Tag: bajram

  • Presidenti Bajram Begaj uron shqiptarët për festën e Çlirimit: Gëzuar Shqipëri! Dje, sot dhe përgjithmonë, besnikë ndaj të njëjtave vlera

    Presidenti Bajram Begaj uron shqiptarët për festën e Çlirimit: Gëzuar Shqipëri! Dje, sot dhe përgjithmonë, besnikë ndaj të njëjtave vlera

    Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, uroi sot shqiptarët për Ditën e Çlirimit.

    Në një postim në llogarinë e tij në Facebook presidenti Begaj shkroi:
    “Gëzuar festën e Çlirimit Shqipëri! Dje, sot dhe përgjithmonë, besnikë ndaj të njëjtave vlera. Sot përkulemi me nderim para sakrificës së popullit tonë dhe dëshmorëve të Luftës së Dytë Botërore, që dhanë jetën për lirinë dhe çlirimin e atdheut. Guximi, qëndresa dhe gjaku i tyre  janë themelet mbi të cilat qëndron  liria jonë.
    Mirënjohja jonë nuk është vetëm kujtesë historike, por detyrim i përditshëm për të mbrojtur lirinë, dinjitetin njerëzor dhe paqen.”
    Me rastin e 81 vjetorit të fitores së luftës kundër nazifashistëve, Presidenti i Republikës kreu homazhe pranë memorialit “Nënë Shqipëri” ku vendosi një kurorë me lule në nderim të të rënëve për çlirimin e atdheut.”

    Top Channel

  • Gjendet një armë zjarri në bulevardin ‘Bajram Curri’, çfarë u konstatua

    Gjendet një armë zjarri në bulevardin ‘Bajram Curri’, çfarë u konstatua

    Policia e kryeqytetit ka gjetur një armë zjarri në bulevardin “Bajram Curri”, pranë lumit të Lanës. Sipas njoftimit të Policisë, arma e konstatuar një ditë më parë, ishte e vjetër dhe jo funksionale.
    “Më datë 25.11.2025 në bulevardin “Bajram Curri”, pranë lumit të Lanës, është konstatuar një armë zjarri e vjetër, jofunksionale”, njofton policia.
    Materiali u referua Prokurorisë për vlerësim.

  • “Besa Agro Invest” e Bajram Muçaj, 3 mln euro “gropë”, shpall falimentin

    “Besa Agro Invest” e Bajram Muçaj, 3 mln euro “gropë”, shpall falimentin

    Në vitin 2014, shoqëria e mikro-kredive “Fondi Besa”, në pronësi të sipërmarrësit Bajram Muçaj, synoi zgjerimin në tregun shqiptare, duke krijuar një kompani bijë “Besa Agro Invest”, me qëllim investime në fushën bujqësore.
    Me një kapital rreth 5 milionë euro, “Besa Agro Invest” e Muçajt shpresonte që të rriste portofolin financiar. Por, pa mbushur një dekadë nga nisja e aktivitetit, subjekti tregtar u gjend në kushte të vështira financiare. Në vitin 2023, aksioneri kryesor, “Fondi Besa”, tashmë me emrin e ndryshuar “Albania Besa Capital-ABC”, kërkon falimentin e shoqërisë “bijë”.
    Në foto: Presidenti i “Fondi Besa”, Bajram Muçaj
    Procedurat për shpalljen e falimentit kanë nisur në vitin 2023, ku shoqëria e Bajram Muçaj dorëzoi kërkesën përkatëse pranë Gjykatës së Tiranës.
    Gjyqtarja Antonela Prendi, me vendimin e datës 4 Mars 2024, urdhëroi nisjen e procedurës për shpalljen e falimentit të “Besa Agro Invest”.

    Sipas dokumentave të siguruar, rezulton se shoqëria bujqësore e Bajram Muçaj ka detyrime rreth 3 milionë euro dhe paaftësi paguese për shlyerjen e tyre.

    Dështimi i “Besa Agro Invest”
    Kapitali i shoqërisë “Besa Agro Invest” është 485.000.000 lekë të reja. Ortaku i vetëm shoqërise “Besa Agro Invest” sh.p.k është fondacioni “Albanian Besa Capital”, i cili zotëron 100% të kuotave.
    Shoqëria “Besa Agro Invest” sh.p.k, në pozicionin e subjektit debitor i është drejtuar gjykatës për hapjen e procedurave të falimentimit.
    Para gjykatës, subjekti “Besa Agro Invest” parashtroi se “…vitet e fundit, shoqëria është përballur me vështirësi financiare, të shkaktuara nga përkeqësimi i situatës së likuiditeteve, si pasojë e rënies së shitjeve”.
    Në foto: Pjesë nga vendimi i gjykatës për shpalljen e falimentit për “Besa Agro Invest”
    Referuar raportit të paaftësisë paguese “rezulton se shuma e detyrimeve që shoqëria ka ndaj të tretëve është 288.967.508 lekë të reja”. Sipas planit të shpërndarjes, këto borxhe përbëhen nga; (1) detyrimi ndaj Bashkise Krujë 5.016.878 lekë të reja; (2) detyrimi ndaj Ministrisë së Bujqësise dhe Zhvillimit Rural, 281.055.127 lekë të reja; dhe (3) detyrimi ndaj furnitorëve 2. 895.503 lekë të reja.
    “Besa Agro Invest” ka paraqitur në gjykatën e Tiranës se “shoqëria ka detyrime të maturuara dhe paaftësi paguese, fakt që dikton nevojën e likujdimit të pasurive dhe shpërndarjes së të ardhurave, nëpërmjet procedures së falimentimit”.
    Pikëpyetjet mbi falimentin
    Procedurat e falimentit, në përgjithësi, janë shoqëruar me dyshimin mbi riskun e mashtrimit apo veprime fiktive, në dëm të kreditorëve. Për këtë arsye, ligji i vitit 2016 “Për falimentin” përshkohet nga fryma e dyshimit dhe kërkon që autoritetet përkatëse të mbajnë në vëmendje interesin më të lartë të borxhlinjve, pra, të atyre që mund të dalin të humbur financiarisht nga falimentimi i një subjekti tregtar.
    Në foto: Selia e “Fond Besa”, aksionere e “Besa Agro Invest”
    Këto parime ligjore janë përmendur edhe në vendimin e Gjykatës së Tiranës për nisjen e procedurave të falimentit për “Besa Agro Invest”.
    Gjyqtarja Prendi thekson në vendimin e marsit 2024 se “…kjo procedurë (falimenti) synon të shlyej në mënyrë kolektive detyrimet e debitorit përmes shpërndarjes së të ardhurave që mund të sigurohen nga shitja e pasurive të tij ose arritjes së një marrëveshje për riorganizimin e aktivitetit”.
    /Bodlnews.al/

  • ‘47 ditë që mban peng betimin e Asim Vokshit’, Bardhi: Presidenti Begaj ka futur në ngërç kushtetues GJK-në

    ‘47 ditë që mban peng betimin e Asim Vokshit’, Bardhi: Presidenti Begaj ka futur në ngërç kushtetues GJK-në

    Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka akuzuar Presidentin e Republikës, Bajram Begaj, se prej 47 ditësh ka marrë peng procedurën e betimit të gjyqtarit kushtetues të zgjedhur, Asim Vokshi, duke futur në ngërç kushtetues vetë Gjykatën Kushtetuese.
    Bardhi thekson se ndërhyrja e Presidentit është “e tërësisht antikushtetuese”, pasi cënon pavarësinë dhe integritetin e Gjykatës Kushtetuese dhe shkel nenin 129 të Kushtetutës, si dhe nenin 8 të Ligjit nr. 8577/2000 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Gjykatës Kushtetuese”. Sipas tij, asnjë president para Bajram Begajt nuk ka vepruar në këtë mënyrë.
    “Prej ditës së parë në detyrë, Bajram Begaj i ka shërbyer vetëm interesave politike të Edi Ramës dhe Partisë Socialiste. Këta të fundit u shndërruan në mburojë politike për të mos lejuar shqyrtimin nga Gjykata Kushtetuese të shkeljeve të rënda të Kushtetutës dhe ligjit nga Bajram Begaj,” shkruan Bardhi.
    Ai bën thirrje që Gjykata e Lartë dhe Gjykata Kushtetuese të reagojnë menjëherë ndaj asaj që e quan “përdhosje të autoritetit të dy gjykatave më të larta në vend” dhe akuzon presidentin si një figurë “tërësisht e papërgjegjshme”, e cila po vepron në favor të interesave të Edi Ramës dhe aferave të tij të paligjshme dhe korruptive.
    Bardhi nënvizon se mosveprimi i Begajt po pengon fillimin e detyrës së gjyqtarit Vokshi dhe po krijon një precedent të rrezikshëm për funksionimin e Gjykatës Kushtetuese.
    Reagimi i Gazment Bardhit:
    Pasi ndërhyri në mënyrë tërësisht antikushtetuese në mandatet e gjyqtarëve kushtetues duke cënuar pavarësinë dhe integritetin e Gjykatës Kushtetuese, Presidenti i Republikës prej 47 DITËSH ka marrë peng procedurën e betimit dhe fillimit të detyrës të gjyqtarit kushtetues të zgjedhur Asim Vokshi, duke futur në ngërç kushtetues vetë Gjykatën Kushtetuese.
    Kjo sjellje e Presidentit të Republikës, pa dhënë asnjë shpjegim publik të arsyeshëm, është një tjetër dëshmi se ai e ka humbur me kohë rolin e tij si Kryetar i Shtetit dhe garant i Kushtetutës. Ky mosveprim është në kundërshtim flagrant me nenin 129 të Kushtetutës dhe nenin 8 të Ligjit nr. 8577/2000 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Gjykatës Kushtetuese”. Asnjë President përpara tij nuk ka guxuar të sillet në këtë mënyrë me Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë.
    Prej ditës së parë në detyrë, Bajram Begaj i ka shërbyer vetëm interesave politike të Edi Ramës dhe Partisë Socialiste. Këta të fundit u shndërruan së fundmi në mburojë politike për të mos lejuar shqyrtimin nga Gjykata Kushtetuese të shkeljeve të rënda të Kushtetutës dhe ligjit nga Bajram Begaj në ushtrimin e detyrës së Presidentit të Republikës.
    Ndërkohë që nuk pritet asnjë reflektim nga Bajram Begaj, apeloj Gjykatën e Lartë dhe Gjykatën Kushtetuese të reagojnë menjëherë ndaj kësaj përdhosjeje që po i bëhet autoritetit të dy gjykatave më të larta në vend nga një njeri tërësisht i papërgjegjshëm, i marrë peng nga Edi Rama për aferat e tij të paligjshme dhe korruptive, qoftë si Shef i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë, ashtu edhe si President i Republikës.

  • Denoncimi i Bardhit: Presidenti Bajram Begaj ka marrë peng betimin e gjyqtarit kushtetues Asim Vokshi

    Denoncimi i Bardhit: Presidenti Bajram Begaj ka marrë peng betimin e gjyqtarit kushtetues Asim Vokshi

    Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, akuzon Presidentin e Republikës, Bajram Begaj, se ka futur në ngërç kushtetues Gjykatën Kushtetuese, duke penguar për 47 ditë procedurën e betimit të gjyqtarit kushtetues të zgjedhur, Asim Vokshi.
    Bardhi thekson se ky veprim është antikushtetues dhe cenon pavarësinë e Gjykatës Kushtetuese, duke shkelur nenin 129 të Kushtetutës dhe nenin 8 të Ligjit nr. 8577/2000. Sipas tij, Presidenti po shërben interesa politike të kryeministrit Edi Rama dhe Partisë Socialiste.
    Ai apelon që Gjykata e Lartë dhe Gjykata Kushtetuese të reagojnë menjëherë për të mbrojtur autoritetin e tyre dhe të rivendosin funksionimin normal të institucioneve kushtetuese.
    REAGIM I KRYETARIT TË GRUPIT PARLAMENTAR TË PD, GAZMENT BARDHI

    Pasi ndërhyri në mënyrë tërësisht antikushtetuese në mandatet e gjyqtarëve kushtetues duke cënuar pavarësinë dhe integritetin e Gjykatës Kushtetuese, Presidenti i Republikës prej 47 DITËSH ka marrë peng procedurën e betimit dhe fillimit të detyrës të gjyqtarit kushtetues të zgjedhur Asim Vokshi, duke futur në ngërç kushtetues vetë Gjykatën Kushtetuese.

    Kjo sjellje e Presidentit të Republikës, pa dhënë asnjë shpjegim publik të arsyeshëm, është një tjetër dëshmi se ai e ka humbur me kohë rolin e tij si Kryetar i Shtetit dhe garant i Kushtetutës. Ky mosveprim është në kundërshtim flagrant me nenin 129 të Kushtetutës dhe nenin 8 të Ligjit nr. 8577/2000 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Gjykatës Kushtetuese”. Asnjë President përpara tij nuk ka guxuar të sillet në këtë mënyrë me Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë.

    Prej ditës së parë në detyrë, Bajram Begaj i ka shërbyer vetëm interesave politike të Edi Ramës dhe Partisë Socialiste. Këta të fundit u shndërruan së fundmi në mburojë politike për të mos lejuar shqyrtimin nga Gjykata Kushtetuese të shkeljeve të rënda të Kushtetutës dhe ligjit nga Bajram Begaj në ushtrimin e detyrës së Presidentit të Republikës.

    Ndërkohë që nuk pritet asnjë reflektim nga Bajram Begaj, apeloj Gjykatën e Lartë dhe Gjykatën Kushtetuese të reagojnë menjëherë ndaj kësaj përdhosjeje që po i bëhet autoritetit të dy gjykatave më të larta në vend nga një njeri tërësisht i papërgjegjshëm, i marrë peng nga Edi Rama për aferat e tij të paligjshme dhe korruptive, qoftë si Shef i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë, ashtu  edhe si President i Republikës.

  • “Urime dhe suksese!”, Bajram Begaj uron kuqezinjtë për arritjen historike

    “Urime dhe suksese!”, Bajram Begaj uron kuqezinjtë për arritjen historike

    Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka uruar kuqezinjtë për arritjen historike, atë të fazës play-off në Kupën e Botës.
    Begaj ka ripostuar në Facebook golin e Kristjan Asllanit, i cili çoi peshë zemrat e shqiptarëve në minutën e 67-të, duke realizuar golin e fitores dhe të suksesit historik.
    “Suksese dhe urime kombëtares”, shkruan Begaj.

    Kujtojmë që Shqipëria ka edhe një sfidë të mbetur në kualifikueset e Kupës së Botës përballë Anglisë, e cila në rast fitoreje mund ta rendisë Shqipërinë në vendet e dyta më të mira, duke i dhënë mundësinë që ndeshja e parë e fazës play-off ta luajë në “shtëpi”.

  • Begzad Baliu: Bajram Krasniqi – sinonim i studiuesit dhe intelektualit

    Begzad Baliu: Bajram Krasniqi – sinonim i studiuesit dhe intelektualit

    (Në 35-vjetorin e ndarjes nga jeta)

    Nga Begzad Baliu

    Këto ditë u bënë 35 vjet që kur u nda nga jeta zotëri Bajram Krasniqi (Majac, 1951- Prishtinë, 1990), studiues, kritik, shkrimtar. Në këtë kohë janë ndarë nga jeta edhe personalitete të tjera shkencore, krijues, publicistë dhe madje martirë e dëshmorë të zhvillimeve politike e kombëtare që po bëheshin atë kohë, por vështirë të gjenden të dhëna më të pasura dhimbjeje, kujtimi e vlerësimi në shtypin ditor, kulturor e shkencor, se sa për vlerat shkencore, intelektuale e njerëzore, sa për mikun jetëshkurtër, Bajram Krasniqin.Studimet universitare i mbaroi në Universitetin e Prishtinës (1974), ndërsa tezën e doktoratës po këtu, në Degën e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe (1983). Kërkimet shkencore dhe botimet e para i bëri në gjysmën e dytë të viteve ’70 kur në Kosovë, sapo ishin krijuar institucionet e para universitare, shkencore e akademike, ndërsa brezi i Bajram Krasniqit sillte një frymë të re në fushë të krijimtarisë letrare dhe sidomos në fushë të kërkimeve shkencore të karakterit nacional dhe europian.Ishte koha kur në ish-Jugosllavi ishte krijuar një frymë e re liberale e mundësisë së komunikimit me botën dhe dijen më bashkëkohore, të cilën Bajram Krasniqi dhe brezi i tij e shfrytëzuan në ato përmasa të cilat nuk mund t’i interpretonin bashkëkohësit e tij në Tiranë.Që në fillim të kërkimeve të tij ai u shqua për metodën bashkëkohore dhe karakterin monografik e analitik të leximit të prozës dhe poezisë, prandaj vepra e tij e parë sillte një monografi “Poetika e prozës së Ismail Kadaresë”, që ishte një prej sintezave të para të prozës së tij, si dhe disa studime për romanin shqiptar. Do të mbahet mend gjatë dhe do të kujtohet qasja që i bërë romanit të Profesor Qosjes “Vdekja më vjen prej syve të tillë”, ndërkohë që për këtë vepër ishin shkruar disa vlerësime, analiza e diskutime për llojin letar, temën dhe madje vetat gramatikore.Duke qenë punonjës shkencor në Institutin Albanologjik të Prishtinës dhe në mënyrë të veçantë asistent i Profesor Qosjes, ai u shqua për hulumtimet teoriko-letrare dhe shkencore në fushë të prozës dhe të kritikës letrare, duke kaluar “nga kritika stilistike (në fillim) te poetika strukturale historike (më vonë)”, sikur shprehej bashkëkohësi e miku i tij Profesor Agim Vinca (Krasniqi, 1996: 240).Ndërkohë që një pjesë e bashkëkohësve të tij, në vitet ’70-’80, vazhdonin kritikën tradicionale, ndërsa një pjesë tjetër citonin e imitonin koncepte e pikëpamje të studiuesve të caktuar si Umberto Eko, Roland Bart, etj., ai së bashku me një grup studiuesish të afruar rreth koncepteve dhe projekteve historiko-letrare të Profesor Qosjes, si Agim Vinca, Sefedin Fetiu etj., shkollën e strukturalizmit në letërsi e bënë metodë dhe metodologji, dije dhe kulturë, në artikujt studimor dhe në monografitë shkencore, duke e kurorëzuar atë edhe me një konferencë shkencore të organizuar në Institutin Albanologjik më 1984, në të cilën referatin kryesor e lexoi Bajram Krasniqi, në bashkautorësi me bardin e kësaj shkolle në Kosovë, Profesor Rexhep Qosjen. Veprat e tij, sidomos nga “Letërsia dhe vetëdija…” deri te “Kode të ligjërimit…” shquhen për përdorimin e saktë të termave, nocioneve dhe koncepteve letrare, si: analizë (gjuhësore, kritike, strukturale etj.), figurë (e të folurit, kontekstuale, metonimike, mitologjike etj.), retorike etj.), formë (artistike, letrare, e ligjërimit, klasike, poetike, oratorike, romantike etj.), funksion (poetik, referencial, sakralizues, struktural etj.), gjuhë (diturore, diskurzive, eseistike, e intelektualizuar, kritike, retorike, simbolike etj.), kategori (antropologjike, etike, gjuhësore, historike, poetike, filozofike etj.), kritikë (letrare, intelektualiste, imanente, pragmatike, utilitare, semiotike, strukturale etj.), si dhe me nocionet për kodin, konceptin e kondenzimin, konvencën e konvencionalizimin, ligjërimin e modelet, nëntekstin e opozicionin, personazhin e poetikën e prozës, perceptimin e receptimin, rrafshet, semantikën e semiologjinë, stilet e strukturat etj.Në vitet e protestave të mëdha, burgosjeve të mëdha të pjesëtarëve të lëvizjes kombëtare, si dhe diferencimeve e përndjekjeve të jashtëzakonshme kundër intelektualëve shqiptarë në institucionet arsimore e shkencore, Bajram Krasniqi ju përkushtua temave të mëdha historike në raport me letërsinë dhe inteligjencën. Këto kushte, si asnjë gjini dhe lloj letrar në letërsinë shqipe i përplotësonte proza romanore në njërën anë dhe mendimi kritik e intelektual pothuajse i munguar. Nuk është e rastit që vepra e tij e dytë do të trajtojë tema të mëdha dhe do të ketë një titull po kaq të veçantë “Letërsia dhe vetëdija historike”(1984), në të cilën vendosi përballë njëra /tjetrës janë vënë letërsia e traditës dhe koherenca e saj në letërsinë e sotme, vepra letrare e Anton Santorit, diskursi kritik i Fan Nolit, proza Jakov Xoxës, poezia e Ismail Kadaresë, dramat e monodrama e Rexhep Qosjes etj., sinteza “Kontribut tipologjisë së prozës së sotme shqipe”, duke i parë ato brenda strukturës estetike të tyre dhe në raport edhe me rrethanat e kohës kur janë krijuar. Në krye të teksteve kritike, historiko-letrare e intelektuale të sintezave të këtij vëllimi qëndron trajtesa “Kritika si funksion i vetëdijes historike”, një prej sintezave më brilante në letrat shqipe.Sintezat, trajtesat dhe kërkimet e para sintetike ai i ka projektuar në monografinë “Poetika e romanit historik shqiptar”(1985), një nga veprat më të mira shkencore të kësaj kohe. Ai e ka bërë sintezën më të mirë të romanit historik, mbështetur në metodën më bashkëkohore të studimit të prozës historike dhe bashkëkohore. Parë në tërësinë e saj, Bajram Krasniqi strukturën e romanit historik e ka trajtuar në pesë rrafshe: në rrafshin pseudohistorik, në rrafshin e romanit-epope, në rrafshin e personazhit, në rrafshin e raporteve ndërmjet historisë dhe letërsisë së letrarizuar, si dhe në rrafshin e prirjeve moderne të disa prej romaneve të fundit.Duke bërë sintezën e romanit historik shqiptar nga fillimet deri në vitin 1980 dhe duke e parë atë kur e kur edhe në raport me romanin europian e botëror, ai ka diskutuar gjerësisht për romanin aventuristik, romanin epope, romanin heroik, romanin historik, romanin estetizant, romanin familjar, romanin fejton, romanin filozofik, historik etj., ndërsa duke shkruar për romanin shqiptar në përgjithësi, ai ka diskutuar edhe për romanin humoristik, romanin e ideve, romanin e dashurisë, të ngjarjeve, romanin me tezë, të personazhit, romanin klasik, romanin lum, romanin modern, romanin monologjik, piktoresk, publicistik, psikologjik, pseudohistorik, realist, satirik, tradicional, shoqëror, trivial etj.Libri i fundit i botuar në të gjallë të tij “Kode të ligjërimit letrar” (1988) është një nga veprat e veçanta në të cilën Bajram Krasniqi disa nga trajtesat e tij të shkruara, të ligjëruara dhe të botuara gjatë viteve ’80 për kritikën për poezinë, prozën, kritikën letrare dhe një sythi me trajtesa. Megjithëse në një gjendje të rënduar shëndetësore në këtë vëllim ai sillte mendimin e formuar kritik e teoriko-letrar të dijes bashkëkohore (Modernja në letërsinë shqipe, Studimi struktural i letërsisë etj.), si dhe sinteza të reja që pretendonin të bëheshin monografi shkencore për romanin shqiptar (Romani shqiptar në Jugosllavi, Tregimi ynë i sotëm nga pikëpamja e mikrostrukturës gjuhësore-stilistike etj), kapituj për monografi të karakterit historiko-letrar etj.Vepra “Kode të ligjërimit letrar” në vetvete hap edhe një rrafsh të angazhimeve kulturore e intelektuale të Bajram Krasniqit, në vitet e stuhishme të diferencimit e të atakimit të popullit shqiptar, të kulturës e trashëgimisë së tij nga shtypi dhe institucionet kulturore, akademike e politike serbe dhe jugosllave. Artikujt, trajtesat, esetë, polemikat sjellin më së mirë portretin e intelektualit të formuar. Njohës i mirë i historisë, miteve, simboleve e prirjeve përvetësuese serbe në përmasa ballkanike, Bajram Krasniqi, lexoi në takimet e krijuesve në Prishtinë dhe jashtë Kosovë në Serbi e në Maqedoni, tekste që dëshmojnë për guximin intelektual dhe analiza që dëshmojnë për përgatitjen e tij intelektuale.Megjithëse Bajram Krasniqi u nda nga jeta në vitin 1990, ai la të botuara disa artikuj kritikë, historiko-letrar, publicistikë e intervista të kohës, në të cilat shkruante e fliste për gjendjen në Kosovë dhe për shqiptarët e atakuar rëndë nga nacional-shovinizmi serb tani jo vetëm me artikuj, vjersha, këngë e mite, po edhe me armë policore e tanke ushtarake. Le të kujtojmë këtu artikujt për letërsinë: “Me çka ballafaqohet kritika sot”, “Opuset e veprës së madhe të Nolit”, “Vepra letrare e Luigj Gurakuqit” etj.), artikujt aktualizues “Realiteti dhe letërsia”, “Ese mbi inteligjencën” etj., në të cilat ai trajtoi disa aspekte të kritikës bashkëkohore, raportet historike e aktuale serbo-shqiptare dhe gjendjen politike të shqiptarëve në ish-Jugosllavi (“Katër vjet pas 1984-tës”, “Jugosllavizmi dhe shqiptarët”), qëndrimin e intelektualit të angazhuar (“Indiferenca si cinizëm estetik”), perspektivën e lëvizjes kombëtare (“Për popullin s’ka cak të paarritshëm”) etj.Studiuesi, kritiku, publicisti e intelektuali Bajram Krasniqi, u nda nga jeta në moshën 39-vjeçare duke lënë pas veprat e tij të pasura shkencore. Ai ishte një prej kritikëve më të mirë në letrat shqipe, si dhe autor i monografinë më të mirë deri më sot për romanin shqiptar.

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    BAJRAM KRASNIQI: KOHA E ANTIUTOPISË

  • Shkarkimi i Begaj/ Rrëzohet kërkesa e PD-së, ja si votohet në Kuvend

    Shkarkimi i Begaj/ Rrëzohet kërkesa e PD-së, ja si votohet në Kuvend

    Kuvendi i Shqipërisë ka rrëzuar sot kërkesën e Partisë Demokratike për shkarkimin e Presidentit të Republikës, Bajram Begaj.
    Pas një seance me debate të gjata, votimi përfundoi me 77 vota pro nga mazhoranca për rrëzimin e kërkesës, 32 kundër nga opozita dhe asnjë abstenim, duke mos arritur shumicën e nevojshme për të miratuar shkarkimin.
    Kujtojmë se Grupi Parlamentar i PD paraqiti kërkesën për fillimin e procedurës për shkarkimin e Presidentit Bajram Begaj për shkelje të rëndë dhe në mënyrë të vazhdueshme.
    Sipas PD, Begaj dekretoi zgjedhje në Tiranë në shkelje të Kushtetutës, ndërhyri në mandatin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese si edhe dekretoi në shkelje ligjin për Komisionet Hetimore.
    “Grupi i PD ka paraqitur kërkesën për fillimin e procedurës për shkarkimin e Presidentit Bajram Begaj për shkelje të rëndë dhe në mënyrë të vazhdueshme. Kërkesa është argumentuar gjërësisht me një material prej 80 faqesh të mbështetur me 21 prova shkresore. Jemi të bindur që Bajram Begaj nuk mund të vazhdojë të jetë de juro kryetar i shtetit, funksione që de facto i ka humbur prej shumë kohësh tashmë.
    Dekretoi ministren virtuale ‘Diella’, S’ndali trupën diplomatike nga përfshirja në fushatën e vitit 2025. Kabineti i tij ndërhyri në procesin e administrimit të zgjedhjeve.I biri i punësuar fiktivisht në një kompani private sigurimesh që përfiton tendera nga presidenca. Vetë Begaj i punësuar në një klinikë private”, deklaroi deputeti Gjin Gjoni pak ditë më parë në Komisioni për Çështjet Ligjore, ku argumentoi kërkesën e opozitës.

  • PD kërkon te “Ligjet” shkarkimin e Presidentit/ Deputeti rendit argumentet: Ja shkeljet që ka bërë Begaj

    PD kërkon te “Ligjet” shkarkimin e Presidentit/ Deputeti rendit argumentet: Ja shkeljet që ka bërë Begaj

    PD kërkon shkarkimin e Presidentit Bajram Begaj nga detyra, kërkesë që është parashtruar sot dhe në komisionin për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike. PD dorëzoi kërkesën për “Propozim për shkarkimin nga detyra të Presidentit të Republikës z. Bajram Begaj për shkelje të vazhdueshme të rënda të Kushtetutës”.
    Gjatë fjalës së tij, deputeti Gjin Gjoni renditi disa shkelje që sipas PD-së ka kryer Begaj. Gjoni tha se Presidenti Begaj është i punësuar në një spital privat, ndërsa i biri në një kompani private sigurimesh.
    7 shkeljet që opozita pretendon se janë kryer nga presidenti Bajram Begaj:
    1-Dekretoi zgjedhje në Tiranë në shkelje të Kushtetutës2-Ndërhyri në mandatin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, i preku pavarësinë3-Dekretoi në shkelje ligjin për Komisionet Hetimore4-Dekretoi ministren virtuale ‘Diella’5-S’ndali trupën diplomatike nga përfshirja në fushatën e vitit 20256-Kabineti i tij ndërhyri në procesin e administrimit të zgjedhjeve7-I biri i punësuar fiktivisht në një kompani private sigurimesh që përfiton tendera nga presidenca/ Vetë Begaj i punësuar në një klinikë private

  • Ndërpritet seanca për Veliajn, Bajram Begaj ankohet për pezullimin e zgjedhjeve (VIDEO)

    Ndërpritet seanca për Veliajn, Bajram Begaj ankohet për pezullimin e zgjedhjeve (VIDEO)

    Seanca e shqyrtimit të kërkesës së Erion Veliajt për ta shpallur antikushtetues shkarkimin e tij nga kryeministri Edi Rama dhe shpalljen e datës së zgjedhjeve nga presidenti Bajram Begaj është ndërprerë.
    Shkak është bërë kërkesa e presidentit Bajram Begaj, sipas të cilit Gjykata Kushtetuese ka gabuar kur ka anuluar dekretin e tij që shpalli zgjedhjet në Tiranë në datën 9 Nëntor.
    Sipas Begajt, pezullimi i dekretit për zgjedhjet u bë pa i shqyrtuar më parë dokumentat dhe arsyetimin e presidentit duke cënuar parimin e një procesi të rregullt. Pas kërkesës së avokatëve të presidencës, gjykatësit e Kushtetueses janë mbledhur për të shqyrtuar kërkesën e presidentit.