Tag: bajram

  • Voton edhe Presidenti Bajram Begaj

    Voton edhe Presidenti Bajram Begaj

    Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka votuar në Tiranë.
    Kreu i shtetit ishte i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, gjatë procesit të votimit.

    “M’u duk një proces i qetë. Proceset zgjedhore janë të rëndësishme për qytetarët, për vendin dhe demokracinë, por kjo ditë e sotme ka një rëndësi të veçantë për faktin që kemi hapur negociatat për anëtarësim në BE. Zgjedhjet duhet të plotësojnë standardet më të mira. Kjo ditë duhet të jetë një festë, ku qytetarët duhet të shprehin lirshëm vullnetin e tyre, pa presion dhe me përgjegjshmërinë se zëri i tyre do të dëgjohet. Po kështu, duhet të jetë procesi i administrimit dhe numërimit”,tha Begaj.

  • Kampione bote në peshëngritje/ Presidenti Bajram Begaj mesazh urimi: Krenar për arritjet e saj

    Kampione bote në peshëngritje/ Presidenti Bajram Begaj mesazh urimi: Krenar për arritjet e saj

    Enkileda Çarjan, peshëngritësja shqiptare ka shkëlqyer në Kampionatin Botëror të Peshëngritjes për të rinj, duke u shpallur Kampione Bote e trefishtë dhe duke thyer tre rekorde evropiane për grupmoshën U20.
    Kjo arritje u komplimentua dhe nga presidenti Bajram Begaj, i cili në një postim në rrjetet sociale shkruan: “Shumë urime për Enkileda Çarjan, e cila u shpall Kampione Bote e trefishtë në Botërorin e Peshëngritjes, theu 3 rekorde evropiane për të reja, si dhe arriti të marrë medalje bronzi për U20!
    Krenarë për arritjet e Enkiledës dhe punën e përkushtuar të trajneres së saj, Eglantina Kalemi!”.

  • KPA rikthen në detyrë prokurorin Bajram Breçani

    KPA rikthen në detyrë prokurorin Bajram Breçani

    Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendosi të rikthejë në detyrë prokurorin e Tiranës, Bajram Breçani, i cili u shkarkua nga detyra nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.
    Sipas njoftimit për medie, trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Ina Rama kryesuese, Sokol Çomo relator, Mimoza Tasi, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz anëtare, shpalli vendimin për çështjen nr. 47/2022, datë 01.11.2022, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Bajram Breçani kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 558, datë 06.09.2022. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, shkarkoi më 6 shtator 2022 prokurorin e Tiranës, Bajram Breçani për probleme në kriterin pasuror.

  • Sot dita e fundit e homazheve, Presidenti Bajram Begaj udhëton drejt Romës për nderime ndaj Papa Freançeskut

    Sot dita e fundit e homazheve, Presidenti Bajram Begaj udhëton drejt Romës për nderime ndaj Papa Freançeskut

    Kjo është dita e fundit që besimtarët dhe dashamirësit i bëjnë nderimet e tyre Papa Françeskut, përpara se varrimi i tij të bëhet nesër në mëngjes.

    Lider nga e mbarë bota kanë udhëtuar sot drejt Romës për nderimet, ndërsa mes tyre është edhe presidenti i vendit tonë, Bajram Begaj.
    Bazilika e Shën Pjetrit do të qëndrojë e hapur deri në orën 19:00 me orën lokale për ata që ende duan të paraqiten për të parë trupin e tij dhe për t’i bërë homazhe.
    Pas funeralit të tij, nesër në orën 10:00 me orën lokale, Françesku do të bëhet Papa i parë në më shumë se një shekull që nuk do të varroset në kriptën e Shën Pjetrit – ai do të prehet në Bazilikën e Shën Marisë Major në Romë.

    Top Channel

  • Çfarë ndodhi? KPK e shkarkoi nga detyra prokurorin e njohur (Emri)

    Çfarë ndodhi? KPK e shkarkoi nga detyra prokurorin e njohur (Emri)

    Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë prokurorin e Tiranës Bajram Breçani, i cili u shkarkua nga detyra nga KPK.

    Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Ina Rama kryesuese, Sokol Çomo relator, Mimoza Tasi, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz anëtare, shpalli vendimin për çështjen nr. 47/2022, datë 01.11.2022, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Bajram Breçani kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 558, datë 06.09.2022.
    ‘Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “b” e ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, me shumicë votash, vendosi. Ndryshimin e vendimit nr. 558, datë 06.09.2022 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit Bajram Breçani. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm’, thuhet në vendim.
    Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, shkarkoi më 6 shtator 2022 prokurorin e Tiranës, Bajram Breçani për probleme në kriterin pasuror.

  • Artisti i një mijë pikturave/ Vlorë, shtëpia e kthyer në galeri me punimet e 70-vjeçarit Bajram Mato

    Artisti i një mijë pikturave/ Vlorë, shtëpia e kthyer në galeri me punimet e 70-vjeçarit Bajram Mato

    Bajram Maton, piktorin 70-vjeçar e gjejmë në banesën e tij në zonën e kodrave të Radhimës. Çdo ambient i banesës së tij është i mbushur me piktura të shumta, Bajrami llogarit më shumë se 1000 të tilla, që nga portretet, natyra e qetë, apo dhe punime të para viteve ‘90.

    Ndërsa nuk e ndal punën Bajrami tregon sakrificat e jetës, të cilat nuk e mposhtën pasionin e tij për pikturën. Në vitet 90 ai emigroi së bashku me familjen në Itali, ku mundi me shumë përpjekje edhe të hapte një ekspozitë.
    E veçanta e Bajram Matos janë punimet në telajo me spatul dhe me penelë, çka e bën pikturën e tij edhe interesante për syrin e publikut.
    “Piktura është bashkudhëtare për mua, dhe sa të kem sy dhe duar nuk do të ndalem, ku pasioni për pikturën më jep kënaqësi, jam I qetë dhe  larg streseve” shprehet pitori Bajram Mato.
    Afër piktorit rri gjithmonë mbesa e tij dhe dëshira e tij më e madhe është që t’ja trashëgojë asaj pasionin për pikturën.

    Top Channel

  • Universiteti i Gjilanit/ Nderohet Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj, me çmimin “Honoris Causa”

    Universiteti i Gjilanit/ Nderohet Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj, me çmimin “Honoris Causa”

    Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, është nderuar sot me çmimin “Honoris Causa” nga Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan. Ceremonia u zhvillua në ambientet e këtij universiteti, ku presidenti u vlerësua për kontributin e tij në forcimin e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Kosovës, si dhe për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës.
    Ndërsa, presidenti Begaj u shpreh i nderuar për këtë çmim, dhe tha se nuk mund t’i fsheh emocionet nga ky moment. Tutje Begaj theksoi rëndësinë e Arsimit i cila tha se nuk është e rëndësishme numri i universiteteve, por siç tha ai “që nga këto universitete të dalin ekspertë nga të gjitha lëmitë”.

  • Zbardhet agjenda e Kaja Kallas në Shqipëri, nga takimi me kryeministrin Rama deri te firmosja e marrëveshjeve

    Zbardhet agjenda e Kaja Kallas në Shqipëri, nga takimi me kryeministrin Rama deri te firmosja e marrëveshjeve

    Ditën e martë, më 8 prill 2025, Përfaqësuesja e Lartë për Politikën e Jashtme dhe Sigurisë së BE-së, Kaja Kallas, do të jetë në Shqipëri, ku do të zhvillojë dhe takime të rëndësishme kokë me kokë me kryeministrin Edi Rama, si dhe Presidentin e Republikës, Bajram Begaj.
    Fillimisht Kallas do të takohet me kreun e shtetit shqiptar, Bajram Begaj, në orën 08:50, në ambientet e Presidencës.
    Më pas, në orën 09:30, zyrtarja e BE-së do të pritet nga kreu i qeverisë, Edi Rama, në ambientet e Kryeministrisë.
    Pas takimit të tyre, Rama dhe Kallas do të firmosin marrëveshjen për financimin e hekurudhës Durrës-Rrogozhinë, pjesë e Korridori VIII, në sallën COD të Kryeministrisëm, në orën 10:10.
    Së fundmi, dy zyrtarët, Rama dhe Kallas do të mbajnë një konferencë për shtyp në orën 10:25, nga ku do të japin detaje lidhur me diskutimet e tyre kokë më kokë.
    Kjo do të vizita e parë e përfaqësueses së lartë të unionit evropian në Shqipëri.

  • Bajrami uron shqiptarët për Bajram: Gëzuar Bajramin

    Bajrami uron shqiptarët për Bajram: Gëzuar Bajramin

    Presidenti Bajram Begaj, uroi sot besimtarët myslimanë për Festën e Fitër Bajramit. Në një postim në rrjetet sociale, Begaj ka uruar për të gjithë shqiptarët dhe familjet e tyre, që Zoti t’u japë begati dhe lumturi.
    “Gëzuar Fitër Bajramin! Agjërim të pranuar për të gjithë besimtarët!Përmbyllja e agjërimit, përfundimi i muajit të sakrificës, bëhet me festën e mrekullueshme të Bajramit, me festën e gëzimit, paqtimit të shpirtit dhe me shpresën e mëshirës së Zotit. Për të gjithë shqiptarët dhe familjet e tyre, uroj që Zoti t’u japë begati dhe lumturi!”, shkroi Presidenti Begaj në rrjetet sociale.