Tag: babis

  • Kryeministri miliarder çek/ Betohet Andrej Babis, në pikëpyetje mbështetja për Ukrainën

    Kryeministri miliarder çek/ Betohet Andrej Babis, në pikëpyetje mbështetja për Ukrainën

    Andrej Babis, miliarderi që mbështet Donald Trump, bëri betimin si kryeministër i Çekisë të martën duke sinjalizuar një fund të mundshëm të ndihmës për Ukrainën dhe potencialisht marrëdhënie më të trazuara me Bashkimin Evropian.

    Lëvizja ANO e Babis, e cila fitoi zgjedhjet parlamentare të tetorit, u bashkua me dy parti euroskeptike për të formuar një qeveri koalicioni. Koalicioni tha se BE-ja nuk kishte të drejtë të impononte vendime që cënonin sovranitetin e shteteve anëtare. Ndërsa gjatë fushatës Babis është zotuar gjithashtu të kufizojë ndihmën për Ukrainën.
    “U premtoj të gjithë qytetarëve të Republikës Çeke se do të luftojnë për interesat e tyre brenda dhe jashtë vendit”, tha Babis në fjalën e tij.
    I lindur në Sllovaki, Babis është çeku i shtatë më i pasur sipas revistës Forbes. Ai e bëri pasurinë e tij si pronar i kompanisë së madhe të ushqimit dhe kimikateve Agrofert dhe kompanive të tjera.
    Gjatë gjithë karrierës së tij politike, Babis është përballur me akuza për konflikt interesi për rolet e tij në biznes dhe politikë, duke shkaktuar protesta masive gjatë mandatit të tij të mëparshëm. ish-anëtari i Partisë Komuniste, është përballur gjithashtu me akuzat se ka qenë agjent i policisë sekrete komuniste në vitet 1980.

    Top Channel

  • Zgjedhjet në Çeki, analiza nga ‘The Guardian’: A mund të formojë një qeveri të qëndrueshme Andrej Babiš pas fitores?

    Zgjedhjet në Çeki, analiza nga ‘The Guardian’: A mund të formojë një qeveri të qëndrueshme Andrej Babiš pas fitores?

    Populisti miliarder çek, Andrej Babiš, ka nisur bisedimet për krijimin e një qeverie të re, pas një fitoreje të rëndësishme në zgjedhjet parlamentare të mbajtura të premten dhe të shtunën në Republikën Çeke.

    The Guardian analizon se, edhe pse partia e tij ANO (Po) doli forcë e parë me 34.5% të votave dhe siguroi 80 vende në parlamentin prej 200 anëtarësh, mungesa e shumicës absolute e vë atë përballë sfidave serioze për krijimin e një qeverie të qëndrueshme.
    Presidenti çek, Petr Pavel, ka pritur në takim Babiš-in, ndërsa ky i fundit ka njoftuar se do të zhvillojë negociata me drejtues të partive të tjera, për të eksploruar mundësitë për mbështetje. “I kam premtuar presidentit se do t’i paraqes një zgjidhje që është në përputhje me ligjet çeke dhe ato evropiane”, u shpreh ai përpara nisjes së bisedimeve.
    Edhe pse Babiš e ka cilësuar rezultatin si “kulmin absolut” të karrierës së tij politike, rruga drejt formimit të qeverisë duket e vështirë. Ai ka deklaruar se synon të krijojë një qeveri të njëpartiake minorance të udhëhequr nga ANO, por tre parti kryesore tashmë kanë përjashtuar çdo mundësi bashkëpunimi me të, duke e detyruar atë të kërkojë aleanca me grupime të vogla të ekstremit të djathtë, si partia SPD dhe ajo e Motoristëve.
    SPD, një parti euroskeptike, pro-Moskës dhe kundër NATO-s, ka bërë fushatë për një “Czexit”, largimin e Çekisë nga Bashkimi Evropian, që Babiš e ka kundërshtuar publikisht. Nga ana tjetër, ai ka këmbëngulur se partia e tij është “pro-evropiane dhe pro-NATO”.
    Të dyja partitë, si SPD ashtu edhe Motoristët, janë shprehur të hapura për bisedime me ANO-n, por mbetet e paqartë nëse do të pranojnë të japin mbështetje vetëm përmes një marrëveshjeje “besimi dhe furnizimi”, apo do të kërkojnë të hyjnë zyrtarisht në qeveri – dhe sa gjatë mund të zgjasë një marrëveshje e tillë.
    Edhe nëse Babiš arrin të sigurojë mbështetjen e mjaftueshme parlamentare për të paraqitur një shumicë minimale prej 101 deputetësh, sfidat nuk përfundojnë këtu. Presidenti Pavel – i cili mundi vetë Babiš-in në zgjedhjet presidenciale të vitit 2023 – ka deklaruar më parë se nuk do të pranojë të emërojë ministra që janë kundër anëtarësimit të Çekisë në BE apo NATO.
    Ai po ashtu ka kërkuar këshilla ligjore lidhur me një konflikt të mundshëm interesi që përfshin vetë Babiš-in, si një nga biznesmenët më të mëdhenj në vend, me një pasuri të vlerësuar në 3.9 miliardë dollarë.
    Ndërkohë, figura të njohura të së djathtës ekstreme evropiane, si Viktor Orbán dhe Marine Le Pen, kanë përshëndetur fitoren e Babiš-it, duke e konsideruar atë një dëshmi se “partitë patriotike” po vijnë në pushtet në të gjithë Evropën.
    Sa afër është Babiš me të djathtën ekstreme evropiane?
    Edhe pse partia ANO është pjesë e grupimit të ri “Patriotët për Evropën” në Parlamentin Evropian, dhe vetë Babiš është shprehur si admirues i kryeministrit hungarez Orbán, analistët thonë se politika e tij është më shumë pragmatike sesa ideologjike. Ata theksojnë se ai nuk ka gjasa të përplasët ashpër me Brukselin, për aq kohë sa ekonomia çeke dhe vetë kompanitë e tij përfitojnë nga fondet e BE-së.
    Për më tepër, institucionet çeke, si Senati dhe Gjykata Kushtetuese, mund të frenojnë çdo përpjekje për ndryshime të mëdha, veçanërisht ato që prekin ligjet zgjedhore apo rregullat kushtetuese.
    Në këtë kuadër, mbetet për t’u parë nëse Babiš do të arrijë të krijojë një qeveri funksionale dhe të qëndrueshme, apo do të mbetet peng i pazareve të vazhdueshme politike me forcat e vogla të ekstremit të djathtë.

    Top Channel

  • Zgjedhjet në Çeki/ Miliarderi ‘populist’ dhe mik i ngushtë i Orbanit, ka shanse të rikthehet në pushtet

    Zgjedhjet në Çeki/ Miliarderi ‘populist’ dhe mik i ngushtë i Orbanit, ka shanse të rikthehet në pushtet

    Çekët votojnë sot për parlamentin e ri, të cilat ka shumë gjasa të shënojnë rikthimin në pushtet të miliarderit Andrej Babis.

    Babis rikthehet me premtime për rritje pagash, nxitje të zhvillimit ekonomik dhe, njëkohësisht, uljen e ndihmës për Ukrainën.

    Ndryshimi nga qeveria aktuale qendër e djathtë mund të forcojë kampin populist dhe anti-emigracion në Evropë, si dhe kundërshtimin ndaj objektivave klimatike të Bashkimit Evropian.

    Qendrat e votimit u hapën sërish sot në mëngjes në orën 08:00 dhe qytetarët mund të votojnë deri në orën 14:00.

    Ditën e sotme pritet të shpallen rezultatet e para paraprake.  Sipas burimeve nuk do të ketë parashikime të bazuara në sondazhe pas votimit.

    Më shumë se 8 milionë votues të regjistruar po zgjedhin deputetët e parlamentit me 200 anëtarë.

    Sipas sondazheve, partia opozitare populiste e djathtë ANO, e udhëhequr nga ish-kryeministri miliarder Andrej Babis, pritet të dalë forca më e madhe politike.

    Ndërkohë, aleanca qendro-djathtas Spolu, e drejtuar nga kryeministri aktual Petr Fiala, pritet të pësojë humbje.

    71-vjeçari Babis, duke votuar dje në qytetin industrial Ostrava në lindje të Çekisë, deklaroi se synon shumicën absolute për partinë e tij.

    Ai është aleat i kryeministrit nacionalist të Hungarisë, Viktor Orbán, në grupimin politik të Parlamentit Evropian “Patriotët për Evropën”.

    Babis, i cili ka qenë kryeministër nga viti 2017 deri në 2021, ka mbajtur një qëndrim të paqartë lidhur me ndihmën për Ukrainën, ndërsa kryeministri në largim Petr Fiala është mbështetës i vendosur i Kievit në luftën kundër Rusisë.

  • “Nuk pati një gjyq të drejtë”/ Avokati i Babis Anagnostopoulos kërkon apel për dënimin me burgim të përjetshëm pas vrasjes makabre të partneres

    “Nuk pati një gjyq të drejtë”/ Avokati i Babis Anagnostopoulos kërkon apel për dënimin me burgim të përjetshëm pas vrasjes makabre të partneres

    Avokati i Babis Anagnostopoulos ka deklaruar publikisht se do të apelojë vendimin e Gjykatës së Apelit lidhur me vrasjen makabre të bashkëshortes së tij, Caroline Crouch, në Glyka Nera, një ngjarje që tronditi Greqinë dhe opinionin publik ndërkombëtar.

    Gjykata e Apelit vendosi të mbajë në fuqi dënimin e dhënë më parë në shkallën e parë: burgim të përjetshëm, 11 vite e 6 muaj burg shtesë dhe një gjobë totale prej 21,000 euro. Megjithatë, avokati i Anagnostopoulos argumenton se klienti i tij nuk ka pasur një proces të drejtë.
    “Secili ka të drejtë për një gjyq të drejtë. Duhet të ketë një gjyq ku të dëgjohet ajo që nuk u dëgjua më parë,” u shpreh ai për televizionin grek ANT1. Sipas avokatit, pas vrasjes, ka detaje që nuk janë shqyrtuar me vëmendjen e duhur dhe se vetë Anagnostopoulos nuk ka pasur mundësi të mbrohet siç duhet në gjykatën e mëparshme.
    Ai pretendon se klienti i tij “u dërgua në burg në mungesë dhe për një periudhë kishte dy avokatë pa dijeninë e tij”, çka sipas tij përbën bazë ligjore për të kërkuar një rigjykim.
    Megjithatë, avokati pranon se për të shkuar përpara me apelin, fillimisht “peticioni duhet të pranohet nga gjykata”.
    Avokati foli edhe për jetën aktuale të Anagnostopoulos në burg, duke thënë se ai “punon si mbikëqyrës në departamentin e kontabilitetit” dhe është i izoluar nga e bija, Lidia.
    “Nuk ka asnjë kontakt me fëmijën. Ajo u dërgua me forcë në Filipine dhe as gjyshërit e tij nuk arritën ta marrin. E di që ia kanë ndryshuar mbiemrin,” tha ai.
    Në fund, ai përshkroi gjendjen psikologjike të klientit të tij si të pashpresë: “Ai është një njeri që e ka kuptuar se jeta e tij ka mbaruar. Nuk ka asgjë për të. Është tokë e djegur.”

    Top Channel

  • Avokati i Babis Anagnostopoulos kërkon apel për dënimin me burgim të përjetshëm pas vrasjes makabre të partneres

    Avokati i Babis Anagnostopoulos kërkon apel për dënimin me burgim të përjetshëm pas vrasjes makabre të partneres

    Avokati i Babis Anagnostopoulos ka deklaruar publikisht se do të apelojë vendimin e Gjykatës së Apelit lidhur me vrasjen makabre të bashkëshortes së tij, Caroline Crouch, në Glyka Nera, një ngjarje që tronditi Greqinë dhe opinionin publik ndërkombëtar.

    Gjykata e Apelit vendosi të mbajë në fuqi dënimin e dhënë më parë në shkallën e parë: burgim të përjetshëm, 11 vite e 6 muaj burg shtesë dhe një gjobë totale prej 21,000 euro. Megjithatë, avokati i Anagnostopoulos argumenton se klienti i tij nuk ka pasur një proces të drejtë.

    “Secili ka të drejtë për një gjyq të drejtë. Duhet të ketë një gjyq ku të dëgjohet ajo që nuk u dëgjua më parë,” u shpreh ai për televizionin grek ANT1. Sipas avokatit, pas vrasjes, ka detaje që nuk janë shqyrtuar me vëmendjen e duhur dhe se vetë Anagnostopoulos nuk ka pasur mundësi të mbrohet siç duhet në gjykatën e mëparshme.

    Ai pretendon se klienti i tij “u dërgua në burg në mungesë dhe për një periudhë kishte dy avokatë pa dijeninë e tij”, çka sipas tij përbën bazë ligjore për të kërkuar një rigjykim.

    Megjithatë, avokati pranon se për të shkuar përpara me apelin, fillimisht “peticioni duhet të pranohet nga gjykata”.

    Avokati foli edhe për jetën aktuale të Anagnostopoulos në burg, duke thënë se ai “punon si mbikëqyrës në departamentin e kontabilitetit” dhe është i izoluar nga e bija, Lidia.

    “Nuk ka asnjë kontakt me fëmijën. Ajo u dërgua me forcë në Filipine dhe as gjyshërit e tij nuk arritën ta marrin. E di që ia kanë ndryshuar mbiemrin,” tha ai.

    Në fund, ai përshkroi gjendjen psikologjike të klientit të tij si të pashpresë: “Ai është një njeri që e ka kuptuar se jeta e tij ka mbaruar. Nuk ka asgjë për të. Është tokë e djegur.”

  • Ish-kryeministri çek sulmohet gjatë një tubimi elektoral

    Ish-kryeministri çek sulmohet gjatë një tubimi elektoral

    Ish-kryeministri çek Andrej Babis është sulmuar gjatë një tubimi elektoral në qytetin Dobra, në lindje të vendit, vetëm pak javë para zgjedhjeve parlamentare që pritet të mbahen më 3 dhe 4 tetor.

    Sipas mediave vendase, Babis, lideri i lëvizjes opozitare ANO, është goditur nga një person me një bastun dhe është dërguar menjëherë në spitalin e qytetit Fridek-Mistek për kontroll mjekësor. Deri tani, nuk dihet nëse ai ka marrë lëndime serioze.
    Policia njoftoi se autori i sulmit është arrestuar në vendngjarje dhe po hetohet për huliganizëm, ndërsa motivet e ngjarjes nuk janë bërë ende të qarta.

    Ngjarja ka shkaktuar reagime të forta. Kryeministri aktual Petr Fiala dhe Ministri i Brendshëm Vit Rakusan e dënuan ashpër sulmin, duke e cilësuar si të papranueshëm në një shtet demokratik.
    Lëvizja ANO është aktualisht në opozitë, por sipas sondazheve, ka shanse të mira për të fituar në zgjedhjet e ardhshme.
    Andrej Babis ka shërbyer si kryeministër i Çekisë nga viti 2017 deri në 2021, dhe gjithashtu garoi për president në janar 2023, por humbi ndaj gjeneralit në pension Petr Pavel.

  • Ish-kryeministri çek sulmohet gjatë një tubimi, shtrohet në spital

    Ish-kryeministri çek sulmohet gjatë një tubimi, shtrohet në spital

    Ish-kryeministri populist çek, Andrej Babis, u shtrua në spital të hënën pasi u sulmua nga një burrë me një bastun gjatë një tubimi para zgjedhjeve parlamentare që do të mbahen në tetor.

    Sulmi ndodhi në qytetin Dobra, në lindje të Republikës Çeke. Policia tha se menjëherë arrestoi sulmuesin dhe po e heton këtë ngjarje si huliganizëm.
    Babis u dërgua në një spital në qytetin afër, Fridek-Mistek, për kontroll mjekësor, bëri të ditur lëvizja e tij qendrore ANO.
    Ende nuk është e qartë nëse ai është lënduar.
    Kryeministri çek, Petr Fiala, dhe ministri i Brendshëm, Vit Rakusan, e dënuan sulmin, duke e quajtur atë të papranueshëm.
    Lëvizja ANO aktualisht në opozitë, por ka gjasa të mira të fitojë në zgjedhjet parlamentare që do të mbahen më 3 dhe 4 tetor, sipas sondazheve.
    Babis, që u zgjodh kryeministër më 2017, humbi zgjedhjet parlamentare të vitit 2021.
    Ai gjithashtu garoi për postin, kryesisht ceremonial, të presidentit në janar 2023, por humbi ndaj Petr Pavelit, një gjeneral në pension./Rel

    Top Channel