Një ngjarje e rëndë u regjistrua mesditën e kësaj të marte në Durrës, ku djali Marjan Kodheli ka vrarë me thikë babanë e tij, Pjetër Kodheli në banesë.
Ngjarja ndodhi në fshatin Shkallnur. 69-vjeçari ndërroi jetë gjatë rrugës për në spital.
Rreth 2 orë pas ngjarjes, autori u arrestua nga policia në zonën e plazhit.
Burimet bëjnë me dije se 25-vjeçari vuan nga probleme të shëndetit mendor dhe se më parë ka shfaqur sjellje agresive.
Tag: babanë
-

Vrau babanë me thikë, arrestohet pas 2 orësh autori i krimit në Durrës
-

EMRAT/ Krim në familje në Durrës, 25-vjeçari vret babanë
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Durrës, me pasojë një viktimë.
Raportohet se një person ka vrarë me thikë babanë e tij. Nga informacionet paraprake dyshohet se djali vuante nga probleme të shëndetit mendor.
Autori është identifikuar si Marjan Kodheli, ndërsa viktima Pjetër Kodheli. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Shkallnurit.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Durrës/Informacion paraprak
Rreth orës 13:00, shtetasi M. K., 25 vjeç, dyshohet me probleme të shëndetit mendor, ka vrarë me mjet prerës (thikë), babanë e tij, shtetasin P. K., 69 vjeç, në banesën e tyre, në fshatin Shkallnur.
Shërbimet e Policisë, menjëherë pas njoftimit, kanë shkuar në vendngjarje, kanë rrethuar zonën dhe po kryejnë kontrolle intensive, me qëllim kapjen e 25-vjeçarit.
Ndërkohë, grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të rastit.
Top Channel
-

Vrau babanë në banesë dhe u arratis, arrestohet 25-vjeçari në Durrës
Është vënë në pranga 25-vjeçari Marjan Kodheli, i cili dyshohet se vrau m thikë babanë e tij në banesë.
Ngjarja ndodhi në zonën e Shkallnurit, ndërsa dyshohet se djali vuante nga probleme të shëndetit mendor.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 13:00, shtetasi M. K., 25 vjeç, dyshohet me probleme të shëndetit mendor, ka vrarë me mjet prerës (thikë), babanë e tij, shtetasin P. K., 69 vjeç, në banesën e tyre, në fshatin Shkallnur.
Shërbimet e Policisë, menjëherë pas njoftimit, kanë shkuar në vendngjarje, kanë rrethuar zonën dhe po kryejnë kontrolle intensive, me qëllim kapjen e 25-vjeçarit.
Ndërkohë, grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të rastit.
Top Channel
-

Arrestohet autori/ Djali masakroi me thikë babanë, policia jep detaje: Krimi ndodhi në banesë
Detaje të reja dalin nga krimi i rëndë në një familje në Durrës, ku djali 25-vjeçar masakroi me thikë babain e tij.
Vrasja ndodhi brenda banesës së tyre në fshatin Shkallnur, rreth orës 13:00 të mesditës së sotme.
25-vjeçari me iniciale Marjan Kodheli, dyshohet me probleme të shëndetit mendor dhe u arrestua pak pas krimit.
Viktima, 69 vjeçari me iniciale Pjeter Kodheli, raportohet se ka humbur jetën gjatë transportit për në spital.
Njoftimi:
Durrës/Informacion paraprak
Rreth orës 13:00, shtetasi M. K., 25 vjeç, dyshohet me probleme të shëndetit mendor, ka vrarë me mjet prerës (thikë), babanë e tij, shtetasin P. K., 69 vjeç, në banesën e tyre, në fshatin Shkallnur.
Shërbimet e Policisë, menjëherë pas njoftimit, kanë shkuar në vendngjarje, kanë rrethuar zonën dhe po kryejnë kontrolle intensive, me qëllim kapjen e 25-vjeçarit.
Ndërkohë, grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të rastit.
-

Krim në familje, djali vret me thikë babanë në Durrës
Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të martë në qytetin e Durrësit. Një djalë ka vrarë babain e tij me thikë.
Krimi brenda familjes ka ndodhur në zonën e Shkallnurit.
Autori mësohet se vuan nga probleme të shëndet mendor.
Policia është nisur drejt vendit të ngjarjes ndërsa autori është arratisur. -

Djali vrau me thikë babanë, policia jep detaje: Krimi ndodhi në banesë! Po punohet për kapjen e 25-vjeçarit
Policia e Durrësit jep detaje për krimin e ndodhur në familje ku djali vrau pak më parë me thikë babanë. Sipas policisë krimi ndodhi në banesë, ndërkohë që uniformat blu po punojnë për kapjen e 25-vjeçarit.
Durrës/Informacion paraprak
Rreth orës 13:00, shtetasi M. K., 25 vjeç, dyshohet me probleme të shëndetit mendor, ka vrarë me mjet prerës (thikë), babanë e tij, shtetasin P. K., 69 vjeç, në banesën e tyre, në fshatin Shkallnur.
Shërbimet e Policisë, menjëherë pas njoftimit, kanë shkuar në vendngjarje, kanë rrethuar zonën dhe po kryejnë kontrolle intensive, me qëllim kapjen e 25-vjeçarit.
Ndërkohë, grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të rastit. -

“Nuk do jem më i njëjti”, Romelu Lukaku humbet babanë, mesazhi prekës
Sulmuesi i Napolit, Romelu Lukaku, ka humbur babanë e tij. Roger Lukaku ndërroi jetë në moshën 58-vjeçare, me lajmin që fillimisht u raportua nga mediat belge dhe më pas u konfirmua nga Romelu Lukaku.
Lojtari i napoletanëve, së fundmi, bëri një postim prekës në rrjetet sociale.“Faleminderit që më mësove gjithçka që di. Do të jem gjithmonë mirënjohës dhe të vlerësoj.Më mbro dhe më udhëhiq si askush tjetër nuk do të mundte. Jeta ime nuk do të jetë më e njëjta.
Faleminderit për gjithçka. Roger Menama Lukaku. Mbreti i vjetër. Babai im”.© BalkanWeb
-

Ende mister motivi i vrasjes së Kristian Kolës/ Së bashku me babanë kishin një firmë ndërtimi, autorët qëlluan disa herë në drejtim të tij
Kristian Kola, 34 vjeç, sapo kishte dalë nga hoteli kur u qëllua me armë zjarri. Pak minuta më parë, ai kishte parkuar makinën përpara lokalit dhe ishte futur brenda për të takuar një mikun e tij. Ata qëndruan vetëm pak minuta dhe, sapo dolën së bashku, Kola u vra.
Pranë hotelit ishte ndaluar një motor i zi dhe njëri prej personave ka qëlluar disa herë drejt të riut. Sipas policisë, vrasësi mund të ketë qenë profesionist, pasi nuk ka shkaktuar dëme anësore, edhe pse shumë afër viktimës ndodhej shoku i tij. Në momentin e ngjarjes, në zonë ka pasur shumë lëvizje dhe policia po merr në pyetje të gjithë kalimtarët dhe disa persona që ishin aty. Gjithashtu po hetohet, pasi dyshohet se autorët kanë pasur një bashkëpunëtor i cili i ka informuar për lëvizjet e të riut.
Policia ka rindërtuar dinamikën e krimit, por ende nuk ka një motiv të qartë. I riu punonte bashkë me babanë, pasi së bashku kishin një firmë ndërtimi.Top Channel
-

Babë e bir kapen “mat” duke ndezur zjarr, 26-vjeçari arrestohet, i ati nën hetim
Policia e Gramshit ka vënë në pranga një 26-vjeçar, ndërsa ka nisur hetimet për babanë e tij pasi akuzohen për zjarrvënie.
Siç bën me dije policia, u vu në pranga shtetasi F. S., 26 vjeç dhe nisi hetimi në gjendje të lirë per babanë e tij, shtetasin R.S 70 vjeç.
Babë e bir janë kapur në flagrancë, dje, nga shërbimet e Policisë, duke ndezur zjarr në pyllin e fshatit Bersnik i Poshtëm, njësia administrative Kodovjat. Nga përhapja e flakëve u dogj një sipërfaqe pyjore dhe u rrezikuan banesat përreth.
Ndaj tyre rëndon vepra penale “Shkatërrimi me zjarr i pyjeve dhe i mjedisit pyjor”.