Ish-prokurori i Krimeve të Rënda, Eugen Beçi, ka komentuar ngjarjen e fundit në Shkodër, ku në një atentat humbën jetë dy persona dhe u plagosën dy të tjerë, ndërsa dyshohet për një larje hesapesh mes fiseve Bajri dhe Lici.
Beçi shprehet në emisionin “Kjo Javë” në News24 se fiset Bajri dhe Lici janë me mbi 20 vjet jetëgjatësi kriminale dhe janë futur fuqishëm në krimin e organizuar, ndërsa tashmë po tentojnë sipas tij, të futen edhe në politikë.
Por sipas tij, edhe qytete të tjera sot në vend kanë rrezikshmëri të lartë, sic janë Fieri, Elbasani dhe Vlora.
“Bajri dhe Lici janë grupet më jetëgjatë e të pagoditurat na drejtësia. Ata kanë 20 vjet jetëgjatësi kriminale. Janë futur fuqishëm në krimin e organizuar dhe janë fuqizuar dhe tentojnë të hyjnë në politikë siç ka të dhëna nga dosja “Metamorfoza”.
Këto elementë, ka bërë që të paktën grupi i Bajrave, të ketë rezistencën ndaj hetimeve arrestimeve, për rreth 20 vite. Për këtë arsye ata janë bërë grupe që krijojnë dominancë dhe bëhem të rrezikshëm. Këtu dalim te elementi i gjakmarrjes. Grupi niset të marrë gjak dhe përfundon në krimin organizuar.
Niveli i alarmit në Shkodër nga qytetarët është i lartë. Për momentin qyteti kontrollohet nga policia. Është bërë alarmante në Shkodër, duke qenë se fenomeni i gjakmarrjes është i fortë dhe kur bëhet atentate, autorët tregonin kujdes për të shfaqur se po shkonin për të marrë gjak në Shkodër, jo për të hyrë në gjak.
Tregonin kujdes në objektivin e tyre, por tani po bëhet i rrezikshëm edhe për kalimtarët. Nuk ka nevojë të çosh forca shtesë, por të mbledhësh informacione për të parandaluar ngjarje të tjera kriminale.
Në Durrës apo Vlorë kryqëzohen trafiqet, grupet kriminale sot që flasim e kanë rrezikshmërinë e tyre më të madhe përveç në Shkodër e kanë në Elbasan, Fier dhe Vlorë që lidhen me trafikun e drogës. Por Vlora, Fieri dhe Elbasani po sjellin elementë të trafikut të drogës që e bëjnë aktivitetin në Brazil, në Amerikën Latine”, tha Beçi.
Tag: bajri
-

“Fiset Bajri dhe Lici po tentojnë të hyjnë në politikë!”. Ish-prokurori: Grupet nisen për të marrë gjak dhe përfundojnë në…
-

“Po pija kafe kur filloi sulmi”/ Erogen Vaso tregon masakrën në Shkodër: Autori më ndoqi me armë. Ja si lidhem me fisin Bajri
Erogen Vaso, i cili mbeti i plagosur gjatë atentatit të para dy ditëve në Shkodër është marrë sërish në pyetje nga autoritetet.
Vaso besohet se ishte shënjestra e atentatit të kryer nga Ragip Gila, i cili la të vdekur dy persona dhe plagosi dy të tjerë, përfshirë edhe 43-vjeçarin.
Ai ka treguar për autoritetet se ishte duke konsumuar kafenë e mëngjesit në momentin që pa një person me skafandër në kokë dhe armë.
“Në atë moment u ngrita dhe u largova me vrap”, u shpreh ai.
Më pas ai rrëfeu se Gila e ka ndjekur nga pas duke e qëlluar me armë. Sakaq ai mohoi të kishte njohje me autorin apo ndonjë konflikt të mëparshëm.
Sa i përket marrëdhënies së tij me fisin Bajri, Vaso pranoi se ka miqësi me ta, por u shpreh se nuk është i përfshirë në ngjarje kriminale.
-

Mbeti i plagosur në masakrën e Shkodrës/ “Po pija kafe kur…”, Erogen Vaso rrëfen ngjarjen, ja lidhja ime me fisin Bajri
Erogen Vaso, i cili mbeti i plagosur gjatë atentatit të para dy ditëve në Shkodër është marrë sërish në pyetje nga autoritetet. Vaso besohet se ishte shënjestra e atentatit të kryer nga Ragip Gila, i cili la të vdekur dy persona dhe plagosi dy të tjerë, përfshirë edhe 43-vjeçarin.
Ai ka treguar për autoritetet se ishte duke konsumuar kafenë e mëngjesit në momentin që pa një person me skafandër në kokë dhe armë.
“Në atë moment u ngrita dhe u largova me vrap”, u shpreh ai.
Më pas ai rrëfeu se Gila e ka ndjekur nga pas duke e qëlluar me armë. Sakaq ai mohoi të kishte njohje me autorin apo ndonjë konflikt të mëparshëm. Sa i përket marrëdhënies së tij me fisin Bajri, Vaso pranoi se ka miqësi me ta, por u shpreh se nuk është i përfshirë në ngjarje kriminale. -

SKEDA/ Saga e hakmarrjes së përgjakshme mes fiseve Bajri e Lici në Shkodër, nisi me një moto-bombë në 2018-n…
Përplasja e fiseve Bajri-Lici ka shënuar një kapitull të errët në historinë e krimit në Shkodër, duke sjellë me dhjetëra viktima. Gjykatat dhe SPAK kanë ende në duar dosje të hapura për ngjarje të pazbardhura, ndërsa në kryeqendrën e veriut vijojnë të shtohen atentatet ndaj anëtarëve të dy grupeve duke shënuar viktimat. Gjithçka dyshohet se nisi në janar 2018, kur biznesmeni Lulzim Kulla me lidhje familjare me fisin Lici, u plagos në një atentat me eksploziv në motorin e tij. Shpërthimi i telekomanduar la të plagosur 8 persona, përfshirë vetë Kullën. Kjo ngjarje dyshohet se ka qenë zanafilla e një zinxhiri vrasjesh dhe hakmarrjesh që pasuan.
Vrasja e Mehdi Kavajës (18 qershor 2018)
Vetëm disa muaj pas atentatit, u vra në servisin e tij Mehdi Kavaja, i njohur për riparimin e bravave të makinave. Ai u qëllua me një plumb në kokë dhe vdiq në vend. Vrasja dyshohet si një akt hakmarrjeje, por mbetet ende pa autor të identifikuar.
Ekzekutimi i çiftit Bërçana-Ndoci (15 korrik 2018)
Në një ngjarje që tronditi opinionin publik, u vranë me breshëri armësh Boran Bërçana, ish-polic, dhe partnerja e tij Silvi Ndoci, teksa ndodheshin në makinën e tyre bashkë me fëmijën 3-vjeçar, që fatmirësisht shpëtoi. Bërçana dyshohej për lidhje me grupin Bajri dhe përfshirje në atentatin ndaj Lulzim Kullës. Vrasja dyshohet të jetë kryer nga grupi Lici si hakmarrje.
Vrasja e Fatbardh Licit (10 gusht 2018)
Vetëm pak javë pas vrasjes së çiftit, ekzekutohet Fatbardh Lici, vëllai i Sokol Licit dhe anëtar i njohur i familjes. Vrasja dyshohet të jetë një kundërpërgjigje nga fisi Bajri për eliminimin e Bërçanës.
Zhdukja e nipit dhe dajës Agron Mollaj dhe Gëzim Hysa (23 gusht 2018)
Dy persona me lidhje me fisin Lici, Agron Mollaj dhe Gëzim Hysa, u zhdukën në mënyrë misterioze. Ata nuk janë gjetur ende dhe dyshohet se janë vrarë, si pjesë e përplasjes së grupeve.
Ekzekutimi i Arjan Ferracakut (1 shtator 2018)
Në zonën e Livadheve, u qëllua për vdekje Arjan Ferracaku, teksa po shëtiste me kalin e tij. Disa minuta para ngjarjes, ai kishte komunikuar me Astrit Bilalin, një tjetër emër i përfshirë në dosjen “Bajri”.
Vrasja e Fatos Ferracakut (14 nëntor 2018)
Vetëm dy muaj pas kushëririt të tij, u vra Fatos Ferracaku, në mes të ditës, ndërsa shiste peshk në lagjen “Rus” të Shkodrës. Vrasjet e dy Ferracakëve konsiderohen të lidhura me luftën mes dy fiseve.
Ekzekutimi i Ferdinand Polisë (20 mars 2019)
Ferdinand Polia u vra me 20 plumba në një atentat që, sipas hetimeve, nuk lidhet me konfliktin Bajri-Lici, por me çështje kriminale në Itali.
Masakra ndaj Astrit dhe Brahim Bilalit (30 mars 2019)
Dy vëllezërit, Astrit dhe Brahim Bilali, u vranë në hyrje të shtëpisë së tyre me kallashnikovë. Ata ishin babai dhe xhaxhai i Astmer Bilalit, boksier dhe anëtar i grupit Bajri, i arrestuar më vonë. Ngjarja u hetua si pjesë e përplasjes së grupeve.
Operacioni “Metamorfoza” (shtator 2019)
Pas valës së gjatë të krimeve, Policia dhe Prokuroria goditën grupin “Bajri”, duke arrestuar 12 persona në Shqipëri dhe në disa vende të BE-së. Ndër të arrestuarit ishin Astmer Bilali, Behar Bajri, dhe persona të tjerë me rekorde kriminale.
Vrasja e Endri Mustafës (2021)
Një tjetër atentat me prapavijë mafioze ndodhi në maj të 2021, kur u vra Endri Mustafa, i cili u tërhoq në kurth nga një 15-vjeçar. Policia shpalli në kërkim Ibrahim Licin, por ai pretendoi alibi. Hetimet mbetën të paqarta.
Masakra në Dobraç 4 të vrarë (30 tetor 2024)
Ngjarja më e rëndë e viteve të fundit ndodhi në lagjen Dobraç të Shkodrës. Në një atentat ndaj një automjeti në lëvizje, mbetën të vrarë Hamza Lici, vëllai i vogël i Ibrahim Licit. Arlind Bushati, djali i një ish-kandidati për kryetar bashkie, Flutura Basha dhe Bashkim Basha, dy kalimtarë të pafajshëm që u përplasën nga makina e atentatit. Ibrahim Lici, që ndodhej në makinë, u plagos dhe arriti të largohej. Mbetet i shpallur në kërkim.
Goditja e SPAK, arrestimet në vitin 2025
Në shkurt 2025, SPAK identifikoi disa prej personave te përfshirë në vrasjen e Fatbardh Licit në 2018. Me vendim të GJKKO u ekzekutuan masat e sigurisë për Safet Bajrin, Behar Bajrin dhe Astmer Bilalin, të cilët dyshohen si autorët e ngjarjes. Ata akuzohen për vrasje me paramendim për hakmarrje, grup të strukturuar kriminal, mbajtje pa leje të armëve. Sipas SPAK, atentati ndaj Fatbardh Licit ishte një akt hakmarrjeje për vrasjen e Bërçanës dhe Ndocit, që Behar Bajri akuzonte Ibrahim Licit. Provat që ndihmuan hetimin përfshijnë edhe komunikimet në Sky ECC.
Atentati ndaj Erogen Brajoviç, 2 të vrarë (8 shtator 2025)
Ngjarja e fundit që dyshohet se është e lidhur me përplasjen mes Licëve dhe Bajrave është ajo e së hënës. Ragip Gila u prangos dhe u shpall në kërkim krahu i djathtë i Ibrahim Licit, Barush Bregu. Dyshohet se Bregu siguroi të gjitha mjetet e nevojshme për t’u realizuar vrasja e njeriut të Bajrave, Erogen Brajoviç mëngjesin e 8 shtatorit, në një lokal pranë bashkisë së Shkodrës. Policia e Shkodrës zbuloi edhe bazën e tyre kriminale, ku fshihnin armatimet, dronë të shumtë, municione e maska të cilat rezultoi të jetë e një zonje që jeton në Turqi, hallës së Ibrahim Licit, të shumërkuarit nga policia. -

Saga e hakmarrjes së përgjakshme mes fiseve Bajri e Lici, që nisi me një moto-bombë në 2018-n
Nga Keti Banushi
Një nga sagat më të përgjakshme të krimit në Shqipëri, ajo mes dy fiseve të njohura të Shkodrës, Bajri dhe Lici, ka nisur me një atentat dhe ka kulmuar me dhjetëra viktima, zhdukje dhe hakmarrje që zgjasin prej më shumë se një dekade.
***
Përplasja e fiseve Bajri-Lici ka shënuar një kapitull të errët në historinë e krimit në Shkodër, duke sjellë me dhjetëra viktima. Gjykatat dhe SPAK kanë ende në duar dosje të hapura për ngjarje të pazbardhura, ndërsa në kryeqendrën e veriut vijojnë të shtohen atentatet ndaj anëtarëve të dy grupeve duke shënuar viktimat.
Gjithçka dyshohet se nisi në janar 2018, kur biznesmeni Lulzim Kulla me lidhje familjare me fisin Lici, u plagos në një atentat me eksploziv në motorin e tij. Shpërthimi i telekomanduar la të plagosur 8 persona, përfshirë vetë Kullën. Kjo ngjarje dyshohet se ka qenë zanafilla e një zinxhiri vrasjesh dhe hakmarrjesh që pasuan.
Vrasja e Mehdi Kavajës (18 qershor 2018)
Vetëm disa muaj pas atentatit, u vra në servisin e tij Mehdi Kavaja, i njohur për riparimin e bravave të makinave. Ai u qëllua me një plumb në kokë dhe vdiq në vend. Vrasja dyshohet si një akt hakmarrjeje, por mbetet ende pa autor të identifikuar.
Ekzekutimi i çiftit Bërçana-Ndoci (15 korrik 2018)
Në një ngjarje që tronditi opinionin publik, u vranë me breshëri armësh Boran Bërçana, ish-polic, dhe partnerja e tij Silvi Ndoci, teksa ndodheshin në makinën e tyre bashkë me fëmijën 3-vjeçar, që fatmirësisht shpëtoi. Bërçana dyshohej për lidhje me grupin Bajri dhe përfshirje në atentatin ndaj Lulzim Kullës. Vrasja dyshohet të jetë kryer nga grupi Lici si hakmarrje.
Vrasja e Fatbardh Licit (10 gusht 2018)
Vetëm pak javë pas vrasjes së çiftit, ekzekutohet Fatbardh Lici, vëllai i Sokol Licit dhe anëtar i njohur i familjes. Vrasja dyshohet të jetë një kundërpërgjigje nga fisi Bajri për eliminimin e Bërçanës.
Zhdukja e nipit dhe dajës Agron Mollaj dhe Gëzim Hysa (23 gusht 2018)
Dy persona me lidhje me fisin Lici, Agron Mollaj dhe Gëzim Hysa, u zhdukën në mënyrë misterioze. Ata nuk janë gjetur ende dhe dyshohet se janë vrarë, si pjesë e përplasjes së grupeve.
Ekzekutimi i Arjan Ferracakut (1 shtator 2018)
Në zonën e Livadheve, u qëllua për vdekje Arjan Ferracaku, teksa po shëtiste me kalin e tij. Disa minuta para ngjarjes, ai kishte komunikuar me Astrit Bilalin, një tjetër emër i përfshirë në dosjen “Bajri”.
Vrasja e Fatos Ferracakut (14 nëntor 2018)
Vetëm dy muaj pas kushëririt të tij, u vra Fatos Ferracaku, në mes të ditës, ndërsa shiste peshk në lagjen “Rus” të Shkodrës. Vrasjet e dy Ferracakëve konsiderohen të lidhura me luftën mes dy fiseve.
Ekzekutimi i Ferdinand Polisë (20 mars 2019)
Ferdinand Polia u vra me 20 plumba në një atentat që, sipas hetimeve, nuk lidhet me konfliktin Bajri-Lici, por me çështje kriminale në Itali.
Masakra ndaj Astrit dhe Brahim Bilalit (30 mars 2019)
Dy vëllezërit, Astrit dhe Brahim Bilali, u vranë në hyrje të shtëpisë së tyre me kallashnikovë. Ata ishin babai dhe xhaxhai i Astmer Bilalit, boksier dhe anëtar i grupit Bajri, i arrestuar më vonë. Ngjarja u hetua si pjesë e përplasjes së grupeve.
Operacioni “Metamorfoza” (shtator 2019)
Pas valës së gjatë të krimeve, Policia dhe Prokuroria goditën grupin “Bajri”, duke arrestuar 12 persona në Shqipëri dhe në disa vende të BE-së. Ndër të arrestuarit ishin Astmer Bilali, Behar Bajri, dhe persona të tjerë me rekorde kriminale.
Vrasja e Endri Mustafës (2021)
Një tjetër atentat me prapavijë mafioze ndodhi në maj të 2021, kur u vra Endri Mustafa, i cili u tërhoq në kurth nga një 15-vjeçar. Policia shpalli në kërkim Ibrahim Licin, por ai pretendoi alibi. Hetimet mbetën të paqarta.
Masakra në Dobraç 4 të vrarë (30 tetor 2024)
Ngjarja më e rëndë e viteve të fundit ndodhi në lagjen Dobraç të Shkodrës. Në një atentat ndaj një automjeti në lëvizje, mbetën të vrarë Hamza Lici, vëllai i vogël i Ibrahim Licit. Arlind Bushati, djali i një ish-kandidati për kryetar bashkie, Flutura Basha dhe Bashkim Basha, dy kalimtarë të pafajshëm që u përplasën nga makina e atentatit. Ibrahim Lici, që ndodhej në makinë, u plagos dhe arriti të largohej. Mbetet i shpallur në kërkim.
Goditja e SPAK, arrestimet në vitin 2025
Në shkurt 2025, SPAK identifikoi disa prej personave te përfshirë në vrasjen e Fatbardh Licit në 2018. Me vendim të GJKKO u ekzekutuan masat e sigurisë për Safet Bajrin, Behar Bajrin dhe Astmer Bilalin, të cilët dyshohen si autorët e ngjarjes. Ata akuzohen për vrasje me paramendim për hakmarrje, grup të strukturuar kriminal, mbajtje pa leje të armëve. Sipas SPAK, atentati ndaj Fatbardh Licit ishte një akt hakmarrjeje për vrasjen e Bërçanës dhe Ndocit, që Behar Bajri akuzonte Ibrahim Licit. Provat që ndihmuan hetimin përfshijnë edhe komunikimet në Sky ECC.
Atentati ndaj Erogen Brajoviç, 2 të vrarë (8 shtator 2025)
Ngjarja e fundit që dyshohet se është e lidhur me përplasjen mes Licëve dhe Bajrave është ajo e së hënës. Ragip Gila u prangos dhe u shpall në kërkim krahu i djathtë i Ibrahim Licit, Barush Bregu. Dyshohet se Bregu siguroi të gjitha mjetet e nevojshme për t’u realizuar vrasja e njeriut të Bajrave, Erogen Brajoviç mëngjesin e 8 shtatorit, në një lokal pranë bashkisë së Shkodrës. Policia e Shkodrës zbuloi edhe bazën e tyre kriminale, ku fshihnin armatimet, dronë të shumtë, municione e maska të cilat rezultoi të jetë e një zonje që jeton në Turqi, hallës së Ibrahim Licit, të shumërkuarit nga policia. (Shqiptarja.com) -

Hakmarrja që u ‘ndez’ me një tritol! Saga e krimeve mes fiseve Lici- Bajri
anëtarët e dy fiseve
SHKODËR-Krimi vijon të mbajë peng Shkodrën! Përpos ngjarjeve kriminale, “lufta” e vërtetë, që ngjalli panik kulmoi në vitin 2018, me në krye dy fiset Bajri dhe Licët. Një tritol në janar të vitit 2018, shënoi fillimin e një sage ngjarjesh kriminale, ku plumbat nuk kursyen as familjarë, as njerëzit që kishin afruar pranë vetes dhe së fundmi as të pafajshëm.
Një sasi e konsiderueshme tritoli shpërtheu në atentatin ndaj të ashtuquajturit “burri i fortë” i Shkodrës, Lulzim Kulla, në lagjen “Rus” në Shkodër. Lulzim Kulla, dhëndër në falimjen Lici, i cili konsiderohej në atë kohë nga Policia e Shkodrës si kreu i një grupi kriminal, që prej vitesh nënshtron tregtarët e qytetit duke u vendosur “tarifë” të përmuajshme për garantimin e objekteve tregtare.
Pak kohë pas ngjarjes, Policia dhe Prokuroria deklaruan se zbardhën ngjarjen dhe arrestuan 3 personat që kishin vendosur eksplozivin. Të arrestuarit ishin Endri Çopja, Argel Lulaj dhe Serxho Teta, nga Elbasani, të cilët vazhdimisht mohuan akuzat. Derisa në nëntor të vitit 2020 Gjykata e Shkodrës i liroi për shkak se kishin mbaruar afatet e mbajtjes në paraburgim. Ndonëse më herët ishin zbutur masat e sigurimit për ta në “arrest shtëpie” e “detyrim paraqitje”. Megjithatë, porositësit e këtij atentati nuk u identifikuan asnjëherë.
Pas atentatit ndaj Lulzim Kullës, për dy vite me radhë në Shkodër pasuan një sërë ngjarjesh kriminale që dyshohet se ishin të lidhura me njëra-tjetrën.
Në 18 qershor 2018 vritet në servisin e Lulzim Kullës teksa po riparonte brava makinash, 60-vjeçari Mehdi Kavaja, vrasje e dyshuar për hakmarrje. Ende kjo ngjarje është pa autor ndërsa riparuesi i bravave u qëllua me plumb në kokë, duke mbetur i vdekur në vend.
Në 15 korrik të po atij viti, poshtë banesës që kishin me qira, ekzekutohet çifti Boran Bërçana dhe Silvi Ndoci, ndërsa bashkë me ata në makinë ndodhej edhe fëmija i tyre 3-vjeçar që i shpëtoi mrekullisht plumbave. Ish-polici Bërçana dyshohej se kishte lidhje me grupin “Bajri”. Ai dyshohet se kishte lidhje me atentatin e Lul Kullës në janar 2018, dhe vrasja dyshohet se është kryer nga fisi Lici në Shkodër. Për shumë kohë kjo ngjarje mbeti pa autor, edhe pse pati shumë shoqërime, por asnjë provë konkrete.
Më 10 gusht 2018, u vra Fatbardh Lici, anëtar i familjes Lici, vëllai i të fortit Sokol Lici dhe ish-anëtarit të Këshillit Bashkiak të Shkodrës, Mustafa Lici. Safet Bajri ka rënë në pranga të SPAK, për vrasjen e Fatbardh Licit. Prokuroria e Posaçme përmes një njoftimi zyrtar ka njoftuar se ka mbledhur prova të mjaftueshme për të zbardhur ekzekutimin, për të cilin ‘fajësoi’, Behar dhe Safet Bajrin dhe Astmer Bilalin. Po sipas SPAK, motivi i vrasjes së tij dyshohet se lidhet me faktin që Behar Bajri ka bërë fajtor Ibrahim Licin për vrasjen e ish-efektivit të Policisë së Shtetit, Boran Bërçana.
Më 23 gusht, shtetasit Agron Mollaj dhe Gëzim Hysa, nip dhe xhaxha, u zhdukën dhe nuk janë gjetur deri më sot. Këta dy shtetas dyshohet se kanë lidhje me fisin Lici. Pas zhdukjes së tyre vetëm 4 ditë më vonë, më 27 gusht u vra Prendush Fusha.
Por, vrasjet nuk u ndalën me aq, më 1 shtator u ekzekutua biznesmeni Arjan Ferracaku, dy muaj më vonë në 14 nëntor, mbeti viktimë Fatos Ferracaku, i cili ishte kushëriri i Arjanit dhe ishte tregtar peshku.
Ekzekutimet vazhduan deri më 2019. Më 30 mars të vitit 2019 një vrasje e dyfishtë në lagjen “Guerrile” trondit sërish Shkodrën. Ekzekutohen dy vëllezër, Astrit dhe Brahim Bilali, 59 e 61 vjeç. Ngjarja u konsiderua si vazhdim i sagës së përgjakshme mes dy fiseve Bajri e Lici. Një muaj pas ngjarjes u arrestuan 2 persona të dyshuar si autorë, Arsen Stojku dhe Mislim Rama, ndërsa u shpall në kërkim Ibrahim Lici dhe Denis Brahimin.
Në 2020 u vra Ridvan Hyseni, i cili u qëllua për vdekje nga vëllezërit Duel dhe Hydajet Mehmedaj, të cilët pak më parë ishin konfliktuar me djalin e tij. Mehmedajt konsiderohen si fis “i fortë” në zonën Shkodrës dhe janë nipat e Gëzim Mehmedajt, i cili në vitin 1992 vrau efektivin e RENEA-s, Arben Ujka. Të njëjtat burime bëjnë me dije se po kjo familje ka marrëdhënie të forta me atë të Ibrahim Licit, i cili është një prej të dyshuarve për vrasjen e vëllezërve, Astrit dhe Brahim Bilali. Por nga sa u provua nga Policia e Shtetit, vrasja ka ardhur si pasojë e një sherri të çastit.
Një vit më vonë u vra Bardhok Pllanaj, ‘Kumbari’ i Shkodrës! Pllanaj u ekzekutua më 4 prill në lagjen Dobraç të Shkodrës. Autorët e ndoqën dhe ecën paralelisht me të për 150 metra dhe zbrazën 120 plumba kallashnikovi me mjetin “Range Rover”, ku dhe ndodhej ‘Kumbari i Shkodrës’. Më pas dogjën mjetin dhe u larguan. Edhe për këtë ngjarje nuk ka të arrestuar.
Mbrëmjen e 15 majit të vitit 2021, Endri Mustafa u largua nga shtëpia dhe u gjet i vrarë dy ditë më pas në zonën e Livadheve në Shkodër. Personi i fundit që kishte takuar Mustafa para se të zhdukej, ishte 15-vjeçari Ergys Malja. Ai është shoqëruar i pari në praninë e prindërve për t’u marrë në pyetje. Ndërsa më pas është arrestruar si bashkëpunëtor në vrasjen e shtetasit Endri Mustafa. I mituri ka pretenduar në dëshminë e tij, dhënë për Policinë, se personi që e ka vrarë Endri Mustafën është Ibrahim Lici. Policia zhvilloi kontrolle për të shoqëruar Licin, por ai nuk u gjet asnjëherë. Prokuroria e Shkodrës mbylli hetimet në mars të vitit 2023 dhe Ibrahim Lici u akuzua zyrtarisht për vrasje.
Goditja e fundit kriminale në sagën e përgjakshme është ajo e 30 Tetorit 2024 në Dobraç të Shkodrës, ku u ekzekutuan Hamza Lici dhe Arlind Bushati, si dhe mbetën të vrarë çifti i bashkëshortëve, Bashkim dhe Flutura Basha.
Objektiv i atentatit dyshohet se ishin dy nga viktimat, Hamza Lici dhe Arlind Bushati, por edhe një person tjetër që mendohet se udhëtonte me ta në makinë dhe që dita ditës pas hetimeve ka dyshime të ketë qenë Ibrahim Lici. Prezenca e tij në automjet nisi të diskutohej pas pamjeve që u publikuan në media, ku një person i gjakosur shihej pranë trupit të pajetë të Hamza Licit. Ekzekutimi ndodhi në zonën e “Dobraçit”, ku jetojnë anëtarët e fisit Bajri. Disa javë pas atentatit, dosja ishte në duart e SPAK.
Vrasja e djalit të vogël të familjes Lici, pasoi heshtje deri në 8 shtatorin e 2025, rreth një vit më vonë. Saga e përgjakshme u rindez sërish. Krahu i djathtë i Licëve, Barush Bregu dhe një 17-vjeçar janë shpallur në kërkim, si bashkëpuntorë në masakrën e ndodhur mëngjesin e 8 shtatorit në Shkodër, ku Armando Pali dhe Liridon Kraja humbën jetën, ndërsa shënjestra Erogen Vaso, vëllai i të arresuarit Denis Brajoviç dhe një kamariere mbetën të plagosur.
Shkodra vijon të përgjaket, dhe qytetarët mund të marrin frymë lirisht vetëm atëherë kur kjo ‘luftë’ të përfundojë…por paqja, duket një opsion i pamundur për dy fiset./ZËRI -

Anëtari i grupit Bajri i shpëtoi atentatit me 2 viktima! Kontrolle në fisin Lici, policia gjen tre armë zjarri
Erogen Brajoviç dhe Mustafa Lici
SHKODËR-Policia e Shkodrës ka ushtruar kontroll në shtëpinë e motrës së Mustafa Licit, i cili dyshohet se qëndron pas atentatit të sotëm në Shkodër ku mbetën të vrarë 2 persona dhe 2 të tjerë të plagosur. Sipas informacioneve, Oranews mëson se gjatë kontrollit janë gjetur tre armë. Kontrolle janë kryer edhe në banesën e Mustafa Licit.
Ekzistojnë dyshime se Ragip Gila, autori i vrasjeve, vepronte për llogari të Lulzim Kullës, dhëndër në familjen Lici. Pas daljes nga burgu, Ragip Gila, shoqërohej shpesh me Lulzim Kullën, kunatin e Mustafa Licit, të dy kundërshtarë të grupit Bajri në Shkodër.
Konkretisht 29-vjeçari Ragip Gila hapi zjarr mëngjesin e sotëm në një lokal pranë Bashkisë së Shkodër, ku Armando Pali dhe Erogen Brajoviç ku ishin duke pirë kafe. Shënjestër ishte Erogen Bajri allias Vaso, vëllai i Denis Bajrit, por breshëria e plumbave kapi 5 persona, mes tyre kamarieren 25-vjeçare Meri Kaceri dhe një grua që ndodhej rastësisht në vendngjarje. I vdekur mbeti Armando Pali, punojës i IKMT-së dhe ish-anëtar i Këshillit Bashkiak në Shkodër, dhe Liridon Kraja (Lushi) 31-vjeç, truproja e Erogen Brajoviç.
Nuk dihet nëse ngjarja ka lidhje me masakrën e Dobraçit, ku mbeti i vrarë Hamza Lici, Arlind Bushati, Flutura dhe Bashkim Basha dhe nëse është hakmarrje për këtë krim. Fisi Bajri ka një historik të përgjakshëm përplasjesh me fisin Lici, me një sagë të gjatë vrasjesh mes të dy grupeve kriminale./ZËRI -

“Hesapet” e hapura!? Njëri akuzohet për vrasjen e Gjin Ndojit, tjetri shënjestër e atentatit, kush janë vëllezërit Bajri
Denis Bajri, Erogen Vaso (Bajri) dhe Gjin Ndoji
SHKODËR-Masakra që i mori jetën 2 personave dhe la të plagosur 2 të tjerë mëngjesin e sotëm në Shkodër, ka shënjestër Erogen Vaso alias Erogen Brajoviç, vëllai i Denis Bajroviç (Bajri). Dy vëllezër të njohur për lidhjet e tyre me krimin, njëri i akuzuar për vrasjen e Gjin Ndojit i ekstraduar nga Dubai rreth një muaj më parë dhe tjetri, pre e atentatit mafioz!
Aktiviteti i vëllezërve dhe një pistë hakmarrje në mes…
Vëllezërit Denis dhe Erogen, janë pjesë e fisit Bajri, grup i cili ka një historik të përgjakshëm përplasjesh me fisin Lici, me një sagë të gjatë vrasjes mes të dy grupeve kriminale.
Denis Bajri u ekstradua nga Dubai në korrik të këtij viti. Ai ishte shpallur në kërkim në kuadër të megaoperacionit “Metamorfoza” pasi akuzohet për vrasjen e Gjin Ndojit. Emri i tij doli në dritë nga përgjimet e zbardhura të aplikacionit “SkyECC”, si pjesë e grupit Bajri në Shkodër. Në mesazhet e shkëmbyera mes tyre, kuptohet se autorët e kanë kryer vrasjen për “llogari” të biznesmenit tashmë të zhdukur, Ervis Martinaj. Si shkëmbim, Martinaj do të hiqte qafe Kleant Musabelliun, por fatmirësisht kjo e fundit nuk arriti që të realizohej kurrë.
Pas vrasjes së Boriçit, vetë Denisi i shkruan Behar Bajrit: Gjoks e kry, kapedan. Mu blloku, se dosha me ja gri kryt, se më tha diçka…Erogen Vaso (Brajoviç), duket se ishte futur në rreth të kuq. Sot ai mbeti i plagosur me tre plumba dhe është transportuar drejt Tiranës për mjekim më të specializuar në Spitalin Ushtarak. Vaso është një emër i njohur në kryeqendrën e Veriut për shkak se ka qenë anëtar i këshillit bashkiak, por edhe për lidhjet e tij me krimin.
Në vitin 2023 emri i tij doli në dosjen e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar si pjesë e grupit të Bajrave. Gjithashtu, në vitin 2007 ai është akuzuar për veprën penale të “shtrëngimit me anë të kanosjes ose dhunës për përfitim të pasurisë”. Por pas kësaj akuze ai iu fut politikës ku dhe shërbeu si anëtar i këshillit bashkiak me Partinë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, që drejtohej nga Vangjel Dule.
Ndërkohë, viktimë e masakrës që tronditi Shkodrën mëngjesin e sotëm mbeti Armando Pali, ish- këshilltar bashkiak. Vetëm pak minuta pas ngjarjes, pasi u transportua me urgjencë në spital në gjendje të plagosur, ndërroi jetë edhe Liridon Kraja, shoqërues i Erogen Vasos. Mes të plagosurve janë edhe një kamariere e lokalit ku ndodhi ngjarja, 25-vjeçarja Meri Kacerisi, si dhe një grua që ndodhej rastësisht në vendngjarje.
Ragip Gila, autori i masakrës së sotme është vendosur në pranga. Dëshmia e tij pritet të hedhë dritë mbi pistën e hetimit./ZËRI -

Shokët që vranë shokët, si është shpërfytyruar bota e krimit në Shqipëri nga pabesia, besëprerja dhe intrigat
Fitim Dumani, vëllai i killerit Nuredin Dumani, tha në emisionin “MaShqip” të gazetarit Flamur Vezaj se vëllezërit Hajdar e Franc Çopja kanë vrarë në restorantin e tyre në Elbasan duke ngrënë bukë të shumërkërkuarin Talo Çela, pasi Çela dinte shumë rreth krimeve të tyre dhe kishte rrezik se mund të fliste një ditë.
Një pretendim i tillë i rëndë nuk është i provuar. Mund të jetë e vërtetë, por mund të jetë edhe sajesë.
Gjithsesi, zbërthimi i komunikimeve të figurave të krimit në aplikacionet “Sky” dhe “Encro”, ka ekspozuar jo vetëm intrigat, kurthet dhe planet, por edhe besëprerjen si element që karakterizonte disa personazhe dhe klane kriminale.
Një nga episodet më të rënda lidhet me masakrën me tre të vrarë në Bradashesh, në vitin 2018, ku një ditë më pas, Franc Çopja, organizatori dhe financuesi kryesor i vrasjeve, shkon në varrimin e shokut të tij, Endrit Alibej.
Franc Çopja është ‘solidarizuar’ me familjarët e të ndjerit Endrit Alibej, duke i hedhur 50 euro në formë ngushëllimi. Në bisedat e “Sky”, Franc Çopja i përshkruan kushëririt të tij Renato Musaku dhe situatën e rëndë që ishte në familjen e Endrit Alibej, duke i thënë se gruaja rumune e Endritit qante në gjuhën e saj Rumune duke thënë: “…Endrit jubira miaaaa…”. Dy kushërinjtë qeshin dhe tallen me dhimbjen e familjarëve të Alibejt.
Ledjan Alushaj dhe Edmond Papa akuzohen se vranë Sadikajn dhe më pas e qanë
Në 11 qershor të vitit 2022, tek rrethrrotullimi i TEG, në dalje të Tiranës me drejtim Elbasanin, u ekzekutua Aleksandër Sadikaj, 27 vjeç, i njohur si ‘Sanço’. Shpërthimi i një sasie të madhe eksplozivi të montuar në makinën e tij i mori jetën në vend të riut, i cili ishte pjesë e një grupi që trafikonte drogë. Nëna dhe motra e Sadikajt kanë akuzuar vetëm dy personazhe për krimin; Ledjan Alushaj, shoku i ngushtë i Sadikajt, i strehuar në Dubai, si dhe Edmond Papa, gjithashtu bashkëpunëtor dhe shok i Sadikajt, i ekzekutuar më pas në Tiranë.
“Alexandër Sadikaj u vra nga shoku i tij i ngushtë Ledian Alushaj nga Mallakastra me vendbanim në Sarandë. Ledion Alushaj kishte vendosur tritol në makinën e Aleksandrit kur Aleksandri ia kishte dhënë makinën e tij me mirëbesim për ti bërë disa servise tek daja i Edmond Papës pra këta të dy në bashkëpunim vranë Aleksandrin. Mbrapa krahu ndërkohë që hanin e pinin me të, ditën tjetër erdhi në varrim Ledjon Alushaj bashkë me Edmond Papën qëndruan gjithë natën në shtëpinë tonë dhe “bënin sikur qanin”. Ledjon Allushaj ngriti arkivolin e Aleksandrit deri tek varrezat në krahë, ai që e vrau ishte aty, na ngushëllonte edhe qante bashkë me ne. Ja pra kush janë trimat e sotëm ata që kanë dy lekë mendojnë se mund të vrasin edhe të bëjnë gjëra të tmerrshme në tokë, këta pra janë gangsterat e sotëm që kanë lekë dhe vrasin shokët mbrapa krahëve. Këtë gjë e di gjithë Shqipëria tani më. E di shteti gjithashtu. Ledjon Allushaj fshihej si miush edhe vazhdon vret shokët e tij, ai njeri që vinte në shtëpinë tonë hante dhe pinte me ne. Vëllai im luante me djalin e Ledjon Alushajt e përkëdhelte e puthte ndërkohë që ai kishte vendosur tritolin tek makina e Aleksandrit. Zoti është i madh, u zbulua gjithçka shumë shpejt“, ka pohuar Vanesa, motra e të ndjerit Aleksandër Sadikaj.
Nëna e Sadikajt ka rrëfyer:
Djali im ka qëndruar në hotel ‘Blu Sky’ në Sarandë së bashku me shtetasit Ledjan dhe Xhoni me origjinë nga Fieri dhe banues në Sarandë. Pak kohë para se të vritej, Aleksandri më ka thënë se automjetin tip Golf me ngjyrë të bardhë e kishte lënë disa ditë për ta rregulluar në fshatin Kurjan në Fier, tek magazinat në pronësi të dajës së Edmond Papës. Ai që i sugjeroi djalit tim për ta çuar makinën në Kurjan, ishte Ledjani, i cili është lidhje e ngushtë shoqërore e vëllezërve Papa. Pas vrasjes së djalit tim Aleksandrit, kam kërkuar që të takohem me Ledjanin, të cilit i ka çuar fjalë nëpërmjet Xhinos. Ky i fundit më ka thënë që Ledjani kishte fshirë të gjitha rrjetet sociale dhe nuk dëshironte të më takonte. Pasi pashë që Ledjani nuk donte të më dilte në takim, ndodhur në këto kushte kam shkuar vetë tek hotel ‘Blu Sky’ në Sarandë. Por edhe këtë herë ai nuk më ka dalë në takim. Për arsye të cilat nuk mi bëri të njohura. Më datë 17 Dhjetor 2022 në shtëpinë time në Memaliaj ka ardhur Xhino, i cili më ka thënë që ishte kthyer nga varrimi i Edmond Papës dhe më ka kërkuar që ta shoqëroja për në varreza, tek varri i Aleksandrit. Xhino më ka treguar nga telefoni një video që Aleksandri kishte regjistruar vetëm pak minuta para se të vritej, që tregonte një sipërfaqe toke që kemi në pronësi në afërsi të Qendrës Tregtare ‘TEG’ dhe për këtë pronë kishte shfaqur interes për ta blerë Ledjani. Xhino më ka pohuar që vëllezërit Papa dhe Ledjani, mbajnë armë zjarri dhe lëndë eksplozive në ambjentet e Hotel ‘Blu Sky’, në Sarandë. Dyshoj se vrasja e djalit është organizuar nga vëllezërit Edmond Papa dhe Kristo Qiriqi, alias Jetmir Hoxha, në bashkëpumim me Ledjanin“.
Durim Bami gati të shesë çdo shok dhe mik
Në dosjen Metamorfoza 3 për perandorinë e krimit në Shqipëri shfaqet kudo pabesia mes anëtarëve të grupeve, ku spikat Durim Bami i Niklës, i cili tregohet i gatshëm për të shitur shokët, për t’i nxjerrë në pritë, për të ruajtur pozitat e veta.
Referuar gjithnjë dosjeve të SPAK-ut, ish deputeti Arben Ndoka është investuar për të vrarë Durim Bamin, pasi dyshon se Bami ka gisht në vrasjen e vëllait të tij, Aleksandër Ndoka.
Arben Ndoka komunikon me Behar Bajrin. Në një moment Behar Bajri informon Arben Ndokën se Durim Bami do të shkonte në Shkodër për t’i dërguar ca para, një rast ky për t’a vrarë. Por, Bami ia dërgon paratë me dikë dhe plani dështon.
Nga ana tjetër Durim Bami i çon fjalë Arben Ndokës për t’u normalizuar, por ndërkohë i ofron cilin do nga shokët e tij për t’ia nxjerrë në pritë vetëm që hesapet mes tyre të mbyllen. Në komunikime, Bami thotë se është gati t’i dorëzojë Ndokës cilindo shok të tij në krime, me përjashtim të të vëllait, Valterit.
Por Ndoka kërkonte kokën e Bamit. Ndërkohë, teksa përpiqet t’a vendosë në gjumë, Durim Bami bën plan për t’a vrarë Ben Ndokën te pallati para Fakultetit Ekonomik, kur Ndoka do të shkonte për të pirë në kafe.
Behar Bajri vrau shokun e ngushtë, gati të shiste edhe Durim Bamin
Behar Bajri, i cili dyshohet se vrau gruan e tij 15-vjeçare Fabiola Harxhi në gjumë në vitin 2002 me të njëjtën pistoletë që kishte vrarë shtetasin Arben Tuzi, referuar dojseve Sky Ecc rezulton se pret në besë shokët, i vret natën dhe u shkon ditën për ngushëllim.
Nga komunikimet del në pah që Behar Bajri tenton t’i nxjerrë Arben Ndokës në pritë Durim Bamin, duke e ftuar Bamin për drekë në Shkodër. Ndërkaq, në gusht të vitit 2020, Bahar Bajri arganizon vrasjen e shokut të tij Gjin Ndoji (Boriçi) në Vaun e Dejës, ndërsa të nesermen i shkon për ngushëllim në shtëpi dhe merr pjesë në varrimin e tij.
Gjin Ndoj alias Boriçi ishte një nga miqtë e ngushtë të Behar dhe Safet Bajrit. Ndoj ka qenë njëri nga të dyshuarit e policisë, që rezulton të jetë marë në pyetje për vrasjen e Fatbardh Licit.
Ndoji ishte lidhje edhe e Vis Martinajt. Ky i fundit kishte paranojë se ndoshta Gjin Ndoji, një personazh me potencial të madh kriminal, mund të bashkohej me kundështarët e tij Leonard dhe Elis Duka, pasi kishte dëgjuar se ashtu ishte shprehur Ndoji në një tavolinë pasi Dukët paguanin më shumë për krimet me porosi.
Për shkak të dyshimit të tij, Vis Martinaj bën pakt me Behar Bajrin për të eliminuar shokun e përbashkët, për të cilin më vonë shprehet se e kishte vrarë kot. Behar Bajri merr përsipër vrasjen e Gjin Boriçit, ndërsa Ervis Martinaj do të vriste Kleant Musabelliun menjëherë pas vrasjes së Gjin Ndojit, pasi Musabelliu kishte plagosur investitorin strategjik Pëllumb Gjokën, pjesë e grupit Bajri. (Behar Bajri i ishte ofruar Gjokës që t’a vriste vetë për qejf dhe pa lekë Musabelliun, por Pëllumb Gjoka kërkonte që vrasja të kryhej me pagesë).
Disa orë para se të vritej, Gjin Ndoj bisedon me Behar Bajrin, duke e njoftuar këtë të fundit se e kishte parë me BMW në zonën e Shëngjinit, duke e paralajmëruar që të bënte kujdes, pasi në atë zonë kishte prezencë të madhe të policisë dhe FNSH kishte dalë për kontrolle. Në fakt në këtë kohë Behar Bajri bisedonte me Denis Brajoviç, Pëllumb Gjokën, Edmond Prekën dhe persona të tjerë lidhur me mobilizimin për vrasjen e vetë Gjin Ndojit.
Denis Brajoviq në orën 02:43 të datës 8 gusht 2020, i shkruan Behar Brajoviq dhe i tregon se ku e ka qëlluar Gjin Ndojin duke dërguar mesazh: “…Gjoks e kry kapedan, mu blloku se dosha me ja gri kryt, se më tha diçka…”.
Nga kjo bisedë del qartë se arma është bllokuar ndërsa viktima edhe pse ka qenë në grahmat e fundit të jetës, rezulton t’i ketë folur autorëve. Pas vrasjes Behar Bajri ka njoftuar në mesnatë biznesmenin Pëllumb Gjoka, ku me tyre zhvillohet kjo bisedë:
Behari: “…u kry, tani presim atë tëndin, atë që deshti ai u kry. Gjinin deshti ai…
Pëllumbi shprehet: “…ok vëlla…, kjoft me zotin, futja gjumit tani…
Të nesërmen, organizatorët kanë marrë pjesë në varrimin e shokut të tyre. Pas vrasjes së Gjin Boriçit, biznesmeni Pëllumb Gjoka komunikon me oficerin e Policisë Ardit Hasanbegaj të cilin e urdhëron të mos merret me zbardhjen e ngjarjes.
Nuredin Dumani njihte vetëm paratë
Bashkëpunëtori SPAK-ut Nuredin Dumani ishte një vrasës në ‘treg’ me pagesë, i cili kontraktohej nga grupet kriminale. Pjesë e krimit ishte edhe vëllai i tij, Dashnor Dumani.
Dy vëllezërit i përkisnin dy grupeve kriminale rivale. Dashnori punonte për llogari të Çopjave me Talo Çelën. Nuredini ishte kthyer në një ndihmës të Erion Alibej në planin e tij për të marrë hak.
Nëse Alibej i jepte përshembull 100 mijë euro Dumanit për të vrarë Talo Çelën, Dumani mund të vriste Alibej nëse Çela i jepte 150 mijë euro. Dumani ka shitur edhe vëllanë e tij, duke e implikuar në masakrën e Bradasheshit.
“Dashi më ka treguar se në atë ngjarje (masakra e Bradasheshit) kanë marrë pjesë shumë persona, ku një prej tyre është Fatos Gosa ka dhënë në vijimësi informacione në lidhje me lëvizjet e Endrit Alibej natën e atentatit si dhe në ditë të tjera para atentatit. Atë natë para se ti bëhej atentati Endrit Alibej së bashku me mamanë e tij, bashkëshorten e tij, e cila është shtetase rumune dhe në atë kohë ka qenë shtatzënë. Nga vëllai im Dashi, kam mësuar se vrasjan e Endrit Alibej është tentuar që të bëhej edhe ditë të tjera, konkretisht 5-6 ditë para ngjarjes. Persona pjesëmarrës në këtë ngjarje kanë qenë Talo Çela, Altin Ndoci, Miri Haxhia, Dorian Shkoza, Mikael Qosja, Gent Sharra, Eljo Bitri, vëllai im Dashnor Dumani si dhe persona të tjerë që mund të dijë vëllai im. Në këtë ngjarje, atë natë Gent Sharra ka pasur rolin e organizimit të vrasjes sepse ai ka mundësuar vënien në dispozicion të makinës tip “Benz”. Atë natë në makinë ka shkuar dhe e ka marrë në këtë shtëpi Gent Sharra së bashku me vëllain tim. Për këtë ngjarje unë kam folur me Dashin nëpërmjet një telefoni të kriptuar, ku edhe e kam pyetur nëse ai ka marrë pjesë në atë ngjarje (masakrën) dhe çfarë roli ka patur. Dashi më ka treguar se ai ka marrë pjesë tek vrasja e trefishtë e Bradasheshit, ku ka qenë në një makinë me atentatorët por nuk ka goditur sepse ngjarja ka ndodhur shumë shpejt dhe është hutuar. Në bisedë me Dashin me telefon të kriptuar SkyECC vetëm kaq kam biseduar në lidhje me këtë ngjarje. Ndërsa detajet Dashi mi ka treguar kur ka qenë në Shqipëri para se të largohej në Gjermani në vitin 2016, por në atë kohë nuk më tregoi se ai kishte marrë pjesë këtë gjë ma pohoi më pas kur ai ndodhej në Gjermani kur kemi biseduar me telefon të kriptuar. Nga Dashi kam mësuar se në atentatin ndaj Endrit Alibej dhe të afërmve të tij kanë marrë pjesë 2 makina, në të cilat kanë qenë Talo Çela, Miri Haxhia, Altin Ndoci, Dorian Shkoza dhe Dashi. Gjithashtu ka patur edhe persona të tjerë që kanë ndihmuar atentatorët atë natë, por nuk i di me emra konkret“, ka rrëfye Dumani./Prapaskena
