Tag: azgan

  • Zgjedhjet e 11 majit/ Azgan Haklaj: Rama dhe Berisha, projekt për të mbajtur peng opozitën dhe demokracinë

    Zgjedhjet e 11 majit/ Azgan Haklaj: Rama dhe Berisha, projekt për të mbajtur peng opozitën dhe demokracinë

    Kandidati për deputet i Koalicionit Euroatlantik në Tiranë, Azgan Haklaj, ka reaguar ashpër ndaj zhvillimeve të fundit politike, duke përdorur një krahasim domethënës: “Lakrorit po i hiqen petët një nga një!”
    Në një koment të drejtpërdrejtë, Haklaj shkruan:“Fillerojtesi Nuredin Seci u sakrifikua për t’u bërë ‘shpëtimtari’ i Sali Berishës! Ai ndryshon nga Fillerojtesi Deda i filmit Rrugë të Bardha. Deda e dha jetën për të shpëtuar jetë njerëzore. Nurja u sakrifikua për udhën e zezë të nongratës Sali Berisha.”
    Duke e cilësuar këtë një ngjarje të rëndë, Haklaj thekson se kjo provon konspiracionin dhe kryqëzatën e organizuar nga Charles McGonigal kundër opozitës dhe liderit të saj të ligjshëm, Lulzim Basha. Sipas tij, ngjarjet e fundit tregojnë qartë se kush fshihej pas lobingut rus.
    Në mesazhin e tij, Azgan Haklaj paralajmëron se projekti dhe ujdia e binomit Rama-Berisha kanë për qëllim të mbajnë peng opozitën dhe të dëmtojnë demokracinë në Shqipëri.
    “Shqiptarët tani e kanë të qartë për kë duhet të votojnë”, thekson Haklaj, duke u bërë thirrje qytetarëve që më 11 maj të mbështesin Koalicionin Euroatlantik me numrin 4 në fletën e votimit.
    Postimi i plotë i Haklajt:
    Lakrorit po i hiqen petët një nga një!
    Filleroijtesi Nuredin Seci u sakrifikua për t’u bërë “shpetimtari” i Sali Berishës!
    Ai ndryshon nga Fillerojtesi Deda i filmit Rrugë të Bardha.
    Deda e dha jetën për të shpëtuar jetë njerëzore.
    Nurja u sakrifikua për udhën e zezë të nongratës Sali Berisha.
    Kjo ngjarje e rëndë verteton konspiracionin dhe kryqëzatën e Çarls Mcgonigal-it kundër opozitës dhe liderit të saj Lulzim Basha dhe deshmoi se kush fshihet pas lobingut rus.
    Projekti dhe ujdia e binomit Rama & Berisha ka qëllim për ta mbajtur peng opozitën dhe demokracinë.
    Lakrorit i’u hoqën petët një nga një.
    Shqiptarët tani e kanë të qartë për kë duhet të votojnë.
    Koalicionin Euroatlantik me nr 4.

  • Ndarja nga jeta e Papa Françeskut, Azgan Haklaj: Shqipëria dhe Kosova të shpallin zi kombëtare

    Ndarja nga jeta e Papa Françeskut, Azgan Haklaj: Shqipëria dhe Kosova të shpallin zi kombëtare

    Ish-deputeti demokrat, Azgan Haklaj, ka reaguar në rrjetet sociale pas lajmit të ndarjes nga jeta të Papa Françeskut, duke e cilësuar këtë humbje si një ngjarje me përmasa botërore, që prek jo vetëm botën katolike, por gjithë njerëzimin.

    Në një postim në Facebook, Haklaj shkruan se Papa Françesku dha frymën e fundit një ditë pas bekimit të të gjithë të krishterëve me rastin e festës së Pashkëve, duke lënë pas një trashëgimi të fuqishme paqeje, drejtësie dhe qytetërimi.
    “Një sugjerim sa kombëtar po aq njerëzor…!
    Papa Françesku dha frymën e fundit një ditë pasi bekoi të gjithë të krishterët për festën e Shenjtë të Pashkëve.
    Bota katolike është në zi…dhe jo vetëm.
    Në zi është i gjithë njerëzimi të cilit Papa i uronte paqe, drejtësi dhe civilizim.
    Nëse ka një komb i cili pas Shën Pjetrit duhet të ulë flamurin në gjysmë shtizë ai është Kombi Shqiptar.
    Pa shumë histori gjenealogjie religjioze dua t’ju kujtoj të gjithëve se ai që ligjëroi Krishterimin ishte Perandori me origjine Dardane Konstandini i Madh.
    Gjergj Kastrioti ishte perdja e hekurt që ndaloi Perandorisë Osmane për të intervenuar në perëndim ndërsa Shenjtorja jonë Nënë Tereza ishte përçuesja hyjnore e vlerava humane të Krishterimit.
    Në këto kushte i kërkoj shqiptarisht e politikisht Z Bajram Begaj, President i Republikës së Shqipërisë, dhe Presidentes të Republikës së Kosovës Znj Vjosa Osmani të shpallin një ditë zie kombëtare për ndarjen nga jeta të Shenjtërise së Tij Papa Françesku”, shkruan Haklaj.

    Top Channel

  • Veteranët e UÇK nderojnë Azgan Haklajn: Vlerësimi për mua është edhe për Malësinë e Gjakovës

    Veteranët e UÇK nderojnë Azgan Haklajn: Vlerësimi për mua është edhe për Malësinë e Gjakovës

    Ish-deputeti demokrat Azgan Haklaj, aktualisht kandidat për deputet në Koalicionin Euroatlantik, është nderuar në Tetovë në një aktivitet kushtuar heronjve të UÇK-së.

    “Ndihem i emocionuar për vlerësimin e madh. Ka tre germa të arta të alfabetit shqip, U.Ç.k. Vlerësimi për mua është edhe vlerësim për familjen time, është vlerësim për malësinë e Gjakovës, është rivlerësim për Tahir Sinanin, gjeneral e kësaj lufte. Është rivlerësim për të parët tanë dhe testamentin që ata na lanë, është besimi në zot, dashuria për atdheun dhe kujdesi për familjen.’ – tha Azgan Haklaj në fjalën e tij.
    Aktiviteti solemn kushtuar “heronjve të heshtur të UÇK-së” është i pari i këtij lloji dhe u mbajt nën organizimin e Shoqatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare.
    Mes të pranishmëve që morën fjalën Shkëlqim Hajdari i cili shtoi se, “Azgan Haklaj bëri një jetë pa asnjë ndërprerje, në mbështetje të luftës për çlirimin nga robëria të shqiptarëve në Kosovë, Preshevë, dhe Maqedoni të Veriut”.

    Top Channel

  • Atentati i dështuar në Fier, shënjestrat të afërm të Azgan Mërnicës, vrasësit të policit Novruz Cenalia 

    Atentati i dështuar në Fier, shënjestrat të afërm të Azgan Mërnicës, vrasësit të policit Novruz Cenalia 

    Një atentat dështoi sot në qytetin e Fierit, ku shënjestra ishin anëtarë të fisit Mernica. Dy persona, babë e bir, Afrim dhe Ali Cimili, dyshohet të jenë autorët që kanë qëlluar në drejtim të drejtuesit të një motori dhe nënës së tij, Suzana Mernica.
    Kjo e fundit mësohet se është e afërme e 23-vjeçarit Azgan Mernica, që ekzekutoi me plumb në kokë efektivin e “Shqiponjave”, Novruz Cenalia në maj 2024. Mërnica ka qenë pjesë e Strukturës së Armatosur të PD për Mbrojtjen e Votës në 2021.