Tag: bajram

  • PD kërkon shkarkimin e Bajram Begajt, diskutohet sot në Kuvend: Nga dypunësimi te konflikti i interesit

    PD kërkon shkarkimin e Bajram Begajt, diskutohet sot në Kuvend: Nga dypunësimi te konflikti i interesit

    bajram begaj

    TIRANË- Në Komisionin Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike pritet të shqyrtojë kërkesën e Partisë Demokratike për shkarkimin e Presidentit të Republikës, Bajram Begaj, me argumentin se ka kryer “shkelje të rënda të Kushtetutës”.
    Kërkesa e opozitës u depozitua më 15 tetor në Kuvend dhe përmban shtatë akuza konkrete ndaj kreut të shtetit, në mesin e të cilave dhe ato për konfliktin e interesit, si dhe dypunësimin.
    Sipas PD-së, Begaj ka vepruar në kundërshtim me ligjin në disa raste, përfshirë dekretimin e zgjedhjeve në Tiranë, ndërhyrjen në mandatin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, dhe dekretimin e ligjit për Komisionet Hetimore, pa respektuar procedurat.
    Një tjetër pikë e debatueshme është dekretimi i ashtuquajturës “ministre virtuale” Diella, si dhe akuzat se presidenti nuk ka ndërhyrë për të ndaluar përfshirjen e trupës diplomatike dhe stafit të tij në fushatën elektorale të vitit 2025.
    Demokratët e akuzojnë gjithashtu Begajn për përfitime të paligjshme dhe konflikt interesi. Sipas tyre, ai rezulton i punësuar në një klinikë private në Tiranë, ndërsa i biri dyshohet se është punësuar fiktivisht në një kompani sigurimesh, që ka fituar tendera nga Presidenca.
    Në kërkesën zyrtare theksohet se këto veprime përbëjnë shkelje të Kushtetutës dhe cenojnë integritetin e institucionit të Presidentit të Republikës.

    Sipas nenit 90 të Kushtetutës, shkarkimi i presidentit mund të ndodhë vetëm për shkelje të rënda të ligjit themelor ose për kryerjen e një krimi të rëndë. Kërkesa duhet të nënshkruhet nga të paktën 35 deputetë dhe të miratohet në Kuvend me 94 vota.
    Megjithatë, vendimi përfundimtar i takon Gjykatës Kushtetuese, e cila duhet të vërtetojë ose jo fajësinë e presidentit dhe të shpallë shkarkimin ose jo të tij nga detyra.

  • Lëvizte në bulevardin “Bajram Curri” me pistoletë, vihet në pranga 39-vjeçari, sekuestrohet arma dhe fishekët

    Lëvizte në bulevardin “Bajram Curri” me pistoletë, vihet në pranga 39-vjeçari, sekuestrohet arma dhe fishekët

    Lëvizte në bulevardin “Bajram Curri”, me pistoletë në automjet, arrestohet nga shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, 39-vjeçari.
    Sekuestrohet arma e zjarrit me krehër dhe fishekë.
    Në vijim të operacioneve policore, kundër armëmbajtjes pa leje, të zhvilluara si rezultat i punës së mirorganizuar operacionale dhe informative, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, finalizuan operacionin “Bulevardi”.
    Në bazë të informacioneve të siguruara, në bulevardin “Bajram Curri”, u ndalua automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin I. G., 39 vjeç, banues në Tiranë.Gjatë kontrollit, u gjet në automjet, 1 armë zjarri pistoletë me municion, të cilët 39-vjeçari e posedonte pa leje.
    Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, shtetasi I. G. u arrestua në flagrancë, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

    Top Channel

  • Doli me nënën për të mbledhur gështenja, zhduket pa gjurmë 26-vjeçari në Tropojë (Emri)

    Doli me nënën për të mbledhur gështenja, zhduket pa gjurmë 26-vjeçari në Tropojë (Emri)

    Një 26-vjeçar nga Tropoja është zhdukur në rrethana misterioze, ndërsa kishte dalë ditën e hënë me nënën e tij për të mbledhur gështenja në mal.
    Ata kanë qenë në zonën e Kamenicës, në Bajram Curri, kur i riu është larguar dhe ka humbur kontaktet me nënën e tij.
    Kallëzimi për zhdukjen është bërë këtë të martë në Komisariatin e Policisë së Tropojës nga familjarët e 26-vjeçarit F. T., banues në Bajram Curri.
    Shërbimet e Policisë, në bashkëpunim me autoritetet e Kosovës, ekipin e kërkim-shpëtimit dhe banorët e zonës, po vijojnë kontrollet intensive në terren, nga toka dhe me dronë për gjetjen e tij.

  • Po mblidhte gështenja me të ëmën, zhduket në mënyrë misterioze 26-vjeçari në Tropojë

    Po mblidhte gështenja me të ëmën, zhduket në mënyrë misterioze 26-vjeçari në Tropojë

    Një 26-vjeçar nga Tropoja është zhdukur në rrethana misterioze, ndërsa kishte dalë ditën e hënë me nënën e tij për të mbledhur gështenja në mal.
    Ata kanë qenë në zonën e Kamenicës, në Bajram Curri, kur i riu është larguar dhe ka humbur kontaktet me nënën e tij.

    Kallëzimi për zhdukjen është bërë këtë të martë në Komisariatin e Policisë së Tropojës nga familjarët e 26-vjeçarit F. T., banues në Bajram Curri.

    Shërbimet e Policisë, në bashkëpunim me autoritetet e Kosovës, ekipin e kërkim-shpëtimit dhe banorët e zonës, po vijojnë kontrollet intensive në terren — nga toka dhe me dronë — për gjetjen e tij.

  • Aferat korruptive lëkundin pozitat e Bajram Begaj, Artur Meçollari zbulon detaje nga operacioni sekret i SPAK…

    Aferat korruptive lëkundin pozitat e Bajram Begaj, Artur Meçollari zbulon detaje nga operacioni sekret i SPAK…

    Presidenca shqiptare është përfshirë në një stuhi të re akuzash dhe dyshimesh, pas denoncimeve të forta të opozitës dhe ish-oficerit të lartë të Forcave të Armatosura, Artur Meçollari, i cili ka hedhur dritë mbi një ‘operacion’ të fshehtë të zhvilluar nga SPAK brenda institucionit të Presidentit të Republikës. Sipas tij, prokurorët specialë kanë ndërhyrë në zyrën e Bajram Begajt për të marrë në pyetje kreun e shtetit lidhur me disa dosje të ndjeshme që lidhen me pronat ushtarake dhe vendime të firmosura prej tij. Në një reagim publik, Meçollari u shpreh se disa ushtarakë dhe civilë janë “lodhur duke mbrojtur Bajramin”, duke nënkuptuar se struktura të Forcave të Armatosura janë përfshirë në një përpjekje për të mbrojtur figurën e presidentit nga hetimet. “Nuk jeni betuar për udhëheqësit tuaj”, shkruan ai, duke i bërë thirrje kolegëve të tij të mos heshtin për pronat ushtarake për të cilat ka firmosur vetë Begaj. “Dhe në fund pyeteni Barjamin sa herë është pyetur nga SPAK-u në zyrën e tij?”, shkruan Meçollari, duke sugjeruar se kreu i shtetit është marrë disa herë në pyetje nga prokurorët specialë, në kuadër të një hetimi të fshehtë që lidhet me administrimin e pronave ushtarake.
    Akuzat ndaj Begajt
    Por akuzat e Meçollarit nuk mbarojnë me kaq. Ai ka shpërndarë edhe skandalin që zbuloi ish-zëvendësministri i Arsimit, Taulant Muka, i cili ka akuzuar Begajn për plagjiaturë dhe përfitime të paligjshme akademike. “Hajdutët intelektualë marrin rroga pa punë. Falë punimit 100% kopje, marrin titujt doktor shkencash dhe profesor asoc. Dhe pa lektuar, marrin edhe rrogën si shkencëtarë”, ka deklaruar Muka pas akuzave të fundit të opozitës.  Sipas Mukës, në doktoraturën e Begajt e cila është publikuar në vitin 2014, ndërsa të dhënave që ai iu është referuar i përkasin vitin 2004 në SHBA, dhe janë përshtatur për Shqipërinë. “Zoti Begaj, i cili është mjek në profesion, ka marrë titullin profesor i asociuar, për të cilin nevojiteshin publikime me faktor impakti. Megjithatë, kërkimet tregojnë se jo vetëm që nuk ka publikime të tilla, por edhe një nga artikujt e tij, “Assessment and Management of Gastrointestinal Disorders during Pregnancy”, i publikuar në Advances in Life Science and Technology.  (https://www.iiste.org/…/index.php/ALST/article/view/17044), është 100% i kopjuar nga materialet e leksioneve të Shoqatës së Mjekësisë Obstetrike të Amerikës së Veriut (https://web.archive.org/…//www.obmed.org/pdfs/gastro.pdf). Madje, Presidenti vendos të dhënat për SHBA si të dhëna për vendin tonë. Tashmë presidenti i shtohet listës së gjatë të shumë figurave politike që kanë ndërtuar karrierën akademike mbi vjedhjen e pronës intelektuale. Këto fakte tregojnë qartë se si pseudointelektualët jo vetëm që kanë penguar zhvillimin e elitave shqiptare dhe avancimin e universiteteve, por vazhdojnë të mbajnë gjallë hipokrizinë e vlerësimit të ndërsjelltë mes tyresh duke shkelur ligjet shqiptare. Shqipëria sot renditet e fundit në rajon dhe Evropë për nivelin e arsimit dhe shkencës, si dhe për largimin masiv të trurit. Kapja e institucioneve nga plagjiatura jo vetëm që nuk ndihmon në zgjidhjen e problemit, por e përkeqëson edhe më shumë situatën”, shkroi Muka në një postim të disa muajve më parë në rrjetet sociale. Artur Meçollari teksa shpërndan statusin e Mukës bën thirrje ndaj Begajt që të reagojë për këtë skandal. “Po Bajrami vetë pse nuk reagon? Apo për çfarë të reagojë më parë. Cili institucion shtetëror do dali tani të mbrojë Bajram Begën pas akuzave të Taulant Mukës për plagjiaturë”, shprehet Meçollari.
    7 shkeljet që opozita pretendon se janë kryer nga Begaj
    Kujtojmë gjithashtu se opozita ka publikuar një listë me 7 shkelje të rënda që, sipas saj, e vendosin Presidentin Begaj në shkelje të Kushtetutës dhe të ligjit. Ja shkeljet: Dekretoi zgjedhje në Tiranë në shkelje të Kushtetutës. Ndërhyri në mandatin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, i preku pavarësinë. Dekretoi në shkelje ligjin për Komisionet Hetimore. Dekretoi ministren virtuale ‘Diella’. S’ndali trupën diplomatike nga përfshirja në fushatën e vitit 2025. Kabineti i tij ndërhyri në procesin e administrimit të zgjedhjeve. I biri i punësuar fiktivisht në një kompani private sigurimesh që përfiton tendera nga presidenca/ Vetë Begaj i punësuar në një klinikë private.

  • Berisha: GJK shkelmoi ligjin për të larguar armiken Sonila Bejtja. Puçi Sokol Sadushi dhe Bajram Limioni

    Berisha: GJK shkelmoi ligjin për të larguar armiken Sonila Bejtja. Puçi Sokol Sadushi dhe Bajram Limioni

    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë konferencës për mediat këtë të premte, u ndal tek vendimi i Gjykatës Kushtetuese për shkarkimin e gjyqtares Sonila Bejtja, duke e cilësuar atë si ‘shkelmimin më flagrant të ligjit organik të vetë Gjykatës’ dhe ‘aktin më skandaloz në historinë e jurisprudencës shqiptare’. Berisha tha se me këtë vendim është arritur ‘shkalla më ekstreme e keqpërdorimit të Kushtetutës dhe institucioneve të pavarura’, duke akuzuar anëtarët e Gjykatës Kushtetuese se janë vënë në shërbim të interesave të mazhorancës dhe ‘monstrës sorosiane të drejtësisë’.
    Sipas liderit të opozitës, vendimi për largimin e gjyqtares Bejtja është marrë në kundërshtim të plotë me Kushtetutën dhe me opinionet e Komisionit të Venecias, duke e kthyer Gjykatën në ‘noter të veprimeve antikushtetuese të eksponentëve të mafies në drejtësi, si Sokol Sadushi dhe presidenti antikushtetues Bajram Begaj’. Ai shtoi se ky është një shembull i qartë i mënyrës se si ‘reforma në drejtësi është shndërruar në një instrument politik në duart e pushtetit’.
    Kryedemokrati e cilësoi vendimin si ‘aktin më flagrant të mafies politike dhe juridike të lidhur me qeverinë’, duke akuzuar drejtpërdrejt Sokol Sadushin dhe presidentin Bajram Begaj (të cilin e quajti me ironi ‘Bajram Limioni’) si ‘autorët kryesorë të këtij puçi kushtetues’. Sipas tij, largimi i Bejtjes, e cila ishte emëruar në vitin 2020, përbën ‘shkelje të hapur të Kushtetutës dhe opinionit të Komisionit të Venecias, që garanton mandat të plotë 9-vjeçar për gjyqtarët kushtetues’.
    ‘Sonila Bejtja ishte një zë i pavarur, një gjyqtare që përfaqësonte integritetin dhe parimin e ligjshmërisë. Por për regjimin e Edi Ramës, mendimi i pavarur është krim,’ tha Berisha, duke shtuar se kjo ishte ‘zero tolerancë ndaj pakicës dhe mendimit ndryshe’.
    Gjatë konferencës për mediat, Berisha dënoi me forcën më të madhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese për ndërprerjen e mandatit të gjyqtares Sonila Bejtja, duke e cilësuar atë si ‘akt të paprecedentë dhe provën më të qartë të kapjes së institucioneve të drejtësisë nga pushteti politik’. Kreu i PD-së u shpreh se vendimi përbën ‘dhunimin më brutal të Kushtetutës, ligjeve të vendit dhe opinionit të Komisionit të Venecias’, duke e quajtur Gjykatën Kushtetuese ‘produktin më monstruoz të reformës sorosiane në drejtësi’.
    Sipas tij, ky vendim shënon ‘rënien e plotë të institucioneve kushtetuese dhe fundin e shtetit të së drejtës’, pasi ‘Gjykata ka shkelmuar ligjin e saj organik dhe ka vendosur në kundërshtim me çdo normë kushtetuese e ligjore’. Berisha ka lëshuar akuza ndaj Presidentit të Republikës, Bajram Begaj, për ‘shkelje flagrante të Kushtetutës dhe ushtrim të veprimtarive private gjatë ushtrimit të detyrës’.
    Në deklaratën e tij, kreu i PD-së, e quajti vendimin për ndërprerjen e mandatit të gjyqtares Bejtja ‘akt të turpshëm që shkel çdo normë ligjore e kushtetuese’, ndërsa akuzoi Presidentin se ‘ka kryer veprimtari të ndaluar me ligj, duke firmosur në bordero private gjatë kohës që mban postin e kreut të shtetit’. Sipas Berishës, ‘zonja Bejtja ka treguar guxim dhe integritet duke mbrojtur të vërtetën edhe kur ka mbetur në pakicë’, ndërsa ‘Edi Rama dhe Haram Limioni janë përpjekur ta ndëshkojnë pikërisht për këtë qëndrim të pavarur’.
    ‘Presidenti i Republikës, sipas nenit 89 të Kushtetutës, nuk mund të kryejë asnjë veprimtari tjetër publike apo private. Por Bajram Begaj, në kundërshtim të plotë me Kushtetutën, firmos në bordero private për interesa personale. Ose nuk e ka lexuar Kushtetutën, ose e trajton atë si letër të vdekur,’ deklaroi Berisha.
    Duke folur për rrëzimin e rezolutës që dënon gjenocidin serb ndaj shqiptarëve, lideri i opozitës Sali Berisha theksoi se ‘kryeministri Rama vepron po aq kundër interesave të Kosovës sa Aleksandër Vuçiçi’. Ai kritikoi mosvotimin e rezolutës për gjenocidin serb, duke e konsideruar si ‘mungesë ndjeshmërie ndaj viktimave, përfshirë 1400 fëmijë shqiptarë të vrarë’. Berisha u bëri thirrje deputetëve ‘të vizitojnë muzeun e fëmijëve të vrarë në Prishtinë për të kuptuar rëndësinë e sakrificës së tyre dhe për të reflektuar mbi qëndrimet e ngurta të disa përfaqësuesve në Parlament’.
    Ai rikujtoi përdorimin e teorisë së ‘tokës së askujt’ nga Rama dhe veprimet e tij të fshehta për ndryshimin e kufijve të Kosovës, duke theksuar se ‘politika e kryeministrit është në dëm të integritetit territorial të vendit’. Berisha nënvizoi rolin e thirrjeve ‘Sali Berisha, Sali Berisha’ gjatë ndeshjes së ekipit kombëtar në Leskovc, duke theksuar se ‘ato u përdorën për të motivuar lojtarët serbë, por në fakt kontribuuan në disfatën e tyre historike’.
    Kryetari i PD-së Sali Berisha ironizoi deklaratat e ministrit Balla në Parlament, duke e cilësuar reagimin e serbëve si ‘tregues të dobësisë dhe mungesës së karakterit në fushë’. Berisha shtoi se kjo ngjarje ‘tregon se kur lojtarët nuk kanë mbështetje morale dhe kur kombëtarizmi përdoret politikisht, rezultatet janë të paparashikueshme’. Sipas tij, ‘fitorja e ekipit shqiptar ishte një mesazh simbolik për krenarinë kombëtare dhe për mundësinë e përballjes me presionin e jashtëm’.
    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha theksoi gjatë fjalës së tij, rëndësinë e miratimit të ‘rezolutës për gjenocidin ciklik të serbëve ndaj shqiptarëve’, duke vënë në dukje se ‘refuzimi i votimit nga mazhoranca është një pengesë e qëllimshme, e ndikuar nga Aleksandër Vuçiçi’. Ai akuzoi kryeministrin Rama për ‘mbrojtje të gjenocidit ndaj shqiptarëve në Kosovë’ dhe i bëri thirrje deputetëve ‘të vizitojnë muzeun e barbarive mbi fëmijët shqiptarë, për të njohur të kaluarën dhe për të respektuar viktimat e krimeve të kryera në rajon’.

  • Begaj, nuk është për tu hequr, por për tu përqeshur

    Begaj, nuk është për tu hequr, por për tu përqeshur

    Begaj, nuk është për tu hequr, por për tu përqeshur
    Duke u përfshirë në kulisa meskine, falë dhe këshilltarëve të vet që e kanë kuptuar se ai përtyp çfarëdo tagjie që ti japësh, Bajram Begaj bën thjeshtë rolin e shërbëtorit të shërbëtorit. Në rastin e Erion Veliajt u përdor vetëm për një datë, në rastin e Sonila Bejtes thjeshtë si vegël në rivalitet brrylash mes gjyqtarësh
    Ndonëse historia e republikës sonë nuk ka asnjë precedent të shkarkimit të një presidenti, opozita më e vogël në numra që ka ekzistuar ndonjëherë ka nisur sot një procedurë për ta bërë këtë kundër Bajram Begajt, me pretendimin për shkelje të kushtetutës. Le ta themi që në fillim: ky hap nuk ka asnjë shanc për të pasur sukses. PD nuk i ka as votat, as garancinë e institucioneve të pavarura për ti’a dalë mbanë. Por paradoksi i fillimit të një nisme për të cilën e ke të sigurtë dështimin, ka gjithësesi një shpjegim. Më tepër sesa për ta spastruar ajo duket sikur tenton për ta diskredituar, kryetarin më kukull që shteti shqiptar ka pasur gjatë ketyre dekadave. Kjo vërehet qartë në dokumentin që kanë paraqitur deputetët e opozitës.
    Duke hequr mënjëanë disa pika që nxjerin në dritë një president banal, si ato për dekrtetimin e Diellës apo ato për konfikt interesi financiar, mjafton të ndalemi tek dy çështje që kanë të bëjnë me aktualitetin e ditëve të fundit. Bajram Begaj shkeli hapur kushtetutën duke shpallur një datë zgjedhjesh të parakohshme për Tiranën, ndonëse ligji themeltar i shtetit e kishte të shkruar, e zeza mbi të bardhë, se kur i prekuri, në këtë rast Erion Veliaj, bën ankimim, procesi ngrin automatikisht (e plotë tek linku poshtë).
    Në fakt, kështu ndodhi dhe dekreti i tij u hodh në koshin e plehrave. Përunjësia e tij, për tu zhgërryer para pushtetit të Edi Ramës, jo për faktin nëse duheshnin shpallur apo jo zgjedhje, por thjeshtë për ti realizuar ato fiks kur donte kryeministri, la mbi imazhin e tij një njollë të pashleyeshme. Bajram Begaj u shndërrua vetë në një interpretues të ligjit, predikoi se çështja i përkiste gjykatës administrative duke e shpërfillur kështu atë kushtetuese.
    Por interesantja nuk qëndron në këtë pikë. Ajo gjendet në argumentin e dytë që kanë evidentuar deputetët opozitarë. Nëse për rastin Veliaj, kreu i shtetit e injoroi Gjykatën Kushtetuese, kur erdhi puna për të kërkuar ndërprerjen e mandatit të një anëtare të saj, ai vendosi ti drejtohet asaj, i pa mbështetur në asnjë ligj. Ai prodhoi një dokument ku kërkohej interpretimi për të larguar nga gjykata Sonila Bejten, gjë që do të shqyrtohet këtë të enjte. Ndonëse alibia e gjetur, gjoja për interpretuar mekanizmin e ripërteritjes së kësaj gjykate edhe nga Komisioni Venecias është quajtur të pakuptimtë edhe nga Raport Progresi i Bashkimit Evropian është parë si shqetësim për pasigurinë ligjore ku i ka futur gjykatësit kushtetues, dëmi tashmë është bërë dhe procesi ka filluar (e plotë tek linku poshtë)Të dyja këto ngjarje që janë në krye të listës me shkelje të hartuar nga opozita, nuk i bashkon vetëm lehtësia me të cilën Bajram Begaj e shmang Gjykatën Kushtetuese atëherë kur ligji e detyron ti referohet asaj dhe e vë atë në punë atëherë kur si’a kërkon asksush, pa përfillur një dekret të paraardhësit të tij. Me shumë se raporti që ka presidenti me ligjin këto dy episode flasin për karakterin e tij prej lakeu tipik. Në rastin e parë, ai nuk kishte në dorë faktin për ti bërë apo për të mos i bërë zgjedhjet nw Tiranë. Ato do zhvilloheshin gjithësesi. Atij iu këkua të shkelte mbi veten dhe kushtetutën thjeshtë për një datë. Për asgjë më tepër se plotësimin e një teke klaendari. Edhe në rastin e ndërprerjes së mandatit të një gjykatësi kushtetues, roli i tij s’ka ndonjë peshë kushediseçfarë. Kjo gjykatë në të gjitha vendimet e saj të mëdha i ka shërbyer qeverisë. Loja për të mos pasur nëpër këmbë ndokënd që voton kundër është thjeshtë një lëvizje meskine e njerëzve që duan të rrisin peshën dhe të ruajnë influencat e tyre brenda një sistemi që në fund i shërben Edi Ramës. Pra, duke u përfshirë në këto kulisa, falë dhe këshilltarëve të vet që e kanë kuptuar se ai përtyp çfarëdo tagjie që ti japësh, Bajram Begaj bëri thjeshtë rolin e shërbëtorit të shërbëtorit. Në rastin e Erion Veliajt u përdor vetëm për një datë, në rastin e Sonila Bejtes thjeshtë si vegël në rivalitet brrylash mes gjyqtarësh.
    Po, po, kaq meskin dhe banal e nxjerin kreun e shtetit këto episode. Si një njeri që kur të ikë, historia do ta kujtojë më shumë për batutat me sheqerin dhe rolin e lypsarit para Erdoganit, sesa si garant të unitetit të kombit dhe kushtetutës. Prandaj dhe procedura që ka nisur opozita e ka një vlerë, sepse qoftë edhe duke mos qenë në gjendje ta shkarkojë, ajo ka në dorë ta qesharakëzojë.
    ©Lapsi.al

  • Kreu i grupit të PD i përgjigjet Begajt, nxjerr dokumentet: Djali i tij paguhet nga kompania ku sigurohet Presidenca

    Kreu i grupit të PD i përgjigjet Begajt, nxjerr dokumentet: Djali i tij paguhet nga kompania ku sigurohet Presidenca

    Pas deklaratës së Presidentit Bajram Begaj për kërkesën e PD-së që kërkon shkarkimin e tij, ka reaguar kreu i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi.

    Bardhi ka publikuar dokumentet, ku pretendon se e djali i presidentit Bajram Begaj, paguhet 30 mijë euro në vit nga kompania ku sigurohet Presidenca.
    “Si gjithmonë, Bajram Begaj foli, por nuk tha asgjë! Çfarë e pengoi Presidentin të pohojë se djali i tij paguhet pa qenë fare në Shqipëri nga kompania me të cilën Presidenca ka kontratë për të gjitha prokurimet e institucionit? Sado që të shmanget e të përdridhet Presidenti i çnderuar, përgjigja është vetëm një: Korrupsioni dhe përfitimi i paligjshëm i Presidentit!
    Fotot më poshtë janë marrë nga dokumente zyrtare të deklarimit të pasurive dhe nga Thesari i Shtetit. Një shpjegim i shkurtër i tyre: I biri i Presidentit jeton në Gjermani, ku paguhet nga një spital si mjek. Por, 6 muaj pas emërimit të babait president, paguhet edhe në Shqipëri nga kompania e sigurimeve, me të cilën ka kontratë prokurimi presidenca. Pagesa është 30 mijë euro në vit.
    Ky është vetëm një nga rastet skandaloze për të cilat kemi kërkuar shkarkimin e Presidentit të çnderuar Bajram Begaj. Ka edhe të tjera. Prandaj, Kuvendi nuk mund të mbyllë sytë përpara korrupsionit, që nis nga maja e shtetit”-thuhet në reagimin e Bardhit.

    Top Channel

  • Bardhi: Bajram Begaj foli, por nuk tha asgjë. I biri merr 30 mijë euro në vit

    Bardhi: Bajram Begaj foli, por nuk tha asgjë. I biri merr 30 mijë euro në vit

    Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar pas deklaratës së Presidentit Bajram Begaj. 
    Bardhi publikoi në rrjetet sociale edhe dokumente, duke theksuar se i biri i Presidentit paguhet 30 mijë euro në vit. 
    Postimi i plotë: 
    Si gjithmonë, Bajram Begaj foli, por nuk tha asgjë!Çfarë e pengoi “Doktorin e Mrekullive”, njëherazi Presidenti, të pohojë se djali i tij paguhet pa qenë fare në Shqipëri nga kompania me të cilën Presidenca ka kontratë për të gjitha prokurimet e institucionit? Sado që të shmanget e të përdridhet Presidenti i çnderuar, përgjigja është vetëm një: Korrupsioni dhe përfitimi i paligjshëm i Presidentit!Fotot më poshtë janë marrë nga dokumente zyrtare të deklarimit të pasurive dhe nga Thesari i Shtetit. Një shpjegim i shkurtër i tyre: I biri i Presidentit jeton në Gjermani, ku paguhet nga një spital si mjek. Por, 6 muaj pas emërimit të babait president, paguhet edhe në Shqipëri nga kompania e sigurimeve, me të cilën ka kontratë prokurimi presidenca. Pagesa është 30 mijë euro në vit.Ky është vetëm një nga rastet skandaloze për të cilat kemi kërkuar shkarkimin e Presidentit të çnderuar Bajram Begaj. Ka edhe të tjera. Prandaj, Kuvendi nuk mund të mbyllë sytë përpara korrupsionit, që nis nga maja e shtetit. 

     

  • ‘Korrupsioni nga maja e shtetit’/ Bardhi-Begajt: Yt bir paguhet nga kompania me të cilën Presidenca bën prokurimet e institucionit

    ‘Korrupsioni nga maja e shtetit’/ Bardhi-Begajt: Yt bir paguhet nga kompania me të cilën Presidenca bën prokurimet e institucionit

    Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi i është kundërpërgjigjur me fakte, Presidentit të Republikës, Bajram Begaj pas replikave publike, lidhur me shkeljet kushtetuese që sipas PD, ka bërë kreu i shtetit.

    Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Gazment Bardhi shkruan se Begaj si gjithmonë foli, pa thënë asgjë.

    Duke  publikuar dokumente zyrtare, që sipas Bardhit tregojnë shifrat me të cilat paguhet djali i Presidentit Bajram Begaj nga kompania me të cilën Presidenca ka kontratë për të gjitha prokurimet e institucionit.

    ‘Ky është vetëm një nga rastet skandaloze për të cilat kemi kërkuar shkarkimin e Presidentit të çnderuar Bajram Begaj. Ka edhe të tjera. Prandaj, Kuvendi nuk mund të mbyllë sytë përpara korrupsionit, që nis nga maja e shtetit’, shkruan Bardhi në reagimin e tij përmbyllës në rrjetet sociale.

    Statusi

    Si gjithmonë, Bajram Begaj foli, por nuk tha asgjë!

    Çfarë e pengoi “Doktorin e Mrekullive”, njëherazi Presidenti, të pohojë se djali i tij paguhet pa qenë fare në Shqipëri nga kompania me të cilën Presidenca ka kontratë për të gjitha prokurimet e institucionit? Sado që të shmanget e të përdridhet Presidenti i çnderuar, përgjigja është vetëm një: Korrupsioni dhe përfitimi i paligjshëm i Presidentit!

    Fotot më poshtë janë marrë nga dokumente zyrtare të deklarimit të pasurive dhe nga Thesari i Shtetit. Një shpjegim i shkurtër i tyre: I biri i Presidentit jeton në Gjermani, ku paguhet nga një spital si mjek. Por, 6 muaj pas emërimit të babait president, paguhet edhe në Shqipëri nga kompania e sigurimeve, me të cilën ka kontratë prokurimi presidenca. Pagesa është 30 mijë euro në vit.

    Ky është vetëm një nga rastet skandaloze për të cilat kemi kërkuar shkarkimin e Presidentit të çnderuar Bajram Begaj. Ka edhe të tjera. Prandaj, Kuvendi nuk mund të mbyllë sytë përpara korrupsionit, që nis nga maja e shtetit.