Tag: bajrit

  • Vrasja e Fatbardh Licit, Apeli i Posaçëm lë në burg të dashurën e Safet Bajrit

    Vrasja e Fatbardh Licit, Apeli i Posaçëm lë në burg të dashurën e Safet Bajrit

    Gjykata e Apelit të Posaçëm ka vendosur të lë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për Eria Agon, e dashura e Safet Bajrit.
    Ajo akuzohet se ka ndihmuar Safet Bajrin në vrasjen e Fatbardh Licit në Shkodër, në vitin 2018.
    Arrestimi i saj erdhi pas kërkesës së SPAK dhe masës së sigurisë “Arrest me burg” firmosur nga GjKKO, si e dyshuar për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit” dhe “moskallëzim krimi”.
    Safet Bajri u arrestua më 21 shkurt të këtij viti.

  • Akuzohet si e përfshirë në vrasjen e Fatbardh Licit, Apeli i GJKKO-së lë në burg të dashurën e Safet Bajrit

    Akuzohet si e përfshirë në vrasjen e Fatbardh Licit, Apeli i GJKKO-së lë në burg të dashurën e Safet Bajrit

    Apeli i GJKKO-së ka lënë në qeli Eria Agon, e dashura e Safet Bajrit, e cila akuzohet si e përfshirë në vrasjen e Fatbardh Licit, krim i ndodhur në vitin 2008. Eria Ago kishte ankimuar vendimin e GJKKO-së që ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” ndaj saj. Por togat e zeza të Apelit të Gjykatës së Posaçme e rrëzuan kërkesën e saj, duke lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë.
    Eri Ago u arrestua me urdhër të prokurores Elida Kaçkini, nën dyshimin se ka ndihmuar Safet Bajrin dhe Astmer Bilalin ditën kur ndodhi vrasja e Fatbardh Licit në Shkodër, ngjarje e shënuar në verën e 2018. Eria Ago ka mbajtur qëndrim mohues lidhur me pretendimet e prokurorisë së posaçme, duke thënë që ajo nuk ka lidhje me ngjarjen dhe se ditën kur është vrarë Fatbardh Lici ka qenë në Tiranë dhe jo në Shkodër.

    Prokuroria nga ana tjetër thotë se antenat telefonike dilnin në Shkodër, çka ka ngritur dyshimet se ajo është e përfshirë në ngjarje. Gjithashtu Ago është marrë në pyetje lidhur me këtë çështje që në kohën kur ndodhi ngjarja, por është lënë e lirë.

    Arrestimi i Safet Bajrit 
    Safet Bajri u arrestua më 21 shkurt 2025. Bashkë me masën “arrest me burg” GJKKO ka miratuar me kërkesë të SPAK edhe kërkesën për kryerjen e një analize të ADN-së së Safet Bajrit. Sipas raportimeve, ditën që u soll nga Shkodra në policinë e Tiranës e pranishme ka qenë edhe ekspertja që do të merrte kampionet për ADN, por nuk është lejuar në atë moment nga i arrestuari, i cili ka kërkuar të bëhet në një ditë tjetër.
    Në njoftimin e Prokurorisë së Posaçme, pas ekzekutimit të masave të arrestit ndaj tyre thuhej se ndaj Safet dhe Behar Bajrit dhe Asmer Bilalit rëndojnë akuzat për “Vrasje me paramendim”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.
    Të tre në bashkëpunim me njëri-tjetrin akuzohen se kanë organizuar dhe kryer vrasjen e Fatbardh Licit. SPAK ka bërë me dije se ka mbledhur prova të mjaftueshme për të zbardhur ekzekutimin e Licit. Në njoftimin e prokurorisë thuhej gjithashtu se motivi i vrasjes së tij dyshohet se lidhet me faktin që Behar Bajri ka bërë fajtor Ibrahim Licin për vrasjen e ish-efektivit të Policisë së Shtetit, Boran Bërçana. Ky i fundit u ekzekutua bashkë me bashkëjetuesen e tij, Silva Ndocin, në mjetin e tyre.

  • FOTO – Momenti kur Safet Bajri largohet pas vrasjes së Fatbardh Licit, SPAK i ka përdorur si prova kryesore

    FOTO – Momenti kur Safet Bajri largohet pas vrasjes së Fatbardh Licit, SPAK i ka përdorur si prova kryesore

    Në emisionin në Shënjestër në News24 janë publikuar pamjet, kur Safet Bajri largohet pas vrasjes së Fatbardh Licit në 2018 Shkodër.
    Gazetarja Klodiana Lala deklaroi se këto janë pamjet, që SPAK i ka përdorur si prova, në procesin ndaj Safet Bajrit, Astmer Bilalit dhe Behar Bajrit. Këto janë provat kryesore ndaj 3 personave të dyshuar për vrasjen e Fatbardh Licit.

    Prokuroria i ka identifikuar me personin 1 dhe 2 e janë identifikuar nga dhjetëra kamera sigurie, që pas kryerjes së krimit e deri kur është gjetur i djegur automjeti, i përdorur në vrasje.
    Një makinë e bardhë është përdorur për vrasjen nga partnerja e Safet Bajrit, e cila është arrestuar për përkrahje të autorit të krimit dhe sigurimi i kushteve për të kryer vrasje.

    Continue Reading