Tag: balliu

  • Balliu denoncon përdorimin e krimit të organizuar në zgjedhje para deputetëve të Bundestagut dhe Asamblesë Parlamentare të KiE

    Balliu denoncon përdorimin e krimit të organizuar në zgjedhje para deputetëve të Bundestagut dhe Asamblesë Parlamentare të KiE

    Deputeti i zgjedhur Klevis Balliu ka zhvilluar një seri takimesh me përfaqësues të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës dhe të Bundestagut gjerman.

    Gjatë këtyre takimeve, z. Balliu ka denoncuar lidhjet e krimit të organizuar me strukturat qeverisëse, si dhe përdorimin e krimit të organizuar në procesin zgjedhor në Shqipëri, shkruan në rrjetet sociale.

    Ai ka theksuar se Shqipëria gëzon mbështetje të konsiderueshme në rrugën e saj drejt integrimit në Bashkimin Europian, nëse vazhdon përkushtimin për mbrojtjen e institucioneve demokratike dhe garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

    Balliu ka theksuar gjithashtu se përfshirja e krimit të organizuar në proceset elektorale ka dëmtuar rëndë rendin demokratik dhe ka kthyer zgjedhjet në një farsë, duke penguar në këtë mënyrë përparimin e vendit në rrugën e integrimit europian.

    Ai i ka garantuar deputetëve se Partia Demokratike do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për të siguruar rikthimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme në Shqipëri, duke u angazhuar për një proces demokratik të qëndrueshëm dhe përparim drejt integrimit në Bashkimin Europian.

  • Funksionimi i demokracisë/ Deputeti Balliu denoncon farsën elektorale para deputetëve të Bundestagut në Berlin

    Funksionimi i demokracisë/ Deputeti Balliu denoncon farsën elektorale para deputetëve të Bundestagut në Berlin

    Gjatë takimeve, Balliu denoncoi farsën elektorale të kryeministrit Edi Rama dhe vuri në dukje minimin e institucioneve demokratike si pasojë e kapjes së plotë të të gjitha institucioneve shtetërore.
    Deputeti Klevis Balliu, gjatë një vizite në Berlin, zhvilloi takime me deputetët e Bundestagut gjerman, z. Axel Knoerig nga CDU dhe z. Lars Castellucci nga SPD.
    Ai theksoi se kjo situatë përbën një kërcënim serioz për funksionimin e demokracisë dhe për rrugën europiane të Shqipërisë.
    Postimi i plotë i Klevis Balliut:
    Takimi me deputetët gjermanë Axel Knoerig (CDU) dhe Lars Castellucci (SPD) në Berlin.
    Gjatë vizitës sime në Berlin, pata kënaqësinë të zhvilloj takime me dy deputetë të Bundestagut, z. Axel Knoerig nga CDU dhe z. Lars Castellucci nga SPD. I informova ata mbi sfidat e mëdha me të cilat përballet vendi ynë, si pasojë e kapjes së shtetit dhe dobësimit të institucioneve demokratike.
    Theksova se vlerat dhe parimet demokratike janë themeli i rrugës europiane të Shqipërisë. Minimi i pluralizmit politik përmes farsave elektorale nuk përbën vetëm një shkelje të standardeve demokratike, por një tradhti ndaj aspiratës së shqiptarëve për integrim në Bashkimin Europian.
    Bashkëbisedimi me deputetët e nderuar konfirmoi edhe një herë vëmendjen dhe rëndësinë që partnerët tanë gjermanë i kushtojnë funksionimit të demokracisë dhe sundimit të ligjit në vendet që synojnë anëtarësimin në BE.

  • Alesia Balliu: Kujt ia shiti Berisha, PD-në!

    Alesia Balliu: Kujt ia shiti Berisha, PD-në!

    “Berisha kishte interes të dilte i dyti. Rama fitoi, Berisha fitoi, dhe humbi Shqipëria. Ai ka dalë i fituar nga kjo histori. Kanë humbur demokratët, ka humbur populli që ka të drejtë të ketë një opozitë, të ketë një opsion për të zgjedhur. Këto të dy kanë fituar,” – deklaroi Balliu.
    Ajo u shpreh e zhgënjyer dhe e revoltuar nga drejtimi që ka marrë PD-ja, duke theksuar se humbësit e vërtetë janë demokratët e thjeshtë dhe qytetarët që kanë besuar në një opozitë reale.
    “Kanë humbur demokratët e thjeshtë si puna ime dhe shumë të tjerë që besojnë te kauza. Kanë besuar te ideali, te e vërteta. Nuk është thjesht gabim, është shitje,” – shtoi ajo.
    Balliu kritikoi ashpër përbërjen e listës së kandidatëve të Partisë Demokratike, duke e quajtur atë “një listë humbëse dhe të pamerituar.” Sipas saj, lista nuk përfaqëson vlerat e demokratëve, por individë pa kontribut, të përfshirë përmes pazareve dhe lëvizjeve jo transparente.
    “Unë do ta pranoja listën e mbyllur nëse aty do kishte individë me vlera. Por aty ka emra që kanë dalë si nga ‘Jeta është qejf’. Është një listë e humbësve,” – tha ajo, duke kujtuar takimin me Berishën 20 minuta para mbledhjes së Kryesisë, ku kishte paralajmëruar se lista nuk do të sillte fitore.
    “I thashë: ‘Do i humbësh këto zgjedhje’. Ai më tha: ‘Mos u shqetëso’. Por unë e dija që ishte një listë humbëse. Kjo listë nuk merr asnjë mandat nga lista e hapur. Është e papërfaqësuar,” – u shpreh Balliu.
    Në përfundim të intervistës, ajo theksoi se Berisha nuk i dha popullit alternativë për të zgjedhur, duke i shërbyer një loje që çoi në përfitimin e kundërshtarit.
    “PD-ja nuk hyri për të fituar. Rama fitoi dhe Berisha fitoi. Kjo ishte një garë ku Berisha hyri për të humbur. Ai nuk i dha popullit shpresë dhe nuk ofroi alternativë. Kjo ishte një shitje.”, përfundoi Balliu.

  • “PD i rrinte drogës te koka”, Manjani sherr me Balliun: Keni harruar të fitoni që nga viti 2011

    “PD i rrinte drogës te koka”, Manjani sherr me Balliun: Keni harruar të fitoni që nga viti 2011

    Të ftuar në emisionin “NOW me Erla Mëhillin”, Ylli Manjani dhe Kelvis Balliu u përfshinë në një debat të ashpër në lidhje me zgjedhjet e 11 majit.
    Duke parë pretendimet e Balliut, Ylli Manjani u revoltua duke i thënë atij se PD-ja është pabesueshme në akuzat për vjedhje në zgjedhje, pasi sipas tij PD-ja duhet të kishte minimalisht letrat e procesit për të dokumentuar saktë vjedhjen që pretendon.
    Manjani e quajti të gabuar që PD-ja ia faturon humbjen personave të tjerë, sipas tij duke iu rënë në qafë kot, ndërkohë që nuk fiton që nga viti 2011.
    Balliu iu përgjigj se nuk mund të ketë zgjedhje të lira kur, sipas tij, personat me precedentë kriminalë ndërhyjnë në proces, ndërsa policia nuk vepron. Manjani iu përgjigj ashpër duke thënë se policia është neutrale dhe nuk i lejohet ndërhyrja në zgjedhje.
    Në vazhdën e debatit, Balliu i kujtoi Manjanit periudhën kur ishte ministër i Drejtësisë, duke i thënë: “Po ti pse si ministër kërkove ndërhyrjen e ushtrisë në luftën kundër kanabisit?”
    Manjani tha se shumë mirë bëri që e kërkoi, por që është penduar kur kuptoi se si qëndron gjërat.
    Pjesë nga debati në studio:
    Manjani-Balliut: “Keni harruar të fitoni që nga 2011, nuk fitoni, dhe ia vendosni fajin banditëve ju.”
    Balliu-Manjanit: “Po ti ke qenë ministër i Drejtësisë kur ke kërkuar ndërhyrjen e ushtrisë kundër trafikut të drogës.”
    Manjani – Balliut: “Po mirë, kam bërë mirë, por kur ju pashë që ju ulnit kokën, u bëra pishman. Kur ju shihja që i rrinit drogës te koka dhe merrnit paratë nga droga, u bëra pishman”, tha Manjani.

  • ‘Ku janë paratë?’/ Klevis Balliu denoncon mungesën e infrastrukturës në Tiranë: Qytetarët paguajnë, por…

    ‘Ku janë paratë?’/ Klevis Balliu denoncon mungesën e infrastrukturës në Tiranë: Qytetarët paguajnë, por…

    Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, ka reaguar sot përmes një deklarate, ku ka denoncuar gjendjen e rëndë të infrastrukturës në një nga zonat e Tiranës. Ai theksoi se qytetarët janë të detyruar të paguajnë taksa të larta, ndërkohë që nuk marrin asnjë shërbim në këmbim.

    “Qytetarët paguajnë taksa për të pasur një infrastrukturë të mirë, por infrastrukturë nuk ka,” u shpreh Balliu. Ai solli në vëmendje gjendjen e rrugëve në kryeqytet, duke i cilësuar si dëshmi të qarta të keqmenaxhimit dhe shpërdorimit të fondeve publike.

    “Shikoni si është gjendja e rrugëve në Tiranë. Lind pyetja: Ku janë paratë?”, vijoi ai, duke ngritur dyshime mbi mënyrën se si menaxhohen financat publike nga autoritetet vendore dhe qendrore.

    Deklarata e Balliut vjen në një kohë kur pakënaqësitë e qytetarëve për mungesën e investimeve në infrastrukturë po shtohen, veçanërisht në periferi të kryeqytetit.

  • Balliu: Sakrificat dhe puna heroike e qëndrestarëve demokratë nuk do të lejojmë të shkojnë kot, do të luftojmë për vlerat e tyre

    Balliu: Sakrificat dhe puna heroike e qëndrestarëve demokratë nuk do të lejojmë të shkojnë kot, do të luftojmë për vlerat e tyre

    Klevis Balliu, në një postim të tij të fundit në Facebook, ka falënderuar qytetarët e Dega 16 për punën e tyre heroike dhe përkushtimin e jashtëzakonshëm që treguan gjatë fushatës së 11-majit.

    Ai e ka cilësuar si të papranueshme pranimin e farsës elektorale si një zgjedhje, duke theksuar se kjo do të nënkuptonte hedhjen poshtë të gjithë punës dhe sakrificës që këta njerëz të pamposhtur kanë bërë.

    Me një mesazh të qartë dhe të fortë, Balliu shpreh angazhimin e tij për të mos lejuar që djersa dhe mundi i këtyre individëve të shkojë kot, duke e bërë të qartë se lufta për vlerat e sakrificës dhe përkushtimit do të vazhdojë me çdo kusht.

    Postimi i plotë:

    “Me qëndrestarët e jashtëzakonshëm të degës 16, i falënderoj nga zemra për punën e tyre heroike.

    Të pranosh farsën elektorale si zgjedhje do të thotë të hedhësh në kosh punën dhe sakrificën e këtyre njerëzve të pamposhtur. Kurrë nuk do ta lejojmë që djersa dhe mundi i tyre të shkojë kot

     

  • Baton Haxhiu pyet Klevis Balliun për “narracionin e PD”, deputeti: Vjedhje, vjedhje, vjedhje…

    Baton Haxhiu pyet Klevis Balliun për “narracionin e PD”, deputeti: Vjedhje, vjedhje, vjedhje…

    Deputeti i sapo-zgjedhur i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, ishte i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ku “luftoi” ashpër me të gjithë analistët e ftuar, për të shpjeguar “vjedhjen e zgjedhjeve” nga Edi Rama.
    Analisti Baton Haxhiu, i tha Balliut se Sali Berisha ka fituar por PD ka humbr, ndërkohë që e pyeti edhe për “narracionin e PD-së” për të ardhmen. Balliu nuk pati ndonjë përgjigje konkrete për narracionin por deklaroi se ka patur vjedhje.
    Pjesë nga biseda: 
    Baton Haxhiu: E kuptoj përshkrimin dhe situatën e denoncimit, por mund të konstatoj se fituesi i vetëm i zgjedhjeve është vetëm një njeri, Sali Berisha. I njoh pesë liderë që kanë patur përplasje brenda partive që janë zhdukur dhe nuk ekzistojnë më. Disa prej emrave kryesorë, Boris Tadiç, Gruevski, një në Sllovaki, e me rradhë. I vetmi që riktheu vetën, që ishte i humbur, është Sali Berisha. Si individ në një betejë brenda të djathtas ai është fituesi.Por, humbësi është Partia Demokratike. Ma bëj dallimin e kësaj narrative, a mundet që një individ që kishte ikur nga politika të jetë fitues dhe PD të jetë humbëse? Cili është narracioni që në të ardhmen ta shndërroni, fitoren e individit dhe humbjen e partisë në një fitore të ardhshme?
    Klevis Balliu: Në mendimin tim, një kryetar apo një parti dhe anëtarët e një partie nuk mund të kenë fitore apo dështime të veçanta. Humbja është e të gjithëve ne. Këtu është edhe më e gjerë, këtu kemi humbur si shoqëri. Është mbajtur edhe 4 vite kjo qeveri dhe nuk pret asgjë asnjë shqiptar. Ka vetëm frikë që mund të ikim edhe 200 mijë shqiptarë të tjerë. Sa i përket analizës për individin Berisha, ai është unikal dhe bën diferencën. Ai u rikthyer pas sulmit kombëtar dhe mafias. Por pati një gjë të ndryshme, ai u riktye me votë. Tani ne nuk kemi votë dhe zgjedhje. Procesi brenda PD erdhi me zgjedhje. Më frikëson që ne të normalizohemi me krimin.
    Baton Haxhiu: Ne kemi fitoren e një individi brenda PD, rikthimin e tij, betejë tre vjeçare. Në momentin kur fitoi, rrëfimi i PD mungoi, rrëfimi i një individi në zgjedhje. Kjo solli stabilitetin e një individi, përtej kësaj nuk ka asgjë. Ne dimë se çfarë ndodh para zgjedhjeve. Vjedhje ditën e dielë nuk ka në Shqipëri. Këto gjëra përgatiten 5-6 muaj më herët. Cili është rrëfimi i Partisë Demokratike përtej individit fitues, Berisha?
    Klevis Balliu: Nëse ka vjedhje nuk ka vend për analiza të tjera.
    Baton Haxhiu: Nuk ka vjedhje, ka një ritual manipulimi që zgjat, ndaç quaje patronazhim, por dua të them, përtej këtyre, cili është rrëfimi i PD?
    Klevis Balliu: Nëse ju pranoni vjedhjen…
    Baton Haxhiu: Nuk e përmend unë fjalën vjedhje.
    Klevis Balliu: Nëse pranon se ka vjedhje, nuk diskutohet asgjë tjetër.

  • Rakipi-Balliut: Sa mirë bëri doktori që të futi në listë, vetëm ti del dhe flet! Të tjerët nuk hapin telefonat!

    Rakipi-Balliut: Sa mirë bëri doktori që të futi në listë, vetëm ti del dhe flet! Të tjerët nuk hapin telefonat!

    Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, ka qenë i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ku foli për zgjedhjet, duke i deklaruar ato “të vjedhura”.
    Ylli Rakipi i tha deputetit se e meriton plotësisht vendin në listën e mbyllur të PD, pasi është nga personat e paktë që po del në media për të folur për humbjen e thellë, ndërsa të tjerët janë fshehur.
    Pjesë nga biseda: 
    Ylli Rakipi: Zoti Balliu mënxyrë e madhe ka rënë. Nuk hap njeri telefonin. Doktori bëri shumë mirë që të futi në listën e mbyllur, sepse ti përgjigjesh, shumë njerëz nuk dalin dhe fshihen. Edhe presin se çfarë do të thotë doktori. Tani, mënxyrë e madhe duket, opozita ka humbur thellë zgjedhjet. Kush duhet të mbajë përgjegjësi?
    Klevis Balliu: Nëse evidentojmë faktet, nga krimi elektoral nga i cili kemi humbur të gjithë.
    Ylli Rakipi: Kjo është parti që ka humbur gjatë…
    Klevis Balliu: Kur vidhen zgjedhjet është problem që i përket të gjithëve. Denoncimet që kemi bërë ne, kemi ftuar çdo njeri ti mohojë dhe nuk del njeri kundër tyre. Qoftë asfaltin elektoral, gjobat e falura për dhjetë vitet e fundit… Pastaj blerja e votës siç u kap makina në Dibër. Pastaj kapja nga krimi si rasti i Vorës me Xhabaftët, ata janë banditë, gjendeshin Xhabaftët por jo policët. Pastaj Sara Mile parafqësuese e Suel Çelës.Rezultati i tyre është prova e vjedhjes. Rama nuk e kishte përllogaritur këtë pjesë, vjedhjen që do të bënin kandidatët e vet dhe dalin këto shifra që nuk shpjegohen dot.
    Ylli Rakipi: Po i quajmë këto të vërteta. Të gjithë fajet i ka Edi Rama. Po vetë ju a keni ndonjë faj Klevis që pëfunduat me 50 mandate dhe e pajisët Ramën me pushtet thuajse absolut?
    Klevis Balliu: Ishte një studim për rrjetet sociale, një nga fjalët e përmendura më shumë ishte statuti, që përmendej nëpër media…
    Ylli Rakipi: Ju nuk keni ndonjë faj?
    Klevis Balliu: Nëse është për të fajësuar opozitën, që nuk arritëm dot të arrestonim hajdutët e votës. Ne nuk kemi tagër të arrestojmë njeri. Kemi bërë 19 denoncime në SPAK. Unë nuk kam fuqi, pushtet dhe autoritet, të arrestoj Xhabaftin, që ka vjedhur vota.
    Ylli Rakipi: Xhabafti është një njeri që u përplas me Flamurin, cfarë provash paraqitët që ai vodhi vota?
    Klevis Balliu: Ne kemi 19 kallëzime.
    Ylli Rakipi: Po kallëzime bëjnë nga pesë ditën këta në SPAK.
    Klevis Balliu: Unë kam gjetur një zyrë elektorale ilegale të PS, afër Yzberishtin ngjitur me Astirin. Kam gjetur dhe kam kapur në flagrancë. Aty brenda kishte katër persona, dy djem dhe dy vajza, që me lista në dorë merreshin me evidentimin dhe thirrjen e njerëzve, jo me zyrë legale, me logo, këtu ishte pjesë ilegale, mbase ku bëhej pagesa.Nuk lejon ligji, duhet deklaruar në KQZ. Pasi i kapa në flagrancë me video, dalin këta me vrapë dhe më bërtasin, është lokal skemi lidhje me PS. Vjen policia, administratori i pallatit tha është zyra elektorale e PS, ka 1 muaj e hapur. Pasi evidentohet ky rast, e coj në polici në rajon 6. Fillojnë hetimet. Shkoj në Kashar ku kishte nisur numërimi, atje ndodh një përplasje ku vijnë njerëz pa badge dhe godsin me grushta sekretarin e KZAZ të Kasharit. Policia bllokon zonën dhe lë të dalin vetëm këta.Pasi kaluan gati 5-6 ditë nga kallëzimi, përballë ishtë një djalë, ai njeri që iku me vrap. Pasi evidentohet që personi ishte te qendra e votimit, i njëjti që kisha denoncuar, policia nuk e gjente, ndërkohë ai ishte ngjitur me policët. Të njëjtët efektivë, ishin thirrur në Kashar për shkak të sherrit. Këto janë fakte të pakundërshtueshme. Ai djali pastaj u arrestua se i thashë ja ku e ke. Ne kemi kallëzuar dhe reagimi ka qenë qesharak. Kapet edhe makinë me para që hyn brenda qendrës së votimit.

  • Sulmuan gazetarët, Paloka dhe Balliu përfundojnë në SPAK

    Sulmuan gazetarët, Paloka dhe Balliu përfundojnë në SPAK

    Tiranë, 18 maj 2025 – Gazetarja Besarta Demushi ka kallëzuar në SPAK dy zyrtarë të njohur të Partisë Demokratike, Edi Palokën dhe Klevis Balliun, duke i akuzuar për kanosje dhe fyerje për shkak të detyrës.
    Ngjarja ka ndodhur më 16 maj 2025, gjatë protestës së organizuar nga Partia Demokratike në zonën e Bulevardit të Ri në Tiranë. Sipas kallëzimit të paraqitur nga Demushi, ajo është kanosur dhe ofenduar me fjalë të rënda nga Paloka dhe Balliu, teksa po kryente detyrën si reportere në terren.
    Materialet janë referuar në SPAK, për hetim të mëtejshëm për veprën penale të kanosjes për shkak të detyrës, një akuzë që rëndon më tepër kur drejtohet ndaj profesionistëve të medias në situata të tensionuara politike.
    Për momentin, SPAK nuk ka dhënë një koment zyrtar mbi procedurat e mëtejshme. Nga ana tjetër, as Partia Demokratike dhe as dy të kallëzuarit nuk kanë reaguar publikisht lidhur me këtë ngjarje.
    Ngjarja ka ngjallur shqetësim në radhët e gazetarëve, ndërsa disa organizata të lirisë së medias kanë kërkuar hetim të plotë dhe mbrojtje efektive të gazetarëve, sidomos në protestat politike ku tensioni është i lartë.

  • Paloka, Balliu dhe Bumçi u përplasen me punonjësit e mediave, Shoqata Ndërkombëtare e Gazetarëve Evropianë: Dënojmë sjelljen e demokratëve!

    Paloka, Balliu dhe Bumçi u përplasen me punonjësit e mediave, Shoqata Ndërkombëtare e Gazetarëve Evropianë: Dënojmë sjelljen e demokratëve!

    Shoqata Ndërkombëtare e Gazetarëve Evropianë ka dënuar sjelljen e demokratëve drejtuar gazetares së Euronews Albania, Sara Demushi gjatë protestës së mbajtur këtë të premte nga opozita.
    Gazetarja dhe operatori i Euronews Albania u penguan nga demokratët Edi Paloka, Kleivs Balliu dhe Aldo Bumçi në punën e tyre, ku Euronews ishte për të pasqyruar zhvillimet e protestës.
    AEJ shprehet se gjuha kërcënuese dhe intimidimi fizik ndaj gazetareve dhe punonjësve të medias janë të papranueshme dhe një kërcenim i drejtpërdrejtë ndaj lirisë së medias.
    Shoqata Ndërkombëtare e Gazetarëve Evropianë dënon sjelljen agresive dhe deklaratat e deputetëve të Partisë Demokratike nga Edi Paloka, Klevis Balliu ndaj gazetares Sara Demushi së Euroneës dhe kameramanit, por edhe gazetarëve të tjerë në protestën e sotme në Tiranë.
    Gjuha kërcënuese dhe intimidimi fizik ndaj gazetareve dhe punonjësve të medias janë të papranueshme dhe një kërcenim i drejtpërdrejtë ndaj lirisë së medias. Tentativa për ti larguar është e papranueshme dhe cënon rëndë lirinë e medias.
    Është e rrezikshme për standardet e një vendi që një parti politike të shantazhojë dhe kërcënojë gazetarët.
    Një parti politike nuk mund të largojë mediat nga një aktivitet publik dhe nuk mund të përpiqet të ndalojë ato të ushtrojnë misionin e tyre.