Tag: babain

  • Vrasja e 36-vjeçares, djali i vogël tërhiqte babain nga qafa. Ajo vdiq në krahët e vajzës

    Vrasja e 36-vjeçares, djali i vogël tërhiqte babain nga qafa. Ajo vdiq në krahët e vajzës

    Vrasja e Marjola Nakolecit nga bashkëshorti i saj në Volos të Greqisë, ka tronditur thellë shoqërinë. Sipas mediave greke, djali 13-vjeçar i familjes u përpoq të ndalonte babain që të mos i vriste nënën. Krimi ndodhi në shkallët e pallatit, teksa 36-vjeçarja po përpiqej të shpëtonte duke u larguar me vrap nga banesa.
    Gjatë sherrit mes çiftit, 13-vjeçari iu hodh në qafë babait dhe e tërhiqte për të mos e lejuar ta godiste me thikë. Mirëpo 40-vjeçari arriti t’i merrte jetën bashkëshortes së tij dhe nënës së fëmijëve duke e goditur me thikë në kraharor. Edhe vajza 16-vjeçare, e cila ishte dëshmitare në krim, u përpoq të ndihmonte nënën 36-vjeçare. Kjo e fundit vdiq në krahët e vajzës së saj.

    Vajza tjetër e çiftit, vetëm 5 vjeçe, mbeti e tronditur brenda apartamentit teksa ndodhte sherri. Pasi goditi për vdekje me thikë Marjolën, Pandeli Nakoleci u arratis, por u kap nga policia greke rreth 1 ditë më vonë

  • Djali i Ozzy Osbourne nderon babain me një homazh të ndjerë në Los Angeles

    Djali i Ozzy Osbourne nderon babain me një homazh të ndjerë në Los Angeles

    Një muaj pas ndarjes nga jeta të legjendës së rock-ut, Ozzy Osbourne, djali i tij Jack u pa në Los Angeles duke bërë një homazh të heshtur, por të fuqishëm për babain. Teksa kryente punë të përditshme, ai kishte veshur një bluzë të Black Sabbath, grupi që e ngriti Ozzy-n në piedestal dhe e ktheu në një ikonë të muzikës botërore.
    Ky gjest i thjeshtë, por plot domethënie, u interpretua si një mënyrë intime për ta mbajtur të gjallë kujtimin e “Princit të Errësirës”. Jack, më i vogli nga fëmijët e Ozzy-t dhe Sharon Osbourne, kishte ndarë edhe më parë një mesazh emocional në rrjete sociale, ku shkroi: “Zemra ime është plot me trishtim e pikëllim, por edhe me dashuri e mirënjohje. Kam kaluar 14,501 ditë me atë burrë dhe e di që është një bekim i vërtetë. Ai ishte babai im. Ai jetoi dhe e jetoi jetën plotësisht. Të dua, baba.”
    Ozzy Osbourne ndërroi jetë më 22 korrik, në moshën 76-vjeçare, pas një beteje të gjatë me sëmundjen e Parkinsonit. Ai u varros më 30 korrik, ndërsa muajt e fundit i kaloi duke u ribashkuar me grupin për një koncert lamtumire. Momentet e fundit të tij pritet të dokumentohen në një projekt të ardhshëm të BBC-së.

  • Goditi me grusht Genard Hajdinin dhe babain e tij, nis hetimi për 40-vjeçarin dhe 25-vjeçaren që e shoqëronte

    Goditi me grusht Genard Hajdinin dhe babain e tij, nis hetimi për 40-vjeçarin dhe 25-vjeçaren që e shoqëronte

    Policia e Tiranës ka identifikuar personin që goditi me grusht personazhin e rrjeteve sociale Genard Hajdini dhe babain e tij, 4 ditë më parë në një lokal në rrugën Bardhyl në Tiranë.
    Kështu, ka nisur hetimi në gjendje të lirë për 40-vjeçarin Sh.G. dhe për një vajzë 25-vjeçare me inciale A.P.
    Policia sqaron se 40-vjeçari akuzohet për plagosje të lehtë me dashje. Pas debatit verbal në lokal me Genard Hajdinin dhe babain e tij, 40-vjeçari i goditi të dy me grusht.
    Ndërsa 25-vjeçarja akuzohet për veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës. Kjo për shkak se në momentin e sherrit, e reja ka qenë nën shoqërinë e 40-vjeçarit dhe gjatë marrjes në pyetje nga policia, ka dhënë dëshmi kontradiktore, me qëllim për të shpëtuar të dyshuarin nga ndjekja penale.
    “U referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Sh. G., 40 vjeç, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, dhe për shtetasen A. P., 25 vjeçe, për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”. Nga hetimet e kryera dyshohet se më datë 03.08.2025, në ambientet e një lokali në rrugën “Bardhyl”, shtetasi Sh. G. ka goditur me grushte shtetasit P. H. dhe G. H. (babë e bir), ndërsa shtetasja A. P., e cila shoqërohej me 40-vjeçarin, në momentin e ngjarjes, ka dhënë deklarime kontradiktore, me qëllim shmagien e përgjegjësisë penale për shtetasin Sh. G.”, thuhet në njoftimin e policisë.
    Hetimi nisi pas denoncimit që kishte bërë në polici Genard Hajdini.
    Genard Hajdini dhe babai i tij u dhunuan në orën 01:00 të mëngjesit të datës 3 Gusht, në një lokal në rrugën “Bardhyl” në Tiranë. Të dy morën trajtim mjekësor në Spitalin e Traumës, dhe pas disa orësh u larguan.

  • A kanë qenë këto vajza të dhunuara? Psikologia sjell një këndveshtrim tjetër të vrasjes në Fier

    A kanë qenë këto vajza të dhunuara? Psikologia sjell një këndveshtrim tjetër të vrasjes në Fier

    Emanilda Rama nga fshati Frashër i Fierit vrau babain duke e masakruar, tentoi të fshehë krimin dhe pas arrestimit nuk shprehu pendesë.
    Ngjarja duket mjaft e ngjashme me atë të një viti më parë në Shën Vlash të Durrësit, ku tre fëmijë, mes tyre Hygerta Meta, 19 vjeç, vranë dhe groposën babain. Motivet e dhëna në polici për krimin në të dyja rastet janë të njëjtat: baballarët fajësoheshin për autoritetin e tyre ndaj fëmijëve.
    Psikologia klinike dhe psikoterapistja Adelina Pjetra thotë se raste të tilla janë sinjal i një dëmtimi të thellë psikik.
    “Aty ku shoqëria sheh krim, psikologjia sheh simptomë. Mund të tregojë traumë të hershme, patologjike, psikologjike, abuzim në çfarëdolloj forme. Kur vajza vret babain, ne shohim si ka qenë marrëdhënia. Rezulton se ka qenë problematike, me dhunë fizike e psikologjike të përsëritur, ndonjëherë edhe abuzim seksual. Autorja e krimit, që në këtë rast është dhe viktimë e dhunës, e sheh krimin si çlirim”, thotë psikologia.
    Rastet e vrasjeve bëhen mediatike dhe njihen nga publiku, por psikologia thotë se për shkak të dhunës, qoftë edhe vetëm verbale, shumë fëmijë rriten me idenë për t’u bërë vrasës të prindërve.
    “Kur ai fëmijë rritet duke dëgjuar ‘do të të vras’ në mënyrë të përsëritur, përjeton fillimisht frikë dhe ankth, pastaj urrejtje dhe thotë: ‘Të rritem, ta vras unë’. Babai shihet si armik”, shton psikologia.
    Emanilda Rama dhe Hygerta Meta sot janë emra në dosje penale si autore vrasjesh, por motivet e këtij akti ekstrem ende janë të pasqaruara plotësisht. A kanë qenë këto vajza të dhunuara në ndonjë formë që ka prodhuar një urrejtje të madhe, apo është dështuar në formimin e tyre, që të vrasin prindin pa mëshirë?

  • Vrasja, dështim i gjithë familjes! Psikologët shpjegojnë ngjarjen me dëmtim të thellë psikik të personave

    Vrasja, dështim i gjithë familjes! Psikologët shpjegojnë ngjarjen me dëmtim të thellë psikik të personave

    Emanilda Rama nga fshati Frashër i Fierit vrau babain duke e masakruar, tentoi të fshehë krimin dhe pas arrestimit nuk shprehu pendesë.

    Ngjarja duket mjaft e ngjashme me atë të një viti më parë në Shën Vlash të Durrësit, ku tre fëmijë, mes tyre Hygerta Meta, 19 vjeç, vranë dhe groposën babain. Motivet e dhëna në polici për krimin në të dyja rastet janë të njëjtat: baballarët fajësoheshin për autoritetin e tyre ndaj fëmijëve.
    Psikologia klinike dhe psikoterapistja Adelina Pjetra thotë se raste të tilla janë sinjal i një dëmtimi të thellë psikik.
    “Aty ku shoqëria sheh krim, psikologjia sheh simptomë. Mund të tregojë traumë të hershme, patologjike, psikologjike, abuzim në çfarëdolloj forme. Kur vajza vret babain, ne shohim si ka qenë marrëdhënia. Rezulton se ka qenë problematike, me dhunë fizike e psikologjike të përsëritur, ndonjëherë edhe abuzim seksual. Autorja e krimit, që në këtë rast është dhe viktimë e dhunës, e sheh krimin si çlirim”, thotë psikologia.
    Rastet e vrasjeve bëhen mediatike dhe njihen nga publiku, por psikologia thotë se për shkak të dhunës, qoftë edhe vetëm verbale, shumë fëmijë rriten me idenë për t’u bërë vrasës të prindërve.
    “Kur ai fëmijë rritet duke dëgjuar ‘do të të vras’ në mënyrë të përsëritur, përjeton fillimisht frikë dhe ankth, pastaj urrejtje dhe thotë: ‘Të rritem, ta vras unë’. Babai shihet si armik”, shton psikologia.
    Emanilda Rama dhe Hygerta Meta sot janë emra në dosje penale si autore vrasjesh, por motivet e këtij akti ekstrem ende janë të pasqaruara plotësisht. A kanë qenë këto vajza të dhunuara në ndonjë formë që ka prodhuar një urrejtje të madhe, apo është dështuar në formimin e tyre, që të vrasin prindin pa mëshirë?

    Top Channel

  • “E vrava se nuk më jepte para”,fqinjët rrëzojnë versionin e 26-vjeçares:Ai nuk kishte as llogari bankare as nuk dinte..

    “E vrava se nuk më jepte para”,fqinjët rrëzojnë versionin e 26-vjeçares:Ai nuk kishte as llogari bankare as nuk dinte..

    Fier u trondit ditën e djeshme nga zbulimi i një ngjarjeje shumë të rëndë brenda familjes Rama në fshatin Frashër. Vajza e dytë e familjes, Emanilda Rama mbyti me tel, mbrëmjen e 23 korrik rreth orës 23:00, babain e saj, 56-vjeçarin Anesti Rama.
    Ngjarja fillimisht u raportua si aksidentale, ku 26-vjeçarja e ndihmuar edhe nga e ëma tentuan të fshihnin krimin. Pas zbulimit të së vërtetës nga autoritetet, 26-vjeçarja dëshmoi në polici se babain e vrau për shkak se ai nuk i jepte para dhe nuk e lejonte të argëtohej.
    Por, sipas fqinjëve kjo deklaratë nuk është e vërtetë, pasi 56-vjeçari nuk dinte shkrim e lexim. Ata shtojnë se paratë që merrte nga puna në fermën blegtorale ku punonte i merrnin e bija dhe gruaja e tij në bankomat.

  • Vajza mbyti me tel babain në Fier/ Klodiana Lala zbulon detajet: Dyshohet për bashkëpunëtorë të jashtëm

    Vajza mbyti me tel babain në Fier/ Klodiana Lala zbulon detajet: Dyshohet për bashkëpunëtorë të jashtëm

    Gazetarja Klodiana Lala u shpreh se për krimin në familje që ka ndodhur sot në fshatin Frashër të Patosit, policia ka shoqëruar disa persona, ndërsa është arrestuar vajza 26-vjeçare dhe është shoqëruar nëna e saj.
    Lala tha se vajza 26 vjec ka vrarë babain duke e shtrënguar me tel.
    “Ajo pretendon se babai ishte fanatik. Ajo punonte në serë; po punohet sa i përket gjurmëve të gishtërinjve, pavarësisht se vajza e ka pranuar, mbart sekrete. Duhet parë nëse ka patur njerëz të tjerë të jashtëm të përfshirë në këtë ngjarje”, tha Lala.

  • Jetonte me gjyshërit, konflikti me babain, shkak i tentativës së 17-vjeçares për t’i dhënë fund jetës

    Jetonte me gjyshërit, konflikti me babain, shkak i tentativës së 17-vjeçares për t’i dhënë fund jetës

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Vlorë, ku një 17-vjeçare ka tentuar t’i japë fund jetës duke qëlluar veten me plumb.
    Shkak për ngjarjen mësohet se janë mosmarrëveshjet me babain e saj. Sipas burimeve, e mitura jetonte me gjyshërit pasi prindërit e saj ishin divorcuar.

    Babai i saj raportohet se kishte krijuar një familje të re dhe ka kërkuar ta marrë adoleshenten në fshat, e cila ka refuzuar vendimin e të atit.
    Ajo ka qëlluar veten me plumb dhe fillimisht është dërguar në spitalin e Vlorës në gjendje të rëndë për jetën. Më pas 17-vjeçarja është transportuar drejt Traumës.
    Babai i adoleshentes mësohet se është shoqëruar nga uniformat blu pas ngjarjes.

  • Mashtroi babain duke inskenuar rrëmbimin e tij për të përfituar para, 28-vjeçari…

    Mashtroi babain duke inskenuar rrëmbimin e tij për të përfituar para, 28-vjeçari…

    Policia e Kavajës ka vënë në pranga një 28- vjeçar, pasi mashtroi babain duke inskenuar rrëmbimin e tij për të përfituar para.
    Sipas uniformave blu mësohet se është vënë në pranga edhe bashkëpunëtori i tij, i cili do të merrte shumën e kërkuar.
    “Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë arrestuan në flagrancë shtetasit L. C., 28 vjeç, banues në Kavajë, dhe B. K., 45 vjeç, banues në Durrës.
    Nga veprimet hetimore rezultoi se shtetasi L. C. kishte mashtruar babain e tij, shtetasin B. C., duke i thënë se ishte rrëmbyer dhe se për lirimin e tij kërkohej një shumë eurosh.
    Shtetasi B. K. u kap në flagrancë në lagjen nr. 16 të qytetit të Durrësit, duke i kërkuar shtetasit B. C. shumën e parave, me pretendimin se do të shërbenin për lirimin e djalit të tij.
    Rreth 100 metra larg vendit të ngjarjes, shërbimet e Policisë gjetën edhe 28-vjeçarin, i cili u arrestua në flagrancë, pasi rezultoi se kishte inskenuar ngjarjen dhe dy ditë më parë i kishte marrë automjetin babait të tij, dhe dyshohet se e ka shitur”, njofton policia.
    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kavajë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Mashtrimi”, kryer në bashkëpunim.

  • E pazakontë në Kavajë! Djali mashtron babanë, inskenon rrëmbimin duke i kërkuar para

    E pazakontë në Kavajë! Djali mashtron babanë, inskenon rrëmbimin duke i kërkuar para

    Mashtroi babain duke inskenuar rrëmbimin e vet për të përfituar para, vihet në pranga 28-vjeçari. Arrestohet edhe bashkëpunëtori i tij, i cili do të merrte shumën e kërkuar.

    Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë arrestuan në flagrancë shtetasit L. C., 28 vjeç, banues në Kavajë, dhe B. K., 45 vjeç, banues në Durrës.
    Nga veprimet hetimore rezultoi se shtetasi L. C. kishte mashtruar babain e tij, shtetasin B. C., duke i thënë se ishte rrëmbyer dhe se për lirimin e tij kërkohej një shumë eurosh.
    Shtetasi B. K. u kap në flagrancë në lagjen nr. 16 të qytetit të Durrësit, duke i kërkuar shtetasit B. C. shumën e parave, me pretendimin se do të shërbenin për lirimin e djalit të tij.
    Rreth 100 metra larg vendit të ngjarjes, shërbimet e Policisë gjetën edhe 28-vjeçarin, i cili u arrestua në flagrancë, pasi rezultoi se kishte inskenuar ngjarjen dhe dy ditë më parë i kishte marrë automjetin babait të tij, dhe dyshohet se e ka shitur.