Tag: babanë

  • I dhunoi babanë, djali hakmerret, tenton të vrasë  41-vjeçarin

    I dhunoi babanë, djali hakmerret, tenton të vrasë 41-vjeçarin

    Një 36-vjeçar është arrestuar nga policia e Fierit, për ‘vrasje me dashje’ e mbetur në tentativë.

    Po ashtu është proceduar dhe fqinji i tij. Uniformat blu bëjnë e dije se shkak është bërë dhunimi i babait të 36-vjeçarir nga një 41 vjeçar.
    “Specialistët për Hetimin e Krimeve kundër Personit arrestuan në flagrancë shtetasin M. G., 36 vjeç, banues në Verbas, Patos, për veprën penale “Vrasja me dashje” e mbetur në tentativë, si dhe referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për fqinjin e tij, shtetasin Sh. Q., 41 vjeç, pasi dyshohet se për motive të dobëta, 36-vjeçari ka dëmtuar me mjet prerës, shtetasin Sh. Q., ndërsa ky i fundit ka goditur me grushte dhe me sende të forta, babanë e 36-vjeçarit, shtetasin A. G.. 41-vjeçari është aktualisht në kujdesin e mjekëve.“, thuhet në njoftimin e policisë.

    Top Channel

  • I dhunoi babanë/ Djali hakmerret, tenton të vrasë 41-vjeçarin

    I dhunoi babanë/ Djali hakmerret, tenton të vrasë 41-vjeçarin

    “Specialistët për Hetimin e Krimeve kundër Personit arrestuan në flagrancë shtetasin M. G., 36 vjeç, banues në Verbas, Patos, për veprën penale “Vrasja me dashje”, e mbetur në tentativë. Materialet i janë referuar Prokurorisë, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për fqinjën e tij, shtetasin Sh. Q., 41 vjeç.
    Sipas Policisë, pas një konflikti për motive të dobëta, 36-vjeçari ka dëmtuar me mjet prerës shtetasin Sh. Q., ndërsa ky i fundit ka goditur me grushte dhe me sende të forta babanë e 36-vjeçarit, shtetasin A. G.
    41-vjeçari ndodhet aktualisht nën kujdesin e mjekëve.”, thuhet në njoftimin e policisë.

  • Dhunoi fizikisht një person së bashku me babanë, AMP arreston policin e Komisariatit të Krujës

    Dhunoi fizikisht një person së bashku me babanë, AMP arreston policin e Komisariatit të Krujës

    Një punonjës i policisë së Krujës është arrestuar nga AMP pasi ka kanosur dhe dhunuar një tjetër person, së bashku me babanë e tij.
    Efektivi Klevis Koni akuzohet për veprat penale “Kanosja” dhe “Shpërdorim i detyrës” pasi ditën e djeshme, gjatë kohës që ishte jashtë shërbimi, së bashku me babanë e tij, D. K., kanë dhunuar fizikisht një tjetër person B. K., i cili është dërguar për mjekim në Spitalin e Traumës.
    “Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Durrës – Kavajë) nën drejtimin e Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ka arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë K.K., me detyrë Trupë Shërbimi/ Patrullë e Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Krujë, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Kanosja” dhe “Shpërdorim i detyrës” parashikuar në nenet 84 dhe 248 të Kodit Penal.
    Arrestimi u bë i mundur pasi ditën e djeshme, punonjësi i policisë (jashtë shërbimit) në bashkëpunim më babain e tij, shtetasin D.K., për motive të dobëta kanë kanosur dhe dhunuar fizikisht shtetasin B.K., i cili ka marrë ndihmën mjekësore në Spitalin e Traumës.
    Materialet proceduriale u referuan në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.
    AMP mbetet e përkushtuar në misionin e saj për garantimin e zbatimit të ligjit dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të abuzimit apo shkeljes së ligjit nga ana e punonjësve të strukturave, duke telefonuar në numrin e gjelbër 0800 9090, ose duke dërguar Email në adresën [email protected].”, thuhet në njoftimin e AMP.

  • Masakra e bukëpjekësve, vrasësi italian i familjes së tij arratiset nga paraburgimi

    Masakra e bukëpjekësve, vrasësi italian i familjes së tij arratiset nga paraburgimi

    Elia Del Grande, burri që vrau babanë, nënën dhe vëllain e tij në vitin 1998 në Cadrezzate të Varese, u arratis nga një qendër pune në Castelfranco Emilia, pranë Modena.

    49-vjeçari ishte nën masa sigurie pasi konsiderohej rrezik shoqëror dhe duhej të kalonte gjashtë muaj në qendër deri në një vlerësim të ri, raporton Sky Italia.

    Krimi që ndodhi më 7 janar 1998, kur Del Grande, atëherë 22-vjeç, vrau babanë e tij Enea (58), nënën Alida (53) dhe vëllain Enrico (27), hyri në historinë italiane me emrin “masakra e bukëpjekësve”, pasi familja drejtonte një furrë të famshme në Cadrezzate.

    Hetuesit përcaktuan se ai kreu vrasjen e trefishtë për shkak të një konflikti me prindërit e tij për shkak të marrëdhënies së tij me një vajzë nga Republika Dominikane.

    Del Grande u dënua me 30 vjet burg dhe u lirua pasi vuajti 25 vjet. Pasi vuajti dënimin, gjykata urdhëroi që ai të mbikëqyrej pasi ende konsiderohej i rrezikshëm për shkak të vjedhjeve dhe raportimeve për shqetësimin e fqinjëve.

    Në muajin shtator, ai u vendos në një shtëpi-punishte në provincën Modena, ku do të qëndronte deri në një vlerësim të ri.

    Del Grande u arratis duke kërcyer mbi murin e institucionit dhe u zhduk pa gjurmë.

    Ai po kërkohet nga Karabinierët dhe policia e burgut, dhe kërkimi është zgjeruar në zonën e Varese dhe Sardenjës, ku ai ka të afërm.

    Sipas informacionit nga sindikata e policisë së burgut SAPPE, Del Grande iku duke përdorur një litar të improvizuar të bërë nga kabllo elektrike të lidhura.

    “Objekti aktualisht strehon 45 të internuar dhe 40 të burgosur, pavarësisht faktit se këta janë njerëz me profile krejtësisht të ndryshme që kërkojnë një qasje të ndryshme. Një përzierje e tillë nuk lejon që të garantohet siguria e nevojshme, veçanërisht për shkak të mungesës së stafit – në vend të më shumë se 100 oficerëve, aktualisht ka vetëm 62,” njoftoi SAPPE.

  • Vrau babanë, gjykata jep dënimin për 25 vjeçarin

    Vrau babanë, gjykata jep dënimin për 25 vjeçarin

    Gjykata e Durrësit ka vendosur arrest me burg për 25-vjeçarin Marjan Kodhelin, i dyshuar për vrasjen e babait të tij, Pjetër Kodheli, 69 vjeç, ngjarje e ndodhur më 28 tetor në mesditë në fshatin Shkallnur.
    Seanca u zhvillua sot nën masa të rrepta sigurie, ku i riu u shfaq fillimisht i qetë dhe i buzëqeshur para gjykatës.
    Prokuroria përfaqësohet nga Matilda Fetau, ndërsa çështja po shqyrtohet nga gjyqtari Xhevdet Lika.

  • Vrau babanë për të mbrojtur nënën, i riu merr faljen pas 5 vitesh

    Vrau babanë për të mbrojtur nënën, i riu merr faljen pas 5 vitesh

    familja pas vendimit

    ITALI- Gjykata e Kasacionit në Torino ka liruar përfundimisht nga akuzat Alex Cotoia-n, të riun që vrau 5 vite më parë babanë e tij, për të mbrojtur të ëmën. Ngjarja e rëndë ndodhi në vitin 2020, ku i riu qëlloi 34 herë me thikë babanë e tij, gjatë një konflikti familjar. Në një vendim të mëparshëm, i cili tashmë nuk është më në fuqi, Cotoia ishte dënuar me 6 vite e dy muaj burg.
    Në lirimin përfundimtar nga akuzat të Alex Cotoia-s, i cili u akuzua për vrasjen me dashje të babait të tij, Giuseppe Pompa, Gjykata e Lartë konfirmoi se djali e goditi të atin 34 herë me thikë jo nga “urrejtja, frustrimi ose zemërimi”, por sepse “e mbrojti veten derisa e kuptoi se ishte i pambrojtur dhe nuk përbënte më rrezik”. Incidenti ndodhi në apartamentin familjar në Collegno, në provincën e Torinos, më 30 prill 2020, gjatë një mosmarrëveshjeje familjare.
    Giuseppe Pompa u përshkrua si një person që vuante nga “xhelozia patologjike” dhe një “dëshirë e papërmbajtshme për t’i imponuar vendimet e tij familjarëve”. Klima në shtëpi kishte qenë prej kohësh një “shtypje shumë e rëndë nga burri ndaj gruas së tij”, dhe atë mbrëmje, viktima dukej se ishte i mbërthyer nga një tërbim “i pakontrollueshëm”.
     “Edhe nëse do të besonim se Alex,” shkruan gjykata, “veproi me bindjen e gabuar se babai i tij kishte ndërmend të armatosej me thikë dhe, për këtë arsye, e përballi atë,” ka elementë konkretë “të aftë ta bindin të pandehurin të besojë në mënyrë të arsyeshme se ishte në rrezik”. Prandaj, “është e mundur të konsiderohen të pranishëm elementët e veprës penale të kryer për vetëmbrojtje.

  • E rëndë/ Djali vret me bastun babanë, ja çfarë dyshohet

    E rëndë/ Djali vret me bastun babanë, ja çfarë dyshohet

    Një krim i rëndë ka tronditur sot Greqinë, ku djali 51-vjeçar akuzohet se ka vrarë me bastun babanë e tij të moshuar.
    Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Iasmos, Rodopi, kurse viktima është 82 vjeç. Rrethanat dhe motivet mbeten ende të paqarta sipas “Protothema”.
    Sipas informacioneve, rreth orës 4 të mëngjesit një fqinj njoftoi policinë për një rrëmujë në shtëpinë e familjes. Kur policia mbërriti në vendngjarje, gjeti të moshuarin të vdekur brenda dhe djalin 51-vjeçar të ulur, i qetë, pranë tij.
    Viktima ishte goditur në fytyrë dhe pjesën e barkut, me njolla të qarta gjaku. Plagët në kokë u konstatuan në ballë dhe pjesët anësore. Goditjet, megjithatë, nuk i shkaktuan menjëherë vdekjen, pasi mjekët mendojnë se fataliteti erdhi nga arresti kardiak, por i nxitur nga goditjet dhe tensioni psikologjik.
    Në vendngjarje u gjet edhe një bastun ecjeje, i cili u sekuestrua nga autoritetet si një mjet i mundshëm për kryerjen e krimit. Policia e ka regjistruar ngjarjen si krim në familje. Familja ku ndodhi krimi raportohet se i përket komunitetit mysliman në zonë, kurse 51-vjeçari etiketohet si një person me probleme serioze psikike, i shtruar në spital në të kaluarën në një institucion psikiatrik.
    Sipas informacioneve, ai nuk është në gjendje të komunikojë me policinë, duke rezultuar në transferimin e tij përsëri në një njësi psikiatrike për shtrim në spital dhe vlerësim.

  • Djali vret babanë në Durrës/ Vëllai i viktimës mëson nga gazetarja autorin e krimit: Ta varin si qen, tre ditë më parë varrosëm nënën

    Djali vret babanë në Durrës/ Vëllai i viktimës mëson nga gazetarja autorin e krimit: Ta varin si qen, tre ditë më parë varrosëm nënën

    Durrësi është tronditur ditën e djeshme nga një krim në familje, ku djali vrau babanë e tij.

    Vëllai i viktimës e mori lajmin se kush ishte autori i krimit gjatë intervistës direkte në “Shqipëria Live”.
    Ai u shpreh se është i shokuar nga kjo ngjarje e rëndë, teksa më pas zbuloi se i vëllai ishte njeri që i ndihmonte të gjithë.
    Ndër të tjera, vëllai i viktimës deklaroi se lajmin e vrasjes e ka marrë vesh nga e bija, e cila jeton në Itali.
    “Nuk dimë asnjë lloj shqetësimi. Nuk dimë. Ka qenë jashtë djali, ka ardhur, përpara tre ditësh kemi varrosur nënën. I qetë ka qenë, për çdo punë i gatshëm. Vëllai i ka pas bërë të gjitha punët, ka qenë i dhënë, respektonte dhe i ndihmonte njerëzit.
    Ai ka qëndruar jashtë prej kohësh, nuk e dimë se çfarë ka bërë andej. Para katër ose pesë muajsh është rikthyer në Shqipëri. Me vëllain fola një ditë përpara kimit. Ishim në tre ditëshin e vdekjes së nënës, ishin në fshatin ku është bërë varrimi dhe hëngrëm drekë, më pas u kthyem. Dhe njoftimin e kam marrë nga vajza që është në Itali, më mori në telefon.
    Mos i raftë asnjërit ta provojë. Vëllai nuk më ka shprehur asnjë shqetësim. Për vdekjen e nënës ka qenë shumë i tronditur, në asnjë vdekje nuk ka qenë kështu. Kam thënë si ka mundësi që e lëshoi veten. Me e var si qeni, ai të jetë dënimi i tij, edhe aq e ka pak”, tha vëllai i të ndjerit.

     

    Top Channel

  • “Nuk e di si ndodhi, mora thikën dhe…”, zbardhet dëshmia e të riut që vrau babanë në Durrës: Isha i papunë!

    “Nuk e di si ndodhi, mora thikën dhe…”, zbardhet dëshmia e të riut që vrau babanë në Durrës: Isha i papunë!

    autori i vrasjes pas arrestimit

    DURRËS- Detaje të reja kanë dalë në dritë nga vrasja brenda familjes që ndodhi mesditën e djeshme në Shkallnur të Durrësit, ku 25-vjeçari Marjan Kodheli goditi me thikë në zemër babain e tij, Pjetër Kodheli. Ngjarja e rëndë ndodhi në banesën e tyre, ndërsa pas vrasjes i riu u larguar drejt një lokali që ishte në pronësi të motrës së tij, ku dhe më pas u arrestua nga policia.
    Sipas burime nga grupi hetimor, familjarët kanë dëshmuar se 25 vjeçari kishte shkuar në spital dy vite më parë për t’u vizituar, pasi kishte shfaqur probleme të shëndetit mendor. Mjekja i kishte rekomanduar që të bënte një vizitë me mjekë psikiatër për të parë gjendjen e tij mendore, por një gjë e tillë është refuzuar nga babai i të riut, dje viktimë e krimit në familje.
    Gjatë dëshmisë së tij përpara grupit hetimor 25-vjeçari ka deklaruar:
    “Ishim duke ngrenë buke dhe babai mu turr. Nuk më linte të haja buke i qetë. Po nuk e mbaj mend pse ndodhi por kemi patur grindje te vazhdueshme që kur jam kthyer nga Greqia para 6 muajsh.
    Kam jetuar në France jam me pasaportë franceze. Atje kam ndenjur rreth 6 vjet dhe më pas kam shkuar në Greqi ku kam punuar 6 muaj. Nga Greqia kam ardhur në shtëpi dhe isha i papunë. Kemi patur debate me babanë. Sherri ndodhi teksa hanim drekë. Nuk e di si ndodhi mora thikën e qëllova”.
    I riu ndodhet tashmë në ambientet e paraburgimit dhe pritet që t’i nënshtrohet një ekspertize mjekoligjore.
    Të afërmit e viktimës, deklaruan dje se i riu nuk kishte qenë mirë kohët e fundit, pas humbjes së nënës.
    “Ishte familje e qetë. Janë nga Mirdita me origjinë. Ka 6 fëmijë. Ai ka qenë jashtë shtetit, tani ka ardhur. I ka vdekur edhe nëna. Djali është beqar”, tha i afërmi i viktimës. /ZËRI
     

  • Zbardhet dëshmia e djalit që vrau babanë: Po haja bukë, ai m’u turr dhe…

    Zbardhet dëshmia e djalit që vrau babanë: Po haja bukë, ai m’u turr dhe…

    Kronikë E Mërkurë, 29 Tetor 2025 09:57
    Zbardhet dëshmia e djalit që vrau dje babanë. Ngjarja ndodhi në Shkallnur të Durrësit, ku Marjan Kodheli goditi për vdekje babain 69-vjeçar me thikën e bukës.
    “Ishim duke ngrënë bukë dhe babai më turr. Nuk më linte të haja i qetë. Nuk e mbaj mend pse ndodhi, por kemi pasur grindje të vazhdueshme që kur jam kthyer nga Greqia, para gjashtë muajsh.Kam jetuar në Francë, jam me pasaportë franceze. Atje kam qëndruar rreth gjashtë vjet dhe më pas kam shkuar në Greqi, ku kam punuar për gjashtë muaj. Nga Greqia jam kthyer në shtëpi dhe isha i papunë. Kemi pasur debate me babanë. Sherri ndodhi teksa hanim drekë. Nuk e di si ndodhi, mora thikën dhe e qëllova”, tha ai.