Tag: azhbr

  • Kumbaro mbledh fermerët e Gjirokastrës: Aplikoni për subvencionet në bujqësi!

    Kumbaro mbledh fermerët e Gjirokastrës: Aplikoni për subvencionet në bujqësi!

    Mirela Kumbaro ka zhvilluar sot një takim me fermerë të qarkut Gjirokastër teksa kanë nisur aplikimet për Skemën Kombëtare, subvencionet që jep qeveria për blegtorët, bujqit, agropërpunuesit etj. Të pranishëm ishin zv.ministri i Bujqësisë, Dhimo Kote dhe drejtoresha e përgjithshme e AZHBR. Kumbaro thotë se prodhimi i fermerëve tanë është sidomos në funksion të sektorit të turizmit.
    “Fermerët gjirokastritë nuk janë vetëm prodhues bujqësorë, por edhe ofrues të eksperiencave autentike agroturistike, falë zhvillimit të turizmit në qark duke qenë furnitorët e parë për tryezat e strukturave akomoduese – hoteleve e bujtinave – dhe të restorantëve, për të plotësuar nevojat e tregut që është çdo vit e më i gjerë falë vizitorëve të huaj! Por sigurisht edhe si garantorët e zhvillimit të turizmit kulinar, sepse dihet tashmë që shumë turistë vijnë në Gjirokastër, në Përmet, Dropull, Libohovë, Këlcyrë, Tepelenë e Memaliaj për të shijuar gatimet  fantastike dhe recetat e duarartave tona. Aplikimet do të kryhen online, përmes portalit e-Albania, i hapur përgjatë 24 orëve nga data 14 prill, ora 08:00, deri më 30 maj, ora 24:00! Të gjitha kriteret dhe dokumentacionin e nevojshëm për aplikim i gjeni në faqen zyrtare të AZHBR: www.azhbr.gov.al”, shkruan Kumbaro teksa publikon foto nga takimi.

  • Skema e investimeve 2024, AZHBR: 280 aplikime janë kualifikuar, më i larti për mekanizim fermash

    Skema e investimeve 2024, AZHBR: 280 aplikime janë kualifikuar, më i larti për mekanizim fermash

    Skema Kombëtare e Investimeve në Bujqësi 2024 ka regjistruar gjithsej 404 aplikime, prej të cilave 360 aplikime përmbushën kriteret e përzgjedhjes dhe 280 aplikime janë të kualifikuara.Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural (AZHBR) tha për Monitor se deri tani janë lidhur 177 kontrata me përfituesit. Numri më i lartë i të kualifikuarve sipas AZHBR është për investime në mekanizimin e fermave; ndërtimin e stallave blegtorale dhe stabilimenteve për rritjen e shpendëve; Ndërtimin e serrave diellore.Procesi i aplikimeve për Skemën Kombëtare të Investimeve në Bujqësi 2024 përfundoi më 8 nëntor 2024. Sa i takon procesit të kontrollit administrativ, afati për dorëzimin e dokumentacionit u shty deri më 28 shkurt 2025.AZHBR pohon se nga totali i aplikimeve të bëra, më i larti ishte për mekanizimin e fermave. Ndërsa qarku me interesin më të lartë për këtë skeme ishte Fieri.“Interesi më i lartë për aplikime është shënuar për: Investime në mekanizimin e fermave, me 305 aplikime; Ndërtimin e stallave blegtorale dhe stabilimenteve për rritjen e shpendëve, me 49 aplikime.Ndërkohë, aplikimet për serrat diellore dhe akuakulturën kanë qenë më të kufizuara.Rajonet me kërkesën më të lartë për këtë skemë janë Fieri, Vlora, Berati dhe Korça, që reflektojnë interesin e fermerëve në zona me tradita bujqësore dhe blegtorale”, pohoi AZHBR.Fondi për Skemën Kombëtare të Investimeve në Bujqësi 2024, i vënë në dispozicion nga buxheti i Qeverisë Shqiptare, është 1,5 mld lekë, me shtrirje 2 vjeçare.500 mln lekë janë parashikuar të disbursohen për vitin e parë. Ky fond do të disbursohet në formën e granteve deri në 50% të vlerës së faturave tatimore të investimit.Skema mbështet investimet e fermerëve nëpërmjet 5 masave.Për ndërtimin e serrave diellore mbështetja financiare është 4-15 mln lekë/ha në varësi të kulturës së prodhimit: luleshtrydhe, rrush, perime.Nga 0.2 ha deri në 2 ha/subjekt, përfshirë instalimi i sistemit të ujitjes.Mbështetja financiare është deri në 15 mln lekë/ha për serrat e prodhimit të perimeve. Deri në 8 mln lekë/ha për serrat e prodhimit të rrushit për tavolinë. Deri në 4 mln lekë/ha për serrat e prodhimit të luleshtrydheve.Për rrjetat antibreshër 4-15 mln lekë/ha në varësi të kulturës së prodhimit: luleshtrydhe, rrush, perime. Deri në 1,5 mln lekë/ha për mbrojtjen e pemëve frutore, agrumeve dhe vreshtave.Për sallat dhe stabilimentet me kapacitet jo më pak se: 10 lopë, 100 të imta, 10 dosa ose 10 mijë shpendë, deri në 15 mln lekë.Për blerjen e traktorëve dhe pajisjeve për mekanizimin e proceseve të punës në fermat bujqësore dhe blegtorale, deri në 5 mln lekë.Mbështetje për akuakulturën detare është për blerjen e rrjetave dhe për koshave për rritjen e peshkut 50% e vlerës totale të faturës tatimore, deri në 20 mln lekë/subjekt./ D.AzoKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • AZHBR fton fermerët: Kredia e butë, e disponueshme pranë bankave me kushte të lehtësuara

    AZHBR fton fermerët: Kredia e butë, e disponueshme pranë bankave me kushte të lehtësuara

    Fermerët dhe sipërmarrësit mund të përfitojnë për të investuar në bujqësi, nga kredia e butë, që tashmë është e disponueshme pranë bankave të nivelit të dytë, me kushte lehtësuese. Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural bëri të ditur se, programi i kredisë së butë synon të mbështesë prodhimin bujqësor dhe blegtoral, mekanizimin dhe teknologjinë, agropërpunimin, infrastrukturën agroturistike. Kredia ofrohet deri në 25 milionë lekë, me një normë interesi deri në 3.5%. Me miratimin e Garancisë Sovrane nga qeveria shqiptare, gjatë gjysmës së dytë të vitit, norma e interesit ulet në 2%.
    Ndërsa garancia sovrane mbulon deri në 70% të kolateralit, duke lehtësuar aksesin në financim. AZHBR njofton se, është në dispozicion të fermerëve dhe të interesuarve, për t’i dhënë asistencë dhe informacionin e nevojshëm për të aplikuar në programin për kredi me interesa të ulëta. AZHBR thekson se programi i financimit për SME-të dhe sektorin e bujqësisë është një program i ri kreditimi me vlerë totale prej 25 miliardë lekësh, i cili është i financuar nga Banka e Shqipërisë dhe synon të mbështesë SME-të dhe sektorin e bujqësisë me kredi me norma preferenciale interesi.