Tag: baletit

  • “Nuk më kishte ndodhur kurrë në 25 vite”/ Sopranoja Eva Golemi reagon pas incidentit në TKOB: Jam ende e tronditur

    “Nuk më kishte ndodhur kurrë në 25 vite”/ Sopranoja Eva Golemi reagon pas incidentit në TKOB: Jam ende e tronditur

    Sopranoja Eva Golemi ka reaguar pas incidentit të pazakontë që i ndodhi mbrëmjen e 26 shtatorit, në premierën e “La Traviatës”, ku u rrëzua në skenën e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit.

    Ngjarja ndodhi në skenën finale të operës kur Golemi në rolin e Violetës duhet të binte në krahët e Alfredos, rol që luhej nga tenori Mario Rojas, por ky i fundit dështoi në realizimin e skenës. Rojas ndodhej disa metër larg Golemit, duke e lënë sopranon të rrëzohet në tokë.

    Menjëherë pas incidentit, stafi i Teatrit të Operës dhe Baletit njoftoi ambulancën për të siguruar ndihmë mjekësore dhe artistja u dërgua në spital për ekzaminime të detajuara.

    Golemi u shpreh për ‘Top Channel’ se është në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa mjekët i kanë sugjeruar 10 ditë pushim për t’u rikuperuar plotësisht.

    “Kam 25 vite që luaj këtë rol jo vetëm këtu, por në të gjithë botën, një incident i tillë nuk më kishte ndodhur kurrë më parë. Ngjarja mund të kishte qenë më e rëndë nëse do të dëmtoja kokën. Jam ende e tronditur nga ngjarje”, tha sopranoja që e cilësoi mungesë profesionalizmi veprimin e tenorit meksikan.

    Në katër netët e shfaqjes, me tre kaste të ndryshme, në operën me produksion të mjeshtrit me famë botërore Hugo de Ana ishte planifikuar që Golemi të ishte në rolin e Violetës edhe në natën finale më 29 shtator, por pas incidentin dhe pritet që TKOB të njoftojë se kush do ta zëvendësojë në skenë.

    Prej gati tre dekadash, Eva Golemi është soprano e parë e Operës dhe Baletit, ku ka interpretuar qindra role, por Violetta e “La Traviatta-s” ishte ndër rolet e preferuara të saj, të cilin e ka sjellë mbi 70 herë në skenë.

  • TKOB reagon pas incidentit me sopranon Eva Golemi

    TKOB reagon pas incidentit me sopranon Eva Golemi

    Eva Golemi

    TIRANE- Teatri Kombëtar i Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor ka dhënë një reagim publik pas incidentit që ndodhi në premierën e “La Traviata”-s, ku sopranoja Eva Golemi u rrëzua në skenë dhe u dërgua në spital për kontrolle.
    Në komunikatën zyrtare theksohet se artistja ndodhet në proces rikuperimi dhe gjendja e saj shëndetësore është e qëndrueshme, pa pasoja serioze. Sipas TKOB, falë ndërhyrjes së menjëhershme të stafit artistik dhe administrativ, situata u menaxhua me kujdes dhe profesionalizëm.
    REAGIMI I TKOB:
    Teatri Kombëtar i Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor informon publikun e nderuar se gjatë natës së parë të shfaqjes së operës La Traviata, sopranoja e mirënjohur Eva Golemi pati një incident në skenë, në momentet e fundit të shfaqjes.
    Falë reagimit të menjëhershëm të stafit artistik dhe administrativ, situata u menaxhua me kujdes dhe profesionalizëm. Znj. Golemi ndodhet aktualisht në proces rikuperimi dhe fatmirësisht gjendja e saj shëndetësore është e qëndrueshme, pa pasoja serioze.
    TKOBAP shpreh mirënjohje për publikun, i cili me duartrokitjet dhe mbështetjen e tij tregoi respekt dhe dashuri për artistët tanë.
    Shfaqjet tona do të vijojnë sipas programit të parashikuar. I urojmë znj. Eva Golemi shërim të shpejtë dhe rikthim të shëndetshëm e sa më të afërt në skenë.
    Incidenti ndodhi gjatë premierës së operës “La Traviata”, mbrëmjen e 26 shtatorit në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit. Në skenën e fundit, ku personazhi i Violetës bie në krahët e Alfredos, tenori meksikan Mario Rojas nuk arriti ta realizonte momentin e parashikuar, duke qëndruar disa metra larg saj. Për pasojë, Golemi u rrëzua në skenë dhe u transportua menjëherë në spital për kontrolle mjekësore./ZËRI

  • “Jam ende e tronditur, nuk më kishte ndodhur kurrë në 25 vite”/ Sopranoja Eva Golemi reagon për Top Channel pas incidentit në TKOB

    “Jam ende e tronditur, nuk më kishte ndodhur kurrë në 25 vite”/ Sopranoja Eva Golemi reagon për Top Channel pas incidentit në TKOB

    Një incident i pazakontë ndodhi mbrëmjen e 26 shtatorit, në premierën e “La Traviatës”, kur sopranoja Eva Golemi u rrëzua në skenën e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit.

    Ngjarja ndodhi në skenën finale të operës kur Eva Golemi në rolin e Violetës duhet të binte në krahët e Alfredos, rol që luhej nga tenori Mario Rojas, por ky i fundit dështoi në realizimin e skenës. Rojas ndodhej disa metër larg Golemit, duke e lënë sopranon të rrëzohet në tokë.
    Menjëherë pas incidentit, stafi i Teatrit të Operës dhe Baletit njoftoi ambulancën për të siguruar ndihmë mjekësore dhe artistja u dërgua në spital për ekzaminime të detajuara.
    E kontaktuar nga gazetarja e Top Channel, Sara Hila, Golemi u shpreh se është në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa mjekët i kanë sugjeruar 10 ditë pushim për t’u rikuperuar plotësisht. “Kam 25 vite që luaj këtë rol jo vetëm këtu, por në të gjithë botën, një incident i tillë nuk më kishte ndodhur kurrë më parë. Ngjarja mund të kishte qenë më e rëndë nëse do të dëmtoja kokën. Jam ende e tronditur nga ngjarje”, tha sopranoja që e cilësoi mungesë profesionalizmi veprimin e tenorit meksikan.
    Në katër netët e shfaqjes, me tre kaste të ndryshme, në operën me produksion të mjeshtrit me famë botërore Hugo de Ana ishte planifikuar që Golemi të ishte në rolin e Violetës edhe në natën finale më 29 shtator, por pas incidentin dhe pritet që TKOB të njoftojë se kush do ta zëvendësojë në skenë.
    Prej gati tre dekadash, Eva Golemi është soprano e parë e Operës dhe Baletit, ku ka interpretuar qindra role, por Violetta e “La Traviatta-s” ishte ndër rolet e preferuara të saj, të cilin e ka sjellë mbi 70 herë në skenë.

    Top Channel

  • Video/ Incident në Teatrin e Operës dhe Baletit, momenti kur tenori meksikan “lë në baltë” sopranon Eva Golemi që rrëzohet në tokë

    Video/ Incident në Teatrin e Operës dhe Baletit, momenti kur tenori meksikan “lë në baltë” sopranon Eva Golemi që rrëzohet në tokë

    Një episod i papritur ka ndodhur mbrëmjen e premierës së operës “La Traviata” në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit, ku sopranoja e njohur Eva Golemi është rrëzuar në skenën finale të shfaqjes.

    Rënia ndodhi në momentin dramatik të skenës ku personazhi i Violetës ndërron jetë në duart e Alfredos.
    Sikurse duket në pamje, në momentin final kur Violeta duhet të bjerë në krahët e Alfredos, sopranoja Eva Golemi rrëzohet në tokë, pasi tenori Mario Rojas tregon mungesë profesionalizmi, duke mos vepruar në kohë.

    Menjëherë pas incidentit, stafi i teatrit thirri ambulancën për të siguruar ndihmë mjekësore, duke shmangur rrezikun për ndonjë dëmtim të mundshëm fizik. Eva Golemi u dërgua në spital për ekzaminime të detajuara.
    Mjekët i kanë sugjeruar sopranos të qetësohet dhe për pasojë, ajo do të mungojë në shfaqjen e së hënës në mbrëmje dhe roli i Violotës do të interpretohet nga një soprano tjetër. Eva Golemi është në gjendje të mirë shëndetësore, por do të marrë kohën e nevojshme për t’u rikuperuar plotësisht e për t’u rikthyer më pas në skenë.
    “La Traviata” është një nga operat më të interpretuara në botë dhe historia e saj bazohet në një personazh real.
    Violetta Valéry është frymëzuar nga Marie Duplessis, kurtizane franceze dhe dashuria e madhe e shkrimtarit Alexandre Dumas i riu, i cili shkroi romanin e famshëm La Dame aux camélias.

    Top Channel

  • TKOB gati për sezonin e ri! Kalendar i pasur artistik me premiera dhe rivënie në skenë

    TKOB gati për sezonin e ri! Kalendar i pasur artistik me premiera dhe rivënie në skenë

    NGA TEA SADIKU
    Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit vjen këtë vjeshtë me një kalendar të pasur artistik ku nuk do të mungojnë premierat, rivëniet si dhe bashkëpunimet e reja. Përmes kësaj axhende të ngjeshur ku nuk do të mungojnë emrat e afirmuar të skenës, TKOB synon t’i afrojë më shumë të rinjtë me skenën dhe të forcojë komunikimin me spektatorët në të gjithë vendin.
    “Kemi një seri koncertesh simfonikë, ku do të veçoja disa prej tyre, duke nisur me atë që sapo fola me violinistin Giuseppe Gibboni. Një nga koncertet që do të mirëpritet do të jetë koncerti Beethovenit me violinistin Jonian Kadesha”, tha Aulon Naçi, drejtor i TKOB.

    Në një skenë madhështore e kostumografi që të çon në Parisin e fundshekullit të XX-të, trupa artistike do të dhurojë për katër netë tingujt verdian përmes shfaqjes “La Traviata”. vepër e cila çel siparin e këtij sezoni artistik.
    “Është hera e parë që vij në Shqipëri, kam punuar shumë me orkestrën, korin, ansamblin e solistëve në këtë teatër, mezi pres t’i paraqesim publikut shqiptar një produkt të kuruar dhe të bërë me shume pasion”, u shpreh Francesco Ommassini, dirigjent.
    Nuk do të mungojnë as shfaqjet e Baletit si dhe Ansamblit Popullor nën drejtimin e Eni Blloshmit, zhvillohet edicioni i katërt i International Dance Festival, ku spikat një homazh për muzikën e Ennio Morricones dhe rikthimi i baletit të fundvitit, “Arrëthyesi”.
    “Kemi fatin që këtë vit, që këtu në Teatrin e Operas t’a hapim festivalin me trupin e baletit. Në fund të dhjetorit kemi “Arrëthyesin”. U munduam të bëjmë më shumë shfaqje këtë vit nga kërkesat e shumta nga publiku, nga suksesi i madh që kishim nëpër botë, vitin që kaloi”, u shpreh Eni Blloshmi, koreograf
    “Kalendari ynë, nga shtatori deri në dhjetor, në përmbyllje të gjithë sezonit është le të themi i larmishëm. Para që do të pasojë është aktiviteti dhe turneu i Ansamblit që do të vijë dhe pak ditë në Italinë e veriut”, deklaroi Sokol Marsi, drejtor artisik i Ansamblit.
    Perdet e skenës së Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit do të hapen thuajse çdo fundjavë për publikun, përmes shfaqjeve të larmishme që do të interpretohen përgjatë këtyre muajve deri në fund të vitit.
    /vizionplus.tv

  • Llaqi Nako: Veprat me karakter kombëtar duhet të rivihen në skenë, sepse përbëjnë identitetin tonë

    Llaqi Nako: Veprat me karakter kombëtar duhet të rivihen në skenë, sepse përbëjnë identitetin tonë

    Mjeshtri i baletit Llaqi Nako me debutime në veprat më të njohura ka një aktivitet të pasur artistik. Llaqi Nako e nisi punën në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit, duke debutuar në balete si “Françeska Da Rimni”, “Petja dhe Ujku”, “Bijtë e Peshkatarit”, “Halili dhe Hajria”, “Cuca e Maleve”, “Shota dhe Azem Galica”, “Lumi i Vdekur”, “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, etj. Në intervistën për gazetën “SOT” mjeshtri i baletit Llaqi Nako vjen me një rrëfim jo vetëm për skenën, por dhe për librat e tij. “Rikthimi” është libri më i fundit që mban emrin e Llaqi Nakos, për të cilin tregon se shkrimi i tij është frymëzuar nga një ngjarje e vërtetë që ka ndodhur dekada më parë, madje sipas tij është një roman që mund të bëhet dhe një film mjaft interesant.
    Mjeshtri i baletit Llaqi Nako një ndër artistët e vlerësuar të artit shqiptar më 25 korrik festoi dhe 80-vjetorin e tij. Në vijim një aktivitet pritet të zhvillohet për mjeshtrin e baletit Llaqi Nako, ku pjesë do të jetë dhe promovim i librave të tij. Llaqi Nako është një nga emrat që lidhet ngushtë me fillesat dhe historinë e trupës së baletit të Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit. Por ndërsa ndalet mbi atë që sheh sot te trupa e jonë e baletit, mjeshtri Llaqi Nako thekson dhe rëndësinë që kanë veprat shqiptare në skenë. Ai thotë se ato duhet të rivihen në skenë, sepse përbëjnë identitetin tonë.  Ai ka marrë pjesë në një sërë numrash koncertorë të autorëve tanë dhe të huaj. Debutimet e tij jashtë vendit kanë sjellë gjithnjë një interes dhe kanë folur për arritjet e tij në këtë fushë të artit. Në aktivitetin e tij mjeshtri i baletit Llaqi Nako solli vitet e fundit dhe shfaqjen “Katedralja e Parisit”, një vepër nga Victor Hygo në arenën e Cirkut Kombëtar.
    -“Rikthimi” një tjetër libër nga ju. Si autor keni treguar se për të shkruar këtë roman ju jeni frymëzuar nga një histori e vërtetë dekada më parë. Çfarë mund të na thoni më shumë mbi këtë roman, që ju e sillini për lexuesit?
    “Rikthimi” është vjetërsuar si kohë, sepse rastësisht dikur një shoku im më tregoi, që i babai i tij në Shkodër para luftës u njoh me një italiane në një kolegj françeskan dhe u dashurua me të. Feja e ndalonte, por ajo i hodhi të gjitha për hir të dashurisë. U martuan dhe lindi djali. Filloi lufta dhe ai më tregonte se e ëma kishte kërkuar, që të shkojë në shtëpi në Itali. Ajo e la djalin këtu e do të kthehej dhe në këto rrethana u largua, por nuk u kthye më, sepse u çlirua Shqipëria dhe kufijtë u mbyllën. Ai tregon se e ëma mbeti në Itali dhe ai u rrit pa nënën, të cilën e ka njohur kur ndërroi sistemi në vendin tonë dhe ajo kishte krijuar një familje tjetër.
    Këtë histori që më tregoi shoku im unë e futa në laboratorin tim dhe kam punuar dy muaj me radhë natën. Në fund fare më krijoi gjendje shumë të mirë, e printoj dhe i them shokut tim lexoje këtë tekst. Unë ia lashë atij atë tekst, por e kisha dhe vetë në kompjuter. Kur kishin kaluar 10 vjet e mora e lexova dhe më pëlqeu. Unë nisa ta përpunoj tekstin, duke forcuar personazhet dhe ia dërgoj një mikut tim që  është i fushës së letrave dhe që e pëlqeu, sepse ka personazhe interesante, ka karaktere të fuqishme, ka dhe shtrirje të madhe gjeografike kur zhvillohet ngjarja, sepse zhvillohet në Shkodër, Tiranë, Itali, në ish Bashkimin Sovjetik dhe personazhet që janë ndarë 17-18 vjeç janë ribashkuar pas 50 vitesh. Ka skena të dashurisë, por ka dhe intriga, etj, madje dikush më tha që ky roman bëhet film shumë interesant.
    -Pas disa javësh pritet të bëhet dhe një aktivitet në Universitetin e Arteve për ju. A do kemi një promovim të librave tuaj?
    Librat që kam shkruar do të përfshihen edhe në këtë aktivitet. Një roman tjetër nga unë quhet “Mëkatarët” dhe ka një temë që mbetet gjithmonë aktuale, ashtu siç mbetet aktuale dhe tema e familjes brenda së cilës është dashuria. Këtë tematikë ka romani, por linjat që hapen brenda dhe mënyra e trajtimit e kam vënë në një plan disi specifik. Ndërkohë në aktivitetin që pritet të zhvillohet në muajin tetor për mua do jetë dhe promovimi i një novele, që është shkruar brenda dhjetë ditësh. Kam marrë spunton vetëm nga një mesazh i dërguar gabim, që ma tha një shoku im në një bisedë dhe më intrigoi si fakt, si rrethanë dhe kam pasur lloj- lloj linjash që ta përdorja si lajmotiv këtë fakt dhe e gjeta. Kur e kam shkruar, sipas një mikut tim që është në fushën e kritikës letrare ai u bë shumë tifoz dhe më tha është risi, jo në tematikë, por në këndvështrim, mesazhi që përcjell, si dhe çfarë mund të marrin brezat e sotëm që janë për fat të keq breza të Facebook.
    -Meqë po flasim për librat dhe të rinjtë sot herë pas here është ngritur edhe shqetësimi për një rënie të leximit. Ju si e shikoni këtë?
    Nuk jam kundër teknologjisë e zhvillimeve, por që për mua libri për lexuesin është si bibla për besimtarët. Jo në kuptimin fetar, por në kuptimin e pasurimit të mendjes, të shpirtit, sepse të dyja janë në marrëdhënie me njëra-tjetrën. Shpirti ushqen mendjen dhe mendja i krijon hapësira shpirtit.  Unë shoh skena të çuditshme me brezin e ri, por që ti flasësh sot brezit të ri për librin, ai përgjigje me një ohu. Kur isha në moshën 17 vjeç hyri radio në shtëpinë time dhe kishim një radio sovjetike. Ne aty dëgjonim programe, ku kishte dhe letrare. Ajo që çfarë mua dhe brezit tim na ka pasuruar në atë kohë ka qenë libri. Kam pasur fatin që jam edukuar me letërsinë ruse, që është e jashtëzakonshme, me autorë të jashtëzakonshëm, me ndikim global. Po përmend një autor, si Maksim Gorki, ku librat e tij janë qarkulluar në gjithë botën dhe ai thoshte midis të tjerash që “çdo libër që unë lexoj është një dritare, që hapet nga e cila shikojmë botën”. Kurse brezi i sotshëm për mua është me dritare mbyllur. Kur është dritarja e mbyllur edhe mendja është e mbyllur.
    -Në vijim të krijimtarisë suaj, a po përgatisni diçka tjetër për botim?
    Vajza ime është e interesuar për vitet e para të jetës sime, si kam shkuar në shkollë, si u formova si artist, etj, dhe më thotë babi shkruaj se kanë vlerë.
    -Koreograf dhe balerin i njohur në aktivitetin tuaj artistik ndër vite dhe me vlerësime për çfarë keni sjellë në skenë. Por nëse flasim për skenën, si i kujtoni fillimet tuaja?
    Në skenë kur jam ngjitur për herë të parë ka qenë te kinemaja “Brigada”. Aty ku sot është selia e Partisë Socialiste. Kur ne erdhëm nga Tropoja si fëmijë ushtarakësh u futëm në rrethe artistike për fëmijët dhe hyra tek rrethi aktorëve në fillim. Por theksi im verior nuk më lejonte, që unë t’i artikuloja fjalët si duhej dhe mesazhi nuk përcillej qartë. Prej aty kalova në balet dhe lëvizja e parë ka qenë e valles së Zerqanit. Ne përgatiteshim dhe kemi bërë shfaqjen e parë te kinema “Brigada”. Më tej shoh te gazetat te rubrika njoftime për pranime për shkollën koreografike. Kur shkova për regjistrimin te shkolla që ndodhej aty ku është sot Universiteti i Arteve, atë kohë isha vetëm 11 vjeç.
    –  Sa i keni ndjekur shfaqjet e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit këto vite?
    Ka mendime dhe opinione nga më të ndryshmet. Unë vetë për disa motive, që nuk janë thjesht personale mund të kem disa vite, që nuk i kam parë shfaqjet atje. Por këto ditë kam qenë me drejtorin artistik të baletit Edi Blloshmi dhe kam bërë një bisedë shumë vlerësuese me të. Ai vjen nga një eksperiencë shumë e plotë si në Kanada edhe në Francë dhe atë përvojë po e sjell në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit.
    -Ju jeni dhe një nga emrat që lidhet ngushtë me fillesat dhe historinë e trupës së baletit të Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit. Si e shikon sot trupën e baletit?
    Kjo trupë baleti sot në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit nuk mund të krahasohet me trupën në faza të ndryshme të biografisë së saj artistike dhe profesionale. Kjo sepse vetë zhvillimi, repertori që lëvrohet ka ekzigjenca dhe këto ekzigjenca artistike sa vijnë dhe forcohen dhe fakti që këtu vijnë autorë të mëdhenj, koreografë me zë, fakti që këtu vjen Angelin Preljocaj, nëse do ishte trupa me nivel kompromentues nuk të vinte. E mira nuk ka fund asnjëherë.
    Por unë mbase shumë shpejt mund të shkoj të asistoj në prova në studio dhe mund të kem tjetër opinion, mbase nëse kanë interes mund t’i tregoj ndonjë përvojë, kjo thjesht për të dëshmuar që nëse ata janë aty ku janë sot kanë kaluar breza në breza, ku në themel të atyre brezave, një te ato gurët e atyre themeleve mund të jem dhe unë që ata nuk na njohin. Nuk njohin të rinjtë sot Panajot Kanaçin, Agron Alinë jo më të njohin Llaqi Nakon. Mundoj se në institucione krahas punës profesionale mund të organizohen dhe aktivitete, simpoziume, ka forma nga më të larmishmet. Më erdh mirë që Edi Blloshmi më tha, që mund të shkoja për të asistuar në prova.
    -Në skenë vihen vepra të huaja dhe shqiptare gjatë aktivitetit artistik. Por artistë të ndryshëm shprehen se duhet të kemi edhe më shumë vepra shqiptare në skenë. Çfarë ndodh sipas jush?
    Çdo kohë ka vulën e vet në krijimtari. Në kohën që ka qenë brezi im ishte në plan të parë kërcimi i krijimtarisë me karakter kombëtar dhe u vunë veprat e tilla në skenë. U vunë vepra me karakter historik, etj, paçka se prej tyre kishte vepra profesionalisht të qëndrueshme që i kanë rezistuar kohës si “Halili dhe Hajria” apo dhe “Cuca e Maleve”, “Shota dhe Azem Galica”, “Fatosi partizan”, etj, vinin pak skematike, por që gjithsesi ato krijuan dhe forcuan identitetin e veprave të teatrit dhe të artit kombëtar shqiptar. Sot ne nuk e çudisin dot botën me “Zhizel”, “Don Kishoti”, “Liqeni i Mjelmave”, etj, por ne mund të tërheqim vëmendjen sikundër e kemi tërhequr me vepra shqiptare.
    Sepse publiku shikon që nga leksiku koreografik që përdoret, skenografia, kostumografia, etj, që kanë një identitet tjetër. Paçka se dhe gjuha mbështetet te leksiku popullor, por e kam realizuar dhe zhvilluar në leksikun tradicional të koreografisë botërore. Por dhe sot e kësaj dite mund të bëhet, sepse mund të mbeten në fondin e artë të kulturës koreografike popullore shqiptare, të gjuhës dhe imazhit të përgjithshëm. Veprat shqiptare të rivihen në skenë, sepse është identitet. Rivënë herë pas here me raste të veçanta “Halili dhe Hajria”, e japin njëherë dhe e fusin sërish në arkiv. Por mund të ketë dhe vepra shqiptare para 1990, që mund të jetën në repertorin aktiv të TKOB-së.
    Intervistoi: Julia Vrapi
     
     
     

  • Ndarja nga jeta e Dhimitër Anagnostit/ Homazhet në nder të regjisorit mbahen nesër në Teatrin e Operës dhe Baletit

    Ndarja nga jeta e Dhimitër Anagnostit/ Homazhet në nder të regjisorit mbahen nesër në Teatrin e Operës dhe Baletit

    Homazhet në nder të regjisorit Dhimitër Anagnosti do të zhvillohen të marten datë 02 shtator në Hollin e Teatrit të Operës dhe Baletit, ora 10.00 – 13.00.

    “Homazhet per Dhimitër Anagnostin do te zhvillohen te marten date 02 shtator ne Hollin e Teatrit te Operes dhe Baletit, ora 10.00 – 13.00”, ka shkruar e bija Juna Anagnosti.
    Regjisori i shquar shqiptar Dhimitër Anagnosti mbylli sytë përgjithmonë në moshën 89-vjeçare.
    Lajmin e hidhur e ka bërë publik vajza e tij, Juna Anagnosti përmes një postimi në rrjete sociale.
    “Lamtumirë Dhimitër Anagnosti, regjisori i jetes sone! Pas nje lëngimi te gjate ju binde ligjit te jetes! Lamtumirë babush!”, ka shkruar ajo.
    Dhimitër Anagnosti lindi në Vuno më 23 janar 1936 është një nga regjisorët shqiptarë më të rëndësishëm të shekullit XX.
    Shkollën fillore e kreu në fshatin e lindjes dhe shkollën unike dhe të mesme të përgjithshme i kreu në Vlorë. Më 1954 – 1960 ndoqi Institutin Kinematografik “VGIK” të Moskës, ku u diplomua për kinooperator.
    Së bashku me Viktor Gjikën xhiruan si punë diplome filmin “Njeriu kurrë nuk vdes”, një ekranizim i tregimit të Ernest Heminguejt, i cili u vlerësua me Çmimin e Parë në Festivalin Botëror të Shkollave Kinematografike, që u zhvillua në Holandë më 1961.
    Filloi punë si operator në Kinostudion “Shqipëria e re” në 1961, me filmin “Debatik” (1961) e më pas me filmin “Toka jonë” (1964). Xhiroi edhe të parin film dokumentar me ngjyra “Gurët dekorativë”.
    Filmin e parë si regjisor e realizoi në vitin 1966, së bashku me Viktor Gjikën, “Komisari i dritës” dhe një vit më vonë i vetëm si regjisor filmin “Dueli i heshtur”.
    Në karrierën e tij 40-vjeçare ka realizuar 14 filma artistikë, 10 filma dokumentarë, ka fituar mjaft çmime në konkurse të ndryshme kombëtare e ndërkombëtare. Është autor i 15 skenarëve dhe pothuajse në të gjithë filmat e tij skenarin e ka shkruar vetë.
    Anagnosti ishte njeriu i mendimit të lirë, këmbëngulës në mbrojtjen e pikëpamjeve të tij, me një kurajë qytetare, e cila e ka vënë shpesh në shënjestër të mediokërve.
    Për cilësitë e tij të rralla artistike, si dhe për veprat e tij dinjitoze është nderuar me titullin “Artist i Popullit”, 1987 dhe me kupën e karrierës në Festivalin e 10të Filmit Shqiptar. Viti 1991 e gjen të impenjuar në lëvizjen demokratike për pluralizmin në Shqipëri, motiv për të cilin zgjidhet edhe deputet i Partisë Demokratike në Kuvendin e Shqipërisë (1991-1996). Në 12 prill 1992 u emërua ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, post të cilin e mbajti deri në 4 dhjetor 1994, ku dha dorëheqjen.
    Anagnosti ishte ideator dhe kryetar i Fondacionit për Artin dhe Kulturën “Fan Noli”, duke mbështetur intelektualët më aktivë, duke u impenjuar në forcimin e kulturës shqiptare në vend e në botë.
    Në vitin 2001 shkroi, dhe vuri në skenë në Teatrin Kombëtar dramën e vetme “Nata e trokitjeve në xham”. Ndërsa në vitin 2005 korri sukses me filmin e tij më të fundit “Gjoleka, djali i Abazit”, film i nderuar me dy çmime ndërkombëtare në Itali.
    Anagnosti ishte i martuar me aktoren e mirënjohur të skenës dhe ekranit shqiptar, “Artisten e Merituar” Roza Anagnosti.

    Top Channel

  • “Kur ndjenjat marrin zë” rikthen Ermonela Jahon në TKOB, një udhëtim i rrallë muzikor me kryevepra botërore

    “Kur ndjenjat marrin zë” rikthen Ermonela Jahon në TKOB, një udhëtim i rrallë muzikor me kryevepra botërore

    Nga Julia Vrapi
    “Kur ndjenjat marrin zë” rikthen sopranon e mirënjohur shqiptare Ermonela Jaho në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit. Një mbrëmje muzikore, që do të sjellë për publikun kryevepra botërore. Sopranoja e mirënjohur shqiptare Ermonela Jaho, vjen në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit për të dhuruar për publikun shqiptar një mbrëmje të paharrueshme më 17 shtator. Teatri i Operës shprehet se në këtë mbrëmje shtatori publiku i pranishëm do të përjetojë një udhëtim të radhë muzikor. “Në këtë natë plot ndjenja dhe emocione, ajo kthehet jo vetëm si një artiste e jashtëzakonshme, por edhe si simbol krenarie për artin dhe kulturën shqiptare. Nën dirigjimin e maestro Fabrizio Maria Carminati, njëkohësisht dhe drejtor artistik i Teatro “Massimo Bellini” në Catania, me korin dhe orkestrën e TKOBAP-së, publiku do të përjetojë një udhëtim të rrallë muzikor me kryevepra botërore nga Verdi, Bellini, Donizetti, Puccini, Cilea e të tjerë”, shprehet Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit, ku edhe vetë sopranoja e mirënjohur e ka ndarë në faqen e saj njoftimin për koncertin “Kur ndjenjat marrin zë” me kryevepra botërore. Në këtë koncert dirigjent kori do të jetë Dritan Lumshi. Ky koncert që do të jetë më 17 shtator shënon edhe rikthimin e artistes Jaho në TKOB një vit pas koncertit të fundit. Koncerti i mbrëmjes së 4 gushtit  2024 solli në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit sopranon shqiptare me famë ndërkombëtare Ermonela Jaho, si dhe tenorin amerikan Charles Castronovo. Me një aktivitet të vlerësuar në skenat botërore, sopranoja Ermonela Jaho erdhi në këtë koncert me një program të pasur muzikor për publikun shoqëruar me orkestrën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit.
    Koncerti në sezonin artistik
    Në prag të sezonit të ri artistik që po nis në institucionet e artit dhe kulturës në vend, Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit po bën me dije dhe koncerte dhe shfaqjet e para, ku i pari do të jetë koncerti që rikthen në skenë sopranon shqiptare me famë ndërkombëtare Ermonela Jaho. Në aktivitetin e saj ndër vite, sopranoja Ermonela Jaho ka fituar shumë konkurse ndërkombëtare, përfshirë konkursin Giacomo Puccini në Milano, Itali 1997, Konkursin Ndërkombëtar Spontini në Ancona, Itali 1998, Zandonai në Rovereto, Itali 1999 dhe Çmimin e këngëtarit më të mirë të vokalit operistik në Festivalin e Wexford, 2000. Ajo ka performuar në shtëpi opere në mbarë botën, duke përfshirë Royal Opera në Londër, Metropolitan Opera, Teatro Real Madrid, Berlin Staatsoper, Opera National de Paris, Theatre des Champs-Élysées, Staatsoper Vienna, Bayerische Staatsoper, Opera Australia, Teatro Colon Buenos Aires, Gran Teatre del Liceu Barcelona, Teatro alla Scala. Në vijim të aktivitetit të saj ajo u shpall “Artistja e vitit 2023” nga “International Classical Music Awards -ICMA”.

  • TKOB: Panajot Kanaçi mjeshtër i artit koreografik dhe krijues i valleve popullore të të gjitha trevave

    TKOB: Panajot Kanaçi mjeshtër i artit koreografik dhe krijues i valleve popullore të të gjitha trevave

    Në Teatrin Kombëtar të Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor ende sot mbeten të gjalla krijimet e koreografike të Panajot Kanaçit, baletet dhe vallet. TKOBAP shprehet se janë krijime me të cilat Shqipëria është prezantuar denjësisht para publikut shqiptar e të huaj dhe ka fituar çmime e vlerësime. “Panajot Kanaçi është emri që i ka dhënë vlera të mëdha baletit dhe valles shqiptare, emri që ka zënë një vend nderi në artin shqiptar”, thuhet nga TKOBAP në një material më parë për koreografin e njohur. Panajot Kanaçi u lind në Delvinë më 2 gusht 1923. Kreu Liceun Artistik në vitin 1943 dhe iu përkushtua me pasion artit të kërcimit. Ishte viti 1946 kur Kanaçi nisi pranë Shkollës Pedagogjike punën koreografike me një grup vajzash; më pas mblodhi rreth vetes djem e vajza që kishin dëshirë të kërcenin dhe me to krijoi bërthamën e parë të trupës artistike të baletit.
    Me krijimin e Filarmonisë në vitin 1950 nisi një periudhë e rëndësishme e krijimtarisë së Kanaçit. Kreu studimet e larta për regjisor-baletmaestër në Institutin Shtetëror të Artit Teatror në Moskë, ku krahas studimeve zhvilloi edhe një veprimtari të dendur krijuese me valle shqiptare dhe balete klasike. Në vitin 1961 u kthye nga studimet në Moskë dhe nisi punën e tij krijuese. Si udhëheqës artistik dhe baletmaestër i trupës së baletit të TOB-it, Kanaçi vuri në skenë baletin e parë kombëtar shqiptar “Halili dhe Hajrija” në 1963, që u pasua nga baletet “Delina”, “Joniada”, “Shota dhe Azem Galica”, “Bijtë e peshkatarit” etj.
    TKOBAP vijon më tej se në karrierën e tij nuk mungojnë edhe baletet e huaja, por realizoi dhe një fond të pasur vallesh. “Panajot Kanaçi ishte mjeshtër i madh i artit koreografik shqiptar dhe krijues i valleve popullore të të gjitha trevave të vendit. Mjeshtri Kanaçi realizoi një fond të pasur vallesh, të cilat kanë vlera të veçanta. Sukseset e Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve Popullore, me të cilin ai ishte ngushtësisht i lidhur, janë kryesisht sukseset e tij”, thuhet nga TKOBAP. Krijime të tjera të tij janë “Mal e ngritëm lumturinë”, “Valle e liqenit”, “Vallja e Osman Takës”, “Festë në Dropull”, “Sup më sup të lidhur jemi”, “Motive çame”, “Valle me motive kosovare”, “Oshtima e maleve”, “Luftëtarët e lirisë”, duke arritur majat artistike me vallen “Festë të madhe ka sot Shqipëria”. Ai është nderuar me tituj të shumtë, ndër të cilët “Artist i Popullit” dhe “Mjeshtër i Madh”.
     

  • “Fatalita”, baleti i krijuar në Shqipëri shfaqet në Palermo, vepra përcjell një mesazh sensibilizues për shoqërinë

    “Fatalita”, baleti i krijuar në Shqipëri shfaqet në Palermo, vepra përcjell një mesazh sensibilizues për shoqërinë

    Nga Julia Vrapi
    Baleti “Fatalita” që u krijua në vendin tonë u shfaq në Palermo. Një produksion i krijuar në Tiranë që u ngjit në një nga teatrot më të rëndësishëm të Europës. Katër kryevepra botërore, “Romeo and Juliet”, “Carmen”, “La Traviata” dhe “Anna Karenina”, ku heroina është gruaja në baletin “Fatalita”, që shënoi vjet premierën në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit. Baleti në katër tablo, me koreografi nga Toni Candeloro, nën ideimin dhe asistencën e primabalerinës Enada Hoxha dhe një produksion i kuruar nga Edlira Qyshka (kostumografi) dhe Florian Çanga (video design), vijoi rrugëtimin e tij ndërkombëtar pas premierës së suksesshme në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit. ““Fatalita” u jetësua edhe në skenën prestigjioze të Teatro Massimo Palermo!
    Një produksion i krijuar në Tiranë që ngjitet në një nga teatrot më të rëndësishëm të Europës dhe me vete çon artin, pasionin dhe profesionalizmin shqiptar!”, thuhet nga Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit. Produksioni origjinal i baletit “Fatalita”, me koreografi nga Toni Candeloro dhe kostumografi nga Edlira Qyshka u ngjit në skenën e Teatro Massimo Palermo nga data 27 deri më 31 korrik, ndërsa vetë primabalerina Enada Hoxha ka reaguar dhe në rrjete sociale. Ndër të tjera, ajo shprehet se mezi pret që ta kërcejë sërish në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit këtë vepër. “E lumtur dhe mirënjohëse që baleti “Fatalita” që ideova dhe gjithashtu një bashkëprodhim i imi me Teatrin e Operës dhe Baletit në muajin korrik u punua dhe u kërcye nga balerinët e Teattro Massimo di Palermo një nga tre teatrot më të rëndësishëm të Europës.
    Falenderues koreografit Toni Candeloros, të cilit ja besova koreografinë, drejtorit të baletit të Tattro Massimo di Palermo Jean- Sebastien Colau. Mezi pres ta kërcej përsëri në TOB”, shprehet Enada Hoxha, ku Zhuljeta, Violetta, Anna Karenina dhe Carmen janë katër heroina të interpretuara edhe nga balerina e parë. Më herët për bashkëpunimet me koreografin Toni Candeloro, primabalerina Enada Hoxha ka shprehur se ai është një nga kërcimtarët dhe koreografët internacional, që i ka dhënë mundësinë që ajo të përçojë artin e saj edhe jashtë krah tij, por dhe të ishte muza e tij në krijimet koreografike.
    Një mesazh sensibilizues për shoqërinë
    “Fatalita” balet me katër tablo, me koreografi nga Toni Candeloro u shfaq vjet në qershor  në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit. Katër kryevepra botërore, “Romeo and Juliet”, “Carmen”, “La Traviata” dhe “Anna Karenina”, ku heroina është gruaja që vdes, përmblidhen në një balet nga koreografi i shquar italian, Toni Candeloro. Vepra përcjell një mesazh sensibilizues për shoqërinë: Stop dhunës dhe nënshtrimit të gruas, që fundi i saj të mos jetë fatal! Muzika mban emrat e autorëve Sergei Prokofiev, Giuseppe Verdi, Pyotr Ilych Tchaikovsky, Georges Bizet dhe Yury Shadrin. Kritika e ka vlerësuar Cadeloron  edhe për idetë e tij krijuese në botën e spektaklit, teatrit dhe festivaleve të ndryshme.