Showbiz E Premte, 5 Dhjetor 2025 16:54
Labinot Rexha ka një fëmijë jashtëmartesor? Është ky lajmi që mori dhenë në portale. Lidhur me këtë, bashkëshortja e tij Laureta Hoxha ka folur në emisionin “Kosova Today”, duke i mohuar plotësisht këto pretendime.
Ajo sqaroi se situata ka lindur nga një keqkuptim për shkak të mbiemrit të njëjtë “Rexha”, dhe se në fakt nëna e fëmijës ka kërkuar përmes Labinotit të gjejë babain biologjik.
“Ky fëmijë nuk ka të bëjë asgjë me Labinotin. Labinoti, përpos që ka tentuar ta kontaktojë babain e fëmijës dhe ta ndihmojë, nuk ka asgjë tjetër. Nëna e fëmijës nuk ka mundur të kontaktojë me babain e vërtetë dhe e ka gjetur Labinotin vetëm për shkak të mbiemrit Rexha. Ai ka kërkuar ndihmë nga Labinoti, për ta gjetur prindin e fëmijë së vet”, tha Laureta. Ajo theksoi njëherësh se babai i vërtetë i fëmijës është një familjar nga Rahoveci, po ashtu me mbiemrin Rexha.
Tag: babain
-

Ka Labi fëmijë me një grua serbe? Të vërtetën e tregon bashkëshortja e tij
-

I njëjti fat tragjik si i ati që ndërroi jetë në të njëjtën moshë… Historia e dhimbshme që Shpat Kasapi e kujtoi në intervistën e tij të fundit
Ndarja e parakohshme nga jeta e Shpat Kasapit ka tronditur botën e artit dhe publikun, por ka nxjerrë gjithashtu në pah një detaj rrëqethës nga historia e familjes së tij, duke e bërë dhimbjen edhe më të thellë. Fati tragjik që e goditi këngëtarin këtë muaj, rezulton të jetë i njëjtë me fatin që kishte prekur babain e tij dekada më parë.
Gazetari nga Maqedonia e Veriut, Tiron Alili, në një lidhje direkte për “Vip Magazine”, zbuloi se Shpati, i cili humbi jetën në moshën 40 vjeçare pas një ataku kardiak në Itali, kishte përjetuar një humbje të ngjashme në fëmijëri. Kur ishte vetëm 13 vjeç, ai kishte humbur babain, ndërsa ishte rritur vetëm në krahët e nënës. Sot, historia përsëritet në mënyrën më të dhimbshme të mundshme, duke e lënë djalin e tij të vogël, Roelin, të përjetojë të njëjtin fat tragjik.
Vetëm pak javë më parë, në intervistën e tij të fundit për emisionin “1 Kafe me Labin” në RTV21, Shpati foli me ndjenjë dhe mall për etapat e jetës së tij, duke përmendur babain e ndjerë:
Kur u pyet:
“Një kafe me kënd do doje ta pije, qoftë edhe me dikë që nuk jeton?”,
ai u përgjigj me emocion:“Me babin do të kisha dashur një përqafim të fortë, pastaj një kafe… Kam qenë shumë i vogël. Ai ishte i veçantë.”
Në të njëjtën intervistë, me zemër plot mirënjohje, Shpati tha:
“Selvijes që më ke bërë Roelin dhe që je shumë e mirë… mamit, motrës, vëllait dhe shumë njerëzve që më kanë bërë të ndihem mirë… ju falënderoj, por kurrë nuk mund t’ua kthej.”
Duke folur për djalin e tij, Shpati tregoi dëshirat e thjeshta e të sinqerta të një babai:
“Roelin mund të mos bëhet këngëtar, por të bëhet sportist.”
Fjalë që sot tingëllojnë edhe më prekshëm, duke marrë parasysh tragjedinë e pashpjegueshme që preku të atin, dhe më pas të birin.
-

Arrestohet polici në Krujë, bashkë me babain bënë për spital qytetarin
Foto ilustruese
KRUJË- Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Durrës-Kavajë ka arrestuar në flagrancë një punonjës të policisë së Krujës, i dyshuar për kanosje dhe shpërdorim detyre.
Punonjësi i policisë K.K., me detyrë në Trupën e Shërbimit/Patrullën e Përgjithshme të Komisariatit të Krujës, akuzohet se sëbashku me babanë e tij ka kanosur dhe dhunuar fizikisht shtetasin me inicialet B.K, i cili përfundoi në spitalin e Traumës.
NJOFTIMI I AMP-SË
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Durrës – Kavajë) nën drejtimin e Prokururisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ka arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë K.K., me detyrë Trupë Shërbimi/ Patrullë e Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Krujë, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Kanosja” dhe “Shpërdorim i detyrës” parashikuar në nenet 84 dhe 248 të Kodit Penal.
Arrestimi u bë i mundur pasi ditën e djeshme, punonjësi i policisë (jashtë shërbimit) në bashkëpunim më babain e tij, shtetasin D.K., për motive të dobëta kanë kanosur dhe dhunuar fizikisht shtetasin B.K., i cili ka marrë ndihmën mjekësore në Spitalin e Traumës.
Materialet proceduriale u referuan në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.
AMP mbetet e përkushtuar në misionin e saj për garantimin e zbatimit të ligjit dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të abuzimit apo shkeljes së ligjit nga ana e punonjësve të strukturave, duke telefonuar në numrin e gjelbër 0800 9090, ose duke dërguar Email në adresën [email protected].
Për ankesa me Ëhatsapp 0694151511 Ose shkarkoni në Play Store dhe App Store aplikacionin “Agjencia Digjitale”. -

Bashkë me babanë bënë për spital një person, arrestohet polici i Komisariatit të Krujës
Një punonjës i policisë së Krujës është arrestuar nga AMP pasi ka kanosur dhe dhunuar një person, së bashku me babain e tij.
Efektivi me iniciale K. K., akuzohet për veprat penale “Kanosja” dhe “Shpërdorim i detyrës” pasi ditën e djeshme, gjatë kohës që ishte jashtë shërbimi, së bashku me babain e tij, D. K., kanë dhunuar fizikisht një tjetër person B. K., i cili është dërguar për mjekim në Spitalin e Traumës.
“Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Durrës – Kavajë) nën drejtimin e Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ka arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë K.K., me detyrë Trupë Shërbimi/ Patrullë e Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Krujë, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Kanosja” dhe “Shpërdorim i detyrës” parashikuar në nenet 84 dhe 248 të Kodit Penal.
Arrestimi u bë i mundur pasi ditën e djeshme, punonjësi i policisë (jashtë shërbimit) në bashkëpunim më babain e tij, shtetasin D.K., për motive të dobëta kanë kanosur dhe dhunuar fizikisht shtetasin B.K., i cili ka marrë ndihmën mjekësore në Spitalin e Traumës.
Materialet proceduriale u referuan në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.”, thuhet në njoftimin e AMP. -

Pas gjithë sherreve, Jozi ulet në drekë me babain e Stresit, çfarë po ndodh?
Një kthesë e papritur ka ndodhur në marrëdhënien mes Stresit dhe Jozefin Markut (Jozit), pas muajsh tensionesh, deklaratash publike dhe përplasje të hapura në rrjet.
Së fundmi, Jozi ka publikuar në Instagram disa foto nga një drekë ku ai shfaqet së bashku me Sali Lushajn, babain e Stresit, gjë që menjëherë ndezi aludime për një paqe të mundshme mes palëve.
Takimi vjen pas një periudhe të gjatë konfliktuale, që filloi pas daljes së Jozit nga “Big Brother VIP Albania”, ku dy reperat shkëmbyen kritika dhe akuza publike. Për një kohë, madje qarkulloi edhe një video ku Jozi i kërkonte Stresit ta puthte, moment që u komentua gjerësisht, por më pas u mohua nga vetë Stresi, i cili tha se përqafimi nuk ishte miqësor dhe se Jozi “gabonte” me të.
Këtë herë, Jozi theksoi se bëhej fjalë për një drekë të qetë mes miqve të përbashkët dhe se mes tij dhe Stresit nuk ka asgjë të keqe personalisht.
“Ai ka impenjimet e veta, unë të miat. Por ne gëzojmë respekt për njëri-tjetrin dhe për familjet. I urojmë njëri-tjetrit vetëm të mirat,” – është shprehur Jozi.
Takimi me Sali Lushajn po interpretohet si një veprim me peshë, ndoshta një sinjal i qartë paqeje, apo një përpjekje për të ulur tensionet që janë shndërruar prej muajsh në çështje publike.
Screenshot
Screenshot -

Vrau babain, 25-vjeçari del i buzëqeshur para gjykatës: Më kapi për fyti, s’po merrja dot frymë
25-vjeçari Marjan Këdheli, i cili mesditën e të martës vrau me thikë babain e tij, 69-vjeçarin Pjetër Këdheli, në banesën e tyre në fshatin Shkallnur, ka dalë këtë të shtunë para Gjykatës së Durrësit, e cila i ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg”.
Gjykata i ka caktuar një avokat kryesisht pasi familjarët nuk kanë paraqitur asnjë mbrojtës për të. Avokatja ka kërkuar të bëhet një vleresim mjeko-ligjor për shëndetin mendor të të riut.Siç mund ta shihni dhe në videon e mëposhtme, i riu shfaqet i qetë dhe i buzëqeshur para togave të zeza.
Fillimisht ishte organi i akuzës që tregoi të gjithë dinamikën e ngjarjes së regjistruar më 28 tetor. Nga këqyrja e vendit të ngjarjes ka rezultuar se krimi ka ndodhur në katin e parë të banesës, në ambientet e kuzhinës.
Viktima ka marrë dy plagë në kokë dhe pesë plagë në trup, ndërkohë që janë konstatuar edhe plagë të lehta në formë gërvishtjesh. Thika me të cilën është kryer vrasja është gjetur në vendngjarje, së bashku me një shufër hekuri.
“Është marrë dëshmia e Valentinës, bashkëshortes së viktimës, e cila ka treguar se Marjani gjatë ditës ishte i mërzitur. Në momentin që ajo ka dalë jashtë për t’u kujdesur për bagëtitë, ka dëgjuar britmat e Pjetrit dhe më pas është kthyer në banesë, ku ka parë Marjanin duke e goditur të atin me thikë në trup”, deklaroi prokuroria.
Sipas organit të akuzës, autori i ngjarjes ka deklaruar se një javë më parë i kishte vdekur gjyshja dhe se i ati i kishte kërkuar që të angazhohet në pritjen e njerëzve dhe të ketë kujdes me pagesat.
“Ai i ishte përgjigjur “këtu jam”, ndërsa shikonte telefonin. Në atë moment, i ati e kishte kapur për fyti dhe ai ishte ndjerë i bllokuar. Aty pranë kishte kapur një thikë dhe kishte goditur të atin. Pasi ishte larguar nga banesa, ishte kthyer sërish për të marrë celularin. Meqë e ëma i kishte hequr thikën nga dora, ai kishte marrë një shufër hekuri dhe e ka goditur sërish të atin dy herë të tjera, përpara se të merrte celularin dhe të largohej përfundimisht nga banesa”, tha prokuroria.
Ndërkohë, gjatë seancës i riu ka deklaruar: “Nuk jam dakort për pjesën e rrezikshmërisë. Mua po më sulmonin, nuk e di kush e ka sulmuar. Mund të ketë qenë dikush tjeter që e ka sulmuar. Me vjen shumë keq që jam këtu për nje situatë të tillë. Mbase bejmë nje senacë tjeter kur te jem më i qetë. Unë nuk jam njeri agresiv, jam marë punë të ndershme në ndërtim.”
“Ndjejmë keqardhje për ngjarjen. Marjani ende nuk i kupton veprimet që ka kryer. Kërkojmë të bëhet një akt ekspertimi mjeko ligjor psikik”, ka deklaruar avokatja.
Në dëshminë e dhënë më herët para grupit hetimor, i riu ka deklaruar se prej vitesh jetonte jashtë vendit dhe se në Shqipëri, ishte kthyer 6 muaj më parë. Sipas tij, prej asaj kohe, ka patur konflikte të vazhdueshme me babain, ndërsa krimi ka ndodhur në momentin kur po konsumonin drekën.
“Ishim duke ngrënë bukë dhe babai mu turr. Nuk më linte të haja bukë i qetë. Por nuk e mbaj mend pse ndodhi. Por, kemi patur grindje të vazhdueshme që kur jam kthyer nga Grerqia, para 6 muajsh. Kam jetuar në Francë, jam me pasaportë franceze. Atje kam ndenjtur rreth 6 vite dhe më pas kam shkuar në Greqi, ku kam punuar 6 muaj. Nga Greqia kam ardhur në shtëpi dhe isha i papunë. Kemi patur debate me babain. Sherri ndodhi teksa hanim drekë. Nuk e di si ndodhi. Mora thikën dhe e qëllova.”
Burime bëjnë me dije se në momentin e ngjarjes ndodhej në banesë vetëm me babain dhe nënën e tij. Ka qenë kjo e fundit, e cila pas krimit ka lajmëruar Policinë.
Në dëshminë e dhënë për grupin hetimor, bashkëshortja e viktimës ka thënë se 25-vjeçari vuante nga probleme të shëndetit mendor dhe kishte sjellje agresive. Ndërkohë, fqinjët dhe familjarët e tjerë thonë se nuk e kanë hasur një gjë të tillë.
Sipas buriemeve, familjarët kanë dëshmuar se dy vite më parë, 25-vjeçari kishte shkuar në spital për t’u vizituar dhe mjekët e kishin rekomanduar që të shkonte të vizitohej nga një mjek psikiatër. Por, nuk ka pranuar as i riu dhe as babai i tij, me pretendimin se i biri nuk ishte në situatën për psikiatër. Burime bëjnë me dije se nuk ekziston asnjë dokument apo kartele që konfirmon problemet e shëndetit mendor të autorit.
Familja Kodheli është me origjinë nga Mirdita dhe prej vitesh jetonte në fshatin Shkallnur, ndërsa fëmijët e tjerë të familjes jetonin jashtë vendit. -

E rëndë/ Vrau babain me dru në kokë dhe më pas me thikë në zemër (EMRI)
Del i buzëqeshur para Gjykatës 25-vjeçari Marjan Kodheli, i cili vrau babain e tij, Pjetër Kodheli duke e goditur fillimisht me dru në kokë dhe më pas me thikë në zemër.
Krimi i rëndë në familje ndodhi në fshatin Shkallnur të Durrësit.
I riu raportohet se fillimisht ka qëlluar të atin, 69-vjeçarin me iniciale P. K., me dru në kokë dhe më pas ka marrë thikën duke e goditur në zemër, plagë që ka rezultuar fatale për jetën e tij.
25-vjeçari me iniciale M. K., i cili dyshohet me probleme të shëndetit mendor u arrestua pas 2 orësh në arrati në lagjen nr. 13.“Në vijim të informacionit të dhënë mbi vrasjen me mjet prerës (thikë) të shtetasit P. K., informojmë se, si rezultat i kontrollit intensiv, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës mundësuan lokalizimin në lagjen nr. 13 dhe kapjen e autorit të dyshuar të vrasjes, shtetasit M. K., 25 vjeç (dyshohet me probleme të shëndetit mendor), djalit të shtetasit P. K..”, informuan blutë.
“Shqiponja”-t gjatë kontrollit i gjetën dhe i sekuestruan 25-vjeçarit në cilësinë e provës materiale thikën që përdori për kryerjen e krimit. -

Djali vr*u babain, fqinjët: Autori kishte pak që ishte kthyer nga jashtë, viktima jetonte me një grua tjetër
Marjan Kodheli vrau me thikë babain Pjetër Kodheli, Ngjarja ndodhi në banesën e tyre që ndodhet në fshatin Shkallnur të Durrësit. Për këtë krim kanë folur edhe fqinjët, të cilët kanë thënë se autori prej pak kohësh ishte kthyer në Shqipëri.
Ata janë shprehur se familja ka qenë e qetë. Sipas dëshmive të banorëve, viktima jetonte me një grua tjetër në shtëpi.
”Djali ka qenë jashtë. Ne s’kemi qenë në shtëpi. Këta janë nga Mirdita. Ka 6 fëmijë. Ai ka qenë jashtë shtetit, e ëma i kishte vdekur pasi i ra një tjegull në kokë. Po kanë qenë familje e mirë. Po janë jashtë shtetit të gjithë”, tha ai. -

Djali vret me thikë babain në Durrës
Një krim i rëndë brenda familjes është shënuar mesditën e kësaj të marte në Durrës, në zonën e Shkallnurit.
Djali ka vrarë me thikë babain 70-vjeçar.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes, ndërsa paraprakisht nga policia bëhet me dije se djali është me probleme mendore.Deri më tani, nuk është bërë ende i ditur identiteti i viktimës dhe autorit.
-

Vrau me thikë babain, policia: Pas ngjarjes, 25-vjeçari është arratisur
Policia e Durrësit ka reaguar pas ngjarjes së rëndë që u shënua mesditën e kësaj të marte.
Sipas bluve të qytetit bregdetar, autori është Marian Kodheli 25 vjeç, i cili ka qëlluar me thikë babain e tij Pjetër Kodheli 69 vjeç.Lexo edhe :Related Posts
Autori, i cili dyshohet që të jetë me probleme të shëndetit mendor, pas ngjarjes së rëndë është larguar.Uniformat blu kanë rrethuar zonën dhe po kryejnë kontrolle intensive, me qëllim kapjen e 25-vjeçarit.
“Rreth orës 13:00, shtetasi M. K., 25 vjeç, dyshohet me probleme të shëndetit mendor, ka vrarë me mjet prerës (thikë), babanë e tij, shtetasin P. K., 69 vjeç, në banesën e tyre, në fshatin Shkallnur.
Shërbimet e Policisë, menjëherë pas njoftimit, kanë shkuar në vendngjarje, kanë rrethuar zonën dhe po kryejnë kontrolle intensive, me qëllim kapjen e 25-vjeçarit.
Ndërkohë, grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të rastit”, njofton policia.