Tag: balfin

  • Martin Mane: Balfin Americas, një kapitull i ri në udhëtimin global të Grupit BALFIN

    Martin Mane: Balfin Americas, një kapitull i ri në udhëtimin global të Grupit BALFIN

    Në një intervistë ekskluzive për Gri Institute, rrjetin global të pasurive të paluajtshme dhe infrastrukturës, Martin Mane, CEO i Balfin Americas dhe Zv. President i Grupit BALFIN për Amerikën e Veriut, ndau hapat e parë të kompanisë, ambicien për të konsoliduar pozicionin e saj në tregun amerikan të pasurive të paluajtshme dhe vizionin afatgjatë drejt industrive të tjera, me një fokus të veçantë në teknologji dhe shkencë.
    Balfin Americas është një lojtar relativisht i ri në tregun amerikan të pasurive të paluajtshme, që ka zgjeruar prezencën e Grupit BALFIN në Shtetet e Bashkuara që nga viti 2023. Aktualisht, kompania ka katër investime, tre prej të cilëve janë zhvillime rezidenciale dhe një përfshin blerjen e një ndërtese zyrash premium. Gjatë dy viteve të saj të para, të karakterizuara nga sfida dhe mundësi, kompania ka treguar potencial të jashtëzakonshëm.
    Martin Mane, me një formim akademik në disa nga institucionet më prestigjioze në botë dhe me përvojë të gjerë në menaxhim dhe financë, sjell një perspektivë me të vërtetë globale për Balfin Americas. Kjo perspektivë duket në çdo projekt, nga zhvillimet rezidenciale në New York deri te blerjet strategjike komerciale në New Jersey. Në vend që të trembet nga kompleksiteti i këtyre tregjeve, ai i sheh ato si mjedise të gjalla dhe dinamike që nxisin inovacion dhe rritje të biznesit.
    Duke e parë përpara, Martin thekson se Balfin Americas nuk do të kufizohet vetëm në pasuri të paluajtshme. Kompania po eksploron tashmë mundësinë për të investuar në startup- e, veçanërisht në fushat e Inteligjencës Artificiale dhe Bioteknologjisë. Kjo qasje e diversifikuar, thotë ai, jo vetëm që do të ngrejë Balfin Americas në një nivel tjetër, por gjithashtu do t’i mundësojë zgjerimin në qytete të reja në të gjithë Shtetet e Bashkuara, duke forcuar më tej pozicionin e saj si një kompani ambicioze dhe me vizion për të ardhmen.
    1. Përshëndetje Martin, a mund të na japësh një përmbledhje mbi Balfin Americas, rolin që luan brenda Grupit BALFIN, si dhe rrugëtimin tënd deri në këtë pikë?
    Balfin Americas përfaqëson një kapitull të ri dhe emocionues në ambicien e Grupit BALFIN për t’u bërë një korporatë me të vërtetë multinacionale. Deri në vitin 2023, Grupi ishte i pranishëm në nëntë vende në Europë, dhe zgjerimi në Amerikën e Veriut ishte natyrshëm hapi i radhës. Pas më shumë se një viti kërkim të tregut, pashë potencialin e SHBA- ve dhe themelova selinë tonë rajonale në New York City.
    Filluam me zhvillime rezidenciale nga e para në New York dhe shpejt u diversifikuam në blerje komerciale me vlerë të shtuar në New Jersey. Ajo që filloi si një zyrë investimesh është rritur në një platformë për zgjerim afatgjatë në një nga tregjet më dinamike të botës.
    Në aspektin personal, ky ka qenë një rrugëtim sfidues dhe shpërblyes. Kërkoi që të merrja rreziqe të llogaritura, të përshtatesha shpejt dhe të ndërtoja një ekip të talentuar i aftë të realizonte vizionin tonë. Së bashku, po vendosim baza të forta për suksesin e Balfin Americas dhe zgjerimin e rolit të saj brenda portofolit global të Grupit.
    2. Me një prezencë në rritje në tregun shumë konkurrues amerikan që nga 2023, si po poziciononi kompaninë për ta dalluar nga konkurrentët dhe cilat kanë qenë disa nga sfidat dhe sukseset fillestare?
    Hyrja në tregun amerikan erdhi me sfida të mëdha, sidomos në ndërtimin e strukturës dhe ekipit të duhur nga zero. Rregulloret, proceset dhe ritmi i përgjithshëm i biznesit këtu janë shumë të ndryshme nga Europa. Thelbësore ishte të harmonizohemi me qeverisjen dhe kulturën e Grupit BALFIN, duke përshtatur gjithashtu operacionet tona për kontekstin amerikan.
    Dallimi ynë qëndron në shkathtësinë dhe gatishmërinë për të marrë rreziqe të llogaritura. Marrim vendime shpejt dhe mbështetemi si në ekspertizën tonë globale ashtu edhe në rrjetin tonë të fortë për të vepruar më shpejt se shumë konkurrentë. Kjo na ka mundësuar të sigurtojmë mundësi herët dhe të ndërtojmë kredibilitet. Ajo që filloi si një sfidë është bërë një nga forcat tona, pasi kemi treguar se mund të përshtatemi dhe të japim rezultate në një mjedis shumë konkurrues.
    3. Blerja e 340 Mount Kemble në New Jersey shënon një hap të rëndësishëm në strategjinë tuaj të pasurive të paluajtshme komerciale. Mund të na tregoni më shumë për këtë projekt dhe pse është një investim strategjik për Balfin Americas?
    Blerja e 340 Mount Kemble është një pikë kthese për ne, pasi shënon investimin e parë të Grupit BALFIN në pasuri të paluajtshme komerciale në Shtetet e Bashkuara. Deri tani, portofoli ynë ka qenë kryesisht rezidencial, dhe ky hap diversifikon ekspozimin tonë duke u përshtatur me parashikimin tonë pozitiv afatmesëm dhe afatgjatë mbi tregun komercial.
    Ndërtesa vetë është një zyrë e kategorisë A prej 40,000 metrash katrorë, me qiraxhinj prestigjiozë si Morgan Stanley dhe Marcum. Është një aset “trofe” që rrit ndjeshëm profilin tonë në tregun amerikan të pasurive të paluajtshme.
    Këtë lëvizje e bëmë në partneritet me First Mile Capital, një nga firmat kryesore të pasurive të paluajtshme në New York. Duke kombinuar ekspertizën e tyre lokale me përvojën tonë në menaxhimin e aseteve nga projekte si TEG dhe QTU. Kështu krijuam një platformë të fortë për të shfrytëzuar potencialin e ndërtesës dhe për të krijuar vlerë për qiraxhinjtë dhe komunitetin përreth.
    4. Si ka ndikuar partneriteti me First Mile Capital në strategjinë tuaj në tregun amerikan dhe çfarë roli luajnë bashkëpunimet strategjike në qasjen tuaj të investimeve?
    Partneriteti ynë me First Mile Capital ka qenë thelbësor në zgjerimin tonë në SHBA. Ekspertiza e tyre e thellë lokale na ndihmoi të shohim përtej sipërfaqes dhe të identifikojmë 340 Mount Kemble si pika ideale hyrëse për blerjen tonë të parë komerciale. Po ashtu, strategjia e tyre e fokusuar tek qiraxhinjtë përputhet në mënyrë perfekte me qasjen tonë “people-first”, të zhvilluar gjatë tre dekadave të operacioneve ndërkombëtare.
    Ne i japim rëndësi të madhe partneriteteve që ndërtohen mbi vizion, strategji dhe përfitime të përbashkëta. Këto bashkëpunime na lejojnë të minimizojmë rreziqet, të përfitojmë nga njohuritë lokale dhe të ndajmë përvojën ndërkombëtare të Grupit. Qoftë në SHBA apo në Europë, partneritetet strategjike kanë qenë gjithmonë kyçe për suksesin e BALFIN dhe do të vazhdojnë të udhëheqin qasjen tonë në tregje të reja.
    5. Si balancon Balfin Americas fokusin e portofolit të saj mes pasurive komerciale dhe zhvillimeve rezidenciale në SHBA dhe cilët sektorë po ofrojnë mundësitë më të mira?
    Aktualisht, portofoli ynë ka më shumë peshë tek pasuritë komerciale, pasi ato ofrojnë potencial të fortë afatmesëm. Megjithatë, ne e shohim gjithashtu zhvillimin rezidencial si një motor kyç afatgjatë të rritjes. Qëllimi ynë është të arrijmë një ekuilibër të barabartë mes të dyjave me kalimin e kohës, duke krijuar një portofol të diversifikuar që mund të përballojë cikle të ndryshme tregu.
    Njëkohësisht, Balfin Americas operon me një strukturë fleksibile që na lejon të shohim përtej pasurive të paluajtshme. Po eksplorojmë aktivisht mundësi në sektorë të tjerë me rritje të lartë, si Inteligjenca Artificiale dhe Bioteknologjia, ku besojmë se inovacioni do të krijojë vlerë të konsiderueshme në të ardhmen. Ambicia jonë nuk është vetëm të investojmë në asete, por të njihemi si mbështetës të ideve të guximshme dhe me vizion.
    6. Duke pasur parasysh sfidat e hyrjes në tregun amerikan, sidomos në një mjedis me rregullore të rrepta, cilat strategji po përdor Balfin Americas për të naviguar hyrjen në treg dhe për të siguruar sukses afatgjatë?
    Strategjia jonë bazohet tek njerëzit dhe partneritetet. Së pari, investojmë në ndërtimin e ekipeve të forta që ndajnë vizionin tonë dhe kanë ekspertizën për të operuar në një treg të shpejtë dhe të rregulluar. Së dyti, bashkëpunojmë me firma lokale të besueshme që ofrojnë njohuri të thella të tregut dhe na ndihmojnë të ulim rreziqet dhe të përshpejtojmë mësimin.
    Ky kombinim, përvoja ndërkombëtare e shoqëruar me ekspertizën lokale, ka rezultuar formula e duhur për të vendosur prezencën tonë në SHBA dhe për të pozicionuar kompaninë për rritje afatgjatë.
    7. Duke parë përpara, si e shihni evoluimin e tregut amerikan të pasurive të paluajtshme në 5 deri në 10 vitet e ardhshme dhe çfarë roli parashikoni që do të luajë Balfin Americas në këtë zhvillim?
    Besoj se tregu amerikan i pasurive të paluajtshme do të evoluojë ndjeshëm gjatë dekadës së ardhshme. Zhvillimet me përdorim të përzier dhe projektet e orientuara nga komuniteti do të fitojnë rëndësi, gjithashtu teknologjia do të transformojë mënyrën se si ndërtesat projektohen, menaxhohen dhe përjetohen.
    Balfin Americas synon të jetë në krye të këtyre ndryshimeve. Me portofolin aktual, strukturën në rritje dhe strategjinë e përparuar, jemi mirë pozicionuar për të përfituar nga këto tendenca. Roli ynë do të jetë të realizojmë projekte që kombinojnë qëndrueshmërinë, inovacionin dhe vlerën afatgjatë, duke siguruar që të luajmë një pjesë të rëndësishme në formësimin e së ardhmes së tregut amerikan të pasurive të paluajtshme.

  • Balfin Real Estate, ura lidhëse mes vizionit të zhvilluesve dhe kërkesës së tregut modern

    Balfin Real Estate, ura lidhëse mes vizionit të zhvilluesve dhe kërkesës së tregut modern

    Ledia Telhai: Investimi i qëndrueshëm, vlera e së nesërmes Balfin Real Estate ishte një nga pjesëmarrësit kryesorë në Forumin e Potencialit të Investimeve të Qëndrueshme në Tregun e Pasurive të Paluajtshme në Shqipëri, pjesë e Panairit të Energjisë, Ndërtimit dhe Ekonomisë së Gjelbër të mbajtur në Pallatin e Kongreseve. Në këtë edicion të rëndësishëm, u diskutua mbi rolin e sektorit të ndërtimit në transformimin e qyteteve shqiptare drejt standardeve më të gjelbra.Në panelin e parë të forumit, CEO e Balfin Real Estate, Ledia Telhai, solli perspektivën e një prej kompanive më me ndikim në tregun e pasurive të paluajtshme, duke theksuar se qëndrueshmëria nuk është më një trend, por një standard që duhet të udhëheqë çdo zhvillim të ri.“Gjithmonë e më tepër klientët sot po kërkojnë investime që ofrojnë cilësi, inovacion dhe qëndrueshmëri reale si në aspektin mjedisor, ashtu edhe në vlerën e pronës në kohë. Për ne, ky është një moment i rëndësishëm për të komunikuar qartë pse një projekt ka vlerë më të madhe në afatgjatë, nga eficenca energjetike dhe mirëmbajtja e qëndrueshme, te standardet e jetesës dhe ndikimi pozitiv në komunitet “ u shpreh ajo gjatë fjalës në panel.Telhai nënvizoi se kompania që drejton me projektet e shumta që ka në portofol po orientojnë tregun shqiptar drejt një kulture të re investimi, ku vlera e pronës nuk matet më në metra katrorë, por në ndikimin afatgjatë që projekti sjell për komunitetin dhe mjedisin.Gjithashtu Telhai, solli në vëmendje se BRE bën një para zgjedhje dhe para vlerësim të projekteve të portofolit të saj duke u bërë një urë lidhëse mes zhvilluesve dhe tregut, për të sjellë në tryezë zërin e klientëve, pritshmëritë e tyre për cilësi, funksionalitet dhe qëndrueshmëri.“Balfin Real Estate synon ta udhëheqë tranzicionin ( drejt zhvillimeve të zgjuara, të qëndrueshme dhe me vlerë afatgjatë) nga njera ane duke nxitur zhvilluesit të investojnë në koncepte moderne dhe të qëndrueshme, ndërsa nga ana tjeter i udhëzojmë klientët të vlerësojnë dhe të përqafojnë këto standarde të reja jetese.”– shtoi ajo.Në këtë kuadër, Balfin Real Estate po ofron një shembull konkret përmes projekteve të portofolit të saj si Green Coast, Vlora Marina, Belvedere Korça, Next to Vala Mar Premium etj, zhvillime që ndërthurin arkitekturën moderne me eficencën energjetike dhe respektin për mjedisin. Këto projekte përfshijnë riciklimin e ujërave, përdorimin e materialeve ekologjike, fasada të tipit Claustra për ndriçim dhe ventilim natyral, si dhe konceptin “Passive House” që redukton ndjeshëm konsumin e energjisë.Me filozofinë “Smart. Green. Sustainable.”, Balfin Real Estate synon të udhëheqë tranzicionin e tregut vendas drejt një ndërtimi më të ndërgjegjshëm, duke promovuar projekte që krijojnë vlerë për ekonominë, komunitetet dhe mjedisin.Gjithashtu Balfin Real Estate me pjesmarrjen në panaire dhe evente të rëndësishme të real estate në botë po bën edhe një promovim të Shqipërisë krahas zyrave të pozicionuara në Kosovë, Maqedoninë e Veriut, Zvicër dhe SHBA, nëpërmjet të cilave po mundohet të bashkojë klientët që janë jashtë vendit me projektet më të mira të real estate që po zhvillohen në Shqipëri.Kompania nga dita në ditë po vijon të forcojë pozicionin e saj si lider në pasuritë e paluajtshme në vend, duke dëshmuar se zhvillimi ekonomik dhe ai mjedisor mund të ecin paralelisht për një të ardhme më të qëndrueshme.  Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Grupi BALFIN sjell Flying Tiger Copenhagen në TEG – Kreativiteti Skandinav tani në Tiranë

    Grupi BALFIN sjell Flying Tiger Copenhagen në TEG – Kreativiteti Skandinav tani në Tiranë

    Grupi BALFIN vazhdon të zgjerohet në fushën e retail-I t me një tjetër brand të njohur ndërkombëtarisht. Këtë herë, grupi sjell në rajon markën daneze Flying Tiger Copenhagen, duke hapur dyqanin e tij të dytë në Ballkan në qendrën tregtare Tirana East Gate (TEG). Dyqani i parë në rajon u hap pak ditë më parë në Shkup, ndërsa dyqani tjetër do të hapet së shpejti në Prishtinë. Ky hap sjell për konsumatorët shqiptarë një botë të mbushur me ngjyra, dizajn, kreativitet dhe thjeshtësinë skandinave, duke ofruar një eksperiencë të freskët dhe të veçantë në tregun vendas të retail-it.

    Hapja e Flying Tiger Copenhagen në TEG është pjesë e një partneriteti strategjik midis Grupit BALFIN dhe Flying Tiger Copenhagen, me synimin për ta zgjeruar brandin në të gjithë Ballkanin Perëndimor. Plani parashikon hapjen e më shumë se 50 dyqaneve të reja gjatë katër viteve të ardhshme në Shqipëri, Kosovë, Maqedoninë e Veriut, Bosnjë e Hercegovinë, Mal të Zi dhe Serbi, duke krijuar rreth 400 vende të reja pune në rajon.

    Martin Jermiin, CEO i Flying Tiger Copenhagen, theksoi rëndësinë e partneritetit strategjik me BALFIN, duke e përshkruar grupin si partner kyç rajonal:

    “Jemi shumë të entuziazmuar që ndodhemi në Shqipëri. Për shkak të suksesit të madh që kemi pasur në Europën Lindore dhe Jugore, nga Polonia deri në Greqi, jemi jashtëzakonisht të emocionuar për dinamizmin e tregut, popullsinë e re dhe potencialin që ofron Shqipëria. Jemi shumë të kënaqur që e bëjmë këtë rrugëtim së bashku me BALFIN, një partner i fortë dhe i besueshëm me një përvojë shumë të ngjashme me tonën.”

    Stiven Grunerud, Zëvendës President për Zhvillimin e Strategjisë në BALFIN, përmendi atraktivitetin unik të Flying Tiger Copenhagen.

    “Ajo që e bën Flying Tiger të veçantë është se produktet ndryshojnë dhe shtohen vazhdimisht. Nuk viziton dyqanin vetëm një herë – je i ftuar të kthehesh rregullisht sepse gjithmonë ka diçka të re për të zbuluar.”

    Hapja madhështore mblodhi të ftuar nga Danimarka, përfaqësues të Grupit BALFIN, media dhe influencerë lokalë. Vizitorët përjetuan universin lozonjar të brandit përmes një atmosfere të gjallë, produkteve kreative dhe surprizave të vogla që shënuan këtë moment të veçantë. Me sharmin e tij skandinav dhe filozofinë “Një jetë më e pasur nuk kushton një pasuri”, Flying Tiger Copenhagen hap zyrtarisht dyert për klientët shqiptarë, duke i ftuar të zbulojnë një mënyrë të re për të shijuar përditshmërinë.

    Flying Tiger Copenhagen planifikon të hapë 8 dyqane gjatë këtij viti, me një vizion ambicioz: 50 dyqane brenda 5 viteve në rajon.

    Rreth Flying Tiger Copenhagen
    I themeluar në vitin 1995, Flying Tiger Copenhagen operon sot me mbi 1,000 dyqane në 41 vende të botës. Brand-i njihet për rrënjët e tij skandinave, dizajnin me ngjyra dhe misionin për të shtuar pak më shumë gëzim në jetën e përditshme – duke kombinuar kreativitetin, funksionalitetin, përballueshmërinë dhe një angazhim të fortë ndaj qëndrueshmërisë.

  • Samir Mane në UPT: Arkitektët e rinj, partnerët e zhvillimit urban dhe ekonomik të Shqipërisë

    Samir Mane në UPT: Arkitektët e rinj, partnerët e zhvillimit urban dhe ekonomik të Shqipërisë

    Këtë të hënë, Fakulteti i Arkitekturës dhe Urbanistikës në Universitetin Politeknik të Tiranës u bë vendi i një takimi mes studentëve dhe presidentit të Grupit BALFIN, Samir Mane. Ish-studenti i këtij universiteti ndau me brezin e ri të arkitektëve përvojën e tij si sipërmarrës dhe vizionin që ka udhëhequr një nga grupet më të mëdha të investimeve.

    Në takim, Mane u shoqërua nga Erion Avram, drejtuesi i Balfin Development, kompania që zhvillon projektet e këtij Grupi në sektorin e pasurive të paluajtshme. Avram prezantoi disa projekte kryesore, duke filluar nga Tirana East Gate (TEG) dhe Qendra Tregtare Univers (QTU), të cilat i cilësoi si investime që kanë ndryshuar rrënjësisht zonat ku janë ndërtuar, duke sjellë zhvillim urban, hapësira për banim, tregti dhe shërbime.

    TEG, e kthyer në qendrën më të madhe tregtare në Shqipëri dhe  një nga më të vizituarat në Europë, është shembulli më i mirë i ndikimit të këtyre projekteve. “Nga një zonë periferike, Lundra është kthyer në një prej hapësirave më të kërkuara për banim dhe biznes,” tha Avram, duke theksuar ndikimin e drejtpërdrejtë ekonomik, demografik dhe social që sjell një projekt i mirëmenduar. “Në atë zonë janë investuar më pas mbi 1.2 miliardë euro nga njësi biznesi, tregtare dhe banimi” shtoi ai.

    Samir Mane nuk ngurroi të theksonte rolin e studentëve dhe të rinjve në zhvillimin e projekteve të ardhshme: “Jam i sigurt që një pjesë e atyre që sot janë ende duke studiuar, do të jenë së shpejti në kompanitë tona. I mirëpresim të marrin pjesë që në ideimin e projekteve, pasi arkitektura është pjesë e natyrshme e drejtimit strategjik në Grupin BALFIN”.

    Ky aktivitet është një shembull konkret sesi Grupi BALFIN forcon bashkëpunimin me të rinjtë, duke krijuar ura lidhëse mes sektorit privat dhe botës akademike që përgatit profesionistëve të së ardhmes.

  • Samir Mane tregon arsyet e shitblerjeve dhe riorganizimit të Grupit BALFIN

    Samir Mane tregon arsyet e shitblerjeve dhe riorganizimit të Grupit BALFIN

    Flet Samir Mane, President i Grupit BALFIN Grupet më të mëdha që operojnë në Shqipëri kanë hyrë tashmë në një fazë të re zhvillimi, ku aktiviteti i tyre nuk kufizohet më vetëm në tregun vendas, por po shtrihet me shpejtësi në rajon dhe më gjerë.“BALFIN Group”, me zyrat qendrore në Tiranë, sot i pranishëm në 11 shtete dhe me mbi 60 kompani, është shembulli më i qartë i këtij transformimi.Vetëm në vitin 2024, të ardhurat arritën rreth 1 miliard euro, ku 42% u gjeneruan jashtë Shqipërisë.Ndërkohë në tregun vendas, grupi ka rritur ndikimin në sektorë kyç – nga financat dhe tregtia me pakicë, deri te pasuritë e paluajtshme dhe turizmi, ku hapja e “Green Coast Hotel – MGallery Collection” shënon një tjetër hap drejt konsolidimit të pranisë ndërkombëtare.Në këtë intervistë për “Monitor”, presidenti i grupit, Samir Mane, flet për strategjinë e zgjerimit dhe sfidat e një modeli biznesi që po bëhet gjithnjë e më ndërkombëtar. Si do ta vlerësoni ecurinë e grupit BALFIN në vitin 2024 dhe pjesën e deritanishme të vitit 2025?Viti 2024 konfirmoi qëndrueshmërinë e modelit tonë të biznesit dhe rritjen e balancuar midis operacioneve në Shqipëri dhe atyre në vendet e tjera. Sot BALFIN operon në 11 shtete dhe në disa industri duke zotëruar plotësisht ose pjesërisht rreth 60 kompani.Në terma financiarë, të ardhurat bruto të pakonsoliduara për vitin 2024 ishin rreth 1 miliard euro, ku 42% e të ardhurave erdhi nga aktiviteti i Grupit jashtë Shqipërisë. Ky është një tregues i rëndësishëm pasi jep edhe përmasën dhe peshën e pranisë sonë ndërkombëtare.Investimet në zhvillimet e pasurive të paluajtshme në SHBA dhe Austri kanë dhënë rezultatet e para konkrete duke forcuar portofolin tonë në industrinë e zhvillimit të pasurive të paluajtshme.Paralelisht, rrjeti i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor është zgjeruar ndjeshëm, duke na kthyer në një partner të besuar për markat ndërkombëtare që synojnë rajonin.Në shërbimet financiare, “Tirana Bank” ka përparuar dukshëm në digjitalizimin e proceseve dhe në cilësinë e shërbimeve, çka është reflektuar në një përvojë më të mirë për klientët.Një ngjarje e rëndësishme për ne ishte hapja e “Green Coast Hotel – MGallery Collection”, në bashkëpunim me “Accor Group”, e cila ka konsoliduar pozicionimin tonë në turizëm dhe ka rritur ekspozimin ndërkombëtar të Grupit. ShitblerjetRiorganizimi pasqyron strategjinë tonë për t’u fokusuar te bizneset që mund të shtrihen përtej një tregu të vetëm dhe që kanë potencial ndërkufitar. Në këtë kuptim, shitja e SPAR dhe “Fashion Group Albania” ishte një hap logjik, pasi këto aktivitete kishin kufizime gjeografike për t’u zgjeruar edhe në vende të tjera nga ana jonë. Në vend të tyre, jemi përqendruar te marka si “Kiabi” dhe “Flying Tiger Copenhagen”, të cilat kanë potencial për prani në disa shtete dhe për gjenerim vlere afatgjatë. Duke vijuar edhe me “Neptun” dhe “Jumbo”, në industrinë e shitjes me pakicë, kjo qasje na lejon të ndërtojmë platforma më të mëdha, me efekte shkalle dhe standarde të unifikuara operimi. Cilat janë pritshmëritë e Grupit për periudhën në vijim?Gjatë këtyre muajve të mbetur të vitit, ne synojmë të rrisim dhe forcojmë dukshëm rrjetin e dyqaneve të tregtisë me pakicë duke e çuar numrin e dyqaneve në rreth 250.Në muajt e ardhshëm do të prezantojmë markën franceze “Kiabi” dhe atë daneze “Flying Tiger Copenhagen” në rajon. Zgjerimi do të shoqërohet jo vetëm me rritjen e gamës së ofertës, por edhe me përmirësim të proceseve të operimit dhe standardeve të shërbimit, në mënyrë që rritja të jetë e qëndrueshme.Në Austri, po vlerësojmë rritjen e mëtejshme të pranisë së Grupit përmes blerjeve të targetuara, me një qasje të kujdesshme ndaj alokimit të kapitalit.Në krahun e shërbimeve financiare, përveç risive teknologjike që do të prezantojë “Tirana Bank”, do të sjellim edhe shërbime të reja përmes “Happy”, duke forcuar vlerën e ofertës për klientët dhe partnerët. Gjatë muajve të fundit, Grupi BALFIN ka pasur shumë lëvizje në drejtim të shitjeve e blerjeve, si shitja e rrjetit të supermarketeve SPAR, apo negociatat për shitjen e “Fashion Group”. Cilat janë arsyet e këtij riorganizimi të kompanive të grupit? Riorganizimi pasqyron strategjinë tonë për t’u fokusuar te bizneset që mund të shtrihen përtej një tregu të vetëm dhe që kanë potencial ndërkufitar.Në këtë kuptim, shitja e SPAR dhe “Fashion Group Albania” ishte një hap logjik, pasi këto aktivitete kishin kufizime gjeografike për t’u zgjeruar edhe në vende të tjera nga ana jonë.Në vend të tyre, jemi përqendruar te marka si “Kiabi” dhe “Flying Tiger Copenhagen”, të cilat kanë potencial për prani në disa shtete dhe për gjenerim vlere afatgjatë.Duke vijuar edhe me “Neptun” dhe “Jumbo”, në industrinë e shitjes me pakicë, kjo qasje na lejon të ndërtojmë platforma më të mëdha, me efekte shkalle dhe standarde të unifikuara operimi.Në këtë mënyrë jemi shndërruar në partner kyç për markat ndërkombëtare që kërkojnë të hyjnë në rajon. Si po ndikon në aktivitetin tuaj tkurrja e popullsisë, duke qenë se një pjesë e sipërmarrjeve të grupit janë të përqendruara në tregtimin me pakicë? Po në drejtim të gjetjes së personelit? Lëvizjet demografike janë realitet i njohur për Europën dhe ndikimi i tyre në tregje është shpesh i përkohshëm dhe i ndryshëm nga një vend në tjetrin.Për një grup si BALFIN, i pranishëm në disa shtete, këto efekte zbuten në nivel total.Aktualisht numërojmë rreth 5,000 punonjës direkt dhe mbi 10,000 vende pune indirekte përmes nënkontraktorëve, çka tregon shtrirje dhe aftësi përshtatjeje.Prej kohësh jemi të hapur ndaj talenteve ndërkombëtare.Në shumicën e kompanive tona punojnë profesionistë nga kombësi të ndryshme, në të gjitha nivelet.Në nivel Grupi, kemi punonjës nga 21 kombësi dhe ky diversitet na bën më të fortë dhe më konkurrues, sepse sjell këndvështrime dhe përvoja të ndryshme, që përkthehen në shërbim më të mirë dhe operim më efikas. Vitet e fundit, Grupi është zgjeruar në drejtim të investimeve me fokus turizmin. Si ka qenë ecuria e këtyre investimeve dhe sa potencial ka në të ardhmen?Turizmi është një sektor me potencial rritje të jashtëzakonshme globalisht, dhe kjo vlen në mënyrë të veçantë për vendet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë Shqipërinë.Investimet në turizëm kanë efekte shumëdimensionale: krijojnë punësim, nxisin zinxhirë furnizimi lokal dhe rrisin profilin e destinacioneve.Hapja e “Green Coast Hotel – MGallery Collection” ka qenë një eksperiencë transformuese për Grupin, duke kombinuar standarde ndërkombëtare me ekspertizën vendase dhe duke treguar se mund të ofrohen shërbime të cilësisë së lartë.Në vijim, synojmë ta zgjerojmë këtë eksperiencë në projekte të tjera turistike jo vetëm në Shqipëri, por edhe jashtë saj. Aktualisht jemi në shqyrtim të katër projekteve në Austri, Itali dhe Greqi, me fokus në projekte që sjellin vlerë të qëndrueshme për komunitetet. Cilat janë planet tuaja të zgjerimit në të ardhmen afatshkurtër dhe afatgjatë, si brenda ashtu dhe jashtë vendit?Strategjia jonë e rritjes mbështetet në zgjerimin e pranisë në vendet e BE-së dhe në Amerikën e Veriut duke ruajtur njëkohësisht bazën dhe ritmin e rritjes në rajon.Në afat të shkurtër, do të thellojmë shërbimet financiare përmes “Tirana Bank” dhe “Happy”, si dhe do të konsolidojmë dhe zgjerojmë rrjetin e tregtisë me pakicë në Ballkanin Perëndimor.Përveç “Neptun”, “Jumbo”, “Kiabi” dhe “Flying Tiger Copenhagen”, do t’i sjellim rajonit edhe disa marka të tjera. Gjithashtu, edhe për sa u përket qendrave tregtare do të kemi risi.Në afat të gjatë, fokusi mbetet tek industria e turizmit dhe ajo e zhvillimit të pasurive të paluajtshme përtej Shqipërisë duke u fokusuar në Austri, SHBA dhe Kanada.Kjo qasje na lejon të ndërtojmë portofol të ekuilibruar midis rritjes organike dhe zgjerimit nëpërmjet partneriteteve apo blerjeve. Si e shikoni në të ardhmen ekonominë shqiptare, teksa vendi po përparon drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian? Shqipëria përballet me sfida të ngjashme me vendet e tjera të rajonit, por integrimi në BE është një mundësi e madhe për të rritur qëndrueshmërinë dhe konkurrueshmërinë e ekonomisë.Elementi i rëndësishëm për vendin është pozicionimi strategjik.Çfarë do t’i ofrojmë ne tregut të Bashkimit Europian dhe çfarë do të përfitojmë ne prej tij? Këtyre dy pyetjeve duhet t’u jepet një përgjigje e qartë në nivel politikash dhe reformat të orientohen në këtë drejtim.Përparimi në këtë rrugë kërkon konsistencë rregullatore, parashikueshmëri dhe një orientim të qartë drejt sektorëve ku vendi ka avantazh krahasues. Si duhet të përshtaten sipërmarrjet për të ruajtur konkurrueshmërinë dhe çfarë shansesh mund të hapë anëtarësimi në BE?Anëtarësimi në BE do të sjellë konkurrencë më të fortë, por edhe më shumë mundësi për bizneset që arrijnë të përshtaten shpejt.Sipërmarrjet shqiptare duhet të fillojnë sa më parë të investojnë në inovacion, teknologji dhe kapitalin njerëzor, këto janë parakushte për të konkurruar në një treg më të madh e më të strukturuar.Brenda Grupit, prej kohësh po punojmë që të digjitalizojmë proceset kryesore dhe aktualisht po implementojmë projektet e para ku do të përdoret AI për t’i bërë ato më të shpejta dhe më efikase.Kjo filozofi, modernizimi i vazhdueshëm dhe fokusi te njerëzit, është mënyra më e mirë për ta kthyer integrimin në një motor zhvillimi afatgjatë. Ju po zgjeroheni vazhdimisht në rajon dhe Europë. Si do ta vlerësonit mjedisin për të bërë biznes në krahasim me vendet e tjera? Çfarë mund të përmirësohet?Mjedisi i biznesit në Shqipëri dhe në rajon ka bërë përparime, por në krahasim me vendet e BE-së dhe me SHBA-në mbetet ende punë për t’u bërë.Vendi ka potencial të madh për të tërhequr investime, veçanërisht në turizëm, energji dhe teknologji, por ky potencial do të materializohet plotësisht vetëm nëse adresohen disa çështje.Para së gjithash, kërkohet siguri ligjore dhe parashikueshmëri më e madhe për investitorët përmes mbrojtjes së të drejtave të pronës dhe zbatimit të ligjeve.Po aq e rëndësishme është ulja e burokracisë dhe thjeshtimi i proceseve administrative, sepse koha është kosto dhe ndikon drejtpërdrejt konkurrueshmërinë.Një tjetër element i rëndësishëm për investitorët është infrastruktura, si ajo fizike, ashtu edhe digjitale për të lidhur më mirë tregun vendas me tregjet e rajonit dhe të Europës. Së fundi, kapitali njerëzor mbetet çështje kyçe.Nga njëra anë, nevojitet liberalizim i mëtejshëm i tregut të punës për të tërhequr profesionistë që i duhen zhvillimit të sektorëve të ndryshëm dhe, nga ana tjetër, duhet më shumë investim në arsim dhe formim profesional, për të krijuar profilet që kërkon ekonomia moderne.Nëse këto prioritete adresohen me seriozitet, Shqipëria do të përmirësojë ndjeshëm konkurrueshmërinë dhe do të tërheqë investime cilësore në vitet që vijnë. Lexoni edhe:200 VIP-at e 2024-s; Në “kurthin” e punonjësve     Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Balfin hyn në tregun e Kosovës me “Just Fun Kosovo”

    Balfin hyn në tregun e Kosovës me “Just Fun Kosovo”

    Grupi shqiptar Balfin po zgjerohet edhe më tej në tregun e Kosovës. Grupi ka hyrë në partneritet me investitorë nga Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria për krijimin e ndërmarrjes së re “Just Fun Kosovo Sh.P.K.” në Prishtinë.Autoriteti i Konkurrencës i Republikës së Kosovës ka bërë të ditur se më 12 gusht 2025 ka pranuar një kërkesë për njoftim të përqendrimit lidhur me krijimin e ndërmarrjes së përbashkët “JUST FUN KOSOVO SH.P.K.” në Prishtinë.Kjo ndërmarrje e sapokrijuar është themeluar nga kompania Balfin B.V., PIAZ Investment DOO dhe biznesmeni Juljan Mane, në bazë të një marrëveshjeje për shitblerje të aksioneve mes palëve.Struktura aksionare e kompanisë “Just Fun Kosovo Sh.P.K.” është si vijon:• Balfin B.V. zotëron 55% të aksioneve (137,500 €)• PIAZ Investment DOO nga Shkupi zotëron 30% (75,000 €)• Juljan Mane zotëron 10% (25,000 €)• Steven Gordon Grunerud zotëron 5% (12,500 €)Kompania është regjistruar në zonën industriale të Prishtinës – Central Park, me numër unik identifikimi 812304608, ndërsa kapitali i saj fillestar arrin në 250 mijë euro.Balfin B.V., qëndron nën pronësinë e grupit BALFInganjë prej më të mëdhenjve në Shqipëri,të themeluar nga sipërmarrësi shqiptar Samir Mane, një prej figurave më të fuqishme të biznesit në rajon.Mane ka ndërtuar perandorinë e tij që nga vitet 1990, fillimisht me tregti elektronike dhe më pas duke e zgjeruar në fusha të shumta si pasuri të patundshme, bankë, turizëm, retail dhe miniera. Sot, Balfin është ndër grupet më të mëdha investuese private në Europën Juglindore, me projekte të rëndësishme në Shqipëri, Kosovë, Maqedoninë e Veriut, Greqi e më gjerë.Ndërkohë, PIAZ Investment DOO është kompani me bazë në Shkup, Maqedoninë e Veriut, ndërsa Juljan Mane është biznesmen i njohur shqiptar që gjithashtu merr pjesë si aksionar.“JUST FUN KOSOVO SH.P.K.” është regjistruar në zonën industriale të Prishtinës, Central Park, me numër unik identifikimi 812304608. Aktiviteti i saj do të jetë tregtia me pakicë dhe shumicë e produkteve të ndryshme.Me këtë hap, Balfin Group po konsolidon edhe më shumë praninë e tij në tregun e Kosovës, duke synuar që “JUST FUN KOSOVO” të bëhet një faktor i rëndësishëm në sektorin e shitjes me pakicë dhe shumicë.Njoftimi zyrtar i Autoritetit të Konkurrencës së KosovësAutoriteti i Konkurrencës i Republikës së Kosovës, me datë: 12.08.2025, me Nr. Protokolli: 390/25-11/H, ka pranuar kërkesën për Njoftim të Përqendrimit, përmes z. Blerim Prestreshi, Përfaqësues Ligjor, lidhur me krijimin e ndërmarrjes së përbashkët me funksion të plotë, “JUST FUN KOSOVO SH.P.K.”(ndërmarrje e sapokrijuar) nga Balfin B.V, PIAZ INVESTMENT DOO dhe Juljan Mane.Njoftimi për Përqendrim është i bazuar në Marrëveshjen për shitblerjen e aksioneve, të lidhur mes palëve.Balfin B.V., është një shoqëri me përgjegjësi të kufizuar, e themeluar sipas ligjeve të Holandës, me seli në Amsterdam, Locatellikade 1, 1076AZ, Holandë me numër të regjistrimit të biznesit: 66794064.PIAZ INVESTMENT DOO Skopje, një shoqëri me përgjegjësi të kufizuar, e themeluar sipas ligjeve të Republikës së Maqedonisë së Veriut, me seli në Rr. KACHANICKI PAT, nr. 56, Shkup-Butel, me numër të Regjistrimit të Biznesit: 7137931.JUST FUN KOSOVO SH.P.K,. me adresë, në Prishtinë, Zona Industriale, Central Park, Rr.”Ali Hadri”, me numër unik të Identifikimit: 812304608, aktiviteti i ndërmarrjes, është tregu me pakicë dhe shumicë i produkteve të ndryshme (ndërmarrja e sapokrijuar).Autoriteti, fton palët e interesuara të shprehin opinionet e tyre për transaksionin e njoftuar. Opinionet mund të dërgohen pranë Autoritetit të Konkurrencës së Republikës së Kosovës./ Fatos Shala  Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Balfin finalizon shitjen e “Fashion Group Albania” për 7.6 milionë euro

    Balfin finalizon shitjen e “Fashion Group Albania” për 7.6 milionë euro

    Grupi Balfin ka finalizuar këtë javë shitjen e kompanisë së tregtimit të veshjeve, Fashion Group Albania (FGA), te kompania nga Kosova, ALBI Holding.Sipas kontratës së nënshkruar mes palëve, vlera e transaksionit të shitblerjes ishte rreth 7.6 milionë euro. Në pjesën më të madhe, operacioni është financuar nga dy marrëveshje kredie me vlerë totale afërsisht 6.4 milionë euro, që kompania blerëse ka marrë nga banka e grupit Balfin, Tirana Bank.FGA ka për objekt kryesor aktiviteti importin dhe tregtimin e veshjeve dhe këpucëve, nëpërmjet rrjetit të saj të dyqaneve të markave ndërkombëtare Aldo, Carpisa, Cortefiel, Geox, Mango, Okaidi, Parfois, Prenatal, Springfield, Woman Secrets, brenda territorit të Shqipërisë.Shoqëria blerëse Albi Holding  është pjesë e Albi Group, që zotëron në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut rrjetin e dyqaneve të vmodës të markave ndërkombëtare si Celio, Chaussea, Okaidi, Mango, Springfield, Ozdilek, Geox, Gant, Timberland, Hugo Boss, Sportina Armani Exchange, Tom Tailor, XYZ, UGG, Plein Sport, Orsay, Dan John, Parfois, Boggi.Albi Holding zotërohet prej biznesmenëve nga Kosova Tahir Humolli, Sutki Humolli, Nexhat Humolli, Nehat Humolli dhe Betim Humolli.Deri më tani, Albi Group ka qenë e fokusuar në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut. Kjo blerje do t’i mundësojë hyrjen në tregun shqiptar me një infrastrukturë të gatshme dhe të konsoliduar.Sipas pasqyrave më të fundit financiare, në vitin 2024 FGA raportoi xhiro prej afërsisht 1.2 miliardë lekësh dhe një fitim para tatimit në vlerën 145 milionë lekëve.Për grupin Balfin, shitja e FGA është e dyta brenda këtij viti në portofolin e saj të retail. Në fund të muajit korrik, Balfin finalizoi edhe shitjen e Spar Albania tek kompania nga Kosova, Viva Fresh, për 36.4 milionë euro.Këto dy transaksione janë pjesë e një ristrukturimi që Balfin po bën në portofolin e saj të bizneseve të tregtisë me pakicë. Balfin ka arritur marrëveshjen për të shtrirë në Rajonin e Ballkanit Perëndimor rrjetin Flying Tiger Copenhagen, kompani daneze e shitjeve me pakicë, me një portofol produktesh të ngjashme me atë që tregtohen në rrjetin Jumbo.Në një operacion të ngjashëm, Balfin ka marrë edhe të drejtat eksluzive të markës franceze të veshjeve Kiabi, nëpërmjet kompanisë së saj të re, Western Balkans Fashion Group, të kontrolluar në ortakëri me dy nga menaxherët e grupit, Juljan Mane dhe Arsim Papraniku.Sipas drejtuesve të Balfin, operacionet e mësipërme janë të orientuara drejt ndërkombëtarizimit të bizneseve të shitjeve me pakicë të grupit.Balfin ngelet e pranishme në tregun e pajisjeve elektrike dhe elektroshtëpiake me kompaninë e saj më të hershme, Neptun, si edhe në tregun e shitjes së lodrave dhe pajisjeve shtëpiake dhe industriale, nëpërmjet Kid Zone (Jumbo). / E.ShehuKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Komunikimi në kushte të mungesës, Studim i UT me mbështetjen e AKKSHI dhe BALFIN

    Komunikimi në kushte të mungesës, Studim i UT me mbështetjen e AKKSHI dhe BALFIN

    Studimi i fundit i realizuar nga Universiteti i Tiranës, në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit (AKKSHI) dhe Grupin BALFIN, i paraqitur në emisionin e mëngjesit të Scan TV, evidenton ndikimin psikologjik dhe financiar të perceptimit të mungesës së produkteve tek konsumatorët.
    Në emision ishin të ftuar Prof. Asoc. Dr. Mirdaim Axhami nga Fakulteti i Ekonomisë në Universitetin e Tiranës dhe Prof. Asoc. Dr. Aulona Ulqinaku, Departamenti i Marketingut në LIUC Carlo Cattaneo, Milano, të cilët ndanë detajet e studimit.

    “Fokusi kryesor është se si bizneset duhet të komunikojnë në kushte mungese, për të mos ndikuar negativisht në mirëqenien psikologjike dhe financiare të konsumatorëve,” tha Axhami. Studimi analizoi sjelljen e konsumatorëve gjatë periudhave të mungesës, të nxitura kryesisht nga periudha e pandemisë dhe konflikti Rusi-Ukrainë.
    Teknologjia inovative e “eye tracking” u përdor për herë të parë në Shqipëri, në bashkëpunim me rrjetet e supermarketeve të Grupit BALFIN, për të analizuar drejtimin e vëmendjes së konsumatorëve kur ata përballen me mungesën e produkteve esenciale dhe jo-esenciale.

    Aulona Ulqinaku shpjegoi se kur mungon një produkt esencial si mielli ose vezët, konsumatori menjëherë kërkon alternativa të tjera. “Vëmendja e konsumatorit shkon menjëherë tek alternativat kur produkti është esencial, ndërsa për produktet jo-esenciale, ata mbeten besnikë ndaj markës së preferuar,” tha ajo.

    Një tjetër konstatim i rëndësishëm i studimit është roli i mediave në thellimin e panikut të konsumatorëve përmes mungesës së transparencës ose ekzagjerimit të situatës reale. “Komunikimi i pamjaftueshëm ose i pasaktë nga media ndikon negativisht tek gjendja psikologjike dhe sjellja e konsumatorëve, duke çuar në blerje impulsive dhe krijim mbetjesh ushqimore,” theksoi Axhami.

    Në bazë të studimit, ekspertët rekomandojnë që bizneset të komunikojnë në mënyrë transparente dhe të sigurojnë konsumatorin se situata është nën kontroll, duke ofruar zgjidhje dhe alternativa konkrete në momentet e mungesës reale të produkteve. Gjithashtu, ata kërkojnë që marketingu të shmangë krijimin artificial të perceptimit të mungesës, pasi kjo sjell pasoja negative në mirëqenien psikologjike dhe financiare të konsumatorit.

    Studimi është një shembull i qartë i bashkëpunimit efektiv ndërmjet akademisë, institucioneve publike dhe biznesit, duke kontribuar në përmirësimin e praktikave të biznesit dhe mbrojtjen e konsumatorit në tregun shqiptar.

  • Izraelitët e Big Shopping Centers do të hyjnë në Shqipëri, në partneritet me grupin BALFIN

    Izraelitët e Big Shopping Centers do të hyjnë në Shqipëri, në partneritet me grupin BALFIN

    Grupi i biznesit nga Izraeli, Big Shopping Centers, do të hyjë në tregun shqiptar, në një ndërmarrje të përbashkët me grupin shqiptar të biznesit Balfin. Izraelitët do të bëhen aksionarë në një nga sipërmarrjet më të reja të Balfin, kompaninë Retail Park Shkodra.Në muajin qershor, palët kanë njoftuar në Autoritetin e Konkurrencës për krjimin e shoqërisë së përbashkët CEE – BIG – BALFIN Holding Development, një shoqëri investuese, e themeluar sipas legjislacionit të Hungarisë dhe që zotërohet bashkërisht nga Balfin dhe CEE – BIG, me qëllim zhvillimin, pronësinë dhe administrimin e investimeve në parqe tregtare në Shqipëri.CEE – BIG B.V. është një shoqëri e regjistruar në Holandë, e themeluar sipas legjislacionit të Holandës dhe përfaqëson degën evropiane të grupit izraelit BIG Shopping Centers.BIG Shopping Centers është një kompani e listuar në bursën e Tel Avivit, me një vlerë neto prej afërsisht 3 miliardë eurosh. Grupi është i pranishëm në Europë nëpërmjet BIG Europë dhe filialeve të saj.Sipas informacionit në faqen e internetit të kompanisë, degët e BIG Europe dhe kompanitë simotra (kryesisht CEE-BIG dhe AFI Properties) zotërojnë dhe menaxhojnë një portofol prej afër 50 projektesh aktive në Evropën Qendrore-Lindore (parqe shitjeje me pakicë, qendra tregtare dhe parqe zyrash) dhe 10 ndërtesa të industrisë së lehtë në Francë.Përveç kësaj, portofoli i CEE përfshin 20 projekte shitjeje me pakicë dhe zyrash në ndërtim e sipër, dhe toka shtesë në fazat e hershme të zhvillimit, duke përfshirë energjinë e rinovueshme.BIG Europe themeloi selinë e saj të re evropiane në verën e vitit 2023, me qëllimin e qartë për të investuar kapital dhe për të rritur kompaninë.Fokusi i saj kryesor do të vazhdojë të jetë në tregjet e Europës Lindore.Shoqëria objekt i këtij transaksioni, Retail Park Shkodra ka si objekt aktiviteti parësor zhvillimin dhe dhënien me qira të hapësirave për shitje me pakicë dhe shërbime komerciale në një format të konceptuar si “retail park”.Parqet do të përbëhen nga njësi komerciale, të cilat do t’u jepen me qira operatorëve të pavarur të shitjes me pakicë, përmes marrëveshjeve të posaçme të qirasë.Retail Park Shkodra u themelua në muajin prill të këtij viti dhe aktualisht ka si aksioner të vetëm grupin Balfin, deri në finalizimin e transaksionit për kontrollin e përbashkët me CEE – BIG.Retail Park Shkodra është shoqëria e parë që do të kontrollohet nga CEE – BIG – BALFIN Holding Development Ltd. dhe përfaqëson projektin e parë konkret të zbatuar në kuadër të bashkëpunimit ndërmjet Balfin dhe BIG.Nga ana tjetër, grupi Balfin vazhdon ta ketë si pjesë të rëndësishëm të portofolit të saj zhvillimin dhe administrimin e pasurive të paluajtshme, kryesisht qendrave dhe parqeve tregtare dhe industriale.Aktualisht, Balfin zotëron qendrat tregtare QTU dhe TEG në Shqipëri, parkun e biznesit West Park në Korçë dhe qendrën e biznesit East Gate Mall në Shkup të Maqedonisë së Veriut, si edhe parqet logjistike Tirana Logistic Park në Tiranë dhe East Gate Business në Shkup. / E.ShehuKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • BALFIN shet edhe Fashion Group te rrjeti “homolog” nga Kosova

    BALFIN shet edhe Fashion Group te rrjeti “homolog” nga Kosova

    Grupi i biznesit BALFIN është drejt shitjes së dytë të kompanive të saj të tregtisë me pakicë brenda pak muajve.Autoriteti i Konkurrencës ka autorizuar shitjen e kompanisë Fashion Group Albania te kompania me kapital nga Kosova Albi Holding.Fashion Group Albania (FGA) ka për objekt aktiviteti importin dhe tregtimin e veshjeve dhe këpucëve. Shoqëria operon përmes rrjetit të saj të dyqaneve nën markën ndërkombëtare Aldo, Carpisa, Cortefiel, Geox, Mango, Okaidi, Parfois, Prenatal, Springfield, Woman Secrets, brenda territorit të Shqipërisë.FGA zotërohet në masën 100% nga grupi Balfin i biznesmenit shqiptar Samir Mane.Shoqëria blerëse Albi Holding është një shoqëri me përgjegjësi të kufizuar me objekt aktiviteti pjesëmarrjen, menaxhimin, ndjekjen dhe kontrollin e kuotave dhe aksioneve në pronësinë e shoqërive ku është ortake.Ajo është pjesë e Albi Group, i themeluar në Kosovë, i cili zotëron rrjetin e dyqaneve me produkte të modës që operon në Kosovë dhe rajon, duke përfaqësuar markat ndërkombëtare si: Celio, Chaussea, Okaidi, Mango, Springfield, Ozdilek, Geox, Gant, Timberland, Hugo Boss, Sportina Armani Exchange, Tom Tailor, XYZ, UGG, Plein Sport, Orsay, Dan John, Parfois, Boggi.Albi Holding zotërohet prej biznesmenëve nga Kosova Tahir Humolli, Sutki Humolli, Nexhat Humolli, Nehat Humolli dhe Betim Humolli.Deri më tani, Albi Group ka qenë e fokusuar në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut. Kjo blerje do t’i mundësojë hyrjen në tregun shqiptar me një infrastrukturë të gatshme dhe të konsoliduar.Edhe pse shoqëritë Albi Holding, si pjesë e Albi Group, dhe FGA operojnë në të njëjtin treg përkatës produkti, Komisioni i Konkurrencës ka vlerësuar se transaksioni nuk do të sjellë ndryshime të strukturës së tregut në Shqipëri pasi Albi Group është aktive vetëm në Kosovë, në tregun e shitjes me pakicë të produkteve tekstile dhe të modës, përfshirë veshjet, këpucët dhe aksesorët, ndërsa FGA është aktiv vetëm në Shqipëri.Përqendrimi nuk do të krijojë mbivendosje ose marrëdhënie të rrjedhës së sipërme apo të poshtme midis aktiviteteve të palëve në nivel kombëtar dhe për këto arsye, transaksioni i synuar nuk do të sjellë ndryshime në tregun shqiptar.Për sa më sipër, Autoriteti i Konkurrencës ka arritur në përfundimin se ky përqendrim nuk shfaq shenja të kufizimit të konkurrencës në treg ose në një pjesë të tij në veçanti, si rezultat i krijimit ose forcimit të pozitës dominuese.Sipas pasqyrave më të fundit financiare, në vitin 2023, FGA raportoi xhiro prej afërsisht 1.1 miliardë lekësh dhe një fitim para tatimit në vlerën 116 milionë lekëve.Shitja e pritshme e FGA është e dyta e njoftuar nga grupi Balfin këtë vit, pas asaj të Spar Albania, te kompania nga Kosova Viva Fresh.Këto dy transaksione shënojnë një tërheqje të pjesshme të Balfin prej tregut të shitjeve me pakicë në Shqipëri.Balfin ngelet gjithsesi e pranishme në tregun e pajisjeve elektrike dhe elektroshtëpiake me kompaninë e saj më të hershme, Neptun, si edhe në tregun e shitjes së lodrave dhe pajisjeve shtëpiake dhe industriale, nëpërmjet Kid Zone (Jumbo).Ndërkohë, në qershor Balfin njoftoi se ka arritur marrëvehsjen për të shtrirë në Rajonin e Ballkanit Perëndimor rrjetin Flying Tiger Copenhagen, kompani daneze e shitjeve me pakicë, me një portofol produktesh të ngjashme me atë që tregtohen në rrjetin Jumbo.  Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.