Tag: balliu

  • Balliu e akuzoi për vjedhje/ Balluku: Vjedhjen e ke pasur edukatë familjare

    Balliu e akuzoi për vjedhje/ Balluku: Vjedhjen e ke pasur edukatë familjare

    Gjatë seancës së kësaj të mërkure në Kuvend, pati një përplasje mes deputetit të Partisë Demokratike, Klevis Balliu dhe zv.kryeministres, Belinda Balluku.

    “Vjedhjet me aeroportin, vjedhja në tunelin e Llogarasë. Pse nuk çoheni ju ministrat e tjerë? Sepse jeni bashkëpunëtor në krim. Juve nuk iu intereson për qytetarët. Qëkur ky buxhet i jepet ministrisë me vjedhjet më të mëdha. Ju keni rritur kostot e jetesës”, tha ndër të tjera Balliu.
    Gjatë replikës, Balluku iu përgjigj: “Do ikni a do rrini në sallë? Kur flitet për vjedhje, Klevis Balliun duhet ta dëgjoni më vëmendje, sepse është i masterizuar. Është rritur në një familje që vjedhja ka qenë pjesë e edukatës familjare. Është rasti unik kur tezja ose e dashur kunatë e Fari Balliut ishte sekretare e përgjithshme e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve dhe njëkohësisht administratore e kompanisë “Alpin Bau”, e sajuar me një serb dhe nga ana tjetër, zonja, sekretarja e përgjithshme, Blegina Agolli, tezja e Klevisit… Dëgjojeni për vjedhje se është i masterizuar. Sekretarja e përgjithshme e një ministrie merrte fonde. Shpresoj t’i ketë ngrënë me Klevisin. Po të ishte SPAK-u në kohën e tezes tënde, do të ishte akoma në burg sot”.
    Balliu kërkoi fjalën për procedurë, por pas përplasjeve të shumta, zv.kryeparlamentarja i hoqi të drejtën e fjalës, ku ndërhyri dhe garda.

  • Tensione në Kuvend, ndërhyn Garda/ Balliu kërkon të flasë, drejtuesja e seancës: Të kam hequr të drejtën e fjalës!

    Tensione në Kuvend, ndërhyn Garda/ Balliu kërkon të flasë, drejtuesja e seancës: Të kam hequr të drejtën e fjalës!

    Një moment i tensionuar ka ndodhur në foltoren e Kuvendit, teksa deputeti i PD Klevis Balliu është përplasur me nënkryetaren e Kuvendit Klodiana Spahiu.
    Teksa Balliu i është afruar foltores, Spahiu ka këmbëngulur se ajo i ka hequr të drejtën e fjalës për sot Balliut dhe i ka kërkuar atij të ulet.
    Megjithatë Balliu ka refuzuar duke iu drejtuar Spahiut, ndërsa në një moment ka pasur edhe ndërhyrje të Gardës së Republikës.
    Në një përpjekje për të qetësuar tensionet, Spahiu ka urdhëruar 5 minuta pushim të seancës.

  • “PD është copëtuar”, Balliu: Berishës i ka mbaruar epoka politike

    “PD është copëtuar”, Balliu: Berishës i ka mbaruar epoka politike

    Ish-drejtuesja e Forumit Rinor të Partisë Demokratike (FRPD), Alesia Balliu, në një intervistë për emisionin “Ora e Fundit”, deklaroi se protesta e fundit e thirrur nga Sali Berisha ishte një dështim i plotë dhe se demokratët nuk janë më të gatshëm të mobilizohen për interesa personale të ish-kryeministrit.
    Sipas Balliut, tubimi i organizuar ishte “protestë për një individ të vetëm”, me qëllim mbrojtjen e Berishës nga organet e drejtësisë.
    Ajo theksoi se qytetarët dhe demokratët nuk i përgjigjen më thirrjeve që lidhen me hallet personale të një personi, por kërkojnë kauza reale dhe çështje që prekin interesin e tyre.
    Ajo akuzoi ish-kryeministrin se po mban peng Partinë Demokratike dhe se situata aktuale brenda kësaj force politike është e rëndë. Balliu shtoi se Berisha ka zgjedhur të investojë jo te struktura dhe organizimi i partisë, por te Chris LaCivita duke lënë anash bazën e PD-së. Sipas saj, epoka politike e Sali Berishës ka marrë fund.
    “Demokratët e braktisën Berishën. Ajo ishte një protestë e thirrur për një individ të vetëm, mbrojtjen e Sali Berishës nga organet e drejtësisë, protesta u bë për interesin personale të Berishë, ndaj ajo u braktis, ajo as protestë nuk quhet, sepse ishte dështim. Demokratët nuk shkojnë më për hallin personal të një peroni të vetëm, por ata do shkojnë për kauza reale dhe për kauza që i shqetësojnë ato. Sot opozita po mbahet peng nga Sali Berisha, PD po mbahet peng nga Berisha. PD është copëtuar, strukturat janë jofunksionale. Si mund të organizohet një protestë, kur strukturat janë përtokë. Berisha nuk investoi te strukturat, por investoi te “Latifi”[Chris Lacivita]. Berishës i ka mbaruar epoka e tij politike. Ai ka hyrë në dy beteja me Edi Ramën dhe të dyja i ka humbur”, theksoi Balliu.

  • Balliu akuza kreut të policisë në Komisionin e Sigurisë: Po dekonspirohen operacionet, në aeroport nuk u gjend një polic…

    Balliu akuza kreut të policisë në Komisionin e Sigurisë: Po dekonspirohen operacionet, në aeroport nuk u gjend një polic…

    Në komisionin për çështjet e Brendshme dhe Sigurisë, deputeti Klevisa Balliu iu drejtua me disa pyetje kreut të policisë së Shtetit, Ilir Prodës.

    Balliu e akuzoi kreun e policisë se po dekonspirohen operacionet për të mbrojtur bandat, duke përmendur dosjen “Metamorfoza”.
    “Kjo dosje fakton përfundimisht kapjen e policisë nga krimi. Operacionet dekonspirohen nga brenda. Ju keni hallin e bandave, jo të shtetit.”-tha deputeti.
    Duke iu referuar atentatit të fundit në Aeroportin e Rinasit, Balliu tha se policia nuk pati reagimin e duhur.
    “Për monopatinat dilni me katër furgona njëherësh, në aeroport nuk gjendej polic as me satelitin 1 dhe 2.”-tha Balliu.
    Balliu u ndal te Porti i Durrësit, duke e quajtur “pikën më të errët të sigurisë kombëtare”.
    “Nën drejtimin tuaj, Durrësi nuk kap asnjë gram kokainë, ndërkohë që Europa flet për rolin e Shqipërisë në trafikun ndërkombëtar. Tani ka ardhur edhe Sinaloa.”
    Balliu i cilësoi aksionet e policisë “folklorike dhe qesharake”, ndërsa krimi i organizuar vepron i paprekur sipas tij.
    “Mafia ka gjithçka në dorë. Ju merresh me lokalet a kanë zënë rrugën, por bandat po i marrin frymën shtetit. Policia është vegël e pushtetit dhe në shërbim të krimit. Ilir Metën e arrestuat si terrorist. Ndërsa bandave u tregoni paraprakisht kur do vijë policia t’i arrestojë”- përfundoi Balliu.

    Top Channel

  • Të hënën PD protestë përballë Kryeministrisë, Balliu jep detaje: Ja si do të organizohet

    Të hënën PD protestë përballë Kryeministrisë, Balliu jep detaje: Ja si do të organizohet

    Deputeti Klevis Balliu ka dhënë detaje sa i përket protestës që do të organizohet të hënë përballë Kryeministrisë.
    “Do të jetë një protestë që nis me një mesazh për qëndresë qytetarë përballë Ramës, personin që ka përgjegjësinë. Nuk është një protestë kombëtare, përgjithësisht do të jetë strukturat e PD. Është fillimi i një aksioni që do të kulmojë me një protestë kombëtare.”, tha ai.

  • Përplasja me Klosin në Komision/ Balliu: Ka 4 dosje në hetim nga SPAK

    Përplasja me Klosin në Komision/ Balliu: Ka 4 dosje në hetim nga SPAK

    Deputeti Klevis Balliu sqaroi në një studio televizive dhe përplasjen që pati me socialistin Ceno Klosin këtë javë në komisionin parlamentar, teksa e akuzoi se ka lejuar si drejtor i tatimeve trafikimin e kokainës.
    Balliu thekson se gjithçka filloi ngaqë në komision nuk po paraqitej ministrja e Energjitikës Belinda Ballukut për të prezantuar buxhetin e ministrisë që drejton për vitin 2026.
    Balliu: Një njeri që ka 4 dosje në hetim, që edhe kolegët venë bast do e marrin sot apo nesër. I kam thënë hajdut. Në Shqipëri ka rënë parlamentarizmi. Projekt buxhetin e raporton vetëm ministrja. Por kur diskutohet buxheti në parim, e detyron ministren të vijë se ajo kërkon financimin.
    Ministria e Belinda Ballukut merr 70% të buxhetit të shtetit. Nuk kemi buxhet për arsim, për shëndetësinë, nuk kemi buxhet për SHISH. Asnjë tjetër nuk ka buxhet, është i përqendruar te lubi Ballukut. Kryetarja tha do e shpjegojë një nga përfaqësuesit se nuk është prezente. Përfaqësuesi tha nuk e dimë. Nuk japim shpjegim.

  • “80 milionë euro për 36 orë energji”, Balliu reagon ashpër: Vjedhje e pafytyrë, Balluku të vijë në komision

    “80 milionë euro për 36 orë energji”, Balliu reagon ashpër: Vjedhje e pafytyrë, Balluku të vijë në komision

    Deputeti i PD Klevis Balliu ka deklaruar se zëvendës ministrja Belinda Balluku duhet të jetë pjesë e komisioneve parlamentare, ndërkohë që diskutohet në lidhje me buxhetin 2026.
    Ai u shpreh se është e pamundur që t’i besohen para ministrisë me buxhetin më të lartë, kur miliona euro janë vjedhur dhe nuk dihet ku kanë shkuar, ndërsa Belinda Balluku është nën hetim nga SPAK për aferë me tunelin e Llogarasë.
    “50 mln euro në drejtim të paditur, 10 mln euro për një urë në drejtim të paditur. Duhet të dalin shqiptarët me tabela “Ku është ura”, i kërkova si ka mundësi që paguajmë 80 mijë euro në ditë për Tigri 1 dhe 2 që nuk funksionojnë ndërsa po ‘i blinim do të kushtonin 15 mln euro. Kishin prodhuar 36 orë energji për Tiranën.
    80 mln euro për 36 orë energji për Tiranën. Vjedhje e pafytyrë që edhe vetë kanë turp të thonë po ju vjedhin”, tha ai.

  • Sanksionet ndaj Luftar Hysës/ Balliu: SHBA lufton kartelet, Rama i legalizon

    Sanksionet ndaj Luftar Hysës/ Balliu: SHBA lufton kartelet, Rama i legalizon

    Deputeti demokrat, Klevis Balliu ka reaguar pas vendimit të SHBA-së për të sanksionuar Luftar Hysën, bashkë me familjen e tij pasi ishin të përfshirë në kartelin meksikan të drogës “Sinaloa“.

    Në një reagim në rrjete sociale, Balliu shkruan se SHBA lufton kartelet ndërsa Rama i legalizon nisur nga fakti që ky i fundit i dha Hysës licensën për kazino gjatë një takimi në kryeministri në 2020.
    Reagimi i Klevis Balliut:
    SHBA shpalli non grata Luftar Hysën për lidhje me Kartelin Sinaloa, organizatën më të rrezikshme të trafikut të drogës në botë.
    Ndërsa Amerika lufton Sinaloan, Edi Rama e legalizon: në Shqipëri i njëjti person pritet në zyrën e Kryeministrit dhe quhet ‘biznesmen’.
    Kjo është diferenca mes një shteti që godet kartelin dhe një pushteti që bashkëpunon me të.
    Në SHBA, Sinaloa është armik i sigurisë kombëtare.
    Në Shqipërinë e Ramës, Sinaloa bëhet partner biznesi.

  • “Nivel alarmant”/ Deputeti Balliu përballet me SHISH: Shteti është inkriminuar, kjo është e frikshme…

    “Nivel alarmant”/ Deputeti Balliu përballet me SHISH: Shteti është inkriminuar, kjo është e frikshme…

    Në Komisionin e Punëve të Brendshme dhe të Mbrojtjes, deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, ka zhvilluar një përballje të fortë me përfaqësuesit e Shërbimit Informativ Shtetëror, duke ngritur alarmin për kolapsin e sigurisë kombëtare dhe inkriminimin e institucioneve.
    “SHISH-i nuk funksionon. Është lënë qëllimisht në mjerim për të mos investuar në inteligjencën që parandalon krimin,” deklaroi Balliu. Sipas tij, kjo situatë nuk është rastësi, por ‘pjesë e një skeme të qartë ku qeveria shmang çdo mekanizëm kontrolli dhe parandalimi, ndërsa krimi i organizuar forcon pozitat e tij’.
    Deputeti tha se Shqipëria po përballet me dramën më të madhe të historisë së saj moderne: inkriminimin e shtetit. Ai solli shembuj flagrantë ku punonjës të Policisë së Shtetit janë kapur të përfshirë në atentate mafioze dhe struktura kriminale, ndërsa të tjerë kanë bashkëpunuar në grupime të rrezikshme.
    Balliu rikujtoi edhe deklaratën e ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj, i cili ka folur publikisht për “koordinatorë të qeverisë me krimin e organizuar”, duke e cilësuar këtë si një provë zyrtare të kapjes së shtetit.
    “Si mund të mbrohet vendi, kur institucioni që duhet të parandalojë krimin merr vetëm 10% të buxhetit të policisë? Kjo është e frikshme,” u shpreh Balliu, duke akuzuar qeverinë se nuk investon në inteligjencë sepse nuk i intereson lufta kundër krimit.
    Ai përmendi ngjarjen të ndodhur në aeroport. “Kur aeroportet, institucionet e drejtësisë dhe shkollat nuk janë të sigurta, atëherë siguria ka rënë. Kjo është drama jonë,” tha deputeti, duke akuzuar shumicën se vjen në komision vetëm “për show”.
    “Si t’i japim më shumë para strukturave të inkriminuara, kur në çdo atentat dalin emra nga policia? Këtu po cenohet siguria kombëtare dhe ju heshtni sepse mbani anën e pushtetit, jo të shtetit,” përfundoi Balliu, ku foli për çështjen Aruba.
    Raportimi i tij ka ngritur debate të forta dhe ka rikthyer në qendër të vëmendjes çështjen e sigurisë publike dhe rolin e institucioneve të inteligjencës në vend.

  • Balliu përballet me SHISH: Shteti është inkriminuar, siguria ka rënë në nivel alarmant

    Balliu përballet me SHISH: Shteti është inkriminuar, siguria ka rënë në nivel alarmant

    Në Komisionin e Punëve të Brendshme dhe të Mbrojtjes, deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, ka zhvilluar një përballje të fortë me përfaqësuesit e Shërbimit Informativ Shtetëror, duke ngritur alarmin për kolapsin e sigurisë kombëtare dhe inkriminimin e institucioneve.

    “SHISH-i nuk funksionon. Është lënë qëllimisht në mjerim për të mos investuar në inteligjencën që parandalon krimin,” deklaroi Balliu. Sipas tij, kjo situatë nuk është rastësi, por ‘pjesë e një skeme të qartë ku qeveria shmang çdo mekanizëm kontrolli dhe parandalimi, ndërsa krimi i organizuar forcon pozitat e tij’.
    Deputeti tha se Shqipëria po përballet me dramën më të madhe të historisë së saj moderne: inkriminimin e shtetit. Ai solli shembuj flagrantë ku punonjës të Policisë së Shtetit janë kapur të përfshirë në atentate mafioze dhe struktura kriminale, ndërsa të tjerë kanë bashkëpunuar në grupime të rrezikshme.
    Balliu rikujtoi edhe deklaratën e ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj, i cili ka folur publikisht për “koordinatorë të qeverisë me krimin e organizuar”, duke e cilësuar këtë si një provë zyrtare të kapjes së shtetit.
    “Si mund të mbrohet vendi, kur institucioni që duhet të parandalojë krimin merr vetëm 10% të buxhetit të policisë? Kjo është e frikshme,” u shpreh Balliu, duke akuzuar qeverinë se nuk investon në inteligjencë sepse nuk i intereson lufta kundër krimit.
    Ai përmendi ngjarjen të ndodhur në aeroport. “Kur aeroportet, institucionet e drejtësisë dhe shkollat nuk janë të sigurta, atëherë siguria ka rënë. Kjo është drama jonë,” tha deputeti, duke akuzuar shumicën se vjen në komision vetëm “për show”.
    “Si t’i japim më shumë para strukturave të inkriminuara, kur në çdo atentat dalin emra nga policia? Këtu po cenohet siguria kombëtare dhe ju heshtni sepse mbani anën e pushtetit, jo të shtetit,” përfundoi Balliu, ku foli për çështjen Aruba.
    Raportimi i tij ka ngritur debate të forta dhe ka rikthyer në qendër të vëmendjes çështjen e sigurisë publike dhe rolin e institucioneve të inteligjencës në vend.

    Top Channel