Tag: balliu

  • Klevis Balliu në njësinë 3 në Tiranë:  Në 100 ditët e para do të rrisim rrogat

    Klevis Balliu në njësinë 3 në Tiranë: Në 100 ditët e para do të rrisim rrogat

    Kandidati për deputet i PD në Tiranë, Klevis Balliu ka zhvilluar disa takime me qytetarë në njëisnë nr.3 në Tiranë, ku ka prezantuar programin ekonomik të PD.
    Në një postim në rrjetin social facebook, Balliu shkruan se ky program garanton mirëqënien e qytetarëve.

    “Ishte kënaqësi të ndalesha në njësinë tre në takime me qytetarët të cilët më shumë se kurrë po bashkohen me programin tonë që garanton mirëqënien e qytetarëve.
    Brenda 100 ditëve, bashkë do të vendosim, minimumin jetik, rritjen e rrogave, uljen e taksave, kartën e konsumatorit, rritjen e pensioneve.
    Bashkë për Shqipërinë Madhështore”, shkruan Balliu.

  • A do të jetë Berisha kryeministër nëse PD fiton zgjedhjet? Balliu habit me përgjigjen e tija

    A do të jetë Berisha kryeministër nëse PD fiton zgjedhjet? Balliu habit me përgjigjen e tija

    Klevis Balliu, i ftuar në një studio televizive, ka sqaruar mënyrën se si do të zgjidhet kryeministri i ri i Shqipërisë në rast se Partia Demokratike fiton zgjedhjet e ardhshme.

    Kur u pyet nëse lideri i PD, Sali Berisha, do të ishte kandidat për kryeministër pas një fitoreje të mundshme, Balliu theksoi se në statutin e Partisë Demokratike ka një proces të qartë për zgjedhjen e kryeministrit.“Në statutin tonë ka një garë primare brenda partisë për të vendosur kryeministrin e vendit. Është një proces që i ngjason primareve të bashkisë. Është kokë më kokë, fiton vetëm një person,” tha Balliu.

  • A do të jetë Berisha kryeministër nëse PD fiton zgjedhjet? Balliu habit me përgjigjen e tija: Do të ketë…

    A do të jetë Berisha kryeministër nëse PD fiton zgjedhjet? Balliu habit me përgjigjen e tija: Do të ketë…

    Klevis Balliu, i ftuar në një studio televizive, ka sqaruar mënyrën se si do të zgjidhet kryeministri i ri i Shqipërisë në rast se Partia Demokratike fiton zgjedhjet e ardhshme.
    Kur u pyet nëse lideri i PD, Sali Berisha, do të ishte kandidat për kryeministër pas një fitoreje të mundshme, Balliu theksoi se në statutin e Partisë Demokratike ka një proces të qartë për zgjedhjen e kryeministrit.“Në statutin tonë ka një garë primare brenda partisë për të vendosur kryeministrin e vendit. Është një proces që i ngjason primareve të bashkisë. Është kokë më kokë, fiton vetëm një person,” tha Balliu.

  • VIDEO/ Alessia Balliu nxjerr gafat e kandidatës së Berishës: Ja ç’ prodhon nepotizmi

    VIDEO/ Alessia Balliu nxjerr gafat e kandidatës së Berishës: Ja ç’ prodhon nepotizmi

    Në PD nuk është vetëm Sali Berisha që flet rroma për toma, gjë që ja shkakton edhe mosha e thyer. Një kandidate e re në moshë si Klodiana Çapja, e cila u vendos në listat e mbyllura me urdhër nga lart, është zënë duke folur pa lidhje në një takim publik. Fituesja e primareve në Elbasan, e cila nuk u kandidua, Alessia Balliu, ka publikuar videon në faqen e saj dhe shkruan:
    “Kur nuk ka garë, kur shkelet meritokracia, kur shkelen rregullat e lojës prodhohen figura qesharake që jo vetëm mezi flasin por nuk dinë të artikulohen politikisht.
    Dëgjojeni dhe shikojeni ofertën që prodhon nepotizmi politik! Kur nuk di të prezantosh veten dhe jo më qytetarët! Vaj medet thuaj…”.

  • Zgjedhjet e 11 majit/ Klevis Balliu takim me qytetarët në Tiranë: Paketa e Dhembshurisë e PD-së, emergjencë kombëtare

    Zgjedhjet e 11 majit/ Klevis Balliu takim me qytetarët në Tiranë: Paketa e Dhembshurisë e PD-së, emergjencë kombëtare

    Kandidati për deputet i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, zhvilloi një takim në rrugën e Durrësit dhe të Kavajës, ku theksoi rëndësinë e “Paketës Dhembshurisë” të PD-së.
    Në postimin e tij, Balliu shprehu kënaqësinë që shumë qytetarë e kanë mbështetur. Balliu tha se Paketa e Dhembshurisë së PD-së është emergjencë kombëtare.
    Postimi i kandidatit për deputet të PD-së Klevis Balliu:
    Sot në rrugën e Durrësit dhe rrugën e Kavajës takim me qytetarët 👥🏙️.
    ✅ Paketa e dhembshurisë e Partisë Demokratike është një ⚠️🚨emergjencë kombëtare për të rikthyer normalitetin dhe dinjitetin e qytetarëve që janë lënë në varfëri ekstreme💶💵.
    🗣️Është kënaqësi të gjesh këtë mbështetje masive në çdo rrugë të Tiranës🙏.

  • Balliu: Paketa e ‘dhembshurisë’ do të rikthejë normalitetin në vend dhe dinjitetin tek qytetarët

    Balliu: Paketa e ‘dhembshurisë’ do të rikthejë normalitetin në vend dhe dinjitetin tek qytetarët

    Kandidati për deputet i koalicionit PD-ASHM për Qarkun e Tiranës, Klevis Balliu, theksoi se Paketa e Dhembshurisë do të rikthejë normalitetin në vend dhe dinjitetin e qytetarëve shqiptarë.

    Ai tha se në çdo rrugë të Tiranës gjen mbështetje masive të qytetarëve.

    “Sot në rrugën e Durrësit dhe rrugën e Kavajës takim me qytetarët. Paketa e dhembshurisë e Partisë Demokratike është një emergjencë kombëtare për të rikthyer normalitetin dhe dinjitetin e qytetarëve që janë lënë në varfëri ekstreme. Është kënaqësi të gjesh këtë mbështetje masive në çdo rrugë të Tiranës”, shkroi Balliu në postimin e tij në Facebook.

     

  • Fushata elektorale e PS/ Klevis Balliu: Funerali politik i Edi Ramës!

    Fushata elektorale e PS/ Klevis Balliu: Funerali politik i Edi Ramës!

    Koordinatori politik rajonal për Tiranën në Partinë Demokratike, Klevis Balliu  e cilëson nisjen e fushatës elektorale nga Edi Rama si një “funeral politik”, të kamufluar me tallava, folklor të politizuar dhe figura të korruptuara të qeverisë.

    Në postimin e bërë në rrjetin social Facebook, Balliu shkruan se pjesëmarrja e ulët qytetare dhe prania e “aktorëve të krimit të financave publike” tregojnë fundin e një epoke 12-vjeçare të mbushur me korrupsion.

    Ai bën thirrje për bashkim opozitar dhe pastrim të thellë të sistemit, duke ftuar qytetarët të votojnë numrin 1 më 11 maj.

    Postimi i plotë të Facebook:

    Hapja e fushatës, funerali politik i Edi Ramës!

    Me tallava dhe folklor të politizuar, me këngëtarë e valltarë korrupsionist të qeverisë, Edi Rama u perpoq të prodhojë makiazh dhe maskë mbi funeralin politik të tij.

    Në të vërtetë karakteristika themelore ishte braktisja masive e qytetarëve dhe zëvëndësimi i tyre me aktorët e krimit të financave publike.

    Edi Rama në 12 vjet realizoj përmbytjen më të madhe korrupsioniste kombëtare.

    Vetëm një bashkim dhe betim solemn i opozitës për të ndëshkuar cdo episod vjedhjeje, në pastrim total të shtëpisë mund të sjell një realitet normal, kombëtar për të shkuar drejt Shqipërisë Madhështore.

    Voto numrin 1 në 11 Maj!

  • Prova për Task Force SPAK/ Balliu: Rama është bërë kryetar bashkie, po hedh asfalt elektoral në rrugën “Gjergj Elez Alia”

    Prova për Task Force SPAK/ Balliu: Rama është bërë kryetar bashkie, po hedh asfalt elektoral në rrugën “Gjergj Elez Alia”

    Gazeta Standard është portali zyrtar i gazetës se përditshme “Standard”. Parimi ynë është informimi i thelluar i mbeshtetur ne objektivitet dhe investigim. “Behu pjese e lajmit”- eshte motoja jone kryesore qe fton lexuesit te jene pjese e jona

  • Balliu: Rama është bërë kryetar bashkie, po hedh asfalt elektoral në rrugën ‘Gjergj Elez Alia’

    Balliu: Rama është bërë kryetar bashkie, po hedh asfalt elektoral në rrugën ‘Gjergj Elez Alia’

    Kandidati për deputet i PD-së, Klevis Balliu ka postuar një video në Facebook ku shkruan se Rama i vetëshpallur kryetar bashkie në rrugën ‘Gjergj Elez Alia’ në njësia 14, ka sjellë mjetet e narkopushtetit për të shtruar asfaltin elektoral të radhës.

    Klevis Balliu: Ja ku është krimi elektoral, institucionet përkatëse të kryejnë detyrën. Narkokryeministri, i vetëshpallur kryetar bashkie në rrugën Gjergj Elez Alia në njësia 14, ka sjellë mjetet e narkopushtetit për të shtruar asfaltin elektoral të radhës. Është i disati denoncim që vjen nga opozita dhe ende nuk mbahet asnjë përgjegjësi. Ftoj institucionet ligjzbatuese të vënë përpara përgjegjësisë narkokryeministrin përpara se sa të thotë; ‘nuk e di kush bën krim elektoral pas kurrizit tim’.

  • Përfaqësuese e Çapjave në listën e Elbasanit? Alesia Balliu denoncon lidhjet e dyshimta të PD-së

    Përfaqësuese e Çapjave në listën e Elbasanit? Alesia Balliu denoncon lidhjet e dyshimta të PD-së

    Alesia Balliu, anëtare e Partisë Demokratike, thotë se rasti i Elbasanit provon se primaret ishin fiktive. Në një studio televizive, Balliu tha se në listën e mbyllur të Elbasanit është futur një njeri pa kontribute, duke u injoruar angazhimi disavjeçar i anëtarëve të PD në kauzën opozitare.
    Në procesin që denoncova, në SMS e Flamur Nokës pranohej që votat për këtë vajzën i kishte bërë Luçiano Boçi. Unë kam qenë në të gjitha protestat, kam qenë kundër korrupsionit. Unë kam dhënë kontributin tim, hyra në një garë. Kur Berisha vjen në Elbasan e sulmon bandat, ti ke Çapjat në listë të mbyllur, kanë hyrë në 4 ditët e fundit, kur ne kemi qenë aty çdo ditë. Me kë do ta godasë Berisha Suel Celën? Kemi qenë aty me Zheni Gjergjin e Silvi Bardhin për 6 muaj. Hyjnë në ditët e fundit në garë dhe presin që ne të heshtim. Ajo që mu bë mua ishte padrejtësi. Askush nuk mund të thotë se kjo u bë për interes personal. Nuk e prisja emrin tim në listë të mbyllur, isha bërë gati për listë të hapur. Por nuk pranoj dot që të vësh një femër të fisit Çapja në listë. Unë jam avokate në profesion dhe e kam luftuar më fort se kushdo tjetër qeverinë “Rama”. Unë nuk e shes dinjitetin tim për pazaret e Flamur Nokës. Në Elbasan kemi pesë kandidatë. Dy dua të veçoj: Haxhinaston dhe Alizotin. Nëse gjen një denoncim në faqet e saj për Edi Ramën dhe qeverinë… Flamur Noka e ka pranuar që votat e kësaj vajze i ka bërë Luçiano Boçi. Nëse bën pazare, si pretendon fitore në Elbasan? Unë fushatën që ka përfaqësues fisin Çapja dhe krimin e organizuar nuk e mbështes. Unë nuk bëj fushatë mbi pazare dhe për ata që përfaqësojnë krimin.