Zv/kryetari i Komisionit të Punëve të Brendshme, Klevis Balliu, ka publikuar sot një video nga situata me përmbytjet në vendin tonë. Gjatë fjalës së tij në komisionin për Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes, me ironi Balliu pyet: “Në çfarë temperature punon mirë kjo qeveri?”.
Ai theksoi se përgjegjësia nuk bie mbi heronjtë që rrezikojnë jetën në terren, por mbi qeverinë që me aferat korruptive bllokon kanalet, shkatërron infrastrukturën dhe e lë vendin të pambrojtur përballë çdo fatkeqësie natyrore.
Sipas Balliut, mjetet e emergjencave civile janë 40–50 vite më të vjetra se ato të Kosovës dhe Maqedonisë. “Sikur të investonim më shumë te emergjencat dhe më pak te aferat korruptive të Ballukut, sot s’do ishim në këtë katastrofë.”, tha ai. Ai kujtoi se rrugët e ndërtuara në kohën e Partisë Demokratike nuk kanë pasur shembje, ndërsa rrugët e ndërtuara nga Rama–Balluku shkërmoqen me dy ditë shi.
Tag: balliu
-

“Në verë marrim flakë, dy ditë shi, përmbytemi”/ Ironizon Balliu: S’ka faj moti, por korrupsioni i qeverisë
-

“Nuk ka faj moti, por korrupsioni”, Balliu: Në verë marrim flakë, në dimër me dy ditë shi përmbytemi
Zv/kryetari i Komisionit të Punëve të Brendshme, Klevis Balliu, ka publikuar sot njw videon që tregon situatën alarmante në vend: përmbytje sapo bie shi dhe flakë sapo vjen vapa.
Me ironi Balliu pyet: “Në çfarë temperature punon mirë kjo qeveri?”
Ai theksoi se përgjegjësia nuk bie mbi heronjtë që rrezikojnë jetën në terren, por mbi qeverinë që me aferat korruptive bllokon kanalet, shkatërron infrastrukturën dhe e lë vendin të pambrojtur përballë çdo fatkeqësie natyrore.
Sipas Balliut, mjetet e emergjencave civile janë 40–50 vite më të vjetra se ato të Kosovës dhe Maqedonisë.
“Sikur të investonim më shumë te emergjencat dhe më pak te aferat korruptive të Ballukut, sot s’do ishim në këtë katastrofë.”
Ai kujtoi se rrugët e ndërtuara në kohën e Partisë Demokratike nuk kanë pasur shembje, ndërsa rrugët e ndërtuara nga Rama–Balluku shkërmoqen me dy ditë shi. -

VIDEO- Protestës së opozitës i bashkohen Ervin Salianji, krah Berishës qëndrojnë Noka e Balliu
Protestës së Partisë Demokratike i është bashkuar dhe ish-deputeti demokrat Ervin Salianji.
Salianji tashmë ndodhet kah demokratëve të tjerë, si Oerd Bylykbashi e Elda Hoti. Ndërkohë Sali Berisha u pa krah 2 besnikëve të tij, Flamur Noka e Klevis Balliu. -

‘Kur qëllimi është i drejtë, çdo formë është e pranueshme’, Balliu apel shqiptarëve: Kemi nevojë për njëri-tjetrin
“Shqipëria ka nevojë më shumë se kurrë për shqiptarët. Kemi nevojë për njëri-tjetrin për largimin e kësaj qeverie”.
Këtë mesazh përcolli për qytetarët nga bulevardi Dëshmorët e Kombit, deputeti demokrat Klevis Balliu në nisje të foltores së dytë të opozitës para Kryeministrisë.
“Bulevardi do të mbushet si herën e fundit. Sot ka rëndësi që ka dakordësi mbarëkombëtare që kjo është një qeveri me vjedhje seriale. Nuk ka ditë që të mos u dalë një skandal në vjedhjeje. Tani mbetet një mision e detyrim kombëtar për ju, për mua e për çdo qytetar të këtij vendi që të bëjmë gjithçka për të larguar një qeveri që ka humburi çdo të drejtë ligjore e morale. Këtu bëhet fjalë për dorëheqjen e Ramës pasi ata qartazi nuk kanë asnjë plan për rregulluar interesat e qytetarëve”, tha Balliu.
Balliu theksoi se çdo formë reagimi është e pranueshme përballë regjimit siç e cilësoi ai të Edi Ramës, që nuk lejon zgjedhje.
“Kur qëllimi është i drejtë, çdo formë është e pranueshme. Do të ketë edhe forma të tjera si çdo regjime dhe ky duhet të rrëzohet nga sheshet. Që të ketë zgjedhje duhet të largohet regjimi se ky regjim nuk lejon zgjedhje. E vetmja mundësi për të patur zgjeshje të lira e të ndershme është largimi i regjimit”.
Deputeti demokrat akuzoi qeverinë për largimin dhe varfërimin e shqiptarëve, në një kohë që ka rritur buxhetin e vet.
“55% e shqiptarëve nuk mund të mbyllin dot muajin. Ose të lëmë këta që vjedhin qytetarët, ose të ikin në emigrim, ose të largojmë këta. Është e vetmja qeveri në 12 vjet që krenohet që ka rritur buxhetin e vet. Këta kanë rritur buxhetin e vet duke pakësuar atë të shqiptarëve, qytetarët sot taksohen 3 herë më shumë se në 2013”. -

‘260 mln euro për 43 km’/ Balliu: Shembja e rrugës Qukës-Qafë Plloçë, krim shtetëror
Shembjen e rrugës Qukës-Qafë Plloçë, deputeti i PD-së, Klevis Balliu ka reaguar duke e cilësuar si krim shtetëror dhe jo si gabim.
‘260 milionë euro për 43 km, dhe rruga Qukës–Qafë Plloç sot shembet’, shkruan Balliu në Facebook.
Postimi i plotë:
260 milionë euro për 43 km, dhe rruga Qukës–Qafë Plloç sot shembet.
Kjo s’është gabim, është krim shtetëror.
Vjedhin dhe rrezikojnë jetë njerëzish pa asnjë përgjegjësi.
-

FOTO/ Balliu: Qeveria fshihet nëpër skuta, opozita është kudo dhe gati për betejë
Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, ka njoftuar se opozita është e përgatitur për aksion, ndërsa qeveria ‘fshihet nëpër skuta’.
Balliu bëri këtë deklaratë pas takimit me drejtuesit dhe anëtarët e degës 6 të PD-së në Tiranë, duke ftuar qytetarët të marrin pjesë në foltoren e së hënës, ora 18:00, pranë Kryeministrisë.
‘Ndërsa qeveria fshihet nëpër skuta, opozita është kudo dhe gati për betejë. Të hënën, ora 18:00, te Kryeministria’, shkruan Balliu, duke theksuar vendosmërinë e PD-së për të qëndruar afër qytetarëve dhe për të mbrojtur interesin publik.
-

“Si njihte Belinda turqit, por Edi! Kryeministri 60 sms me Berberin”,Balliu: Me hir a pahir, ta nxjerrim Ramën nga zyra
kuza të forta ka lëshuar deputeti i PD-së, Klevis Balliu në drejtim të kryeministrit Edi Rama. Balliu tha se kompaninë turke që u përfshi në tenderin e tunelit të Llogarasë e njihte Rama dhe jo Balluku, ndërsa theksoi se kjo e fundit nuk i kreu e vetme vjedhjet. Ai tha se Rama, duke iu referuar burimeve, ka rreth 60 mesazhe me Evis Berberin, ish-kreun e ARRSH-së që tashmë është në burg.
Demokrati tha se me hir apo pahir Rama duhet të nxirret nga zyra nga vetë qytetarët, ndërsa ftoi këta të fundit që të marrin pjesë në protestën e së hënës.
“Tashmë korrupsioni ka dalë sheshit. Ka zero vlerë se çfarë ore hyn dhe del Balluku, përsa kohë ajo nuk është në burg. Për akuza të njëjta, personazhe të tilla, dhe më pak të rëndësishme, kanë përfunduar në burg. Nëse Balluku meriton një ditë burg, një vit meriton Rama. Belinda Balluku nuk i njihte turqit, por Rama. Atë e çoi Rama atje. 7 orë takim në kryeministri, ka qenë kërcënim nga ana e Ballukut që; unë të marr me vete, se s’jam Veliaj. Nëse Rama nuk jep dorëheqje, është detyrë kombëtare nxjerrja e tij me hir apo pahir nga ajo zyrë.
Ndaj i ftojmë qytetarët sot që ditën e hënë të vinë në protestë Forma protestës do të jetë me çdo formë dhe mënyrë. Situata tani ka ndryshuar. Balluku nuk mund ta bënte këtë vetëm. Është e pasinqertë që të them se fajin dhe vjedhjet i ka kryer Balluku, por vetë Rama. I kam thënë Ballukut që të shkojë të bëhet ‘pentito’. Burimet thonë se ka rreth 60 sms të Ramës me Berberin.”, tha ai. -

PD: Burracaku Rama po përdor drejtësinë për të hequr qafe Belinda Ballukun
Partia Demokratike ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Posaçme (GJKKO) për pezullimin nga detyra të Zëvendës Kryeministres Belinda Balluku. Në një deklaratë nga selia e PD, deputeti Klevis Balliu e cilësoi veprimin e Kryeministrit Edi Rama si burracak dhe faktin që shkarkimi u bë nga drejtësia tregon sipas tij, për panik total.
PD akuzon Edi Ramën se e ka përdorur drejtësinë për të hequr qafe zëvendësen e tij, duke e trajtuar atë si “dëm kolateral” dhe si një “e keqe prej së cilës duhet të shpëtonte sa më parë”. Balliu theksoi se dyshja Rama-Balluku treguan se nuk njohin institucionin e dorëheqjes.
PD sugjeroi se Rama i është përgjigjur kërcënimit të Ballukut – “po rashë unë, do të të marr me vete” – jo duke kërkuar dorëheqjen siç e kërkon përgjegjësia politike, por me “pritë pas shpine” përmes drejtësisë. Klevis Balliu deklaroi se sot të dy janë të poshtëruar, si Rama dhe Balluku, sepse ata janë në qendër të një labirinti krimi e korrupsioni, një rrethi vicioz ku kokat priten, por sistemi i së keqes qëndron.
Partia Demokratike ritheksoi qëndrimin e saj se Edi Rama është koka e sistemit narkos dhe pa rënien e tij nuk ndryshon asgjë. -

Balliu i përgjigjet Ballukut: Djali i saj jeton në Vienë por sot ka shtëpi dhuratë 133 metra katrorë
Deputeti i PD, Klevis Balliu, në një prononcim për mediat ka përmendur disa prej akuzave drejtuar zv/kryeministres Belinda Balluku me të cilën pati një debat brenda Kuvendit.
Balliu tha se teksa djali i Ballukut merr një shtëpi dhuratë prej 133 metra katrorë që nuk e shfrytëzon sepse jeton në Vienë, shumë të rinj e të reja nuk kanë mundësi të blejnë një shtëpi.
Sipas deputetit të PD, Lubia ka paratë e të gjithë shqiptarëve, i bën çanta dhe rregullohet se nuk i ka pëlqyer vetja si ka qenë.
“Dhe sot kjo lubia nga Greqia tregon të flasë e të tregojë se cfarë është vjedhja. Është përgjegjëse për sigurinë e shqiptarëve në rrugën Korçë-Ersekë. Nuk i bënte kolaudimin. Kjo zonjë nga mëngjesi në darkë, bashkëjeton në krim, fle në krim, duhet të ishte në burg”, tha Balliu.
Klevis Balliu: Kjo zonjë sot bëri një akuzë që s’ka ekzistuar asnjëherë, këto mashtrime vijnë për një arsye. 70% e buxhetit të shtetit shkojnë në shtëpinë e Belinda Ballukut. Të rinjtë dhe të rejat që nuk kanë mundësi të blejnë një shtëpi për Belindën e Greqisë nuk përbën problem.
Çuni i Belindës e merr dhuratë 133 metra katrorë, por as nuk jeton në atë shtëpi por jeton në Vienë.
Lubia ka paratë e të gjithë shqiptarëve, i bën çanta dhe rregullohet se nuk i ka pëlqyer vetja si ka qenë. Dhe sot kjo lubia nga Greqia tregon të flasë e të tregojë se cfarë është vjedhja. Është përgjegjëse për sigurinë e shqiptarëve në rrugën Korçë-Ersekë. Nuk i bënte kolaudimin. Kjo zonjë nga mëngjesi në darkë, bashkëjeton në krim, fle në krim, duhet të ishte në burg. -

“Buxheti i shkon ministrisë që vjedh më shumë”, Balliu e akuzon, Balluku i përgjigjet: Vjedhjen e ke pasur edukatë familjare/ Ndërhyn garda
Gjatë seancës së kësaj të mërkure në Kuvend, pati një përplasje mes deputetit të Partisë Demokratike, Klevis Balliu dhe zv.kryeministres, Belinda Balluku.
“Vjedhjet me aeroportin, vjedhja në tunelin e Llogarasë. Pse nuk çoheni ju ministrat e tjerë? Sepse jeni bashkëpunëtor në krim. Juve nuk iu intereson për qytetarët. Qëkur ky buxhet i jepet ministrisë me vjedhjet më të mëdha. Ju keni rritur kostot e jetesës”, tha ndër të tjera Balliu.
Gjatë replikës, Balluku iu përgjigj: “Do ikni a do rrini në sallë? Kur flitet për vjedhje, Klevis Balliun duhet ta dëgjoni më vëmendje, sepse është i masterizuar. Është rritur në një familje që vjedhja ka qenë pjesë e edukatës familjare. Është rasti unik kur tezja ose e dashur kunatë e Fari Balliut ishte sekretare e përgjithshme e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve dhe njëkohësisht administratore e kompanisë “Alpin Bau”, e sajuar me një serb dhe nga ana tjetër, zonja, sekretarja e përgjithshme, Blegina Agolli, tezja e Klevisit… Dëgjojeni për vjedhje se është i masterizuar. Sekretarja e përgjithshme e një ministrie merrte fonde. Shpresoj t’i ketë ngrënë me Klevisin. Po të ishte SPAK-u në kohën e tezes tënde, do të ishte akoma në burg sot”.
Balliu kërkoi fjalën për procedurë, por pas përplasjeve të shumta, zv.kryeparlamentarja i hoqi të drejtën e fjalës, ku ndërhyri dhe garda.Top Channel