Tag: awards

  • Robert De Niro feston 82 vjetorin e lindjes

    Robert De Niro feston 82 vjetorin e lindjes

    Robert Anthony De Niro (lindi më 17 gusht 1943) është një aktor amerikan. I njohur për bashkëpunimet me Martin Scorsese, ai konsiderohet si një nga aktorët më me ndikim të brezit të tij. De Niro është marrës i vlerësimeve të ndryshme, duke përfshirë dy Academy Awards, një Golden Globe Award, Cecil B. DeMille Award, dhe një Screen Actors Guild Life Achievement Award. Në vitin 2009, De Niro mori Kennedy Center Honor dhe fitoi një Medalje Presidenciale të Lirisë nga Presidenti i SHBA-së Barack Obama në vitin 2016.

    De Niro studioi aktrim nëHB Studio, Stella Adler Conservatory, dhe Actors Studio të Lee Strasberg. Bashkëpunimi i tij i parë me Scorsese ishte me filmin e vitit 1973, Mean Streets. De Niro fitoi dy Academy Awards, një për Aktorin më të Mirë Dytësor për rolin e tij si Vito Corleone në The Godfather: Part 2 (1974) të Francis Ford Coppola dhe tjetri për Aktorin më të Mirë duke portretizuar Jake LaMotta në dramën e Scorsese, Raging Bull (1980). Rolet e tjera të tij të nominuara për Oscar ishin për Taxi Driver (1976), The Deer Hunter (1978), Awakenings (1990), Cape Fear (1991), dhe Silver Linings Playbook (2012).

    Ai ka luajtur gjithashtu në filmat 1900 (1976), The King of Comedy (1982), Once Upon a Time in America (1984), Brazil (1985), The Mission (1986), Goodfellas (1990), This Boy’s Life (1993), Mary Shelley’s Frankenstein (1994), Heat (1995), Casino (1995), Jackie Brown (1997), Joker (2019), The Irishman (2019), dhe Killers of the Flower Moon (2023). Ai drejtoi dhe luajti si në A Bronx Tale (1993) dhe The Good Shepherd (2006). Rolet e tij komike përfshijnë Midnight Run (1988), Wag the Dog (1997), Analyze This (1999), filmat Meet the Parents (2000–2010), dhe The Intern (2015)./ KultPlus.com

  • “Globe Soccer Awards”në Shqipëri? Kryeministri: Besojmë se zgjedhja do të jemi ne

    Në rubrikën “Sy m’Sy’ në rrjetin social Facebook, Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se po punohet për të sjellë në Shqipëri edicionin europian të “Globe Soccer Awards” (Çmimit të Globit të Futbollit).

    Teksa e konsideroi një eveniment të jashtëzakonshëm, kreu i qeverisë deklaroi se dy vendet pretendente për t’u zgjedhur janë Madridi dhe Shqipëria, ndërsa shpreson që vendi ynë të zgjidhet për të dhënë çmimin e futbollistit më të mirë të vitit.

    “Ndërkohë jemi në një diskutim së fundi për të sjellë në Shqipëri, 95% në Tiranë, sepse jemi duke diskutuar edhe Durrësin e Vlorën si opsione, edicionin europian të ‘Globe Soccer Awards’

    Është një eveniment i jashtëzakonshëm që mbahet në mënyrë të përvitshme sa i përket edicionit të vet global në Dubai dhe prej edicionit europian, organizatorët janë në një diskutim me Madridin dhe me ne këtu në Shqipëri. Kemi shumë arsye të besojmë se zgjedhja do jemi ne dhe do jetë fantastike që çmimin e futbollistit më të mirë të vitit nga Globe Soccer Lamine Yamal t’ia japim këtu në Tiranë”, deklaroi Rama, teksa shtoi se po punohet gjithashtu për të sjellë në Shqipëri një edicion të Padel International.

    “Ndërkohë po punojmë edhe me Padel International, aktivitet i jashtëzakonshëm me mbulim të jashtëzakonshëm në gjithë botën që të sjellim në Shqipëri një edicion të tij”, tha ai./RTSH/

    Vazhdo leximin

  • Por sa është fatura? Rama: Do sjellim “The Globe Soccer Awards” në Tiranë, t’ja japim këtu çmimin Yamal-it

    Por sa është fatura? Rama: Do sjellim “The Globe Soccer Awards” në Tiranë, t’ja japim këtu çmimin Yamal-it

    Edi Rama i është rikthyer sërish ditën e sotme rubrikës së tij “Sy më sy”, pas zgjedhjeve të 11 Majit, jo për të dhënë lajmin për ndonjë vendim në të mirë të qytetarëve, por për të njoftuar “show-n” e tij të radhës.
    Kryeministri deklaroi se janë në diskutime me organizatorët për të sjellë në Shqiperi eventin “The Globe Soccer Awards”. Ai tha se dy vendet me të cilat po diskutojnë organizatorët janë Madridi dhe Shqipëria, ku sipas tij, me shumë mundësi do të jemi ne të përzgjedhurit.
    Sipas Ramës, do ishte fantastike që çmimi si futbollisti më i mirë vitit, futbollistit të Barcelonës, Lamine Yamal-it t’i jepej nga Tirana.
    Gjithsesi, duhet theksuar fakti se ky është një “show” i radhës, ku shqiptarët, sipas Bankës Botërore 20% e popullsisë është në varfëri dhe sipas Eurostat, 42% e popullsisë janë në rrezik për të qenë të varfër, nuk do të përfitojnë asgjë, por thjesht do të presin faturën se sa lek do paguhen prej taksapaguesve për organizimin dhe lobimin për ta sjellë në Tiranë.
    “Ndërkohë jemi në një diskutim së fundmi për të sjellë në Tiranë 95% në Tiranë, sepse jemi duke diskutuar si opsione dhe Durrësin dhe Vlorën, edicionin europian të The Globe Soccer Awards, pra të Çmimit të Globit të Futbollit.
    Është një event i jashtëzakonshëm që mbahet në mënyrë të përvitshme për sa i përket vetë edicionit global në Dubai dhe për edicionin europian organizatorët janë në diskutim me Madrid dhe me ne këtu në Shqipëri.
    Kemi shumë arsye të besojmë se zgjedhja do të bjerë mbi ne dhe do të jetë fantastike që për shembull çmimin e futbollistit më të mirë të vitit nga Globe Soccer, Lamine Yamal-it fjala vjen t’ja japim këtu në Tiranë.
    Po punojmë edhe me Padel International, është një tjetër aktivitet i jashtëzakonshëm që ka mbulim të jashtëzakonshëm mediatik në të gjithë botën dhe po punojmë që të sjellim në Shqipëri një edicion të tij.”, tha Rama.