Tag: babish

  • Partitë anti-Kosovë bëjnë koalicon në Çeki, ja çfarë pret Prishtina nga Babish

    Partitë anti-Kosovë bëjnë koalicon në Çeki, ja çfarë pret Prishtina nga Babish

    Kryeministri i ardhshëm i Çekisë, Andrej Babish, ka nënshkruar një marrëveshje koalicioni me partinë pro-ruse të ekstremit të djathtë “Liria dhe Demokracia e Drejtpërdrejtë”, e cila ka bërë thirrje për largimin e Çekisë nga Bashkimi Evropian dhe Aleanca e NATO-s. Ky koalicion ka ngjallur shqetësime të mëdha në Bruksel dhe Pragë, pasi një qëndrim i tillë mund të ndikojë ndjeshëm në politikën e jashtme dhe të sigurisë të Çekisë. Një pjesë e koalicionit është edhe subjekti “Motoristë për Vetëveten”, një lëvizje e re euro-skeptike, e cila ka fituar popullaritet të konsiderueshëm dhe ka nxitur frikë për mundësinë e rritjes së aleancave anti-establishment në mbarë Evropën.
    Ky grup ka sfiduar politikat tradicionale të Bashkimit Evropian dhe ka theksuar nevojën për më shumë sovranitet për vendet anëtare, duke vënë në dyshim vlerat dhe angazhimet e integrimit evropian. Një tjetër aspekt shqetësues është se marrëveshja e koalicionit mund të ndikojë negativisht në raportet e Çekisë me Kosovën. Gjatë mandatit të tij të parë, Babiš kishte sugjeruar mundësinë e rishikimit të njohjes së Kosovës, duke e cilësuar atë një “gabim diplomatik” të Çekisë. Kjo mund të shkaktojë tensione të reja mes dy vendeve, veçanërisht pasi Millosh Zeman, ish-presidenti çek, kishte ndjekur një axhendë pro-serbe, e cila ndikoi në marrëdhëniet me Prishtinën. Tomio Okamura, lideri i partisë “Lëvizja për Drejtësi dhe Mbrojtjen”, i njohur për qëndrimet e tij anti-BE, gjithashtu ka nxitur shqetësime rreth Kosovës, pasi orientimi i tij politik është gjithashtu skeptik ndaj njohjes së shtetësisë së Kosovës, dhe ka mbështetur shpesh pozita pro-serbe.

  • Babish nënshkruan marrëveshje koalicioni me parti euroskeptike

    Babish nënshkruan marrëveshje koalicioni me parti euroskeptike

    Partia ANO e politikanit populist çek, Andrej Babish, ka nënshkruar marrëveshje koalicioni me aleatë nga krahu i djathtë, duke bërë një hap drejt rimarrjes së pushtetit pas fitores në zgjedhje.
    Babish fitoi zgjedhjet me premtime për rritje të shpenzimeve dhe duke kundërshtuar politikat e Bashkimit Evropian për klimën dhe migrimin.
    Ish-kryeministri i Çekisë, Babish, i bashkoi forcat e Partinë e Motoristëve, që është skeptike ndaj ndryshimeve klimatike, dhe me partinë SPD, që është kundër BE-së dhe NATO-s.

    Së bashku, këto tri parti kanë 108 ulëse në Dhomën e Ulët të Parlamentit prej 200 anëtarësh. Babish ka thënë se dëshiron të formojë një qeveri deri në mesin e dhjetorit, në mënyrë që të miratojë buxhetin për vitin 2026 dhe të marrë pjesë në samitin e udhëheqësve të BE-së.
    Një kabinet i udhëhequr nga ANO, nëse emërohet, do të zëvendësonte Qeverinë e qendrës së djathtë që ishte e fokusuar në uljen e deficitit buxhetor, dhe mbështetjen e Ukrainës që po përballet me pushtimin e nisur nga Rusia fqinje.
    Babish, që kishte qenë kryeministër i Republikës Çeke nga viti 2017 deri më 2021, ka premtuar se do t’i japë fund një programi të udhëhequr nga Praga dhe të financuar nga shtetet e huaja për furnizimin e Ukrainës me municion. Ai ka premtuar po ashtu se do të ndërpresë çdo ndihmë për Ukrainën nga buxheti çek, duke thënë se dëshiron t’i përdorë ato para për qytetarët e shtetit të tij.
    Babish ka ndërmarrë një qasje më të ashpër ndaj BE-së, duke premtuar se do të refuzojë skemën e planifikuar të bllokut për ndarjen e kuotave për amvisëritë, skemë që pritet të nisë më 2017. Nëse ai refuzon një skemë të tillë mund të çojë në një përplasje ligjore me BE-në.
    Në draft-agjendën e koalicionit thuhet se Marrëveshja e Gjelbër e BE-së për dekarbonizim është “e paqëndrueshme”, ndërkaq synimi që t’i jepet fund shitjeve të makinave me benzinë deri më 3035 është “i papranueshëm”./REL

  • Çekia mund të tërheqë njohjen e Kosovës, ja pse zgjedhja e Babish mund t’i prishë punë Prishtinës

    Çekia mund të tërheqë njohjen e Kosovës, ja pse zgjedhja e Babish mund t’i prishë punë Prishtinës

    Ish-kryeministri i Çekisë, Andrej Babish, fitoi zgjedhjet parlamentare katër vjet pas humbjes së pushtetit. Por, ai nuk arriti të sigurojë shumicën e nevojshme parlamentare për të formuar qeverinë, të cilën e drejtoi nga viti 2017 deri në vitin 2021. Zgjedhjet në Çeki janë monitoruar nga Bashkimi Evropian dhe Aleanca e Atlantikut të Veriut, për shkak të ndikimit të mundshëm që rezultati mund të ketë në politikën ndaj Ukrainës. Gjithashtu, shumë analistë kanë paralajmëruar se përbërja e ardhshme qeverisëse mund të përfshijë edhe partinë e ekstremit të djathtë “Liria dhe Demokracia e Drejtpërdrejtë” e cila ka bërë thirrje për të larguar vendin nga BE dhe NATO.
    Babishi është një politikan populist i qendrës së djathtë, i cili gjatë mandatit të tij të parë ka dhënë sinjale se mund të shqyrtojë tërheqjen e njohjes së Kosovës. Raportet midis Çekisë dhe Kosovën, të cilat janë njollosur nga axhenda pro-serbe e ish-presidentit çek, Millosh Zeman, mund të pësojnë sërish tronditje nën Babish 2. Gjatë një vizite të realizuar në Beograd në vitin 2019, ish-presidenti pro-rus deklaroi se “nuk e pëlqen Kosovën” dhe “do të propozojë” që qeveria çeke të tërheqë njohjen, duke ushtruar presion edhe ndaj Babishit, i cili, gjithashtu, konfirmoi se do të shtyjë përpara tërheqjen e njohjes nën arsyetimin se njohja ishte “gabim diplomatik” i Çekisë. Çështja e shtetësisë së Kosovës ka qenë herë pas here një temë që ka ndarë politikën e brendshme të Çekisë, ku politikanët çekë shpesh janë përplasur rreth qëndrimit të Pragës. Megjithatë, presidencën çeke e udhëheq gjenerali në pension, Petr Pavel, i cili është mbështetës i fuqishëm i Kosovës dhe qëndrimeve pro-BE dhe pro-NATO.

  • Çekët votojnë në ditën e dytë të zgjedhjeve

    Çekët votojnë në ditën e dytë të zgjedhjeve

    Shtetasit e Çekisë votojnë të shtunën në ditën e dytë dhe të fundit të zgjedhjeve të përgjithshme, të cilat sondazhet tregojnë se mund t’i fitojë miliarderi Andrej Babish.
    Një rezultat i tillë mund ta dobësojë mbështetjen e Pragës për Ukrainën dhe të ndikojë në lidhjet e shtetit me Bashkimin Evropian.
    Rikthimi i Babishit, ish-kryeministër, mund ta afrojë Çekinë – aleate e Ukrainës – me Hungarinë dhe Sllovakinë, të cilat kanë refuzuar dërgimin e ndihmës ushtarake për Kievin dhe i kundërshtojnë sanksionet ndaj Rusisë.

    Çekia është vend anëtar i BE-së dhe NATO-s, dhe i ka rreth 11 milionë banorë.
    Babish, 71-vjeçar, ka bërë fushatë me zotimet për rritje të mirëqenies dhe ndalje të ndihmës për Ukrainën.
    Shumë votues e fajësojnë Qeverinë e kryeministrit Petr Fiala që i ka injoruar problemet e brendshme dhe është fokusuar në ndihmën për Ukrainën.
    Duke shfrytëzuar të drejtën e tij të votës në qytetin e Ostravës, Babish ka thënë se “asgjë nuk është e sigurt, nuk kemi fituar ende”.
    Partia e tij, ANO (PO) është në krye të sondazheve me përkrahjen që tejkalon 30-përqindshin, teksa grupi i Fialas, Spolu (Së bashku) renditet i dyti me rreth 20 për qind.
    Rezultatet e votimit pritet të dalin në mbrëmje.
    Mediat çeke kanë raportuar të premten se pjesëmarrja në ditën e parë ka qenë më e lartë sesa në zgjedhjet e mbajtura më 2021./REL

  • Çekët votojnë në ditën e dytë të zgjedhjeve që pritet t’i fitojë Babishi

    Çekët votojnë në ditën e dytë të zgjedhjeve që pritet t’i fitojë Babishi

    Shtetasit e Çekisë votojnë të shtunën në ditën e dytë dhe të fundit të zgjedhjeve të përgjithshme, të cilat sondazhet tregojnë se mund t’i fitojë miliarderi Andrej Babish.

    Një rezultat i tillë mund ta dobësojë mbështetjen e Pragës për Ukrainën dhe të ndikojë në lidhjet e shtetit me Bashkimin Evropian.
    Rikthimi i Babishit, ish-kryeministër, mund ta afrojë Çekinë – aleate e Ukrainës – me Hungarinë dhe Sllovakinë, të cilat kanë refuzuar dërgimin e ndihmës ushtarake për Kievin dhe i kundërshtojnë sanksionet ndaj Rusisë.
    Çekia është vend anëtar i BE-së dhe NATO-s, dhe i ka rreth 11 milionë banorë.
    Babish, 71-vjeçar, ka bërë fushatë me zotimet për rritje të mirëqenies dhe ndalje të ndihmës për Ukrainën.
    Shumë votues e fajësojnë Qeverinë e kryeministrit Petr Fiala që i ka injoruar problemet e brendshme dhe është fokusuar në ndihmën për Ukrainën.
    Duke shfrytëzuar të drejtën e tij të votës në qytetin e Ostravës, Babish ka thënë se “asgjë nuk është e sigurt, nuk kemi fituar ende”.
    Partia e tij, ANO (PO) është në krye të sondazheve me përkrahjen që tejkalon 30-përqindshin, teksa grupi i Fialas, Spolu (Së bashku) renditet i dyti me rreth 20 për qind.
    Rezultatet e votimit pritet të dalin në mbrëmje.
    Mediat çeke kanë raportuar të premten se pjesëmarrja në ditën e parë ka qenë më e lartë sesa në zgjedhjet e mbajtura më 2021./REL

    Top Channel

  • Zgjedhjet në Çeki: Kthim drejt Rusisë apo një mrekulli politike?

    Zgjedhjet në Çeki: Kthim drejt Rusisë apo një mrekulli politike?

    fushata zgjedhore ne ceki

    ÇEKI- Ishte një pasdite me diell e së mërkurës në shtator. Tifozët po dyndeshin në stadiumin e futbollit Slavia Prague. Një ndeshje e Ligës së Kampionëve ishte gati të fillonte. Përpara qendrës tregtare Eden, pranë stadiumit, një grup burrash dhe grash qëndronin me shporta dhe çanta plot me materiale politike për partitë që janë në garën eletkorale.
    Truprojat ishin vendosur disi larg rreth tyre. Ata po mbronin Ministrin e Jashtëm Jan Lipavsky, i cili po bënte fushatë me ekipin e tij. Lipavsky është një nga udhëheqësit e koalicionit qeverisës të qendrës së djathtë Spolu. Ai po përpiqet të bindë votuesit të votojnë për qeverinë e Petr Fiala në zgjedhjet parlamentare më 3-4 tetor 2025, dhe kështu t’i japin asaj edhe katër vjet të tjera qeverisjeje të Republikës Çeke, e cila ka një popullsi prej dhjetë milionë banorësh.
    Zgjedhjet vendimtare
    “Këto zgjedhje janë vendimtare për drejtimin e ardhshëm të vendit. Për herë të parë, forcat që bashkëpunojnë hapur me Rusinë e Putinit po përpiqen të vijnë në pushtet”, tha për DW Lipavsky, një nga politikanët më të njohur në qeveri. “Kjo është arsyeja kryesore pse po kandidoj. Unë besoj se mund ta mbajmë kursin pro-perëndimor të vendit. Kjo është jashtëzakonisht e rëndësishme.”
    Partitë në pushtet paraqiten me një kurs të qartë të politikës së jashtme, të bazuar në mbështetjen e plotë për Ukrainën. Kjo është ajo që shumica e votuesve e vlerësojnë veçanërisht në qeverinë e Petr Fiala.
    Republika Çeke ka pranuar më shumë se gjysmë milioni refugjatë ukrainas – shumë prej tyre të pranuar dhe të kujdesur nga qytetarët dhe iniciativat e tyre. Praga po dërgon armë dhe municione në Ukrainë. Kryeministri Fiala ishte ndër politikanët e parë evropianë që vizitoi Kievin menjëherë pas fillimit të agresionit rus në pranverën e vitit 2022.
    Zhgënjimi i pensionistëve
    “Po përpiqem të bind sa më shumë njerëz në rrethin tim të votojnë për ty”, i thotë një pensioniste. Por ajo është një përjashtim në grupmoshën e saj, sepse shumica dërrmuese e pensionistëve çekë janë thellësisht të zhgënjyer me qeverinë dhe duan të votojnë opozitën. Domethënë, për të ulur deficitin buxhetor, Fiala kufizoi rritjen e pensioneve dy vjet më parë. Shumica e pensionistëve ende e shohin këtë si tradhti.
    “Fiala është kriminel, në vend të nesh çekëve, qeveria u dha para ukrainasve. Unë kurrë nuk do të votoj për ju”, i thotë një pensionist i zemëruar njërit prej anëtarëve të fushatës.
    Përpara zgjedhjeve, shumica e çekëve janë të pakënaqur me politikat shtrënguese të qeverisë, rritjen e ngadaltë ekonomike dhe inflacionin e lartë. Varfëria dhe rritja e çmimeve i atribuohen Fialës.
    Rimëkëmbja ekonomike vjen shumë vonë
    Megjithatë, falë politikave shtrënguese, deficiti buxhetor i Republikës Çeke tani është nën dy përqind të PBB-së, vlerësimi i saj kreditor është më i mirë se ai i Francës, paga mesatare bruto është rritur me më shumë se pesë përqind dhe për herë të parë ka tejkaluar 2,000 euro në muaj.
    Inflacioni është 2.5 përqind dhe është më i ulëti midis vendeve anëtare të Grupit të Vishegradit (Polonia, Hungaria, Republika Çeke dhe Sllovakia).
    Familjet çeke po shpenzojnë më shumë se kurrë dhe agjencitë e udhëtimit kanë regjistruar interes rekord këtë verë. “Prisja që ky lajm i mirë ekonomik të vinte pak më herët, nuk e di nëse është tepër vonë tashmë”, pranon Lipavsky për DW.
    Përpara zgjedhjeve, koalicioni Spolu ka mbështetjen e njëzet përqind të votave, dhjetë përqind më pak se partia opozitare ANO. Partitë në pushtet dhe aleatët e tyre të mundshëm kanë rreth 40 përqind të votave, ndërsa opozita ka pothuajse 60 përqind.
    Favoriti i opozitës Andrej Babish
    Kryetari i partisë opozitare ANO, Andrej Babish, dëshiron të kthehet në pushtet si kryeministër pas katër vitesh në opozitë. Ai ia ka nënshtruar gjithçka këtij qëllimi, madje duke e lënë në plan të dytë edhe menaxhimin e biznesit të tij. Për javë të tëra, ai ka takuar qytetarë çdo ditë dhe ka udhëtuar nëpër Republikën Çeke. Ekipi i tij ka mbushur mediat sociale me video.
    Babish u premton çekëve një standard më të mirë jetese. “Çdo qytetar mund ta shohë këtë në portofolin e tij – ata mund të krahasojnë atë që mund të blinin me pagën e tyre katër vjet më parë dhe atë që mund të blinin sot”, thotë ai.
    Edhe pse statistikat tregojnë të kundërtën, 30 përqind e votuesve çekë e besojnë këtë argument. Në një seri posterash të mëdhenj në të gjithë Republikën Çeke, Babish portretizohet si një mesia, duke premtuar pensione më të larta, hipoteka më të lira dhe çmime më të ulëta. Slogani më i zakonshëm në postera është: “Votoni për një jetë më të mirë!”
    Babish po sulmon gjithashtu “Marrëveshjen e Gjelbër” të Bashkimit Evropian dhe premton të mos prezantojë çertifikatat e emetimeve të BE-së për familjet (ETS 2) nga viti 2027, siç është planifikuar.
    Lidhur me temat e tjera të politikës së jashtme, Babish hesht kryesisht, duke mos folur hapur kundër ndihmës së vazhdueshme për Ukrainën. Në të njëjtën kohë, ai nuk kritikon as partinë e ekstremit të djathtë Svoboda a prima demokratie (Liri dhe Demokraci e Drejtpërdrejtë) dhe as partinë e ekstremit të majtë Stacilo! (Mjaft më!). Të dyja partitë mbështesin Rusinë dhe po bëjnë thirrje që Republika Çeke të largohet nga NATO dhe BE. Babish nuk e përjashton mundësinë e formimit të një qeverie apo edhe të një koalicioni me mbështetjen e tyre.
    Eksperti: Politika e jashtme është e rëndësishme
    Politika e jashtme, dhe veçanërisht qëndrimi ndaj Ukrainës dhe Rusisë, luajnë një rol të rëndësishëm në fushatën zgjedhore çeke, shpjegon për DW politologu Lubomir Kopeçek nga Universiteti Masaryk në Brno.
    “Çështjet e politikës së jashtme dhe sigurisë janë më të rëndësishme në këto zgjedhje se kurrë më parë në Republikën Çeke”, thotë ai. “Megjithatë, kjo nuk do të jetë e mjaftueshme për të përmbysur trendin aktual në favor të partive në pushtet. Duket se ato nuk do të vazhdojnë të qeverisin”.
    Sipas tij, shumica e qytetarëve do të udhëhiqen nga financat e tyre kur marrin vendime. Përmirësimi në ekonominë çeke erdhi shumë vonë për qeverinë e Fialës. “Nëse zgjedhjet do të ishin vetëm një vit larg dhe ekonomia do të ishte zhvilluar siç është zhvilluar në gjashtë muajt e fundit, situata do të ishte ndryshe dhe rezistenca e shumicës së votuesve ndaj qeverisë aktuale do të ishte më e ulët”, shpjegon politologu.
    “Ekziston mundësia që qeveria e Petr Fialës të mbetet në pushtet, por kjo do të ishte e barabartë me një mrekulli politike”, përfundon politologu çek Lubomir Kopeçek./DW