Tag: babain

  • Vrau babain, arrestohet 25-vjeçari në Durrës (EMRAT)

    Vrau babain, arrestohet 25-vjeçari në Durrës (EMRAT)

    Ka zgjatur vetëm 2 orë arratia e 25-vjeçarit Marian Kodheli, i cili rreth orës 13:00 të kësaj të marte vrau me thikë babain e tij, 69-vjeçarin Pjetër Kodheli.
    Gazetari i Vizion Plus Aleks Kalemasi ka bërë me dije se i riu është arrestuar nga policia, për tu shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.
    25-vjeçari, sipas policisë, dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor.

    “Rreth orës 13:00, shtetasi M. K., 25 vjeç, dyshohet me probleme të shëndetit mendor, ka vrarë me mjet prerës (thikë), babanë e tij, shtetasin P. K., 69 vjeç, në banesën e tyre, në fshatin Shkallnur”, njoftoi policia.
    Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të rastit./vizionplus.tv

  • Tronditet vendi, djali vr*t babain

    Tronditet vendi, djali vr*t babain

    Një djalë ka vrarë me thikë babain 70 vjeçar dhe ngjarja e rëndë ka ndodhur në Durrës. Thuhet se djali Marjan Kodheli vuan nga probleme mendore. 70 vjeçari ka ndërruar jetë teksa po transportohej për në spital. Ndërkohë, djali pas krimit ka arritur të largohet ndërsa policia po punon për kapjen e tij. Policia ka rrethuar zonën ndërsa nuk dihen ende rrethanat e plota të ngjarjes. Sipas burimeve, djali ka shfaqur edhe më parë sjellje agresive.

  • Krim brenda familjes në Durrës, djali vret me thikë babain, detaje nga ngjarja e rëndë

    Krim brenda familjes në Durrës, djali vret me thikë babain, detaje nga ngjarja e rëndë

    Një ngjarje e rëndë është shënuar mesditën e kësaj të marte në Durrës, ku djali ka vrarë me thikë babain 70-vjeçar. Burime nga policia bëjnë me dije se djali Marjan Kodheli vuan nga probleme mendore.
    70-vjeçari ka ndërruar jetë teksa po transportohej për në spital. Ndërkohë, djali pas krimit ka arritur të largohet ndërsa policia po punon për kapjen e tij.
    Policia ka rrethuar zonën ndërsa nuk dihen ende rrethanat e plota të ngjarjes. Sipas burimeve, djali ka shfaqur edhe më parë sjellje agresive.

  • Dhunoi babain e tij të moshuar, arrestohet 50-vjeçari në Lushnjë

    Dhunoi babain e tij të moshuar, arrestohet 50-vjeçari në Lushnjë

    Policia ka arrestuar një 50-vjeçar, pasi akuzohet për dhunë në familje. 50-vjeçari ka ushtruar dhunë mbi babain e tij të moshuar.

    Ai është arrestuar në flagrancë nga forcat blu, ndërkohë që policia po heton më shumë mbi rastin. Mbi 50-vjeçarin banues në Lushnjë, rëndon akuza për veprën penale “Dhunë në famijle”. 
    “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë:arrestuan në flagrancë shtetasin N. Q., 50 vjeç, banues në Lushnjë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij”, thuhet në njoftimin e policisë.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.” njofton polica.
     

  • Dëshmitari i masakrës Shkambi i tha gjyqtarit: Se po vërtetoj ato që ka thënë e gjithë Shkodra për ty, që ti je…

    Dëshmitari i masakrës Shkambi i tha gjyqtarit: Se po vërtetoj ato që ka thënë e gjithë Shkodra për ty, që ti je…

    Nga Elton Qyno

    Zbardhet dëshmia e njërit prej të plagosurve në masakrën e ndodhur në gjykatën e Apelit Tiranë, i cili ka dhënë detaje për policinë rreth debatit që ka pasur Gjon Shkambi me viktimën gjyqtar Astrit Kalaja.

    Gazetari Elton Qyno  ka siguruar dosjen e plotë të ngjarjes, ku ndër të tjera jepet një tablo e qartë nga dëshmia e Elvis Kurtaj.

    Sipas dokumentave Kurtaj, ka deklaruar se në datë 6 Tetor 2025 së bashku me babain e tij ka qenë në Gjykatën e Apelit Tiranë, për një pronë, e cila ndodhet në qytetin e Shkodrës dhe është pallat, ku ka shumë banorë që janë në procese gjyqësore prej vitesh me shtetasin Gjon Shkambi, i cili ka pretenduar se është pronë e tij.

    Në lidhje me këtë pronë gjykata e shkallës së parë Shkodër ka marrë vendim në favor e banorëve, ku dhe janë dhe shtetasit Elvis dhe Ragip Kurtaj.

    Në datë 06 Tetor 2025 janë njoftuar për t’u paraqitur ne Gjykatën e Apelit pasi do të jepej vendimi nga kjo gjykatë.

    Ai bashkë me babain e tij Ragipin, kanë qenë në hollin e gjykatës, duke pritur fillimin e seancës.

    Në atë holl kanë qenë dhe shtetasi Gjon Shkambi, si dhe një djalë i moshës 35-40 vjeç, i cili e ka shoqëruar në mënyrë të vazhdueshme në këtë proces, por që në dijeninë e tij, ky person jetonte në qytetin e Shkodrës.

    Seanca ka filluar rreth orës 15:10 dhe janë thirrur palët që të ishin të pranishëm në fillimin e kësaj seance.

    Pasi janë futur në sallë janë ulur në vende ku ishin të përcaktuara si paditës dhe i paditur.

    Ai bashkë me babain e tij janë ulur në një anë dhe pala tjetër Gjoni dhe personi tjetër, janë ulur në vendet e përcaktuar.

    Kryesues i seancës ka qenë gjyqtari Astrit Kalaja.

    Ka filluar seanca dhe gjyqtari ka lexuar vendimin pasi ka qenë seanca e fundit, dhe gjyqtari lexoi vendimin ku është dhënë në favor të tyre, pra duke lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë Shkodër.

    Në këtë moment pala tjetër nuk ishte dakord me vendimin e dhënë dhe në atë moment, Gjoni është ngritur në këmbë dhe i është drejtuar gjyqtarit, duke i thënë: “…se po vërtetoj ato që ka thënë e gjithë Shkodra për ty që ti je….” dhe gjyqtari ju drejtua duke thënë “…vazhdo ti vazhdo…”.

    Në momentin që është ngritur në këmbë për t’u larguar personi që shoqëronte shtetasin Gjon Shkambi, ka nxjerrë nga brezi një pistoletë dhe ka qëlluar në drejtim të gjyqtarit Astrit Kalaja.

    Në atë moment Elvisi ka tërhequr babain e tij Ragipin për t’u larguar ne drejtim të korridorit, me qëllim për t’ju shmangur kësaj situate.

    Personi pasi ka qëlluar mbi gjyqtarin, ka nisur të qëllojë ndaj tyre, ku si pasojë e të shtënave në drejtim te tyre këta shtetas kanë marrë dëmtime.

    Elvisi ka marrë dy plumba në krahun e djathtë, ndërsa babai i tij ka marrë një dëmtim me plumb në pjesën e mesit në krahun e majtë.

    Duke qenë në një gjendje të traumatizuar nuk kanë mundur të shikojnë nga cila anë është larguar autori, ndërsa në atë moment pas tyre ka qenë shtetasi Gjon Shkambi, ku në momentin që po dilnin nga gjykata i ka thënë shërbimit, policit që bën shërbim te gjykata ta ndalonte pasi ai ishte si person i dyshuar në këtë ngjarje, i cili e ka ndaluar dhe e ka futur brenda ambienteve të kësaj gjykate.

    Më pas këta persona janë transportuar për të marrë ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës.

    Në ambientet e brendshme gjatë mjekimit kanë mësuar se gjyqtari kishte ndërruar jetë.

    Është pyetur personi nëse kishin patur konflikte fizike mes tyre apo personave të tjerë që kanë qenë të përfshirë në lidhje me këtë pronë, dhe ka pohuar se të gjitha konfliktet i kishin adresuar në policinë e Shkodrës.

  • Fier/ Djali godet me thikë babain, arrestohet nga policia

    Fier/ Djali godet me thikë babain, arrestohet nga policia

    Një ngjarje e rëndë familjare ka ndodhur këtë të martë në fshatin Mbrostar Ura, në Fier, ku një 25-vjeçar ka plagosur me mjet prerës babain e tij.
    Policia e Fierit njofton se ka arrestuar në flagrancë të riun me iniciale R. Xh., i cili dyshohet se e ka goditur babanë në dorë me një mjet prerës, duke i shkaktuar dëmtime të lehta.
    I plagosuri është transportuar menjëherë në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
    “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin R. Xh., 25 vjeç, banues në fshatin Mbrostar Ura, pasi dyshohet se ka dëmtuar lehtë, me mjet prerës, në dorë, babanë e tij”, thuhet në njoftimin zyrtar.
    Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe për të sqaruar motivet që çuan në këtë akt dhune mes familjarësh.

  • Mursia kujton viktimat e komunizmit mes dhimbjesh dhe dëshmive tronditëse – VIDEO

    Mursia kujton viktimat e komunizmit mes dhimbjesh dhe dëshmive tronditëse – VIDEO

     
    Në fshatin Mursi të Sarandës u përkujtuan sot viktimat dhe të internuarit e regjimit komunist. Ceremonia, e mbushur me emocione të forta, solli në kujtesën e të pranishmëve vuajtjet e panumërta të familjeve të persekutuara gjatë periudhës 1946–1990.
     

     
    Në këtë aktivitet të organizuar nga Partia Demokratike, morën pjesë përfaqësues të shoqatave të ish të përndjekurve politikë dhe të politikës vendore. I pranishëm ishte Simon Mirakaj, Kryetar i “Shoqatës Antikomuniste Demokrate të ish të Përndjekurve Politikë të Shqipërisë”, si dhe deputeti i Qarkut Vlorë, Bujar Leskaj.
     
    Deputeti Leskaj në fjalën e tij e cilësoi fshatin Mursi simbol të demokracisë dhe qëndresës. Por zëri i dhimbjes u ngrit fuqishëm edhe nga banorët. Jorgulla Rubie, një ndër pjesëmarrëset, kërkoi që të flitej më shumë për vuajtjet e pësuara nga banorët e Mursisë sesa për politikën e ditës.
     
    Pas aktivitetit, banorët rrëfyen për Saranda Web historitë e tyre të hidhura. Dëshmitë e tyre tronditëse zbulojnë dimensionin çnjerëzor të atij regjimi:
     

     
     
    Një grua e moshuar tregoi se nëna e saj u arrestua më 20 shtator 1959 dhe iu kërkua të bëhej bashkëpunëtore e Sigurimit, por ajo refuzoi deri në fund.
    Një tjetër dëshmi foli për babain e dënuar me 101 vite burg vetëm pse nuk pranoi të bëhej agjent i dërguar në Greqi.
    Një grua tjetër rrëfeu se u rrit “zbathur, zhveshur dhe të pangrënë”, pa të drejtë martese, pa të drejtë pune në fshat, dhe me babain që përfundoi i mbytur në liqenin e Mursisë nga presioni i Sigurimit.
     
    Në dëshmitë e saj, Jorgulla Rubie kujtoi torturat e nënës së saj në burgun e Konispolit, internimin në Tepelenë me dy fëmijë, ku një prej tyre iu zhduk nga operativët e Sigurimit. Ajo tregoi sesi babain e shpëtuan dy çamë duke e futur në tumanë dhe nxjerrë fshehurazi nga kampi. Nëna e saj, mes urisë, i çonte racionin e bukës burrit në mal, ndërsa vet mbijetonte duke ngrënë barishte.
     
    Mursia mbetet një nga fshatrat më të goditur nga krimet e komunizmit në Shqipëri. Ky fshat numëron 1 të pushkatuar, dhjetëra të burgosur dhe 9 të vdekur në burgjet komuniste. Kujtesa e tyre sot u bë një thirrje për drejtësi dhe për të mos harruar kurrë vuajtjet e atij regjimi.
     
     
    Website Saranda Web
    Facebook Saranda Web
    Instagram saranda.web
    Youtube sarandaweb
    Tiktok saranda.web
    Pinterest sarandaweb
    in sarandaweb

  • Princi Harry: Dëshiroj të kaloj më shumë kohë me babain, Mbretin Charles

    Princi Harry: Dëshiroj të kaloj më shumë kohë me babain, Mbretin Charles

    Princi Harry ka sugjeruar se dëshiron të kalojë më shumë kohë me babain e tij, Mbretin Charles, pas takimit të tyre të fundit gjatë vizitës së tij të fundit në Mbretërinë e Bashkuar. Dukesha e Sussex, 41 vjeç, u kthye në shtëpi në Kaliforni pas një udhëtimi që përfshinte vizita në disa organizata bamirësie dhe një fjalim në çmimet WellChild, si dhe një çaj privat me Mbretin Charles, të cilin nuk e kishte takuar për 19 muaj.
    Në takimin e fundit, Princi Harry e pa Mbretin Charles për herë të parë që nga shkurt 2024, kur Mbreti, 76 vjeç, kishte zbuluar se po trajtohej për një kancer të papërcaktuar. Takimi mes father dhe birit ndodhi më 10 shtator, kur Harry mbërriti me makinë në Clarence House, ku qëndroi për rreth 55 minuta.
    Në një intervistë për The Guardian gjatë udhëtimit të tij në Ukrainë, Princi Harry theksoi se nuk dëshironte që takimi me babain të ishte një rast i izoluar. Ai shtoi se gjatë vitit të ardhshëm, “duhet të përqendrohemi tek babai im” dhe shprehu dëshirën për të kaluar më shumë kohë në Mbretërinë e Bashkuar me fëmijët e tij, Princeshën Archie, 6 vjeç, dhe Princeshën Lilibet, 4 vjeç.
    Princi gjithashtu foli për gruan e tij, Meghan Markle, dhe këshillën që ajo i dha: “Thjesht qëndro te e vërteta”. Ai e theksoi se për të, të thënit e të vërtetës është një nga parimet më të rëndësishme.
    Në lidhje me librit e tij të vitit 2023, Spare, Harry shpjegoi se nuk e kishte bërë atë për të shfrenuar jetën e tij personale, por për të korrigjuar informacionet e pasakta që ishin përhapur. “Konsienza ime është e pastër,” përfundoi ai.

  • “Ti vrave babain tënd”/ Konflikti mes Feros dhe Arbenitës përshkallëzohet

    “Ti vrave babain tënd”/ Konflikti mes Feros dhe Arbenitës përshkallëzohet

    Showbiz E Shtunë, 6 Shtator 2025 11:43
    Drama mes Feros dhe ish-partneres së tij, Arbenitës, ka marrë përmasa alarmante. Konflikti shpërtheu kur një ndjekëse anonime i shkruajti Arbenitës se është vajza biologjike e babait të reperit — domethënë, motra e Feros — çka nxiti komentet e forta të saj. Ajo reagoi duke shkruar:
    “Si babai, ashtu edhe i biri. Fatkeqësisht disa njerëz nuk janë të fortë për të thyer traumat që sjell familja. Një familje vërtet e sëmurë…”

    Nga ana tjetër, Fero nuk u dorëzua lehtë. Në rrjete sociale ai publikoi mesazhe akuzuese, duke e quajtur Arbenitën analfabete dhe duke theksuar se fama e saj lidhej vetëm me praninë e tij. Mes sulmeve të tij më të ashpra ishte edhe deklarata: “Ti e vrave babain tënd.”
    Ndërkohë, reperi shpërndau një artikull ku shpjegohej se babai i Arbenitës kishte ndërruar jetë në të njëjtën ditë kur ajo solli në jetë vajzën e saj, duke e shoqëruar me fjalët e çuditshme: “A nuk është kjo një shenjë nga Zoti?”
    Kjo betejë e hapur tani përfshin akuza personale, familjare dhe morale, duke kaluar çdo kufi të debatit publik.

  • Drama arrin kulmin/ Fero, Arbenitës: “Ti vrave babain tënd”

    Drama arrin kulmin/ Fero, Arbenitës: “Ti vrave babain tënd”

    Drama mes Arbenitës dhe Feros po bëhet gjithnjë e më e ashpër. Pas reagimit të gjatë ku modelja tregoi gjithë dhimbjen dhe akuzat e saj ndaj ish-bashkëshortit, ajo nuk u ndal vetëm te Fero, por edhe tek babai i tij.
    Një ndjekëse anonime i ka shkruar Arbenitës, duke zbuluar se në fakt ajo ishte vajza biologjike e babait të Feros, pra motra e tij, që nuk e ka takuar kurrë. Ajo pretendon se babai i reperit kishte bërë të njëjtën gjë me nënën e saj, duke e trajtuar keq dhe duke përsëritur ciklin e traumës që më pas Fero, sipas akuzave të Arbenitës, e kishte ushtruar edhe ndaj saj.
    Mesazhi i saj i plotë drejtuar Arbenitës ishte:

    “Babai i tij është babai im biologjik. Ai i bëri të njëjtën gjë nënës sime atëherë. Fiks të njëjtat gjëra. Unë nuk e kam takuar kurrë Fero-n dhe as babain tim biologjik. Mamaja ime më tregoi gjithçka dhe jam krenare që ajo luftoi kaq shumë për mua. Ji e fortë dhe lufto edhe ti për veten dhe vajzën tënde. Të them vetëm këtë dhe të uroj forcë, sepse të kam ndjekur prej kohësh.”

    Arbenita e publikoi këtë mesazh me komentin:

    “Si babai, ashtu edhe i biri. Fatkeqësisht disa njerëz nuk janë mjaftueshëm të fortë për të thyer traumën që u jep familja. Një familje vërtet e sëmurë…”

    Por Fero nuk qëndroi duarkryq. Në reagimet e tij të radhës, reperi publikoi një tjetër “shpërthim” në rrjetet sociale, duke sulmuar ashpër nënën e vajzës së tij dhe duke shkuar deri aty sa ta akuzonte për vrasjen e babait.

    “3 vjet më vonë… zgjohesh me akuza të rreme? Kush të mësoi ty të shkruash? Nuk di as të shkruash – analfabete. Mos harro, fama e vogël që ke marrë ishte vetëm nga fakti që ishe pranë meje. Vetëm kur doli urdhri i arrestit, fillove të flisje budallallëqe. Gjykata do merret me shpifjet e tua. Ti je ajo që je në arrati – jo unë.”

    Në një tjetër postim, ku një ish-bashkëvendase e Arbenitës i rrëfen ca “sekrete” të tjera, ai shtoi edhe këtë:

    “Ti e vrave babain tënd. Më vjen keq për ty, por më shumë për babain tënd.”

    Më pas, Fero ndau edhe një artikull nga mediat, ku kujtohej fakti se babai i Arbenitës ndërroi jetë në ditën kur ajo solli në jetë vajzën e saj, duke e shoqëruar me fjalët:

    “A nuk është kjo një shenjë nga Zoti?”  

    E gjithë kjo përplasje po kthehet në një betejë të hapur mes ish-partnerëve, ku akuzat personale, familjare dhe morale kanë kaluar çdo kufi.