Grupi parlamentar i Partisë Socialiste mblidhet sot, më 3 nëntor, për një seancë rutinë, ku pritet të diskutohen disa çështje të rëndësishme. Gazetarja e Klan News, Klesiana Omeri raporton se një nga temat kryesore është përzgjedhja e Avokatit të ri të Popullit, ku sot përmbyllet afati i aplikimeve.
Deri më tani janë dorëzuar katër kandidatura për pozicionin: Genta Bungo, Saimir Visha, Shkëlqim Sulo dhe Ismail Tafani. Pas përfundimit të afatit të aplikimeve, Komisioni i Ligjeve do të nisë procesin e seancave dëgjimore për kandidatët.
Kujtojmë se, zakonisht, kandidatura e Avokatit të Popullit është përzgjedhur me dakordësi mes Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike. Megjithatë, gjatë tre viteve të fundit nuk është arritur një marrëveshje, duke çuar në vazhdimin e mandatit të Avokates Aktuale të Popullit, Erinda Ballanca.
Në mbledhje pritet të diskutohet edhe për Reforma Zgjedhore dhe ajo Territoriale. Mësohet se deri në përfundim të seancës, do të bëhet e ditur edhe lista e plotë e çështjeve që do të trajtohen.
Ballanca në detyrë, 3 vite përtej mandatit
Sjellim ndërmend se Erinda Ballanca u zgjodh në detyrë si Avokate e Popullit me datë 22 maj 2017, me një mandat 5-vjeçar, në bazë të vendimit të Kuvendit nr. 70/2017, pas marrëveshjes së famshme Rama-Basha. Megjithëse mandati i saj ka përfunduar, ajo vijon të ushtrojë detyrën deri në zgjedhjen e pasardhësit, siç parashikohet nga ligji.
Në legjislaturën e kaluar, pati disa tentativa për të gjetur një emër konsensual mes Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike, por këto përpjekje dështuan. Kushti i 84 votave të nevojshme për zgjedhjen e Avokatit të Popullit, si dhe praktika e konsoliduar që ky post t’i besohet një kandidati të propozuar nga opozita, rezultuan pengesë për arritjen e një marrëveshjeje.
Tashmë, pas një kohe të gjatë pa lëvizje në këtë drejtim, Kuvendi duket se po rikthehet seriozisht për të gjetur një zëvendësues për Ballancën, pasi të hënën, në orën 17:00 Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike do të diskutojë pikërisht për shpalljen e kësaj vakance, duke ftuar të gjithë të interesuarit të aplikojnë pranë Parlamentit për pozicionin.
Këtë radhë, me 83 vota të garantuara në Kuvend dhe mbështetjen e mundshme të tre mandateve të Partisë Socialdemokrate (PSD), Partia Socialiste është teorikisht në gjendje të zgjedhë një Avokat të Popullit edhe pa dakordësinë e opozitës.
Tag: ballanca
-

“Zonjë e arsyes dhe profesioniste e spikatur”/ Manja lartëson avokaten e Popullit në Kuvend: Ishte zëri që të kujtonte se forca e shtetit…
Një përfaqësues i maxhorancës glorifikoi avokaten e Popullit sot në Kuvend, në raportimin e saj të fundit para përfundimit të mandatit.
Ish-ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, mori disa minuta kohë në Kuvend, ku lartësoi figurën e zonjës Ballanca për kontributin e dhënë në mbrojtjen e të drejtave të qytetarit.
“Profesioniste e spikatur”, “zonjë e arsyes”, “zë i ndërgjegjes”-ishin disa nga epitetet e deputetit Manja, drejtuar avokates së Popullit, Erinda Ballanca.
“Dua ta falënderoj avokaten e Popullit për punën e saj në vitin 2024, raporti i cili është publik.E kërkova fjalën meqenëse është raportimi i fundit i avokates së popullit në këtë parlament, për shprehur një vlerësim të sinqertë për punën dhe kontributin zonjës Ballanca.
Një profesioniste e spikatur, një zonjë e arsyes, shembull sesi pavarësia institucionale ecën përkrah bashkëpunimit institucion, pa cenuar asnjërën. E kam parë përkushtimin dhe integritetin e saj, gatishmërinë për të ngritur zërin në çdo rast ku është kërkuar mbrojtje. Në çdo diskutim dhe proces bashkërendimi, zonja Ballanca përherë ka zgjedhur rrugën e argumentit në vend të konfrontimit. Ishte zëri që të kujtonte se forca e shtetit matet jo me autoritet por respekt ndaj qytetarit. Unë e konsideroj zonjën Ballanca zë ndërgjegjes që ka ruajtur një rol të rëndësishëm me ndershmërinë e saj profesionale.
Duke e përgëzuar për mbylljen e këtij mandati dje gjurmën që ka lënë, dua t’i shpreh mirënjohjen për bashkëpunimin korrekt. Kontributi i zonjës Balanca në shërbim të të drejtave të njeriut do të vazhdojë edhe përtej mbarimit të avokatit të popullit, me dinjitet”-tha Manja.Top Channel
-

Ja çfarë ndodhi gjatë arrestimit të Metës – Ballanca reagon ndaj pretendimeve për dhunë
Avokatja e Popullit Erinda Ballanca iu përgjigj akuzave të kreut të Grupit Parlamentar të Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ndaj institucioneve të drejtësisë për mënyrën e arrestimit të ish-presidentit Ilir Meta.
Ballanca tha se institucioni që ajo drejton nuk ka gjetur shkelje të institucioneve të drejtësisë dhe jo të gjitha pretendimet që dolën në media qëndronin.
Avokatja e Popullit tha se nuk kishte dallime në uniformën e përdorur nga forcat speciale.
“Nuk kemi gjetur shkelje të institucionit të drejtësisë. Kemi mandat të kufizuar për sa i përket institucionit të drejtësisë.
Sa i përket policisë së shtetit, kemi gjetur disa shkelje. Jo të gjitha pretendimet e paraqitura në media kanë qenë të bazuara. Ajo që kemi identifikuar është që mënyra e ndalimit është në kundërshtim me ligjin përkatës, sepse nuk është respektuar dinjiteti njerëzor i zotit Meta. Kishte problematikë me njësinë dalluese dhe me uniformën që duhet përdorur nga forcat speciale”, tha ajo.
Ballanca tha se Meta nuk kishte pretenduar dhunë nga Policia e Shtetit dhe në prani të avokatit sipas dokumenteve kreu i PL-së ka deklaruar se nuk u dhunua.
“Ai nuk ka pretenduar dhunë nga Policia e Shtetit. Ka dy dokumente, një në prezencë të avokatit dhe një në momentin e parë të hyrjes në bllokun e sigurisë, ku ai ka pranuar që nuk është dhunuar”, deklaroi Ballanca. -

Avokati Popullit në Kuvend, Ballanca: Duhet mbështetje financiare! Vetëm 23% e rekomandimeve janë zbatuar
Avokatja e Popullit Erinda Ballanca raporton sot veprimtarinë e institucionit që drejton për vitin 2024. Pas raportimit, Ballanca do t’i përgjigjet interesit të ligjvënësve nëpërmjet pyetjeve që ata kanë depozituar paraprakisht në Kuvend.
“Në 3 legjislatura kanë pasur fatin të paraqes këtë raport dhe kam qenë dëshmitare e hapave para dhe pas të institucionit. Nisme punën projektligjin e ri për avokatin e popullit. Është një përpjekje për të sjellë institucionin në një nivel tjetër përgjegjësie. Synojmë që përmes nesh qytetarët të kenë më shumë garanci për të drejtat.
Ajo që është sfidë, është zbatimi i rekomandimi i avokatit të popullit, ku vetëm 23% janë të zbatuara plotësisht ndërsa 40% ndonëse janë të pranuara, nuk kanë gjetur zbatim tërësor. Rekomandime të pazbatuara dhe pse të pranuara janë 14%, vetëm 7% janë refuzuar. Duhet mbështetje më e madhe financiare.
Ky raport është një detyrim Kushtetues, nëpërmjet të cilit Avokati i Popullit informon Kuvendin mbi gjendjen e të drejtave të njeriut në vend. Ky raport është pasqyra e marrëdhënies të qytetarit me shtetin, në një kohë ku në mbarë botën po vihet në provë. Viti 2024 është karakterizuar nga zhvillimet globale për të drejtat e njeriut dhe zhvillimin e ligjit.
Raportet e KE, e institucioneve të tjerë ndërkombëtare, konstatojnë një prirje shqetësuese që quhet ‘Proceset Graduale të Erozionit Institucional’, ku qeveritë demokratike dëmtojnë mekanizmat, kufizojnë liritë apo minojnë institucionet e pavarura. Këto tendeca janë evidentuar në 60% të shteteve për vitin 2024. Pra nuk është vetëm Shqipëria, por ka shumë vend e që kanë përjetuar rënie të treguesve të ligjit për shumë vite me radhë”, tha Ballanca. -

Fjalimi i Avokates së Popullit në Kuvend: Çfarë u tha sot?
Pas raportimit, Ballanca do t’i përgjigjet interesit të ligjvënësve nëpërmjet pyetjeve që ata kanë depozituar paraprakisht në Kuvend.
Avokatja e Popullit Erinda Ballanca raporton sot veprimtarinë e institucionit që drejton për vitin 2024. Pas raportimit, Ballanca do t’i përgjigjet interesit të ligjvënësve nëpërmjet pyetjeve që ata kanë depozituar paraprakisht në Kuvend.
“Ky raport është një detyrim Kushtetues, nëpërmjet të cilit Avokati i Popullit informon Kuvendin mbi gjendjen e të drejtave të njeriut në vend. Ky raport është pasqyra e marrëdhënies të qytetarit me shtetin, në një kohë ku në mbarë botën po vihet në provë. Viti 2024 është karakterizuar nga zhvillimet globale për të drejtat e njeriut dhe zhvillimin e ligjit.
Raportet e KE, e institucioneve të tjerë ndërkombëtare, konstatojnë një prirje shqetësuese që quhet ‘Proceset Graduale të Erozionit Institucional’, ku qeveritë demokratike dëmtojnë mekanizmat, kufizojnë liritë apo minojnë institucionet e pavarura. Këto tendeca janë evidentuar në 60% të shteteve për vitin 2024. Pra nuk është vetëm Shqipëria, por ka shumë vend e që kanë përjetuar rënie të treguesve të ligjit për shumë vite me radhë”, tha Ballanca. -

Ballanca në detyrë 3 vite përtej mandatit, të hënën shpallet vakanca për Avokatin e Popullit
Të hënën e datës 13 tetor, në Kuvend do të diskutohet për një nga pozicionet më të rëndësishme institucionale në vend, Avokatin e Popullit. Kjo çështje ka mbetur pezull prej më shumë se tre vitesh, pasi mandati i Erinda Ballancës përfundoi zyrtarisht në maj të vitit 2022, por pavarësisht kësaj është detyruar të mbetet në detyrë pasi Kuvendi nuk po i gjen dot një zëvendësues.
Sjellim ndërmend se Erinda Ballanca u zgjodh në detyrë si Avokate e Popullit me datë 22 maj 2017, me një mandat 5-vjeçar, në bazë të vendimit të Kuvendit nr. 70/2017, pas marrëveshjes së famshme Rama-Basha. Megjithëse mandati i saj ka përfunduar, ajo vijon të ushtrojë detyrën deri në zgjedhjen e pasardhësit, siç parashikohet nga ligji.
Në legjislaturën e kaluar, pati disa tentativa për të gjetur një emër konsensual mes Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike, por këto përpjekje dështuan. Kushti i 84 votave të nevojshme për zgjedhjen e Avokatit të Popullit, si dhe praktika e konsoliduar që ky post t’i besohet një kandidati të propozuar nga opozita, rezultuan pengesë për arritjen e një marrëveshjeje.Tashmë, pas një kohe të gjatë pa lëvizje në këtë drejtim, Kuvendi duket se po rikthehet seriozisht për të gjetur një zëvendësues për Ballancën, pasi të hënën, në orën 17:00 Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike do të diskutojë pikërisht për shpalljen e kësaj vakance, duke ftuar të gjithë të interesuarit të aplikojnë pranë Parlamentit për pozicionin.
Këtë radhë, me 83 vota të garantuara në Kuvend dhe mbështetjen e mundshme të tre mandateve të Partisë Socialdemokrate (PSD), Partia Socialiste është teorikisht në gjendje të zgjedhë një Avokat të Popullit edhe pa dakordësinë e opozitës. -

Sistemi i drejtësisë në kolaps pa gjyqtarë, Avokatja e Popullit: Shkak ‘fshesa’ e vetting-ut
Sistemi i drejtësisë në Shqipëri po përballet me një krizë të thellë funksionaliteti për shkak të mungesës së gjyqtarëve, si pasojë e procesit të vetting-ut.
Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca, në një intervistë për emisionin “Opinion” në Tv Klan ngriti alarmin se reforma në drejtësi është përqendruar kryesisht te vettingu, i cili ka shkaktuar jo pak problematika në numrin e gjyqtarëve dhe dosje të tëra të mbetura stok, ndërsa komponentët e tjerë të reformës, përfshirë forcimin e institucioneve dhe rikthimin e besimit të qytetarëve, kanë mbetur në vendnumëro.
Ballanca theksoi se boshatisja e gjykatave, përfshirë Gjykatën e Lartë dhe atë Kushtetuese, ka shkaktuar vonesa të rënda në shqyrtimin e çështjeve dhe rrezikon të çojë sistemin në kolaps.
Erinda Ballanca: Kemi një numër shumë të ulët të gjyqtarëve sepse ne në fakt nuk investojmë aq sa duhet për sistemin gjyqësor. Megjithatë këtë investim që është bërë për reformën në drejtësi. Vetëm një pjesë e reformës ajo e reformimit të gjyqtarëve është procesi i vetëm që është pothuajse drejt fundit, ndërsa proceset e tjera ato të krimit dhe konsolidimit të organeve, ç’është më e rëndësishmja ajo e besimit të qytetarëve dhe eficenca kanë mbetur në vend numëro, madje janë përkeqësuar.
Blendi Fevziu: Kush është shkaku kryesor.
Erinda Ballanca: Është vetting-u, shkaku kryesor i boshatisjes së gjykatave. Patëm një kohë ku Gjykata e Lartë ngeli tërësisht e boshatisur, Gjykata Kushtetuese mbeti e boshatisur me një gjyqtar. Në ato vite u grumbulluan dosje, të cilat zunë njëra-tjetrën. Gjykata e Lartë ka nevojë për rritjen e numrit të gjyqtarëve. -

Deputeti: Rama e mban në detyrë Avokaten e Popullit, se i shërben! E ka detyrim ligjor të shkojë në Theth
Avokatja e Popullit pa mandat, Erinda Ballanca ka zgjedhur të rreshtohet në krah të Qeverisë, dhe jo siç ja kërkon detyra në krah të popullit.
Në një dalje për mediat, Ballanca kërkonte denoncime me email që të niste verifikimet për terronin dhe dhunën e ushtruar ndaj banorëve të Thethit për shembjen e ndërtesave, pasi nuk i mjaftonin denoncimet e bëra në media.
Lidhur me këtë situatë, ndaj Avokates së Popullit Erinda Ballanca ka reaguar ashpër ekspertja e ekonomisë, Brisida Shehaj. Gjatë një interviste për Syri Tv, Shehaj lexoi ligjin për Avokatin e Popullit, ku në nenin 13 theksohet qartë se Avokati i Popullit fillon procedurën e shqyrtimit të çështjes edhe me nismën e vet, për raste të veçanta të bëra publike.
Pra, sipas Shehajt, Avokatja e Popullit pa mandat, Erinda Ballanca e ka detyrim ligjor të shkojë në Theth. Ajo theksoi dhe se Rama e mban ende në detyrë Erinda Ballancën, pasi i shërben, për shkak se Avokati i Popullit është një strukturë që raporton në Bashkimin e Europian për zbatimin e të drejtave dhe konventave ndërkombëtare për liritë dhe të drejtat e njeriut, por edhe për institucionet e reja të drejtësisë.
Bisida Shehaj i përmendi Erinda Ballancës edhe “sfiladat e modës”, për të cilat harxhon miliona lekë, duke iu referuar festës së 25 vjetorit të institucionit të Avokatit të Popullit.
“I them kësaj zonjës, që Esion Konomi që i bëri atë pyetjen dhe dha një shqetësim shumë të madh. Avokati i Popullit është një strukturë që raporton në Bashkimin Europian dhe jo vetëm në zbatimin e të drejtave dhe konventave ndërkombëtare për liritë dhe të drejtat e njeriut, por është pjesë edhe e institucioneve të reja të drejtësisë, është vëzhgues ajo atje, shkon në KLGJ, KLP, ILD. Kjo është edhe arsyeja pse nuk e zgjedh Rama, Avokatin e ri të Popullit, por mban atë ende që i shërben. Por, nëse Esiona aty nuk kishte google, ne në shtëpi gjithësecili e kemi nga një google dhe shqiptarët aty mjaftojnë të shkruajnë ligji për Avokatin e Popullit dhe del ligji. Pastaj ta skrollin pak, meqënëse po përdorte fjalët, atyre po iu digjen shtëpite atje, po iu ikën tepeleku i kokës, t’i bënin një email kësaj. Neni 13 i ligjit, “Vendimi i shqyrtimit të çështjes dhe thotë: “Avokati i Popullit fillon procedurën e shqyrtimit të çështjes kur vëren ose dyshon se ka ndodhur një shkelje e së drejtës, në bazë të ankesës apo të kërkesës së personit të interesuar ose të dëmtuar”, deri këtu jemi te pasarela që bënte Avokatja jonë e Popullit, që është rast unik, se nuk besoj që ka ndonjë vend në botë që bën pasarela dhe harxhon milionat e lekëve për pasarela.
Por, vazhdon kjo fjalia dhe thotë, “si dhe me nismën e vet, për raste të veçanta të bëra publike.” Që do të thotë se ka detyrimin ligjor të shkojë atje se të gjithë atje ankoheshin dhe thoshin se nuk na kanë dhënë ende një letër. Avokatja e Popullit e cila është shumë e sheqtësuar të bëjë pasarela, e cila pasi pa reagimin e publikut shkoi dhe dha intervistë në një tjetër televizion dhe i shpjegonte sms-në dhe email-in atyre me fadroma dhe me Polici dhe me tërheqje zvarrë. Dhe shkonte të thoshte që s’kemi një ankesë. Nuk ka nebojë për ankesë ajo zonja, e ka detyrim ligjor, të mbylli dhe ato raportet se ka shumë raporte të hapura se mos kujtojë ajo se është e qetë se kur ke 700 halle të tjera, edhe si individ për t’u marrë, por edhe si shoqëri civile, por edhe si opozitë me gjithë këto vjedhjen e zgjedhjeve, etj. Ajo zonja është lënë e lirë dhe ka plot denoncime që na vijnë dhe na thonë se ka ende raporte të pa mbyllura. Nuk i mbyll as raportet. Të cilat, shpresoj që të kërkohet një raportim i plotë se çfarë ka bërë ai institucion, çfarë raportesh ka dhe s’ka dhe se çfarë raportesh ka çuar në Bashkin Europian ajo zonja.” – tha Brisida Shehaj.
Erinda Ballanca po e ushtron detyrën e Avokatit të Popullit përtej afateve kushtetuese, pasi i ka mbaruar mandati që prej Marsit të vitit 2022.
Ajo duhet ta kishte liruar “karrigen” para tre vitesh, por zgjedhja e Avokatit të ri të Popullit kërkon 84 vota në Kuvend dhe është mbajtur “peng” nga mazhoranca, e cila nuk e futi në rend dite për të votuar emrat e propozuara nga opozita.
Ballanca u zgjodh në postin e Avokatit të Popullit më 22 Maj të vitit 2017 pas marrëveshjes Rama-Basha, e duket se me 8 vite në detyrë, ajo ka zgjedhur që të rreshtohet në krah të Ramës për të qëndruar sa më gjatë. -

Avokati i Popullit pret denoncimet e banorëve, Ballanca: Për Thethin nuk ka ende ankesë nga qytetarët, mund të na dërgojnë edhe SMS
Institucioni i avokatit të popullit pret denoncimet e qytetarëve për tu aktivizuar e për të kuptuar nëse ka shkelje të procedurave dhe të drejtave të banorëve të Thethit, atu ku prej ditësh po mbahet aksioni për shembjen e objekteve pa leje
“Nuk ka ende ankesë nga qytetarët, por ata mund të na çojnë sms e të na tregojnë”, tha Avokati i Popullit, Erinda Ballanca
Këtu nga Tirana zonja Ballanca e vuri theksin tek monitorimi i situatës përmes medias
“Ne duhet ta shohim situatën, por presim ankesa. Ndërkohë që dua të bëj të qartë se avokati i popullit është kundër ndërtimeve pa leje”, u shpreh Ballanca.
Top Channel
-

Ballanca: Avokati i Popullit nuk mbështet ndërtimet pa leje. Asnjë ankesë nga qytetarët
Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca, në një prononcim për mediat ka deklaruar se institucioni që ajo drejton ende nuk ka marrë asnjë ankim nga ana e qytetarëve në lidhje me aksionin e ndërmarrë për prishjen e ndërtimeve pa leje në Theth.
“Avokati i Popullit është shprehur në mënyrë të vazhdueshme që e drejta për zhvillim duhet të bëhet në përputhje me legjislacionin në fuqi edhe në rast se ka veprime për identifikimin për prishje e ndërtimeve pa laje duhet të ndiqen disa procedura për ti dhënë mundësi qytetarëve të adresojnë shqetësimin që kanë pranë gjykatave kompetentë.
Ajo u shpreh se institucionit që ajo drejton i nevojitet konsensusi i qytetarëve për të nisur hetime të plota mbi problematika të caktuara, ndërsa solli si shembull një rast në Shkodër, ku qytetarët nuk dhanë dakordësi për të nisur hetimin, duke e penguar procesin.
“Edhe më parë ne kemi shkuar dhe takuar qytetarët në Shkodër, propozuam rast pas rasti, dhe ata nuk na dhanë konsensusin për të vijuar më tej me procedurat.”
Sipas Erinda Ballanca, Avokati i Popullit duhet të bëjë një hetim të plotë për të verifikuar edhe problematikat e qytetarëve, por edhe qëndrimin e organeve përkatëse.
“Nuk dalim me deklarata të menjëhershme individuale. Nëse verifikojmë se ka një çështje e cila mund të përbëjë shkelje të të drejtave të njeriut ne mund të nisim një rast me iniciativë. Nëse verifikojmë në bazë të ligjit se ka një çështje e cila mund të përbëjë shkelje të së drejtës së njeriut, ne mund të nisim një rast me iniciativë. Por në rastin konkret do të duhet që qytetarët të na japin të drejtë, të na thonë që ‘po jam dakord ta ndiqni rastin tim. ’.
Ndaj vijon ajo, në Theth nuk kemi një ankesë, së pari do të duhet që qytetarët të bëjnë një ankesë.
“Kemi nisur një rast për këtë çështje, por do të duhet që ekipi ynë të shkojë në terren. Pra të gjitha këto janë çështje fazash dhe etapash, nuk kemi shkuar ende në terren, por do të shkojmë.
Me verifikimin e parë, vijon më tej Ballanca, mund të ketë një çështje që duhen ndjekur, por nëse do të ndodhin prishje të banesave pa leje duhet të jemi të qartë se institucioni nuk mbështet ndërtimet pa leje në territor.
“Ne do të dalim në një qëndrim. Paraprakisht në verifikimin e parë duket në pamje të parë, që mund ketë, kur them mund do të thotë që nuk kemi pasur shkaqe për të kuptuar që ka një problematikë të tillë. Avokati i Popullit nuk mbështet ndërtimet pa leje.
