Tag: balaj

  • Vllaznia- Dinamo (live)

    Vllaznia- Dinamo 0-1 (në kohë reale)

    Supersfida Vllaznia-Dinamo, vendi Shkodër, java e 11-të Abissnet Superiore. Arbitër Andi Koçi (Durrës)

    Sportiim.al, do përditësojë në kohë reale ndyshimin e rezultatit.

    13: Gol Vllaznia, shënon Bekim Balaj 0-1

    Formacionet zyrtare:

    Vllaznia: Pohls; Jago, Bajrami, Gjini, Gurishta, Krymi, Kallaku, Mala, Kastrati, Balaj, Murataj. Tr: Edi Martini

    Dinamo Siti: Teqja, Ferreira, Dita, Aliji, Neziri, Beqja, Qefalija, Qardaku, B. Berisha, Bregu, Guindo. Tr:Ilir Daja

    Vazhdo leximin

  • Rina Balaj flet për raportin e Feros me Arbenita Ismajlin

    Rina Balaj flet për raportin e Feros me Arbenita Ismajlin

    Rina Balaj ka folur hapur për marrëdhënien e saj me reperin Feron, me të cilin vite më parë ndau bashkëpunime që u kthyen në hite dhe ndikuan në rrugëtimin e të dyve në muzikë. E ftuar në emisionin “Ora Shtatë” në Klan Kosova, artistja theksoi se mes tyre ka ekzistuar gjithmonë respekt dhe afërsi, pavarësisht ndryshimeve në karrierë dhe jetën personale. Rina u shpreh se ajo dhe Fero kanë nisur rrugën artistike në një moshë shumë të re, gjë që ka bërë që raporti i tyre të jetë më shumë se profesional.
    “Unë me Feron mund të them lirisht se jemi rritur bashkë. Kemi qenë shumë të rinj kur kemi filluar të punojmë. Me mua ka qenë gjithmonë shumë i sjellshëm, dhe jo vetëm me mua, por edhe me shoqërinë time që janë krejt vajza,”- tha këngëtarja.
    Ajo shtoi se mes tyre ka pasur mbështetje të ndërsjellë në momente të ndryshme.
    “Shumë shpesh kemi marrë këshilla nga njëri-tjetri gjatë këtyre viteve. Edhe pse nuk kemi qenë në të njëjtin label, kemi vazhduar të ruajmë një raport shumë të mirë. Unë Feron e shoh si vëllan tim, si Rigonin,”- u shpreh ajo, duke përdorur emrin e vërtetë të reperit.
    E pyetur për procesin gjyqësor që po zhvillohet ndaj Feros, i cili akuzohet nga ish-bashkëshortja Arbenita Ismajli për dhunë në familje, Rina zgjodhi të mos marrë anë, duke theksuar se nuk komenton diçka që nuk e ka parë vetë.
    “Nuk mund të gjykoj për diçka që nuk e kam parë vetë,”– tha ajo.

  • “Balaj i këtij sezoni është më i mirë, nuk pret vetëm penalltitë”! Starova tregon problemin e Vllaznisë: Nuk zotëron shumë topin…

    “Balaj i këtij sezoni është më i mirë, nuk pret vetëm penalltitë”! Starova tregon problemin e Vllaznisë: Nuk zotëron shumë topin…

    Starova ishte i ftuar në emisionin “Skaner” që transmetohet në “MCN TV”. I pyetur në lidhje me Vllazninë kryesuese, Starova ka treguar pikën e fortë të shkodranëve, por njëkohësisht edhe pikën e fortë të skuadrës së Martinit.
    “Vllaznia është për t’u përgëzuar, padiskutim. Në ndryshim nga viti i kaluar vihet re mungesa e Partizanit. Nëse më parë ishte në vendet e para, këtë vit Partizani është në vendet e fundit.
    Sa i përket Vllaznisë, ka shumë për të përgëzuar, por edhe gjëra ku mund të punohet. Përshembull unë kam parë që dy ekipet e tjera si Dinamo apo Egnatia kanë përdorim më të mirë topi se Vllaznia. Një ekip që duhet të dali kampion si Vllaznia duhet të ketë përdorim më të mirë topi.
    Zakonisht kur Vllaznia është në avantazh, kthehet dhe mbrohet në zona shumë të ulëta në portën e saj. Më pas kur e do golin e avantazhit, hidhet e gjitha në sulm. Prandaj thashë që te Vllaznia duhet të punojnë më shumë në këtë pjesë. E pashë edhe kundër Flamurtarit, qëndruan shumë në pritje në pjesën e parë, pastaj u hodhën në sulm pasi morën golin, po ishte shumë vonë.Pastaj ajo që ka si pikë të fortë Vllaznia janë padyshim lojtarët e saj, në sulm. Balaj më duket më i mirë se në sezonin e shkuar, nëse atëherë bënte gola me penallti, sot i bën nga loja e rregullt. Gjithashtu ardhja e Kallakut i ka dhënë më shumë liri edhe Malës”, tha Starova. /Sport Ekspres/

  • Përmbysje e madhe në Shkodër, Vllaznia përmbys Partizanin

    Përmbysje e madhe në Shkodër, Vllaznia përmbys Partizanin

    Vllaznia thyen 4-1 Partizanin në Shkodër, në ndeshjen e kampionatit. Isgandarli i dhuroi epërsinë të kuqve, pas 26 minutash lojë.
    Të besuarit e Edi Martinit barazuan shifrat me të zakonshmin Balaj, në fund të pjesës së parë.

    Për përmbysjen e madhe duhet të vinte fundi i ndeshjes. Golat e Balaj, Hakaj e Bismark nderuan Vllazninë, me këta të fundit që koleksionojnë 3 pikët.
    © BalkanWeb

  • E PABESUESHME/ Po barazonin deri në minutën e 90, Vllaznia i shënon 3 gola Partizanit në minutat shtesë

    E PABESUESHME/ Po barazonin deri në minutën e 90, Vllaznia i shënon 3 gola Partizanit në minutat shtesë

    E pabesueshme, por e vërtetë. Partizani humbi me shifrat 4-1 një ndeshje që ishte në baraspeshë deri në minutën e 91-të. Të kuqtë kaluan të parët në epërsi në “Loro Boriçi” falë golit të shënuar nga Gudjufi në minutën e 26.  Vetëm 10 minuta më vonë Balaj barazoi shifrat në 1-1, të cilat mbetën të pandryshuara deri në momentet e fundit të lojës.
    Gjatë kohës së shtuar ndodhi ajo që më pak pritej. Balaj në minutën e 91-të, Hakaj në të 93-tën dhe Bismarku në minutën e 97 përmbysën Partizanin me rezultatin përfundimtar 4-1. Kjo është fitorja e dytë në po aq ndeshje për shkodranët, që tashmë udhëheqin përkohësisht tabelën e renditjes./Sport Ekspres/

  • Vllaznia shkëlqen në…shtesë, Balaj- Bismark zbërthejnë Partizanin

    Vllaznia shkëlqen në…shtesë, Balaj- Bismark zbërthejnë Partizanin

    Java e tretë, Abissnet Superiore 2025/26

    Vllaznia- Partizani 4-1 (Balaj 36′, 91’pen, Hakaj 90_3′, Bismark 90+7’/ Iskandarli 28′)

    Ndeshja e fundit e ditës së sotme luajtur në “Loro Boriçi” për llogari të raundit të 3-të Abissnet Superiore nuk ishtë një sfidë dosido. Vllaznia- Partizani në kufinjtë e një klasikje të mirëfilltë dhuaruan para tifozerive respektivë lojë, gola e adrenalinë për më shumë se 90′.

    Fillimisht shënuan të kuqtë me Iskandarlin ndërsa më pas vendosën dy penallti të shndërruar në gola nga kapineti kuqeblu Bekim Balaj. Në shtesë aty ku vllaznia kaloi në avantazh, shënoi dhe dy herë të tjera me Hakaj dhe më të mirin në fushë Çarls Bismark. Te Vllaznia përpos grupit elitar, një futbollist shumë dimensional u prezantua edhe numri 11 Murataj. Partizani u qas mirë deri në fundin e takimit teksa më pas u shthur për të marrë 3 gola në kohën shtesë.

    Vazhdo leximin

  • Vllaznia nuk e thyen dot “mallkimin” me islandezët, shkodranët eleminihen në kohën shtesë mes 6 golave

    Vllaznia nuk e thyen dot “mallkimin” me islandezët, shkodranët eleminihen në kohën shtesë mes 6 golave

    Përballjet me ekipet islandeze mbeten një “mallkim” për skuadrat shqiptare, të cilin nuk e ka thyer dot as Vllaznia. Shkodranëve nuk ju mjaftoi fitorja 2-1 e një jave më parë për të siguruar kualifikimin. Kuqeblutë janë mposhtur në Rejkjavik me shifrat 4-2. Hafsteinsoni kaloi në epërsi Vikingurin që në minutën e 10, por në të 26-n Bekim Balaj riktheu baraspeshën. Vendasit gjetën rrugën e rrjetës me Hansenin në minutën e 55, por Balaj u shfaq sërish i rëndësishëm, duke barazuar në të 85-n. Megjithatë, festa e shkodranëve zgjati vetëm një minutë, pasi Hanseni e dërgoi sërish topin në rrjetë.
    Një gol ky që e çoi sfidën drejt 30 minutave të kohës shtesë. Gjatë shtesës ishte Thorkelsoni ai që në minutën e 94-t shënoi golin e kualifikimit. Si për të mos mjaftuar goli i pësuar, Tafili rëndoi edhe më tepër situatën, teksa u largua me karton të kuq në minutën e 111. Vllaznia eleminohet kështu nga Liga e Konferencës në turin e dytë të saj dhe tashmë të gjitha forcat do t’i përqendrojë te sezoni i ri i futbollit shqiptar, i cili do të nisë së shpejti./Sport Ekspres/

  • Balaj nuk ka shënuar në Europë, por sot mund të jetë i rëndësishëm

    Balaj nuk ka shënuar në Europë, por sot mund të jetë i rëndësishëm

    Padyshim ka qenë futbollisti më i rëndësishëm jo vetëm i Vllaznisë, por gjithë kampionatit shqiptar në dy sezonet e fundit. Fjala është për Bekim Balajn, i cili, që prej kthimit të tij në Superiore dhe konkretisht te kuqeblutë, ka arritur të fitojë 2 herë çmimin e “Këpucës së Artë”, si golashënuesi më i mirë i […]

  • Bekim Balaj viziton “Elite Youth Development Academy”, zhvillon seancë stërvitore & takim të hapur me futbollistët e rinj

    Bekim Balaj viziton “Elite Youth Development Academy”, zhvillon seancë stërvitore & takim të hapur me futbollistët e rinj

    Në kuadër të aktiviteteve zhvillimore të “Elite Youth Development Academy”, FSHF organizoi një takim të hapur me futbollistët e rinj të akademisë, ku i ftuar special ishte Bekim Balaj, ish-sulmues i Kombëtares shqiptare dhe lojtari aktual i Vllaznisë.
    Aktiviteti kishte në fokus motivimin e talenteve të reja përmes shembujve konkretë dhe të suksesshëm. Gjatë bashkëbisedimit me të rinjtë, Balaj ndau përvojën e tij si futbollist profesionist, që nga fillimet në Shkodër e deri te paraqitjet me fanellën kuqezi, përfshirë pjesëmarrjen historike në “Euro Francë 2016”.
    Ai theksoi rëndësinë e punës së përditshme, përkushtimit dhe durimit, duke u dhënë të rinjve disa këshilla praktike për rrugën që i pret.
    Pas diskutimit, futbollistët e akademisë patën mundësinë të zbresin në fushë për një seancë stërvitore ndryshe. Bekim Balaj, së bashku me trajnerin e Kombëtares U-14, Francesco Vitobello, zhvilluan një seancë të përbashkët, duke sjellë një eksperiencë të veçantë për të rinjtë.

  • Sfida Shqipëri-Serbi/ Flet futbollisti shqiptar: Objektivi madhor, kualifikimi në Botëror

    Sfida Shqipëri-Serbi/ Flet futbollisti shqiptar: Objektivi madhor, kualifikimi në Botëror

    “Përballja e radhës ka një tjetër peshë dhe rëndësi”, tha futbollisti Balaj. Në prag të ndeshjes Shqipëri–Serbi, protagonisti i sfidës historike në Beograd, Bekim Balaj, ndau emocionet dhe përjetimet e asaj mbrëmjeje të paharrueshme. Ndërsa u bëri thirrje lojtarëve të tregohen të përmbajtur dhe të fokusuar për të arritur objektivin madhor: kualifikimin në Botëror.
    “Është një ndeshje që gdhendet e mbet në memorie, mund të them që edhe në atë ndeshje për rrethanat që ishin djemtë bënë maksimumin e treguan që edhe të pakët në numër nuk na mungoi asgjë për të ruajtur simbolet tona.Ndoshta në këtë moment jemi në një situatë ndryshe por është madhore për ne sepse Serbinë mund ta shohim si rivalin tonë direkt për kualifikim.
    Një ëndërr që mund ta bëjmë realitet dhe nisur nga kjo ndeshje në Tiranë,mendoj që djemtë duhët të ruajnë qetësinë të jenë gjak ftohtë dhe të mos përfshihën shumë në atmosferën e shkallëve të stadiumit.Sepse ngarkesa emocionale është e madhe për një ndeshje të tillë, le të bëjnë maksimumin dhe të arrijmë të marrim një fitore që do na vlente shumë”, shprehet Balaj.
    Sulmuesi i njohur ishte pjesë e një takimi motivues me të rinjtë në Shkodër, në kuadër të edicionit “Ta tham n’Shkodër”, ku përcolli një mesazh inkurajues dhe frymëzues për brezin e ri.
    “Mesazhi si gjithmonë është që të ndjekin ëndrrat e tyre.Të mos i vendosin limite vetes dhe ato ëndrra bëhën edhe më të mëdha”, tha Bekim Balaj.
    Takime si ky me Bekim Balajn tregojnë se rrugët drejt suksesit mund te nisin nga qytete si Shkodra dhe nga ëndrrat e thjeshta të të rinjve.