    Në vijim, gjyqtari Balliu shprehet: “Urdhërohet pala kërkuese Shoqëria CFO Pharma që të depozitojë garanci bankare në favor të Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor shumën prej 4.000.000 (katër milion) lekë brenda 5 ditëve nga data e shpalljes së  këtij vendimi në të kundërt efektet e kësaj mase bien”.
    Në foto: Dispozitivi i gjyqtarit Hazbi Balliu për ankimin e “CFO Pharma”
    Në këtë mënyrë, “CFO Pharma” e Nadir Çaushollit, e cila ka përfituar 700 mijë euro nga skema e dyshuar mashtruese me rimbursimin e ilaçeve, mund të rikthehet në treg, mjafton që të paguajë një shumë prej më pak se 40 mijë euro.
    Vendimmarrjet e gjyqtarit Hazbi Balliu ka qenë në fokus publik edhe më parë. Në fillim të Gushtit 2025, kryeministri Edi Rama e konsideroi gjyqtarin “të pacipë” dhe pjesë e llogores së Antiligjit në drejtësi.
    “Kemi bërë konfiskime dhe do vazhdojmë të bëjmë pavarësisht se rrugës na del dhe ndonjë gjykatës i pacipë (Hazbi Balliu), krejtësisht i pacipë që merre masë sigurie për një pallat të ndërtuar pa leje, që është kthyer në një godinë për Kadastrën, që duhej të largohej nga godina ekzistuese se është në godinë me rrezik që pas rënies së tërmetit dhe del ky tipi vë masë sigurie për ata që kanë ndërtuar pa leje”, u shpreh Rama në një status në rrjete sociale.
    /Boldnew.al/

  • ‘Paratë e buxhetit të shtetit i kaluan kompanisë turke që nuk ka…’,Balliu: Tuneli i Llogarasë pa kolaudim

    ‘Paratë e buxhetit të shtetit i kaluan kompanisë turke që nuk ka…’,Balliu: Tuneli i Llogarasë pa kolaudim

    Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, i ftuar në një studio televizive, ka komentuar zhvillimet e fundit në lidhje me përgjimet e publikuara për zv/kryeministren dhe ministren e Infrastrukturës, Belinda Balluku, e cila po hetohet nga SPAK për një tender me vlerë 50 milionë euro për ndërtimin e tunelit të Llogarasë.
    Balliu deklaroi se paratë publike janë shpërndarë në mënyrë abuzive, ndërsa kompania që ka përfituar tenderin nuk ka realizuar asnjë punë konkrete në terren.
    “Paratë e buxhetit të shtetit i kaluan kompanisë turke që nuk ka bërë asnjë punë te tuneli i Llogarasë, dhe këtë e ka bërë Belinda Balluku,” u shpreh Balliu.
    Deputeti demokrat shtoi se për të siguruar që “vjedhja të shkonte vaj”, është përzgjedhur një kompani supervizore që sipas tij kontrollohej në prapaskenë nga Evis Berberi, ish-drejtor i ARRSH-së, i cili ndodhej në konflikt të pastër interesi.
    “Për t’u siguruar që vjedhja do shkojë vaj, zgjodhën supervizore kompaninë që në hije drejtohej nga Evis Berberi, shoku i saj. Në atë kohë Berberi ishte drejtor i ARRSH. Ky që bën gjithçka që do Belinda ishte edhe supervizori. Kjo është pjesa e vjedhjes së parave,” shtoi Balliu.
    Sipas tij, një nga aspektet më të rënda të aferës është mungesa e kolaudimit, procesi i fundit që garanton sigurinë e rrugës për përdorim publik.
    “Në çdo investim infrastrukturor, kolaudimi është moment jetik sepse përcakton nëse rruga është e sigurt apo jo. Nëse nuk bëhet kolaudimi, nuk dimë nëse rruga është e sigurt dhe rrezikohet jeta e qytetarëve. Ajo rrugë është hapur duke rrezikuar jetën e shqiptarëve vetëm që këta të mbushin xhepat me paratë e shqiptarëve,” theksoi ai.
    Balliu shtoi se dokumentet që provojnë këto abuzime janë “të pakundërshtueshme” dhe se asnjë deputet i mazhorancës nuk ka dalë në Kuvend për t’i hedhur poshtë akuzat.
    “Këto dokumente janë të pakundërshtueshme. Asnjë socialist nuk doli në Parlament të thotë se këto nuk janë të vërteta,” përfundoi Balliu.

  • Deputeti Balliu: S’ka doktor që të merr përsipër! Replikon Zegjine Çaushi: Dëgjo këtu ti bukurosh, yt at dhe tezja jote…

    Deputeti Balliu: S’ka doktor që të merr përsipër! Replikon Zegjine Çaushi: Dëgjo këtu ti bukurosh, yt at dhe tezja jote…

    Deputetja e PS-së Zegjine Çaushi iu drejtua me ironi deputetit të PD, Klevis Balliut, duke i thënë se ai është i fundit që mund të flasë për administratën dhe të akuzojë mazhorancën. ”Si mund të dalë një bukurosh këtu dhe të na flasë për administratën. Ti je i fundit që mund të dalësh këtu dhe të flasësh. Më dëgjo bukurosh, më dëgjo se do të rifreskoj memorien ty dhe kolegëve.
    Ti përveç se vjen nga një fis i bukur, vjen dhe nga një familje hajdutësh, hajdutësh rrugësh madje, dhe vjen dhe bërtet se mendon se si ti bëjnë të gjithë. Në 2007 sapo u sistemuat në këto karrige të mazhorancës, yt at bashkë me tezen tënde, se vjen dhe na flet këtu për familjarët, Blerina Agolli hapin një shoqëri, shoqëri që kishte një fat të ndritur, të merrte të gjitha fondet e qeverisë, sepse ishte sekretare e përgjithshme në ministrinë e Kulturës”, tha ajo.
    Ndërsa deputeti Klevis Balliu nuk qëndroi në heshtje. U përgjigj fort e ashpër: ”Mund të të përgjigjesha edhe ty si koleges që s’ka doktor që të merr përsipër….”- u përgjigj Balliu. Nënteksti ishte i qartë se pse duhej doktori!

  • Balliu: S’ka doktor që të merr përsipër. Replikon Zegjine Çaushi: Dëgjo këtu ti bukurosh, yt at dhe tezja jote…

    Balliu: S’ka doktor që të merr përsipër. Replikon Zegjine Çaushi: Dëgjo këtu ti bukurosh, yt at dhe tezja jote…

    Deputetja e PS-së Zegjine Çaushi iu drejtua me ironi deputetit të PD, Klevis Balliut, duke i thënë se ai është i fundit që mund të flasë për administratën dhe të akuzojë mazhorancën. ”Si mund të dalë një bukurosh këtu dhe të na flasë për administratën. Ti je i fundit që mund të dalësh këtu dhe të flasësh. Më dëgjo bukurosh, më dëgjo se do të rifreskoj memorien ty dhe kolegëve.
    Ti përveç se vjen nga një fis i bukur, vjen dhe nga një familje hajdutësh, hajdutësh rrugësh madje, dhe vjen dhe bërtet se mendon se si ti bëjnë të gjithë. Në 2007 sapo u sistemuat në këto karrige të mazhorancës, yt at bashkë me tezen tënde, se vjen dhe na flet këtu për familjarët, Blerina Agolli hapin një shoqëri, shoqëri që kishte një fat të ndritur, të merrte të gjitha fondet e qeverisë, sepse ishte sekretare e përgjithshme në ministrinë e Kulturës”, tha ajo.
    Vetë Balliu nuk qëndroi në heshtje. ”Mund të të përgjigjesha edhe ty si koleges që s’ka doktor që të merr përsipër. Mbase nuk është shumë e edukuar ajo që thashë, por unë kam një problem, nuk gënjej dot, kjo është e vërteta”, i përgjigj Balliu.