Tag: axurrët

  • Norvegjia shpërfytyron Italinë dhe shkon në Botëror pas 28 vitesh, axurrët në Play Off

    Norvegjia shpërfytyron Italinë dhe shkon në Botëror pas 28 vitesh, axurrët në Play Off

    Italia zhgënjen totalisht, teksa pësoi disfatë 1-4 ndaj Norvegjisë në kualifikueset e botërorit. Me këtë rezultat, axurrët janë zyrtarisht në Play Off, ndërsa norvegjezët shkojnë direkt në SHBA.
    Ekipi i Gatussos shënoi i pari me Espositon, duke të dhënë idenë se gjërat do të jenë të lehta. Nuk ndodh kështu, pasi mysafirët kthyen gjithçka në favorin e tyre. Fillimisht Nusa vendosi ekuilibrat, sakaq një super Haaland realizoi dopietë, duke përmbysur ndeshjen. Në fund pati kohë edhe për një gol të Larsen.

    Norvegjia rikthehet në Botëror pas 28 vitesh, me shpresën se do të mund të lërë gjurmë. Në krahun tjetër, Italia pret shortin e Play Off me 20 nëntor.

  • Spaleti njofton largimin nga Italia, axurrët synojnë trajnerin e mrekullive për t’i çuar në Botëror

    Spaleti njofton largimin nga Italia, axurrët synojnë trajnerin e mrekullive për t’i çuar në Botëror

    Italia e nisi me një humbje befasuese 3-0 kundër Norvegjisë fushatën kualifikuese për në Kupën e Botës 2026. Një disfatë e tillë nuk është pritur mirë te axurrët, që kanë vendosur të marrin masat pa qenë ende vonë. Spaleti ka komunikuar në konferencë për shtyp se do të jetë nesër në stol kundër Moldavisë dhe më pas do të japë miratimin për largimin nga drejtimi i Kombëtares.
    Ndërkohë “La Gazzetta dello Sport” raporton se Federata Italiane e Futbollit ka objektiv kryesor arritjen e marrëveshjen me atë që ka nisur të njihet si trajneri i mrekullive. Bëhet fjalë për Klaudio Ranierin. Ky fundit i ka dhënë provat se di si të befasojë dhe se si të ngrejë nivelin e skuadrave të tij. Më parë ka arritur të fitojë titullin kampion në Ligën Premier me Leiçesterin, ndërsa në këtë sezon mori Romën nga një krizë e thellë rezultatesh dhe e dërgoi në vendin e 5-të në renditjen e Serisë A./Sport Ekspres/

  • Norvegjia e Halandit “i fsheh” portën Italisë, axurrët i nisin kualifikueset me humbje të thellë

    Norvegjia e Halandit “i fsheh” portën Italisë, axurrët i nisin kualifikueset me humbje të thellë

    Italia e ka nisur në mënyrën më të keqe të mundshme fushatën kualifikuese për Kupën e Botës 2026. Axurrët janë mposhtur me shifrat 3-0 në transfertën norvegjeze. Nordikët e mbyllën historinë e këtij takimi që në pjesën e parë të lojës. Sorlothi hapi serinë e golave në minutën e 14, e vazhdoi Nusa më minutën e 34-t dhe e përmbylli Halandi në minutën e 42-të.
    Përpos golave të pësuar, italianët nuk arritën dot të krijonin rrezikshmëri në sulm. Ekipi i Spaletit arriti të godiste vetëm një herë portën përgjatë 90 minutave. Norvegjia udhëheq grupin me 9 pikë të plota, teksa me këtë humbje tashmë Italia rrezikon kualifikimin e drejtpërdrejtë për në fazën e grupeve të Botërorit që do të zhvillohet vitin e ardhshëm në Amerikën e Veriut./Sport Ekspres/