Tag: bajram

  • Qeveria “Rama 4” betohet të premten para Bajram Begajt

    Qeveria “Rama 4” betohet të premten para Bajram Begajt

    Qeveria “Rama 4” do të bëjë betimin të premten në Presidencë, para kreut të shtetit, Bajram Begaj. Betimi i kabinetit të ri qeveritar, kryesuar nga Edi Rama, do të zhvillohet në orën 10:00.
    Ndërkaq, seanca parlamentare për votëbesimin e qeverisë ishte parashikuar maratonë, por zgjati më pak se 30 minuta.
    Deputetët e opozitës në fillim ishin të qetë, por shfaqja e Diellës, i acaroi. Por kësaj radhe, mazhoranca nuk u tregua e duruar me opozitën.
    Rama ndërpreu prezantimin e programit dhe parlamenti kaloi direkt në votim. Me 82 vota pro u miratua qeveria e re, me Edi Ramën kryeministër, Diellën ministre virtuale, dhe 16 ministra të tjerë normalë.

  • Bajram Mjeku: Etyd për Zonjën që nuk e pashë kurrë

    Bajram Mjeku: Etyd për Zonjën që nuk e pashë kurrë

    Poezi nga Bajram Mjeku

    Takat e saj trokitnin rëndë përmbi asfaltnë sheshin e vetmuar s’dukej asnjerinuk di si u zhduk bashkë me mjegullëndhe nata e mbështolli si në blasfemi.

    Papritur preftova udhën përkrah sajsiç papritur n’trotuar gjeta një trëndafilishte trëndafili i ngrirë dimrin e fundit,që kish nisur të shkrihej atë fundprill.

    E kërkova gjatë në sheshin e boshatisurbukurinë e fisme nuk e pashë askundishte diçka si krizantemë, ishte diçka siëndërr e përmotshme që nuk mori fund.

    Asnjëherë nuk mësova emrin e sajnetëve të errëta në dimrin e gjatëSi të ishte hije e dalë nga legjendatU kthye sërish të fshihet në baladë.

    Ndodhi moti një mbrëmje pa hënëas vet nuk di si u kthye në kujtesëatëherë netët ishin më të bukurabari në nadje mbushullohej me vesë.

    Zonjën e kolme nuk e pashë më kurrëas takat e saj nuk i dëgjova në sheshqysh atëherë kur pashë hijen e sajtrokitjet e tyre më oshëtijnë në vesh.

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    BAJRAM MJEKU: QAN LULJA PËR LULEN

    Zëri më i ëmbël i muzikës shqiptare Tefta Tashko Koço, u shua kur i kishte vetëm 37 vjet, por zëri i saj në zemrën dhe shijen e shqiptarëve mbeti i përjetshëm edhe sot mbas 76 vjetësh.

    Duke ia dedikuar këtë postim fare simbolik sopranos së madhe shqiptare, me njërën nga këngët më emblematike të saj me titull: “Qan lulja për lulen”, do të bartja mesazhin për shumë të rinj shqiptarë që merren me artin muzikor…

    Tekstin e plotë e gjeni KËTU

  • Rama shkon presidencë, pritet nga Bajram Begaj

    Rama shkon presidencë, pritet nga Bajram Begaj

    Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Presidencë, ku është pritur nga Bajram Begaj.
    Rama do të marrë mandatin për qeverinë e re, që përbëhet nga 17 ministri.
    Gjithashtu, Rama do t’i dorëzojë Begajt edhe emrat e ministrave të kabinetit qeveritar.

  • Mandatimi i qeverisë së re/ Rama i drejtohet presidencës, pritet nga Bajram Begaj

    Mandatimi i qeverisë së re/ Rama i drejtohet presidencës, pritet nga Bajram Begaj

    Kryeministri Edi Rama sapo ka mbërritur në Presidencë ku është pritur nga presidenti Bajram Begaj, i cili do mandatojë kryeministrin për qeverinë e re.

    Begaj do të mandatojë Edi Ramën për kryeministër, ndërsa kryesocialisti do të çojë në Kuvend për votim emrat e propozuar për formimin e kabinetit.

    Top Channel

  • Bajram Begaj pret Edi Ramën në presidencë për mandatimin e qeverisë së re

    Bajram Begaj pret Edi Ramën në presidencë për mandatimin e qeverisë së re

    Kronikë E Premte, 12 Shtator 2025 11:34
    Pas çeljes së legjislaturës së XI-të të Kuvendit të Shqipërisë, presidenti i Republikës Bajram Begaj ka thirrur në presidencë kryeministrin Edi Rama me qëllim mandatimin e qeverisë së re.Begaj do të mandatojë Edi Ramën për kryeministër, e më pas kabineti qeveritar i përgatitur tashmë nga ky i fundit, duhet të kalojë në Kuvend për votim së bashku me programin elektoral qeverisës.
    Më pas, kryeministri Edi Rama do t’i drejtohet përsëri presidentit Begaj me qëllim dekretimin e të 16 emrave të kabinetit qeveritar. Po ashtu të gjithë deputetët e Kuvendit të Shqipërisë do të betohen përpara presidentit të Republikës për mbajtjen e detyrës për 4 vitet e ardhshme.

    Kujtojmë që ditën e djeshme, kryeministri Edi Rama shpalli dhe emrat që do të formojnë skuadrën “Rama 4” për këtë mandat 4-vjeçar. Bëhet fjalë për 17 ministri, njëra prej të cilave si asnjëherë më parë, do të drejtohet nga një ministër virtuale Diella, e cila do të jetë shërbyesja e prokurimeve publike.
    Ndërkohë nga kabineti i vjetër, janë larguar 8 ministria, të cilët janë angazhuar në poste të tjera, përveç Bora Muzhaqit e cila do të mbetet deputete. Pesë ministra rikonfirmohen në të njëjtat dikastere, pa ndryshime, ndërsa 4 lëvizin në Ministri të ristrukturuara, ndërsa rikthimi më i ri në drejtimin e një digasteri është Elisa Spiropali.

  • Kush është Bajram Bregu? Krahu i djathtë i Ibrahim Licit, i kërkuar për atentatin në Shkodër

    Kush është Bajram Bregu? Krahu i djathtë i Ibrahim Licit, i kërkuar për atentatin në Shkodër

    Barush Bregu, i njohur dhe si Bajram Bregu është një nga bashkëpunëtorët e Ragip Gilës, i cili kreu ditën e djeshme masakrën me dy viktima dhe dy të plagosur në Shkodër.
    Policia bën me dije se 39-vjeçari do të përballet me akuzat për veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”, ”Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Vjedhja”.
    Emri i Bregut nuk është i p[anjohur për forcat e rendit.
    Ai është arrestuar në vitin 2019 për vrasjen e vëllezërve Bilali.
    Bregu njihet si krahu i djathtë i Ibrahim Liçit autorit kryesor të dyshuar për vrasjen e vëllezërve Bilali me 30 mars të këtij viti dhe pjesëtar i familjes Liçi të cilët janë në përplasje me grupin tjetër kriminal Bajri edhe këto të fundit të arrestuar që në shtator të vitit të kaluar.
    Në 2016 Bregu është dënuar me 4 vite burg për kultivim të bimëve narkotike, kryer në bashkëpunim si dhe armëmbajtje pa leje. Në vitin 2018, policia gjatë një operacioni në banesë i gjeti një automatik kallashnikov.
    Barush ose Bajram Bregu vitin e kaluar gjatë ndjekjes nga policia e Shkodrës arriti që t’i shpëtojë ndërsa përplasi me mjetin e tij dy patrulla të policisë duke i shpëtuar ndjekjes.

  • Në kërkim për masakrën e Shkodrës/ Kush është Bajram Bregu, krahu i djathtë i Licëve? ‘I forti’ që akuzohet për një sërë ngjarjesh kriminale

    Në kërkim për masakrën e Shkodrës/ Kush është Bajram Bregu, krahu i djathtë i Licëve? ‘I forti’ që akuzohet për një sërë ngjarjesh kriminale

    Foto ilustruese

    SHKODËR- Barush Bregu alias Bajram Bregu është shpallur në kërkim nga policia për përkrahjen e autorit të masakrës në Shkodër, Ragip Gila. Bregu dhe një 17-vjeçar janë shpallur në kërkim pasi akuzohet se kanë siguruar armët, mjetet dhe pajisjet e tjera për kryerjen e atentatit në Shkodër, ku humbën jetën Armando Pali dhe Liridon Kraja, ndërsa u plagosën Erogen Vaso alias Brajoviç, si edhe kamarieria Meri Kaceri.
    39-vjeçari Barush Bregu do të përballet me akuzat për veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”, ”Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Vjedhja”. 

    Por kush është Barush Bregu?
    Bregu është një emër i njohur për policinë dhe autoritetet e drejtësisë. Në 2016 Bregu është dënuar me 4 vite burg për kultivim të bimëve narkotike, kryer në bashkëpunim si dhe armëmbajtje pa leje. Në vitin 2018, policia gjatë një operacioni në banesë i gjeti një automatik kallashnikov. Në maj të 2019 Bregu u arrestua pasi ishte shpallur ne kerkim per disa akuza te renda.

    Barush Bregu alias Bajram Bregu

    Krahu i djathte i Licëve
    Barush Bregu alias Bajram Bregu që njihet si ‘i forti’ i Shkodrës, rezulton krahu i djathtë i Ibrahim Licit, autori i dyshuar për vrasjen e dyfishtë të vëllezërve Bilali më 30 mars të këtij viti dhe pjesëtar i familjes Liçi të cilët janë në përplasje me grupin tjetër kriminal Bajri edhe këto të fundit të arrestuar që në shtator të vitit të kaluar.
    Policia dyshon se Barush Bregu ka ndihmuar shokun e tij Ibrahimin në vrasjen e dyfishtë të vëllezërve Bilali por edhe në ngjarje të tjera kriminale. Barush Bregu dyshohet edhe si personi që ka ndihmuar Ibrahim Liçin në çdo lëvizje të këtij të fundit. 
    Vitin e kaluar gjatë ndjekjes nga policia e Shkodrës, Bregu arriti që t’i shpëtojë ndërsa përplasi me mjetin e tij dy patrulla të policisë duke i shpëtuar ndjekjes. Gjithashtu, një vit më parë emri i Barushit u përmend edhe në atentatit ndaj Elis Rroshkodolit, i cili u qëllua me breshëri me armë teksa ishte duke pirë kafe në një lokal në zonën e Zdrales. Në atentatin mafioz, u zbulua e shkuara kriminale e Rroshfordit, ku përsëri në skenë doli emri i Barush Bregut. Bëhet fjalë për një plagosje të ndodhur në vitin 2010, ku Rroshkodoli ka plagosur me armë zjarri shtetasin Hysni Bregu, babai i të fortit të Shkodrës Barush Bregu.

    Ndërsa tashmë, Bregu rezulton i pëfshirë edhe në masakrën e djeshme ku mbeti i vrarë në vend Armando Palo dhe Liridon Kraja, truproja e Erogen Brajoviç. Roli i tij ishte ai i bashkëpunëtorit, i cili së bashku me një 17-vjeçar kanë siguruar kushtet dhe mjetet e nevojshme për autorin Ragip Gila, për të kryer vrasjen.
    Ndërkohë, autoritetet janë duke punuar për kapjen e dy të shpallurve në kërkim dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./ZËRI

  • Ndarja nga jeta e Dhimitër Anagnostit, Bajram Begaj: Plejadës së artistëve të mëdhenj shqiptarë iu shkëput sot një tjetër yll

    Ndarja nga jeta e Dhimitër Anagnostit, Bajram Begaj: Plejadës së artistëve të mëdhenj shqiptarë iu shkëput sot një tjetër yll

    Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, shprehu sot ngushëllimet për ndarjen nga jeta të regjisorit të kinematografisë shqiptare, Dhimitër Anagnosti.

    “Plejadës së artistëve të mëdhenj shqiptarë iu shkëput sot një tjetër yll. Lamtumirë, Dhimitër Anagnosti!
    Shqiptarët do të vazhdojnë të magjepsen nga arti yt i madh”,  u shpreh Presidenti Begaj.

    Dhimitër Anagnosti mbylli sytë përgjithmonë në moshën 89-vjeçare. Lajmin e trishtë e ka bërime dije vajza e tij, Juna Anagnosti përmes një postimi në rrjetet sociale.
    Anagnosti ishte një nga mjeshtrat më të mëdhenj të kinematografisë shqiptare.  Në karrierën e tij 40-vjeçare ka realizuar 14 filma artistikë, 10 filma dokumentarë, fitoi mjaft çmime në konkurse të ndryshme kombëtare e ndërkombëtare. Është autor i 15 skenarëve dhe pothuajse në të gjithë filmat e tij skenarin e ka shkruar vetë./vizionplus.tv

  • Mbi 1500 të zhdukur në Kosovë, ambasadori britanik: Procesi ka mbetur në vend, duhet të ecet sa më shpejt

    Mbi 1500 të zhdukur në Kosovë, ambasadori britanik: Procesi ka mbetur në vend, duhet të ecet sa më shpejt

    Procesi i gjetjes së të zhdukurve në Kosovë ka vite e muaj që ka mbetur në vend.
    Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves, në Ditën Ndërkombëtare të Viktimave të Zhdukjeve me Dhunë, deklaroi se gjetja e tyre duhet të bëhet sa më shpejt.
    Në konferencën e organizuar nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) dhe Ambasada Britanike me temën “Ndërtimi i Urave: Avancimi i Pajtimit, Dialogut dhe Zërit Qytetas – Çfarë kemi mësuar”, është nderuar Bajram Qerkinaj, i cili ishte zëri i të gjithë familjarëve të të pagjeturve.
    Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves tha se mbetën të përkushtuar për të ndihmuar Kosovën.
     
     
    “Mbi 1500 njerëz janë ende të zhdukur dhe familjet ende po presin për përgjigje për drejtësi, paqen dhe për qetësi të mendjes. Më bën përshtypje që kudo ku shkojë në Kosovë se sa delikate mbetet besimi dhe se si në shumë vende frika ende i pengon njerëzit për të dëshmuar.
    Por, familjet kanë të drejtë që të dinë për fatin e më të dashurve të tyre, ata meritojnë veprimet tona dhe të institucioneve. Si Britania e Madhe mbetemi të përkushtuar për t’i ndihmuar Kosovës, sepse të gjithë qytetarët e Kosovës me trashëgiminë e konflikteve të viteve të 90-ta, sepse kjo nuk ka të bëjë vetëm me të shkuarën por edhe me të ardhmen…
    Edhe unë po shqetësohem se progresi drejt kuptimit të fatit të të zhdukurve ka vite dhe muaj që ka ngecur, që nuk po ecën shpejt sa duhet. Qeveria e Britanisë së Madhe vazhdon të kërkojë në nivelet më të larta këtu dhe në Serbi që mund të bëhet më shumë dhe duhet të bëhet menjëherë”, tha ai.
    Ai ka kujtuar Bajram Qerkinaj, për të cilin tha se vdiq pa arritur të sigurojë informacione për djalin e tij.
    “Baca Bajram kurrë nuk pushoi së kërkuari djalin e tij të zhdukur që u bë zë i familjeve, i të gjitha komuniteteve në gjithë Kosovën por edhe përtej saj. E di se forca dhe bashkë-dhimbja e tij na ka frymëzuar shumë prej nesh për kaq shumë vite…Zëri i bacës Bajram do të na mungojë thellësisht.
    Derisa shënojmë Ditën Ndërkombëtare të të Zhdukurve të rikujtojmë se të gjithë kemi përgjegjësi të thellë për të vazhduar të qojmë përpara trashëgiminë e bacës Bajram dhe të vazhdojmë për vetëdijesim të hapim dyer duke inkurajuar institucionet e Kosovës dhe në Serbi që të punojnë së bashku për të zhbllokuar pengesat për të ditur të vërtetën”, deklaroi ai.

  • Të fshehtat e fundit të Bajram Currit(Video)

    Të fshehtat e fundit të Bajram Currit(Video)

    InForCulture është faqja juaj e internetit që ju sjell më afër Kulturës,Historisë dhe Artit.Kjo faqe poashtu i`u ofron informacione të sakta e kuriozitete rreth fushave të ndryshme nga rajoni dhe bota.

    Na kontaktoni: in.forculture.ks@gmail.com ose +383 49 584 011