Tag: azilit

  • Angli/ Azil kërkimi, shqiptari pretendon të ishte ‘gay’ por Home Office e surprizon në gjykatë me provën se….

    Angli/ Azil kërkimi, shqiptari pretendon të ishte ‘gay’ por Home Office e surprizon në gjykatë me provën se….

    Esmir Demaj, një kërkues azili nga Shqipëria, ka humbur të drejtën për të qëndruar në Britani pasi u zbulua se kishte mashtruar autoritetet, duke pretenduar se ishte homoseksual.

    Në vitin 2023, Demaj kërkoi azil duke thënë se ishte një burrë homoseksual dhe se ishte në rrezik të persekutohej në Shqipëri. Megjithatë, gjatë një procesi gjyqësor, u zbulua se ai ishte martuar me një grua dhe kishte krijuar një marrëdhënie heteroseksuale.
    Gjyqtari e hodhi poshtë kërkesën e tij për azil, duke thënë se Demaj kishte bërë një përpjekje të qëllimshme për të mashtruar autoritetet e imigracionit për të përfituar nga rregullat e sistemit të azilit.
    Gjykata e Lartë e Tribunalit të Azilit dhe Imigracionit e hodhi poshtë apelimin e Demaj, duke e konsideruar atë si një tentativë për të manipuluar situatën.
    Ky rast ka shkaktuar shqetësim, pasi tregon për mundësinë e abuzimit të mundshëm të sistemit të azilit dhe përdorimin e informacionit të pasaktë për të fituar privilegje emigracioni.
    Sipas Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, njerëzit që mund të persekutohen për shkak të orientimit të tyre seksual mund të kërkojnë azil në Mbretërinë e Bashkuar.

    Top Channel

  • Migrimi i parregullt, kancelari gjerman Merz do të shqyrtojë modelin italian të azilit me Shqipërinë

    Migrimi i parregullt, kancelari gjerman Merz do të shqyrtojë modelin italian të azilit me Shqipërinë

    Kancelari gjerman Friedrich Merz e sheh të mundshme të zhvillohen procedura azili në vendet jashtë BE-së për të frenuar migrimin e parregullt në Evropë.
    Gjatë vizitës së tij të parë si kancelar në Romë, Friedrich Merz (CDU) bëri thirrje për bashkëpunim me vendet e treta për të frenuar migrimin e parregullt në Evropë.
    “Ne ramë dakord të angazhohemi kundër migrimit të parregullt në Bashkimin Evropian në mënyrë më të vendosur se më parë,” tha Merz të shtunën në një konferencë të përbashkët shtypi me kryeministren italiane Giorgia Meloni.
    “Iniciativat e ndërmarra nga Italia muajt e fundit, veçanërisht me disa vende mesdhetare, kanë qenë jashtëzakonisht të suksesshme. Këto janë nisma të mira që ne i mbështesim edhe në Gjermani”, tha Merz.
    Kancelari Merz dëshiron të verifikojë edhe modelin italian me Shqipërinë. Në lidhje me ndalimin e përkohshëm të këtyre planeve në Itali nga gjyqësori, kreu i CDU tha gjatë vizitës së tij të parë si kancelar në Romë se ishte në dijeni të vendimeve të gjykatave. “Por sigurisht kjo mund të jetë ende një opsion,” shtoi ai.
    Koalicioni në Romë, i përbërë nga tre parti të djathta dhe konservatore, kërkon të zhvendosë në Shqipëri procedurat e azilit për emigrantët e kapur në Mesdhe, por kjo është penguar disa herë nga drejtësia. Gjykata Evropiane e Drejtësisë aktualisht po shqyrton nëse një trajtim i tillë i migrantëve është në përputhje me ligjin evropian. Kampet e ndërtuara posaçërisht në Shqipëri, kanë qenë kryesisht bosh prej muajsh. Deri më tani, modeli nuk ka funksionuar.
    Merz tha se zhvendosja e procedurave të azilit do të shqyrtohet pavarësisht përvojës në Itali. Kjo “sigurisht nuk është zgjidhja e problemit”. “Është një kontribut për ta bërë problemin më të vogël”. Merz këmbënguli gjithashtu në zbatimin e shpejtë të reformës evropiane të azilit dhe zgjerimin e bashkëpunimit brenda BE-së në luftën kundër migracionit të parregullt. “Nuk do të shkelim më frenat kur bëhet fjalë për zgjidhjen e problemeve në Bashkimin Evropian.”/DW

  • Politika e azilit, Kosova në listën e BE-së si vend i sigurtë

    Politika e azilit, Kosova në listën e BE-së si vend i sigurtë

    Komisioni i BE-së ka publikuar një listë me shtatë vende, që këtej e tutje konsiderohen si vende të sigurta të origjinës. Lista përfshin Kosovën, Indinë, Bangladeshin, Kolumbinë, Egjiptin Marokun dhe Tunizinë. Kërkesat për azilnga njerëzit që vijnë prej këtyre vendeve në të ardhmen mund të shqyrtohen në vendet anëtare të BE-së me procedurë të përshpejtuar, sepse ata kanë pak shanse për të fituar të drejtën e azilit.
    Çdo aplikim shqyrtohet individualisht
    Sipas të dhënave të Komisionit të BE-së procedura e përshpejtuar duhet të zgjasë më së shumti tre muaj. Vendet anëtare megjithatë duhet që të shqyrtojnë çdo kërkesë për azil individualisht, pavarësisht, nëse personi vjen nga një vend i klasifikuar i sigurt origjine apo nga ndonjë vend tjetër. Lista vlen për të gjitha vendet anëtare të BE-së, por nuk zëvendëson listat kombëtare. Nga shtatë vendet e reja të vlerësuara si të sigurta prej Komisionit të BE-së, deri tani asnjëri nuk është pjesë e listës së Entit Federal për Migracionin dhe Refugjatët në Gjermani (BAMF).
    Komisioni deklaroi më tej, se vendet kandidate për anëtarësim në BE konsiderohet si shtete të sigurta origjine. Megjithatë ka përjashtime për vende, në të cilat në sfondin e konflikteve të armatosura mbizotëron “dhuna e shfrenuar”, ndaj të cilëve BE ka vendosur sanksione – ose edhe nëse kuota e pranimit është më shumë se 20 përqind për azilkërkuesit nga ky vend.
    Reforma e azilit hyn në fuqi në qershor 2026
    Ministri i Brendshëm i Italisë, Matteo Piantedosi, e vlerësoi listën si një “sukses” për qeverinë e tij. Roma në mënyrë të përsëritur është angazhuar për një kufizim më strikt të migracionit në BE. Parlamenti i BE-së dhe vendet anëtare duhet ta miratojnë këtë listë. BE vitin e kaluar ra dakord për reformimin e sistemit të përbashkët europian të azilit. Reforma do të hyjë në fuqi në qershor 2026./ DW