Tag: balaj

  • Balaj kujton natën e Beogradit 10 vjet më parë, si u kërcënua jeta e kuqezinjve nga huliganët serbë

    Balaj kujton natën e Beogradit 10 vjet më parë, si u kërcënua jeta e kuqezinjve nga huliganët serbë

    Adriatik BALLA
    Ndeshja mes Shqipërisë dhe Serbisë mbart ngarkesë emocionale, për shkak të raporteve të tensionuara shqiptaro-serbe përgjatë kohërave, e sidomos nga lufta e fundit në Kosovë. Kjo pritet të jetë një përplasje e nxehtë, por jo që situata të kalojë limitet, sikurse ndodhi në Beograd mbrëmjen e 14 tetorit 2014, ku huliganët serbë u futën në fushë dhe dhunuan lojtarët tanë. Ndërkohë, tifozët kuqezinj paralajmërojnë mbështetje nga sheshi para “Piramidës” në Tiranë.
    Ditët e fundit për këtë kanë folur disa lojtarë që kanë qenë në fushë atë mbrëmje. Kështu, Bekim Balaj, ka folur për “Shqipëria Live” sa i përket këtij takimi, duke u ndalur dhe te ndeshja e ndërprerë në Beograd, 11 vite më parë. “Kanë kaluar më shumë se 10 vite nga ajo natë, por që ndodhet ende në memorien tonë si protagonistë dhe te shqiptarët. Sigurisht ishte një ndeshje që i kaloi ato përmasa, por mendoj se djemtë, me paraqitjen në fushën e lojës dhe me pjesën tjetër që ndodhi pas me incidentin, mendoj se dolëm me kokën lartë nga ajo fushë.
    Situata
    Balaj komentoi edhe mënyrën se si e kapi flamurin që po binte nga droni. “Të them të drejtën ishte instikt. Isha afër dhe në kohën që po zbriste droni, arrita të kuptoja ca gjëra. Ismail Qemalin, Isa Boletinin dhe shkrimin akoma s’e kisha të qartë. Por normalisht, duke u afruar më shumë, u bë më e qartë dhe instikti për ta marrë dhe t’ia dorëzoja arbitrit të katërt, por jo të shkaktoja ndonjë incident”, theksoi Balaj.
    Përplasja me serbët
    Më tej shkodrani Balaj kujton momentin kur kapi flamurin e zbritur nga droni për ta çuar te gjyqtari i katërt, por në atë moment goditet nga një tifoz serb. “Mora flamurin dhe po drejtohesha te arbitri i katërt. Po ta vini re, edhe drejtimi ishte për andej. Pastaj kur kam kthyer kokën ishte një tifoz me stol… ishte një goditje pa pasoja, por që normalisht agravoi në një përleshje më të madhe. Gjithsesi mendoj se djemtë u treguan gjakftohtë mjaftueshëm. Mbrojtëm veten, mbrojtëm shokët, mbrojtëm flamurin, idealet tona.
    Besoj se nga ajo natë, të gjithë dolën me kokën lartë. Të them të drejtën pritej ndeshje me ngarkesë emocionale, por kurrë nuk na shkonte mendja që do shkonte në ato përmasa. Atmosfera ishte e zymtë që në aeroport. Masa të larta sigurie, një aeroport thuajse i mbyllur në momentin e mbërritjes sonë. Pastaj me hyrjen në stadium, pritjen në tunel, gurët që i gjuajtën autobusit. Duke u afruar stadiumit, duke u ndezur më shumë situata”, tha Balaj.
    Tifozët
    Tifozat Kuq e Zi nuk do të jenë të pranishëm në stadiumin “Air Albania” për ta shikuar ndeshjen mes Shqipërisë dhe Serbisë. Por, përmes një shkrimi në rrjetet sociale ata tregojnë se do të organizohen edhe jashtë stadiumit. FSHF-ja ia pamundësoi atyre që të jenë në stadium. “Tifozat Kuq e Zi nuk ndalen. “Pavarësisht se nuk do të jemi në stadium më 7 qershor, kur Shqipëria do të përballet me serbët, ne do të jemi aty pranë. “Prej orës 19:00 mblidhemi tek Lulishte Vëllezërit Frashëri përballë Piramidës për të ndjekur ndeshjen me një ekran të madh të vendosur nga ne. “Për ne nuk ka rëndësi prezenca në stadium, por do të jemi aty për Kombin, duke kënduar të gjithë krah njëri-tjetrit, në një ditë që shpresojmë të kthehet në festë”, shkruhet në postimin e tifozëve shqiptar.

  • E FUNDIT/ Balaj mban ndezur shpresën për titullin kampion, Vllaznia eleminon Dinamon

    E FUNDIT/ Balaj mban ndezur shpresën për titullin kampion, Vllaznia eleminon Dinamon

    Ëndrra për titull kampion vazhdon. Vllaznia ka eleminuar Dinamon dhe është kualifikuar për në finale. Ishte Bekim Balaj ai që i dha fitoren shkodranëve. Sulmuesi kuqeblu tundi dy herë rrjetën në pjesën e parë të takimit, përkatësisht në minutën e 29 dhe në të 36. Në të dyja rastet, goli u shënua nga pika e bardhë e penalltisë.
    Dinamo mori frerët e lojës në duar në pjesën e dytë të takimit, kur dominoi kundërshtarin. Itodo ngushtoi shifrat në minutën e 51-të, por goli i tij nuk mjaftoi për të ndryshuar fatin e ndeshjes. Kështu Dinamo ndërpret rrugëtimin drejt titullit kampion, ndërsa Vllaznia do të presë mbrëmjen e nesërme për të mësuar kundërshtarin që do të ketë në finale./Sport Elspres/

  • Vllaznia kualifikohet në finalen e titullit, Balaj mund Dinamon

    Vllaznia kualifikohet në finalen e titullit, Balaj mund Dinamon

    Vllaznia ka siguruar një biletë për finalen e madhe të titullit kampion, pas një fitoreje të merituar 2-1 ndaj Dinamos në “Arenën Kombëtare”. Shkodranët bënë diferencën në pjesën e parë, ku protagonist absolut ishte Bekim Balaj, i cili realizoi dy herë nga pika e bardhë e penalltisë, duke i dhënë ekipit të tij avantazhin e nevojshëm për kualifikim.
    Dinamo u zgjua në fraksionin e dytë, ku arriti të ngushtojë shifrat me një gol të shënuar nga Mandela dhe krijoi disa mundësi të tjera për barazim, por pa arritur t’i konkretizonte. Përpjekjet e tyre nuk mjaftuan për të ndryshuar fatin e ndeshjes.

    Me këtë sukses, Vllaznia bëhet skuadra e parë finaliste dhe do të presë me qetësi për të mësuar rivalin që do të dalë nga dueli mes Egnatias dhe Partizanit. Një tjetër hap i rëndësishëm për shkodranët në rrugën drejt titullit kampion.

  • Mundi Dinamon me dy gola të Balajt, Vllaznia në finale të Final Four

    Mundi Dinamon me dy gola të Balajt, Vllaznia në finale të Final Four

    Gjysmëfinale Final 4 në ‘Arena Kombëtare’

    Abissnet Superiore 2024/2025

    Vllaznia-Dinamo Siti 2-1 (Balaj 29′,36′ pen/ Mandela 51′)

    Vllaznia dhe Dinamo luajtën këtë mbrëmje gjysmëfinalen e parë të fazës Final Four. Me shkodranët që i favorizone edhe barazimi takimi nisi i shpejtë e më raste që në fillim. Në fakt ishte Vllaznia ajo që falë dy penalltive të fituara në minutat 29′ dhe 36′ vendosi fatet e këtij dueli. Si gjithnjë autori i goditjeve të tilla Bekim Balaj nuk zhgëneju duke tundur në të dy rastet rrjetën e portierit të bluve Teqja.

    Vazhdo leximin