Tag: balliu

  • VIDEO- Protesta e PD/ Noka, Balliu e Paloka sulmojnë gazetarët: Largohuni…

    VIDEO- Protesta e PD/ Noka, Balliu e Paloka sulmojnë gazetarët: Largohuni…

    PAMJE NGA PROTESTA

    TIRANË- Protesta e opozitës mbajtur njëkohësisht me Samitin e Komunitetit Politik Evropian, nuk ka kaluar pa incidente, por këtë herë deputetët e PD janë përplasur me gazetarët. 
    Konkretisht deputeti Flamur Noka dhe disa mbështetës pranë tij, janë kapur me gazetarin e TopChannel, duke i kërkuar të largohet, ku ofendimet ndaj tij nuk kanë munguar. Gazetari Bekim Bici, teksa po raportonte mes protestuesve, ai është shtyrë dhe i kanë vendosur pankartat para fytyrës duke ia vështirësuar punën.

    Po ashtu edhe deputeti Edi Paloka dhe mbështetësit e tij kanë fyer gazetaren e Euronews. Paloka nuk e ka lejuar të raportojë, duke i kërkuar të ikë dhe të mos transmetojë.
    Edhe Klevis Balliu ka akuzuar gazetarët që po mbulojnë protestën e Partisë Demokratike se “kanë prekur protestuesit”, gjatë tubimit te bulevardi “Zogu I”. Me tone të larta, Balliu është përfshirë në një debat me një prej gazetareve si dhe me disa kameramanë që ndodheshin aty pranë./ZËRI

  • Sherri në qendrën e votimit, Balliu: SPAK të hetojë

    Sherri në qendrën e votimit, Balliu: SPAK të hetojë

    Koordinatori i PD-së, Klevis Balliu ka komentuar incidentin e ndodhur në qendrën e votimit në Kashar. Sipas tij është ushtruar presion ndaj vëzhguesve dhe gjithë procesit zgjedhor prandaj mund të konsiderohet si krim zgjedhor.
    Sipas tij SPAK duhet të hetojë personat përgjegjës të këtij incidenti të cilët kalojnë postbllokun e policisë edhe pse nuk janë pjesë e medias.

    ”Ka patur punonjës policie jashtë godinës. Gjithashtu është ushtruar presion ndaj vëzhguesve dhe gjithë procesit zgjedhor prandaj ne e quajmë si krim zgjedhor. SPAK duhet ta hetojë këto persona që pa ju dridhur qerpiku kalojnë postbllokun e policisë, dhe ata pa bexhë dhe pa qënë njerëz të mediave futen brenda sepse janë pjesë e bandave”.

  • Humbën apo ua vodhën, Klevis Balliu bën reagimin e parë nga PD (Video)

    Humbën apo ua vodhën, Klevis Balliu bën reagimin e parë nga PD (Video)

    Klevis Balliu

    TIRANË- Edhe pse gazetarja Elida Marvataj raportoi se në selinë blu ka pllakosur heshtja, këtë gjë e mohoi koordinatori i kësaj partie për qarkun Tiranë Klevis Balliu. “E para s’ka pllakosur heshtja se po të kishte pllakosur, nuk do flisja unë”, tha ai në lidhje të drejtpërdrejtë për “Opinion”.
    Të Dielën e zgjedhjeve e cilësoi një ditë krimi me një sërë provash sipas tij, që janë pasqyruar edhe në raportin e OSBE/ODIHR-it.

    “Denoncimet e videot po bëjnë xhiron në rrjetet sociale, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në mediat ndërkombëtare. U kthye në një ditë krimi, u gjetën grupe kriminale, po s’kishte polici. Gra e burra vraponin me xhupa në kokë nga zyrat ilegale, ndërkohë që thonin se po hanim kokoshka, nuk është turp të hash kokoshka.
    Ky rezultat, nuk ka njeri normal, që e sheh si rrjedhojë të një procesi të rregullt zgjedhor. Me qeveri në burg e vjedhje, të rritesh me 10 mandate është non sense. Raportet e OSBE/ODIHR-it janë faktike, e deklaroi që me këto zgjedhje Shqipëria nuk shkon në Europë. Është raport sipas vëzhgimeve, përpos atyre do shtohen faktet që ka opozita për shkeljet zgjedhore.
    Si te njësia 5 në Tiranë, ishte edhe në Yzberisht. Nuk ishte rast unik. Minimalisht besoj që ju mund t’i referoheni raportit të OSBE/ODIHR-it. Duke qenë se jam një nga ata që ka kapur njerëz në zyra ilegale, prandaj janë bërë kallëzime penale. Të gjithë ata që kanë parë denoncimet, janë të qartë që ky rezultat është si rrjedhojë e manipulimeve”, u shpreh Balliu./tvklan.al

  • Kristjan Asllani regjistron rekordin e veçantë në Serie A, Uzuni tregon suskesin me Astin amerikan

    Kristjan Asllani regjistron rekordin e veçantë në Serie A, Uzuni tregon suskesin me Astin amerikan

    Adriatik BALLA
    Lojtarët e Kombëtares përpiqen të mbyllin me dinjitet sezonin aktual me skuadrat e tyre në Europë. Një pjesë kanë minutazh të konsiderueshëm dhe janë liderë në ekipet e tyre, sikurse ndodh me kapitenin Berat Gjimshiti te Atalanta, Strakosha te Aeku i Athinës, Mitaj në Arabi, Balliu me Rajo Valekanon në Spanjë, Laçi me Spartën e Pragës në Çeki etj. Sa më shumë minuta e sa më shumë tregues sportivë me skuadrat e tyre, aq më shumë shanse kanë të arrijnë rezultatet e dëshiruara në përballjet e eliminatoreve të Botërorit në grupin K të Europës, ku siç dihet jemi në grup me Anglinë, Serbinë, Letoninë dhe Andorrën. Në prag të përballjes me serbët një muaj më vonë në Tiranë, forma e lojtarëve kuqezi ka shumë rëndësi dhe trajneri Silvinjo po e monitoron situatën e tyre në ekipet ku aktivizohen.
    Asllani regjistron suksese në Serie A
    Mesfushori shqiptar Kristjan Asllani pritet të largohet në verë nga Interi. Të paktën në Itali janë të sigurt për mesfushorin e Kombëtares kuqezi, ndaj të cilit Inzagi nuk ka treguar preferencë. Dhe pse hapësirat i ka pasur të pakta, Asllani është treguar thuajse i pagabueshëm me topin në këmbë. Mesfushori shqiptar ka një mesatare 92.6% për pasimet e sakta, duke u pozicionuar i pari ndër mesfushorët e Seria A. Kujtojmë se është aktivizuar në 20 ndeshje, 8 prej të cilave si titullar. Asllani ka lënë kështu pas edhe shokët e skuadrës, Zielinskin me 91.9% dhe Çalhanoglun me 90.3%. Kujtojmë se 23-vjeçari u afrua nga Empoli në verën e vitit 2023. Plot 15 milionë euro ka paguar Interi për transferimin e tij, ndërsa ka kontratë të vlefshme deri në vitin 2028. Mbetet për t’u parë ku do të jetë destinacioni i radhës për të, nëse zërat për largimin nga zikaltrit janë të vërtetë.
    Uzuni komenton golin dhe fitoren e Aaustin në Amerikë
    Ekipi amerikan Austin mori një fitore të rëndësishme ndaj El Pasos. Skuadra e Uzunit triumfoi me përmbysje 3-2, ndërsa ndeshja ishte e vlefshme për fazën e 1/16-ave të “US Open Cup”. Uzuni barazoi ndeshjen ku El Paso po gëzonte fillimisht avantazhin 0 me 2. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare e pati golin e dytë në Amerikë. “Fitorja, kjo është gjëja më e rëndësishme për mua, është kaq e thjeshtë”, shkruan Uzuni. Kujtojmë se Uzuni u afrua në janar tek Austin. Klubi amerikan pagoi 12 milionë euro te Granada.
    Balliu titullar te Valekano, por i vjedhin këpucët
    Në Spanjë luan një kontigjent i rëndësishëm i futbollistëve shqiptarë, ku më të rëndësishmit për momentin janë mbrojtësit Ivan Balliu dhe Marash Kumbulla, i pari me Rajo Valekanon e tjetri me Espanjolin. Të dy kanë marrë minuta dhe janë kontigjent i trajnerit Silvinjo në Kombëtare. Sa i përket Ivan Balliut, ai ka luajtur në 21 ndeshje në këtë sezon me Vajekanon, duke u alternuar në krah me rumunin Ratiu. Ndërkohë, në ekipin kombëtar, ka qenë ai që është zgjedhur titullar nga Silvinjo në sfidat e fundit. Nga ana tjetër, Balliut dhe shokëve të skuadrës u kanë bërë një surprizë dy ditë më parë, u kanë vjedhur 60 palë këpucë duke i lënë pa stërvitje. Lojtarët e stafi kërkuan rritjen e sigurisë.

  • Përleshja e Elbasanit, Balliu: Luçiano Boçi po shkatërron PD-në, e pret humbja spektakolare

    Përleshja e Elbasanit, Balliu: Luçiano Boçi po shkatërron PD-në, e pret humbja spektakolare

    Kjo solli edhe përleshjen e djalit të tij me mbështetësit e tjerë, me pasojë plagosjen. Kështu u shpreh anëtarja e PD-së në këtë qark, Alesia Balliu, në panelin e “Studio Live” në Report Tv, në lidhje me incidentin e rëndë të ndodhur dhe që sipas saj tregon gjendjen reale të partisë brenda dhe jashtë saj.
    “Luçiano Boçi solli frymën e shkatërrimit në Elbasan. Në vend të sillte frymën e bashkimit, kërkon të sjellë përçarjen për kontrollin e PD-së së Elbasanit pasi mbështet kandidaten Çapja. Madje djali kishte sjellë njerëzit e tij përballë kandidatit tjetër, duke iu drejtuar me fjalë fyese dhe ofenduese, duke i thënë “a më njeh ti mua kush jam?”. Ai ka ndaluar kandidatin tjetër që të takonte militantin. Arroganca dhe sjellja e papërshtatshme ku tentohet të bëhet si parti familjare, unë nuk e mbështes dhunën fizike, nuk e justifikoj, kushdo që e ka shkaktuar. I uroj shërim djalit të Boçit dhe shëndet, por unë dënoj këtë dhunë. Dhunë përçarje për të luftuar njëri-tjetrin, këta nuk mund të sjellin qeverisje të mirë nesër nëse e shprehin kështu në mitingje”, tha ajo për moderatorin Arbër Hitaj.
    Balliu, e cila ishte një nga garueset në Primare, por që nuk u përfshi në listat e PD-së për deputete bashkë me Dashnor Sulën, ngriti shqetësimin për gjendjen e krijuar aktualisht brenda partisë dhe që po shpërthen. Ajo ngriti edhe pyetjen, teksa iu referua edhe incidentit të deputetit Bledjon Nallbati në Korçë, ku dhunoi shoferin e kamionit, apo rastet në Lezhë e Dibër.
    “Pse i ka bërë kaq të dhunshëm këto zgjedhje PD-në? Kujtojmë edhe atë që ndodhi në Korçë me kandidatin Bledjon Nallbati. Për Elbasanin është zoti Boçi, që po shkatërron. Fakti është mesazhi i Flamur Nokës që e thotë se atë vajzën e ka vendosur Luçano Boçi për deputete. Është nga numri personal, përçarja është e verifikuar nga vetë Noka, prova është se ajo u vu kandidate, djali i tij provokon dhe përfundon në spital”, vijoi Balliu.
    Për Report Tv përfaqësuesja demokrate shpjegoi se incidenti i djeshëm ishte i rëndë, kurse PD u mundua ta shesë si ngjarje banale.
    “Madje edhe reagimi ishte për ta sfumuar këtë sherr dhe përplasje në PD. Ku edhe vetë zonja Boçi reagoi duke thënë se nuk ishte një ngjarje banale, pasi djali i saj nuk ishte banal. Pra përgënjeshtron PD-në dhe se sherri ishte për arsye politike. PD do ta mbulojë ngjarjen, thotë gjë tjetër, vepron në mënyrë tjetër. Situata në Elbasan është katastrofike dhe humbja do jetë spektakolare, me listë qokash e të papërfaqësuar. Qytetarët e Elbasanit nuk meritojnë dhunën elektorale dhe qokat. Kjo është listë për interesat personale të zotit Sali Berisha. Dhunë brenda llojit, dhuna për të ruajtur pushtetin, trajtim i PD-së si pronë private. Ka çorganizim në Elbasan dhe kjo për shkak të egos personale dhe faktorit Boçi, teksa po duket edhe në Shkodër”, nënvizon Balliu.
    E pyetur për lajmin më të fundit të shpërndarë nga gazetari amerikan Mark Caputo me një postim në rrjetin social se Berisha mund të udhëtojë në SHBA e që po shitet si heqje të non gratës, Balliu tha se “kjo është qesharake”, pasi nëse do kishte një vendim të tillë “s’do e mësonim nga gazetari, por nga vetë DASH” dhe një vendim të tillë nuk ka.
    Ajo e konsideron lajmin një ndërhyrje për fushatë elektorale, për të justifikuar pagesën 6 mln dollarë.
    “Mua më vjen për të qeshur me këto deklarata, që më habit edhe media në fakt, është qesharake. Nuk hiqet non grata me një postim, kjo është qesharake. Paguhen 6 mln dollarë për të pastruar emrin nga lista e zezë e SHBA. Dhe tani ka reagime se na tha gazetari ne se është hequr non grata etj. Pra nuk kemi një reagim zyrtar nga instuitucionet, ku praktikat ligjore ekzistojnë për komunikim dhe njoftim. Nuk kemi asnjë reagim nga DASH për heqjen non gratën. Tani vijmë e merremi me llafe kafenesh. Kjo e gjitha është lobim për të influencuar zgjedhjet dhe keqinformuar publikun. Por edhe nëse i hiqet non grata sot, ai sërish nuk i fiton zgjedhjet. A e kuptoni, ata që vendosin non gratën ata edhe dalin e deklarojnë nëse hiqet. Jo më tha gazetari, apo i ka thënë gazetari Berishës etj. Kjo është lobim. Njoftim nuk ka, as nga Ambasada Amerikane në Tiranë nuk ka një njoftim të tillë. Për ta mësuar këtë është e lehtë, mjafton t’i drejtohesh institucionit. 6 mln dollarë paguhen jo për patriotizëm por për interesa personale dhe për të hequr damkën. Nuk është gjë e mirë që një ish-president dhe ish-kryeministër të ketë këtë njollë në Shqipëri. Kjo është për lobim dhe fushatë elektorale”, shprehet Balliu.
    Madje sqaron se gazetari Caputo është njeriu i kompanisë së LaCivita që ka marrë 6 mln USD.
    “Kjo është dëshirë e Berishës dhe atyre që e rrethojnë atë, nuk është vendim i DASH. Ky është urdhër i LaCivita për të dhënë një deklaratë në prag të zgjedhjeve, pasi vendim të DASH nuk kemi. Sepse po të kishte një vendim të tillë, ju siguroj se Berisha do i kishte hipur avionit dhe do kishte udhëtuar direkt në SHBA për ta thyer e deklaruar në të gjithë botën. Fabrikuesi i lajmit dhe porositësi është Sali Berisha, shpërndarësi është LaCivita me gazetarin amerikan Caputo, pasi nuk ka një vendim të tillë nga DASH”, përfundoi ajo.

  • ‘Nuk shkohet në BE me bandat’/ Balliu: Më 11 maj, t’i japim goditjen e fundit narko-pushtetit

    ‘Nuk shkohet në BE me bandat’/ Balliu: Më 11 maj, t’i japim goditjen e fundit narko-pushtetit

    Kandidati demokrat për Qarkun e Tiranës, Klevis Balliu u ka bërë thirrje qytetarëve të Tiranës, që përmes votës më 11 maj, t’I japin fund narko-regjimit të Edi Ramës, që sipas tij nuk ka bërë gjë tjetër veçse ka larguar të rinjtë dhe ka shpopulluar vendin.

    Në takimin elektoral me Njësitë 1, 3 dhe 14 në sheshin ‘Shtraus’ në zonën e Xhamllikut në Tiranë, ku me prezencën e liderit demokrat Sali Berisha, prezantohet edhe programi i PD-ASHM, Balliu tha se nën udhëheqjen e kryedemokratit Berisha, vendi ynë do të arrijë të fusë në BE, Shqipërinë.

    Sipas Balliut, kurrë nuk mund të ndodhë anëtarësimi, sa kohë që Rama shkon në Evropë përmes bandave kriminale, nga Bajrat te Hajri e Suel Çela.

    Në çdo biznes kërkohet punëtor. Janë larguar të rinj e të reja. I ka larguar një regjim që të zëvendësojë popullin shqiptar më një popull që s’i bën ballë narkoshtetit. Ai që s’i legalizoi shtëpitë në 12 vite, s’do t’i legalizojë sot. Pensionet, pronat e legalizimet i bën Sali Berisha.

    Pala përballë nesh flet për Evropën, e s’ka asnjë vlerë e parim evropian. Në Evropë nuk shkohet me Bajrat, Hajrat e Suel Çelat, në Evropë, Shqipërinë e fut partia që bëri vizat, MSC-në, Sali Berisha që ndjek parimet evropiane.

    Jemi përballur me dhunë, në çdo lagje të Shqipërisë, edhe dhunë policore e kriminale. Kur arrestoheshin protestuesit, bandat ishin të lira. Kur arrestoheshin qytetarë, kriminelët bëheshin deputetë. Narkopushtetit i ka ardhur fundi, dhe ai ka nevojë për një goditje të fundit, 11 maji. Të votojmë që shqiptarët të rrinë në shtëpi dhe ato të jenë të sigurta. Të bashkohemi për të mbrojtur familjet tona, fëmijët tanë e shqiptarët.

  • ‘Ka para për të transformuar Ballukun e jo Njësinë 14’/ Balliu: Mafia e Taulant Bego Yaris donte të devijonte Lanën për pallatet e pushtetit!

    ‘Ka para për të transformuar Ballukun e jo Njësinë 14’/ Balliu: Mafia e Taulant Bego Yaris donte të devijonte Lanën për pallatet e pushtetit!

    Si një nga qëndrestarët dhe në ballë të pushtetit prej mbi 400 ditë në zonën e Astirit, kur pushteti prishte banesat e qyetarëve të kësaj zone për llogari të tyre, Klevis Balliu asnjëherë nuk u mposht, pavarësisht presionit të shtetit me arrestime masive.

    Nga Astiri, ku PD-ASHM po zhvillon tubimin elektoral për zgjedhjet parlamentare të 11 majit në Njësinë 14, kandidati demokrat, Klevis Ballliu tha se ‘Astiri’ të kujton dhimbjen dhe sakrificën e jashtëzakonshme të qytetarëve të kësaj zone, që sipas tij, nuk ka libër e dokumentar ta tregojë.

    Duke i përmendur me emra, nga Rama, Veliaj, Balluku e Taulant Balla, Balliu u shpreh se për llogari të pallateve të ‘Taulant Bego Yaris’, siç preferoi ta etiketonte Taulant Ballën, mafia e pushtetit kërkon të devijojë lumin Lana për të ndërtuar pallatet e tyre.

    Sipas Balliut, Njësia 14, është e vetmja njësi në kryeqyteta që nuk ka investime në çerdhe, kopshte, shkolla e lulishte, ndërsa tha se program I PD-ASHM, ka në fokus arsimin, shëndetësinë dhe  çdo kategori tjetër sociale.

    Kjo zonë është përfolur në media. Kujton një dhimbje e sakrificë të jashtëzakonshme, që s’ka libër e dokumentar ta tregojë. Sakrificën prej 440 ditë me përballjen me Ramën, Veliajn, Beqajn dhe Ballukun që shkoi në 2 mijë arrestime. Kjo mafia për pallatet e Taulant Bego Yaris kërkon të devijojë Lanën për të ndërtuar pallatet e pushtetarëve, njësia 14 që s’ka asnjë çerdhe, kopsht, shkollë e lulishte, sepse qeveria e urren këtë njësi, sepse përfaqëson guximin e qytetarëve dhe përballjen pa kompromis me narko-shtetin.

     PD-ASHM vijmë me program konkret, dyfishim buxhet arsim e shëndetësi, kur ka para për të transformuar Ballukuin pse s’ka para për transformuar Shqipërinë. Kur ka para për incineratorët, pse jo për ndihmë ekonomike. Para ka e mos të shkojnë në Surrel. Ne vijmë me program konkret, ata janë me tallava, ne vijmë me zgjidhje. Për të mbrojtur pronat e fëmijët tuaj më 11 maj voto nr 1, ASHM dhe Sali Berishën.

  • Klevis a e integron Rama Shqipërinë në BE? Kryesocialisti shpërndan postimin ironik ndaj Balliut

    Klevis a e integron Rama Shqipërinë në BE? Kryesocialisti shpërndan postimin ironik ndaj Balliut

    Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë një postim ironik lidhur me kandidatin e PD-së, Klevis Balliu. Në video Balliu shprehet se Shqipëria në BE hyn me parimet e De Gasperit dhe jo të drogës. Rama ka shkruar në postim mbi shkrimin ”për relaks”, duke thumbuar Balliun që shihet në video dhe përkrah figurës së bufit.

  • “Elbasani është i vogël, mbaje mend”, Balliu zbulon mesazhin kërcënues nga nipi i Boçit

    “Elbasani është i vogël, mbaje mend”, Balliu zbulon mesazhin kërcënues nga nipi i Boçit

    Kandidatja e Primareve të PD për Elbasanin, Alesia Balliu, e cila mbeti jashtë garës së 11 Majit, duke e braktisur rrjedhimisht selinë blu, zbuloi mesazhe kërcënuese që i kanë mbërritur përmes Whats App.
    Sipas Balliut, mesazhi kërcënues është dërguar nga nipi i Drejtuesit Politik të PD për Shkodrën, Luçiano Boçi, i cili ka qenë më parë ligjvënës i qarkut të Elbasanit.
    “Më kanë kërcënuar individë të ndryshëm të PD. Pa diskutim që kanë emra dhe do t’i them te institucionet përkatëse. I kam çuar dhe do merren. E ke numrin e telefonit këtu, një mesazh personal e ke këtu. Dhe i kam thënë mos guxo të më shkruash më se do t’iu çoj në Prokurori”, tha Balliu, para se gazetari Myzyraj t’i kërkonte emra konkretë.
    ““Po ta dish që ke hap i lojë që se përballon dot. Mbaje mend kte fjalen time. Elbasani është i vogël o Alesia”, është mesazhi që Alesia Balliu i tregoi më pas kamerës në studion e “Off the Record”, e për të cilin pretendon se i është dërguar nga nipi i Luçiano Boçit.
    “Nipi i Luçiano Boçit nga numri i vetë personal. Këto janë mesazhet, kjo është arsyeja përse i dola kundër unë kësaj partie o zotëri. Këto i kam rezervuar në media për të mirën e asaj partie. Këtu i ke me numër telefoni. Mund t’i çosh edhe vetë në Prokurori”, iu drejtua më pas Alesia, gazetarit Isa Myzyraj, i cili kërkoi me insistim të mësojë pse ajo reagoi kundër PD pasi u la jashtë listave të kandidatëve për deputet.
    “Mesazhet, faktet flasin më shumë se fjalët tuaja. Unë nuk mund të heshtja. Kur ata donin që unë të heshtja me dhunë dhe çfarëdolloj metode për të kërcënuar një femër që kishte luftuar dhe kishte dhënë shpirtin për këtë parti, kjo është e turpshme. Dhe nuk e toleroj kur dikush do të më bëjë presion, të më mbylli gojën kur kërkoj të drejtën time. Merri, këtu i ke mesazhet, unë nuk fshij asgjë. Nuk mund të vish këtu të më gjykosh mua, kur individë nga kjo parti merren me kërcënime personale ndaj një femre që ka dhënë kontribut në këtë parti. Dhe faktin e kam këtu, sa kohë më gjykove ta tregova faktin.  E kam tërhequr vetë kandidaturën. Ditën që e kam ndjekur Sali Berishën dhe Foltoren ishte pikërisht që deputetët të mos i nxirrte kryetari. Dhe padiskutim që do t’i dilja kundër diçkaje që nuk e besoja se na bëri një fasade, një farsë Primaresh dhe më thoni hesht. Për çfarë të hesht unë për mungesën e garës. Nuk kam pse qëndroj te diçka që unë nuk e besoj më. I besova dhe e kam denoncuar me fakte. Për sa kohë unë e bëj vendimin tim publik dhe nga kjo parti unë marrë mesazhe kërcënuese”, shtoi më tej Alesia Balliu.

  • Video/ Klevis Balliu fushatë me makinën e tij luksoze ‘Mercedes S Class’, u ‘qan hallin’ shtresave në nevojë

    Video/ Klevis Balliu fushatë me makinën e tij luksoze ‘Mercedes S Class’, u ‘qan hallin’ shtresave në nevojë

    “E patë Edi Ramën sot?! Pas 12 vitesh timoni, tepsia, tallavaja, tani thotë kam një program për biznesin e vogël.
    Po ku ishe këto 12 vite për biznesin e vogël, apo ishe duke u marrë me atë biznesin tatat (prek hundën) që ke qejf shumë?! Nuk i hajnë shqiptarët mashtrimet e tua, në 11 Maj votojnë numrin 1”, dëgjohet të thotë Klevis Balliu.
    Kandidati demorkat për deputet është bërë disa herë subjekt i lajmeve në portale për makinën personale që përdor në një kohë që flet për shtresat në nevojë, një Mercedes Benz model S Class, i cili kushton disa mijëra euro.