Tag: bajraktari

  • Plagosi 32-vjeçarin me armë zjarri në Bulqizë, arrestohet autori

    Plagosi 32-vjeçarin me armë zjarri në Bulqizë, arrestohet autori

    32-vjeçari Halit Bajraktari është arrestuar nga Policia e Dibrës pas 4 ditësh i shpallur në kërkim për plagosjen e 32-vjeçarit Alban Tançi në Bulqizë.
    Halit Bajraktari akuzohet për veprat penale “Vrasja, e mbetur në tentativë”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, teksa pas një konflikti qëlloi në drejtim të Alban Tançit duke e lënë të plagosur.
    Sakaq, policia ka sekuestruar armën e zjarrit tip pistoletë si dhe 5 copë fishekë.
    “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda, në Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër, bënë ndalimin e shtetasit në kërkim H.B., 32 vjeç, banues në Bulqizë. Ndalimi i tij u bë pasi, më datë 13 nëntor 2025, dyshohet se pas një konflikti të mëparshëm, ky shtetas ka tentuar të vrasë me armë zjarri, duke e lënë të plagosur shtetasin A.T., 32 vjeç, banues në Bulqizë. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit, tip pistoletë, me 5 copë fishekë. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

  • Plagosi 32-vjeçarin me armë zjarri në Bulqizë, arrestohet autori, sekuestrohet arma

    arma e sekuestruar

    BULQIZË- Halit Bajraktari është arrestuar nga Policia e Dibrës pas 4 ditësh i shpallur në kërkim për plagosjen e 32-vjeçarit Alban Tançi, në Bulqizë. Policia ka sekuestruar armën e zjarrit, pistoletë, me të cilën autori tentoi të vriste 32-vjeçarin.
    32-vjeçari Halit Bajraktari ishte shpallur në kërkim, pasi dyshohet se më datë 13 nëntor, pas një konflikti të mëparshëm, ka tentuar të vrasë me armë zjarri Alban Thaçin. Ky i fundit, ka mbetur i plagosur. Bajraktari akuzohet për “Vrasje, e mbetur në tentativë”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. Ende nuk dihet asryeja e konfliktit mes tyre ndërsa hetimet vijojnë.

    Njoftimi:
    DVP Dibër/ Ndalohet dhe vihet në pranga autori i ngjarjes së ndodhur më 13 nëntor, ku tentoi të vriste me armë zjarri një 32-vjeçar, i cili mbeti i plagosur.
    Sekuestrohet arma e zjarrit, pistoletë, me të cilën autori tentoi të vriste 32-vjeçarin.
    Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda, në Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër, bënë ndalimin e shtetasit në kërkim H.B., 32 vjeç, banues në Bulqizë.
    Ndalimi i tij u bë pasi, më datë 13 nëntor 2025, dyshohet se pas një konflikti të mëparshëm, ky shtetas ka tentuar të vrasë me armë zjarri, duke e lënë të plagosur shtetasin A.T., 32 vjeç, banues në Bulqizë.
    Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit, tip pistoletë, me 5 copë fishekë.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

  • Balluku prezanton drejtorin e ri të DPSHTRR: Ky institucion shembull se si duhet të ofrohen shërbimet publike! Bajraktari: Detyrë me përgjegjësi

    Balluku prezanton drejtorin e ri të DPSHTRR: Ky institucion shembull se si duhet të ofrohen shërbimet publike! Bajraktari: Detyrë me përgjegjësi

    TIRANË- Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku ditën e sotme ka prezantuar drejtorin e ri të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor ((DPSHTRR), Kreshnik Bajraktarin.
    Ministrja Balluku tha se DPSHTRR falë investimeve dhe inovacionit është kthyer në një model suksesi në shërbimin publik.
    Belinda Balluku: DPSHTRR solli si risi inovacionin. Qe një dallëndyshe e parë. Kemi hapur zyra dhe drejtori rajonale. Ka qenë një reformë e thellë e bërë me pasion, vullnet dhe përpikëri që ka sjell DPSHTRR në një nivel ndërmarrjeje, që kryeministri Rama dhe ne të tjerët e marrim si shembull se si duhet të ofrohen shërbimet publike.

    Kreshnik Bajraktari tha se është i  vetëdijshëm për peshën që ka detyra, por shprehu bindjen se në bashkëpunim me stafin e DPSHTRR do të arrijnë të ofrojnë shërbime cilësore dhe transparente.
    Kreshnik Bajraktari: Jam i vetëdijshëm për peshën e kësaj detyre, por në bashkëpunim me gjithë stafin do arrijmë ta çojmë përpara institucionin për të ofruar shërbime cilësore, të shpejta, efikase dhe me transparencë të plotë. Shpreh dëshirën dhe pasionin për të punuar me përkushtim, për të shpërblyer këtë besim.
    Kreshnik Bajraktari zëvendëson në këtë detyrë Endri Haxhiun./vizionplus.tv

  • “UEFA Development”: Kombëtarja U-15 e vajzave fiton bindshëm ndaj Moldavisë

    “UEFA Development”: Kombëtarja U-15 e vajzave fiton bindshëm ndaj Moldavisë

    Kombëtarja U-15 për vajza e nisi në mënyrën më të mirë të mundshme turneun “UEFA Development”, duke triumfuar me rezultatin e pastër 4-0 ndaj Moldavisë, në ndeshjen e parë të zhvilluar në “Shtëpinë e Futbollit”.
    Skuadra kuqezi, e drejtuar nga trajnerja Rabie Tota, shkëlqeu në fushë, duke dominuar ndeshjen dhe duke siguruar një fitore shumë të merituar falë golave të shënuar nga Bajraktari (2), Çobo dhe T. Hasanaj.
    Trajnerja Tota hodhi në fushë këtë formacion: Tota, E. Hasanaj, T. Hasanaj, Kore, Gjoni, Demushi, Selmani, Bajraktari; Hoxha; Berisha, Mezini.
    Kuqezezat e nisën ndeshjen me shumë intensitet, duke krijuar raste që në minutat e para. Avantazhi erdhi në minutën e 24-të, kur Bajraktari realizoi golin e parë. Në pjesën e dytë, pas disa zëvendësimeve nga trajnerja Tota, skuadra shtoi ritmin dhe shënoi edhe tre gola të tjera me autore sërish Bajraktarin, Çobon dhe Hasanajn.
    Në takimin tjetër të grupit, i zhvilluar po ditën e sotme në “Shtëpinë e Futbollit”, Kosova barazoi 2-2 me Estoninë.
    Shqipëria U-15 për vajza do të luajë ndeshjen e radhës të premten kundër Estonisë, në “Shtëpinë e Futbollit”, duke nisur nga ora 15:00. Takimi do të transmetohet drejtpërdrejt në FSHF TV.

  • U gjet i groposur në arën me misra, zbulohet si u vra Enver Bajraktari

    U gjet i groposur në arën me misra, zbulohet si u vra Enver Bajraktari

    Enver Bajraktari

    KOSOVË- Enver Bajraktari, i cili u gjet i groposur në fshatin Baicë të Lipjanit, dyshohet se është vrarë me mjete të forta përpara se të varrosej. Sipas asaj që bën me dije Prokuroria, është kryer autopsia e të ndjerit dhe se po zhvillohen hetime intensive për të zbuluar rrethanat e rastit të krimit të rëndë.
    “Ju njoftojmë, se me datë 05/08/2025, është bërë identifikimi i plotë dhe ishte Enver Bajraktari, është kryer autopsia dhe janë në proces intensiv hetimet në këtë çështje, por detaje më të hollësishme nuk mund të japim në këtë fazë të hetimeve.”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

    Ngjarja e rëndë u regjistrua pak ditë më parë në Kosovë, teksa më 4 gusht u gjet trupi pajetë i Enver Bajraktarit. Ai u gjet i groposur në dy metra thellësi, në një arë me misër që ndodhet 1 kilometër larg shtëpisë së tij. Grupi që po kërkonte Enverin arriti ta gjente vendin ku ishte varrosur, duke ndjekur shenjat që tregonin se ai ishte tërhequr zvarrë deri në arën e mbjellë me misër. Autori dhe shkaqet e ngjarjes mbeten ende mister, ndërsa familjarët e viktimës kanë deklaruar se Enveri nuk kishte probleme apo konflikte me ndonjë person të caktuar./ZËRI

  • U gjet i groposur në arë, Enver Bajraktari u vra me mjete të forta para se të varrosej! Detajet nga autopsia

    U gjet i groposur në arë, Enver Bajraktari u vra me mjete të forta para se të varrosej! Detajet nga autopsia

    Enver Bajraktari u gjet i groposur të hënën në një arë të mbjellë me misër në Baicë të Lipjanit. Mësohet nga burimet brenda prokurorisë se bëhet fjalë për vrasje me mjete të forta.
    Prokuroria Themelore në Prishtinë tha se është kryer autopsia e të ndjerit dhe se po zhvillohen hetime intensive për të zbuluar rrethanat e rastit. Ata nuk pranuan të japin më shumë informacione.
    “Ju njoftojmë, se me datë 05/08/2025, është bërë identifikimi i plotë dhe ishte Enver Bajraktari, është kryer autopsia dhe janë në proces intensiv hetimet në këtë çështje, por detaje më të hollësishme nuk mund të japim në këtë fazë të hetimeve.”
    Njëri nga familjarët e të ndjerit, i pyetur se si u gjet vendi i varrosjes së viktimës, tha dje se fillimisht ‘’kanë hi me vëzhgu, ata vëzhguesit e kamerave e kanë gjet tani që lëvizja e fundit u kanë të kjo shtëpia këtu. Në bazë të aty janë ardh kanë lyp qetu. Ata djemtë që kanë ardh, tu lyp nëpër arë përmes shtagës, tani aty e kanë pa që ka zvarritje’’.
    Ai ka folur edhe për viktimën duke thënë se i njëjti ‘’nuk supozohet’’ që ka pasur probleme me dikë.
    Përmes raportit 25 orësh, Policia ka thënë se në lidhje me rastin janë intervistuar katër dëshmitarë.
    “VRASJE E RËNDË- Fsh. Baicë, Lipjan. 04.08.2025-12:05. Në një arë është gjetur i varrosur një trup i pajetë, mashkull rreth moshës 50-60 vjeçare, trupi i cili sipas IML-së është i freskët. Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe prokurori kujdestar bashku me njësinë e zhvarrimit e kanë nxjerr trupit e pajetë. Në lidhje me rastin janë intervistuar katër dëshmitarët meshkuj kosovarë. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës. /GazetaExpress/

  • KËRKIME NGA KOSOVA NË BIHOR: VËLLEZËRIT BAJRAKTARI GJETËN VARRIN E GJYSHIT TË TYRE QË RA DËSHMOR PARA  80 VITEVE

    KËRKIME NGA KOSOVA NË BIHOR: VËLLEZËRIT BAJRAKTARI GJETËN VARRIN E GJYSHIT TË TYRE QË RA DËSHMOR PARA  80 VITEVE

    Vëllezërit Gani dhe Mustaf Bajraktari nga Kosova, ditë më parë në zonën e Petnjicës  së Bihorit kanë gjetur varrin e gjyshit të tyre, i cili vdiq gjatë Luftës së Dytë Botërore. Sipas tyre, konfirmimin përmes analizës së ADN-së do ta kërkojnë në periudhën e ardhshme.

    Siç thonë ata, gjyshi i tyre ishte komandant i ushtrisë shqiptare dhe quhej Zymer Bajraktari dhe sipas tregimit të babait, ky komandant ka vdekur në Bihor në një përballje të përgjakshme në vitin 1943.

    Pasardhësit e këtij komandanti shqiptar, me shumë pak informacion, u nisën për një kërkim që i çoi në Bihor. Një nga motivet e forta të kërkimit ishte amaneti i babait të tyre me të cilin i detyronte të gjenin varrin e gjyshit dhe ta çonin në vendlindje.

    Duke folur me vendasit, të dhënat i çuan shpejt në Radmanac. Banorët e moshuar kujtuan historinë sipas së cilës një ushtar shqiptar, emri i të cilit nuk ia dinin u vra në një konfrontim ushtarak në grykën e Radmanit, mbi shpellë. Vetëm pas disa ditësh, gratë e atij fshati e gjetën trupin dhe e varrosën në varrezat e fshatit aty pranë. Pas kësaj, mbeti vetëm historia që u transmetua, se një shqiptar nga Kosova i vdekur po prehet në varrezat e Radmancit. Afati kohor dhe tregimet përputhen shumë, andaj ka shumë mundësi që vërtet të jetë varri i Bajraktarit.

    Njëri nga vëllezërit, Gani Bajraktari, ka shkruar në profilin e tij në FB se janë nisur në një mision që në fillim dukej i pamundur dhe përfundoi me një rezultat të plotë.

    “Varri i gjyshit tim – Zymer Bajraktarit, i cili ra në altarin e lirisë 80 vjet më parë, duke udhëhequr një çetë vullnetarësh shqiptarë të Kosovës! Emocion i papërshkrueshëm për mua, vëllain Mustafa, Bedri Tahirin (doajeni i letërsisë shqipe, enciklopedi më vete), që na shoqëron në këtë rrugëtim dhe miqtë vendas që nuk na kanë lënë kurrë”, tha Gani Bajraktari.

    Ai shtoi se kërkimi i gjyshit të tij, me ato pak informacione që kishin, i cili më shumë i ngjante një romani të bukur, u bë realitet falë mikpritjes dhe vullnetit të banorëve të Bihorit dhe Petnjicës.

    “Petnjica është kthyer nga një vend krejtësisht i panjohur në vendin tim të preferuar, ku do ta shijoj më shumë se çdo vend tjetër! Aty ndjeva rrënjët e mia dhe pjesën time në ajrin e saj të pastër. Faleminderit gjysh! Faleminderit Petnjicas, vëllezërit e gjyshit tim”, ka shkruar Gani Bajraktari në faqen e tij në FB.

    Sipas pretendimit të Bajraktarit dhe banorëve të Petnicës, komandant Zymer Bajraktari është varrosur në varrezat e Radmancit nga tri gra, e njëra prej tyre ka qenë gjyshja e Skender Kemë Muratoviqit.

    SAMIR RASTODER/SELMA ADROVIĆ

  • Familjarët e shpallën të zhdukur, Enver Bajraktari gjendet i vrarë dhe i groposur në arë

    Familjarët e shpallën të zhdukur, Enver Bajraktari gjendet i vrarë dhe i groposur në arë

    Enver Bajraktari

    KOSOVË-Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kosovën, ku Enver Bajraktari, i shpallur i zhdukur nga familjarët e tij, u gjet i pajetë dhe i groposur në dy metra në thellësi. Grupi që po kërkonte Enverin arriti ta gjente vendin ku ishte varrosur, duke ndjekur shenjat që tregonin se ai ishte tërhequr zvarrë deri në arën e mbjellë me misër.
    Policia e Kosovës e ka konfirmuar rastin, duke e cilësuar si dyshim për vrasje të rëndë. Zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti, ka bërë të ditur se rreth orës 12:00 është gjetur një trup i pajetë i groposur.
    “Sot rreth orës 12:00, në fshatin Baicë të Lipjanit, është gjetur i groposur një trup i pajetë (ende i paidentifikuar). Hetuesit policor në koordinim me prokurorinë kanë nisur veprimet procedurale, ndërsa trupi është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi dhe identifikim. Bazuar në rrethanat fillestare, dyshohet për vrasje të rëndë. Aktualisht hetuesit janë duke punuar për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e viktimës”, tha Ahmeti.
    Kushëriri i viktimës, Avni Bajraktari në “Edicionin Special”  tha se Enveri i kishte çuar lopën për kullotë në ara, para se të zhdukej. Viktima mësohet se të shtunën kishte shkuar me autobus në Tiranë për të pritur djemtë e tij që kishin ardhur nga Franca dhe Italia.
    “Unë si fillim jam kanë në një lokal ku shkojmë çdo mëngjes për kafe, kam taku një kojshi dhe më tha e e gjetët Velin, tha jo Veli s’o. E kam thirr kushëririn tjetër, Besartin, i cili tha se u zhduk prej djeshit. Kanë thirrë dronin policia. Kemi dal krejt teposhtë, rend komplet. Unë isha me një vëlla temin dhe një kojshi tjetër, kur shkum pak si poshtë, në dalje prej kollomoqit, tha diçka paska shku qisajd. Dhe për qatë gjurmë jena shku dhe e gjetëm venin. Nonstop me ne kanë qenë njësite policore”, tha Avni Bajraktari.
    Familjarët e tij kanë deklaruar se Enveri nuk kishte probleme apo konflikte me ndonjë person të caktuar. Policia dhe Prokuroria e Shtetit kanë nisur hetimet për të zbuluar rrethanat e kësaj vdekjeje të dyshimtë./ZËRI

  • SYRI TV/ Pas dekadash mblidhen bajraktarë e kleri me banorët, Kuvendi i Thethit-qeverisë: Ndalni shkatërrimin

    SYRI TV/ Pas dekadash mblidhen bajraktarë e kleri me banorët, Kuvendi i Thethit-qeverisë: Ndalni shkatërrimin

    SYRI TV

    Në ditën e shtatë, IKMT ka vijuar shembjen e objekteve në zonën turistike të Thethit. Banorët e kësaj zone kanë organizuar një takim ku ka marrë pjesë edhe bajraktari i Shalës si dhe prifti i zonës. Në Kuvendin e mbajtur në oborrin e Kishës Katolike i është bërë thirrje qeverisë që të ndalojë shkatërrimin teksa është zgjedhur një përfaqësi me banorë që do kërkojnë dialog dhe zgjidhje me autoritetet. Bajraktari Zef Vladi tha se Rama gënjen kur thotë se banorët nuk kanë dokumente pronësie, ndërsa banorët thanë se kryeministri i është sulur Thethit pasi nuk i ka mbërritur zarfi.

    Në Theth vijon për të shtatën ditë me radhë shembja masive e objekteve. IKMT ka vijuar edhe këtë të dielë aksionin, teksa paralelisht është zhvilluar një KUVEND i banorëve të zonës në oborrin e Kishës së fshatit, pak para meshës të së dielës, që mbahet në orën 14:00,  ku morën pjesë Bajraktari i Shalës Zef Vladi dhe Padër Kastriot Demaj. Ata i bënë thirrje shtetit të ndalojë shkatërrimin e fshatit turistik. Banorët thanë se kanë qenë turistët që kanë mbajtur ekonomitë e tyre familjare, ndërsa qeveria me urdhër të Edi Ramës, vendosi shembjen e mbi 100 objekteve për shkak se Ramës tha një nga banorët, nuk i shkuan zarfet me para.

    Bajraktari i Shalës tha se situata e krijuar në Theth nuk duhej lejuar të ndodhte. Ai tha se shteti gënjen kur thotë se banorët nuk kanë dokumente pronësie, duke dhënë edhe mesazhe të forta për dëmet që u janë shkaktuar banorëve.

    Pas Kuvendit, banorët janë drejtuar vendit ku zhvillohet operacioni i shembjes së objekteve, ndërsa u zgjodh një grup përfaqësuesish për të krijuar komunikim me autoritetet që të ndalin shkatërrimin e fshatit. Ata kërkojnë nga IKMT të paraqesin dokumentacion mbi ç’bazë është marrë vendimi i kësaj ndërhyrjeje masive. Mësohet se deri tani janë shembur mbi 60 objekte në zonë, duke përfshirë edhe ato me struktura prej druri. Ndërkohë, numri total i objekteve që do të prishen parashikohet të paktën deri në 100.

    Debatet dhe përplasjet kanë qenë të shumta gjatë këtyre ditëve dhe ndërkohë prishja e banesave dhe objekteve të pritjes nisi dhe vijon në kulmin e sezonit turistik, duke krijuar një imazh të shëmtuar për zonën. Teksa efektet e tij kanë qenë të menjëhershme, pasi qindra turistë kanë prenotuar dhe kur kanë mbërritur janë përballur me situatën kaotike.

    Ditët e fundit, përhapja masive në media të zhvillimeve në Theth ka bërë që të bjerë në mënyrë drastike prezenca e turistëve në një nga zonat më të vizituara të vendit. Por pas shtatë ditësh përplasjesh, që tërhoqën vëmendjen e mbarë opinionit publik, përgjigja e shtetit ka qenë vetëm përmes fadromave.

    Gjë e cila pas dekadash, si në kohërat e largëta, detyron banorët që të thërrasin Kuvendin mes maleve me bajraktarë, pajtues gjaqesh e përfaqësues të klerit, për të tërhequr vëmendjen e mbarë shoqërisë mbi veprimet arbitrare të shtetit.

  • Kampionati i vajzave/ Vllaznia mund Partizanin në finale & shpallet kampione e Shqipërisë

    Kampionati i vajzave/ Vllaznia mund Partizanin në finale & shpallet kampione e Shqipërisë

    Vllaznia është shpallur kampione e edicionit 2024-2025 në kampionatin e futbollit të vajzave, pasi mundi Partizanin 2-0 në finalen e “Final Four”.
    Në sfidën e zhvilluar në “Arenën e Demave”, për vajzat kuqeblu shënuan Arbiona Bajraktari dhe Megi Doçi, duke siguruar trofeun e 12-të radhazi të kampionatit. Pjesa e parë u mbyll pa gola, ndërsa në minutën e 52-të Bajraktari zhbllokoi rezultatin. Doçi vulosi fitoren në minutën e 72-të.
    Pas ndeshjes u zhvillua ceremonia e dorëzimit të medaljeve dhe kupës. Anëtarja e Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së, Anila Basha, i dorëzoi medaljet dhe trofeun ekipit të Vllaznisë.
    Me këtë sukses, Vllaznia do të përfaqësojë Shqipërinë në raundin para-eliminator të UEFA Women’s Champions League 2025 – 2026.
    Partizani, si vendi i dytë, do të marrë pjesë për herë të parë në raundin para-eliminator të kompeticionit të ri UEFA Women’s Europa Cup.
    Në ndeshjen për vendin e tretë, Gramshi mposhti Apoloninë 2-1.