Tag: babanë

  • Plagosi babanë e tij pas një konflikti në familje, arrestohet 23-vjeçari

    Plagosi babanë e tij pas një konflikti në familje, arrestohet 23-vjeçari

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur rreth mesnatës në fshatin Mbrostar Ura të Fierit, ku një 23-vjeçar ka plagosur babanë e tij pas një konflikti brenda banesës.

    Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier janë njoftuar menjëherë dhe kanë mbërritur në vendngjarje për të ndaluar autorin.

    Si rezultat, shtetasi Jashar Zyka është arrestuar dhe shoqëruar në komisariat, ndërkohë që babai i tij, 58-vjeçari Nexhmedin Zyka, ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe është nën kujdesin e mjekëve.

    Njoftimi i plotë:

    Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, rreth mesnatës, sapo janë njoftuar se një shtetas kishte plagosur babanë e tij, në banesën e tyre, në fshatin Mbrostar Ura, kanë organizuar punën dhe kanë shkuar në vendngjarje, me qëllim kapjen e autorit.

    Si rezultat i veprimeve të shpejta policore u kap dhe u vu në pranga, shtetasi Jashar Zyka, 23 vjeç.

    Ai dyshohet se pas një konflikti me babanë e tij, shtetasin Nexhmedin Zyka, 58 vjeç, e ka plagosur atë, në këmbë, me një armë të modifikuar si armë sportive.

    58-vjeçari është aktualisht në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.

    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

  • Fier – Plagos babanë me armë të modifikuar pas një konflikti në Mbrostar-Ura, arrestohet 23-vjeçari

    Fier – Plagos babanë me armë të modifikuar pas një konflikti në Mbrostar-Ura, arrestohet 23-vjeçari

    Një ngjarje e rëndë është shënuar rreth mesnatës në fshatin Mbrostar Ura, Fier, ku një 23-vjeçar ka plagosur me armë zjarri babanë e tij pas një konflikti familjar.Reklama në FieriWeb

    Sipas Policisë së Fierit, sapo janë njoftuar për ngjarjen, shërbimet policore kanë mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e autorit të dyshuar, shtetasit J. Z., 23 vjeç.Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”

    I riu akuzohet se ka plagosur në këmbë babanë e tij, shtetasin N. Z., 58 vjeç, me një armë të modifikuar në formën e një arme sportive. Fatmirësisht, 58-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe është nën kujdesin e mjekëve.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Policia ka sekuestruar armën e përdorur në krim, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme ligjore. Reklama në FieriWeb – “STREET FOOD S.O.A”

    Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes vijojnë.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

  • Vajza qëllon me thikë babanë pas sherrit në Vlorë

    Vajza qëllon me thikë babanë pas sherrit në Vlorë

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Vlorë, ku vajza ka goditur me thikë babanë.

    Sipas policisë, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasen Z. N., 43 vjeçe, banuese në Vlorë, pasi dyshohet se në banesën ku jeton së bashku me prindërit e saj, gjatë një konflikti në familje, ka dëmtuar me mjet prerës (thikë), babanë e saj, shtetasin K. Gj., 74 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

    Top Channel

  • Morena Taraku rrëfen tmerrin gjatë tërmetit në Turqi

    Morena Taraku rrëfen tmerrin gjatë tërmetit në Turqi

    Morena Taraku ka rrëfyer tmerrin që përjetoi pasi një tërmet i fortë goditi Stambollin para pak orësh.
    Nëpërmjet një postimi në Instagram, ajo thotë se në momentin kur ndodhi goditja ishte në spital me babanë e saj.
    “Isha në spital me babanë tim, shumë pak larg tij, kur e ndjeva tërmetin. Vrapova brenda dhe thash “Baba, baba, baba”, derisa kapa dorën e tij dhe dolëm jashtë”, ka shkruar këngëtarja.
    “Uroj që Zoti të mbrojë këdo dhe asgjë e keqe nuk do të ndodhë. Jam ende e traumatizuar, por jemi mirë”, vazhdoi ajo.

    Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
    raportoni këtu.

    JOQ Sondazh

  • Plagosja në Lushnje/ Djali i Flamur Manes rrëzon versionin e policisë: Donin të më vrisnin babanë, familjet tona në konflikt prej 10 vitesh!

    Plagosja në Lushnje/ Djali i Flamur Manes rrëzon versionin e policisë: Donin të më vrisnin babanë, familjet tona në konflikt prej 10 vitesh!

    Policia ka njoftuar se një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Lushnje, ku 66-vjeçari Flamur Mane mbeti i plagosur në orët e para të mëngjesit nga një person që kishte shkuar të vidhte në stanin e tij.
    Ndërkohë, djali i 66-vjeçarit pretendon se ngjarja është më e thellë se kaq dhe ka rrëfyer për BalkanWeb se mes dy familjeve ka pasur konflikte që datojnë deri në një dekadë më parë.
    Ai pretendon se në të vërtetë kanë qenë 2 persona në vendngjarje, Dedë Dedaj 65 vjeç dhe djali i tij Xhovalin Dedaj. Sipas tij, ka qenë Xhovalini ai që ka shkrepur armën
    “Babi është goditur për t’u vrare me çifte në fytyrë, ku i kanë ngelur edhe saçmat. Është dashur ndërhyrja në spitalin Ushtarak për heqjen e tyre. Konflikti ka ndodhur që 10 vite më parë. Më pas na kanë vjedhur vazhdimisht, na kanë vjedhur kalin, ngjarje e raportuar në polici, na kanë helmuar pulat. Më pas djali i vogël i Fatmirit, Rifat Deda ka sharë babanë tim e më pas ka goditur vëllanë tim i cili jeton në Itali. Ngjaja ka ndodhur në fshatin Plug, e dinë të gjithë”, është shprehur ai.
     

  • I humbur prej katër ditësh, gjendet i vdekur 27-vjeçari Ajet Lleshi në Has

    I humbur prej katër ditësh, gjendet i vdekur 27-vjeçari Ajet Lleshi në Has

    Sipas skuadrës së kërkimit dhe banorëve të zonës në vendngjarje, trupi i të riut është gjetur pa dëmtime të jashtme.
    27-vjeçari është gjetur tek vendi quajtur “Kurora e Mujes”, të bjeshkëve të Domajt në Has.
    Dyshimet e para janë se i riu mund të ketë vdekur si pasojë e të ftohtit, mbulimit nga bora dhe ndonjë problemi tjetër shëndetësor, kjo edhe prej faktit të bisedës telefonike me babanë, pas humbjes mesditën e së dielës së 6 prillit, ku i pati thënë “bab, kam mbet në mal dhe jam sëmurë”.
    Policia ka njoftuar edhe babanë për gjetjen, i cili ndodhej pak metra më larg duke kërkuar për trupin e të birit.