Tag: balliu

  • VIDEO/ Balliu në Foltoren e degës 9: Mazhoranca është minorancë në vota, por mazhorancë në krim dhe korrupsion

    VIDEO/ Balliu në Foltoren e degës 9: Mazhoranca është minorancë në vota, por mazhorancë në krim dhe korrupsion

    Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, gjatë takimit në Foltoren me demokratët e degës nr. 9 në Tiranë, ka sulmuar ashpër mazhorancën, duke e akuzuar atë si një ‘minorancë në vota, por mazhorancë në krim’. Në fjalën e tij, Balliu deklaroi se qeveria aktuale qëndron në pushtet përmes vjedhjes së votave dhe pasurive publike.

    ‘Ata që sot janë të vetëshpallur mazhorancë, në të vërtetë janë një minorancë, por janë mazhorancë në krim. Janë mazhorancë sepse vjedhin vota dhe paratë e qytetarëve,’ u shpreh Balliu.

    Deputeti theksoi se përballja me mazhorancën në Kuvend është e lehtë për demokratët ‘që nuk kanë vjedhur kurrë’, ndërsa theksoi se e vërteta e korrupsionit dhe kapjes së shtetit është tashmë e njohur edhe në arenën ndërkombëtare.

    ‘Ata që sot janë të vetshpallur mazhorancë, në të vërtetë janë një minorancë, po janë në mazhorancë në krim. Ata janë në mazhorancë sepse vjedhin vota, janë mazhorancë sepse vjedhin paratë e qytetarëve.

    Të vetëshpallur si të tillë, kur jemi në parlament, t’u flasësh përballë hajdutëve është një gjë e lehtë për ata të cilët nuk kanë vjedhur, t’i thonë hajdutit hajdut. Po të flasësh përballë qëndrestarëve është një emocion i vërtetë dhe për mua nuk ka më emocion të madh se të flas përballë jush, të cilët keni qëndruar në vitet më të vështira të demokracisë dhe të pluralizmit në Shqipëri dhe keni arritur që jo vetëm Shqipëri, por në të gjithë botën ta dinë fare mirë që këtu ka një qeveri të korruptuar dhe që këtu është ndërtuar narko-shteti i parë në Europë.

    Jo vetëm ministrat e tij janë të lidhur me drogën, jo vetëm ministrat e tij janë të lidhur me korrupsionin, por dhe miqtë e tij ndërkombëtarë janë të lidhur po me të njëjtat afera. Ndaj sot më shumë se kurrë çdo demokrat është ballëhapur, është me kokën lart.

    Sepse në fund të ditës ne luftojmë për parime. Nuk luftojmë për të vjedhur lekët e shqiptarëve. Ne luftojmë me dinjitet. Asnjë njeri tjetër nuk ka besuar kurrë që në 2021-shin që pluralizmi mund të shpëtohej. Që në 2021-shin kur ju sulën demokracisë dhe Partisë Demokratike për ta ekzekutuar, demokratët u mblodhën rreth njëri-tjetrit, u mblodhën drejt liderit historik dhe kryetarit të Partisë Demokratike Sali Berisha, për të shpëtuar jo thjesht Partinë Demokratike, por pluralizmin në Shqipëri. Shikojeni pak palën tjetër.

    Ju kujtohet fare mirë se si bërtisnin në Këshill Bashkiak pro Erion Veliaj, se si i lëpiheshin. Dhe momenti i parë që e panë në vështirësi, ju sulën i thanë s’ka nevojë të vijë këtu. Po njësoj bëjnë me njëri-tjetrin, sepse ata nuk kanë një parti me vlera. Nuk kanë një parti me parime. Ata atje janë të gjithë aksionerë në vjedhjen e parave tuaja.

    Në qoftë se qytetarët shqiptarë duan të dinë pse sot kanë më pak para shqiptarët sesa shqiptarët në Kosovë, apo sesa qytetarët në Maqedoninë e Veriut, arsyeja është vjedhja dhe korrupsioni i tyre. Shikoni se si u sulën njëri-tjetrit. Ndaj sot unë jam krenar që jam, më shumë se çdo ditë tjetër, më shumë se çdo herë tjetër jam krenar që jam demokrat.

    Se preferoj 100,000 vjet t’i kaloj në opozitë me ju, sesa të jem në pushtet me hajdutë dhe njerëz të korruptuar, kriminelë që vjedhin Shqipërinë dhe shqiptarët. Ndaj sot, dua t’ju falënderoj përzemërsisht për të gjithë qëndresën tuaj dhe e ndjej privilegj’, tha deputeti Klevis Balliu gjatë fjalës së tij.

  • ‘Dy javë, tre atentate mafiozeleanca e qeverisë me krimin’, Balliu: Pushteti i Ramës, mburojë e karteleve

    ‘Dy javë, tre atentate mafiozeleanca e qeverisë me krimin’, Balliu: Pushteti i Ramës, mburojë e karteleve

    Zv.kryetari i Komisionit të Sigurisë, Klevis Balliu ka reaguar pas atentatit të ndodhur sot në Elbasan, duke e cilësuar situatën e rendit publik si të paprecedent.
    Balliu thotë se vetëm në dy javë vendi është tronditur nga tre atentate mafioze, duke nisur me ngjarjen e rëndë në aeroport, e cila sipas tij ekspozoi depërtimin e krimit të organizuar në strukturat shtetërore. Ngjarja në Lushnje dhe atentati i sotëm në Elbasan, shton ai, tregojnë “kolapsin e plotë të rendit dhe sigurisë publike”.
    Në reagimin e tij, Balliu thekson se kartelët veprojnë me siguri të plotë sepse gjejnë “garanci politike nga qeveria aktuale”, të cilën e cilëson si “qeverinë e tyre, të ngritur dhe të mbajtur me mbështetjen e botës së krimit”.
    “Jeta e qytetarëve është bërë e pasigurt, sepse pushteti i Edi Ramës është shndërruar në mburojën kryesore të kartelëve”, deklaron Balliu.
     
    Sipas tij, vendi ndodhet sot përballë një realiteti të rrezikshëm ku aleancat e errëta mes qeverisë dhe grupeve kriminale po minojnë themelet e sigurisë kombëtare.

  • “Berisha bën Ramën më të fortë”, Balliu akuzon: Protestat e tij i japin jetë pushtetit

    “Berisha bën Ramën më të fortë”, Balliu akuzon: Protestat e tij i japin jetë pushtetit

    Ish-anëtarja e Këshillit Kombëtar të PD, Alesia Balliu, në një intervistë në Dritare TV u shpreh se Sali Berisha është arsyeja se pse Rama qëndron ende në pushtet.“Sa herë që opozita proteston me Sali Berishën në krye, aq më stabël është Rama. Sa më qesharak bëhen ata me protestat, aq më shumë pushtet i japin Ramës.” – u shpreh Balliu, mes të tjerash.

  • Alesia Balliu: Berisha është arsyeja pse Rama është në pushtet! Sa herë proteston opozita, aq më shumë…

    Alesia Balliu: Berisha është arsyeja pse Rama është në pushtet! Sa herë proteston opozita, aq më shumë…

    Ish-anëtarja e Këshillit Kombëtar të PD, Alesia Balliu, në një intervistë në Dritare TV u shpreh se Sali Berisha është arsyeja se pse Rama qëndron ende në pushtet.
    “Sa herë që opozita proteston me Sali Berishën në krye, aq më stabël është Rama. Sa më qesharak bëhen ata me protestat, aq më shumë pushtet i japin Ramës”, u shpreh Balliu, mes të tjerash.

  • Ivan Balliu rrëzim të frikshëm, lë ndeshjen dhe përfundon me urgjencë në dhomat e zhveshjes

    Ivan Balliu rrëzim të frikshëm, lë ndeshjen dhe përfundon me urgjencë në dhomat e zhveshjes

    Adriatik BALLA
    Një nga futbollistët e Kombëtares, mbrojtësi Ivan Balliu, i cili luan me Rajo Valekanon në Spanjë, pati dje një dëmtim të frikshëm, pasi në një përplasje me rivalin në fushë ra me kokë në tokë, në pozicion shumë të keq, që mund të kishte pasoja fatale për jetën. Në fakt, Ivan Balliu duket se nuk po përjeton një moment të lumtur në kompeticionet europiane në këtë sezon. Pak javë më parë, pamjet e tij duke u përplasur publikisht me trajnerin e Rajo Vajekanos në pankinë bënë xhiron e rrjetit. Sot, mbrojtësi i Kombëtares shqiptare ka pësuar një dëmtim që tronditi jo pak fillimisht shokët e skuadrës në momentin kur e panë duke u rrëzuar në tokë.
    Në pjesën e parë të ndeshjes së Ligës së Konferencës ndaj Slovan Bratislavës, Balliu po tentonte të kapte një top në ajër para pankinës. Por ndërhyrja e kundërshtarit bëri që ai të rrotullohej dhe të binte në mënyrë të frikshme me kokë në tokë duke mbetur i palëvizur në anë të fushës. Menjëherë ndërhyri stafi mjekësor i skuadrës, teksa Balliu më pas nisi të lëvizte mes dhimbjeve, ndërsa shokët e skuadrës ishin të alarmuar për disa çaste. Ai u zëvendësua menjëherë nga trajneri, ndërsa u dërgua në dhomat e zhveshjeve. Stafi do të shohë gjendjen e tij në vijimësi nëpërmjet disa analizave, për të hequr dyshimet për ndonjë problem serioz që mund të ketë pësuar lojtari gjatë përplasjes në tokë.
    Problemet muskulore të Ismajlit shqetësojnë Silvinjon
    Mbrojtësi Ardian Ismajli nuk po arrin që të gjejë vazhdimësinë në fushën e lojës me Torinon për shkak të problemeve fizike që e kanë shqetësuar gjatë të gjithë sezonit. Edhe këtë të hënë, futbollisti i Kombëtares shqiptare ishte spektator në duelin ndaj Komos, pasi problemet muskulore e kanë lënë jashtë sfidës, ndonëse nuk kishte shfaqur shqetësime në ditët e grumbullimit me Kombëtaren shqiptare apo edhe në derbin ndaj Juventusit. Për Ismajlin kjo është hera e tretë në këtë sezon që ndalet për shkak të problemeve muskulore, duke ndikuar ndjeshëm në minutazhin e tij në fushë.
    Lojtari edhe sot është stërvitur i veçuar nga pjesa tjetër e skuadrës ndaj nuk dihet ende nëse do të jetë i gatshëm për ndeshjen e fundjavës kundër Leçes së Berishës dhe Ramadanit. Natyrisht, dëmtimet nuk janë shenjë e mirë për Kombëtaren, e cila në mars duhet të ketë një grup sa më të plotë e cilësor lojtarësh, të cilët të jenë në top-formën e tyre, të kenë statistika domethënëse në klubet e tyre dhe të hapin garanci që Kombëtarja do të tregohet e dinjitetshme në fushë përballë Polonisë, për të shpresuar kualifikim më tej e pse jo edhe në Botëror.
    Kumbulla pret rikthimin në formacion
    Në Kushtet kur Ismajli dëmtohet herë pas here, duket se në “play-off” shanset për të qenë në fushë i merr Marash Kumbulla, i cili luan me Majorkën në Spanjë. Kumbulla është mbrojtës i dalë nga shkolla italiane dhe është mjaft i qartë taktikisht në fushë. edhe teknikën e ka të mirë. Atij i duhet të luajë me ekipin e tij sa më shumë dhe të jetë në formë. Kur ai gëzon formën maksimale bën ndeshje të mira. Gjithsesi, Silvinjo në qendër të mbrojtjes ka preferuar gjatë ndeshjeve të fundit më shumë Gjimshitin dhe Ajetin, të dy shtatlartë e të kujdesshëm.

  • Mbrojtësi i Shqipërisë tremb të dyja skuadrat dhe tifozët, rrëzohet shumë keq në fushë dhe zëvendësohet direkt (video)

    Mbrojtësi i Shqipërisë tremb të dyja skuadrat dhe tifozët, rrëzohet shumë keq në fushë dhe zëvendësohet direkt (video)

    27 Nëntor 2025

    20:13

    Telesport

    Si rrallëherë këtë sezon, Ivan Balliu e nisi titullar sot për Rayo Vallecano-n në transfertën ndaj Slovan Bratsilava, e vlefshme për raundin e katërt në Conference League, por fati i keq duket se nuk i ndahet mbrojtësit të Shqipërisë.
    Në minutën e 32-të, Ivan Balliu gjatë një dyluftimi anësor me kundërshtarin rrëzohet shumë keq në fushë, duke panikosur lojtarët dhe stafet e të dy skuadrave. Menjëherë mbrojtësi shqiptar zëvenësohet dhe del nga fusha e lojës. Orët në vijim pritet të mësohet më shumë për shkallën e dëmtimit dhe sa kohë do të mungojë.
    Përsa i përket rezultatit të ndeshjes, Slovan Bratislava është duke fituar 2-1 momentalisht.
    SHIKOVIDEON

  • VIDEO/ Pamje të frikshme, futbollisti i Kombëtares bie në kokë dhe zëvendësohet në…

    VIDEO/ Pamje të frikshme, futbollisti i Kombëtares bie në kokë dhe zëvendësohet në…

    Ivan Balliu duket se nuk po përjeton një moment të lumtur në kompeticionet europiane në këtë sezon. Pak javë më parë, pamjet e tij duke u përplasur publikisht me trajnerin e Rajo Vajekanos në pankinë bënë xhiron e rrjetit.
    Sot, mbrojtësi i Kombëtares shqiptare ka pësuar një dëmtim që tronditi jo pak fillimisht shokët e skuadrës në momentin kur e panë duke u rrëzuar në tokë.
    Në pjesën e parë të ndeshjes së Ligës së Konferencës ndaj Slovan Bratislavës, Balliu po tentonte të kapte një top në ajër para pankinës. Por ndërhyrja e kundërshtarit bëri që ai të rrotullohej dhe të binte në mënyrë të frikshme me kokë në tokë duke mbetur i palëvizur në anë të fushës.

    Menjëherë ndërhyri stafi mjekësor i skuadrës, teksa Balliu më pas nisi të lëvizte mes dhimbjeve, ndërsa shokët e skuadrës ishin të alarmuar për disa çaste. Ai u zëvendësua menjëherë nga trajneri, ndërsa u dërgua në dhomat e zhveshjeve.

  • “Nuk kalon një javë pa atentat mafioz”, Balliu: Qeveria dhe policia bashkëpunojnë me krimin e organizuar

    “Nuk kalon një javë pa atentat mafioz”, Balliu: Qeveria dhe policia bashkëpunojnë me krimin e organizuar

    Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, në një deklaratë për mediat dje nga Kryesia e Kuvendit, u shpreh se PD ka votuar kundër buxhetit, duke akuzuar qeverinë dhe strukturat e rendit për bashkëpunim me krimin e organizuar. Balliu deklaroi se, sipas opozitës, “nuk mund t’i jepet në dorë buxheti atyre që janë përgjegjës për pasigurinë në vend”. Ai kujtoi se PD ka denoncuar vazhdimisht atë që e cilëson si bashkëpunim të thellë mes krimit të organizuar dhe qeverisë. Sipas tij, “e vetmja gjë që është rritur nga ana e sigurisë është bashkëpunimi i krimit të organizuar me qeverinë aktuale”, ndërsa theksoi se kjo është arsyeja kryesore pse Partia Demokratike e ka kundërshtuar buxhetin.
    Duke iu referuar ngjarjeve kriminale të fundit, Balliu u shpreh se “nuk kalon dot një javë në Shqipëri pa patur atentate mafioze”, duke akuzuar qeverinë se ka lejuar krijimin e një “fushe të lirë” për veprimtarinë e grupeve kriminale. Ai argumentoi se kjo situatë ndodh “sepse bandat kanë bashkëpunim me qeverinë aktuale dhe segmentet e sigurisë që duhet të mbronin qytetarët”. Në përfundim të deklaratës, Balliu nënvizoi se buxheti i propozuar “nuk sjell asgjë për të parandaluar krimin”, duke pretenduar se “për qeverinë krimi është bashkëpunëtor e aleat, ndërsa qytetarët kthehen çdo ditë në viktima”.
     

  • “Ata janë përgjegjës për pasigurinë në vend”/ Balliu reagon ashpër: Për qeverinë krimi është bashkëpunëtor e aleat…

    “Ata janë përgjegjës për pasigurinë në vend”/ Balliu reagon ashpër: Për qeverinë krimi është bashkëpunëtor e aleat…

    Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, në një deklaratë për mediat nga Kryesia e Kuvendit, u shpreh se PD ka votuar kundër buxhetit, duke akuzuar qeverinë dhe strukturat e rendit për bashkëpunim me krimin e organizuar.
    Balliu deklaroi se, sipas opozitës, “nuk mund t’i jepet në dorë buxheti atyre që janë përgjegjës për pasigurinë në vend”. Ai kujtoi se PD ka denoncuar vazhdimisht atë që e cilëson si bashkëpunim të thellë mes krimit të organizuar dhe qeverisë.
    Sipas tij, “e vetmja gjë që është rritur nga ana e sigurisë është bashkëpunimi i krimit të organizuar me qeverinë aktuale”, ndërsa theksoi se kjo është arsyeja kryesore pse Partia Demokratike e ka kundërshtuar buxhetin.
    Duke iu referuar ngjarjeve kriminale të fundit, Balliu u shpreh se “nuk kalon dot një javë në Shqipëri pa patur atentate mafioze”, duke akuzuar qeverinë se ka lejuar krijimin e një “fushe të lirë” për veprimtarinë e grupeve kriminale. Ai argumentoi se kjo situatë ndodh “sepse bandat kanë bashkëpunim me qeverinë aktuale dhe segmentet e sigurisë që duhet të mbronin qytetarët”.
    Në përfundim të deklaratës, Balliu nënvizoi se buxheti i propozuar “nuk sjell asgjë për të parandaluar krimin”, duke pretenduar se “për qeverinë krimi është bashkëpunëtor e aleat, ndërsa qytetarët kthehen çdo ditë në viktima”.

  • Balliu: Dy ditë shi, përmbytemi. Në verë, marrim flakë. Nuk ka faj moti, por korrupsioni i qeverisë

    Balliu: Dy ditë shi, përmbytemi. Në verë, marrim flakë. Nuk ka faj moti, por korrupsioni i qeverisë

    Zv/kryetari i Komisionit të Punëve të Brendshme, z. Balliu, ka publikuar sot videon që tregon qartë situatën alarmante në vend: përmbytje sapo bie shi dhe flakë sapo vjen vapa.

    Me ironi Balliu pyet: “Në çfarë temperature punon mirë kjo qeveri?”

    Ai theksoi se përgjegjësia nuk bie mbi heronjtë që rrezikojnë jetën në terren, por mbi qeverinë që me aferat korruptive bllokon kanalet, shkatërron infrastrukturën dhe e lë vendin të pambrojtur përballë çdo fatkeqësie natyrore.

    Sipas Balliut, mjetet e emergjencave civile janë 40–50 vite më të vjetra se ato të Kosovës dhe Maqedonisë.

    “Sikur të investonim më shumë te emergjencat dhe më pak te aferat korruptive të Ballukut, sot s’do ishim në këtë katastrofë.”

    Ai kujtoi se rrugët e ndërtuara në kohën e Partisë Demokratike nuk kanë pasur shembje, ndërsa rrugët e ndërtuara nga Rama–Balluku shkërmoqen me dy ditë shi.