Alesia Balliu, anëtare e Partisë Demokratike, thotë se rasti i Elbasanit provon se primaret ishin fiktive. Në studion e MCN Informacion, Balliu tha se në lsitën e mbyllur të Elbasanit është futur një njeri pa kontribute, duke u injoruar angazhimi disavjeçar i anëtarëve të PD në kauzën opozitare.
Në procesin që denoncova, në SMS e Flamur Nokës pranohej që votat për këtë vajzën i kishte bërë Luçiano Boçi. Unë kam qenë në të gjitha protestat, kam qenë kundër korrupsionit. Unë kam dhënë kontributin tim, hyra në një garë. Kur Berisha vjen në Elbasan e sulmon bandat, ti ke Çapjat në listë të mbyllur, kanë hyrë në 4 ditët e fundit, kur ne kemi qenë aty çdo ditë. Me kë do ta godasë Berisha Suel Celën? Kemi qenë aty me Zheni Gjergjin e Silvi Bardhin për 6 muaj. Hyjnë në ditët e fundit në garë dhe presin që ne të heshtim. Ajo që mu bë mua ishte padrejtësi. Askush nuk mund të thotë se kjo u bë për interes personal. Nuk e prisja emrin tim në listë të mbyllur, isha bërë gati për listë të hapur. Por nuk pranoj dot që të vësh një femër të fisit Çapja në listë. Unë jam avokate në profesion dhe e kam luftuar më fort se kushdo tjetër qeverinë “Rama”. Unë nuk e shes dinjitetin tim për pazaret e Flamur Nokës. Në Elbasan kemi pesë kandidatë. Dy dua të veçoj: Haxhinaston dhe Alizotin. Nëse gjen një denoncim në faqet e saj për Edi Ramën dhe qeverinë… Flamur Noka e ka pranuar që votat e kësaj vajze i ka bërë Luçiano Boçi. Nëse bën pazare, si pretendon fitore në Elbasan? Unë fushatën që ka përfaqësues fisin Çapja dhe krimin e organizuar nuk e mbështes. Unë nuk bëj fushatë mbi pazare dhe për ata që përfaqësojnë krimin.
Tag: balliu
-

SPAK të veprojë/ Balliu: Kryeministri i vetëshpallur kryetar bashkie është kapur në flagrancë duke shkelur ligjin me asfalt elektoral
Gazeta Standard është portali zyrtar i gazetës se përditshme “Standard”. Parimi ynë është informimi i thelluar i mbeshtetur ne objektivitet dhe investigim. “Behu pjese e lajmit”- eshte motoja jone kryesore qe fton lexuesit te jene pjese e jona
-

‘Shpërthen’ sërish Balliu: Berisha i ka Çapjat në listën e sigurt të Elbasanit! Dikur i përdorte për të mbledhur firma
Ish-kandidatja e primarve ne PD ka reaguar ashper ndaj Sali Berishes dhe listave te tij ne Elbasan.
Ne nje reagim ne rrjetet sociale, Alesia Balliu shkruan:
“Ironikisht, ajo që po ndodh në Elbasan është tragji-komedi.
Lideri i opozitës kërcënoi nga foltorja e prezantimit të kandidatëve për deputetë në Elbasan ato që ai i quan banda, grupin e Suel Çelës!
Ky fatkeq i përdorur nga mafia e vërtetë që është sot partia në pushtet e që ish kreu i opozitës aktuale i ka bërë qokat, nuk ka asnjë përfaqësues të fisit të vet kandidat.
Ndërkohë, fisi Çapja, kundërshtarët e tyre, kanë një kandidate në listat e sigurta te PD .Nuk luftohet krimi duke bërë pazare me një palë dhe duke sulmuar palën tjetër, që dikur i përdore vetë, për të mbledhur firmat e foltores në 2021.
Demokratët e vërtetë i dinë të gjitha e nuk të falin më 12 vjeçarin e kalvarit të mundimshëm, që i shërbeu pazareve e interesave okultë të individëve të veçantë në PD:” -

‘Shpërthen’ sërish Balliu: Berisha i ka Çapjat në listën e sigurt të Elbasanit!
Ish-kandidatja e primarve ne PD ka reaguar ashper ndaj Sali Berishes dhe listave te tij ne Elbasan.
Ne nje reagim ne rrjetet sociale, Alesia Balliu shkruan:
“Ironikisht, ajo që po ndodh në Elbasan është tragji-komedi.
Lideri i opozitës kërcënoi nga foltorja e prezantimit të kandidatëve për deputetë në Elbasan ato që ai i quan banda, grupin e Suel Çelës!
Ky fatkeq i përdorur nga mafia e vërtetë që është sot partia në pushtet e që ish kreu i opozitës aktuale i ka bërë qokat, nuk ka asnjë përfaqësues të fisit të vet kandidat.
Ndërkohë, fisi Çapja, kundërshtarët e tyre, kanë një kandidate në listat e sigurta te PD .Nuk luftohet krimi duke bërë pazare me një palë dhe duke sulmuar palën tjetër, që dikur i përdore vetë, për të mbledhur firmat e foltores në 2021.
Demokratët e vërtetë i dinë të gjitha e nuk të falin më 12 vjeçarin e kalvarit të mundimshëm, që i shërbeu pazareve e interesave okultë të individëve të veçantë në PD:” -

Zgjedhjet e 11 majit/ Balliu në Yzberisht: Gjobat për ujin dhe energjinë falen, çmimet do të ulen
Kandidati për deputet i Partisë Demokratike në Tiranë, Klevis Balliu ka takuar qytetarët në Yzberisht.
Balliu ka thënë se do të falen gjobat për ujin dhe energjinë për pensionistët, nënat kryefamiljare, të papunët, biznesin e vogël, punonjësit me rroga të vogla dhe familjet me ndihmë ekonomike.
Ai ka theksuar se çmimi i energjisë do të ulet në 7 lekë, çmimi i naftës do të ulet me 35% deri në 40%. Gjithashtu ka bërë thirrje qytetarëve që të votojnë numrin 1 për Shqipërinë Madhështore që të bëhet realitet largimi i Edi Ramës. -

Rama ironizon kandidatët për deputetë të Berishës me ‘kolazhin’ e insekteve të kënetës: Janë madhështorë!
Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë në rrjetet e tij sociale ditën e sotme një video ironike për disa nga figurat kryesore të Partisë Demokratike.
Kreu i qeverisë ka ndarë një video të montuar me AI, ku shfaqen një ‘kolazh’ insektesh të kënetës, ndërsa në sfond është zëri i disa prej kandidatëve për deputetë të Berishës, nga Flamur Noka, Klevis Balliu, Edi Paloka apo Albana Vokshi, si edhe aleati Fatmir Mediu e zëdhënësja Floriana Garo.
Noka: Unë do ta gjej dhe në këtë errësirë të madhe sinjalin dritës në të cilin do të eci.
Paloka: Gazi mi tregoi dhe mua, se ishin bashkë, këto mesazhet duke qeshur. I thashë kjo nuk është për të qeshur, sigurisht ai e kishte marrë mesazhin si shantazh, por po qeshte. Ne nuk do ta lëm te e qeshura.
Vokshi: Protesta e nesërme hap siparin e protestave të tjera, do jetë një seri protestash. Kështu që rrëzohet Edi Rama me protestat. Jo Edi Rama rrëzohet me votë, edhe pritshmëria jonë është 80 mijë 100 mijë, minimalisht që dalin po mund të jenë edhe më shumë.
Balliu: E keni parë Edi Ramën që thotë do futemi në Europë. Është thjesht mashtrues.
Garo: Një artikull I sapo publikuar nga Ëashington Exeamer ka nxjerrë në pah në të gjithë botën përdorimin e parave publike, për të paguar lobist në SHBA me qëllim sulmin ndaj Sali Berishës dhe opozitësh shqiptare.
Mediu: Unë nuk mendoj që bëhet opozitë me gallatë, unë e kam njohur Unikatilin që në 2013. -

Klevis Balliu takim me bizneset e vogla në Astir: Rritja e kufirit të TVSH dhe mbështetje për ekonominë kombëtare
Kandidati për deputet i Partisë Demokratike në listën e Tiranës, Klevis Balliu, zhvilloi sot një takim të rëndësishëm me bizneset e vogla në Astir, ku diskutoi për sfidat dhe mundësitë që ata përballen në kushte të ndryshuara fiskale.
Gjatë këtij takimi, Balliu theksoi se një nga masat më të rëndësishme që do të ndërmarrë PD-ja është rritja e kufirit të përjashtimit nga TVSH për bizneset e vogla.
Ky kufi do të arrijë në 18 milion lekë xhiro vjetore, një hap që synon të lehtësojë barrën fiskale për ata që kanë një aktivitet të vogël, duke i dhënë mundësinë të rriten dhe të zhvillohen pa pasur frikë nga ngarkesat e padëshiruara.
Bizneset e vogla kanë qenë të ekspozuara ndaj taksimit të lartë dhe presioneve të shumta, si nga pushteti qendror, ashtu edhe nga ai lokal. Balliu, gjatë fjalës së tij, i drejtoi një apel të fortë për një ndihmë dhe mbështetje më të madhe për këtë kategori të rëndësishme të ekonomisë shqiptare.
Postimi i plotë:
Sot në Astir me biznesin e vogël. Kufiri i përjashtimit nga TVSH do të jetë 18 milion lek xhiro vjetore për biznesin [💰] .
Sot në Astir në takime me biznesin [🏪] e vogël, të cilët kanë qënë në sulmin e taksimit [💶] të pushtetit qëndror dhe atij lokal [❌] .Të bashkohemi në 11 Maj për ta kthyer biznesin në prioritet kombëtar të Partisë Demokratike.
Voto numrin 1
-

Çmimi i energjisë do të ulet”, Balliu: Biznesi i vogël nuk do të taksohet më shumë se 1% i xhiros vjetore nga pushteti lokal
Gazeta Standard është portali zyrtar i gazetës se përditshme “Standard”. Parimi ynë është informimi i thelluar i mbeshtetur ne objektivitet dhe investigim. “Behu pjese e lajmit”- eshte motoja jone kryesore qe fton lexuesit te jene pjese e jona
-

“Rama është tallur me pensionistët”, Balliu prezanton programin e PD-së: Pensioni minimal do të jetë 200 euro
Sot.com.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin në plan të parë. Ky portal informativ është një alternativë e re që rreket të krijojë nje hapësirë sa më të lirë për gazetarinë e vërtetë. Përvoja e gjatë dhe nevoja për të shkuar sa më pranë të vërtetës, janë vijat mbi të cilat do të shkruajë media jonë.
-

“Më mirë bashkim sesa përçarje”, Klevis Balliu sulmon partitë e reja: Një mandat për pazar, jo për ndryshim
Kandidati i opozitës për deputet, Klevis Balliu ka qenë i ashpër me partitë e reja që do të garojnë në këto zgjedhje, sidomos ato që dalin nga radhës e Partisë Demokratike.
Balliu u shpreh në një emision televiziv se ka pasur një ftesë për të gjithë që të bashkohen për të rrëzuar Edi Ramën, teksa tha se ata që synojnë një mandat e bëjnë këtë gjë vetëm për të bërë pazar.
“U bë përpjekje që kur iu thua bashkoheni. Nëse i futeni një gare dhe e dini që nuk fitoni. Për çfarë e do një deputet? Për të qeverisur nuk qeveris dot. Më bëni një llogari pa ngritur akuzë. Ke në plan të çash votën opozitare dhe të mbash këtë që është në pushtet. Kur të bëhet ftesa dhe nuk pranon është e shëmtuar. Ti do një mandat për të bërë pazar. Këto nuk janë parti. Një deputet në opozitë nuk të zgjidh asnjë hall”, tha Balliu.
