Është shtyrë në GJKKO seanca gjyqësorë në ngarkim të Behar Bajrit, Safet Rustemit dhe Astmer Bilalit, të akuzuar për vrasjen e Fatbardh Licit
Shkak për shtyrjen e seancës, këtë të enjte, u bë mungesa e njërit prej avokatëve mbrojtës.
SPAK ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim në GJKKO Safet Bajrin, Behar Bajrin (Rustemi), Astmer Bilalin, të dyshuar për vrasjen e Fatbardh Licit në Shkodër në gusht të vitit 2018.
Për vrasjen e Fatbardh Licit, SPAK ka ngritur akuzat “Vrasje me paramendim”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, si dhe “grupi i strukturuar kriminal” dhe “kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” ndaj Safet Bajrit, Behar Bajrit dhe Astmer Bilalit.
Tag: bajrit
-

GJKKO liron nga burgu ish-missin Eria Ago, e dashura Safet Bajrit
Gjykata e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (GJKKO) ka vendosur sot të ndryshojë masën e sigurisë për Eria Agon, të dashurën e Safet Bajrit, duke e kaluar atë nga arresti me burg në arrest shtëpie.
Ago akuzohet nga SPAK për përkrahje të autorit të krimit, në lidhje me vrasjen e Fatbardh Licit, ngjarje e ndodhur në vitin 2018. Sipas hetimeve, ajo dyshohet se ka dhënë ndihmë dhe ka qenë në dijeni të veprimeve të autorëve të dyshuar.Eria Ago, 31 vjeçe dhe ish-miss, u arrestua më 26 shkurt 2025 dhe mbahej në Burgun e Grave në Pogradec. Në deklarimet e saj, ajo ka mohaur kategorikisht akuzat, duke theksuar se nuk ka pasur asnjë lidhje me krimin dhe as dijeni për të.
Megjithatë, pavarësisht pretendimeve të mbrojtjes, GJKKO vendosi të vazhdojë masën e sigurisë, por në një formë më të lehtësuar, duke e transferuar atë në arrest shtëpie.
Kujtojmë se Safet Bajri u arrestua më 21 shkurt 2025, i akuzuar për ekzekutimin e Fatbardh Licit. Hetimet për ngjarjen dhe personat e përfshirë vijojnë.
-

Ish e dashura e Safet Bajrit kërkoi daljen nga burgu, GJKKO merr vendimin
Eria Ago, ish e dashura e Safet Bajrit, do të qëndrojë në qeli, pasi GJKKO nuk pranoi kërkesën e saj për zëvendësim të masës së sigurisë. Ago u arrestua në muajin mars të këtij viti, pasi dyshohet nga Prokuroria e Posaçme se ajo drejtoi një nga automjetet që u përdor për vrasjen e Fatbardh Licit, ngjarje e shënuar në gusht të vitit 2018 në lagjen Kiras të Shkodrës.
Pavarësisht se 31-vjeçarja i ka mohuar akuzat e prokurorisë për përfshirjen e saj në këtë ngjarje, pretendimet e saj nuk janë marrë parasysh nga gjykata.
Për ekzekutimin e Fatbardh Licit, SPAK ka ngritur akuzat “Vrasje me paramendim”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, si dhe “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” ndaj Safet Bajrit, Behar Bajrit dhe Astmer Bilalit. -

Ish e dashura e Safet Bajrit kërkoi daljen nga burgu, GJKKO rrëzon kërkesën
Eria Ago, ish e dashura e Safet Bajrit, do të qëndrojë në qeli, pasi GJKKO nuk pranoi kërkesën e saj për zëvendësim të masës së sigurisë.
Ago u arrestua në muajin mars të këtij viti, pasi dyshohet nga Prokuroria e Posaçme se ajo drejtoi një nga automjetet që u përdor për vrasjen e Fatbardh Licit, ngjarje e shënuar në gusht të vitit 2018 në lagjen Kiras të Shkodrës.
Pavarësisht se 31-vjeçarja i ka mohuar akuzat e prokurorisë për përfshirjen e saj në këtë ngjarje, pretendimet e saj nuk janë marrë parasysh nga gjykata.
Për ekzekutimin e Fatbardh Licit, SPAK ka ngritur akuzat “Vrasje me paramendim”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, si dhe “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” ndaj Safet Bajrit, Behar Bajrit dhe Astmer Bilalit. -

Kërkoi ndryshimin e masës së sigurisë/ GJKKO lë në burg ish-partneren e Safet Bajrit
Gjykata e Posaçme vendosi të pushojë një kërkesë për ndryshim mase sigurie të bërë nga Eria Ago, ish-partnere e Safet Bajrit, e dyshuar për “përkrahje të autorit të krimit” në vrasjen e Fatbardh Licit në vitin 2018 në Shkodër.
Kërkesa e Agos u pushua për shkak të mungesës së avokatëve të saj pa paraqitur asnjë shkak të ligjshëm.
Ago qëndron në qeli prej muajit shkurt. Pak javë në parë Gjykata e Posaçme pranoi kërkesën e SPAK për të zgjatur afatin e paraburgimit të saj deri në 26 nëntor.
Sipas SPAK, Ago ka larguar nga Shkodra Astmer Bilalin pas ekzekutimit të Licit, përmes një mjeti tip “Mercedes Benz”, që është fiksuar nga një kamerë sigurie në qytetin verior. Eria Ago rezulton pronare e një dyqani në zonën e Myslym Shyrit në Tiranë dhe u arrestua nga policia disa ditë pas partnerit të saj Safet Bajri. Ajo po qëndron në burgun e grave në Pojskë të Pogradecit, ndërsa ka mohuar akuzat për pjesëmarrje në vrasje.
Deri në këtë fazë të hetimit, SPAK bën përgjegjës për vrasjen e Licit, Safet dhe Behar Bajrin, si edhe Astmer Bilalin.
-

Kërkoi lirinë, GJKKO lë në burg ish-partneren e Safet Bajrit