Tag: azhbr

  • Abuzimet në AZHBR/ Asnjë reflektim nga ndërprerja e fondeve IPARD, ekspertët: Rastet përsëriten sepse nuk ka dënime

    Abuzimet në AZHBR/ Asnjë reflektim nga ndërprerja e fondeve IPARD, ekspertët: Rastet përsëriten sepse nuk ka dënime

    BE i ndërpreu fondet për bujqësinë për shkak të korrupsionit, pasi paratë e programit IPARD jo gjithmonë shkuan te njerëzit e tokës.

    Kjo skemë u përsërit sërish këtë vit, por kësaj here me paratë e buxhetit të shtetit. Nëpërmjet Skemës Kombëtare të Investimeve, drejtoresha e AZHBR-së, Ardita Kuçi, së bashku me inspektoren Ana Ago dhe babain e saj, Ylli Ago, investimin prej 280 mln për ngritjen e një stalle lopësh, e bënë duke u favorizuar lidhjet familjare mes njëri-tjetrit.
    Sipas ekspertëve të bujqësisë, ngjarje të tilla do të përsëriten për sa kohë nuk ka asnjë të dënuar.
    “Ky institucion nuk ka reflektuar nga gabimet e të shkuarës me fondet, siç janë ato të IPARD. Ky është mesazhi më i keq që mund t’u jepet fermerëve shqiptarë dhe sektorit të bujqësisë në tërësi, i cili si asnjë sektor tjetër e vuan mungesën e fondeve”, shprehet eksperti i bujqësisë, Ndoc Fasllia.
    Ndërsa gjithnjë e më shumë promovohet ndihma që u jepet fermerëve përmes granteve, e vërteta qëndron ndryshe, pasi mbështetja financiare është orientuar drejt individëve që kanë njohje personale me titullarët e AZHBR.
    Ekspertja e ekonomisë, Romina Radonshsiqi thotë: “Fondet e AZHBR-së janë një element shumë pozitiv për të motivuar fermerët, për të investuar dhe për të qëndruar në vendin tonë. Çështje të tipit si mitmarrja, nepotizmi bëjnë që shumë fermerë të mos marrin pjesë nga mbështetja që jep qeveria.”
    Lajmi i TCH vendosi në lëvizje edhe vetë Ministrinë e Bujqësisë, duke ngritur një grup pune për të hetuar abuzimet që janë bërë në drejtorinë e besuar deri më sot Ardita Kuçit.
    “Unë mendoj se ka ardhur koha që në strukturat e auditimit dhe në agjencitë e rëndësishme që menaxhojnë fonde të bëhet një reformë strukturore, pasi këto njësi auditimi duhet të dalin në institucione qendrore, mos të jenë në varësi të titulluesit”, shton Fasllia.
    Ndërkohë që AZHBR nxitoi për të shpërndarë fondet e skemës së investimeve, nga ana tjetër po ky institucion nuk ka likuiduar fermerët që janë shpallur fitues në skemën kombëtare. Edhe pse kjo çështje u diskutua në KE nga deputeti Erion Braçe, përsëri fermerët janë në pritje të parave të premtuara.

    Top Channel

  • Ministria e Bujqësisë urdhëron audit në AZHBR! Detaje të reja nga projekti që aplikoi babai dhe ia firmosi e bija inspektore

    Ministria e Bujqësisë urdhëron audit në AZHBR! Detaje të reja nga projekti që aplikoi babai dhe ia firmosi e bija inspektore

    Një ditë pasi Top Channel publikoi rastin e miratimit te një projekti 280 milionë leke nga AZHBR nen dyshimet e konfliktit te interesit, Ministria e Bujqësisë ka ngritur një audit të brendshëm për të hetuar abuzimet e mundshme me fondet publike.
    Bëhet fjalë për projektin, ku drejtoresha e përgjithshme e AZHBR, Ardita Kuçi, firmos kontratën për subjektin Bënja SHPK, projekt i realizuar nga inxhinieri Ylli Ago dhe që përfshin një investim prej 28,830,911 lekëve të reja për të ngritur stallë lopësh në Kuçovë të Beratit.
    Ky projekt u pranua dhe u inspektua nga vajza e inxhinierit, Ana Ago që në AZHBR mban postin e Inspektores pranë Drejtorisë së Përzgjedhjes së Pranimit të Projekteve. Më anë të thirrjes së Skemës Kombëtare për Investim Ardit Bënja, u shpall fitues dhe mori si grant 50% të investimit, pra 14.415.455 lekë të reja. Ardit Bënja, nuk është vetëm fermer por edhe drejtues i FRPD në Kuçovë.
    E ndërsa pritej që AZHBR të jepte sqarime për këtë rast, drejtuesja e këtij institucioni ka zgjedhur që faktet dhe dokumentet e paraqitura nga Top Channel t’i konsideroje si fushate sulmesh.
    “Në transparencë për publikun AZHBR bën me dije se prej kohësh është bërë objekt fushate të koordinuar lajmesh të rreme. AZHBR i është drejtuar zyrtarisht organeve kompetente.”Ndërkohë Top Channel mëson një tjetër detaj që përforcon dyshimet për nepotizëm në rastin e projektit të fituar nga subjekti Bënja. Inspektorja Ana Ago, jo vetëm që është vajza e inxhinierit që ka miratuar projektin, por mësohet se ka lidhje familjare edhe me vete drejtoreshën e AZHBR, Ardita Kuçi.Kjo shpjegon edhe pse Ardita Kuçi e shpalli histori suksesi projektin e krushkut të saj./ Top Channel

  • “Fushatë e koordinuar sulmesh ndaj institucionit“/ AZHBR reagon pas akuzave: Synojnë dëmtimin e imazhit

    “Fushatë e koordinuar sulmesh ndaj institucionit“/ AZHBR reagon pas akuzave: Synojnë dëmtimin e imazhit

    Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural ka reaguar zyrtarisht këtë të martë, duke deklaruar se prej një kohe të gjatë është bërë shënjestër e një fushate të koordinuar lajmesh të rreme, të cilat, sipas institucionit, synojnë dëmtimin e imazhit dhe pengimin e punës së tij.
    Në njoftimin për mediat, AZHBR bën me dije se ka depozituar kërkesë pranë organeve kompetente, duke kërkuar që çdo rast shpifjeje apo keqinformimi të trajtohet në mënyrë ligjore dhe përgjegjësit të mbajnë pasojat që parashikon ligji.
    Institucioni thekson se mbetet i hapur për çdo qytetar, ekspert të fushës apo gazetar që kërkon informacion mbi aktivitetin dhe programet që menaxhon. Sipas AZHBR-së, transparenca dhe bashkëpunimi me publikun janë pjesë thelbësore e punës së përditshme.
    “Do të vazhdojmë të veprojmë me integritet dhe profesionalizëm, duke çuar përpara misionin tonë në shërbim të komunitetit bujqësor dhe zhvillimit rural,” thuhet në deklaratë.

  • Ministria e Bujqësisë urdhëron audit në AZHBR. Detaje të reja nga projekti që aplikoi babai dhe ia firmosi e bija inspektore

    Ministria e Bujqësisë urdhëron audit në AZHBR. Detaje të reja nga projekti që aplikoi babai dhe ia firmosi e bija inspektore

    Një ditë pasi Top Channel publikoi rastin e miratimit te një projekti 280 milionë leke nga AZHBR nen dyshimet e konfliktit te interesit, Ministria e Bujqësisë ka ngritur një audit të brendshëm për të hetuar abuzimet e mundshme me fondet publike.

    Bëhet fjalë për projektin, ku drejtoresha e përgjithshme e AZHBR, Ardita Kuçi, firmos kontratën për subjektin Bënja SHPK, projekt i realizuar nga inxhinieri Ylli Ago dhe që përfshin një investim prej 28,830,911 lekëve të reja për të ngritur stallë lopësh në Kuçovë të Beratit.
    Ky projekt u pranua dhe u inspektua nga vajza e inxhinierit, Ana Ago që në AZHBR mban postin e Inspektores pranë Drejtorisë së Përzgjedhjes së Pranimit të Projekteve. Më anë të thirrjes së Skemës Kombëtare për Investim Ardit Bënja, u shpall fitues dhe mori si grant 50% të investimit, pra 14.415.455 lekë të reja. Ardit Bënja, nuk është vetëm fermer por edhe drejtues i FRPD në Kuçovë.
    E ndërsa pritej që AZHBR të jepte sqarime për këtë rast, drejtuesja e këtij institucioni ka zgjedhur që faktet dhe dokumentet e paraqitura nga Top Channel t’i konsideroje si fushate sulmesh.
    “Në transparencë për publikun AZHBR bën me dije se prej kohësh është bërë objekt fushate të koordinuar lajmesh të rreme. AZHBR i është drejtuar zyrtarisht organeve kompetente.”
    Ndërkohë Top Channel mëson një tjetër detaj që përforcon dyshimet për nepotizëm në rastin e projektit të fituar nga subjekti Bënja. Inspektorja Ana Ago, jo vetëm që është vajza e inxhinierit që ka miratuar projektin, por mësohet se ka lidhje familjare edhe me  vete drejtoreshën e AZHBR, Ardita Kuçi.
    Kjo shpjegon edhe pse Ardita Kuçi e shpalli histori suksesi projektin e krushkut të saj.

    Top Channel

  • SYRI TV/ ‘Të fala Ristanit’ – Pse Tërmet Peçi u thirr në SPAK, çfarë deklaroi dhe skema ‘5D’ që zbuloi emisioni ‘Plug’

    SYRI TV/ ‘Të fala Ristanit’ – Pse Tërmet Peçi u thirr në SPAK, çfarë deklaroi dhe skema ‘5D’ që zbuloi emisioni ‘Plug’

    Ish-kryetari i Bashkisë së Tepelenës dhe njëkohësisht deputeti i Partisë Socialiste, Tërmet Peçi është thirrur këtë të martë në SPAK. Peçi ka qëndruar për rreth një orë në organin e akuzës. Burime kanë konfirmuar se ai është thirrur në SPAK pas investigimit të emisionit ‘Plug’ në Syri Televizion dhe denoncimeve të Arben Ristanit dhe Adriana Kalasë. Tërmet Peçi dyshohet se fshihet pas një kompanie e cila ka përfituar fonde publike dhe fonde nga AZHBR.

    Nga SYRI TV
    Deputeti socialist, Tërmet Peçi u paraqit në SPAK këtë të martë, 25 nentor, ku qëndroi për 1 orë e 10 minuta. Në dalje, Peçi refuzoi të komentonte për mediat, teksa tha në ikje: ‘T’ë falë Ristanit’.

    Arben Ristani ishte zyrtari demokrat që disa muaj më parë denoncoi publikisht Tërmet Peçin lidhur me shpërdorimin e fondeve të IPARD-it nga ish-kryebashkiaku i Tepelenës, mbi të dhënat që u publikuan për herë të parë nga emisioni investigativ “Plug” në Syri Televizion.Më pas ishte Adriana Kalaja që depozitoi kallëzim penal në SPAK, dhe kjo e fundit e ka regjistruar procedimin, ndërsa disa muaj më parë kreu edhe kontrolle në Bashkinë e Tepelenës.

    “Plug” denoncoi se kompania “NG STRUCTURE”, e themeluar nga bashkëshortja e drejtorit të Planifikimit në Bashkinë Tepelenë, Lorenc Bami, ka marrë plot 66 milionë euro tendera publikë, si operator i vetëm por edhe në bashkëpunim me operatorë të tjerë.Edhe pse Aleksandra Bami e “NG STRUCTURES”, sipas të dhënave të opendata.al, ka përfituar pagesa nga buxheti i shtetit për vitet 2019–2025 në vlerën e 18 milionë eurove. Ndërsa në total janë përfituar 66 milionë euro tendera nga grupime operatorësh, ku pjesë ka qenë kompania e bashkëshortes së drejtorit të Tërmet Peçit.

    Tërmet Peçi, që la drejtimin e Bashkisë Tepelenë për t’u bërë deputet, dyshohet se qëndron pas kompanisë IMUENTIS, e themeluar në vitin 2019 nga shtetasi Gjolek Shehu, e cila lidhi një kontratë qiraje për një pronë publike me Bashkinë Tepelenë.Lorenc Bami së bashku me Tërmet Peçin i japin kësaj kompanie tokë shtetërore me qira, për 5 ditë i miratojnë leje ndërtimi, më pas e ndihmojnë të përfitojë 760.000 euro fonde nga AZHBR dhe në fund themelojnë kompani për të bërë ndërtimin e një thertoreje.

    Sipas “Plug”, Tërmet Peçi dyshohet se fsheh interesa financiare edhe pas Agroturizëm Rexhini në fshatin Rexhinë. Edhe në këtë rast, Peçi ka përdorur kompaninë e bashkëshortes së drejtorit të tij, Lorenc Bami, dhe motrën e tij, Manjola Haska, duke u dhënë prona publike për ndërtimin e agroturizmit.Madje, “Agro Turizëm Rexhini”, që është në emër të motrës së Tërmet Peçit, ka përfituar 225 mijë euro fonde nga AZHBR. Por fonde nga AZHBR ka përfituar në vlerën e 15 mijë eurove edhe Spartak Haska, bashkëshorti i Manjola Haskës.

  • Akuzat për korrupsion dhe abuzim me fondet, reagon AZHBR: Çdo abuzues të mbajë përgjegjësi për veprimet e tij

    Akuzat për korrupsion dhe abuzim me fondet, reagon AZHBR: Çdo abuzues të mbajë përgjegjësi për veprimet e tij

    azhbr

    TIRANË- Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural (AZHBR) ka reaguar duke mohuar pretendimet që qarkullojnë në mediat lidhur me aktet korruptive dhe abuzimin me fondet në këtë intistucion. Në një reagim zyrtar për mediat, AZHBR ka rrëzuar akuzat në fjalë, teksa bën me dije se për këtë, i është drejtuar organeve kompetente, me qëllim që çdo pretendim të trajtohet në mënyrë ligjore dhe çdo abuzues të mbajë përgjegjësi për veprimet e tij. Gjithashtu, AZHBR thekson se mbetet i hapur për çdo qytetar dhe siguron do të vazhdojë të veprojë me transparencë, integritet dhe profesionalizëm.
    Njoftimi i plotë për mediat:
    Në respekt të transparencës me publikun, Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural (AZHBR) bën me dije se prej kohësh është bërë objekt i një fushate të koordinuar lajmesh të rreme, të fabrikuara me qëllim dëmtimin e imazhit dhe punës së institucionit.
    Përballë kësaj situate të përsëritur, AZHBR i është drejtuar zyrtarisht organeve kompetente, me qëllim që çdo rast shpifjeje apo keqinformimi të trajtohet në mënyrë ligjore dhe çdo abuzues të mbajë përgjegjësi për veprimet e tij.
    Institucioni mbetet plotësisht i hapur dhe i gatshëm për çdo qytetar, profesionist të fushës apo përfaqësues të medias që ka kërkuar, kërkon dhe do të kërkojë informacion mbi aktivitetin dhe programet tona. AZHBR do të vazhdojë të veprojë me transparencë, integritet dhe profesionalizëm, duke e çuar përpara misionin e saj në shërbim të komunitetit bujqësor dhe zhvillimit rural të vendit.

    AZHBR është përballur me akuza për korrupsion që ka të bëjë kryesisht me menaxhimin e fondeve dhe mungesën e transparencës, pikërisht, në administrimin e tyre. Gjithashtu, bëhet fjalë edhe për akuza sa i përket keqpërdorimit të fondeve nga ana e zyrtarëve të agjencisë, të cilët mund të kenë përfituar nga pozitat e tyre për të marrë rryshfete ose për të favorizuar individë dhe biznese të caktuara./ZËRI

  • Babai aplikon, vajza inspektore i firmos projektin; si u bënë “rrush e kumbulla” fondet e IPARD

    Babai aplikon, vajza inspektore i firmos projektin; si u bënë “rrush e kumbulla” fondet e IPARD

    Gjatë vitit 2024, thirrjes së Skemës Kombëtare të Investimeve iu përgjigjen 403 fermerë, midis tyre aplikoi dhe kryetari i FRPD së Kuçovës, Ardit Bënja. Si çdo aplikues edhe ky fermer dosjen e projektit e realizoi pranë një studioje projektesh, që drejtohet nga inxhinieri Ylli Ago. Arditi kërkon që nëpërmjet kësaj skemë nga AZHBR të subvencionohet për ngritjen e një stalle lopësh që kap vlerën e 28.830,911 të reja, por sipas rregullave ai ka të drejtë të marrë si grant 50% të investimit.
    Projekti i realizuar nga Ylli Ago, u shqyrtua nga vajza e tij Ana Ago, që në AZHBR mban postin e inspektores pranë Drejtorisë së Përzgjedhjes së Pranimit të Projekteve, dhe në ketë rast vajza nuk mund të refuzonte atin e saj, ku përfundimi është finalizimi i lidhjes së kontratës midis aplikuesit dhe AZHBR, që e përkthyer në shifra Arditi përfitoi si grant 14.415.455 lekë të reja. Por kjo dosje nuk mban vetëm firmat e familjes Ago, por edhe firmën e drejtoreshës së përgjithshme të AZHBR, Ardita Kuçi. Ku së bashku më Anën, shpallin fitues projektin e babait, Ylli Ago. Edhe pse emri i tij është pothuajse në çdo faqe të projektit ky detaj nuk është vënë re nga syri drejtoreshës, Ardita Kuçi. E pavarësisht kësaj, stalla e Arditit u reklamua si një histori suksesi nga Ardita Kuçi, raporton “TCH”.
    Deri më tani përfituesi Bënja SHPK ka marrë vetëm 30% të shumës, si formë parapagimi, pjesa tjetër e fondit lëvrohet atëherë kur përfundon i gjithë investimi. Fondi i kësaj skemë në vitin 2024 kapte vlerën e 1.5 miliard lekësh, ku në veçanti paratë u shpërndanë në pesë masa: ndërtimi i serave diellore, instalimi i rrjeteve antibreshër, ndërtimi i stallave, mekanizmi bujqësor, kosha, rrjeta peshkimi për akukulturë. Kjo skemë kishte për qellim të zëvendësonte programin IPARD, i cili prej gati tre vitesh është i pezulluar sepse dyshohet se fondet e BE shkuan në rrugët e korrupsionit, dosje që vazhdon të hetohet jo vetëm nga OLAF, por edhe SPAK.

  • AZHBR shpalli fitues projektin e babait të inspektores, vajza e firmosi

    AZHBR shpalli fitues projektin e babait të inspektores, vajza e firmosi

    Gjatë vitit 2024, thirrjes së Skemës Kombëtare të Investimeve iu përgjigjen 403 fermerë, midis tyre aplikoi dhe kryetari i FRPD së Kuçovës, Ardit Bënja.
    Si çdo aplikues edhe ky fermer dosjen e projektit e realizoi pranë një studioje projektesh, që drejtohet nga inxhinieri Ylli Ago. Arditi kërkon që nëpërmjet kësaj skemë nga AZHBR të subvencionohet për ngritjen e një stalle lopësh që kap vlerën e 28.830,911 të reja, por sipas rregullave ai ka të drejtë të marrë si grant 50% të investimit.
    Projekti i realizuar nga Ylli Ago, u shqyrtua nga vajza e tij Ana Ago, që në AZHBR mban postin e inspektores pranë Drejtorisë së Përzgjedhjes së Pranimit të Projekteve, dhe në ketë rast vajza nuk mund të refuzonte atin e saj, ku përfundimi është finalizimi i lidhjes së kontratës midis aplikuesit dhe AZHBR, që e përkthyer në shifra Arditi përfitoi si grant 14.415.455 lekë të reja.
    Por kjo dosje nuk mban vetëm firmat e familjes Ago, por edhe firmën e drejtoreshës së përgjithshme të AZHBR, Ardita Kuçi. Ku së bashku më Anën, shpallin fitues projektin e babait, Ylli Ago. Edhe pse emri i tij është pothuajse në çdo faqe të projektit ky detaj nuk është vënë re nga syri drejtoreshës, Ardita Kuçi. E pavarësisht kësaj, stalla e Arditit u reklamua si një histori suksesi nga Ardita Kuçi.
    Deri më tani përfituesi Bënja SHPK ka marrë vetëm 30% të shumës, si formë parapagimi, pjesa tjetër e fondit lëvrohet atëherë kur përfundon i gjithë investimi. Fondi i kësaj skemë në vitin 2024 kapte vlerën e 1.5 miliard lekësh, ku në veçanti paratë u shpërndanë në pesë masa: ndërtimi i serave diellore, instalimi i rrjeteve antibreshër, ndërtimi i stallave, mekanizmi bujqësor, kosha, rrjeta peshkimi për akukulturë. Kjo skemë kishte për qellim të zëvendësonte programin IPARD, i cili prej gati tre vitesh është i pezulluar sepse dyshohet se fondet e BE shkuan në rrugët e korrupsionit, dosje që vazhdon të hetohet jo vetëm nga OLAF, por edhe SPAK./ Voxnews.al

  • Babai aplikon, vajza inspektore i firmos projektin! Si përfitoi 150 milionë lekë drejtuesi i FRPD nga fondet e AZHBR për bujqësinë

    Babai aplikon, vajza inspektore i firmos projektin! Si përfitoi 150 milionë lekë drejtuesi i FRPD nga fondet e AZHBR për bujqësinë

    Ardita kuçi-Ardit Bënja

    TIRANË- Gjatë vitit 2024, thirrjes së Skemës Kombëtare të Investimeve iu përgjigjen 403 fermerë, midis tyre aplikoi dhe kryetari i FRPD së Kuçovës, Ardit Bënja.
    Si çdo aplikues edhe ky fermer dosjen e projektit e realizoi pranë një studioje projektesh, që drejtohet nga inxhinieri Ylli Ago. Arditi kërkon që nëpërmjet kësaj skemë nga AZHBR të subvencionohet për ngritjen e një stalle lopësh që kap vlerën e 28.830,911 të reja, por sipas rregullave ai ka të drejtë të marrë si grant 50% të investimit.
    Projekti i realizuar nga Ylli Ago, u shqyrtua nga vajza e tij Ana Ago, që në AZHBR mban postin e inspektores pranë Drejtorisë së Përzgjedhjes së Pranimit të Projekteve, dhe në ketë rast vajza nuk mund të refuzonte atin e saj, ku përfundimi është finalizimi i lidhjes së kontratës midis aplikuesit dhe AZHBR, që e përkthyer në shifra Arditi përfitoi si grant 14.415.455 lekë të reja.
    Por kjo dosje nuk mban vetëm firmat e familjes Ago, por edhe firmën e drejtoreshës së përgjithshme të AZHBR, Ardita Kuçi.  Ku së bashku më Anën, shpallin fitues projektin e babait, Ylli Ago. Edhe pse emri i tij është pothuajse në çdo faqe të projektit ky detaj  nuk është vënë re nga syri  drejtoreshës, Ardita Kuçi. E pavarësisht kësaj, stalla e Arditit u reklamua si një histori suksesi nga Ardita Kuçi.
    Deri më tani përfituesi Bënja SHPK ka marrë vetëm 30% të shumës, si formë parapagimi, pjesa tjetër e fondit lëvrohet atëherë kur përfundon i gjithë investimi. Fondi i kësaj skemë në vitin 2024 kapte vlerën e 1.5 miliard lekësh, ku në veçanti paratë  u shpërndanë në pesë masa: ndërtimi i serave diellore, instalimi i rrjeteve antibreshër, ndërtimi i stallave, mekanizmi bujqësor, kosha, rrjeta peshkimi për akukulturë.  Kjo skemë kishte për qellim të zëvendësonte programin IPARD,  i cili prej gati tre vitesh është i pezulluar sepse dyshohet se fondet e BE shkuan në rrugët e korrupsionit, dosje që vazhdon të hetohet jo vetëm nga OLAF, por edhe SPAK./Top Channel

  • DOKUMENTI/ Babai aplikon, vajza inspektore i firmos projektin. Si përfitoi 150 milionë lekë drejtuesi i FRPD nga fondet e AZHBR për bujqësinë

    DOKUMENTI/ Babai aplikon, vajza inspektore i firmos projektin. Si përfitoi 150 milionë lekë drejtuesi i FRPD nga fondet e AZHBR për bujqësinë