Tag: bajerni

  • Bajerni kërkon ringritjen/ Kompani lavdëron kundërshtarin

    Bajerni kërkon ringritjen/ Kompani lavdëron kundërshtarin

    Bajerni dëshiron të nis një seri të re fitoresh kundër Frajburgut. Por do tu duhet të bëjnë disa ndryshime. Kanë kaluar dy javë e gjysmë që nga fitorja e fundit e Bajernit në një ndeshje zyrtare.
    Atëherë, në fillim të nëntorit me fitoren 2-1 në Paris, kampionët rekord morën kryesimin në Evropë; këtë fundjavë synojnë të korrigjojnë barazimin 2-2 kundër Union Berlin para ndërprerjes për ndeshjet ndërkombëtare.
    “Nuk fituam, nuk e kam harruar këtë në dy javët e fundit,” tha Vinsent Kompani të premten në mëngjes, duke iu kthyer të kaluarës, për të theksuar edhe një herë urinë e ekipit të tij për të nisur një seri të re pas 16 fitoreve radhazi.

  • Gjermani/ Dëmtohet Diaz, e konfirmon Bajerni i Mynihut

    Gjermani/ Dëmtohet Diaz, e konfirmon Bajerni i Mynihut

    Bajerni i Mynihut mbetet favoriti kryesor për titull në Gjermani. Ndërkohë, para ndeshjes ndaj Freiburgut të shtunën në Bundesligë, trajneri i Bajernit të Mynihut, Vincent Kompany, e ka konfirmuar suspendimin e Luis Diazit. Diaz do të mungojë vetëm një ndeshje pas kartonit të kuq që e mori në fitoren 2:1 të bavarezëve ndaj Paris San Zhermen në Champions. Diaz kishte bërë ndërhyrje të ashpër në Achraf Hakimin, duke e lënë marokenin të lënduar rëndë.
    Kolumbiani nuk do të jetë i pranishëm për ndeshjen ndaj Arsenalit në Ligën e Kampionëve. Në ndeshjen ku mbeti i lënduar futbollisti më i mirë afrikan për këtë vit, Hakimi, kolumbiani Diaz i realizoi dy gola. Megjithatë, Diaz do të luajë në duelin ndaj Freiburgut në elitën gjermane të shtunën. 28-vjeçari është në formë të lartë në këtë edicion, me 11 gola e 5 asistime në 17 ndeshje në të gjitha garat.

  • E papritshme/ Bajerni kërkon sulmuesin shqiptar që po shkëlqen

    E papritshme/ Bajerni kërkon sulmuesin shqiptar që po shkëlqen

    Interesimi i gjigantëve të Bajern Mynih për shqiptarin e Kosovës, Fisnik Asllanin po bëhet gjithnjë e më konkret, pasi bisedimet e para mes palëve tashmë janë zhvilluar. Në proces janë përfshirë drejtuesit Max Eberl dhe Christoph Freund. Bavarezët janë mjaft të impresionuar nga zhvillimi i sulmuesit kosovar.
    Asllani, 23 vjeç, po kalon një sezon fantastik me Hofenheimin dhe do të largohet në verë falë një klauzole lirimi të përfshirë në kontratën e tij. Forma e tij e shkëlqyer ka tërhequr vëmendjen e disa klubeve të mëdha europiane, por Bajerni shihet si destinacioni më i interesuar dhe më konkret deri tani.
    Sulmuesi ndodhet aktualisht me përfaqësuesen e Kosovës, një tjetër skenë ku ai po shkëlqen me paraqitjet teksa ka rritur jashtëzakonsiht vlerat e tij. Sezoni i tij deri më tani ka qenë mbresëlënës, duke e bërë një nga lojtarët më të kërkuar në Bundesligë.

  • Laimer gati për një kontratë të re

    Laimer gati për një kontratë të re

    Konrad Laimer po kalon një sezon fenomenal te Bajerni. Austriaku tani është në rrugë për një zgjatje të hershme të kontratës.
    Sipas “Sport Bild”, kontrata e Konrad Laimer, e vlefshme deri në 2027, pritet të zgjatet para kohe. Si pjesë e kësaj, paga bazë, që pritet të jetë nëntë milionë euro në vit, gjithashtu do të rritet. Raporti shton më tej se bisedimet e para tashmë kanë pasur vend midis zyrtarëve të Bajernit dhe përfaqësuesve të lojtarit.
    Megjithatë, Laimer ende nuk ka marrë një ofertë me shkrim. Një zgjatje mund të ndodh madje edhe këtë vit. Laimer ndihet shumë mirë në Mynih dhe mund të imagjinojë një të ardhme në Mynih.

    28-vjeçari kishte deklaruar së fundmi: “Jam i hapur për gjithçka! Ndihem shumë rehat këtu.” Laimer është zhvilluar në një lojtar të rregullt te Bajerni nën trajnerin Vinsent Kompani.
     

  • Bajerni mund PSG-në edhe me 10 lojtarë, Realin nuk e shpëtojnë dot as pritjet spektakolare të Kurtuasë

    Bajerni mund PSG-në edhe me 10 lojtarë, Realin nuk e shpëtojnë dot as pritjet spektakolare të Kurtuasë

    Bajerni është larguar me fitore nga Parisi. Bavarezët kanë mposhtur kampionët në fuqi me rezultatin 1-2. Njeriu kryesor i kësaj suoer sfide ishte padyshim Luiz Diazi. Kolumbiani tundi rrjetën në minutën e 4-t dhe të 32-të, por në fund të pjesës së parë u largua nga fusha me karton të kuq. Pavarësisht disavantazhit numerik, Bajerni arriti të merrte fitoren në fund. Goli i Neveshit nuk mundi të ndryshonte rrjedhën e ndeshjes për PSG-në.
    Në krahun tjetër, Reali ka dalë me kokën ulur nga “Enfildi”. Madrilenët nuk i kanë shpëtuar dot as pritjet e jashtëzakonshme të Kurtuasë. Ndeshja u vendos nga Mekallisteri në minutën e 61-të./Sport Ekspres/

  • Bajerni makineri perfekte edhe në Champions, shkatërron Bruzhin dhe ngjitet në krye! Bellingham i jep fitoren Realit, Juventusi zyrtarisht në krizë

    Bajerni makineri perfekte edhe në Champions, shkatërron Bruzhin dhe ngjitet në krye! Bellingham i jep fitoren Realit, Juventusi zyrtarisht në krizë

    Bajerni i Mynihut nuk di të ndalet as në kampionat dhe as në Champions League. Bavarezët e Vincent Kompany kanë shkatërruar mbrëmjen e sotme Klub Bruzhin me rezultatin 4-0.
    Serinë e golave e hapi 17-vjeçari Karl, i cili shënoi një supergol në minutën e 5-të.
    Më pas do të ishte radha e Henri Kejn dhe e Luiz Diaz për të çuar në 3-0 rezultatin në pjesën e parë.

    Ndërkohë që në pjesën e dytë gjermanët do të shënonin dhe golin e katërt me anë të Xhekson, duke treguar edhe njëherë dominancë totale këtë sezon.
    Ndërsa në sfidën mes Real Madridit dhe Juventusit, ishte Xhud Bellingham ai i cili vendosi sfidën në pjesën e dytë.
    Anglezi shënoi në minutën e 58-të pas një asisti të Vinicius, duke thelluar edhe më tej krizën e bardhezinjve të Igor Tudor.
    Sa i përket sfidave të tjera, bie në sy fitorja e thellë e Çelsit përballë Ajaksit me rezultatin 5-1 dhe ajo e Liverpulit në transfertë përballë Eintraht Frankfurtit.

  • Bajerni nuk njeh rival në Bundesliga, mposht edhe Dortmundin

    Bajerni nuk njeh rival në Bundesliga, mposht edhe Dortmundin

    Bajerni i Mynihut nuk di të ndalet ën kampionat, ndërsa ka futuar edhe derbin me Bosuria Dortmund, duke hipotekuar në këtë mënyrë 7 fitore në 7 ndeshje.
    Një Bajern i cili këtë sezon duket se doa festojë më shpejt titullin kampion, duke parë se deri më tani të gjithë rivalët direkt i ka mposhtur mjaft lehtë.
    Bavarezët kanë shërnaur golin e parë në minutën e 22-të me Herri kein, ndërsa në pjesën e dytë Olise do të dyfishonte rezultatin.

    Dortmundi do të ngushtonte diferencën me Julian Brand në të 85-ën, por vetëm kaq, pasi asgjë nuk do të ndodhte më deri në fund.
    Ekipi i Kompani kryeson kampionatin me 21 pikë, ndërsa të besuarit e Kovaç janë në vendin e katërt me 14 pikë.

  • Gjimshiti pëson goleadë nga kampionët e Europës, Bajerni shumë i fortë për Çelsin

    Gjimshiti pëson goleadë nga kampionët e Europës, Bajerni shumë i fortë për Çelsin

    PSG-ja e ka nisur sezonin e ri në Champions League me po të njëjtin vrull me të cilin e përfundoi. Kampionët në fuqi të Europës kanë mposhtur me shifrat e thella 4-0 Atalantën e Berat Gjimshitit. Kapiteni i Kombëtares ka provuar 3 herë ndjesinë e pësimit të golit në fushën e lojës, ndërsa golin e 4-t e ka parë nga stoli.
    Ndërkohë në krahun tjetër Çelsi është dorëzuar në Mynih. Bajerni ishte shunë i fortë për blutë e Londrës. Gjiganti gjerman ka fituar me shifrat 3-1 falë dy golave të Kejnit dhe autogolit të Çalobasë. Për londinezët golin e vetëm e shënoi Kol Palmeri./Sport Ekspres/

  • Bajern e nis kampionatin me mungesa, shtohet numri i të dëmtuarve

    Bajern e nis kampionatin me mungesa, shtohet numri i të dëmtuarve

    Bajerni do të duhet ta luajë ndeshjen hapëse të Bundesligës kundër Lajpcig me një skuadër jashtëzakonisht të cunguar. Tani, edhe Tom Bishof është jashtë. Herri Kejn kishte folur tashmë për skuadrën më të vogël të karrierës së tij dhe që prej fjalëve të pazakonta të qendërsulmuesit, skuadra gjermane është bërë edhe më e hollë.

    Paul Vaner, i cili pritet të kalojë te Eindhoven, tani i bashkohet edhe Tom Bishof: përforcimi i ri nga Hofenhajm do të mungojë gjithashtu në ndeshjen hapëse të premten në mbrëmje. Siç njoftoi Bajerni të premten pasdite, mesfushori duhej t’i nënshtrohej një operacioni në apendiks dhe për këtë arsye do të mungojë në ndeshjen ndaj skuadrës saksonase, e cila dikur kishte shfaqur interes për Bishof para se ai të vendoste të transferohej në Mynih.
    Nëse 20-vjeçari do të mungojë edhe më gjatë, nuk është e qartë nga deklarata; ekipi thjesht bën të ditur se Bishof do të mungojë “përkohësisht.” Bishof do të humbasë atë që mund të ishte ndeshja e tij e parë në Bundesliga për Bajern. Ai bëri debutimin e tij zyrtar në Kupën e Botës për Klube. Në Superkupë kundër Shtutgartit, ai u fut në lojë vetëm në minutat shtesë. Opsionet e trajnerit Vinsent Kompani ishin tashmë jashtëzakonisht të kufizuara para dëmtimit të Bishof.

    Xhoshua Kimish dhe Leon Goretzka janë titullarë të padiskutueshëm në mesfushën qendrore, dhe Bishof mund të merrej në konsideratë si zëvëndësues i secilit prej tyre. Ende nuk është e sigurt nëse Aleksandar Pavloviç, i cili është rikuperuar nga një frakturë në pjesën orbitale të syrit, do të jetë përsëri në dispozicion. Nëse edhe ndërkombëtari gjerman do të mungojë, Rafael Guerreiro do të ishte i vetmi opsion tjetër nga stoli për një pozicion në mesfushën qendrore, ndërsa Konrad Laimer mund të spostohet nga krahu i djathtë i mbrojtjes në qendër të fushës.

  • Bajerni i jep suksesin e munguar në karrierë, Kejni ngre trofeun e tij të dytë

    Bajerni i jep suksesin e munguar në karrierë, Kejni ngre trofeun e tij të dytë

    Harri Kejni ka thyer “mallkimin” që e ka përndjekur në karrierë. Megjithëse për vite me radhë është një nga sulmuesit më të mirë në botë, trofeun e parë e fitoi vetëm pak muaj më parë. Bajerni i Mynihut i solli suksesin e munguar në karrierë.
    Pas titullit kampion të fituar në maj, sot 32-vjeçari ka marrë në duar trofeun e dytë në karrierë. Bajerni i Mynihut ka mposhtur Shtutgartin në finalen e Superkupës së Gjermanisë, ku Kejni dhe Luis Diazi vulosën triumfin 1-2. Mbetet për t’u parë nëse sezoni do të vazhdojë me të tjerë trofe për sulmuesin anglez./Sport Ekspres/