Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka reaguar për herë të parë pas nismës së ndërmarrë nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike për shkarkimin e tij nga posti i Kreut të Shtetit.
Reagimi i Presidentit Bajram Begaj:
Publiku është njohur sot me një nismë të Partisë Demokratike për fillimin e procedurës parlamentare për shkarkimin nga detyra të Presidentit të Republikës.Presidenti i Republikës nuk komenton nismat politike të asnjerës palë, sepse një gjë e tillë nuk përputhet me neutralitetin e funksionit të lartë kushtetuese. Ai ka zgjedhur të ushtrojë mandatin presidencial, i pa ndikuar në asnjë rrethanë nga sulmet për interesa politike, apo nga fabrikimi i të pavërtetave për konsum publik.Presidenti i Republikës respekton të gjitha institucionet e tjera kushtetuese, edhe kur ato marrin pozicione të kundërta me pozicionet që mban Presidenti i Republikës në ushtrim të detyrës së tij kushtetuese.Procedura për shkarkimin e Presidentit të Republikës nga detyra është instrument kushtetues i Parlamentit. Parlamenti është i lirë dhe sovran ta ushtrojë sa herë që e gjykon të përligjur.Presidenti i Republikës ndjehet i obliguar t’i përgjigjet parlamentit me gjithë seriozitetin dhe ndershmërinë që imponon kjo procedurë.Grupi parlamentar i Partisë Demokratike ka promovuar sot nismën e tij duke publikuar pretendime rreth fakteve që nuk janë të vërteta.Presidenti i Republikës pret që Parlamenti të hetojë rreth tyre me profesionalizëm dhe transparencë të plotë. Kjo nuk duhet bërë si obligim ndaj postit të lartë të Kreut të Shtetit por si detyrim ndaj të vërtetës dhe interesit të publikut.
Tag: bajram
-

Tensioni rritet në Tiranë/ PD kërkon shkarkimin e Bajram Begajt, reagon Presidenca
-

‘Gishti i hollë dhe xhepi i thellë’/ Dylgjeri tallet me Begajn: Nesër bën eko barku dhe kolonoskopi te klinika…
Gazetari Ylli Dylgjeri ka ironizuar me lajmin e publikuar sot në media nga PD, se Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, rezulton i punësuar në një spital privat, ndërkohë që është në funksionin e kreut të shtetit shqiptar.
‘Njoftim i Spitalit Acibadem… Nesër në dt 16 tetor, dita që mbahet edhe mbledhja ne Gjykatën Kushtetuese per interpretimin e mandateve të anetarëve të Gjykatës, pas një kërkese të Presidentit Bajram Begaj ky i fundit bën dhe shërbime anale për pacientet shqiptarë’, shkruan Dylgjeri në Facebook.
Postimi i plotë:
Njoftim i Spitalit
Acibadem…
Nesër në dt 16 tetor, dita që mbahet edhe mbledhja ne Gjykatën Kushtetuese per interpretimin e mandateve të anetarëve të Gjykatës, pas një kërkese të Presidentit Bajram Begaj ky i fundit bën dhe shërbime anale për pacientet shqiptare si më poshtë:
6 me 8 të mëngjesit eko barku, çmimi: 30 euro
21 me 23 kolonoskopi 220 euro.
Pacientët të mos kenë ndrojtje për vizitën se e ka gishtin e hollë…dhe xhepin e thellë.
Ju mirëpresim
-

Refuzimi për leje ndërtimi? Dekreti ‘Veliaj’, si e futi Rusmali në qorrsokak presidentin Begaj
Nga Boldnews.al
Gjykata Kushtetuese i bllokoi Presidentit dekretin për zgjedhjet e parakohshme lokale në Tiranë, duke e vendosur Bajram Begaj në një pozicion qesharak dhe shkelës flagrant të Kushtetutës.
Begaj tha që ai dekretoi zgjedhjet në Tiranë me sugjerimin e këshilltarit ligjor, duke iu referuar Ilir Rusmalit. Për këtë sugjerim, Rusmali mori vlerësime të larta publike edhe nga kryeministri Edi Rama.
Por, anëtarët e Kushtetueses, unanimisht, e pezulluan dekretin, duke nxjerrë bllof njëkohësisht “propozuesin” Rusmali, shefi e tij administrativ, Bajram Begaj dhe shefin politik të të dyve, Edi Ramën.
Situata e krijuar me dekretin ishte absurde. Këshilli i Ministrave shkarkoi kryebashkiakun e arrestuar të Tiranës, Erion Veliaj, pasi më herët, Këshilli Bashkiak konstatoi në fund të Shtatorit se ai mungon në punë “më shumë se tre muaj”, prej 10 shkurtit 2025, kur u vendos në paraburgim për korrupsion dhe pastrim parash.
Veliaj e ankimoi vendimin e shkarkimit në Gjykatën Kushtetuese. Me këtë ankim, u aktivizua menjëherë neni 115 i Kushtetutës, që pezullon shkarkimin.
Por presidenti Begaj, nën nxitjen e kryeministrit Rama, nxori dekretin për zgjedhjet e reja lokale në Tiranë për në 9 nëntor, megjithëse, sipas Kushtetutës, Veliaj është ende formalisht në detyrë.
Roli i Rusmalit
Me dekretimin e zgjedhjeve, Presidenti Bajram Begaj gjendet tërësisht në shkelje të Kushtetutës. Ai e vendosi veten në këtë pozitë e vullnet të plotë politik.
Ndërkohë, pas tij, Ilir Rusmali, njeriu që mori edhe “dekoratën publike” për “pavarësinë intelektuale” nga Rama, duket se kishte më shumë se një arsye për të hequr qafe dhe sa më shpejt Erion Veliajn nga jeta politike.
Rusmali, dikur një ish-ministër në qeverinë “Berisha”, kaloi ylberin politik dhe tashmë është përfaqësues i Partisë Socialiste në strukturat qendrore të zgjedhjeve, krahas rolit si krye-këshilltar ligjor i Bajram Begaj.
Pavarësisht kësaj afërsie të fortë politike me qeverinë, “Boldnews” mëson së Rusmali nuk arriti të siguronte një leje ndërtimi nga Erion Veliaj, e cila do t”i shërbente për forcimin e mëtejshëm të financave personale.
Refuzimi i lejeve të ndërtimit
Rusmali zotëron një banesë, e lidhur strukturalisht me disa të tjera, në një zonë diku lart Liceut Artistik në Tiranë, një hapësirë shumë e lakmuar për ndërtime të larta me vlera të konsiderueshme.
“Boldnews.al” ka mësuar se Rusmali ka nënshkruar të paktën dy kontrata me sipërmarrës të ndryshëm për zhvillimin e pronës së tij, për të ngritur godina shumë-katëshe. Por, në të dy rastet, Erion Veliaj, në cilësinë e kryetarit të Bashkisë, ka refuzuar miratimin e lejeve të ndërtimit.
Për momentin është e paqartë se përse Veliaj, i cili konsiderohet si “rekordmen i betonizimit” të Tiranës, me miratimin e miliona katrorë ndërtime, ka refuzuar aplikimet për pronën e Rusmalit.
Megjithatë, duket se Ilir Rusmali ka ruajtur “hakmarrjen e ftohtë” për Veliajn dhe tentoi t’ia shpaguajë injorimin e lejeve të ndërtimit, duke “sugjeruar” zhvillimin e zgjedhjeve të reja në Tiranë, pavarësisht se Veliaj është ende “de jure” në detyrë.
“Hakmarrja” e Rusmalit futi në qorrsokak edhe shefin e tij, Presidentin e Republikës. Ky i fundit, pas marrjes së porosisë politike nga Rama, i besoi instiktit profesional të këshilltarit të tij ligjor.
Por, këshilltari ligjor, ka pasur hall tjetër me Veliajn duke përdorur Bajramin, i cili me një verbëri politike, u keqpërdor, si nga Rama, ashtu edhe nga Rusmali.
Po prona? Burime të sigurta për “Boldnews.al” thonë se tashmë Ilir Rusmali po pret një viston nga Këshilli Kombëtar i Territorit (KKT), i drejtuar nga Edi Rama.
KKT-ja e Ramës miraton leje për kulla, ç’ka sugjeron që refuzimi i Veliajt për leje ndërtimi pallati, mund t’i dalë më për hajër Rusmalit, pasi mund të pajiset me leje kulle nga kryeministri.
Nëse ndodh kështu, Bajram Begaj do ta kuptojë se si u përdor nga këshilltari i tij më i ngushtë. /Bold News/
-

Ish-deputeti i PD, Ferdinand Xhaferraj bëhet këshilltar i Bajram Begajt
Ferdinant Xhaferraj dhe Bajram Begaj
TIRANË-Teksa Partia Demokratike kërkon shkarkimin e Presidentit Bajram Begaj për shkelje të Kushtetutës, një ish-deputet demokrat ka nsiur punë si këshilltar i Begajt. Bëhet fjalë për Ferdinand Xhaferraj, i cili nuk pranoi të merrte pjesë në primare për të këndiduar në zgjedhjet e 11 Majit, pasi nuk ishte dakort me qendrimin e Berishës në krye të Partisë Demokratike. Emërimi i Xhaferrajt vjen pas përfundimit të mandatit të tij parlamentar.
Në karrierën e tij politike, Xhaferaj ka qenë deputet i Partisë Demokratike për pesë legjislatura dhe ka mbajtur funksione të rëndësishme parlamentare, ndër to: kryetar i delegacionit shqiptar në Asamblenë Parlamentare të NATO-s (1996–1997), bashkëkryetar i Komisionit për Integrimin në NATO (2007–2009), zëvendëskryetar i Komisionit për Integrim Europian (2005–2009), anëtar i delegacionit shqiptar në Parlamentin Europian (2005–2009), si dhe zëvendëskryetar i Komisionit të Sigurisë Kombëtare (2021–2025).
Gjatë viteve 2009–2011, ai ka shërbyer si Minister i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, periudhë në të cilën u njoh për kontributin e tij në promovimin e turizmit dhe trashëgimisë kulturore shqiptare. -

Vr*sja e gjyqtarit, edhe kreu i SPAK-ut në Presidencë për masat që duhen marrë
Pas vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja që tronditi thellë vendin, Presidenti Bajram Begaj, ka nisur disa takime me krerët e institucioneve të drejtësisë në kuadër të një konsulte për masat që duhen marrë. Këtë të premte në institucionin e Presidentit të Republikës, Bajram Begaj ka zhvilluar një takim edhe me drejtuesin e Prokurorisë së Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, Altin Dumani.
-

Ish-deputeti i PD bëhet këshilltar i presidentit Bajram Begaj
Ferdinand Xhaferraj, ish-deputet i Partisë Demokratike ka nisur pune si këshilltar i presidentit Bajram Begaj.
Xhaferraj nuk kandidoi për deputet të PD në zgjedhjet e 11 majit, pas përplasjeve që pati me lidershpin drejtues dhe krydemokratin Sali Berisha.
Ish-deputeti i Durrësit, refuzoi të bëhej pjesë e procesit të Primareve të Partisë Demokratike para zgjedhjeve të përgjithshme. -

Dumani takon Presidentin Bajram Begaj pas vrasjes së gjyqtarit, diskutohen masa urgjente
Pas ceremonisë së varrimit dhe shtrëngimit të duarve me familjarët dhe kolegët, Altin Dumani ka shkuar drejt Presidencës për një takim të rëndësishëm me Presidentin Bajram Begaj.
Ky takim konsultativ vjen në kuadër të krizës që shkaktoi vrasja e gjyqtarit, ku Presidenti dhe zyrtarët më të lartë të drejtësisë, përfshirë përfaqësues të Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP), Këshillit të Lartë Gjyqësor (KLGJ), Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë (ILD) dhe Prokurorisë së Përgjithshme, po diskutojnë për masat e nevojshme që duhet të merren.
Burime pranë Presidencës bëjnë me dije se Bajram Begaj është angazhuar personalisht në konsultime intensive me drejtuesit e institucioneve të drejtësisë, duke kërkuar veprime konkrete për të garantuar sigurinë dhe funksionimin e sistemit gjyqësor pas kësaj ngjarjeje tronditëse.
-

Vrasja e gjyqtarit Kalaja ‘zgjon’ politikën, Bajram Begaj takohet me kreun e SPAK
begaj dhe dumani ne homazhet per gjyqtarin kalaja
TIRANË- Presidenti i vendit Bajram Begaj ka thirrur në takim krerët e institucioneve të drejtësisë, pas vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja.
Në zyrën e presidentit kanë qenë të pranishëm kreu i Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë, Artur Metani, kryetari i Këshillit të Lartë Gjyqësor, Ilir Rusi, drejtori i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, kreu i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, dhe kryetarja e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Mirela Bogadani.
Diskutimet kanë qenë të fokusuar në përmirësimin dhe rishikimin e rregulloreve të sigurisë në gjykata, për të parandaluar ngjarje të ngjashme në të ardhmen. Takimi i sotëm vjen pas sulmit të ndodhur në sallën e Gjykatës së Apelit, ku gjyqtari Kalaja humbi jetën gjatë ushtrimit të detyrës së tij.
Masa shtesë dhe konsultime të tjera pritet të zhvillohen në ditët në vijim për të forcuar sigurinë në sistemin gjyqësor. -

Tronditet Presidenca, Bajram Begaj duhet të japë dorëheqjen, ja si akuzat për shkelje të rënda dhe puç konstitucional..
Një furtunë e vërtetë duket se ka përfshirë Presidencën e Republikës pas vendimit të djeshëm të Gjykatës Kushtetuese që pezulloi dekretin e Presidentit Bajram Begaj për zgjedhjet në Bashkinë e Tiranës. Ky vendim trondit themelin e institucioneve, duke e vënë kreun e shtetit përballë akuzave të rënda për shkelje flagrante të Kushtetutës dhe abuzim me kompetencat. Juristët flasin për një krizë të paprecedentë kushtetuese, ndërsa opozita kërkon dorëheqjen e menjëhershme të Presidentit, duke e cilësuar veprimin e tij si “puç institucional” dhe “tradhti ndaj Kushtetutës”. Franc Nuri, këshilltar ligjor i Partisë Demokratike, deklaroi dje në një media se zgjedhjet e 9 nëntorit nuk mund të zhvillohen, pasi Begaj ka vepruar në kundërshtim të hapur me ligjin, duke dekretuar votime në një bashki ku ende nuk kishte përfunduar procesi i ankimimit të Erion Veliajt. “Kushtetuta e ka parashikuar mekanizmin e garancisë që Ti, t’i drejtohesh Gjykatës Kushtetuese.
Automatikisht thotë Kushtetuta. Në momentin që kryetari i bashkisë i cenuar në aspektin e tij personal në momentin e shkarkimit ankohet në Gjykatën Kushtetuese, automatikisht pezullohet vendimi i shkarkimit i marrë nga Kryeministri. Bajram Begaj si President i Republikës, ishte i detyruar të merrte për bazë gjithë çfarë kishte ndodhur dhe nuk mund ta injoronte pezullimin e shkarkimit të kryebashkiakut të Tiranës, por e tejkaloi këtë element sikur të mos ekzistonte. Shkeli me të dyja këmbët Kushtetutën Presidenti i Republikës, i këshilluar keq ndoshta nga këshilltarët e tij apo vet, do t’i mbetet atij ta sqarojë këtë pjesë”, deklaroi dje Nuri në një media. Në të njëjtën linjë, kreu i grupit parlamentar i PD, Gazment Bardhi hodhi akuza të forta ndaj Presidentit, duke e quajtur “klloun në Presidencë dhe ushtar të Edi Ramës”.
Ai kërkoi dorëheqjen e menjëhershme të Begajt, duke theksuar se “shkelja e Kushtetutës nga kreu i shtetit është më e rënda në 35 vitet e demokracisë”. “Kllouni në Presidencë u diskretitua sot në sytë e gjithë opinionit publik, duke u shpallur me vendim të Gjykatës Kushtetuese si ushtar i Edi Ramës. Nëse do kishte një grimcë dinjiteti sot do kishte dhënë dorëheqjen. Shkelje më të rëndë të Kushtetutës nuk ka kryer kurrë asnjë President në këto 35 vjet”, shkroi dje Bardhi në rrjetet sociale. Ndërkaq deputeti i Partisë Demokratike, Besart Xhaferri, në një media dje deklaroi se Presidenti Begaj është në shkelje kushtetuese, sipas tij si një “kukull” i përdorur nga kryeministri Rama.
Po ashtu, avokati Arbër Hoxha theksoi dje në një media se “S’do ketë zgjedhje pa u dhënë vendimi për ankimimin e Veliajt! Begaj mund të akuzohet për shpërdorim detyre”. Sakaq, Diplomati Agim Nesho theksoi dje në një media se Gjykata Kushtetuese ka marrë një vendim të drejtë pasi ishte në shkelje të hapur të Kushtetutës vendimi i Presidentit. “Ishim para një momenti që kjo Gjykatë Kushtetuese, ose do të pranonte hapur turpin, pasi Rama i sfidoi hapur. Arroganca dhe prepotenca e Ramës që është i gjithë shkaktari i të gjithë këtij çrregullimi dhe gjendje në Shqipëri, noterizimi i presidentit si një ushtar i mirë që do t’i bëjë qejfin shefit të tij, por nuk ka asnjë përgjegjësi për të mbrojtur Kushtetutën në rolin që ka”, theksoi Nesho.
Prapaskenat
Gjykata Kushtetuese, në një vendim të argumentuar gjerësisht dhe tashmë të botuar në Fletoren Zyrtare, theksoi se zbatimi i dekretit presidencial do të sillte pasoja të pariparueshme, pasi çështja e shkarkimit të Veliajt është ende nën shqyrtim. Vendimi i Gjykatës i ka dhënë një goditje të fortë Presidencës, ndërsa ekspertët ligjorë paralajmërojnë se nëse Prokuroria do të nisë hetimet, ku presidenti Begaj mund të përballet me akuzën e shpërdorimit të detyrës. Në skenën politike ka shpërthyer një debat i zjarrtë mbi legjitimitetin e vendimeve të Kreut të Shtetit, ndërsa burime nga Kuvendi nuk përjashtojnë mundësinë e nisjes së procedurave për shkarkimin e Presidentit nëse akuzat për shkelje të Kushtetutës vërtetohen.
Analistët politikë, juristët dhe konstuticionalistë, flasin për një “moment historik”, ku për herë të parë pas shumë vitesh, Gjykata Kushtetuese i vendos kufi prerë arrogancës institucionale të Presidencës. Në korridoret e politikës qarkullojnë zëra se kjo krizë mund të çojë në riformatimin e skenës politike dhe në një përplasje të re të ashpër midis Presidencës dhe Qeverisë. Skena po ngjason me një “luftë të ftohtë kushtetuese”, ku çdo lëvizje e Presidentit po monitorohet me lupë nga opozita, gjykatat dhe faktori ndërkombëtar. Në këto kushte, Presidenca ndodhet në izolim total, ndërsa vetë Begaj nuk ka reaguar publikisht ndaj vendimit që i pezullon dekretin.
Por një gjë është e qartë: Gjykata Kushtetuese ka folur me zë të fortë, dhe për shumëkënd, karriera institucionale e Bajram Begajt është në pikëpyetje. Opozita po përgatitet të kërkojë nisjen e procedurës së hetimit parlamentar dhe shkarkimit të presidentit Begaj nga detyra, ndërsa juristët paralajmërojnë se rasti mund të hyjë në historinë e shtetit shqiptar si skandali më i madh institucional pas 1991-shit. Megjithatë në fund, pyetja që po qarkullon në çdo korridor të politikës është e vetmja: A do të japë dorëheqjen Bajram Begaj përpara se të detyrohet nga ligji?
Reagon Begaj
Ndërkohë presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka reaguar dje pas shpalljes së vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila rrëzoi dekretin për zgjedhjet në Tiranë, të caktuara për tu zhvilluar në 9 nëntor. Dukshëm në panik nga shkarkimi, proces i nisur nga deputetët e PD-së dhe opozitës, pasi e quajtën shkelje të rëndë kushtetuese, dekretimin e zgjedhjeve të pjesshme për Bashkinë Tiranë, presidenti Begaj ka pranuar vendimin e Kushtetueses. Shkurt dhe pa asnjë shpjegim të mëtejshëm, si ai që sqaronte se përse i dekretoi zgjedhjet, Presidenca shkruan se kreu i shtetit e respekton vendimin e Kushtetueses. “Në përgjigje të interesit të mediave, ju bëjmë me dije se Institucioni i Presidentit të Republikës respekton vendimin e Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e pjesës që përcakton datën e zgjedhjeve vendore në Bashkinë e Tiranës të dekretit me nr.350, datë 01.10.2025”, njoftoi dje Presidenca gjatë një reagimi për mediat.
